Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Malaj: Reforma territoriale trefishoi buxhetin vendor

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Ministri i Financave bëri të ditur sot se buxheti vendor është rritur ndjeshëm pas fillimit të reformës territoriale në vitin 2015, duke u trefishuar në vitin 2025.

Në vitin 2015, buxheti vendor ishte 35 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2025 ai parashikohet të arrijë në 89,9 miliardë lekë.

Po ashtu, transferimet e pakushtëzuara janë rritur nga 12,3 miliardë lekë në vitin 2015 në 26,2 miliardë lekë në vitin 2025, një rritje prej 2,1 herë.

Investimet në infrastrukturë të financuara nga të ardhurat e veta të bashkive, theksoi ai, janë rritur gjithashtu nga 8 miliardë lekë në vitin 2015 në rreth 17 miliardë lekë në vitin 2025, që përfaqëson një trefishim të tyre.

Ministri theksoi gjithashtu përmirësimin e ndjeshëm të performancës së bashkive në të ardhurat vendore. Nga viti 2015 deri në 2025, të ardhurat janë rritur me 300 milionë euro, ose 3,4 herë më shumë se në vitin 2015.

“Në vitin 2024, peshën më të madhe në të ardhurat vendore e zë taksa e ndikimit në infrastrukturë me rreth 42%, e ndjekur nga taksa mbi ndërtesat me rreth 13% dhe po aq tarifa e pastrimit”, deklaroi Malaj.

Në lidhje me detyrimet vendore, Malaj tha se është shënuar një përmirësim i ndjeshëm në nivel bashkish. Sipas tij, stoku i detyrimeve është ulur me 74%, nga 12,1 miliardë lekë në vitin 2015, në 3,2 miliardë lekë në vitin 2024.

“Detyrimet e prapambetura lidhen kryesisht me vendime gjyqësore apo investime dhe i përkasin dy viteve të fundit”, deklaroi Malaj.

/a.gj/a.f/r.e/

The post Malaj: Reforma territoriale trefishoi buxhetin vendor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Qeveria rrit buxhetin për pensionet dhe mbrojtjen/ Shkurtime për SPAK-un

10 July 2025 at 14:26

Buxheti i viteve 2026-2028 do të fokusohet tek mbrojtja dhe pensionet. Programi afatmesëm i botuar në Fletoren Zyrtare projekton rritje progresive të fondeve që do të jepen për Ministrinë e Ekonomisë për politikat e pensioneve dhe Ministrinë e Mbrojtjes për angazhimet në rritje për buxhetin e NATO-s.

Në vitin 2026 vjen buxheti për insititucionet do të jëtë 4.8 miliardë dhe Ministria e Ekonomisë do të marrë afro 700 mln euro nga 570 që menaxhon këtë vit, ndërsa buxheti i mbrojtjes nga 520 milionë euro do të rritet në 607 milionë euro deri në vitin 2028.

Ministria e Shëndetësisë, e cila ka edhe pjesën kryesore të buxhetit, do të ketë një rritje të lehtë, nga 800 milionë euro në 820 milionë euro në 2028.

Ndërsa buxheti i infrastrukturës do të organizohet me planin e projekteve, pasi nga 690 milionë euro, fillimisht do të rritet në 760 milionë euro dhe më pas të ulet në 715 milionë euro në vitin 2028.

Ndërkohë nga ana tjetër, bie në sy reduktimi i buxhetit për drejtësinë e në veçanti për SPAK. Për Prokurorinë e Posaçme, buxheti do të faturojë 18 mln euro në vit, nga 23 që ka dhënë gjatë viteve të fundit, pritet të reduktohet me 5 mln euro.

The post Qeveria rrit buxhetin për pensionet dhe mbrojtjen/ Shkurtime për SPAK-un appeared first on Sot News | Lajme.

BRUKSEL – BE bie dakord për buxhetin e vitit 2026

BRUKSEL, 9 korrik /ATSH-DPA/ – Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një qëndrim të përbashkët lidhur me buxhetin e BE-së për vitin 2026, duke u përqendruar te menaxhimi i krizave, mbrojtja dhe politika e emigracionit.

Ata planifikojnë të shpenzojnë 186,24 miliardë euro (218 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm, krahasuar me 193,26 miliardë euro – të propozuara nga Komisioni Evropian në fillim të qershorit.

Sipas zyrtarëve, propozimi i vendeve të BE-së, i miratuar sot, ndjek një qasje të kujdesshme dhe realiste.

Synimi është të sigurohet një buxhet që mbulon projektet ekzistuese, dhe njëkohësisht të mbetet mjaftueshëm fleksibël për t’u përballur me sfidat e reja.

“Planifikimi buxhetor duhet të mundësojë përgjigjen ndaj krizave në Lindjen e Mesme apo ndaj pasojave të vazhdueshme të luftës në Ukrainë”, thanë zyrtarët.

Qëndrimi i vendeve të BE-së duhet të miratohet zyrtarisht dhe do të shërbejë si bazë për negociatat me Parlamentin Evropian.

Kufijtë e shpenzimeve të BE-së përcaktohen nga kuadri financiar 7-vjeçar (2021–2027) që kap shifrën prej rreth 1,1 trilionë euro.

Gjermania, si kontribuesja më e madhe në BE, siguron gati një të katërtën e fondeve.

Qeveria gjermane theksoi se Gjermania gjithashtu përfiton më shumë se çdo ekonomi tjetër evropiane nga tregu i përbashkët i BE-së. /Ad.Ab./ /a.i/

 

The post BRUKSEL – BE bie dakord për buxhetin e vitit 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Kongresi miraton projektligjin për buxhetin gjigant të presidentit Trump

UASHINGTON, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Kongresi amerikan miratoi sot përfundimisht projektligjin për buxhetin gjigant të presidentit amerikan, Donald Trump, në një votim përfundimtar dhe të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve, duke i dhënë presidentit republikan fitoren e parë të madhe legjislative të mandatit të tij të dytë.

Pritet që projektligji të rrisë borxhin e SHBA-së me më shumë se tre trilionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme.

Ai përfshin një zgjerim të kredive të konsiderueshme tatimore për shumicën e familjeve, të kompensuara pjesërisht nga shkurtime të thella në programin e sigurimeve shëndetësore publike për amerikanët me të ardhurat më të ulëta./ /os/

The post SHBA – Kongresi miraton projektligjin për buxhetin gjigant të presidentit Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Seanca e fundit e Kuvendit/ Miratohen pa opozitën ndryshimet në buxhet

By: user 8
3 July 2025 at 19:52

Në seancën e fundit e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë është miratuar akti normative për buxhetin e vitit 2025.

Deputetët kanë votuar projektligjet, kryesisht ata të mazhorancës, ndërsa deputetët e opozitës kanë braktisur seancën plenare.

Akti normativ për ndryshime dhe shtesa në buxhet për vitin 2025 është miratuar me 71 vota pro.

Gjithashtu, u votua nga mazhoranca edhe projektligji për strategjinë kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit. Projektligji për strategjinë kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit lidhet me masat konkrete ligjore dhe institucionale për të adresuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja keqdashëse.

Projektligji synon që edhe proceset zgjedhore, edhe demokracia, të mos cenohen nga vende të jashtme keqdashëse.

The post Seanca e fundit e Kuvendit/ Miratohen pa opozitën ndryshimet në buxhet appeared first on Lapsi.al.

Nga siguria kibernetike, te bujqësia, Malaj: Rialokime rreth 11,8 miliardë lekë në buxhet

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot në Kuvend ndryshimet në buxhetin e vitit 2025.

Sipas tij, ky akt synon të sigurojë efikasitet në përdorimin e fondeve publike, pa ndryshuar treguesit makrofiskalë kryesorë.

“Rishikimi i buxhetit parashikon rialokime të brendshme prej rreth 11,8 miliardë lekë, duke mbështetur kapacitete shtetërore për sigurinë kibernetike, projekte infrastrukturore dhe investime në sport, drejtësi dhe shëndetësi”, deklaroi Malaj.

Njëkohësisht, bëri të ditur ai, miratohet një skemë e re Garancie Sovrane për sektorin e bujqësisë, në vlerë 3 miliardë lekë, që do të lehtësojë aksesin në kredi me kushte të favorshme për fermerët dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Të ardhurat për periudhën janar-maj 2025 arritën në 305,92 miliardë lekë, 6,5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa shpenzimet totale ishin 267,1 miliardë lekë, 12,8% më të larta se në 2024. Suficiti buxhetor ishte 39.1 miliardë lekë, 22,4% më i ulët se vjet.

Malaj tha se parashikohet një rritje ekonomike prej 3,9% për vitin 2025, e mbështetur nga konsumi familjar, investimet dhe performanca e turizmit.

Programi i investimeve publike, tha ai, synon të përmirësojë infrastrukturën dhe konkurrueshmërinë, me fokus energjinë e rinovueshme, turizmin dhe teknologjinë.

Ky akt, deklaroi Malaj, ruan qëndrueshmërinë fiskale dhe konsolidon bazat për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

/j.p/r.e/

The post Nga siguria kibernetike, te bujqësia, Malaj: Rialokime rreth 11,8 miliardë lekë në buxhet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Dyfishim i buxhetit të mbrojtjes, do të prodhojmë dronë luftarakë e mjete të blinduara

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka deklaruar në një intervistë televizive se, Shqipëria, me shtimin e buxhetit për Mbrojtjen, si pjesë e një marrëveshjeje të dakordësuar me Aleancën e NATO-s, do të shkojë drejt prodhimit të dronëve luftarakë.

Ai tha se vendi ynë është në negociata me vende si Izraeli, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vengu nënvizoi se janë hapur nëntë negociata ku vetëm dy prej tyre janë përfunduar.

“Ne duam që të sigurojmë që shpenzimet në blerje armatimi t’i shpenzojmë që ai të prodhohet në vendin tonë dhe këto të kthen në investim për vlerë të shtuar në vendin tonë. Do prodhojmë mjete të blinduara, për rijetëzimin e industrisë ushtarake, kemi nëntë negociata në proces, dy janë përfunduar me sukses sa i përket mjeteve ushtarake. Dhe kemi një negociatë të përmbyllur për uniformat. Kemi negociata në proces për municionet të kalibrit të vogël dhe të mesëm. Po ashtu jemi në negociata me prodhimin e dronëve luftarakë në Shqipëri. Kemi negociata me vende si Izraeli, Turqia dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai.

Ministri tha se do të ketë një dyfishim të buxhetit të mbrojtjes.

Teksa komentoi edhe samitin e NATO-s në Hagë, ai tha se presidenti i SHBA, Donald Trump rikonfirmoi nenin 5 të NATO-s, i cili thotë se kur një vend i NATO-s sulmohet, atëherë futen në luftë edhe vendet e tjera.

“Trump rikonfirmoi në samit Nenin 5 dhe gatishmërinë e lidershipit amerikan sa i përket angazhimeve që burojnë nga ky nen. Është evidente në të gjithë deklaratën e samitit dhe kemi edhe një nen tjetër neni 3 që është detyrimi i aleatëve që të krijojnë kapacitete vetëmbrojtëse, ky ka qenë argumenti i palës amerikane për rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe sigurisë me 5%. Pati një vendimmarrje unanime nga të gjitha aleatët. Ne kemi sot 2,01 të GDP të dedikuar për mbrojtjen dhe ajo që kërkohet nga deklarata e samitit është rënë dakord që në 10 vite të rritet në 3,5% të PPB. 3,5 në 10 vite është rritje e buxhetit 0,15% vit më vit pra po shkojmë drejt një dyfishimi i buxhetit aktual dedikuar për mbrojtjen”, tha ai.

Teksa u ndal te situata e zjarreve në vend, ministri Vengu u shpreh se, në shumicën e rasteve kanë arritur që të shuajnë zjarret dhe se ato janë të qëllimshme.

Ai tha se do të ketë edhe avion që do të vihen në dispozicion të emergjencave civile, për të bërë të mundur përballimin e situatës nga zjarret në vend.

“Vitet e fundit kemi pasur një rritje të buxheti për kapacitet operacionale, kemi katër helikopterë që bëjnë ndërhyrje nga ajri, brigadat e emergjencave civile që janë në dispozicion dhe forcat e armatosura. Ne po investojmë që bashkitë të fuqizohen me mjete dhe me pajisje.  Në dy javët e fundit kemi 50 zjarre në ditë, ku shumica dërrmuese janë të qëllimshme. Ne mesatarisht rezulton që shumica shuhen dhe ku ka kërcënim të banesave, ndërhyjmë. Deri tani kemi arritur t’i mbijetojmë me kujdes, patjetër që ka të bëjë dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve. Jemi duke bërë një blerje për luftimin e zjarreve. Do kemi një avion ku do të përdoren për emergjencat civile apo situatave të kësaj natyre”, u shpreh ministri Vengu.

Vengu foli edhe lidhur me investimin në Portin e Durrësit.

“Investimi për Portin e Durrësit fillon këtë vit. Janë duke u finalizuar procedurat dhe është investim që i shërben edhe qëndrueshmërisë ushtarake”, tha ai.

Ministri tha se kanë nisur tashmë edhe përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2027.

Vengu theksoi se, ende nuk është përcaktuar qyteti se ku do të zhvillohet samiti.

“Përgatitjet kanë nisur prej kohësh, ekipi shqiptar ka qenë i përfshirë edhe në organizimin e samitit në Hagë dhe ky vendim reflekton edhe një besim sa i përket rolit që ka Shqipëria në rajon dhe është një grup i ndërtuar nga shumë institucione dhe është një përfshirje gjithështetërore dhe jemi duke vlerësuar vendin dhe infrastrukturën e nevojshme dhe masat që duhet që të merren. Nuk është përcaktuar vendi ende. Por tradita është që bëhen në kryeqytete”, tha ai.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Vengu: Dyfishim i buxhetit të mbrojtjes, do të prodhojmë dronë luftarakë e mjete të blinduara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miratohen me 71 vota pro ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshja e sigurisë me Ukrainën

By: M C
5 June 2025 at 18:46

Kuvendi ka miratuar me 71 vota dy nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën. Gjithashtu me shumicë të thjeshtë 71 vota kanë kaluar edhe disa nga aktet normative dhe marrëveshjet dypalëshe.

Po ashtu një prej pikave të votuara ishte edhe ajo e ratifikimit BE-Shqipëri për Doganat, si dhe Programi Kombëtar i Punësimit të të Rinjve.

Votimet në Kuvend:

Zonat e mbrojtura

71 vota pro

Akti normativ për buxhetin

71 pro

Akti normativ për pasaportat

71 pro

Akti normativ për kartat ID

71 vota pro

Projektligji për sigurinë mes Shqipëri-Ukrainë

71 vota pro

Marrëveshja për Kopenhagën

71 vota pro

Fondi për Abu Dhabin

71 vota pro

Ratifikimi BE-Shqipëri për Doganat

71 vota pro

Banka e Shqipërisë për OSHEE-në

71 vota pro

Programi për Punësimin e të Rinjve

71 vota pro

The post Miratohen me 71 vota pro ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshja e sigurisë me Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Përcaktohen rregullat për administrimin e fondit të veçantë të buxhetit të Policisë së Shtetit

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot vendim që ka si objekt përcaktimin e rregullave e të kritereve për administrimin e fondit të veçantë të buxhetit të Policisë së Shtetit nga drejtuesi i njësisë shpenzuese.

Sipas këtij vendimi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ndan fondin e veçantë, i cili është në maksimum sa 1% e buxhetit vjetor të Policisë së Shtetit, sipas nevojave që kanë strukturat qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit përdor fondin e veçantë duke dhënë pagesat pas realizimit të veprimit policor konkret dhe marrjes së rezultatit ose në bazë të një planifikimi paraprak për realizimin e aktiviteteve policore ku parashikohen shpenzime operacionale.

Ndalohet dhënia e shpërblimeve më shumë se një herë, të njëjtit burim, për të njëjtin rezultat konkret.

Sipas këtij vendimi, shefi i Komisariatit të Policisë autorizon përdorimin deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë ose vlerën ekuivalente në valutë. Zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimeve/për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë, autorizon përdorimin deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë ose vlerën ekuivalente në valutë. Drejtori i strukturës vendore të policisë/drejtuesi i sektorit për hetimin e krimeve në drejtorinë qendrore dhe drejtuesi i sektorit dhe zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Antiterrorit autorizojnë përdorimin deri në 500 000 (pesëqind mijë) lekë ose vlerën ekuivalente në valutë. Drejtori i Strukturës Qendrore për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, autorizon përdorimin deri në 1 000 000 (një milion) lekë ose vlerën ekuivalente në valutë. Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike dhe drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit autorizojnë përdorimin e deri në 5 000 000 (pesë milionë) lekë ose vlerën ekuivalente në valutë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit autorizon përdorimin e mbi 5 000 000 (pesë milionë) lekë ose vlerën ekuivalente në valutë.

Nuk mund të autorizohet përdorimi i fondit të veçantë përtej fondit limit të përcaktuar në buxhetin për strukturën policore përkatëse. Në rastet kur nevojat janë përtej fondit limit të përcaktuar, kërkohet miratim nga eprori që ka kompetencë dhënien e autorizimit të përdorimit ose shtesë buxheti në fondin e veçantë.

Kur gjatë përdorimit të fondit të veçantë, dinamika kërkon fonde të tjera, përtej atyre të miratuara, autorizohen fonde shtesë, me kusht që shuma e të gjitha rasteve të miratuara për përdorim të fondit të veçantë të mos kapërcejë kompetencën e autoritetit policor që jep autorizimin e përdorimit.

Pas miratimit të fondit të veçantë, Drejtoria e Financave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në fillim të vitit buxhetor dërgon planin e përdorimit sipas përkatësisë.

Pjesë e buxhetimit në fondin e veçantë është edhe shuma prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, që mbahet gjendje në mënyrë të vazhdueshme në sektorin e financave për aparatin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Llogaria e fondit të veçantë në strukturat vendore të policisë mbahet nga sektori/seksioni i financave, ndërsa, në nivel qendror, nga sektori i financave për aparatin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në rastin e situatave të rënduara kriminale dhe/ose për realizimin e operacioneve të veçanta policore të paplanifikuara, kur mjetet financiare në dispozicion janë shpenzuar apo nuk mjaftojnë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i propozon ministrit të Brendshëm buxhet shtesë për fondin e veçantë, pa tejkaluar, në çdo rast, kufirin prej 1% të buxhetit vjetor të Policisë së Shtetit. /j.p/

 

The post Përcaktohen rregullat për administrimin e fondit të veçantë të buxhetit të Policisë së Shtetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bie ritmi i të ardhurave në buxhetin e shtetit, në prill u arkëtuan 650 mln euro

21 May 2025 at 16:17

Buxheti i shtetit arkëtoi 650 mln euro në muajin prill, ndërsa priste të mblidhte 675 mln euro. Kjo është hera e pare qe nga muaji qershor 2024, qe te ardhurat raportohen me ulje.

Në muajin prill, u arkëtuan 650 milionë euro në buxhet. Shuma është 3.5% më e ulët se prillin e vitit të kaluar dhe për ecurinë e arkës së shtetit, kjo është hera e parë që nga qershori 2024, që të ardhurat bien.

Në treguesit që përcjell Ministria e Financave, për periudhën janar-prill, të ardhurat arritën në rreth 2.5 miliardë euro, me rritje vjetore 6.2%.

Peshën kryesore në kontributin e përgjithshëm e mbajnë të punësuarit, nga pagesat e që atyre u mbahen si tatim apo sigurime dhe të ardhurat nga tatimet dhe doganat.  

Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike, për katër mujorin 2025, arritën në rreth 2.1 mld euro, edhe këto me rritje vjetore rreth 12%.

Si rezultat, buxheti  ka dalë me suficit prej 395 milionë euro, ndërkohë që parashikimet e financave ishin për një deficit 255 mln euro, çka tregon se nga buxheti nuk janë shpenzuar rreth rreth 630 milionë euro të planifikuara për katër muajt e parë të vitit.

Nëse shohim ecurinë e viteve të fundit, një shtrëngim i tillë, është bërë në fillim vit, ndërsa përqendrimi i shpenzimeve është bërë në muajt e fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bie ritmi i të ardhurave në buxhetin e shtetit, në prill u arkëtuan 650 mln euro appeared first on Euronews Albania.

Të ardhurat në buxhet bien me 3.5% në prill, Qeveria nuk shpenzoi 630 mln euro për 4-mujorin

20 May 2025 at 17:37

Të ardhura që arkëtohen nga buxheti i shtetit kanë shënuar tendencë rënëse në muajin prill, për herë që nga qershori i vitit 2024. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, në prill u arkëtuan 64 miliardë lekë në buxhet, me një rënie prej 3.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për periudhën janar-prill, të ardhurat arritën në rreth 246.45 miliardë lekë, me një rritje prej 6.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si gjithmonë këto muajt e fundit, peshën kryesore në rritjen e të ardhurave e mbajnë të punësuarit, përmes kontributeve, si rrjedhojë e rritjes së pagave, kryesisht në administratën publike. (nga 14.4 miliardë lekë që është rritja totale e të ardhurave në buxhet, nga sigurimet u mblodhën rreth 6.3 miliardë lekë më shumë).

Shpenzimet e përgjithshme publike, për katërmujorin 2025, arritën në rreth 207.87 miliardë lekë. Buxheti ka rezultuar në katër muajt e parë të 2025-s, me një suficit prej 38.5 miliardë lekë, ndërkohë që parashikonte të rezultonte me një deficitit prej 25 miliardë lekësh, çka nënkupton se buxheti nuk ka shpenzuar rreth 63 miliardë lekë (rreth 630 milionë euro), të planifikuara për katër muajt e parë të vitit. Vitet e fundit ka gjithnjë një përqendrim të shpenzimeve në muajt e fundit të vitit.

Të ardhurat, peshën kryesore e mbajnë kontributet  

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, Të ardhurat totale, për muajin janar-Prill 2025, arritën në rreth 246.45 miliardë lekë, një realizim në masën 100.3 % të planit të periudhës.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 14.45 miliardë lekë më shumë ose 6.2 % më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 4 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 32.6 për qind të planit vjetor.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet, për periudhën Janar – Prill 2025, janë në shumën 163.9 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë ose 0.9% më shumë se plani i periudhës. Krahasuar me periudhën Janar–Prill të vitit 2024, janë mbledhur 16.6 miliardë lekë ose 11.3% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) për periudhën Janar – Prill 2025 u realizuan në vlerën 72.4 miliardë lekë, 3.5 miliardë lekë ose 5.1% më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar – Prill 2025, janë 48.8 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose 3% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar – Prill 2025, janë realizuar në masën 20 miliardë lekë, 2.3 miliardë lekë ose 12.7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim 1.1 miliardë lekë ose 6% më shumë se plani i akcizës për periudhën Janar – Prill 2025.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar – Prill 2025, janë realizuar në vlerën 786 milionë lekë, në masën 83.4 % kundrejt planit të periudhës Janar – Prill 2025.

Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar – Prill 2025, janë arkëtuar në vlerën 2.8 miliardë lekë, 52 milionë lekë ose 1.9% më shumë se Janar – Prilli i vitit 2024, si dhe realizim në masën 89.7% kundrejt planit të periudhës.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar – Prill 2025, u realizuan në masën 91.5 miliardë lekë, 13.1 miliardë lekë ose 16.7% më shumë se Janar – Prill 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 3.2 miliardë lekë ose 3.6% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 25.5 miliardë lekë, 5.9 miliardë lekë ose 29.9% më shumë se periudha Janar – Prill 2024, dhe me realizim 2.1 miliardë lekë ose 8.9% më shumë se plani i periudhës. Rimbursimet për periudhën Janar – Prill 2025 janë 5.4 miliardë lekë.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 24.5 miliardë lekë.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 27.2 miliardë lekë, 6.2 miliardë lekë ose 29.2% më shumë se periudha Janar – Prill 2024, si dhe 3.5 miliardë lekë ose 14.6% më shumë se plani i periudhës Janar – Prill 2025.

Taksat nacionale, për periudhën Janar – Prill 2025, u realizuan në masën 14.3 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 8.3% më shumë se Janar – Prilli i vitit 2024.
Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH për periudhën Janar – Prill 2025, u realizuan në masën 59.3 miliardë lekë, 6.3 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se periudha e vitit 2024, si dhe realizim në masën 103.4% të planit të periudhës.

Shpenzimet:
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 4 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 207.87 miliardë lekë me një realizim në masën 94.3 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 11.5 për qind më i lartë ose rreth 21.49 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 4 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 25.2 për qind të planit vjetor.

Shpenzimet korente për periudhën 4 mujore të vitit 2025 rezultuan në rreth 193.02 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 13.1 për qind më i lartë ose rreth 22.4 miliardë lekë më shumë./ Monitor

The post Të ardhurat në buxhet bien me 3.5% në prill, Qeveria nuk shpenzoi 630 mln euro për 4-mujorin appeared first on Sot News | Lajme.

Buxheti, në vendnumëro në raport me ekonominë, ku janë rreth 18 miliardë euro shpenzime kapitale

3 May 2025 at 22:39

Të ardhurat që qeveria arkëton nga taksat që paguajnë bizneset dhe individët kanë ardhur në rritje në vlerë vit pas viti, por në raport me madhësinë e ekonomisë janë luhatur që pas vitit 1998 në kufirin e 26-28% të PBB-së.

Ky nivel është shumë më poshtë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 40% e PBB-së, apo dhe se vendet e tjera të rajonit (me përjashtim të Kosovës), që luhaten në 34-40% të PBB-së. Informaliteti i lartë dhe përqendrimi i një pjese të ekonomisë te bujqësia mbeten faktorët që ndikojnë në këtë nivel të ulët të rendimentit buxhetor, TVSH vijon të zërë pjesën më të madhe të të ardhurave, me rreth 30% të totalit. Në vend të dytë janë sigurimet shoqërore me 19%, të ndjekura nga tatimfitimi me 10%, akcizat 9%. Në total, buxhetin e mbajnë në këmbë taksat që paguajnë individët mbi konsumin (TVSH, akciza, taksa doganore) tatimi mbi pagat, tatimi mbi të ardhurat, që kontribuojnë në rreth 70% të totalit.

Po si u janë kthyer mbrapsht këto para taksapaguesve. Niveli relativisht i ulët i të ardhurave kufizon shpenzimet buxhetore, si një parakusht për të ruajtur një deficit buxhetor në nivelin e 1-3% të PBB-së.

Deri në vitin 2009, shpenzimet buxhetore ishin mbi 30% të PBB-së, në kurriz të deficitit dhe borxhit publik. Më pas, ato u ulën nën nivelin e 30% me përjashtim të 2020-2021, kur ishte e nevojshme kryerja e shpenzimeve për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia.

Si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave me ritme më të shpejta sesa të shpenzimeve, buxheti publik është ulur gradualisht, për të arritur në 54% të PBB-së në fund të 2024-s, niveli më i ulët nga 2008-a. Dy institucionet vlerësuese Moody’s dhe Stanbdard & Poors kanë rishikuar në rritje vitet e fundit vlerësimin për Shqipërinë.

Pas vitit 2017, qeveria eksperimentoi me projektet e Partneritetit Publik-Privat në shumë fusha, pjesa më e madhe e të cilave rezultoi e dështuar, teksa një pjesë e madhe e tyre sot janë në hetim nga SPAK, si inceneratorët, apo koncesionet e shëndetësisë. Pagesat vjetore për këto koncesione ishin mesatarisht rreth 120 milionë euro në vit gjatë 5 viteve të fundit.

Shpenzimet kapitale në raport me madhësinë e ekonomisë ishin më të lartat në 2008-2009, (8.7-8.4% e PBB-së), si rrjedhojë e investimeve për realizimin e rrugës Durrës-Kukës, projekti më i madh i qeverisjes së Partisë Demokratike.

Vitet e fundit, ndonëse shpenzimet kapitale në vlerë e kanë kaluar shifrën e 1 miliard eurove, në raport me PBB-në janë më të ulëta se në vitin 2005.

Që nga viti 2000, shpenzimet kapitale në total, që shkojnë për infrastrukturë, ujësjellës, kanalizime, arsim, shëndetësi etj., kanë arritur në rreth 18 miliardë euro, por vendi ende nuk ka një infrastrukturë të përshtatshme në asnjë drejtim (rrugë, kanalizime, furnizim me ujë, shërbim shëndetësor etj.), duke dëshmuar për një eficiencë të ulët të shpenzimeve të parave të taksapaguesve.

Shëndetësia mbetet e nënfinancuar, me shpenzimet buxhetore për këtë kategori që nuk i kalojnë 3% të PBB-së, nga rreth 7%, që është mesatarja e Bashkimit Europian. Shqiptarët shpenzojnë shumë nga paratë e tyre për t’u kuruar, brenda apo jashtë vendit.

Sipas Bankës Botërore, në vitin 2021, për çdo 100 lekë të shpenzuara për shëndetin, shqiptarët paguan nga xhepi rreth 60 lekë, nga 52 lekë në vitin 2000. Në të kundërt, shteti po financon gjithnjë e më pak për mirëqenien shëndetësore të qytetarëve të vet, me 39.7% të totalit, nga 46.5% në 2000.

Financimi nga xhepi është më i larti në Europë. E dyta pas nesh është Maqedonia e Veriut, me 41.7%, e ndjekur nga Mali i Zi (38.1%), Serbia (35.8). Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë-Hercegovinë (30.7%), ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.

Në vendet me të ardhura të larta, ky tregues është më i ulët sesa 20%. Standardet e ulëta të kujdesit shëndetësor janë një nga arsyet që nxisin emigracionin edhe sot. As kapitali human nuk ka marrë rëndësinë e duhur në vite. Shpenzimet buxhetore për arsimin kanë zbritur vitet e fundit në më pak se 3% të PBB-së, nga 5% që është mesatarja europiane.

Rezultatet e testit ndërkombëtar PISA (të standardizuara për shumë vende që vlerësojnë performancën e sistemeve shkollore në përgatitjen e nxënësve) për Shqipërinë sugjerojnë se më shumë se 70% e 15-vjeçarëve nuk janë në gjendje të lexojnë dhe të kuptojnë tekste akademike dhe kanë aftësi të kufizuara në matematikë, teksa vendi shënoi përkeqësimin më të lartë në botë.

Kjo nuk mund të jetë baza për orientimin që duhet të marrë Shqipëria – një ekonomi e bazuar në dije dhe produktivitet të lartë. Vendi ka nevojë për një përmirësim radikal të sistemit arsimor, nga arsimi i hershëm deri në arsimin e lartë, që duket se nuk ka qenë aspak përparësi e politikave qeverisëse./ Monitor

The post Buxheti, në vendnumëro në raport me ekonominë, ku janë rreth 18 miliardë euro shpenzime kapitale appeared first on Sot News | Lajme.

SHBA – Trump propozon shkurtim prej 163 miliardë dollarësh në buxhetin federal

UASHINGTON, 3 maj /ATSH/- Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump propozoi një shkurtim prej 163 miliardë dollarësh të shpenzimeve federale vitin e ardhshëm – gjë që do të eliminonte më shumë se një të pestën e shpenzimeve jo-ushtarake, duke përjashtuar programet e detyrueshme, sipas “Reuters”.

Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB) në Shtëpinë e Bardhë, tha se buxheti i propozuar do të rriste shpenzimet e mbrojtjes me 13% dhe shpenzimet e sigurisë së brendshme me gati 65% – krahasuar me nivelet e miratuara të vitit 2025.

Shpenzimet diskrecionare jo-mbrojtëse do të shkurtoheshin me 23% – duke shënuar nivelin më të ulët që nga viti 2017.

“Në këtë moment kritik, na duhet një buxhet historik – që i jep fund financimit të rënies ekonomike, i vë amerikanët në radhë të parë dhe ofron mbështetje të madhe për ushtrinë dhe sigurinë tonë të brendshme”, tha Russ Vought, drejtor i OMB-së, në një deklaratë.

Kërkesa vjetore për buxhetin e Shtëpisë së Bardhë përfshin parashikime ekonomike, si dhe propozime të hollësishme rreth asaj se sa para duhet të shpenzohen nga çdo agjenci qeveritare për vitin që fillon më 1 tetor.

Megjithatë, do të jetë përgjegjësia e Kongresit – të kontrolluar nga republikanët – të hartojë legjislacionin për shpenzimet.

Ajo që ligjvënësit miratojnë në fund shpesh ndryshon nga kërkesa e Shtëpisë së Bardhë.

Publikimi i këtij informacioni vjen në një kohë kur republikanët në Kongresin e SHBA-së po punojnë për të kapërcyer përçarjet e brendshme – lidhur me shkurtimet e propozuara në shpenzimet federale – për të paguar një projektligj historik për uljen e taksave që shpresojnë ta miratojnë deri më 4 korrik.

Ata gjithashtu mund të duhet të marrin në konsideratë stresin në rritje në ekonominë e vendit që rrjedh nga rritja e tarifave të SHBA-së që po përmbysin tregtinë globale. //a.i/

The post SHBA – Trump propozon shkurtim prej 163 miliardë dollarësh në buxhetin federal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mbështesim SPAK, sepse s’ka ndryshim pa luftë ndaj korrupsionit”/ Basha: Rama e shndërroi buxhetin në thes për shokët

19 April 2025 at 13:44

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për deputetë Abaz Tafa zhvilluan një takim me banorët e Zall Bastarit dhe më pas në një punishte hekuri në zonën e Farkës në Tiranë.

Duke folur për korrupsionin qeveritar me banorët e Zall Bastarit, Basha tha se qeveria e Edi Ramës vitin e kaluar pati buxhet 7.2 miliardë euro për të menaxhuar, por nuk i ka çuar për ulje taksash, uljen e çmimeve apo për rritje pagash dhe pensionesh, por tek shokët e tij tek 7×7=313. Sipas tij, qeveritarët nuk u mjaftuan vetëm me vjedhjen e parave të subvencioneve për fermerët nga taksat e shqiptarëve, por edhe ato që vinin nga BE dhe për këtë arsye sot Shqipëria është përjashtuar nga programi i ndihmës.

Basha më tej tha se zgjedhja më 11 maj është e qartë, vota për Edi Ramën është për të nxjerr shokët e tij nga 7×7=313 dhe për fat të keq, vota për ata që e quhen sot PD, është votë për Ilir Metën, për Elvis Roshin dhe ish-deputetin e PS që tashmë është në listën e PD, Pëllum Shullazin. Ai u shpreh se rruga e vetme për të kthyer paratë tek shqiptarët, është mbështetja e plotë për SPAK.

“Vetëm vjet në 2024-ën, qeveria e Edi Ramës ka harxhuar nga taksat tuaja 7.2 miliardë euro. Pothuajse 2.5 herë më shumë seç harxhon qeveria e Kosovës. Lekë që i ka nxjerr nga taksat e shqiptarëve. Taksat e shqiptarëve janë taksat më të larta në Ballkan, çmimet e konsumit janë më të larta, pagat janë më të ulëta, pensionet më të ulëta, të ardhurat në tërrësi më të ulëtat. Pse? Ku shkojnë këto lekë? Miqtë e mi ju e dini ku shkojnë këto lekë, s’ka nevojë t’ua them unë, se ma thatë sapo ybrita nga makina me gojën tuaj, këto shkojnë tek 7×7=313. Shkojnë tek shokët e Edi Ramës që kanë mbushur xhepat me taksat, me pasuritë, me koncensionet, me subvencionet. Nuk mjaftohen duke vjedhur subvencionet me parët e shqiptarëve, kanë vjedhur dhe subvencionet që kanë ardhur nga paratë e europianëve, taksat e europianëve.

Sot që flasim programi i ndihmës për fermerët shqiptar është pezulluar sepse qeveria shqiptare e Edi Ramës është kapur si hajduti me presh në duar duke vjedhur këto subvencione. Shkurt miqtë e mi, siç e thotë dhe ajo që është kthyer në refren, këto para nuk vijnë tek ju sepse këto para shkojnë tek xhepat e shokëve të Edi Ramës tek 313 dhe të tjerëve që janë rrugës për tek 313-ta. Se lekët nuk mund të jenë njëkohësisht edhe në xhepat tuaj, edhe në xhepat eministrave të korruptuar të Edi Ramës. Lekët nuk mund të jenë edhe subvencione, edhe pasuri për pushtetarët. Kjo është zgjedhja që do të bëni më datë 11 maj: pas 12 vite shpërdorimesh, korrupsioni, gënjeshtrash, mashtrimesh dotë duroni edhe katër vite të tjera?

Vota për Edi Ramën është votë për të nxjerr shokët e tij nga burgu. Është votë për të vazhduar për t’i çuar paret e shqiptarëve te shokët e tij. Më vjen keq ta them ,por dhe vota për atë që sot quhet PD, është votë për ta nxjerr nga burgu Ilir Metën, është votë për Elvis Roshin, është votë për Pëllumb Shullazin, ish deputet i PS-së që sot na ka rënë si kandidat për PD-n. Nuk ka rrugë tjetër për t’i kthyer paratë në xhepat tuaj, për t’i kthyer investimet tek shqiptarët për t’i dhënë subvencione fermerit shqiptar, përveçse duke mbështetur 100% luftën kundër korrupsionit , duke mbështetur 100% SPAK-un” – tha ai.

Basha më tej ishte në një punishte hekuri në zonën e Farkës në Tiranë ku ka diskutuar me sipërmarrësit rreth problematikave që përballen bizneset sot dhe zgjidhjeve që ofron programi i Koalicionit Euroatlantik. Gjatë takimit, sipërmarrësi ka shprehur shqetësimet e tij për mungesën e fuqisë punëtore dhe burokracitë e tepërta të qeverisë, të cilat e vështirësojnë punën e bizneseve.

“Kemi vegla plotë, por flejnë të gjitha. Ne kur skemi pasur punëtor na kanë kaluar në biznes të madh. Kur kemi qenë me punëtor më shumë, kemi qenë biznes i vogël. Këtu është absurditet shumë i madh. Edhe një biznes, nëse do konkurrencë të ndershme nuk mund ta taksosh nëpërmjet xhiros. Nëpërmjet fitimit ma do mendja, se logjikën kështu e ka, që të shtosh edhe konkurrencën në treg. Kurse këtu, bën vaki janë më të ‘zgjuar’ se ne këta” – tha sipërmarrësi.

Basha tha se politikat e qeverisë në 12 vite nuk janë bërë për të mbështetur ekonominë, por vetëm shërbejnë për të mbushur xhepat e zyrtarëve të korruptuar tek 7×7-313. Ai tha se programi i Koalicionit Euroatlantik do të ofrojë një sistem më të drejtë dhe mbështetje për bizneset e vogla, me taksën e sheshtë 9% dhe bizneset e vogla jo më shumë se 1% e xhiros vjetore. Sipas tij, një tjetër masë do të jetë reduktimi i inspektorëve që janë kthyer në gjobaxhinj për bizneset dhe çdo gjë të bëhet në bazë të analizës të riskut.

Basha gjithashtu theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë si element kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Jo shiko ata nuk mendojnë për ekonomi. Nuk mendojnë as për sipërmarrjen, ata mendojnë si e si me mbush arkën të cilën pastaj e vjedhin. Pra, kur vendosin gjoba, kur rrisin taksa, atyre iu leverdis sepse ato para, siç e kemi parë, vidhen shpërdorohen. Jo se e themi ne, e thotë KLSH, e thotë SPAK-u. Prandaj është mbush, që them unë 7×7-313. Pse është mbush, se lekët e taksave të shqiptarëve që i kanë rritur vit pas viti, i kanë futur në xhetpat e tyre. Zotimi ynë i parë është që ju qeverinë të paktën mos ta keni kundër. Ta keni në krah, taksa 9%, saç e ka Mali i Zi.

Se ne minimalisht duhet të jemi konkurrues me rajonin 9%. Sigurisht biznesi i vogël 0 taksë, i vetmi detyrim që ka biznesi i vogël është jo më shumë se 1% e xhiros vjetore, tarifat, taksat lokale. Jo taksë qendrore. E dyta janë inspektimet, se inspektimet ia marrin shpirtin biznesit. Inspektimet janë kthyer në gjoba për njerëzit. Çdo gjë në bazë të analizës së riskut, s’ka pse të dalin e të gumëzhinë inspektorë, tatimorë gjithandej për t’iu marrë kohë, për t’iu marrë energji, jo. Çfarë ka analizë risku padiskutim, siç e bën perëndimi. Pse duhet të vij nga mëngjesi deri në darkë për të të mbyll biznesin ty për të të bërë kontroll.

Që ta ndalim këtë duhet të trajtohet biznesi në mënyrë të drejtë, se e ke në krah biznesin. Biznesi të punëson njerëzit, biznesi të ndihmon në rritjen e konsumit, në rritjen e fuqisë blerëse, biznesi të mbush edhe arkën publike. Po ta shpenzosh për publikun, jo për veten tënde. Nuk ka program të eci përpara pa goditur korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë” – u shpreh Basha.

The post “Mbështesim SPAK, sepse s’ka ndryshim pa luftë ndaj korrupsionit”/ Basha: Rama e shndërroi buxhetin në thes për shokët appeared first on Sot News | Lajme.

Austria me masa të reja për rehabilitimin e buxhetit, rrit çmimet për cigaret

1 April 2025 at 22:51

Në Austri sot hynë në fuqi masat e reja për rehabilitimin e buxhetit, të cilat sollën rritje të shumta çmimesh. Kështu, çmimet e cigareve dhe produkteve të duhanit janë rritur ndjeshëm.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, është rritur taksa për duhanin, e cila u sjell duhanpirësve rritje të çmimit prej 20 deri në 50 cent për paketë cigare.

Në bazë të rritjes së taksës së duhanit, Qeveria pret të hyra shtesë në vlerë prej 50 milionë euro.

Tarifat gjyqësore janë rritur gjithashtu për 23 për qind.

Tarifat e sheshta në proceset civile, tarifat e divorcit janë veçanërisht të prekura. Gjithashtu, taksa për lojërat e fatit është rritur nga dy në pesë për qind, e cila duhet t’i sigurojë shtetit të ardhura shtesë prej 50 milionë euro në vit.

Disa masa, me të cilat Qeveria synon të riparojë vrimën e buxhetit, ndryshojnë tërësisht politikën e mëparshme në fushën e mbrojtjes së mjedisit, e cila jepte privilegje të shumta për teknologjinë “e gjelbër”.

Në këtë drejtim, qeveria pret të ardhura më të larta në buxhet nga heqja e përfitimeve për makinat elektrike në lidhje me taksën e sigurimeve. Vetëm këtë vit, në bazë të heqjes së atyre privilegjeve, Qeveria pret të hyra në vlerë prej 65 milionë euro.

Gjithashtu, është hequr edhe përjashtimi nga TVSH-ja për pajisjet e energjisë diellore për amvisëritë.
Duke mbledhur TVSH-në në masën 20 për qind, shteti pret të hyra deri në 175 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Austria me masa të reja për rehabilitimin e buxhetit, rrit çmimet për cigaret appeared first on Euronews Albania.

Rritet buxheti për mbrojtjen/ Shqipëria me tre luftëanije, përforcohet flota detare, marrim një korvete italiane

By: xhir jeta
1 April 2025 at 15:10

Si shumë vende të NATOs- edhe Shqipëria po rrit buxhetin për mbrojtjen. Për vitin 2025, 52,7 miliard lekë nga buxheti i shtetit i takojnë mbrojtjes së vendit, më i madhi i miratuar në dekadat e fundit.

Në fokus të investimeve është modernizimi i Forcave të Armatosura.  Vendi synon të armatoset, nisur nga situata e sigurisë e rendit boteror që ka ndryshuar, teksa paqja nuk është më e sigurtë.

Abc Neës mëson se brenda vitit 2027 do të prodhohen municionet e para, si objektiv i ministries se Mbrojtjes për rijetezimin e industrisë ushtarake në ish unizat e dikurshme, që prej vitesh janë jashtë funksionit.

Janë disa kompani që kanë shfaqur interes për të bashkëpunuar për prodhimin, fillimisht vetëm të municioneve, ndërsa është shoqëria tregtare “KAJO. sh.a” që do të udhëheqë këtë proces.

Flota Detare do të ketë së shpjejti tre luftënaije.  Në 8 prill në Shqipëri mbërrin nga Italia një korvetë, nga klasi Cassiopea e dhuruar nga marina italiane për forcën tonë detare. Pas një servisi dhe remonti të përgjithshëm, kjo anije do të jetë aktive për shërbim deri në 15 vitet e ardhshme.

Në fokusin e mbrojtjes së Shqipërisë është edhe Forca Ajrore. Abc Neës ka mësuar se brenda pesë viteve synohet të përgatiten 32 pilotë. Buxheti për mbrojtjen parashikon investime edhe për modernizimin e Bazës ajrore të Farkës. Gjithashtu përforcimi i flotës me të tjerë helikopterë, pas blerjes së black haëk, që aktualisht janë “krenaria” e forcës ajrore. Ministria e Mbrojtjes nuk përjashton edhe mundësinë e blerjes së avionëve ushtarakë në të ardhmen, por kjo shihet si një plan afatgjatë.

Prej marsit te vitit 2024, baza ajrore e Kuçovës është baza taktike e NATO-s.  ndërsa modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, teksa më herët qeveria turke i ka dhuruar shqipërisë dronë bajraktarë.

Strategji e mbrojtjes mbetet gjithashtu edhe rritja e pagaës për ushtarakët. Rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm nuk shihet ende si alternativë për ministrinë e Mbrojtjes, që do të thotë se nuk ka hapa konkretë.

Por Shqipëria ka një ligj të votuar në Kuvend për rezervistët. Pra Forca Rezerviste të përbëjë 20% të forcës aktive në ushtri, ose të arrijë një personel prej rreth 2.100 vetash në 5-6 vjetët e ardhshëm./abcnews.al

BERLIN – Bundestagu miraton planin masiv të mbrojtjes dhe shpenzimeve për infrastrukturën

18 March 2025 at 20:27

BERLIN, 18 mars /ATSH-DPA/- Dhoma e Ulët e Parlamentit të Gjermanisë miratoi sot ndryshimet në kushtetutë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe për të caktuar 500 miliardë euro (547 miliardë dollarë) për infrastrukturën dhe masat për mbrojtjen e klimës.

Masa në Bundestag, e konsideruar si një provë vendimtare për kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz, u votua nga 512 ligjvënës.

Merz justifikoi borxhin e planifikuar me vlerë miliarda euro duke thënë se ai është i nevojshëm për sigurinë e Gjermanisë, Evropës dhe NATO-s.

“Është një luftë kundër vendit tonë gjithashtu, e cila po zhvillohet çdo ditë”, tha ai duke iu referuar luftës më shumë se trevjeçare të Rusisë kundër Ukrainës. Ai njoftoi masa shtrënguese dhe një reduktim të burokracisë.

Partitë që mbështesin masën, të cilat përfshijnë Unionin Demokristian (CDU) të Merz dhe partinë e saj motër bavareze, Unionin Kristiansocial (CSU), Socialdemokratët dhe të Gjelbërit, nuk ishin të sigurta se do të merrnin shumicën e nevojshme prej dy të tretash, ose 489 vota.

Zbutja e kufizimit të rreptë kushtetues të Gjermanisë për huamarrjen e qeverisë, i njohur si frena e borxhit, do të lejojë marrjen e kredisë së pakufizuar për të financuar shpenzimet e mbrojtjes, mbrojtjen civile, shërbimet e inteligjencës dhe sigurinë kibernetike.

Huatë mund të merren për të gjitha shpenzimet në këto zona që kalojnë 1% të produktit të brendshëm bruto (PBB).

Sipas llogaritjeve të politikanëve, kjo do të shkonte në rreth 44 miliardë euro këtë vit.

Fondi prej 500 miliardë eurosh për investimet e nevojshme në infrastrukturë përfshin 100 miliardë euro për mbrojtjen e klimës – një kusht i vendosur nga të Gjelbërit për të mbështetur masat.

Marrëveshja kërkon gjithashtu që neutraliteti i klimës deri në vitin 2045 të shkruhet në Ligjin Bazë ose Kushtetutën e Gjermanisë. //a.i/

 

The post BERLIN – Bundestagu miraton planin masiv të mbrojtjes dhe shpenzimeve për infrastrukturën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Senati voton për buxhetin e përkohshëm, shmang mbylljen e pjesshme të qeverisë

By: xhir jeta
15 March 2025 at 16:18

Senati amerikan miratoi një buxhet të përkohshëm të premten në mbrëmje, duke shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë dhe duke tejkaluar kundërshtimin e demokratëve ndaj projektligjit.

Projektligji u miratua me 54 vota pro dhe 46 kundër, pasi kapërceu një pengesë më të vështirë procedurale për të ndaluar debatin lidhur me të, për të cilën duheshin të paktën 60 vota.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët e miratoi projektligjin në fillim të kësaj jave duke respektuar një afat kohor për të mbajtur qeverinë të hapur, që skadonte më 14 mars.

Demokratët në Senat ishin të ndarë nëse do ta mbëshesnin apo jo buxhetin e përkohshëm që do të financonte qeverinë për gjashtë muajt e ardhshëm, do të reduktonte shpenzimet totale të qeverisë me rreth 7 miliardë dollarë nga nivelet e vitit të kaluar dhe do të kalonte fonde nga shpenzimet civile tek ato ushtarake.

Shumë demokratë u indinjuan ndaj kreut të pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, i cili njoftoi të enjten në mbrëmje se megjithëse nuk i pëlqente projektligji, mbyllja ishte një “opsion shumë më i keq”.

Duke folur në Senat të premten në mëngjes, zoti Schumer tha se mosmiratimi i projektligjit republikan do të ndihmonte përpjekjet e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) të udhëhequr nga miliarderi Elon Musk, përfshirë lidhur me agjencitë që do të mbylleshin.

“Mbyllja do t’i jepte mundësi DOGE-s të intensifikonte përpjekjet (për shkurtime),” tha ai.

Dhjetra demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët kundërshtuan projektligjin në Dhomën e Përfaqësuesve, i dërguan një letër Senatorit Schumer të premten, duke shprehur “kundërshtimin e tyre të fortë” ndaj planit të tij për të votuar pro projektligjit.

Ish-kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi u kërkoi demokratëve të Senatit të vepronin kundër udhëzimit të udhëheqësit të tyre.

Në një deklaratë të premtes, ajo u shpreh se “Amerika ka kaluar një mbyllje (të qeverisë) nën (Presidentin) Trump më parë – por ky legjislacion i dëmshëm, veçse e keqëson situatën”.

I pyetur nga gazetarët të premten, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries refuzoi të thoshte nëse mbështeste rolin udhëheqës të zotit Schumer.

Presidenti Trump i kishte bërë thirrje Kongresit të miratonte projektligjin për buxhetin dhe të premten e vlerësoi zotin Schumer për mbështetjen.

“Urime për Chuck Schumer i cili bëri gjënë e duhur – ai tregoi guxim!” shkruante ai në platformën “Truth Social”.

“E respektoj shumë atë që bëri sot Schumer. Ai doli hapur dhe tha se ata (demokratët) duhet të votojnë në krah të republikanëve sepse është gjëja e duhur,” tha zoti Trump gjatë një fjalimi në Departamentin e Drejtësisë.

Projektligjet për buxhetin kërkojnë një prag minimal prej 60 votash për t’u miratuar në Senat, që do të thotë se republikanët duhet të sigurojnë të paktën tetë vota demokrate.

Projektligji e kaloi këtë pengesë procedurale me votën 62-38. Disa ndryshime të propozuara për projektligjin dështuan, por njëri prej tyre që propozonte eliminimin e fondeve për DOGE-n u mbështet nga një republikane. Senatorja Lisa Murkowski e Alaskës ka qenë e hapur në kritikat e saj ndaj nismës së miliarderit Musk.

Zoti Schumer më herët kishte bërë thirrje që Senati të miratonte një version të mëparshëm të buxhetit të përkohshëm, për të cilin demokratët ishin përfshirë në negociata.

“Financimi i qeverisë duhet të jetë një përpjekje dypartiake. Por republikanët zgjodhën një rrugë partiake, duke hartuar variantin e tyre pa asnjë nga sugjerimet, asnjë nga sugjerimet e demokratëve të Kongresit,” tha zoti Schumer në Senat të mërkurën vonë.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të martën masën e shpenzimeve afatshkurtra me një votim 217-213. Një demokrat votoi pro projektligjit dhe një republikan kundër tij.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, i kapërceu kundërshtimet brenda Partisë së tij Republikane, duke siguruar miratimin e paketës së shpenzimeve.

Ai u tha gazetarëve të martën se buxheti shtatëmujor ishte një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të agjendës së zotit Trump për të eliminuar shpërdorimet dhe abuzimet qeveritare përmes DOGE-s.

“Kjo na lejon të ecim përpara me reduktimin dhe kufizimet e qeverisë federale. Në Uashington po ndodh një ndryshim sizmik. Është një moment ndryshe nga ç’kemi parë ndonjëherë. Puna e DOGE-s po gjen mashtrime, shpërdorime dhe abuzim masiv”, tha zoti Johnson.

“Kemi një Shtëpi të Bardhë që është e përkushtuar për të na kthyer në një rrugë të përgjegjshme fiskale.”

Megjithatë vëzhguesit dhe analistët e pavarur thonë se DOGE po përdor pretendime të ekzagjeruara për mashtrime për të gjeneruar mbështetje për shkurtime në shkallë të gjerë në programet dhe zyrat federale.

Ligjvënësi Thomas Massie ishte i vetmi republikan që votoi kundër projektligjit, pavarësisht se zoti Trump bëri thirrje të hënën në mbrëmje në Truth Social që ai të humbiste vendin e tij nëse e bënte një gjë të tillë.

Buxheti i përkohshëm u jep ligjvënësve kohë për të arritur një kompromis mbi versionet e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të shpenzimeve të qeverisë për vitin e ardhshëm fiskal, i cili fillon në tetor, një mjet kyç për zbatimin e agjendës së politikës së brendshme të Presidentit Trump.

Çështja është se si dhe kur të miratohet një zgjatje e propozuar e afatit të shkurtimeve të taksave për vitin 2017 dhe si të paguhet deficiti i SHBA-së, pa shkurtuar programet kryesore që ndihmojnë votuesit amerikanë./voa

Ministri i Financave: Franca nuk ka hapësirë për manovra buxhetore për mbrojtjen e BE-së

11 March 2025 at 21:56

Franca, me borxhe të mëdha, nuk ka në plan të përfitojë nga një përjashtim i planifikuar në kërkesat e borxhit të BE-së për investimet në mbrojtje dhe ne nuk do të aktivizojmë klauzolën mbrojtëse sepse nuk kemi hapësirë ​​për manovrim financiar, deklaroi ministri francez i Financave, Eric Lombard pas një takimi me homologët e tij të BE-së në Bruksel.

”Franca nuk ka hapësirë për manovra buxhetore as në nivelin francez dhe as në nivelin e BE-së”, theksoi ai.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, si dhe ndryshimi radikal i Presidentit Donald Trump në politikën e jashtme amerikane, i kanë shtyrë vendet e BE-së të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

Rregullat e BE-së për borxhin publik dhe deficitet thonë se niveli i borxhit të një shteti anëtar nuk mund të kalojë 60% të prodhimit të tij ekonomik. Në të njëjtën kohë, deficiti i administratës publike, diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve qeveritare, duhet të mbahet nën tre për qind të PBB-së.

Por, udhëheqësit e BE ranë dakord për një përjashtim për shpenzimet e mbrojtjes.

Lombard tha se ”rregulli i përjashtimit do t’u jepte njëfarë lirie vendeve që janë nën presion më të vogël se Franca”.

SHBA – Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e buxhetit

26 February 2025 at 16:59

UASHINGTON, 26 shkurt /ATSH-DPA/ – Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA miratuan rezolutën e tyre buxhetore, që përfshin ulje taksash dhe shkurtime buxhetore prej të paktën dy trilionë dollarësh për një periudhë 10-vjeçare.

Votimi ishte 217 pro dhe 215 kundër pas shumë grindjeve me demokratët.

”Thomas Massie nga Kentaki ishte i vetmi republikan që votoi kundër projektligjit, duke thënë se nuk mund të ulni taksat pa reduktuar shpenzimet”, raportoi ”New York Times”.

Përveç shkurtimeve të planifikuara të shpenzimeve, projektbuxheti përfshin gjithashtu ulje të paspecifikuara tatimore deri në 4,5 trilionë dollarë.

Votimi ka të ngjarë të pasohet nga negociata të ndërlikuara me Senatin derisa një buxhet të mund të miratohet përfundimisht nga të dy dhomat e parlamentit.

Për presidentin amerikan Donald Trump, votimi është suksesi i parë i madh në Kongres.

Republikanët e Trump kanë gjithashtu një shumicë të ngushtë në Senat./  a.jor.

The post SHBA – Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e buxhetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌