Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Akuzohet për fshehje pasurie, shtyhet seanca për Asllan Dogjanin, ja data kur do të jetë e rradhës

11 July 2025 at 11:21

Dogjani ka kërkuar të paraqesë prova të reja. Në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore për demokratin Asllan Dogjanin është shtyrë për në datën 23 korrik.

Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë” lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik. Por, sipas SPAK, Dogjani e bleu apartamentin rreth 126 mijë euro, vlerë të cilën e pagoi cash.

Deputeti demokrat është shprehur më herët se kallëzimi ndaj tij është bërë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan ‘zaptues’ pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.

 

The post Akuzohet për fshehje pasurie, shtyhet seanca për Asllan Dogjanin, ja data kur do të jetë e rradhës appeared first on Sot News | Lajme.

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 7 korrik/ATSH/ Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish.

Kjo ishte seanca e 43-të në të cilën kërkohet konstitumi, por pa një rezultat konkret. Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën e 9 korrikut në orën 11:00.

/a.f/

The post Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

PRISHTINË, 5 korrik/ATSH/Arben Loshi ,sekretar i Kuvendit ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka vendosur që seanca konstituive të mbahet në orën 20:00.

Ky vendi është marrë pas një informate se në ndërtesën e Kuvendit ka një bombë.

Loshi bëri të ditur se njësiti i veçantë për antibombë po i kryejnë veprimet e tyre policore në hapësirën e kuvendit.

“Seanca konstituive e përcaktuar sot për në ora 11:00 pas alarmit për bombë i vazhdon punimet sot në ora 20:00 sipas njoftimit të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari…Policia, njësitet e veçanta antibombë është duke i bërë veprimet e saj policore. Ne mbetemi që të qëndrojmë jashtë ndërtesës së kuvendit, së paku 50 metra largësi sipas rekomandimeve kryesore. Njoftimin neve si administratë na ka dhënë polica për t’i liruar hapësirat. Ndërsa njoftimet e tjera i ka policia”, tha ai.

Ai tha se Policia ka njoftuar administratën për largim.

/Kosovapress/

The post Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Seanca e fundit e Kuvendit/ Miratohen pa opozitën ndryshimet në buxhet

By: user 8
3 July 2025 at 19:52

Në seancën e fundit e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë është miratuar akti normative për buxhetin e vitit 2025.

Deputetët kanë votuar projektligjet, kryesisht ata të mazhorancës, ndërsa deputetët e opozitës kanë braktisur seancën plenare.

Akti normativ për ndryshime dhe shtesa në buxhet për vitin 2025 është miratuar me 71 vota pro.

Gjithashtu, u votua nga mazhoranca edhe projektligji për strategjinë kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit. Projektligji për strategjinë kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit lidhet me masat konkrete ligjore dhe institucionale për të adresuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja keqdashëse.

Projektligji synon që edhe proceset zgjedhore, edhe demokracia, të mos cenohen nga vende të jashtme keqdashëse.

The post Seanca e fundit e Kuvendit/ Miratohen pa opozitën ndryshimet në buxhet appeared first on Lapsi.al.

PDK çon kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e tri çështjeve në seancën konstituive

PRISHTINË, 3 korrik/ATSH/ Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën zyrtare për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të ndërmarra gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më njëzet e nëntë (29) qershor dhe vazhdimeve të saj më një (1) dhe tre (3) korrik dymijë e njëzet e pesë (2025).

Kjo kërkesë, e paraqitur në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, konteston: Kërkesën për propozime për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë; Hedhjen në votim të këtij Komisioni; Vetë votimin e Komisionit; Ndërprerjen arbitrare të seancës pas mosmiratimit të Komisionit.

“Të gjitha këto veprime janë ndërmarrë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka krijuar një gjendje të re juridike dhe ka përcaktuar qartë rrjedhën kushtetuese që duhet ndjekur për konstituimin e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Në kërkesën e dorëzuar, PDK ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që: Të shpallë antikushtetues vendimin për votimin e Komisionit për Votim të Fshehtë; Të shpallë antikushtetues vendimin për ndërprerjen e seancës konstituive; Të urdhërojë Kuvendin që ta vazhdojë seancën konstituive deri në përfundimin e saj me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, përmes votimit të hapur dhe transparent, ashtu siç e kërkon Kushtetuta dhe praktika parlamentare.

“Ky hap është thelbësor për të ndalur tendencën për përmbysje të rendit demokratik dhe për të garantuar që asnjë shumicë e përkohshme parlamentare të mos e vë veten mbi Kushtetutën. Partia Demokratike e Kosovës mbetet e vendosur në mbrojtje të ligjshmërisë, demokracisë dhe rendit kushtetues në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovë (LDK), ka paralajmëruar sot se do ta dërgojë lëndën në Kushtetuese lidhur me procesin e vazhdimit të seancës konstituive.

/Kosovapress/

The post PDK çon kërkesë në Kushtetuese për vlerësimin e tri çështjeve në seancën konstituive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Seancë parlamentare, opozita kërkon debat për zjarrin në inceneratorin e Elbasanit

By: user 11
3 July 2025 at 11:09

Në seancën e sotme plenare, deputetët demokratë kanë sjellë problematikën e shkaktuar nga zjarri katastrofik në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan.

Deputetja Jorida Tabaku kërkoi që si Kuvendi, si Ministri i Financave dhe instancat e përfshira, të mbajnë përgjegjësi në lidhje me inceneratorët që nuk funksionojnë edhe pse vijojnë të paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Kam drejtuar dhe një komision hetimor, në emër të grupit të PD kemi kërkesë për një debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan. E kemi nisur këtë diskutim në 2017, sot ndodhemi para faktit që asnjë nga inceneratorët nuk punon. Ministri i Financave duhet të japë llogari për pagesat e inceneratorëve. Skandal mjedisor që agravohet, nëse nuk diskutojmë për këtë, për çfarë do diskutojmë?”, tha Tabaku.

Edhe deputeti demokrat, Qani Xhafa foli në Kuvend për zjarrin në landfillin e Elbasanit, ku sipas tij zjarri ka qenë i qëllimshëm për të zhdukur provat. Ai u ndal edhe te takimi i kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Cërrik, të cilin e quajti një teatër.

“I është vënë zjarri fushës së mbetjeve pranë landifillit, një ditë pasi prokuroria e Elbasanit thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë Elbasan dhe punonjës të inceneratorit, për zhdukjen e provave aty është vënë zjarri. Është i qëllimshëm. E kam paralajmëruar më herët që në Elbasan do kemi katastrofë të rëndë mjedisore. Teatri që bëri dje kryeministri, të ndalonte te inceneratori dhe t’i kërkonte falje banorëve të Elbasanit për ata katastrofë që ka krijuar. Ajo fushë të bllokohet dhe të gjendet vend i përshtatshëm për mbetjet urbane”, tha Xhafa.

The post Seancë parlamentare, opozita kërkon debat për zjarrin në inceneratorin e Elbasanit appeared first on Lapsi.al.

Seancë plenare në Kosovë, tentativa e 41-të për konstituimin e Kuvendit

By: user 11
3 July 2025 at 09:58

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot për herë të 41-të në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së re, proces i cili prej 15 prillit vazhdon të dështojë për shkak të përplasjeve ndërmjet partive politike për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit.

Megjithë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të dhënë javën e kaluar, që i obligon deputetët ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve – afat që përfundon më 26 korrik – partitë politike vijojnë të kenë qëndrime të kundërta lidhur me interpretimin e këtij aktgjykimi.

Lëvizja Vetëvendosje insiston në votim të mbyllur, duke e konsideruar këtë të lejuar nga Kushtetuesja, ndërsa PDK, LDK dhe AAK këmbëngulin se aktgjykimi kërkon votim të hapur dhe nuk lejon ndryshime të rendit të ditës apo mënyrës së votimit gjatë procesit.

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime me liderët e partive të mëdha dhe pritet të vazhdojë sot me përfaqësues të partive më të vogla, duke u kërkuar që “në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit” të arrihet një marrëveshje brenda afatit kushtetues.

The post Seancë plenare në Kosovë, tentativa e 41-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Lapsi.al.

Kuvendi shqyrton sot raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë.

Në rend të ditës është miratimi i raportit vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) për vitin 2024.

Në këtë raport thuhet se, Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian vazhdon të mbetet organi më lartë këshillimor kombëtar për diskutimin e çështjeve të integrimit evropian, por dhe njëkohësisht një platformë mbarëkombëtare dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë grupet e interesit.

Sa i përket vitit 2025, KKIE do të përqendrojë veprimtarinë në disa drejtime kryesore si nxitja e bashkëpunimit midis forcave politike, institucioneve shtetërore dhe të pavarura, shoqërisë civile dhe grupeve të tjera të interesit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në fokus vijon monitorimi i zbatimit të detyrimeve, gjatë procesit të negociatave me Bashkimin Evropian, monitorimi i zbatimit të rekomandimeve të raportit të Komisionit Evropian 2024 dhe nënkomiteteve BE-Shqipëri.

Po ashtu, KKIE ka në fokus rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e kapaciteteve të të gjithë grupeve të interesit në lidhje me procesin e integrimit, informimin korrekt të publikut mbi monitorimin e detyrimeve për anëtarësim.

Kuvendi gjithashtu pritet të miratojë aktin normativ të ndryshimeve ne buxhetin e vitit 2025.

Në rend të ditës është edhe projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e vendimit nr.2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike””.

Në rend të ditës në seancën e sotme është edhe projektligji “Për rezervat materiale të shtetit”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për markat tregtare”.

Në rend të ditës është edhe projektligji “Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë”.

Gjithashtu në seancën e sotme do të diskutohet edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë””, i ndryshuar.

Kuvendi pritet të diskutojë edhe projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”.

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë në seancën e sotme edhe projektligjin “Për ligjin për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993 “Për investimet e huaja”, i ndryshuar.

/gj.m/j.p/

The post Kuvendi shqyrton sot raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Plumbi i artë”/ Shtyhet seanca, avokatët braktisin sallën, për çfarë u debatua

1 July 2025 at 13:59

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”. Burime bëjnë me dije se shkak për shtyrjen e gjyqit, ku një nga të pandehurit kryesorë është Altin Ndoci, u bënë avokatët, të cilët braktisën sallën e gjyqit.

Mësohet se salla u braktis nga avokatja Elda Zotaj, mbrojtëse e të pandehurit Altin Ndoci.

Zotaj u largua nga salla pasi bëri kërkesë për përjashtimin nga procesi të kryesueses Engjëllushe Tahiraj, më pretendimin se është treguar e paanshme në gjykim dhe intimiduese ndaj avokatëve.

Më herët, në seancën qe zgjati 2 ore dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për t’ju vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të penduarit Endrit Alibej, si edhe procesverbalet e deklarimeve të dhëna nga Alibej në vitin 2022, para së të nënshkruante marrëveshje bashkëpunimi me SPAK.

Seanca e kaluar e këtij procesi u ndërpre pas largimit demonstrativ nga salla të 4 avokatëve, që më pas u gjobitën.

The post “Plumbi i artë”/ Shtyhet seanca, avokatët braktisin sallën, për çfarë u debatua appeared first on Sot News | Lajme.

Kërkon zëvendësim të masës/ Meta i pranishëm në GJKKO, Lala zbulon detaje: Kundërshtime me tone të ashpëra ndaj…

26 June 2025 at 13:44

Kreu i Parisë së Lirisë ilir Meta ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku po merr pjesë në seancë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Meta momentalisht po kundërshton me tone të ashpra të gjitha pretendimet e prokurorëve të posaçëm.

Sot po mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë. Në seancën e mëparshme, prokuroria paraqiti një material prej 31 faqesh, duke argumentuar se disponon fakte dhe prova që mbështesin qëndrimin e saj për vijimin e masës “arrest me burg”.

Por kjo është kundërshtuar nga mbrojtja, e cila e konsideron këtë dokument të papërshtatshëm për të justifikuar qëndrimin e Metës në burg. Që nga tetori i vitit të kaluar, meta ndpodhet në qeli, ndërsa përballet me akuzat për pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

The post Kërkon zëvendësim të masës/ Meta i pranishëm në GJKKO, Lala zbulon detaje: Kundërshtime me tone të ashpëra ndaj… appeared first on Sot News | Lajme.

Sot seanca plenare, ja projektligjet që janë pjesë e axhendës së sotme

By: user7
26 June 2025 at 08:58

Ditën e sotme në orën 10:00, pritet të nisë seanca plenare në Kuvend. Në rend të ditës do të jenë projektligjet për ndryshimet në ligjin e sportit, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, si dhe ndryshimet për strukturën dhe klasifikimin e pagave të personelit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në seancën e 16 qershorit, nuk munguan debatet në sallë. Seanca u mbyll pas më shumë se tre orësh debate. Në përfundim të seancë u miratua me 72 vota pro dhe një kundër projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Opozita nuk ishte e pranishme në mbyllje të seancës dhe i vetmi deputet që ishte, demokrati Dashnor Sula, votoi kundër.

Pjesë nga rendi i ditës:

1. Projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
2. Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”.
3. Projektligji “Për shëndetin e bimëve”.
4. Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”.
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017 “Për sportin”, i ndryshuar.
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të huajt”.
7. Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”.
8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”.
9. Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”.
10. Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”.

The post Sot seanca plenare, ja projektligjet që janë pjesë e axhendës së sotme appeared first on Lapsi.al.

Kuvendi në seancë plenare, pritet diskutimi i disa projektligjeve

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës, pritet të diskutohen disa projektligje, si ai për “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, të miratuar nga qeveria me propozim të Ministrisë së Brendshme.

Po ashtu gjatë seancës plenare pritet të diskutohen dhe të hidhen për votim edhe disa pr/ligje të tjera:

Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”.

Projektligji “Për shëndetin e bimëve”.

Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”.

Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit””.

Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”.

Po ashtu, gjatë seancë plenare pritet të diskutohet edhe projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”.

/gj.m//r.e/

The post Kuvendi në seancë plenare, pritet diskutimi i disa projektligjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen SASPAC, shkak mungesa e avoktatit të ish-ministrit Beqja

19 June 2025 at 15:11

Seanca paraprake për çështjen SASPAC në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish. Mësohet se shkak i shtyrjes ka qenë mungesa e avokatit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Avokati Ermal Yzeiraj ka paraqitur raport mjekësor, me argumentin se deri në datë 20 qershor ndodhet në regjim shtrati, për shkak të një problemi shëndetësor. Seanca e radhës u caktua në datën 1 korrik.

Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

The post Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen SASPAC, shkak mungesa e avoktatit të ish-ministrit Beqja appeared first on Sot News | Lajme.

Kërkoi revokimin e masës së sigurisë, Gjykata shtyn seancën për Malltezin, ja kur do të mbahet e rradhës

19 June 2025 at 11:55

Gjykata ka vendosur të shtyjë për në datën 30 qershor shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtepie” që është caktuar ndaj tij në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Malltezi ndodhet nën hetim për çështjen e privatizimi të ish kompleksit “Partizani”, për të cilat SPAK ka ndërmarrë hetime të zgjeruara ndaj disa individëve të përfshirë në skema të dyshuara favorizimi dhe shpërdorimi detyre.

Po në të njëjtën datë është caktuar edhe seanca e parë në themel për dosjen e “Partizani”, ku të pandehur për korrupsion janë Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Sali Berisha si dhe tre biznesmenë të tjerë.

The post Kërkoi revokimin e masës së sigurisë, Gjykata shtyn seancën për Malltezin, ja kur do të mbahet e rradhës appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja ‘ARRSH’ / Seanca e parë në GJKKO dështon për mungesë avokatësh, ja kur do të mbahet seanca tjetër

19 June 2025 at 11:32

Dështon seanca e parë paraprake e dosjes “ARRSH” në GJKKO, në ngarkim të grupit prej 22 personash, të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për një skemë korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi parash në tendera publikë.

Mungesa e tre mbrojtësve ligjorë u bë shkak për shtyrjen e seancën në datë 3 korrik. Mes grupit të të pandehurve janë ish-drejtori i arrestuar i ARRSH, Evis Berberi dhe zyrtarë të tjerë të institucionit dhe sipërmarrjeve private.

Hetimet për grupin e “ARRSH” u mbyllën pak ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, teksa çështja po shqyrtohet në GJKKO nga gjyqtari Bib Ndreca.

Të akuzuar në këtë çështe janë:

Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, Valter Begaj, Ervis Lami, Brunilda Buli, Gentjan Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Ajda Strazimiri, Gëzim Noni, Shkëlqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa.

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe dy shoqëri, “Net Group” dhe “DAAM”.

The post Dosja ‘ARRSH’ / Seanca e parë në GJKKO dështon për mungesë avokatësh, ja kur do të mbahet seanca tjetër appeared first on Sot News | Lajme.

Seanca për Ervin Salianjin/ ‘I dënuari politik’, kërkon lirinë me kusht

17 June 2025 at 09:32

Salianji ndodhet i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg. Salianji e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit. Seanca për Salianjin do të zhvillohet sot në orën 13:00, ndërsa ish-deputeti kërkon lirinë me argumentin se ka ezauruar 2/3 e dënimit.

Në muajin mars, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin kundër dënimit me 1 vit burg. Edhe në Tetor të vitit të kaluar, ai kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg, por iu refuzua.

Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Por, nga hetimet e rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar, dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e tëra e simuluar për të ngarkuar vëllain e ish-ministrit.

The post Seanca për Ervin Salianjin/ ‘I dënuari politik’, kërkon lirinë me kusht appeared first on Sot News | Lajme.

Seancë në Kuvend, diskutohet projektligji për performancën energjetike të ndërtesave

By: user 11
16 June 2025 at 07:48

Mbahet këtë të hënë seanca plenare në Kuvend. Ajo pritet të nisë në orën 13:00 dhe në fokus të diskutimeve do të jetë projektligji për performancën energjitike të ndërtesave.

Seanca e javës që shkoi u anullua për shkak të mungesës së kryeparlamentares Elisa Spiropali, e cila ndodhej në Samitin e Europës Juglindore në Ukrainë. Shtyrja e seancës u bë shkak për debat në Konferencën e Kryetarëve.

The post Seancë në Kuvend, diskutohet projektligji për performancën energjetike të ndërtesave appeared first on Lapsi.al.

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të japë sqarime në Apel, ja kur do të mbahet seanca e rradhës

13 June 2025 at 09:43

Dritan Rexhepi refuzoi të japë sqarime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në procesin që po mbahet ndaj Festim Bexhdilin. Nga ana tjetër gjykata rrëzoi një kërkesë të avokatit Ilir Murati për thirrjen e një eksperti për këqyrjen e kamerave të sigurisë. Seanca u shty për në datën 26 qershor ora 10:00.

Dritan Rexhepi u ekstradua nga Turqia në Shqipëri më 8 janar të këtij viti. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai në bashkëpunim me Gentian Doçin kanë urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës pas dyshimeve se vëllai i këtij të fundit në 2019-ën i kishte vjedhur në Angli një konteiner me lëndë narkotike në pronësi të tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditën e 17 janarit 2020 në Kamëz. Sipas pamjeve filmike, Jan Prenga u dërgua me një “Rang Rover” të bardhë në garazhin e në resorti në Shijak, aty ku dyshohet se ka humbur jetën. Më pas trupi i tij u zhduk për të mos u gjetur as sot e kësaj dite. 45-vjeçari akuzohet edhe për përfshirjen në trafikun e drogës, më herët para togave të zeza ai ka deklaruar se në fund të vitit 2019 ka qenë në burg në Ekuador, ku po vuante dënimin për trafik droge.

The post Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të japë sqarime në Apel, ja kur do të mbahet seanca e rradhës appeared first on Sot News | Lajme.

Akuzohet për pengim të drejtësisë, mbahet seanca për imam Ahmed Kalanë

11 June 2025 at 12:50

Është mbajtur këtë të mërkurë në Gjykatë e Tiranës seanca për dosjen penale ku përfshihen imam Ahmed Kalaja dhe persona të tjerë të hetuar në lidhje me ngjarjen e vitit 2022, ku u shpërndanë materiale me përmbajtje nxitëse ndërfetare.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi të veçojë çështjen ndaj Kalasë, i cili akuzohet për “pengim të zbardhjes së së vërtetës”, pasi dyshohet se ka refuzuar të dorëzojë pamje filmike të rëndësishme për hetimin. Ndaj tij çështja do të ndiqet veçmas në një proces të pavarur.

Ndërkohë, të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë hetim janë kaluar për gjykim. Vetë Kalaja nuk ishte i pranishëm në seancë, po u përfaqësua nga avokati i tij Roland Islami.

The post Akuzohet për pengim të drejtësisë, mbahet seanca për imam Ahmed Kalanë appeared first on Sot News | Lajme.

Kosovë/ Dështon për herë të 30-të konstituimi i Kuvendit, ja kur do të mbahet seanca e radhës

11 June 2025 at 11:48

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja. Sikur edhe në vazhdimet e kaluara të seancës konstituive – e cila nisi më 15 prill – deputetët u mblodhën shkurtimisht të mërkurën dhe nuk gjetën zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit.

Kjo ishte hera e 30-të që ata mblidhen dhe dështojnë, dhe do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të premten e 13 qershorit. Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Disa ditë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e përsëriti thirrjen e tij për partitë e tjera parlamentare për themelimin e një qeverie të unitetit.

“Vazhdoj të besoj se mund të ulemi, të flasim dhe të pajtohemi për një zgjidhje të përbashkët. Kjo krizë mund të na shërbejë si mundësi”, shkroi Abdixhiku të dielën në Facebook.

Ai paralajmëroi se do ta bëjë të ditur gjatë kësaj jave një agjendë 15 pikëshe, “një platformë konkrete bashkëpunimi për Qeverinë e Unitetit, të cilën do t’ua ofroj të gjitha partive politike, pa përjashtim”. Por, Albulena Haxhiu nga LVV, tha të hënën se për këtë parti qeveria e tranzicionit është e papranueshme.

“Kryeministri Kurti është lideri më i votuar ndonjëherë dhe LVV është sot subjekti i parë me më së shumti vota në vend. Prandaj, propozimet e tilla janë tendencë për të minimizuar vullnetin e popullit, për ta shkelur atë, dhe natyrisht nuk e kanë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Ata thonë ‘qeveri e tranzicionit’, por qeverinë e tranzicionit e kemi për momentin”, tha Haxhiu.

Kjo është hera e 22-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur. Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse.

Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë. Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”. Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re. Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë përmendur së fundmi mundësinë që zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare të mbahen njëkohësisht me ato lokale të rregullta, të cilat pritet të shpallen në muajin tetor, si mundësi për zhbllokim të situatës. Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqiti e para këtë ide në një takim që ka zhvilluar Osmani javën e kaluar me figura të subjekteve politike në Kosovë, për të diskutuar datën e zgjedhjeve lokale.

Megjithatë, Abelard Tahiri, nga Partia Demokratike e Kosovës, tha javën e kaluar se beson që zgjedhjet duhet të mbahen ndaras. Sipas tij, nëse duhet të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, kjo duhet të ndodhë më herët, e jo në tetor kur mbahen zgjedhjet e rregullta lokale. Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha javën e kaluar se “mund të ndodhë që të vijmë në një situatë ku zgjedhjet e reja do të jenë zgjidhje”, edhe pse do të ishte “shumë e komplikuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i organizojë ato së bashku (me lokalet)”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur më 5 qershor se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike. Edhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it [Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë] si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës./ REL

The post Kosovë/ Dështon për herë të 30-të konstituimi i Kuvendit, ja kur do të mbahet seanca e radhës appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌