Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA: Senati mban seancën maratonë të votimit, drafti i buxhetit jetik për Trump

By: fra nc
1 July 2025 at 15:10

Senati amerikan ka mbajtur një seancë maratonë votimi gjatë natës për draftin e buxhetit, që është kritik për agjendën e presidentit Donald Trump.

I njohur ndryshe si “Akti Madhështor e i Bukur”, drafti përmban thuajse 1 mijë faqe dhe përfshin rritjen  e shpenzimeve për sigurinë kufitare, mbrojtjen dhe prodhimin e energjisë, por edhe shkurtimet në sistemin shëndetësor dhe programet ushqimore mbështetëse.

Fati i tij është në fije të perit, pasi republikanët e Trump, të cilët kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, mbeten të ndarë mbi kuotën e shkurtimit të shpenzimeve mbi programet e mirëqënies sociale dhe zgjatjen e lehtësimit të taksave.

Nëse aprovohet në Senat, drafti do të rikthehet në Dhomën e Përfaqësuesve për votimin përfundimtar, përpara se t’i dërgohet presidentit Trump, që përmes firmës së tij mund ta kthejë në ligj.

Natën mes së hënës dhe së martës, senatorët paraqitën argumentet pro dhe kundër amendamenteve të draftit, me secilin prej tyre që votoi në mënyrë të veçantë, në kuadër të një procedure të caktuar.

Vetëm pak pas orës 6 të mëngjesit, me orën lokale, zëvendës presidenti J D Vance mbërriti në Capitol Hill, për të nxitur unitetin mes republikanëve për ta çuar draftin përpara.

Republikanët në Senat mund t’i lejojnë vetes vetëm 3 votime në mënyrë që drafti të kalojë. Në rast se ata dështojnë në të treja votimet, ndërhyrja e zëvendës presidentit Vance do të jetë vendimtare.

Borxhi kombëtar i Shteteve të Bashkuara arrin aktualisht në 36 trilionë dollarë, sipas Departamentit të Thesarit dhe sipas vlerësimeve paraprake, drafti do t’i shtojë kësaj kuote 3.3 trilionë të tjerë nëse miratohet.

The post SHBA: Senati mban seancën maratonë të votimit, drafti i buxhetit jetik për Trump appeared first on Euronews Albania.

Senati amerikan në votim maratonë për projektbuxhetin e Trump

1 July 2025 at 08:21

Senati i Shteteve të Bashkuara po zhvillon një votim maratonë për një projektbuxhet të gjerë, të cilin Presidenti Donald Trump e konsideron kyç për axhendën e tij politike. Megjithatë, pas javësh negociatash të tensionuara, plani është pezulluar përkohësisht, për shkak të përçarjeve brenda Partisë Republikane.

Republikanët, që aktualisht kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, janë të ndarë për sa i përket shkurtimit të programeve të mirëqenies sociale, me qëllim financimin e zgjatjes së lehtësimeve tatimore të përfshira në ligjin “One Big Beautiful Bill”.

Përplasjet politike janë ndezur edhe më shumë pas kritikave të forta nga Elon Musk, ish-ndihmës i afërt i Presidentit Trump, i cili e ka cilësuar projektligjin si të dëmshëm dhe të nxituar.

Procesi legjislativ ndodhet aktualisht në një fazë intensive të quajtur “voto-a-rama”, ku senatorët mund të propozojnë dhe votojnë për amendamente të ndryshme në dokumentin prej afro 1,000 faqesh. Kjo procedurë mund të zgjasë deri në 20 orë debat dhe pritet të vazhdojë gjatë natës deri në mëngjesin e së martës.

Nëse miratohet nga Senati, projektligji do t’i rikthehet Dhomës së Përfaqësuesve për një votim final, pas miratimit paraprak të një versioni të ndryshëm muajin e kaluar me një diferencë minimale votash.

Në përmbajtje, projektligji parashikon reduktime të disa programeve sociale dhe një rritje të ndjeshme të borxhit kombëtar, çka ka ngjallur shqetësim tek ligjvënësit më konservatorë dhe kritikët e huadhënies së tepruar federale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Senati amerikan në votim maratonë për projektbuxhetin e Trump appeared first on Euronews Albania.

Senati amerikan nuk voton rezolutën për të bllokuar tarifat globale të Trump

1 May 2025 at 19:29

Republikanët në Senatin e Kongresit Amerikan e hodhën poshtë me diferencë të ngushtë propozimin e rezolutës së demokratëve, e cila parashikonte bllokimin e tarifave globale të prezantuara nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në fillim të këtij muaji, dhe zbatimi i të cilave u shty për 90 ditë.

Pezullimi i tarifave amerikane për një numër të madh vendesh anembanë botës, i cili duhej të hynte në fuqi më 9 prill, është shtyrë për 90 ditë, përveç Kinës, raportoi AP.

Tarifat amerikane kundër Kinës janë rritur në 125 për qind.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Senati amerikan nuk voton rezolutën për të bllokuar tarifat globale të Trump appeared first on Euronews Albania.

SHBA/ Senati rrëzon nismën e të majtëve për pezullimin e tarifave

By: armand
1 May 2025 at 16:10

Senati amerikan hodhi poshtë mbrëmjen e të mërkurës, me një votim të ngushtë 49 pro dhe 49 kundër, një rezolutë të demokratëve që synonte të ndalte tarifat tregtare të shpallura nga presidenti Donald Trump në fillim të këtij muaji. Tre senator republikanë Raund Paul I Kentuckyt, Susan Collins e Main dhe Lisa Muyrkowski e Alaskës […]

The post SHBA/ Senati rrëzon nismën e të majtëve për pezullimin e tarifave appeared first on BoldNews.al.

Senati “mbron” tarifat e Trump/ Rrëzon nismën e demokratëve për pezullimin e tyre

By: xhir jeta
1 May 2025 at 14:43

Senati amerikan hodhi poshtë mbrëmjen e të mërkurës, me një votim të ngushtë 49 pro dhe 49 kundër, një rezolutë të demokratëve që synonte të ndalte tarifat tregtare të shpallura nga presidenti Donald Trump në fillim të këtij muaji.

Tre senator republikanë Raund Paul I Kentuckyt, Susan Collins e Main dhe Lisa Muyrkowski e Alaskës votuan pro rezulotuës së demokratëve në një kritikë të rrallë ndaj presidentit. Republikanët e tjerë në qëndruan krah Donald Trump në dhomën e Lartë të Kongresit Amerikan duke e quajtur rezolutën një manovër politike.

Trump shpalli tarifa tregtare në 2 prill ndaj pothuajse të gjithë partnerëve tregtarë të SHBA-së, por u tërhoq disa ditë më vonë pas një rënie të tregjeve financiare, duke pezulluar për 90 ditë aplikimin e taksave të importit. Megjithatë, pasiguria për konsumatorët dhe bizneset amerikane mbetet e lartë. Të mërkurën, Departamenti i Tregtisë raportoi se ekonomia amerikane u tkurr me 0.3% gjatë tremujorit të parë të vitit – rënia e parë në tre vjet.

Presidenti Trump ka argumentuar se tarifat e tij po dëmtojnë fabrikat kineze dhe ka minimizuar shqetësimet për efektin tek konsumatorët amerikanë. “Ndoshta fëmijët do të kenë dy lodra në vend të tridhjetë,” tha ai të mërkurën. “Ndoshta ato dy lodra do të kushtojnë pak më shumë, por do t’i prodhojmë vetë.”

Lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, paralajmëroi se mosveprimi i republikanëve ndaj tarifave të Trump mund të ketë pasoja serioze për ekonominë. “E vetmja gjë që kanë arritur tarifat e Trump është rritja e gjasave për recesion dhe rrëzimi i tregjeve,” tha ai. “Sot, republikanët duhet të zgjedhin – të mbështesin Trumpin apo të qëndrojnë përkrah interesave të shteteve të tyre.”/abcnews.al

Tarifat, shuplaka e parë për Trump/ Senati miraton nismën e demokratëve kundër tarifave me Kanadanë

By: xhir jeta
3 April 2025 at 15:30

Vetëm disa orë pasi Donald Trump shpalli vendosjen e tarifave të reja mbi importet në SHBA, Senati amerikan miratoi me një diferencë të ngushtë votash një projektligj që synon t’i japë fund këtyre masave për Kanadanë.

Me 51 vota pro dhe 48 kundër, Senati i dha dritën jeshile ligjit, i cili tani kalon për shqyrtim në Dhomën e Përfaqësuesve. Kjo përbën një goditje për Trumpin, pasi katër senatorë republikanë u rreshtuan krah demokratëve për ta avancuar këtë nismë.

Projektligji, i propozuar nga demokratët, kërkon të shfuqizojë emergjencën kombëtare të shpallur nga presidenti më 22 janar, e cila ishte lidhur me importin e paligjshëm të fentanylit nga Meksika, Kanadaja dhe Kina. Trump e përdori këtë emergjencë si bazë për të vendosur tarifa të reja mbi Kanadanë.

Republikani John Thune, lideri i shumicës në Senat, kishte bërë thirrje për votim kundër projektligjit, duke paralajmëruar se heqja e tarifave ndaj Kanadasë mund të ndikonte në përhapjen e trafikut të drogës nga veriu. “A do të ndryshojnë kartelet taktikat dhe të shtrijnë aktivitetin e tyre në veri? Mendoj se përgjigja është po,” u shpreh ai.

Megjithatë, katër republikanë dolën kundër linjës së partisë. Një prej tyre, senatorja Susan Collins, argumentoi se tarifat e propozuara do të dëmtonin sektorë të rëndësishëm ekonomikë në shtetin e saj të lindjes, Maine, veçanërisht industrinë e prodhimit të letrës, e cila varet nga lënda e parë kanadeze. Te tjerë  senator qe votuan pro heqjes së tarifave për Kanadanë ishin Lisa Murkowski nga Alaska dhe dy senator nga Kentaki, ish udhëheqësi I Shumicës Mitch Mc Connel dhe Rand Paul./abcnews.al

Argjentina hap arkivat sekrete të nazistëve të arratisur

By: Mirgen
26 March 2025 at 09:53

Qeveria e presidentit argjentinas, Javier Milei ka njoftuar deklasifikimin e arkivave sekrete në lidhje me praninë e kriminelëve nazistë të luftës pas Luftës së Dytë Botërore në Argjentinë, konfirmoi sot sekretari i kabinetit, Guillermo Francos, i cili saktësoi se angazhimi i presidentit për t’i bërë publike këto dokumente është bërë gjatë një takimi javën e […]

The post Argjentina hap arkivat sekrete të nazistëve të arratisur appeared first on BoldNews.al.

Debate në Senatin amerikan për skandalin e sigurisë, kërkohet dorëheqja e zyrtarëve të lartë

25 March 2025 at 22:44

Në Senatin e SHBA-së u kërkua dorëheqja e zyrtarëve të lartë përgjegjës për skandalin e sigurisë ku planet e sulmit të Jemenit u diskutuan në një platformë jo zyrtare e madje në grupin e komunikimit u ftua gabimisht dhe një gazetar. Senatorët thirrën në seancë dëgjimore drejtoreshën e Komunitetit Kombëtar të Zbulimit, Tulsi Gabbard dhe […]

The post Debate në Senatin amerikan për skandalin e sigurisë, kërkohet dorëheqja e zyrtarëve të lartë appeared first on BoldNews.al.

Zbardhen kostot dhe përfituesit nga marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali

19 March 2025 at 12:16

Marrëveshja e firmosur me Shqipërinë, do ti kushtojë buxhetit Italian 12 milionë euro në vitin parë të zbatimit, ku përfitues pritet të jenë 1387 persona. Detajet janë të përcaktuara në dokumentin e dorëzuar në Senatin Italian, ku në 5 mars kaloi për miratim marrëveshja e përbashkët, e cila një javë më pas u firmos edhe […]

The post Zbardhen kostot dhe përfituesit nga marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali appeared first on Reporter.al.

Senati voton për buxhetin e përkohshëm, shmang mbylljen e pjesshme të qeverisë

By: xhir jeta
15 March 2025 at 16:18

Senati amerikan miratoi një buxhet të përkohshëm të premten në mbrëmje, duke shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë dhe duke tejkaluar kundërshtimin e demokratëve ndaj projektligjit.

Projektligji u miratua me 54 vota pro dhe 46 kundër, pasi kapërceu një pengesë më të vështirë procedurale për të ndaluar debatin lidhur me të, për të cilën duheshin të paktën 60 vota.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët e miratoi projektligjin në fillim të kësaj jave duke respektuar një afat kohor për të mbajtur qeverinë të hapur, që skadonte më 14 mars.

Demokratët në Senat ishin të ndarë nëse do ta mbëshesnin apo jo buxhetin e përkohshëm që do të financonte qeverinë për gjashtë muajt e ardhshëm, do të reduktonte shpenzimet totale të qeverisë me rreth 7 miliardë dollarë nga nivelet e vitit të kaluar dhe do të kalonte fonde nga shpenzimet civile tek ato ushtarake.

Shumë demokratë u indinjuan ndaj kreut të pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, i cili njoftoi të enjten në mbrëmje se megjithëse nuk i pëlqente projektligji, mbyllja ishte një “opsion shumë më i keq”.

Duke folur në Senat të premten në mëngjes, zoti Schumer tha se mosmiratimi i projektligjit republikan do të ndihmonte përpjekjet e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) të udhëhequr nga miliarderi Elon Musk, përfshirë lidhur me agjencitë që do të mbylleshin.

“Mbyllja do t’i jepte mundësi DOGE-s të intensifikonte përpjekjet (për shkurtime),” tha ai.

Dhjetra demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët kundërshtuan projektligjin në Dhomën e Përfaqësuesve, i dërguan një letër Senatorit Schumer të premten, duke shprehur “kundërshtimin e tyre të fortë” ndaj planit të tij për të votuar pro projektligjit.

Ish-kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi u kërkoi demokratëve të Senatit të vepronin kundër udhëzimit të udhëheqësit të tyre.

Në një deklaratë të premtes, ajo u shpreh se “Amerika ka kaluar një mbyllje (të qeverisë) nën (Presidentin) Trump më parë – por ky legjislacion i dëmshëm, veçse e keqëson situatën”.

I pyetur nga gazetarët të premten, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries refuzoi të thoshte nëse mbështeste rolin udhëheqës të zotit Schumer.

Presidenti Trump i kishte bërë thirrje Kongresit të miratonte projektligjin për buxhetin dhe të premten e vlerësoi zotin Schumer për mbështetjen.

“Urime për Chuck Schumer i cili bëri gjënë e duhur – ai tregoi guxim!” shkruante ai në platformën “Truth Social”.

“E respektoj shumë atë që bëri sot Schumer. Ai doli hapur dhe tha se ata (demokratët) duhet të votojnë në krah të republikanëve sepse është gjëja e duhur,” tha zoti Trump gjatë një fjalimi në Departamentin e Drejtësisë.

Projektligjet për buxhetin kërkojnë një prag minimal prej 60 votash për t’u miratuar në Senat, që do të thotë se republikanët duhet të sigurojnë të paktën tetë vota demokrate.

Projektligji e kaloi këtë pengesë procedurale me votën 62-38. Disa ndryshime të propozuara për projektligjin dështuan, por njëri prej tyre që propozonte eliminimin e fondeve për DOGE-n u mbështet nga një republikane. Senatorja Lisa Murkowski e Alaskës ka qenë e hapur në kritikat e saj ndaj nismës së miliarderit Musk.

Zoti Schumer më herët kishte bërë thirrje që Senati të miratonte një version të mëparshëm të buxhetit të përkohshëm, për të cilin demokratët ishin përfshirë në negociata.

“Financimi i qeverisë duhet të jetë një përpjekje dypartiake. Por republikanët zgjodhën një rrugë partiake, duke hartuar variantin e tyre pa asnjë nga sugjerimet, asnjë nga sugjerimet e demokratëve të Kongresit,” tha zoti Schumer në Senat të mërkurën vonë.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të martën masën e shpenzimeve afatshkurtra me një votim 217-213. Një demokrat votoi pro projektligjit dhe një republikan kundër tij.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, i kapërceu kundërshtimet brenda Partisë së tij Republikane, duke siguruar miratimin e paketës së shpenzimeve.

Ai u tha gazetarëve të martën se buxheti shtatëmujor ishte një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të agjendës së zotit Trump për të eliminuar shpërdorimet dhe abuzimet qeveritare përmes DOGE-s.

“Kjo na lejon të ecim përpara me reduktimin dhe kufizimet e qeverisë federale. Në Uashington po ndodh një ndryshim sizmik. Është një moment ndryshe nga ç’kemi parë ndonjëherë. Puna e DOGE-s po gjen mashtrime, shpërdorime dhe abuzim masiv”, tha zoti Johnson.

“Kemi një Shtëpi të Bardhë që është e përkushtuar për të na kthyer në një rrugë të përgjegjshme fiskale.”

Megjithatë vëzhguesit dhe analistët e pavarur thonë se DOGE po përdor pretendime të ekzagjeruara për mashtrime për të gjeneruar mbështetje për shkurtime në shkallë të gjerë në programet dhe zyrat federale.

Ligjvënësi Thomas Massie ishte i vetmi republikan që votoi kundër projektligjit, pavarësisht se zoti Trump bëri thirrje të hënën në mbrëmje në Truth Social që ai të humbiste vendin e tij nëse e bënte një gjë të tillë.

Buxheti i përkohshëm u jep ligjvënësve kohë për të arritur një kompromis mbi versionet e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të shpenzimeve të qeverisë për vitin e ardhshëm fiskal, i cili fillon në tetor, një mjet kyç për zbatimin e agjendës së politikës së brendshme të Presidentit Trump.

Çështja është se si dhe kur të miratohet një zgjatje e propozuar e afatit të shkurtimeve të taksave për vitin 2017 dhe si të paguhet deficiti i SHBA-së, pa shkurtuar programet kryesore që ndihmojnë votuesit amerikanë./voa

Senati italian miraton marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë

By: Oldi
5 March 2025 at 16:21

Senati italian ka miratuar me 129 vota pro marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë. Janë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, qe perfitojnë nga zbatimi i marreveshjes së cilës do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë. Kjo marrëveshje, […]

The post Senati italian miraton marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

Senatori amerikan mendon ndryshe nga Trump, Wicker: Putin është kriminel lufte, duhet të burgoset ose vritet

19 February 2025 at 23:24

Senatori dhe Kryetari i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura, Roger Wicker, republikan nga Misisipi, bëri një vlerësim të ashpër ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, duke deklaruar se diktatori duhet të përballet me ekzekutim dhe jo me negociata.

Deklaratat e Wickerit erdhën pas një takimi midis Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarëve rusë në Arabinë Saudite për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Duke folur për CNN, Wicker e quajti Putinin një “kriminel lufte” që duhet të burgoset ose të ekzekutohet.

Kur gazetari i CNN, Manu Raju, e pyeti senatorin nëse Putin mund të besohej në negociata, ai u përgjigj prerazi “Jo. Putin është një kriminel lufte që duhet të jetë në burg për gjithë jetën, nëse jo i ekzekutuar”.

U.S.Senator: “Putin is a war criminal who should be in jail”

Republican Senator Roger Wicker, who chairs the U.S. The Senate Armed Services Committee said that: “Putin is a war criminal who should be in jail”.

If he, Putin, is not killed first. pic.twitter.com/vlnxYJTETq

— NEXTA (@nexta_tv) February 19, 2025

I pyetur për pretendimin e Trumpit se Putin dëshiron paqe, Wicker e hodhi poshtë këtë ide, duke deklaruar se “e vetmja gjë për të cilën mund të besojmë rusët është që ata do të bëjnë gjithçka që u shërben interesave të tyre dhe të ndërmarrin hapa të përkohshëm. Vladimir Putin ka shkelur çdo parim të së drejtës ndërkombëtare dhe duhet të akuzohet, të ndiqet penalisht dhe të burgoset, ndoshta edhe të ekzekutohet”.

Deklaratat e senatorit vijnë mes shqetësimeve në rritje për qasjen unilaterale të Shteteve të Bashkuara për arritjen e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, pa përfshirjen e Ukrainës.

Trump është kritikuar për qasjen ndaj Putinit, duke përfshirë bindjen e tij se lideri rus në fakt kërkon paqe me Ukrainën.

Ndryshe, Wicker më parë ka shprehur qëndrime të forta mbi politikën e jashtme të SHBA-së. /Telegrafi/

 

The post Senatori amerikan mendon ndryshe nga Trump, Wicker: Putin është kriminel lufte, duhet të burgoset ose vritet appeared first on Telegrafi.

U konfirmua me votat e Senatit amerikan, Pam Bondi betohet si Prokurore e Përgjithshme e SHBA-ve

5 February 2025 at 18:54
Pasi u konfirmua mbrëmë me votat e Senatit Amerikan, Pam Bondi u betua sot si Prokurore e Përgjithshme e vendit, duke marrë përgjegjësinë për Departamentin e Drejtësisë. Kandidatura e Bond për postin e prokurores së përgjithshme u miratua të martën nga Senati. Pam Bondi u betua të mërkurën si prokurore e përgjithshme, Ceremonia u zhvillua në

Dënohet me 11 vjet burg ish-senatori amerikan, Bob Menendez

29 January 2025 at 23:47

Ish-senatori amerikan, Bob Menendez u dënua të mërkurën me 11 vjet burg, pasi u shpall fajtor për marrje ryshfeti në formën e parave, kallëpeve të arit dhe për veprimtari si agjent i qeverisë egjiptiane.

Vendimi vjen pas një procesi gjyqësor të gjatë dhe të ndërlikuar, ku prokurorët paraqitën prova të shumta mbi skemat korruptive të ish-ligjvënësit.

Ky dënim përbën një nga rastet më të rëndësishme të korrupsionit në politikën amerikane dhe shënon kulmin e një rënieje dramatike për Menendez, i cili dikur gëzonte një ndikim të konsiderueshëm në Senat. Ai u dënua për herë të parë në verën e vitit të kaluar për përfitime të paligjshme përmes një sërë aktesh korruptive që përfshinin marrëdhënie të fshehta me qeverinë egjiptiane.

Sipas prokurorëve, Menendez dhe bashkëpunëtorët e tij u përfshinë në një skemë të sofistikuar korrupsioni. Në këmbim të përfitimeve materiale, duke përfshirë qindra mijëra dollarë në para të gatshme, kallëpe ari dhe një veturë luksoze, ai përdori pozitën e tij për të ndikuar në hetimet penale që kërcënonin bashkëpunëtorët e tij të afërt, shkruan cnn.

Gjithashtu, hetuesit zbuluan se Menendez zhvilloi takime me zyrtarë të inteligjencës egjiptiane dhe ndërmori hapa konkrete për të ndihmuar Egjiptin të siguronte ndihmë ushtarake amerikane në vlerë prej miliona dollarësh. Dokumentet e gjykatës treguan se ai ndikoi në politikat e jashtme të SHBA-së në favor të Egjiptit, duke shkelur detyrimet e tij si senator dhe duke rrezikuar sigurinë kombëtare të vendit të tij.

Menendez, 71 vjeç, ka deklaruar se do të apelojë vendimin, duke këmbëngulur në pafajësinë e tij. Ai ka pretenduar se akuzat janë të motivuara politikisht dhe se pasuria e gjetur në shtëpinë e tij – përfshirë arin dhe paratë e gatshme – ishin kursime personale të familjes së tij.

Megjithatë, pas shpalljes fajtor vitin e kaluar, Menendez u detyrua të largohej nga Senati, duke humbur një pjesë të madhe të ndikimit të tij politik. Deri në vjeshtën e vitit 2023, ai mbante një nga pozitat më të rëndësishme në Kongres si kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë. Por, me daljen në dritë të akuzave, ai u detyrua të jepte dorëheqjen nga kjo detyrë dhe u izolua politikisht nga kolegët e tij demokratë.

Dënimi i Menendez konsiderohet një sinjal i fortë për luftën kundër korrupsionit në nivelet më të larta të politikës amerikane. Rasti i tij ka sjellë në qendër të vëmendjes çështjet e integritetit në politikë dhe rrezikun e ndikimeve të huaja në vendimmarrjen qeveritare.

Ekspertët ligjorë dhe analistët politikë thonë se ky vendim krijon një precedent të rëndësishëm dhe mund të ndikojë në mënyrën se si institucionet amerikane trajtojnë raste të ngjashme korrupsioni në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ai shënon fundin e një karriere të gjatë politike për Bob Menendez, një figurë dikur e fuqishme në politikën e jashtme të SHBA-së. /Telegrafi/

The post Dënohet me 11 vjet burg ish-senatori amerikan, Bob Menendez appeared first on Telegrafi.

Robert F. Kennedy përballet me Senatin për postin e Sekretarit të Shëndetësisë

By: Mirgen
29 January 2025 at 22:27

Senati amerikan ka nisur seancat e konfirmimit për Robert F. Kennedy Jr., i emëruari i Presidentit Donald Trump për postin e Sekretarit të Shëndetësisë. Seanca dëgjimore në Komisionin e Senatit për Ekonominë u shoqërua me tensione, pasi disa protestues ndërprenë procesin para se të nxirreshin jashtë. Kennedy, 70 vjeç, është një figurë polemizuese për shkak […]

The post Robert F. Kennedy përballet me Senatin për postin e Sekretarit të Shëndetësisë appeared first on BoldNews.al.

SHBA, Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent

By: Mirgen
28 January 2025 at 08:16

Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent-in si sekretar të Thesarit, në qeverinë e Presidentit Donald Trump, duke i dhënë kështu drejtuesit miliarder të fondeve të investimeve, një rol qendror në hartimin e përparësive politike të administratës së re në lidhje me uljen e taksave, të shpenzimeve qeveritare dhe menaxhimin e marrëdhënieve ekonomike me aleatët […]

The post SHBA, Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent appeared first on BoldNews.al.

Konfirmohet shefi i Pentagonit/ Senati miraton ish prezantuesin e Fox News, si sekretar të mbrojtjes

By: lia rda
25 January 2025 at 16:28

Pete Hegseth, ish prezantuesi i Fox News dhe i përzgjedhuri i Donald Trump për të qenë Sekretari Amerikan i Mbrojtjes u konfirmua në këtë post nga Senati, pas akuzave të shumta që rëndonin ndaj tij për sjellje të pahijshme dhe ngacmim Seksual.  Zevendes presidenti JD Vance voti pro Hegseth, pasi tri senatorë republikan votua kundër tij përfshirë këtu edhe ish udhëheqësin e shumicës në Senat, Mitch McConnel.

Mc Connel u shpreh se Hegseth ishte i papergatitur per te udhehequr kete department te madh dhe per tu bashkerenduar me aleatet Globale. Pete Hegseth u miratua në Postin e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes me 51 vota pro nga senatoret Republikan dhe zevendespresidenti  dhe 50 vota vota kunder, prej të cilave 47 vota të demokratëve dhe 3 të senatorëve republikan.

Ishte zevendes Presidenti JD Vance i cili i dha Pete Hegseth ndihmen kritike per te marre postin me voten e tij duke thyer barazimin.

Pergjate séances degjimore ne Senat, Pete Hegseth u perballe me nje sere pyetjesh mbi akuzat qe rendonin mbi te per abuzim seksual si dhe mbi planet e tij per drejtimin e Departamentit Amerikan te Mbrojtjes.

44 vjecari, ish veteran i Ushtrise Amerikane me misionet e saj ne Afganistan dhe Irak dhe ish prezantuesi i Fox News i cili do të drejtojë Departamentin Amerikan të Mbrojtjes do të mbikqyrë rreth tre milionë punonjës dhe do të menaxhojë një buxhet prej 849 miliardë dollarësh.

Nepermjet nje statusi ne Truth Social, Presidenti Amerikan Donald Trump uroi Hegseth per postin e tij si Sekretar i Mbrojtjes duke shkruar se ai do ta bej ushtrine Amerikane te shkelqyer serisht.

Vete Hegseth postoi e X duke falenderuar Trump dhe Republikanet ndersa shtoi se per te Amerika do te jete e para./abcnews.al

Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

25 January 2025 at 09:56

Senati amerikan ka konfirmuar Pete Hegseth si Sekretarin e Mbrojtjes të vendit në orët e vona të së premtes në një votim dramatik, duke kundërshtuar pyetjet në lidhje me kualifikimet e tij për të udhëhequr Pentagonin mes akuzave për pirje të madhe të alkoolit dhe sjellje agresive ndaj grave. Mediat e huaja raportojnë se rrallëherë […]

The post Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale appeared first on BoldNews.al.

Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit

21 January 2025 at 07:29

Senati konfirmoi shpejt ish senatorin Marco Rubio si Sekretar të Shtetit të hënën me një votim unanim, duke i dhënë Presidentit Donald Trump anëtarin e parë të kabinetit të tij të ri në ditën e inaugurimit.

Marco Rubio, ish senator republikan nga Florida, është ndër kandidatët më pak të debatueshëm të Presidentit Trump dhe votimi ishte vendimtar 99-0. I emëruari i Presidentit Trump për drejtor të CIA-s, John Ratcliffe pritet gjithashtu të miratohet me një votim të shpejtë.

Votimet për emërimet e tjera, duke përfshirë ish veteranin e luftës dhe ish drejtuesin e një emisioni lajmesh në Fox News, Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes, pritet të bëhen më vonë gjatë javës.

“Marco Rubio është një njeri shumë inteligjent me njohuri të jashtëzakonshme të politikës së jashtme amerikane”, tha Senatori republikan Chuck Grassley në hapje të votimit në Senat.

Shpesh është traditë që Senati të mblidhet menjëherë pas ceremonisë së inaugurimit për të filluar me miratimin e anëtarëve të kabinetit të presidentit të ri, veçanërisht të zyrtarëve të sigurisë kombëtare. Gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, Senati konfirmoi me shpejtësi kandidatët e tij për Sekretar të Mbrojtjes dhe Sekretar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në ditën e tij të parë në detyrë.

I emëruari i ish Presidentit Joe Biden për drejtor të inteligjencës kombëtare u konfirmua në ditën e tij të inaugurimit.

Me kthimin e Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe kontrollin e Kongresit nga Partia e tij Republikane, anëtarët e tij të kabinetit pritet të miratohen pa vështirësi të mëdha, pavarësisht skepticizmit fillestar dhe kundërshtimit nga ligjvënës nga të dyja partitë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit appeared first on Euronews Albania.

Senati në SHBA drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

17 January 2025 at 21:12

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për vjedhje dhe krime të dhunshme dhe që u jep shteteve fuqi për të sfiduar politikat federale të emigracionit, duke i hapur rrugë një qasjeje të ndryshme ndaj emigracionit ndërkohë që Presidenti […]

The post Senati në SHBA drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌