Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rënie në zemër të Tiranës, ja sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

24 May 2025 at 11:26

Aspekti më domethënës i rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit duket se nuk është aq shumë vetë rezultati, por mungesa e votuesve. Njerëzit që katër vite më parë hodhën votën për njërën apo tjetrën palë politike dhe që, me shumë gjasë, gjatë këtyre katër viteve janë larguar nga Shqipëria.

Më 28 prill 2025, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama u ndal në një miting në fshatin Petrelë të Tiranës, ku deklaroi se suksesi i menaxhimit të ekonomisë prej qeverisë së tij po bënte që shumë emigrantë të kthehen në atdhe.

“…faktet tregojnë që ajo çka ka ndodhur me zhvillimin e Tiranës ka impaktuar në mënyrë shumë domethënëse të gjithë hapësirën rurale dhe faktikisht, sot ne jemi këtu në një investim të bërë nga një çift që janë kthyer nga emigracioni, janë kthyer nga emigracioni dhe kanë bërë një investim jo të vogël, me siguri të suksesshëm besoj unë, që përpara një dekade do ishte e pa konceptueshme të bëhej,” deklaroi ai sipas fjalimit të publikuar në faqen e internetit të Partisë Socialiste.

Faktet në fakt sugjerojnë se, fshati piktoresk i Petrelës, ku që herët një numër restorantesh kanë ndihmuar popullsinë të sigurojë një jetesë normale, është përfshirë nga rënia e popullsisë në masë të konsiderueshme dhe se çifti i kthyer nga emigracioni, për të cilin foli Rama, ka gjasa të jetë një përjashtim nga rregulli. Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të analizuara nga BIRN tregojnë se numri i votuesve në njësinë administrative Petrelë ka rënë me 6% mes viteve 2021 dhe 2025. Petrela ka në fakt një rënie relativisht të përmbajtur në krahasim me pjesën tjetër të vendit.

Nuk ka rëndësi nëse sheh zona të pasura apo sheh zona të varfra. Nuk ka rëndësi nëse i hedh sytë te zonat urbane në qendër të Tiranës apo te zonat informale në periferi dhe as nëse sheh zonat bregdetare, ku, supozohet, turizmi duhet të sjellë mirëqenia apo zonat malore, ku jetesa është e vështirë. Kudo që sheh në hartën e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri do të dallosh një gropë të konsiderueshme, numri i njerëzve që nuk votuan dhe që, me gjasa, nuk votuan për shkak se nuk janë më në Shqipëri.

Votuesit që mungojnë, saktësisht 200,136 vetë ose 12% e të gjithë popullsisë votuese së pranishme në vitin 2021, sugjerojnë se vendi është përballur me një valë emigrimi të jashtëzakonshme përgjatë katër viteve të fundit, një valë që duket se ka ngrënë 3 për qind të popullsisë në vit dhe që, sipas gjasave, do të gërryejë aftësinë e vendit për të prodhuar mallra e shërbime dhe, në instancë finale, për të paguar pensionet e një brezi gjithnjë e më të madh të moshuarish.

Rënia e popullsisë duket se shpjegon edhe konsolidimin e rezultatit të Partisë Socialiste, e cila, në thelb ka marrë më pak vota brenda Shqipërisë dhe përqindje më të lartë të votave të vlefshme se sa më 2021, ndërsa politika e saj e abuzimit me burimet shtetërore, të tilla si vendet e punës në sektorin publik, ofrojnë vota relativisht të qëndrueshme përkundrejt popullsisë që pakësohet.

BIRN analizoi të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e vitit 2021 dhe të pjesëmarrjes brenda vendit të zgjedhjeve të vitit 2025, në nivel qarku dhe në nivel bashkie si dhe shqyrtoi veçmas pjesëmarrjet në njësitë administrative të qytetit Tiranë, të Bashkisë Tiranë si dhe të disa qyteteve kryesore të vendit. Në nivel qarqesh, rënie regjistrohet në të gjithë territorin e vendit, ku rënia më e fortë vihet re në qarqet Elbasan, Berat dhe Korçë. Incidentalisht këto janë edhe qarqet ku fitorja e socialistëve në përqindje dhe mandate ishte më e theksuar.

Në Qarkun e Beratit, i cili shtrihet në Shqipërinë qendrore në një zonë të përzjerë fushash pjellore dhe kodrash e malesh, popullsia votuese në zgjedhjet e 11 majit ra në 67 mijë vetë nga 80 mijë që pati qenë në zgjedhjet e vitit 2021. Partia Socialiste humbi 5,500 votues në krahasim me katër vjet më parë por përqindja e votave të vlefshme të saj u përmirësua lehtë nga 56 në 57.6%. Në total, 17% e votuesve të qarkut që katër vjet më parë morrën pjesë në zgjedhje, munguan të dielën e 11 majit. Bashkitë Poliçan e Skrapar, të dyja në zona malore, humbën respektivisht 22 dhe 20% të popullsisë votuese por edhe tre bashkitë fushore të qarkut, Berat, Dimal e Kuçovë humbën mes 14 dhe 18% të popullsisë. Vetë qyteti i Beratit numëroi gjithsej 18 mijë votues, 16% më pak se sa më 2021.

Në Korçë, në nivel qarku, popullsia votuese ka rënë me 16% dhe socialistët kanë humbur rreth 3,300 vota në krahasim me katër vjet më parë, por fitorja e tyre është përmirësuar nga 49 në 54%, për shkak se partitë e tjera kanë humbur edhe më shumë votues.

Në Qarkun Elbasan, ku socialistët fituan të dielën e kaluar 60% të votave, numri i popullsisë votuese ka rënë me 17% dhe vetë votat e socialistëve janë tkurrur me 6 mijë.

Në Qarkun Fier, i cili është qarku i dytë më i madh në Shqipëri, popullsia votuese ra me 12% por këtu votat e Partisë Socialiste u shtuan me 5 mijë më shumë nga sa kishin qenë në vitin 2021.

Qarqet e tjera kanë rënie të popullsisë votuese në nivele të ngjashme ndërsa rënien më të ulët e ka shënuar Qarku Tiranë, ku mungojnë “vetëm” 7.2% e popullsisë votuese që ishte katër vjet më parë. Ky është qarku ku Partia Socialiste ka humbur 19 mijë vota dhe ku rezultati i përgjithshëm i saj ka rënë lehtë nga 48.7% që ishte katër vjet më parë, në 48%.

U larguan 50 mijë vetë në vit?

Popullsia e Shqipërisë ka pësuar rënie përgjatë tre dekadave të fundit, por përgjatë periudhës 1989-2011, vendi ka përjetuar dy lëvizje të mëdha migratore: njëra, nga Shqipëria për jashtë vendit dhe tjetra, nga zonat periferike apo zonat malore drejt Ultësirës Perëndimore dhe veçanërisht në qendrat e mëdha urbane të vendit, Tirana dhe Durrësi. Lëvizjet migratore nga zonat rurale drejt zonave urbane janë parë gjithashtu edhe në qytetet e tjera të mëdha të vendit si Shkodra, ku një njësi administrative e quajtur “Komuna Rrethina” mori tipar të përzjer urban dhe rural, apo zona e ish-Kënetës në Durrës.

Censi i vitit 2023 vuri në dukje se, ndryshe nga dekadat e mëparshme, lëvizja e brendshme e popullsisë praktikisht kishte mbaruar dhe se përgjatë dekadës pas Censusit të vitit 2011, kanali kryesor i lëvizjeve demografike ishte me drejtim emigrimin për në vendet e tjera.

Censi është një proces që kryhet një herë në dhjetë vjet dhe, ndërsa jep informacion mbi gjendjen e popullsisë në një pikë të caktuar, ofron pak informacion në lidhje me lëvizjet brenda dekadës. Kështu, ndërsa dihet se popullsia ra nga 2.82 milionë në vitin 2021 në 2.4 milionë më 2023, nuk është e mundur të dallohet nëse rënia ishte e njëtrajtshme nga viti në vit apo kishte vite në të cilat, vala migratore ka qenë më e lartë.

Ajo që të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të viteve 2021 dhe 2025 tregojnë është që në fakt, me gjasa, Shqipëria ka përjetuar një valë të stërmadhe emigracioni pas vitit 2021. Ndërsa Censi sugjeron rënie të popullsisë me 420 mijë vetë mes viteve 2011 dhe 2023, me një mesatare prej afërsisht 35 mijë në vit, rënia e votuesve përgjatë katër viteve të fundit sugjeron rënie popullsie prej mbi 50 mijë në vit. Afërsisht 1.66 milionë qytetarë morën pjesë në zgjedhjet e vitit 2021 dhe afërsisht 1.46 milionë në zgjedhjet e vitit 2025.

Gjasat janë që mungesa e 200 mijë qytetarëve në zgjedhje të lidhet me emigrimin e tyre dhe jo me ndonjë lloj rritjeje të shkallës së mospjesëmarrjes në votime. Dhe nëse është kështu, afërsisht 2% e popullsisë ose një në çdo pesëdhjetë qytetarë, janë larguar në emigrim gjatë katër viteve të fundit.

Rënie në zemër të Tiranës

Elementi i ri në emigrimin e popullsisë, përveç shtimit të ritmit të largimeve gjatë katër viteve të fundit, është fakti që votuesit në zgjedhjet e së dielës mungojnë gjithkund, përfshirë lagjet më të pasura të kryeqytetit, me përjashtime të rralla.

Të dhënat e detajuara të pjesëmarrjes tregojnë se edhe, fjala vjen, Njësia Administrative 5, e cila përfshin zonën e ish-Bllokut dhe lagjen Komuna e Parisit pati rënie në pjesëmarrjen në votime me 6%. Lagjja 2, e cila përfshin Qytetin Studenti dhe zonën e Pazarit të Ri ra me 7% dhe lagjja 3, e cila përfshin zonën e Xhamllikut, ra me 7% gjithashtu. Njësia 11, e cila pëfshin Laprakën dhe që gjerësisht konsiderohet si zonë e varfër e kryeqytetit, ra me 11 për qind ndërsa njësia 4, e cila përfshin Alliasin dhe ish-Kinostudion, ra me 12%. Njësia 6, e cila përfshin zonën tjetër të varfër të ish-Kombinatit ka pësuar rënie në numrin e votuesve me 17% ndërsa ish-komunat Kashar, Farkë e Dajt janë të vetmet që kanë shënuar rritje të numrit të votuesve.

Rënia ka përfshirë edhe të gjithë zonat rurale të kryeqytetit, si në zonat kodrinore në perëndim ashtu edhe në zonat malore në lindje, ku, supozohet, afërsia me metropolin duhet ta bëjë jetën më të lehtë.

Popullsia votuese në territorin e qytetit Tiranë, ku përfshihen 11 njësitë administrative pa ish-komunat, ka rënë me 27 mijë vetë ndërsa në territorin e Bashkisë Tiranë sipas ndarjes territoriale të pas vitit 2015 popullsia votuese ka rënë me afërsisht 26 mijë vetë.

Nëse të dhënat për qytetet kryesore analizohen veçmas, vërehet rënie e popullsisë në zonat urbane të vendit në masën 9% ndërsa në pjesën tjetër të vendit, ku përfshihen zonat rurale dhe qytezat e vogla, rënia ka qenë në masën 14%.

Rënia e popullsisë paralajmëron ecuri të keqe të ekonomisë gjatë viteve në vazhdim, shenjat e së cilës janë shfaqur sakaq. Ndërsa popullsia rurale emigron, prodhimi bujqësor e blegtoral i vendit pakësohet pasi, siç duket, popullsia e larguar nuk po zëvendësohet me mekanikë bujqësore. Të dhënat e INSTAT tregojnë se prodhimi i brendshëm bruto i sektorit të bujqësisë ka katër vjet me rënie. Po kështu, ka gjasa që një pjesë e rënies së manifakturës, kryesisht veshje e këpucë, sektor që reflektohet në rënien e konsiderueshme të eksporteve gjatë katër viteve të fundit të jetë gjithashtu rrjedhojë e emigrimit të popullsisë.

Ekonomia e Shqipërisë është rritur me ritëm domethënës përgjatë viteve të fundit, gjë që normalisht do të kishte sjellë, jo rënie të popullsisë, por rritje. Por fakti është që 12% e votuesve duket se munguan në zgjedhjet e 11 majit dhe kjo sugjeron gjithashtu se rritja ekonomike, e përqendruar te ndërtimi dhe turizmi, jo vetëm që nuk ka bindur shumë emigrantë që të kthehen, por ka bindur shumë banorë që të ndjekin popullsinë gjithnjë e më të madhe të diasporës./BIRN

The post Rënie në zemër të Tiranës, ja sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit appeared first on Sot News | Lajme.

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

15 May 2025 at 08:01

Zgjedhjet parlamentare të majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijë persona në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. Të dhënat zyrtare nga KQZ referojnë se votuesit e brendshëm kishin rënie të fortë në Qarkun e Beratit me 17%, e ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Gjirokastra me rënie 16%. […]

The post Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021 appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet 2025, më pak votues brenda vendit, shqetësime për parregullsi

By: FAKTOJE
11 May 2025 at 22:25

Nga Sebi Alla Pjesëmarrja e zgjedhësve në votimet e 11 majit shënoi ulje në krahasim me vitin 2021. Sipas burimeve zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, mes orës 18.00-19.00 kur u mbyll procesi i votimit, pjesëmarrja e zgjedhësve në votime në rang kombëtar ishte 41.38 %. Ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit 2021, pjesëmëmarrja në votime ishte në shifrën 46.33 për qind. Në të dhënat e publikuara nga KQZ mbi pjesëmarrësit në votime, nuk është përfshirë vota e diasporës.

Në daljen para medias pas mbylljes së procesit të votimit, kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi u kërkoi drejtuesve politikë që të ruajnë qetësinë dhe shmangin deklaratat, para se të qartësohet rezultati zgjedhor. “Ajo çfarë të gjithë do të duhet të kemi në vëmendje është qetësia që duhet tu krijojnë partitë dhe udhëheqësit politike numëruesve dhe anëtarëve të komisionit. Është e këshillueshme që deklarimet për rezultatet që vijnë pas vlerësimit të fletëve të votimit paraprakisht nga përfaqësuesit politike janë pa asnjë vlerë dhe janë pa kontribute pozitive”, tha Celibashi.

Procesi

Gjatë procesit të votimit në vend, përgjithësisht situata kaloi qetë, pa u shënuar ngjarje të rënda, ndonëse akuza për shitblerje votash, përfshirje të drejtuesve lokalë të PS-së, apo intimidim të votuesve, pati përgjatë gjithë ditës. Këto pretendime erdhën thuajse në të gjitha qarqet nga përfaqësues të opozitës. Incidentet lidheshin kryesisht me konfrontime verbale mbi personat e pautorizuar që qëndronin pranë qendrave të votimit, pjestarë të dyshuar nëpunës të administratës me lista zgjedhësish në duar dhe fotografim i votës. Procesi i monitorua edhe nga përfaqësues të OSBE/ODIHR që vëzhguan disa nga qendrat e votimit, veçanërisht në zona të konsideruara si të nxehta në qarqet, Shkodër, Fier dhe Durrës. Në Durrës dhe Fier pa situatën nga afër dhe mori takim me prokurorë të SPAK dhe të rretheve, mbi problematikat në këto dy qarqe, Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato.

PD

Kryetari i PD-së Sali Berisha doli në një konferencë të shkurtër shtypi që pasi akuzoi Ramën për përfshirjen e disa bandave në procesin zgjedhor, veçanërisht në Durrës, bëri thirrje për maturi. “Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji, ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion”-tha Berisha, ndërsa shtoi: “garantoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’i shpallë ato banda terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale”.

PS

Ndërsa nga PS pati një deklaratë të shkurtër nga zëdhësja e PS-së për procesin zgjedhor, Helena Kaçe, e cila duke iu referuar vendimit të KQZ-së për mosnxjerrjen e menjëhershme të rezultatit të votimit elektronik për Bashkinë Vorë dhe njësinë 10, i kërkoi përfaqësuesve të PS-së durim, pasi sipas saj verdikti ishte i qartë për fitoren e mazhorancës. “Të gjithë socialistët e përfshirë në proces në të gjithë Shqipërinë duhet të ruajnë qetësinë, t’u shmangen provokimeve dhe të nxjerrin me durim fitoren nga kutitë ku populli sovran ka kyçur vendimin e tij historik” tha ajo.

The post Zgjedhjet 2025, më pak votues brenda vendit, shqetësime për parregullsi appeared first on Faktoje.al.

PD ruan epërsinë në bashkinë e Shkodrës

By: FAKTOJE
11 May 2025 at 19:27

NGA EMI KALAJA

Në përditësim…

Në orët e pasdites, gara elektorale në qarkun e Shkodrës vijon të jetë e ngushtë, me avantazhe të luhatshme mes partive në bashki të ndryshme. Procesi i numërimit është përmbyllur në Fushë-Arrëz dhe Pukë, ku PD ka dalë fituese, ndërsa në Malësinë e Madhe PS mban një avantazh të konsiderueshëm. Në Vau i Dejës dominon PSD, ndërsa në Shkodër, ku pritet edhe vendimi final për mandatet, PD ruan një epërsi prej 1091 votash ndaj PS. Procesi pritet të intensifikohet në vijim, duke e mbajtur garën të hapur deri në fund.

11 Maji, atmosferë e pazakontë qetësie dhe pasigurie

Në ditën e zgjedhjeve, qyteti i Shkodrës është përfshirë nga një atmosferë e pazakontë qetësie dhe pasigurie. Në të pesë bashkitë e qarkut nuk është raportuar asnjë incident apo denoncim për parregullsi gjatë procesit zgjedhor, por ajo që bie dukshëm në sy është ulja e ndjeshme e pjesëmarrjes në votime.

Në qendrën e votimit nr. 264/1, e pozicionuar në filialin e postës së Bashkisë Shkodër, një nga pikat kryesore të votimit në zemër të qytetit, situata ishte thuajse e paralizuar. Prej thuajse një ore nuk u paraqit asnjë votues. Anëtarët e komisionit shprehen se në të njëjtin orar, katër vite më parë ishin regjistruar rreth 600 votues, ndërsa sot numri është ndalur në vetëm 205.

Përballë kësaj situate, subjektet politike kanë intensifikuar thirrjet dhe ftesat publike për të nxitur pjesëmarrjen, por deri në orën 16:00, pjesëmarrja në qarkun e Shkodrës regjistrohej në vetëm 31.4%.

Së bashku me Vlorën, Shkodra mbetet një nga qarqet me pjesëmarrjen më të ulët në rang kombëtar.

PS, PD dhe PSD

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025, Shkodra, bastioni historik i së djathtës, u kthye në një arenë elektorale ku tensioni, akuzat dhe aleancat e fshehta përcaktuan ritmin e fushatës. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë gara ishte më e hapur dhe më e paparashikueshme, me një terren politik të fragmentuar dhe me një elektorat të ndarë mes tre poleve kryesore: Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

PS, fushatë me investime

Partia Socialiste, nën drejtimin lokal të kryebashkiakut Benet Beci, investoi dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës, duke u përpjekur të sillte një narrativë të re zhvillimi në një qytet tradicionalisht skeptik ndaj saj. Projekte të tilla si rikonstruksioni i rrugëve, investimet në shkolla dhe promovimi i Shkodrës u përdorën si prova konkrete të angazhimit qeveritar.

Në të njëjtën kohë, opozita akuzoi PS-në për presion mbi administratën publike dhe përdorimin e burimeve shtetërore në funksion të fushatës. Megjithatë, socialistët u shfaqën të bindur se përmes kombinimit të investimeve reale dhe një fushate shumë aktive në terren dhe rrjete sociale, do të arrinin të thyenin tabunë historike të Shkodrës.

PD dhe ringritja e vështirë


Nga ana tjetër, Partia Demokratike u mbështet te ndjenja e traditës dhe tek zhgënjimi i qytetarëve ndaj qeverisjes së majtë. Megjithatë, PD u përball me sfida të mëdha: mungesën e organizimit të brendshëm, efektet e përçarjes mes fraksioneve dhe një fushatë më të vakët krahasuar me kundërshtarët.

Akuzat për manipulim, korrupsion dhe keqmenaxhim përbënin boshtin e fjalimeve të demokratëve, ndërsa thirrjet për “rikthimin e Shkodrës te dinjiteti dhe liria” synuan të zgjonin një elektorat ende skeptik dhe të papërcaktuar.

Faktori PSD

Tom Doshi, përmes Partisë Socialdemokrate, ndërtoi një rrjet të fortë ndikimi sidomos në zonat rurale të Shkodrës dhe në shtresat e pakënaqura sociale. Edhe pse formalisht nën radar, Doshi mbeti një faktor real që mund të vendoste fatin e mandateve të fundit në Shkodër.

PSD synoi të tërhiqte votuesit e zhgënjyer nga të dy kampet kryesore, duke ofruar një alternativë pragmatike për ata që kërkonin ndikim të drejtpërdrejtë dhe mbështetje konkrete, në vend të premtimeve ideologjike.

Në sfond, përplasja mes PS-së dhe PSD-së mori formë të hapur. Lëvizja e fundit, braktisja demonstrative e mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga anëtarët e PSD-së, ishte një sinjal publik se marrëdhëniet mes aleatëve të dikurshëm ishin tensionuar.

Konflikti u ashpërsua më tej pas akuzave të drejtpërdrejta që Tom Doshi artikuloi ndaj Benet Becit. Në dalje publike, Doshi akuzoi kryetarin aktual të Bashkisë Shkodër si një person të “proceduar penalisht nga SPAK” dhe deklaroi se “qytetarët e Shkodrës nuk mund të votojnë ata që kanë vjedhur qytetarët”. Këto deklarata, edhe pse nuk u shoqëruan me dokumente konkrete, shtuan tensionin elektoral

Aksioni i SPAK

Vetëm katër ditë para zgjedhjeve, situata politike në Shkodër u trondit edhe më tej nga një aksion i SPAK, i cili çoi në shoqërimin dhe ndalimin e disa personave të dyshuar për korrupsion dhe abuzim me fondet publike. Megjithëse zyrtarisht nuk pati deklarata të qarta mbi lidhjet politike të të ndaluarve, në opinionin publik dhe në analizat mediatike ky aksion u përfol gjerësisht si një goditje e drejtpërdrejtë ndaj strukturave të PSD-së dhe njerëzve të afërt me Tom Doshin.

Ky zhvillim i papritur rriti ndjeshëm tensionin elektoral, duke shtuar pasigurinë mes votuesve dhe duke ndikuar perceptimet e atyre që ndodheshin në mëdyshje. Opozita e interpretoi si provë të kapjes së shtetit dhe përdorimit selektiv të drejtësisë, ndërsa socialistët tentuan të mbajnë distancën, duke e konsideruar një proces të pavarur ligjor.

Partitë e vogla

Në këtë fushatë, partitë e vogla luajtën rolin e “prishësit” të skemave klasike elektorale.
Votat e shpërndara drejt këtyre partive dobësuan opozitën dhe lehtësuan përpjekjet e PS për të konsoliduar një mandat tjetër ose, në rast të një lëvizjeje të zgjuar, shërbyen si faktor negocimi në ndarjen e mandateve pas zgjedhjeve.

Një fund i hapur


Në këtë klimë të polarizuar dhe të paqartë, ishte e vështirë të parashikohej një fitues i sigurt. Shkodra u përball me një moment delikat: një PS që kërkoi të shfrytëzonte investimet dhe terrenin e krijuar nga qeverisja lokale, një PD që u përpoq të rikthente entuziazmin e dikurshëm dhe një PSD që synoi të mbante një rol vendimtar.

Në një qytet ku tradita, krenaria dhe ndjeshmëria politike u përzien fort me realitetin ekonomik dhe social, gjithçka mbeti në dorën e forcave kryesore për të bindur votuesit e pavendosur dhe nga fuqia e heshtur e votës së fshatit.

The post PD ruan epërsinë në bashkinë e Shkodrës appeared first on Faktoje.al.

Diaspora mund të vendos një mandat në Korçë, ja numrat e votuesve

10 May 2025 at 11:38

Në listat përfundimtare të vitit 2025 për zgjedhjet parlamentare, Qarku i Korçës ka regjistruar 266.794 votues, një ulje e dukshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve ishte 284.363. Ky reduktim, prej 17.569 votuesve më pak, lidhet kryesisht me çregjistrimet e bëra nga zyrat e gjendjeve civile, pas largimit të një pjese të madhe të popullsisë nga vendi, e cila ka emigruar për të jetuar dhe punuar në shtetet e Bashkimit Evropian.

Burime bëjnë me dije se kjo rënie e numrit të votuesve është edhe pasojë e heqjes nga listat të personave që nuk jetojnë më në Shqipëri dhe atyre që janë mbi 100 vjeç. Ky fenomen ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në ndarjen e mandateve për këtë qark, pasi numri i përgjithshëm i votuesve ka rënë, çka ka çuar në ndryshimin e ndarjes së mandateve.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste fitoi 6 mandate me 60.543 vota, ndërsa Partia Demokratike siguroi 5 mandate me 50.479 vota. Lëvizja Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë) mori 8.493 vota, por nuk arriti të fitojë asnjë mandat. Për zgjedhjet e 11 majit 2025, Qarku i Korçës do të ketë 10 mandate, pasi një mandat i është kaluar kryeqytetit për shkak të rënies së popullsisë në juglindje të vendit.

Ky ndryshim në numrin e votuesve dhe rënia e popullsisë ka bërë që të ketë një përqendrim më të madh të mandateve në qytetet më të mëdha, ndërsa zonat më të vogla, si ato të jugut, përballen me pasojë të drejtpërdrejta nga emigrimi dhe rënia e numrit të banorëve. Ndërkaq, në bazë të informacioneve të marra nga KQZ, nga qarku i Korçës janë regjistruar 20.600 zgjedhës, numër i lartë ky përsa i përket juglindjes duke bërë që diaspora të ketë një rol vendimtar përsa i përket një mandati në Korçë.

The post Diaspora mund të vendos një mandat në Korçë, ja numrat e votuesve appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet 2025/ Ulet numri i votuesve në Korçë

By: Ela
10 May 2025 at 10:45

Në listat përfundimtare të vitit 2025 për zgjedhjet parlamentare, Qarku i Korçës ka regjistruar 266.794 votues, një ulje e dukshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve ishte 284.363. Ky reduktim, prej 17.569 votuesve më pak, lidhet kryesisht me çregjistrimet e bëra nga zyrat e gjendjeve civile, pas largimit të një pjese […]

The post Zgjedhjet 2025/ Ulet numri i votuesve në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Mesazh për votuesit nga jashtë: Nëse hasni probleme me marrjen e dokumentacionit zgjedhor, informoni KQZ-në

30 April 2025 at 12:14

TIRANË, 30 prill /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot votuesit nga jashtë vendit lidhur me marrjen e dokumentacionit zgjedhor nga posta.

“Nëse hasni probleme me marrjen e dokumentacionit zgjedhor të dërguar nga KQZ, ose nëse vëreni se ky dokumentacion ka mungesa, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj në sistemin PER dhe informoni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për problemin”, thekson KQZ.

Ata mund të hyjë në PER, nëpërmjet aplikacionit KQZ (në rubrikën “Votues nga jashtë”), ose duke klikuar në aplikacionin: diaspora.kqz.gov.al/.

1 nga 5

/a.f//r.e/

The post Mesazh për votuesit nga jashtë: Nëse hasni probleme me marrjen e dokumentacionit zgjedhor, informoni KQZ-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shkodra, shembulli se vota vlen, kthyem përmbys historinë nga degradimi në rilindje

25 April 2025 at 19:22

TIRANË, 25 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se Shkodra është vendi ku mund të shohësh se si vota kthen përmbys historinë nga degradimi e izolimi në rilindje.

Në një takim me votuesit për herë të parë të Qarkut Shkodër, Rama u ndal te transformimi që ka ndodhur në Shkodër në dy vitet e fundit kur bashkinë e Shkodrës po e drejton PS.

“Personalisht fiksimin e vjetër që, si ka mundësi që nuk ma dhanë njëherë shansin shkodranët për t’i provuar se çfarë mund të bëjmë ne për Shkodrën unë e kam nxjerrë, dy vite më parë. Më në fund na e dhanë mundësinë dhe në dy vjet ne kemi bërë për Shkodrën atë që nuk është bërë në të gjitha vitet e tjera të marra së bashku”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se nga të gjitha të dhënat ekonomike të biznesit të vogël, vjet ka qenë viti më i mirë i Shkodrës sepse Shkodra sapo ka filluar të bëhet edhe një atraksion turistik.

“Nuk janë thjesht ca turistë që kapërcejnë për gjysmë dite nga Mali i Zi, por ka shumë turistë që vijnë enkas për Shkodrën. Kjo falë ndryshimit që ndodhi këtu”, tha Rama.

Rama u shpreh se nëse ka një vend ku mund ta thuash se kush mendon se vota nuk vlen e ka gabim, është në Shkodër.

“Mund të shohësh se si vetëm vota kthen përmbys historinë bashkëkohore të Shkodrës nga një histori degradimi, izolimi zhytje në pluhur e pisllëk në një histori rilindje”, tha Rama.

Por kryeministri theksoi se ka shumë akoma për të bërë akoma, sepse me qytetet e tjera PS ka pasur mundësinë të punojë më shumë, në një kohë më të gjatë.

“Me Shkodrën vetëm dy vjet kemi me një kryetar bashkie që projekton dhe ndjek projektet”, tha Rama.

/a.f/

The post Rama: Shkodra, shembulli se vota vlen, kthyem përmbys historinë nga degradimi në rilindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 majit/ 152 mijë votues pa dokument biometrik, 114 mijë votojnë për herë të parë

24 April 2025 at 11:38

Ministria e Brendshme ka informuar KQZ se në zgjedhjet e 11 majit, 114 642 zgjedhës do të votojnë për herë të parë. Shifrat jepen në një shkresë të dërguar një ditë më parë në KQZ dhe bëhet fjalë për 114 642 votues për herë të parë, brenda territorit shqiptar, por edhe në diasporë.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka njoftuar KQZ po ashtu se në total janë 152.175 votues pa kartë apo pasaportë biometrike, që rrezikojnë të digjen dhe mos të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Edhe kjo shifër llogaritet si brenda territorit shqiptar, edhe jashtë tij. Dokumenti biometrik është i nevojshëm në mënyrë që çdo votues të identifikohet në mënyrë elektronike para se të hedhë votën në kuti. Në total, brenda dhe jashtë vendin në zgjedhjet e 11 majit të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ 152 mijë votues pa dokument biometrik, 114 mijë votojnë për herë të parë appeared first on Sot News | Lajme.

Vota e diasporës, mbërrijnë në Parkun Olimpik rreth 3200 fletë votimi

By: user 5
18 April 2025 at 20:27

Kanë mbërritur në Parkun Olimpik rreth 3200 fletë votimi nga Diaspora.

Votat mbërritën në Rinas rreth pasdites ndërkohë në Parkun Olimpik do të bëhen verifikimet e mëtejshme dhe do të shihet vlefshmëria e tyre. Rikujtojmë që ditën e djeshme rreth 620 zarfe mbërritën nga Diaspora, ndërkohë që shqiptarët votojnë nga 85 shtete të botës.

Deri më tani fletë votimi priten nga shtetet si Greqia, Italia, Gjermania dhe priten vota edhe nga SHBA. Votat i përkasin kryesisht qarqeve të Dibrës, Tiranës dhe Durrësit. Interesi i qytetarëve ka qenë i lartë sepse në 24 orët e fundit janë në total rreth 4000 fletë votimi./abcnews.al

The post Vota e diasporës, mbërrijnë në Parkun Olimpik rreth 3200 fletë votimi appeared first on Lapsi.al.

Vota e diasporës, mbërrijnë 600 zarfet e para me fletët e votimit

By: user 5
17 April 2025 at 19:56

Sipas të dhënave të raportuara nga KQZ, ditën e sotme kanë mbërritur 600 votat e para nga diaspora. Zarfet me fletët e votimit janë dërguar në Parkun Olimpik në Tiranë, vend i cili është përcaktuar më herët për t’u numëruar të gjitha votat e ardhura nga diaspora.

Ndërkohë që ende nuk ka përfunduar procesi i dërgimit të fletëve të votimit për të gjithë votuesit në diasporë, të regjistruar më herët në sistemin PER të vënë në dispozicion nga KQZ.

The post Vota e diasporës, mbërrijnë 600 zarfet e para me fletët e votimit appeared first on Lapsi.al.

Harta e riskut/ BIRN: Ja qarqet e rrezikuara nga blerja dhe ndikimi i votuesve më 11 maj

11 April 2025 at 13:58

Një studim i Institutit të Studimeve Politike sugjeron se qarqet e Elbasanit, Durrësit, Dibrës, Lezhës apo Fierit kanë rrezik të lartë për ndikimin e votuesve nga faktorë që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe lidhjet klienteliste në zgjedhjet e 11 majit.

Instituti i Studimeve Politike publikoi të enjten “Hartën e Riskut Elektoral 2025: Zonat e nxehta dhe ndikimet informale”,një studim që apelon për rrezikun e blerjes së votës dhe ndikimit të votuesve në forma klienteliste në disa qarqe, ndëra vota e Diasporës mbetet e pamonitoruar nga këto ndikime. Studimi sugjeron se edhe zgjedhjet paramentare të 11 majit 2025 paraqesin risk të lartë në disa zona, ashtu si në dy zgedhjet e mëparshme parlamentare të vitit 2017 dhe 2021.

“Bashkia Elbasan dhe Durrës kanë koeficientin më të lartë të riskut, (87%), për shkak të ndërthurjes së shumë elementëve aty”, thuhet në studim, ku kriteret për vlerësimin e riskut janë; “ekzistenca e korrupsionit në nivele të larta, e grupeve kriminale me ndikim, lidhjeve të forta informale, nivelit të trafikimit të votës dhe rolit të individëve të fuqishëm ekonomikisht, si dhe traditës në 2-3 zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale”.

Për të njëjtat motive renditet dhe bashkia Dibër, bashkia Lezhë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër dhe bashkia Fier.

“Në disa prej këtyre bashkive ekzistojnë zona ku vota trafikohet/devijohet prej vitesh nga individë apo grupe informale me ndikim të madh politik dhe financiar,” sugjeron raporti.

Himara, konsiderohet po ashtu një zonë me risk të lartë, por me specifika të tjera, kryesisht të lidhura me zgjedhjet e fundit lokale.

“Kurse bashkitë e vogla si Shijaku, Bulqiza, Kukësi apo Mati kanë tipar të përbashkët ndikimin e grupeve informale apo kriminale, si dhe trafikun e infuencave,” specifikohet në raport.

Ndërkohë, zonat me riskun më të ulët elektoral konsiderohen kryesisht zonat tradicionale të specifikave të njëjta edhe me zgjedhjet e viteve 2015-2025 si; Përmeti, Maliqi, Konispoli, Finiqi, Dimali, Gramshi, Belshi, etj..Këto zona, sipas ekspertëve që kanë hartuar raportin, nuk kanë krim të organizuar, nuk kanë individë të fuqishëm politikë dhe ekonomikë pas tyre, nuk kanë peshë të madhe elektorale dhe përbëjnë njësi vendore homogjene në përbërje dhe traditë.

Harta e riskut elektoral është bazuar mbi tregues që lidhen me traditën e zgjedhjeve në bashkitë dhe zonat elektorale, cilësitë e kandidatëve për deputetë, rolin e grupeve kriminale në zona, rolin e biznesmenëve dhe individëve “të fortë” me ndikim në zonë, rolin e financimeve informale, votës klienteliste, trafikimit të votës, tensionet paraelektorale, rivaliteti mes partive dhe shanset për rotacion, etj..

ISP sheh po ashtu si risk për ndikime klienteliste në votën e qytetarëve në fushatën që bëhet nga kandidatët në listat e hapura. Ky ndryshim teknik në listë, sipas studimit, ka krijuar dy fushata paralele: ajo midis partive me sistem proporcional dhe ajo brenda vetë kandidatëve të së njëjtës parti me sistem mazhoritar. “Nevoja për mandate ose mbijetesë personale (zgjedhje/rizgjedhje) ka rikthyer masivisht lidhjet informale (lidhjet kriminale, financimet informale, ndikimet e individëve që kontrollojnë zona, ndikime të oligarkëve, etj,” theksohet në raport.

Një problematikë që ngre studimi është pamundësia për të monitoruar votën e Diasporës për këto ndikime, ndërkohë që është hera e parë që praktika e votimit nga jashtë vendit do të zbatohet në zgjedhje. Sipas ISP-së, risku i votës së diasporës mbetet i lartë, sidomos në ato pjesë të saj të kontrolluara përmes sistemit klientelist ose të patronazhimit.

The post Harta e riskut/ BIRN: Ja qarqet e rrezikuara nga blerja dhe ndikimi i votuesve më 11 maj appeared first on Sot News | Lajme.

Sa shqiptarë do të votojnë? Shifrat e KQZ nuk përputhet me të Ministrisë

By: redi
10 April 2025 at 17:10

Numri i zgjedhësve mbetet enigmatik. Shifra e publikuar nga Ministria e Brendshme nuk përputhet me numrin e zgjedhësve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sa është numri i saktë i shqiptarëve që votojnë në 11 maj? Numri i saktë i shqiptarë që votojnë në 11 maj do të duhej të ishte një formalitet, por dy institucionet e përfshira në këtë proces nuk gjejnë sinkronizim në shifra.

Source

Nis përgatitja për votimin e diasporës, nesër fillon vulosja e fletëve

By: user 5
9 April 2025 at 18:46

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të enjten, më 10 prill 2025, në orën 09:00, do të nisë zyrtarisht procesi i vulosjes së fletëve të votimit për votuesit nga jashtë vendit.

Ceremonia do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit, pranë Parkut Olimpik “Feti Borova” në Tiranë.

Ky proces shënon një etapë të rëndësishme në realizimin teknik të votimit nga jashtë dhe është një hap konkret drejt përfshirjes efektive të diasporës shqiptare në procesin demokratik të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij procesi do të realizohet:

Vulosja e fletëve të votimit sipas qarqeve përkatëse;
Vendosja e fletëve të votimit në zarfin “A”, i cili është zarfi individual për çdo votues dhe përmban vetëm fletën e votimit;
Përgatitja për paketimin dhe dërgimin e mëvonshëm të materialeve të nevojshme për procesin e votimit nga jashtë vendit.
Ky proces do të realizohet në kushte sigurie të larta dhe nën monitorimin e përfaqësuesve të KQZ-së, vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe subjekteve zgjedhore, në mënyrë që të garantohet besueshmëria dhe transparenca e plotë.

KQZ ka theksuar se janë marrë të gjitha masat për të garantuar konfidencialitetin, integritetin dhe fshehtësinë e votës. Zarfet e fletëve të votimit (zarfi “A”) do të vendosen më pas brenda zarfit “B”, së bashku me dokumentacionin përkatës të identifikimit, përpara se të nisen për në adresën e zgjedhësit jashtë vendit.

Gjithashtu, çdo hap i këtij procesi do të dokumentohen dhe regjistrohet për transparencë maksimale, ndërsa prania e vëzhguesve pritet të sigurojë besueshmëri të plotë në të gjithë fazat e procesit.

Pas vulosjes dhe dërgimit të fletëve të votimit, fazat e ardhshme do të përfshijnë:

Dërgimin e zarfeve në adresat e zgjedhësve përmes postës;
Mbledhjen e votave të ardhura përmes postës brenda afatit të përcaktuar;

Numërimin e votave në një qendër të posaçme të ngritur nga KQZ, në prani të vëzhguesve dhe palëve të interesuara.

The post Nis përgatitja për votimin e diasporës, nesër fillon vulosja e fletëve appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Publikohet lista zyrtare! Ja sa qytetarë kanë të drejtë vote

By: Ela
2 April 2025 at 16:10

Është publikuar lista përfundimtare e qytetarëve shqiptarë që kanë të drejtë të votojnë më 11 maj për zgjedhjet Parlamentare. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, ndër ta: – 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë; – […]

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Publikohet lista zyrtare! Ja sa qytetarë kanë të drejtë vote appeared first on BoldNews.al.

Diaspora/ Celibashi: Kompanisë DHL do i jepen 9.2 mln euro për postën, ja numri i saktë i votuesve

2 April 2025 at 10:51

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat, ku ka dhënë disa të dhëna mbi votën e diasporës. Celibashi tha se pas verifikimeve teknike, numri përfundimtar i votuesve nga jashtë është 245 935. Ndërkohë sa i takon vlerës totale të kontraktimit me operatorin shpërndarës që i është besuar […]

The post Diaspora/ Celibashi: Kompanisë DHL do i jepen 9.2 mln euro për postën, ja numri i saktë i votuesve appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet/ KQZ publikon listën paraprake të votuesve nga jashtë

By: Ardit
9 March 2025 at 12:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë. Me anë të një njoftimi KQZ sqaron se vetëm ata zgjedhës nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar nëpërmjet PER, janë në përbërje të kësaj liste. Këta zgjedhës kanë mundësinë, nga data 9 deri më 10 Mars 2025, të […]

The post Zgjedhjet/ KQZ publikon listën paraprake të votuesve nga jashtë appeared first on BoldNews.al.

Votimi nga jashtë, KQZ: 195 477 kërkesa për regjistrime, 156 158 të miratuara

20 February 2025 at 10:41

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 maj, ka arritur shifrën 195 477 shtetas, nga të cilat janë miratuar 156 158 dhe 36 919 janë refuzuar.

Këto janë shifrat e fundit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 01:39 të ditës së sotme, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri më datën 4 mars.

Po sipas të dhënave të KQZ, kanë bërë kërkesë për regjistrim 241,909, ndërsa janë shqyrtuar 239,457 kërkesa.

Sipas të dhënave janë refuzuar 83,299 dhe 2,400 janë në shqyrtim.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 93 840, e ndjekur nga Greqia me 68 540, Gjermania me 26 353, si dhe nga SHBA me 16 506.

Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 47 441, më pas vijnë qarqet Fier me 31 392 kërkesa, Elbasani me 26 339, Durrës me 25 898, Korçë me 22 287 etj.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 142 455 kërkesa, ndërsa femrat janë 99 454.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

/k.s/a.f/

The post Votimi nga jashtë, KQZ: 195 477 kërkesa për regjistrime, 156 158 të miratuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Votimi nga jashtë, 207 936 kërkesa për regjistrime, 133 049 të miratuara

15 February 2025 at 11:35

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) që nga 11 janari, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 11 maj, ka arritur shifrën 133 049 shtetas.

Shifrat janë bërë publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri në datën 4 mars.

Po sipas të dhënave të KQZ, ora (11:04) janë regjistruar 207 936 kërkesa, ndërsa janë shqyrtuar 205 874 të tilla.

Sipas të dhënave janë refuzuar 72 825 kërkesa, por këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësi aplikimi i është refuzuar më shumë se një herë.

/m.m/r.e/

The post Votimi nga jashtë, 207 936 kërkesa për regjistrime, 133 049 të miratuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Votimi nga jashtë, 200 872 kërkesa për regjistrime, 128 149 të miratuara

13 February 2025 at 20:00

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në sistemin PER janë regjistruar 200 872 kërkesa nga të cilat 198 527 janë shqyrtuar, ndërsa deri sot, në orën 19:13, janë miratuar 128 149 të tilla.

Sipas të dhënave janë refuzuar 70 378 kërkesa, por këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësi aplikimi i është refuzuar më shumë se një herë.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 118 714 kërkesa, ndërsa femrat janë 82 158.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 77 006 e ndjekur nga Greqia me 56 259, Gjermania me 22 815, si dhe nga SHBA me 13 798.

Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 38 904, më pas vijnë qarqet Fier me 26 509 kërkesa, Durrës me 21 489, Elbasan me 21 067 etj.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

/m.m/r.e/a.f/

The post Votimi nga jashtë, 200 872 kërkesa për regjistrime, 128 149 të miratuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌