Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nesër nis rinumërimi në katër qarqe

By: user7
16 June 2025 at 13:56

Duke filluar nga e marta në mëngjes, në stadiumin “Fahrie Hoti”, do të rinumërohet gati 43 % e votave të 11 majit. Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit. Procesi zhvillohet për 4 qarqet Tiranë, Fier, Elbasan dhe Durrës dhe do kushtojë rreth 21 mln lekë të rinj. KQZ ka deklaruar se nuk do të kërkojë buxhet shtesë, pasi ka kursyer. Buxheti që do të harxhohet prej 21 mln lekësh të rinj do të shkojë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve, infrastrukturën logjistike dhe për zarfe e materiale ndihmëse.

“Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vënë në lëvizje KQZ dhe një nga operacionet më të rëndësishme zgjedhore pas votimit: rinumërimin e kutive të votimit. Ky proces garantohet nga profesionalizmi i administratës së KQZ-së dhe transparenca ndaj publikut duke transmetuar direkt online çdo veprim të kryer”, shkruan KQZ.

Të parat që do të hapen do të jenë 94 kuti votimit (së bashku me kutitë të materialeve zgjedhore) të bashkive Peqin dhe Gramsh. Më pas do të numërohet të gjitha fletët e votimit të qarkut Tiranë (1282 kuti), dhe pastaj të gjitha kutitë e qarkut Fier (587). Në fund do të numërohen 360 kuti të qarkut Durrës, ku përfshihen edhe disa kuti materialesh zgjedhore dhe të gjitha kutitë e diasporës që kanë ardhur në qarkun Durrës.

The post Nesër nis rinumërimi në katër qarqe appeared first on Lapsi.al.

”Qershori një muaj i nxehtë”, Gjoni: Zjarret rrezikojnë 7 qarqe

By: redi
10 June 2025 at 15:25

Anira Gjoni, specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave tha se qershori do vijojë të jetë një muaj i nxehtë për vendin tonë dhe zjarret rrezikojnë 7 qarqe. Mes tyre janë Fieri, Tirana, Elbasani, Lezha, Berati, Shkodra dhe Gjirokastra. E hëna shënoi 37 gradë, thotë meteorologia Gjoni, por në ditë në vijim temperaturat nuk do të kalojnë 34 gradë. Nesër temperaturat parashikohen: Në zonat…

Source

Shifrat për çdo Qark, sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

24 May 2025 at 09:44

Aspekti më domethënës i rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit duket se nuk është aq shumë vetë rezultati, por mungesa e votuesve. Njerëzit që katër vite më parë hodhën votën për njërën apo tjetrën palë politike dhe që, me shumë gjasë, gjatë këtyre katër viteve janë larguar nga Shqipëria. Më 28 prill 2025, gjatë fushatës […]

The post Shifrat për çdo Qark, sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit appeared first on BoldNews.al.

KQZ certifikon rezultatet edhe në katër qarqeve të tjera, fitore e thellë e PS-së në Fier me 12 mandate

By: redi
23 May 2025 at 16:51

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve certifikoi këtë të premte rezultatet edhe për 4 qarqe të tjera të vendit. Në tre prej qarqeve njihet fitorja e socialistëve; Vlorë, Gjirokastër dhe Fier, kurse në njërin, Lezhë, fitorja e ngushtë e demokratëve. rezultati në këto qarqe doli 27 mandate PS dhe 12 PD-ja, asnjë forcat e tjera. Në Vlorë bie në sy diferenca me mbi 40 mijë vota e socialistëve ndaj…

Source

Në cilat Qarqe pati ndikim diaspora, përmbysja e rezultateve me vetëm një “grusht” votash

20 May 2025 at 17:23

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, votoi me postë edhe diaspora shqiptare, një proces i cili po kontestohet shumë nga opozita, e cila pretendon për manipulime. Vota e diasporës shkoi në favor të Partisë Socialiste, e cila fitoi me rezultat edhe më të thellë se nga votat brenda vendit. Sipas shifrave, […]

The post Në cilat Qarqe pati ndikim diaspora, përmbysja e rezultateve me vetëm një “grusht” votash appeared first on BoldNews.al.

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe

By: M C
17 May 2025 at 18:18

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga Greqia për subjektet zgjedhore në katër qarqe kryesisht Kukës, Durrës, Tiranë dhe Shkodër.

Sipas asaj që njofton Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon procesi i numërimit nga Greqia për subjektet zgjedhore në qarqet Korçë, Gjirokastër, Lezhë, Fier, Dibër, Vlorë, Elbasan, Berat.

Ndërkohë ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial në listë “të hapur” në qarqet Durrës, Tiranë, Kukës, Shkodër.

Kujtojmë se në rang kombëtar, nga zgjedhjet e 11 Majit PD mori vetëm 50 mandate. Ndërkohë PS fitoi 83 të tilla, ndjekur nga PSD me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 dhe së fundmi dy partitë e reja Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë me nga 1 mandat.

The post Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ: Përfundon numërimi i votave preferenciale për kandidatët në 12 qarqe

By: V K
16 May 2025 at 10:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njoftoi mëngjesin e sotëm se ka përfunduar vlerësimi i votave për kandidatët në listën e hapur në 12 qarqet e vendit.

Sipas KQZ, 93 Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), numëruan dhe vlerësuan fletët e votimit për 5225 qendrat e votimit.

Një ditë më parë, kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u bëri thirrje partive politike që të nxisin numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të, për përfundimin e procesit të numërimit të votave brenda afatit ligjor që ishte në mesnatë.

Sipas Celibashit, nuk ekzistonte asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllej brenda këtij afati.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ: Përfundon numërimi i votave preferenciale për kandidatët në 12 qarqe appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend

15 May 2025 at 09:41

Partia Demokratike ka arritur të marrë vetëm në 6 Qarqe dhe vetëm nga një kandidat nga listat e hapura mandate për në Kuvend nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Qarqet e vetme ku demokratët kanë shkuar përtej listës së mbyllur janë Tirana, Durrësi, Shkodra, Korça, Lezha dhe Kukësi, pa përjashtuar ndonjë surprizë që mund të […]

The post EMRAT/ Kush janë 6 kandidatët e vetëm nga listat e hapura të PD që do të futen në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

15 May 2025 at 08:01

Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. Të dhënat zyrtare nga KQZ referojnë se votuesit e brendshëm kishin rënie të fortë në Qarkun e Beratit me 17%, e ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Gjirokastra me rënie 16%. […]

The post Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021 appeared first on BoldNews.al.

Mbarëvajtja zgjedhore/ Prokurorët e SPAK ‘zbarkojnë’ në 12 qarqet e vendit

10 May 2025 at 21:51

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën e 11 majit, qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit. Kështu, vetëm 1 ditë para votimeve, SPAK ka zbritur në terren.

Në qarqet e vendit ditën e sotme kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Prokurorët e SPAK shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kjo lëvizje vjen për parandalimin e krimeve zgjedhore, kryesisht në zona të cilat konsiderohen të nxehta, të tilla si: Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha.

The post Mbarëvajtja zgjedhore/ Prokurorët e SPAK ‘zbarkojnë’ në 12 qarqet e vendit appeared first on Sot News | Lajme.

Krimet zgjedhore, prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit

By: user 5
10 May 2025 at 14:10

Prokurorët e SPAK kanë “zbarkuar” në 12 Qarqet e vendit që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në qarqet që mund të konsiderohen si zona të nxehta për krimin zgjedhor, siç janë Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra, Lezha, janë caktuar nga dy prokurorë.

Ndërsa në kryeqytet raportohet se janë cakuar 3 prokurorë të posaçëm.

Prokurorët e SPAK raportohet se shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

The post Krimet zgjedhore, prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet, KQZ: 71 536 zarfe të dërguara në gjashtë shtete deri tani

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të para të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri tani janë dorëzuar 71 536 zarfe.

Sipas KQZ, deri tani janë dërguat fletët e votimit për bashkatdhetarët nga qarqet Durrës, Berat, Dibër dhe Kukës, që jetojnë në Itali, Greqi, Gjermani, Francë, Britani e Madhe dhe SHBA.

Zarfet e dërguara u përkasin bashkatdhetarëve nga qarqet Durrës 24 872, Berat 15 502, Dibër 9 582, Elbasan 21 540 dhe Kukës 40 zarfe.

Të ndara sipas shteteve, janë dërguar në Itali 31 115 zarfe, në Greqi 21 177, në Gjermani 7 141, në Mbretërinë e Bashkuar 4 436, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 3 007 dhe në Francë 1 118 zarfe.

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.

Fletët e votimit do t’u mbërrijnë bashkatdhetarëve tanë në Evropë nga data 15, deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15, deri më 25 prill.

Pasi ta marrë zarfin me fletën e votimit, zgjedhësi nga jashtë këshillohet ta dërgojë atë në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes.

Ata nuk do të shpenzojnë asgjë, pasi posta paguhet nga KQZ.

/a.f/r.e/

The post Zgjedhjet, KQZ: 71 536 zarfe të dërguara në gjashtë shtete deri tani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elbasani dhe Durrësi, atje ku ndikon krimi në zgjedhje/ Harta e “zonave të kuqe” të 11 Majit

10 April 2025 at 22:39

I ftuar në A2 CNN, politologu Afrim Krasniqi, ka prezantuar Hartën e Riskut Elektoral, e cila ka funksion paralajmërues dhe orientues, si dhe është hartuar nga ekspertët e ISP-së me synimin për të prezantuar vlerësimet dhe risqet e mundshme elektorale në kuadër te zgjedhjeve parlamentare 2025. Sistemi i vlerësimit dhe krijimit të HRE është aplikuar […]

The post Elbasani dhe Durrësi, atje ku ndikon krimi në zgjedhje/ Harta e “zonave të kuqe” të 11 Majit appeared first on BoldNews.al.

Në Dibër ka 11 mjekë për 10 mijë banorë/ Raporti, Tirana dhe Gjirokastra kryesojnë renditjen

8 April 2025 at 17:37

Shëndetësia është një sektor i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve dhe cilësinë e jetës. Një tregues kyç i disponueshmërisë së shërbimeve shëndetësore është numri i mjekëve për çdo 10,000 banorë. “Scan Intel” ka marrë në shqyrtim të dhënat nga numri i popullsisë për cdo qark bazuar te Censi i vitit 2023 dhe […]

The post Në Dibër ka 11 mjekë për 10 mijë banorë/ Raporti, Tirana dhe Gjirokastra kryesojnë renditjen appeared first on BoldNews.al.

Përballja PD-PS në 12 qarqe, në orën 24:00 mbyllet afati i dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ

By: V K
12 March 2025 at 08:59

Sot është afati i fundit që kanë në dispozicion partitë dhe koalicionet, që do të hyjnë në zgjedhje më 11 maj. Për këtë arsye, pritet që ato të dorëzojnë ditën e sotme në KQZ listën e plotë të kandidatëve në 12 qarqe të vendit.

PD njoftoi se sot do të mbledhë në orën 16:00 Kryesinë, për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Më pas në orën 19:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar në parim listën. Ndërsa PS do ta mbledhë kryesinë në orën 19:00 të së mërkurës për të përcaktuar po ashtu listën përfundimtare.

Gjithçka mbetet për t’u zbuluar ditën e sotme, por deri më tani dimë se nga PD është kryer procesi i primareve.

Kandidatët për deputetë hynë në garë brenda selisë blu. Pjesë e këtij procesi u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i PD-së me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final e ka kryesia e kësaj force politike.

Pas marrëveshjeve tashmë të arritura mes PD dhe 25 partive të tjera, e vetmja gjë që mbetet të bëhet është përcaktimi i emrave që do garojnë nën koalicionin e “Aleancës se Shqipërisë Madhështore”.

Një prej aleatëve të PD-së është edhe PAA me kryetar Agron Dukën, i cili e ka deklaruar me herët se nuk do të jetë në lista, por partia e tij do ketë përfaqësues.

Nga pakti PD-PL, Ilir Meta do të jetë kandidat për deputet në Tiranë në listën e hapur. Pritet të shohim se sa prej figurave të PD-së që kanë marrë shumicë votash nga procesi i Primareve do të jenë zyrtarisht në garë elektorale, patjetër në raport me preferencat që kanë dhe partitë e tjera aleate. Kjo pasi PD do të shkojë në zgjedhjet e majit në koalicion me 25 parti të tjera.

Koalicioni që mban emrin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” u prezantua zyrtarisht dy ditë më parë ku mbajti fjalën edhe kryedemokrati Sali Berisha. Pjesë e Primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i PD-së, me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final e merr Kryesia e kësaj force politike.

Kreu i mazhorancës Edi Rama ua ka bërë të qartë deputetëve të tij skemën e ardhshme të përzgjedhjes së ekipit të tij garues. Ai paralajmëroi se të gjithë deputetët përveç drejtuesve politikë do të jenë në listë të hapur. Sa i përket listës së mbyllur ai deklaroi se do t’u takojë grave, vajzave dhe djemve të rinj.

Rama zhvilloi takimet traditë me ministra e drejtues politikë për 3 ditë me radhë. Sipas tij, deputetët aktualë duhet të jenë në listë të hapur. Në rast se nuk dëshirojnë, duhet të njoftojnë paraprakisht. Për veten, deklaroi se ende nuk ka marrë një vendim, por gjasat janë të mëdha që të mos kandidojë, për shkak të detyrës që ka dhe për t’u lënë hapësirë të rinjve.

Ndërkohë thuajse asnjë deputet që gëzon qoftë edhe një mandat nën logon e PS nuk do të jetë në listën e sigurt, për një vend në parlamenti betejën duhet ta bëjnë në terren. I njëjti parim tha se do të ndiqet edhe për gratë deputete, megjithëse për to mund të ketë edhe ndonjë përjashtim nga rregulli.

Të paprekur la drejtuesit politikë, ekipin bërthamë të socialistëve, të cilët do të jenë në listën e mbyllur duke zënë 12 nga 46 vendet e sigurta.

Nga 14 drejtuesit e qarqeve, vetëm 12 prej tyre janë deputetë të sigurt të legjislaturës së ardhshme, pasi për kryebashkiakët e Durrësit dhe Shkodrës, Emirjana Sako dhe Benet Beci, nuk ka asnjë sinjal për përfshirjen në listë, duke vijuar punën si kryetarë bashkie.

Pezull mbetet vetë pozicioni i kryesocialistit, i cili për herë të parë ngriti pikëpyetje për kandidimin e tij, duke deklaruar se mund të mos jetë në listën e kandidatëve.

Mes 34 emrave të figurave të reja që nuk kanë pasur kurrë një mandat deputeti, e që priten në listë të sigurt janë ministra të kabinetit të tij qeveritar, Pirro Vëngu, Adea Pirdeni, Igli Hasani apo Petrit Malaj. Pjesa tjetër, do të duhet të luftojë në “det të hapur”, e minimalisht nëse socialistët do të ruajnë pozitat e 2021-shit, me 74 mandate, për ta mbeten vetëm 28 vende.

Deputetët të cilëve Rama u ka deleguar një zonë të caktuar elektorale, pritet të jenë në listat e hapura, në rast se nuk do të tërhiqen nga gara siç bëri kolegu i tyre, Petro Koçi, i cili njoftoi publikisht se nuk do të jetë në listat e kandidatëve. Tërheqja e tij, Koçi thotë se nuk është frikë nga gara, por për shkak se nga partia nuk i është ngarkuar një zonë elektorale.

Deputetë si Toni Gogu, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Arben Pëllumbi apo Xhemal Qefalia që kanë zonat e tyre në qarkun e Tiranës, pritet të jenë në listë të hapur, ashtu si shumë prej kolegëve të tyre në rrethe. Lista do të zyrtarizohet në mbledhjen e Kryesisë, e do të bëhet me dije nga secili prej drejtuesve të qarqeve përpara dorëzimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

The post Përballja PD-PS në 12 qarqe, në orën 24:00 mbyllet afati i dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ appeared first on Albeu.com.

Primaret e PD/ Përfundon numërimi, ja kandidatët më të votuar në 12 qarqe

By: V K
2 March 2025 at 12:05

Përmes procesit të primareve në 12 qarqe, demokratët zgjodhën kandidatët që do të garojnë për deputetë në listën e Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 11 Majit.

Përmes parimit “një anëtar, një votë” demokratët votuan mes 288 garuesve në të gjithë vendin.

PD ka shënuar pjesëmarrjen më të lartë në proceset zgjedhore të brendshme, me 50,854 votues në Primaret 2025. Kjo është bërë e ditur nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike, sipas të cilës në total në të gjithë qarqet e vendit kanë votuar mbi 50 mijë anëtarë.

“Kjo është pjesëmarrja më e lartë ndër të gjitha proceset zgjedhore ne PD shenjë e rritjes së besimit të shqiptarëve te PD. Kanë qenë vetë anëtarët që kanë votuar në mase, duke pritur edhe me orë të tëra për të votuar, sipas parimit një anëtar një votë”.

Numri më i madh i votuesve u regjistrua në Tiranë me 13,052 pjesëmarrës, e ndjekur nga Durrësi (4,920) dhe Korça (4,826).

Në qarkun Berat, kandidati që ka arritur më shumë mbështetje është Zija Ismaili me 1091 vota, Ledion Marra me 306 vota dhe Erion Dasho me 238 vota.

Në qytetin e Durrësit, i pari renditet Igli Cara me 622 vota, ndjekur nga Manjola Luku me 424 vota, Aulon Kalaja 296 vota dhe Dritan Burgija 263 vota.

Për qarkun Dibër, kandidati më i votuar është Ilir Krosi  me 578, ndjekur nga kandidatja Denisa Vata me 369 vota dhe në vendin e tretë Basir Çollaku me 203 vota.

Në Elbasan, kryeson Dashnor Sula me 538 vota, ndjekur nga Blendi Himçi me 510 vota dhe Ilirjan Alliu me 510 vota. I shtati renditet deputeti Lefter Gështenja.

Në Fier, ka përfunduar në orët e para të mëngjesit numërimi dhe më i votuari ka dalë Eduard Sharka me 795 vota, i ndjekur nga deputeti Luan Baçi me 677 vota, e treta renditet kandidatja Elisabeta Rredhi, i katërti deputeti Saimir Koreshi me 477 vota, i pesti Gentian Koçi, kurse deputetja Ilda Dhori ka marrë 215 vota.

Në primaret e zhvilluara për qarkun Gjirokastër, kandidati më i votuar ka qenë Alma Buci Kore pas saj, renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani.

Kështu, në qarkun e Korçës, më i votuari renditet deputeti Bledion Nallbati me 1219 vota. I dyti u rendit deputeti i PD Edmond Spaho me 691 vota, i ndjekur pas nga Ledina Alolli me 394 vota dhe Andrea Mano me 380 vota.

Ftues i primareve në Kukës, u shpall mjeku Hasjan Shkëlzen Ibra.

Fitues në rang qarku në Lezhë, ka rezultuar Gjin Gjoni me 674 vota, i ndjekur nga ish-kreu i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala me 438 vota dhe deputetja Elda Hoti me 394 vota.

Në qarkun Shkodër, ish-kryebashkiaku Bardh Spahia rezulton më i votuari me 380 vota, Ndoc Ashta me 228 vota dhe Arben Lushaj me 219 vota. Më pas vijojnë emrat e Kol Livadhit, Greta Bardeli, Tedi Kopliku dhe Eliona Shkreli.

Në Bashkinë e Malësisë së Madhe, më i votuari është deputeti Ramadan Likaj, ndërsa në Vau i Dejës Gentian Ndoj.  Në Pukë dhe Fushë Arrëz Ludovik Hasani dhe Alfred Thekna.

Në Qarkun e Tiranës, vijon numërimi. Ndër më të votuarit është edhe Jorida Tabaku dhe rezulton të jetë e para ndër zonjat duke kryesuar me 650 vota. Kandidatët me më shumë vota në Qarkun e Tiranës janë Ilir Alimehmeti dhe më pas renditen disa figura të reja në parti si dhe kandidatët e propozuar nga Kavaja dhe Kamza.

Në Qarkun e Vlorës, deputetja demokrate Ina Zhupa ka rezultuar më e votuara. Në këtë proces Zhupa ka dalë e para me 765 vota. I dyti është renditur Atird Hoxha me 484 vota dhe me radhë kandidatët e tjerë ku 8 prej tyre nuk kualifikohen sipas pragut 172 vota në qark.

Zhupa fitoi bashkitë Sarandë, Delvinë, Finiq, Konispol, që janë edhe zonat që ka përfaqësuar dhe mesa duket do të përfaqësoj në kuvendin e Shqipërisë dhe mori mbështetje edhe në bashkitë Vlorë, Himarë dhe Selenicë.

Pjesë e primareve u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë, vendimin final se kush do jetë kandidat për deputet do ta vendosë Kryesia e kësaj force politike.

Në përzgjedhjen e ekipit nga ana e kryesisë në mbledhjen e 12 Marsit do të merret parasysh edhe puna e secilit kandidat me diasporën, si dhe kontributi në betejën kundër qeverisë.

Nga procesi i primareve u përjashtuan 19 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, përfshi edhe kryetarin e saj Sali Berisha, të cilët do të jenë kandidatë në pjesën e sigurt të listës së deputetëve, përfshi edhe 7 aleatët e opozitës që do të garojnë në koalicion me Partinë Demokratike.

The post Primaret e PD/ Përfundon numërimi, ja kandidatët më të votuar në 12 qarqe appeared first on Albeu.com.

SPAK hyn në fushatë, ja kush janë drejtuesit “politikë” në 12 qarqe

30 January 2025 at 16:30

Janë zbardhur emrat e 12 prokurorëve të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, duke krijuar atë që Altin Dumani, e quajti “Task-Forca” për parandalimin e krimeve gjatë fushatës elektorale. Mësohet se “Task-Forca”, do ketë një periudhë funksionimi që do vijojë për 3 muaj me radhë nga muaji Shkurt 2025, deri në muajin […]

The post SPAK hyn në fushatë, ja kush janë drejtuesit “politikë” në 12 qarqe appeared first on BoldNews.al.

Ikën dielli, rikthehet shiu/ Meteorologia Gjoni tregon qarqet që do kenë probleme nga reshjet

6 January 2025 at 14:42

Diellit të ditëve të para të vitit të ri i lënë vendin reshjeve të shiut, ndërkohë në fundjavë pritet të ketë dhe rënie të temperaturave. Specialistja, Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave tha tha se duke filluar nga dita e nesërme në vendin tonë do të rikthehen reshjet e shiut.

“Duke filluar nga e marta dhe ditët në vazhdim i gjithë territori do të përfshihet nga reshjet e shiut” tha Anira Gjoni. Kryesisht shiu do të jetë me intensitet të dobët thuajse në të gjithë qarqet, përveç Shkodrës dhe Kukësit ku reshjet do të kenë intensitet më të lartë.

The post Ikën dielli, rikthehet shiu/ Meteorologia Gjoni tregon qarqet që do kenë probleme nga reshjet appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet/ Kryesia e PD cakton grupet e punës në Qarqe (EMRAT)

5 December 2024 at 18:06

Pas caktimit të grupeve të punës në Tiranë, Kryesia e PD-së në mbledhjen e sotme ka caktuar dhe grupet e punës në Qarqe, të cilët do të punojnë në fushatën elektorale për zgjedhje parlamentare të 11 Majit të vitit 2025. Burime për mediat bëjnë me dije se në qarkun e Beratit pjesë e grupit të […]

The post Zgjedhjet/ Kryesia e PD cakton grupet e punës në Qarqe (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

“Grupet kriminale, një kërcënim për Shkodrën”/Ministri Hoxha prezanton drejtuesit në qarqe: Është urgjente nevoja për…

19 November 2024 at 11:57

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha shprehet i shqetësuar për situatën kriminale në vend, veçanërisht në Shkodër. Sipas tij, sfidë janë ende grupet kriminale, që kërcënojnë sigurinë dhe qetësine e qytetarëve në Shkodër. Teksa prezantoi drejtorin e ri të Policisë, në Shkodër, Fatmir Lleshaj, ministri ka kërkuar rritjen e forcës goditëse ndaj paligjshmërisë në tërësi, krimit të organizuar në veçanti dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale, me fokus të veçantë tek parandalimi i këtyre ngjarjeve duke vlerësuar me prioritet çdo informacion apo të dhënë që vjen nga inteligjenca apo qytetarët.

“Për drejtorin e ri është rikthim në Shkodër, këtë herë në një rol drejtues. Falënderova Edmond Sulajn për kontributin e vyer. Nën udhëheqjen e tij u arritën rezultate të rëndësishme, veçanërisht në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, problem që kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe përkushtim.

Megjithatë, sfida mbetet dhe është e qartë: Grupet kriminale vazhdojnë të jenë një kërcënim për sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve të Shkodrës. Ngjarjet e fundit kanë treguar se është urgjente nevoja për të forcuar operacionet dhe për të krijuar një mjedis ku krimi nuk gjen hapësirë për të vepruar. Lleshaj ka detyrën dhe përgjegjësinë për të intensifikuar përpjekjet në këtë drejtim, për të punuar ngushtë me të gjitha strukturat dhe për të forcuar bashkëpunimin me komunitetin”, është shprehur ministri. Po ashtu ministri Hoxha preantoi edhe Drejtorin e ri të qarkut Lezhë, Altin Mena.

The post “Grupet kriminale, një kërcënim për Shkodrën”/Ministri Hoxha prezanton drejtuesit në qarqe: Është urgjente nevoja për… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌