Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 July 2025Main stream

ZYRTARE/ Ivan Rakitiç merr detyrën e rëndësishme në klubin kroat

By: V K
18 July 2025 at 13:44

Ivan Rakitiç, vendosi të varte këpucët në gozhdë dhjetë ditë më parë dhe dje u njoftua si drejtori i ri teknik i Hajduk Split.

Ish-ylli kroat i bashkohet kështu ekipit drejtues të klubit dalmat, ku do të punojë drejtpërdrejt me drejtorin sportiv Goran Vuçeviç, duke u përqendruar në ekipin e parë dhe stafin e trajnerëve.

Me një të kaluar të shquar duke përfshirë Seviljen, Barcelonën dhe ekipin kombëtar kroat, Rakitiç sjell një përvojë të pasur ndërkombëtare, një rrjet të gjerë kontaktesh dhe një kuptim të thellë të futbollit të nivelit të lartë.

“Falenderoj Presidentin Ivan Biliç dhe Drejtorin Sportiv Goran Vuçeviç për besimin e tyre. Dua ta ndihmoj Hajdukun: ky është motivimi im i vetëm. Jam gati të punoj me përkushtim të plotë për të ndihmuar klubin të rritet. Do të ofroj aftësitë, përvojën dhe kontaktet e mia në botën e futbollit. U premtoj tifozëve se e njëjta djersë dhe përkushtim që tregova si lojtar do të vazhdojë në këtë rol të ri”, tha Rakitiç pas nënshkrimit të kontratës.

Hajduk kështu ruan një nga figurat më ikonike në futbollin kroat.

The post ZYRTARE/ Ivan Rakitiç merr detyrën e rëndësishme në klubin kroat appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Pastrohen” bashkitë/ Nga veriu në jug largohen nga detyra dhjetëra drejtues, reforma s’e prek Pustecin

15 July 2025 at 23:08

SHQIPËRI- Harta e dorëheqjeve të drejtuesve vendorë është zgjeruar këtë të martë. Në Bashkinë Belsh, janë larguar një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokale, duke i hapur rrugë një faze të re, të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj mbi bazën e meritës dhe performancës.

Në Përrenjas tre administrator kanë dhënë dorëheqjen ndërsa drejtorët do ti nënshtrohen një vlerësimi të thelluar të punës së kryer deri më tani.

Dorëheqjet janë finalizuar edhe në Bashkinë e Gramshit, përkatësisht 9 administratorë, drejtorë dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.

Përpara kryebashkiakut Kristjan Shkreli, dorëheqjen e kanë paraqitur tre nënkryetarët, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Dorëheqjet e administratorëve janë konfirmuar edhe në Bashkinë e Selenicës.

Largime ka edhe në qarkun e Beratit.

Kryetarët e njësive administrative në Polican dhe Kuçovë janë dorëhequr ndërsa në Skrapar, kryebashkiaku Adriatik Mema thotë se nuk do të bëjë lëvizje pasi administratorët dhe drejtorët janë emëruar së fundmi.

Administratorët e njësive Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq e Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.

4 nga 6 administratorët e njësive në bashkinë e Maliqit janë dorëhequr të martën ndërkohë që 2 administratorë kanë mbushur moshën e pensionit. Deri në këto momente asnjë lëvizje nuk është kryer në Bashkinë e Pogradecit.

Sa i përket bashkive të jugut, të gjithë nënkryetarët, administratorët dhe drejtorët e Bashkisë Sarandë kanë paraqitur dorëheqjen.

Në Konispol nuk ka ende largime ndërsa burime thonë se ka patur një debat mes kryebashkiakut Dule dhe kreut të qeverisë lidhur me shkarkimet e mundshme.

Përjashtim nga e gjithë reforma e vetëpastrimit bën bashkia e Pustecit, aty ku jeton minoriteti maqedonas. Për shkak të numrit të vogël të banorëve dhe numrit të kufizuar të personelit në bashki, nuk ka as administratorë dhe as drejtorë/abcnews.al

Furtunë dorëheqjesh në Elbasan/ Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore

By: V K
14 July 2025 at 13:14

Pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama, një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë Elbasan këtë fillim jave. Raportohet se drejtues të niveleve të larta, si dhe administratorë të njësive vendore në këtë bashki kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në mënyrë kolektive.

Po ashtu, paraditen e sotme u raportua se të gjithë administratorët e bashkisë së Korçës, në total 7, si dhe 3 administratorë të bashkisë së Kolonjës, kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryetarëve të tyre përkatës, Sotiraq Filo dhe Erion Isai.

Dorëheqjet masive vijnë, sipas kreut të qeverisë, si pjesë e një procesi të gjerë riorganizimi dhe pastrimi në administratën vendore.

The post Furtunë dorëheqjesh në Elbasan/ Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore appeared first on Albeu.com.

“Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

6 July 2025 at 17:38

Izz al-Din al-Haddad, i njohur ndryshe si Abu Suheib, është figura enigmatike që prej disa muajsh drejton Hamasin në Gaza. I quajtur “Fantazma” për shkak të profilit të ulët, por ndikimit të fortë, ai ka trashëguar komandën pas vrasjes së paraardhësve dhe konsiderohet sot si njeriu që mban frenat e vendimeve strategjike. 55-vjeçari, me origjinë […]

The post “Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës appeared first on BoldNews.al.

Tri profesoresha dhe dy profesorë, përbërja e re e Këshillit Drejtues të UP-së

By: KultPlus
1 July 2025 at 12:00

Është bërë e ditur nga Universiteti i Perishtinës se kanë përzgjedhë përbërjen e re të Këshillit Drejtues të UP-së, dhe kjo përbërje e re është nga tri profesoresha dhe dy profesorë, shkruan KultPlus.  

Anëtarët e UP-së në Këshillin Drejtues janë:  prof. Mimoza Ibrani, prof. Teuta Jashari-Kajtazi, prof. Arian Krasniqi, prof. Vjosa Fejza-Ademi dhe prof. Kurtesh Sherifi.

Më poshtë sjellim të plotë njoftimin e UP-së. 

Në mbledhjen e Senatit është zgjedhur pesëshja e Këshillit Drejtues që do ta përfaqësojë Universitetin e Prishtinës në këtë organ shumë të rëndësishëm ekzekutiv e rregullues. Tri nga pesë të zgjedhurit janë gra. 

Anëtarët e UP-së në këtë këshill do të jenë prof. Mimoza Ibrani, prof. Teuta Jashari-Kajtazi, prof. Arian Krasniqi, prof. Vjosa Fejza-Ademi dhe prof. Kurtesh Sherifi. 

Në zgjedhje u votua për 16 kandidatë që sipas Komisionit zgjedhor të përbërë nga prorektorja për zhvillim institucional, cilësi dhe çështje studentore, prof. Majlinda Gjelaj, profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Kreshnike Dedushi-Hoti dhe dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, prof. Florian Miftari, i plotësonin kushtet për të qenë pjesë e Këshillit Drejtues. 

Në raundin e parë të zgjedhjeve, anëtare e Këshillit Drejtues u bë profesoresha Mimoza Ibrani, pasi mori më shumë se gjysmën e votave nga senatorët, gjithsejt 23, ndërsa raundi i dytë i votimit u zhvillua me 12 kandidatët më të votuar nga raundi i parë. 

Katër anëtarët tjerë të Këshillit Drejtues nga personeli akademik i Universitetit të Prishtinës, u zgjodhën në raundin e tretë të votimeve, pasi në të dytin, asnjëri prej tyre nuk mori votat e mjaftueshme. Këtë herë votimi u bë për tetë më të votuarit nga raundi i dytë. Mandati i pesë të zgjedhurve do të zgjasë deri më 14 shtator 2028. 

Thirrja për aplikim në këto pesë pozita ishte shpallur më 2 qershor, kurse ankesat eventuale për proceset e përzgjedhjes dhe votimit do të shqyrtohen mes 1 e 2 korrikut 2025. 

Këshilli Drejtues, përveç pesë anëtarëve nga personeli akademik i UP-së, i ka edhe katër anëtarë që emërohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Inovacionit. / KultPlus.com

Zgjedhja e kreut të BKH/ Skualifikohet Haki Çako (Emrat që vazhdojnë garën)

By: user 8
26 June 2025 at 17:15

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako është skualifikuar nga garë për drejtuesin e ri të të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH.

SPAK njofton se në fazën tjetër janë kualifikuar 7 kandidatë, mes tyre edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, dhe Joni Keta.

Ndërkohë, janë skualifikuar: Astrit Halilaj, Haki Çako, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni.

The post Zgjedhja e kreut të BKH/ Skualifikohet Haki Çako (Emrat që vazhdojnë garën) appeared first on Lapsi.al.

Komandati i ri i Gardës së Republikës, Simon Zereci i theu brinjët qytetarit 3 vjet më parë (VIDEO)

By: Ardit
15 June 2025 at 10:46

Disa ditë pas dorëheqjes së Ermal Onuzit, këtë të diel, është emëruar edhe Komandandi i ri i Përgjithshëm i Gardës së Republikës. Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është emëruar Simon Zereci, me gradën Drejtues i Lartë dhe që mbante funksionin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës. Simon Zereci që prej vitit 2013 […]

The post Komandati i ri i Gardës së Republikës, Simon Zereci i theu brinjët qytetarit 3 vjet më parë (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Sot mbyllen aplikimet, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

By: user 8
6 June 2025 at 16:06

Kjo e premte është dita e fundit për të dorëzuar aplikimet për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në garë për të drejtuar BKH-në është edhe ish drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, së bashku me tre kandidatë të tjerë.

Gledis Nano qëndroi në krye të Drejtorisë së Policisë për një periudhë 10 mujore. Më pas ai u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave, më 31 gusht 2022, me argumentin se nuk kishte përmbushur objektivat e punës ndërsa në vend të tij u caktua Muhamet Rrumbullaku.

Nderkohe mandati i Aida Hajnajt, drejtueses aktuale të Byrosë Kombëtare të Hetimit përfundon në 31 gusht. Edhe pse gëzonte të drejtën të garonte, Hajnaj nuk i dorezoi dokumentet në kohë dhe për pasojë u përjashtua nga e drejta për rikandidim.

Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave përbëhet nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra.

The post Sot mbyllen aplikimet, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së appeared first on Lapsi.al.

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

By: Oldi
6 June 2025 at 12:51

Këtë të premte përfundon afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aktualisht janë paraqitur 4 kandidatura për këtë pozicion të rëndësishëm. “Euronews Albania” bën me dije se një prej kandidatëve është ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në […]

The post Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano appeared first on BoldNews.al.

Gazetarja Eni Vasili zgjidhet drejtore e RTSH

25 April 2025 at 12:56

Vasili do të drejtojë operatorin publik me një mandat pesëvjeçar. Procesi i votimit ishte i fshehtë, ndërsa e gjithë procedura u transmetua live në RTSH. Vasili mori 7 vota nga 11 anëtarë të Këshillit, ndërsa 3 vota shkuan për kandidaten Zoje Jakaj dhe 1 votë për Engjëll Musain. Gara u zhvillua mes tre kandidatëve me […]

The post Gazetarja Eni Vasili zgjidhet drejtore e RTSH appeared first on Reporter.al.

Dështon votimi i parë për zgjedhjen e drejtorit të RTSH

24 April 2025 at 12:43

Këshilli Drejtues i sapozgjedhur i Radio Televizionit Shqiptar, RTSH, zhvilloi të enjten procedurën e parë të votimit për drejtorin e ri të përgjithshëm të televizionit publik. Mbledhja u transmetua live në RTSH, ndërsa votimi i fshehtë me kuti i ndau votat mes disa kandidatëve, pa mundur që asnjëri prej tyre të marrë një shumicë të […]

The post Dështon votimi i parë për zgjedhjen e drejtorit të RTSH appeared first on Reporter.al.

Shpallet procedura për kreun e ri të BKH, këto janë kriteret për kandidatët

By: user 5
22 April 2025 at 16:37

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar njofton çeljen e procedurës së riemërimit të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në përputhje me ligjin nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” neni 33 pika 2, ligjin nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, neni 42 germa (a), me urdhërin nr.11794, datë 07.04.2025, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ka ngritur Komisionin e Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i përbërë nga z.Altin Dumani, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme dhe prokurorët e posaçëm z.Arben Kraja e z.Behar Dibra.

Referuar dispozitave ligjore përkatëse, të drejtën për të aplikuar në pozicionin e Drejtorit të BKH-së, e kanë vetëm kandidatët që janë shtetas shqipëtar, që gëzojnë cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotësojnë kriteret si vijon:

ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;

ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;

nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;

të mos jetë në hetim apo gjykim për një vepër penale, të mos ndodhet në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik, sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar, si dhe të nënshkruajë formularin e vetëdeklarimit në zbatim të atij ligji;

nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose funksione drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit përpara momentit të kandidimit;

ka marrë vlerësim maksimal për aftësitë e tij profesionale, etike dhe integritetin moral, nëse i është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme, sipas legjislacionit në fuqi;

ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e kandidimit;

të mos ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi inteligjent;

në periudhën 29.11.1944 – 2.7.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme;

të japë pëlqimin për t’iu nënshtruar testit të poligrafit. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit mbahet në konsideratë gjatë procesit të përzgjedhjes;

Kandidati duhet të paraqesë dokumentacionin e nevojshëm brenda datës 07 maj 2025 që vërteton plotësimin e të gjitha kushteve që parashikohen në nenet 34 dhe 38 të ligjit nr.95/2016.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Sektorit të Arkiv-Protokollit të Drejtorisë së Dokumentacionit dhe Burimeve Njerëzore të Prokurorisë së Posaçme në një zarf të mbyllur, i cili i drejtohet Komisionit të Përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Referuar ligjit nr.95/2016, procesi i riemërimit do të kryhet duke kaluar në shtatë (7) faza si vijon:

Shqyrtimi i aplikimit;

Testi i arsyetimit logjik;

Kontrolli mjekësor;

Testi fizik;

Ese me shkrim;

Intervistë;

Verifikim figure, deklarim i aseteve dhe testi i poligrafit;

Komisioni i Përzgjedhjes pasi verifikon dhe vlerëson nëse përmbushen kriteret sipas neneve 34 dhe 38 të ligjit nr.95/2016, vendos nëse do të vijojë ose jo me rekomandimin për procedurën e riemërimit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

The post Shpallet procedura për kreun e ri të BKH, këto janë kriteret për kandidatët appeared first on Lapsi.al.

“Atentatorët nuk ngatërruan makinën”/ Trondit ish-drejtuesi i policisë: Objektivi s’ishin fëmijët por…

22 April 2025 at 13:39

Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdërmataj, ishte i ftuar diten e sotme në një emision televiziv komentoi dy ngjarjet e rënda kriminale që tronditën vendin, atentatin në Tiranë me katër të plagosur dhe vrasjen në Lezhë.

Sipas tij, vrasja në Lezhë ka një pistë më të qartë hetimi, për shkak të së kaluarës kriminale të djalit të viktimës. Ai theksoi se kanë pasur më parë tentativa për atentate ndaj kësaj familjeje, çka ndihmon në orientimin e hetimeve.

Në lidhje me ngjarjen në Tiranë, Hajdërmataj hodhi poshtë mundësinë e ngatërrimit të shënjestrës. Sipas tij, autorët kanë ndjekur makinën dhe kanë qëlluar për herë të dytë, gjë që tregon se objektivi ishte i saktë. Ai kritikoi ashpër Policinë për mungesën e mbikëqyrjes ndaj personazheve me rekorde kriminale, duke e quajtur këtë një dështim të madh institucional.

“Në rastin e Lezhës, situata është më e qartë se në Tiranë, pasi i ndjeri për shkak të kaluarës së djalit jep një pistë më të qartë për të hetuar në këtë sens. Vrasja në Lezhë është më e qartë se rasti në Tiranë. Sepse djali i ndjerit ka pasur histori të errët dhe prej aktivitetit kriminal është më e qartë. Ka pasur tentativa, ka pasur vrasje të njerëzve të tij, ka pasur tendenca për të ekzekutuar të ndjerin, është më e qartë. Në aspektin e punës së policisë, do thoja që është një punë jo e dobët, por një punë skandaloze që në vazhdimësi jemi në të njëjtën situatë, që do të thotë që një personazh me shumë lidhje kriminale dhe ti si polici se mban nën mbikëqyrje. Në rastin e informacioneve si ngjarje është 90% i zbardhur, ama sa i përket provave për tu dorëzuar dhe për të kuptuar nëse vrasësit ishin me pagesë, do të jetë punë shumë e vështirë.

Për rastin e Tiranës pretendohet që mund të jetë ish-bashkëshortja e Brahimajt, por një gjë është e thjeshtë për tu vërtetuar, nëse ajo ka të njëjtin tip makine siç u fol. Ajo s’ka pasur kamera sigurie në hyrje të rezidencës, nëse ora është plus minus para-mbrapa ngremë një alibi që është një tendencë kjo, por nëse vjen pas dy orësh është diçka e thjeshtë të shkëputet nga ngjarja. Dhe diçka është e vështirë, makina që të monitoron, ka shumë elementë që kur i analizon, s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, s’kanë lidhje se ka shumë elemente që nuk lidhen bashkë. Objektivi në makinë s’janë fëmijët, por nuk janë ngatërruar makinat siç po thuhet. Përsëri, autorët e kanë ndjekur dhe monitoruar për një kohë të gjatë dhe kanë qëlluar, dhe për herë të dytë nuk është ngatërruar makina, përsa i përket personave nuk janë ata qëllimi.” tha ish-drejtuesi.

The post “Atentatorët nuk ngatërruan makinën”/ Trondit ish-drejtuesi i policisë: Objektivi s’ishin fëmijët por… appeared first on Sot News | Lajme.

Këshilli Drejtues i RTSH rrëzon procedurën për Drejtorin e Përgjithshëm

By: user 5
1 April 2025 at 20:17

Këshilli Drejtues vendosi me të gjithë votat e anëtarëve të rrëzojë procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

Një procedurë e pezulluar më 30 janar pas kërkesës së Komisionit Parlamentar të Medias.
Po në këtë mbledhje të mbajtur këtë të martë Këshilli drejtues vendosi të rihapë garën me procedurat që rinisin nga e para.

Brenda këtij afati të interesuarit do të duhet të paraqesin pranë Radio Televizionit Shqiptar dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore që mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH dhe më pas në një mbledhje të dytë Këshilli Drejtues do ti shqyrtojë ato.
Një pikë tjetër e rëndësishme e mbledhjes ishte edhe miratimi i projektbuxhetit të Radio Televizionin Shqiptar.

The post Këshilli Drejtues i RTSH rrëzon procedurën për Drejtorin e Përgjithshëm appeared first on Lapsi.al.

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar rihap garën për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar miratoi sot hapjen e garës së konkurrimit për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit publik Shqiptar.

Me të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm, Këshilli Drejtues rrëzoi procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, një procedurë e pezulluar më 30 janar pas kërkesës së Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Në mbledhjen e së martës, Këshilli Drejtues vendosi po ashtu të rihapë garën me procedurat që e rinisin atë nga e para.

Deri në datën 15 prill, të interesuarit do të duhet të paraqesin pranë Radio Televizionit Shqiptar dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore, që mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH. Më pas, në një mbledhje të dytë, Këshilli Drejtues do t’i shqyrtojë ato.

“Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar miratoi sot hapjen e garës së konkurrimit për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit publik Shqiptar. Të interesuar do të kenë afat nga nesër deri në datën 15 prill 2025, brenda orarit zyrtar, për të dorëzuar dokumentacionin sipas kritereve të përcaktuara”, u shpreh kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli.

Anëtarët e vlerësuan menaxhimin e deritanishëm në këtë periudhë tranzicioni të institucionit. Një pikë tjetër e rëndësishme e mbledhjes ishte miratimi i projektbuxhetit të RTSH. /j.p/

The post Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar rihap garën për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar zhvilloi dje mbledhjen e parë ku edhe u konstitua ky këshill, pas votimit të anëtarëve në seancën plenare të 17 marsit.

Në mbledhje e drejtuar nga kryetari i zgjedhur nga parlamenti, Fatjon Hoxhalli, u ra dakord për të gjitha pikat e rendit të ditës.

Fillimisht Këshilli Drejtues u njoh me aktet e parlamentit për mandatin e gjithsecilit dhe më pas u votua për nënkryetarin, që u zgjodh  Petrit Beci me 10 vota pro.

Një pikë e rëndësishme e mbledhjes së parë ishte diskutimi për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës, që mbahet në datat 13–17 maj në Bazel të Zvicrës.

Për shkak të afateve të përcaktuara nga organizatorët e Eurosong, anëtarët u dakordësuan që të thërrasin një mbledhje tjetër brenda kësaj jave për të vijuar me procedurat e nevojshme.

Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, me të cilën fituan edhe Festivalin 63 të Këngës në RTSH.

Në këtë mbledhje të parë, Këshilli Drejtues propozoi edhe ngritjen e një grupi pune për hartimin e një procedure të standardizuar për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm sipas përcaktimit ligjor të Statutit të RTSH.

/k.s//a.f/

The post Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Merr 10 vota pro, zgjidhet nënkryetari i ri i Këshillit Drejtues të RTSH-së

26 March 2025 at 20:28

Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, i cili u miratua më 17 Mars në Kuvend pas një marrëveshje mes PS-së dhe PD-së, ka zhvilluar këtë të mërkurë mbledhjen e parë. Mbledhja është drejtuar nga Fatjon Hoxhalli, i cili u miratua si kryetar i Këshillit, teksa para kësaj detyre mbante postin e këshilltarit të […]

The post Merr 10 vota pro, zgjidhet nënkryetari i ri i Këshillit Drejtues të RTSH-së appeared first on BoldNews.al.

BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH

24 March 2025 at 17:09

Parlamenti votoi më 17 mars përbërjen e Këshillit të ri drejtues të RTSH-së, duke zgjedhur në këtë institucion individë të lidhur ngushtësisht me politikën, gjë që shqetësoi organizatat që mbrojnë lirinë e medias dhe së fundmi edhe Bashkimin Europian. Kryetar i këtij këshilli u votua Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç, me një përvojë pune gati një […]

The post BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH appeared first on Reporter.al.

Kuvendi zgjedh një bord politik për drejtimin e RTSH

17 March 2025 at 17:40

Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç, me një përvojë pune prej gati një dekade si këshilltar i Niko Peleshit në detyrat e tij në ekzekutiv dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, nga e hëna do të jetë kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së, një institucion që ligjërisht duhet të jetë i pavarur nga politika. Bashkë me Hoxhallin, […]

The post Kuvendi zgjedh një bord politik për drejtimin e RTSH appeared first on Reporter.al.

Kuvendi zgjedh kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Kuvendi zgjodhi sot kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Pas votimit nga ligjvënësit, Fatjon Hoxhalli u zgjodh kryetar me 74 vota pro, 7 kundër dhe 6 abstenim. Ndërsa kandidati për kryetar i Këshillit Drejtues, Helidon Haliti mori 10 vota pro, 57 kundër dhe 16 abstenim.

Po kështu u miratuan të 10 kandidaturat e tjera për anëtarë të Këshillit Drejtues, ku Osman Mula mori 84 vota pro dhe vetëm 3 kundër e një abstenim; Zamira Kita 77 vota pro, 8 abstenim, 1 kundër; Lorenc Vangjeli 72 vota pro 6 abstenim, 5 kundër; Bujar Kapexhiu 75 pro, 4 abstenim, 5 kundër; Osman Mula 84 vota pro, 1 abstenim, 3 kundër; Petrit Beci 76 vota pro, 5 abstenim, 3 kundër; Rajmonda Bulku 78 vota pro, 3 abstenim, 7 kundër; Robert Budina 66 vota pro, 9 abstenim, 11 kundër; Alket Braho, 55 pro, 26 abstenime dhe 6 vota kundër; Enio Civici 77 vota pro, 7 abstenim, 2 kundër dhe Pano Xhixho 82 vota pro, 5 abstenim, 0 kundër.

/k.s/ /a.f/

The post Kuvendi zgjedh kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌