Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 July 2025Main stream

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, opozita akuzon Kurtin


PRISHTINË, 13 korrik/ATSH/ Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Shkak për dështimin e 46-të në radhë ishte mos arritja e 61 votave të nevojshme nga mazhoranca për t’i hapur rrugën votimit të fshehtë, si edhe votimit të Albuela Haxhiut si kryetare të Kuvendit, propozim i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe aleatëve të saj në mazhorancë.

Seanca e radhës do të mbahet të martën, më 15 korrik, në orën 11:00.

Pas dështimit të seancës së 46-të të konstituimit të Kuvendit, edhe kësaj radhe partitë e tjera, PDK, LDK e AAK-ja kanë shfrytëzuar foltoren e Kuvendit për t’i dhënë qëndrimet e tyre lidhur me krizën politike në vend.

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku tha se që nga pavarësia e Kosovës, Kosova asnjëherë nuk është përballur me një papërgjegjësi kaq të madhe institucionale, e krejt kjo sipas tij, si pasojë e egos së pa kontrolluar për pushtet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj shtoi se fakti që fjalimet e deputetëve po mbahen pa mikrofon, regji e rekordim zyrtarë nga Kuvendi, tregon se institucioni që duhet të jetë tempull i demokracisë, është sot pasqyrë e një krize të thellë politike që po dëmton funksionimin demokratik të shtetit.

Zemaj tha se kjo është një sabotim i qëllimshëm i shtetit nga LVV-ja.

E deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se më 26 korrik bëhen një muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituim të Kuvendit, ndërsa LVV-ja sipas saj, nuk ka angazhim as ditorë, javorë e mujorë për të konstatuar Kuvendin e Kosovës.

Kadrjaj theksoi se kjo po bëhet qëllimshëm për bojkot të konstituimit të Kuvendit të Kosovës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

 

/Kosovapress/

The post Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, opozita akuzon Kurtin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot, tentativa e radhës për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

PRISHTINË, 13 korrik/ATSH/ Deputetët do të mblidhen sot për të 46 herë më radhë në tentativën e 46-të për të konstituar Kuvendin e Kosovës.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për Albulena Haxhiun, të cilën e kanë propozuar si kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave ata kanë propozuar që votimi nga i hapur të kalojë në të fshehtë.

Komisioni që mundëson votimin e fshehtë nuk po mbështetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo çështje madje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë aktgjykimin e saj, por i njëjti po interpretohen në mënyra të ndryshme nga subjektet politike.Kushtetuesja ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

PDK dhe AAK i kanë kërkuar LVV-së që ta ndërrojë kandidaten për kryetare të Kuvendit me arsyetimin se ka punuar në dëm të interesave të shtetit. Kurse, LDK ka deklaruar se nuk do ta votojë asnjë kandidatë.

Këto parti kanë thënë se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë as votat për formimin e Qeverisë, për çka kanë thënë se nevojitet marrëveshje politike. Megjithatë, në LVV kanë thënë se kjo duhet provuar duke votuar fillimisht konstituimin e Kuvendit.

Ndërkohë, PDK dhe LDK iu ka drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese që të sqarojë nëse seancat e fundit kanë shkelur Kushtetutën. Gjithashtu, edhe presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se së shpejti do t’i dërgohet Kushtetuese se cilat janë masat që duhet të merren nëse nuk konstituohet Kuvendi deri më afatin e paraparë prej një muajsh.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.

/kosovapress/

The post Sot, tentativa e radhës për konstituimin e Kuvendit në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 11 korrik/ATSH/ Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Ky është dështimi i të 45-të me radhë.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, por ende nuk është bërë formimi i institucioneve të reja.

Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun. Ata po kërkojnë votim të fshehtë, por kjo, dhe kandidatura e Haxhiut, po kundërshtohen nga partitë e tjera parlamentare.

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime bashkë, dhe të ndara, me përfaqësues të partive politike – në përpjekje të zgjidhjes së krizës. Por, nuk ka pasur ndonjë ndryshim.

Thirrje për formim të institucioneve të reja kanë bërë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Konstituimi i Kuvendit po dështon edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit iu kërkua deputetëve që ta bëjnë Kuvendin deri më 26 korrik.

/Kosovapress/

The post Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë – Sot, tjetër tentativë për konstituimin e Kuvendit

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 9 korrik, në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Ky është tentimi i 44-të që prej pesëmbëdhjetë prillit, kur ka nisur seanca konstituive.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit.

Deri më tani janë bërë 43 përpjekje, të pasuksesshme për konstituim. Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për të cilën Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun. Ata po kërkojnë votim të fshehtë, por kjo, dhe kandidatura e Haxhiut, po kundërshtohen nga partitë e tjera parlamentare.

Deri më tani, presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime bashkë, dhe të ndara, me përfaqësues të partive politike – në përpjekje të zgjidhjes së krizës. Por, nuk ka pasur ndonjë ndryshim.

Thirrje për formim të institucioneve të reja kanë bërë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Konstituimi i Kuvendit po dështon edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit iu kërkua deputetëve që ta bëjnë Kuvendin deri më 26 korrik.

/Kosovapress/

The post Kosovë – Sot, tjetër tentativë për konstituimin e Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 7 korrik/ATSH/ Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish.

Kjo ishte seanca e 43-të në të cilën kërkohet konstitumi, por pa një rezultat konkret. Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën e 9 korrikut në orën 11:00.

/a.f/

The post Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sërish pa zgjidhje/ Dështon për herë të 43-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 July 2025 at 11:36

Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare – përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Në votim të hapur, ata e kundërshtuan disa herë radhazi emërimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë pozitë.

Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara.

Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dolën në foltore për t’i bërë thirrje Vetëvendosjes që t’i japë fund, siç e quajtën ata, “cirkut politik” – gjë që shtyu kryesuesin e seancës të kërkojë ndërprerjen e fjalës së tyre./ REL

The post Sërish pa zgjidhje/ Dështon për herë të 43-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës appeared first on Sot News | Lajme.

Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

PRISHTINË, 5 korrik/ATSH/Arben Loshi ,sekretar i Kuvendit ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka vendosur që seanca konstituive të mbahet në orën 20:00.

Ky vendi është marrë pas një informate se në ndërtesën e Kuvendit ka një bombë.

Loshi bëri të ditur se njësiti i veçantë për antibombë po i kryejnë veprimet e tyre policore në hapësirën e kuvendit.

“Seanca konstituive e përcaktuar sot për në ora 11:00 pas alarmit për bombë i vazhdon punimet sot në ora 20:00 sipas njoftimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari…Policia, njësitet e veçanta antibombë është duke i bërë veprimet e saj policore. Ne mbetemi që të qëndrojmë jashtë ndërtesës së kuvendit, së paku 50 metra largësi sipas rekomandimeve kryesore. Njoftimin neve si administratë na ka dhënë polica për t’i liruar hapësirat. Ndërsa njoftimet e tjera i ka policia”, tha ai.

Ai tha se Policia ka njoftuar administratën për largim.

/Kosovapress/

The post Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë- Policia ndan detaje për kërcënimin me bombë në Kuvend

PRISHTINË, 5 korrik/ATSH/ Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar se sot në orët e paraditës është pranuar një informatë me mesazh për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Kelani tha se me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuar personat nga objektet.

Kelani bënë të ditur se Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paraditës, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuar personat nga objektet. Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt.”, tha Kelani për KosovaPress.

Deputetët u larguan nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës me rekomandimin e Policisë së Kosovës.

Sot pritej të mbahej seanca konstituive për herë të 42-të.

/Kosovapress/

The post Kosovë- Policia ndan detaje për kërcënimin me bombë në Kuvend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërcënimi me bombë në Kuvendi, nis kontrolli i objektit nga policia

PRISHTINË, 5 korrik/ATSH/ Pas kërcënimeve për bombë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, Policia na nis kontrollin e ndërtesës dhe veturave që gjenden në parkingun e këtij institucioni.

Aty po shihet një numër i madh i zyrtarëve policor, ndërkohë, ka ardhur edhe njësia K9, e qeneve të trajnuar për gjetjen e mjeteve eksplozive.

Ndërkohë, deputetët dhe mediat janë larguar nga ndërtesa dhe oborri i Kuvendit.

/kosovapress/

The post Kërcënimi me bombë në Kuvendi, nis kontrolli i objektit nga policia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LDK i drejtohet Kushtetueses, kërkojnë që Dehari t’i kthehet votimit të hapur

PRISHTINË, 4 korrik/ATSH/ Lidhja Demokratike e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së seancës konstituive të datës 29 qershor dhe seancave pasuese, pas aktgjykimit të Kushtetueses më 26 qershor.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e publikuar ka obliguar deputetët që të zgjedhin trupat e Kuvendit deri në datën 27 qershor, mirëpo nuk janë theksuar pasojat e një mosveprimi të tillë.

Mes tjerash, në aktgjykimin e Kushtetueses kërkohet nga partia e parë që në bashkëpunim dhe mirëbesim, të krijojë konsensus për zgjedhjen e të propozuarit të tyre për kryekuvendar. Ndërkaq, partitë parlamentare po shfaqin interpretime të ndryshme në lidhje me atë se a lejohet apo jo votimi i fshehtë i kryeparlamentarit.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, pasi dërgoi rastin në Gjykatën Kushtetuese, akuzoi kryesuesin e seancës konstituive, deputetin Avni Dehari, dhe LVV-në se s’po respektojnë vendimin e Kushtetueses.

Ai tha se në aktgjykimin e 26 qershorit, ndalohet votimi i fshehtë i kryekuvendarit, derisa kryesuesi dhe LVV-ja po insistojnë për një gjë të tillë.

Manaj kërkoi nga Kushtetuesja vendimmarrje të shpejtë për këtë rast.

Duke folur për deklarimin e sotëm të presidentes, Vjosa Osmani, e cila tha se votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit lejohet, por se duhet të ketë konsensus në mes të deputetëve për këtë procedurë të votimit, Manaj nuk u pajtua me një qëndrim të tillë.

Ai tha se Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar se votimi duhet të jetë i hapur dhe se kjo tani nuk është çështje e vullnetit politik, por çështje e përcaktuar në Kushtetutë dhe Rregullore të Kuvendit.

Manaj tha se s’ka kërkuar nga Kushtetuesja që të vendosë masë të përkohshme për seancën konstituive, derisa tha se kjo mbetet në diskrecionin e vet Kushtetueses.

Në lidhje me seancat konstituive pas aktgjykimit të Kushtetueses, të enjten edhe PDK-ja, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

/Kosovapress/

The post LDK i drejtohet Kushtetueses, kërkojnë që Dehari t’i kthehet votimit të hapur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuvendi dështon të konstituohet për herë të 41-të, PDK dhe LDK do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

PRISHTINË, 3 korrik/ATSH/ Për të 41-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet.

Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe udhëheqësi i saj, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, të shtunën, më 5 korrik.

Seanca e thirrur për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me hapat e tjerë të konstituimit nuk pati sukses, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Prej kohësh, partitë më të mëdha kanë kundërshtuar propozimin e Vetëvendosjes që Haxhiu, aktualisht ministre në detyrë e Drejtësisë, të zgjidhet në krye të Kuvendit.

Ato e kanë cilësuar Haxhiun si figurë jounifikuese dhe i kanë kërkuar Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, të propozojë një emër tjetër.

Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje ka refuzuar të bëjë një ndryshim, duke thënë se propozimi i emrit të kryetarit është e drejtë ekskluzive e fituesit të zgjedhjeve.

Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të funksionojë pa institucione të reja, ndërsa afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i riinterpretuar nga Gjykata Kushtetuese, po shkon drejt përfundimit.

PDK dhe LDK thonë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bëri të ditur se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Tri vazhdimet e fundit të seancës konstituive kanë qenë shkelje e qëllimshme dhe me vetëdije e kushtetutës nga ana e kryesuesit të seancës [Avni Dehari], me instruksione të partisë së tij dhe ne nuk mund të qëndrojmë duarkryq. Për këtë arsye, sot gjatë ditës do ta dorëzojmë rastin e ri në Gjykatë [Kushtetuese]”, theksoi Krasniqi.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, bëri të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Edhe aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese por edhe Kushtetuta janë duke u shkelur në seancat e fundit”, theksoi deputeti i LDK-së, Alban Zogaj.

Një grup pjesëtarësh të organizatave të shoqërisë civile protestuan para Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste për ngërçin politik.

Avokati Arianit Koci, që ka disa javë që proteston para Kuvendit, në shenjë protestë me vete kishte sjellë edhe gomarë me të cilët tha se po simbolizon kokëfortësinë që sipas tij, po e tregojnë deputetët.

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar disa takime me liderët politikë për të gjetur një zgjidhje, por përpjekjet e saj ende nuk kanë prodhuar një marrëveshje për zhbllokimin e procesit.

Rezultat nuk dha as takimi i 28 qershorit mes liderëve politikë, i thirrur nga kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Njohësit e çështjeve juridike tërheqin vërejtjen se, nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit të përcaktuar, mund të hapet rruga për një krizë edhe më të thellë kushtetuese dhe politike. /rel/

The post Kuvendi dështon të konstituohet për herë të 41-të, PDK dhe LDK do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Takimi me Osmanin për konstituimin e Parlamentit, Kurti: Ka pak shpresë

By: Ardit
2 July 2025 at 22:26

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me Presidenten Vjosa Osmani ka qenë i hapur dhe fokusuar në krizën politike që po mban vendin të bllokuar që nga 19 prilli. Kurti gjithashtu ka njoftuar se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka bërë lëvizje konkrete drejt zgjidhjes, duke përmendur takimet e Glauk Konjufcës dhe […]

The post Takimi me Osmanin për konstituimin e Parlamentit, Kurti: Ka pak shpresë appeared first on BoldNews.al.

Kriza politike, Osmani takohet me krerët e partive: Moskonstituimi i institucioneve dëmton Kosovën

By: Ardit
2 July 2025 at 19:42

Teksa prej muajsh është në krizë politike, për shkak të mos konstituimin e Kuvendit, Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me drejtuesit e forcave politike. Osmani u takua me kryeministrin në detyrë dhe kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir […]

The post Kriza politike, Osmani takohet me krerët e partive: Moskonstituimi i institucioneve dëmton Kosovën appeared first on BoldNews.al.

Dyzet dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 1 korrik/ATSH/ Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të 40-tën herë me radhë, të martën, që ta konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Më 1 korrik u shënua hera e tretë që deputetët nuk arritën kurrfarë progresi në konstitutimin e Kuvendit që nga shpallja e një aktgjykimi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila më 26 qershor obligoi deputetët që brenda 30 ditësh të konstituojnë Kuvendin – afat që skadon më 26 korrik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate, si dhe Lista Serbe, që nga 1 maji po refuzojnë që të propozojnë anëtarë për një komision që do të mbikëqyrte një votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri.

Këto parti thonë se ndryshimi i votimit nga i hapur në të fshehtë është jokushtetues, dhe kanë argumentuar se kështu është thënë edhe në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.

Të martën, në vend që të propozonin anëtarin për komisionin, PDK-ja dhe LDK-ja kërkuan nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, që të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, përfaqësues të këtyre partive nuk u lejuan të flasin më gjatë, pasi Dehari kërkoi nga regjia që t’u ndalet mikrofoni.

Partia e Deharit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), këmbëngul se votimi i fshehtë lejohet.

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ftoi në takim krerët e partive politike. Por, edhe pas dy orësh takim, ata nuk arritën një marrëveshje për të dalë nga ngërçi.

Kurti tha se ka ofruar kompromise, por partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë thanë se takimi i ftuar nga ai ishte “farsë”, duke shtuar se kreu i partisë fituese të zgjedhjeve po insiston në pozicionet paraprake.

Për të ofruar një zgjidhje të mundshme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 30 qershor tha se në ditët në vijim do të ftojë krerët e partive politike për konsultime lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Osmani u ka bërë thirrje deputetëve që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse paraqitet nevoja, presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

LVV-ja, si parti fituese, e ka të drejtën ekskluzive që të propozojë kandidatin për kryeparlamentar.

Deri më tani, ky subjekt ka propozuar për këtë post Albulena Haxhiun – që PDK-ja dhe AAK-ja e kanë cilësuar si figurë përçarëse.

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Haxhiu ka deklaruar se do të tërhiqet nga kandidatura, nëse në votim të fshehtë nuk merr 61 votat e nevojshme.

Që Kuvendi të konsiderohet i konstituuar, duhet që të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët.

Vetëm pas kësaj, nisin afatet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. /rel/

The post Dyzet dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngërçi në Kuvend, komandanti i KFOR-it: Siguria ndikohet edhe nga situata politike

PRISHTINË, 30 qershor/ATSH/ Për të 39-tën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta konstituojnë legjislaturën e re. Ngërçi është thelluar që nga 1 maji, kur kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, propozoi që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të bëhej përmes një votimi të fshehtë. Si kundërpërgjigje, partitë opozitare – PDK, LDK, AAK-Nisma – si dhe Lista Serbe, kanë refuzuar të propozojnë anëtarë për komisionin që do të mbikëqyrte votimin, duke e zgjatur kështu krizën institucionale.

Këtë situatë e ka komentuar edhe komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Enrico Barduani, në një intervistë për emisionin FIVE në Dukagjini.

Edhe pse theksoi se mandati i tij është kryesisht ushtarak dhe KFOR-i nuk ndërhyn në çështje politike të brendshme, Barduani nënvizoi se “mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike”.

Sipas tij, edhe pse aktualisht nuk ka një ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme nga ky bllokim politik, ngërçi institucional është një zhvillim që ndiqet me kujdes nga misioni i NATO-s në Kosovë.

“Pikë së pari më lejoni të nënvizojë se si komandant i KFOR-it interesi im dhe detyrat e mia janë kryesisht dhe në përgjithësi ushtarake.

Megjithatë nuk mund të mos e nënvizojë se mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike. Ne nuk ndërhyjmë në politikën e brendshme të Kosovës por në të njëjtën kohë jemi duke i ndjekur zhvillimet politike në Kosovë duke përfshirë edhe zgjedhjet për parlament që janë mbajtur në shkurt. Edhe pse nuk kemi pa ndonjë ndikim të drejtpërdrejt në ngërçin politik aktual në situatën e sigurisë, ne inkurajojmë të gjitha palët që të gjejnë një mënyrë të ecin përpara që është në të mirën e të gjitha palëve që po jetojnë në Kosovë”, ka thënë Barduani.

/Kosovapress/

The post Ngërçi në Kuvend, komandanti i KFOR-it: Siguria ndikohet edhe nga situata politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë – Sot, vazhdimi i 39 i seancës konstituive

PRISHTINË, 29 qershor /ATSH/ Deputetët e zgjedhur do të ulen për herë të tridhjetë e nëntë në seancën konstituive të legjislaturës së nëntë sot nga ora njëmbëdhjetë, raporton KosovaPress.

Vazhdimi i radhës vjen pas takimit të djeshëm të liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend, i cili takim nuk prodhoi asgjë konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshje të mundshme për daljen e vendit nga ngërçi i krijuar politik për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk i kanë votat për Albulena Haxhiun kryetare e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa akuzuan Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se po keqinterpretojnë aktgjykimin e fundit të Kushtetueses mbi konstituimin e Kuvendit, duke këmbëngulur në formimin e komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se do të ketë shkelje kushtetuese nëse do të shkohet sërish me formatin e deritanishëm të seancës për propozimin dhe hedhjen në votim të komisionit për votim të fshehtë.

Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se mos respektimi i aktvendimit të Kushtetueses mbi daljen e vendit nga kriza politike është hapi i parë i përmbytjes së rendit kushtetues dhe se fajtor për këtë është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i kësaj të fundit tha se PDK-ja dhe LDK-ja e kanë “keq lexuar” aktgjykimin e Kushtetueses dhe nëse nuk votohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit me votim të fshehtë ajo do të tërhiqet nga kandidatura.

Kujtojmë, Kushtetuesja ditën e enjte ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

/Kosovapress/

The post Kosovë – Sot, vazhdimi i 39 i seancës konstituive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Albin Kurti dështon sërish/ Nuk gjen kompromis me opozitën për konstituimin e Kuvendit

28 June 2025 at 23:40

KOSOVË- Kriza politike në Kosovë vazhdon! Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk bën asnjë hap pas, duke e lënë vendin në një ngërç që zgjat prej muajsh.

Edhe pse thirri një takim me partitë e tjera të Kosovës, Albin Kurti u ka lënë atyre të qartë se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e tij.

I vetmi kompromis që Kurti bën publikisht, është të ndryshojë kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, nëse ajo nuk i merr 61 vota me votim të fshehtë.

“Kam ofruar dy opsione kompromisi. I pari është që në rast të votimit të fshehtë, nëse kandidatja Haxhiu s’i merr 61 vota, tërhiqet nga kandidatura. E respektoj edhe pse është vendim i saj personal. Në votim të fshehtë, ajo votohet vetëm një herë. Ne kemi lëvizur. Kjo s’duket që u ka bërë përshtypje”, theksoi ai.

Madje Kurti kujton se Vetëvendosja e tij, është e vetmja parti ne bote, me e madhe se te gjitha partitë e opozitës, por gazetarja nxiton ta korrigjojë.

Mirëpo kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e beri të qartë se është Kurti ai që po e bllokon procesin.

“I gjithë ky takim ishte një farsë publike. Qëndrimet e deputetit Kurti ka qenë pak a shumë janë të njëjta dhe nuk as respektonin dhe interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses. Për LDK-në është evidente që përgjegjësia për shumicën e krijimit i takon zotit Kurti me paragrafin 130 të aktvendimit të Kushtetueses. Kurti pranoi se nuk ka shumicë, por kërkoi kushtëzime, që të votohet fshehtë ose të rrëzohet votimi i fshehtë duke u votuar zonja Haxhiu sërish”, tha ai.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi se është mentaliteti imponues i Albin Kurtit, ajo çka po e bllokon procesin.

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj tha se kriza politike mund te zgjidhet vetëm me marrëveshje, teksa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se është pikërisht Kurti, ai qe nuk do konsensus politik./abcnews.al

Kushtetuesja në Kosovë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh

PRISHTINË, 26 qershor/ATSH/ Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët janë të obliguar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Seanca konstituive, e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, ka nisur më 15 prill dhe deri më tani janë zhvilluar 37 vazhdime të saj – por, deputetët nuk kanë arritur të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët.

Në vendim, Kushtetuesja tha se seanca konstituive e nisur më 15 prill konsiderohet e papërfunduar për shkak se ende nuk janë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët.

Sipas Kushtetueses, në bazë të nenit 66 të Kushtetutës (Zgjedhja dhe Mandati), kjo seancë është dashur të përmbyllet brenda 30 ditëve nga shpallja zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve.

Më 27 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

“Gjykata theksoi se seanca konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues dhe si i tillë realizohet vetëm pas përmbushjes së të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve”, u tha në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Çfarë thuhet në aktgjykim?

Në aktgjykim, Kushtetuesja tha se mandati i deputetit dhe ai i Kuvendit është i ndërlidhur dhe përfaqësimi i popullit nga deputetët nuk mund të jetësohet pa konstituimin e Kuvendit.

Për konstituimin e Kuvendit, në aktgjykim u tha se të gjithë deputetët duhet të votojnë.

“Zgjedhja e kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit është parakusht që Kuvendi të fillojë të funksionojë dhe kjo kërkon nga të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të votojnë për konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që ky i fundit të fillojë sa më shpejtë të funksionojë si organ ligjvënës, vendimmarrës”, u tha në vendim.

Gjykata kujtoi se partia fituese, në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje, e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryeparlamentar. Megjithatë, Kushtetuesja tha se kjo e drejtë njëkohësisht është detyrim për grupin më të madh parlamentar për “bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare për të gjetur konsensusin apo kompromisin e nevojshëm”.

“Kjo e drejtë në asnjë mënyrë nuk mund të rezultojë në bllokimin e konstituimit të Kuvendit”, u tha në aktgjykim, ku u shtua se ky detyrim “vlen edhe për grupet tjera parlamentare të cilat në frymën e bashkëpunimit dhe konsultimeve konstruktive propozojnë kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit”.

Gjykata Kushtetuese tha se është detyrë dhe e drejtë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët të Kuvendit.

Lënda u dërgua në Kushtetuese nga deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe disa deputetë të tjerë që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

Kërkesa e tyre kishte të bënte me vlerësimin e kushtetutshmërisë lidhur me ndryshimin e votimit nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nga i hapur në të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Por, Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë. /rel/

The post Kushtetuesja në Kosovë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë, tentativa numër 37 sot në Kuvend

PRISHTINË, 25 qershor/ATSH/ Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës do të mbahet sot nga ora dhjetë (10:00).

Tridhjetegjashtë vazhdimet e deritanishme kanë dështuar për formimin e legjislaturës së nëntë të dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime ka dështuar të kalojë provimin dhe në mungesë të kësaj Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për votim të fshehtë, për të cilën gjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.

/Kosovapress/

The post Kosovë, tentativa numër 37 sot në Kuvend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dështim pas dështimi, s’ka konstituim të Kuvendit as në seancën e sotme

PRISHTINË, 23 qershor /ATSH/ Për të tridhjetë e gjashtën herë me radhë ka dështuar të konstituohet legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës.

Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 25 qershor në orën 11:00.

Mirëpo paraprakisht, kryesuesi i seancës, Avni Dehari uroi komunitetin egjiptian, në kuadër të shënimit të Ditës Memoriale të komunitetit egjiptian, më 24 qershor.

Prezentë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës ishin 99 deputetë, mirëpo vetëm 53 deputetë votuan për votim të Komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit.

“53 deputetë kanë votuar për, kundër një, asnjë abstenim. Për sot s’ka kuorum. Takohemi sërish me 25 qershor në ora 11:00”, tha kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Konstituimi i Kuvendit në mbi njëzet seanca radhazi nuk ka arritur të ketë kuorum për votimin e komisionit për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit.
Në anën tjetër, në gjashtë tentimet e para përmes votimit të hapur, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm./KosovaPress/

/Kosovapress/

The post Dështim pas dështimi, s’ka konstituim të Kuvendit as në seancën e sotme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌