Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Të ardhurat nga TVSH, 30,5 miliardë lekë në periudhën janar-maj

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2025, të ardhurat neto të arkëtuara nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) kanë arritur në 30,5 miliardë lekë.

Ky tregues përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një shtesë prej 7,3 miliardë lekësh, ose 31,5% më shumë.

Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, kjo rritje tregon për një përmirësim të ndjeshëm të performancës së të ardhurave nga TVSH, jo vetëm në aspektin vjetor, por edhe në krahasim me planifikimet.

Në fakt, të ardhurat nga TVSH kanë rezultuar 3,1 miliardë lekë, ose 11,5%, më të larta se plani i parashikuar për periudhën janar-maj.

Ministria e Financave bën të ditur gjithashtu se rimbursimet për këtë periudhë janë realizuar në masën 6,8 miliardë lekë, në përputhje të plotë me planin e miratuar.

/a.gj/j.p/

The post Të ardhurat nga TVSH, 30,5 miliardë lekë në periudhën janar-maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton

28 June 2025 at 09:15

Gazetari Neritan Sejamini në emisionin “Thjesht” trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare. Sipas gazetarit shifrat tregojnë se edhe në 2025 shqiptarët mbajnë frymën gjallë vetëm nga paratë që ju dërgojnë familjarët emigrantë. “Pa këtë mbështetje dhjetëra mijëra qytetarë do të jetonin në varfëri të plotë”, tha Sejamini […]

The post Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton appeared first on BoldNews.al.

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka çfarë me jeton

By: V K
28 June 2025 at 09:23

Gazetari i njohur Neritan Sejamini, teksa fliste në emisionin “Thjesht”, trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare.

Sipas tij, shifrat tregojnë se edhe në 2025 shqiptarët mbajnë frymën gjallë vetëm nga paratë që ju dërgojnë familjarët emigrantë.

“Pa këtë mbështetje dhjetëra mijëra qytetarë do të jetonin në varfëri të plotë”, tha Sejamini teksa shtoi se “dërgesat mesatare nga pikëpamja e shumës janë rreth 2 mijë euro në vit për çdo familje”.

“¼ e familjeve që kishin marrë dërgesa nga familjarët emigrantë gjatë vitit 2018 i kishin ato të vetmin burim të të ardhurave. Pra afërsisht 6% e familjeve shqiptare mbaheshin vetëm nga paratë e emigrantëve”, shtjelloi më tej ai.

Sejamini po ashtu zbuloi se në periudhën 1992-2002, pra dekada e parë e tranzicionit të vendit, totali i investimeve të huaja në Shqipëri ishte vlerësuar me 800 milionë dollarë.

“Për të njëjtën periudhë dërgesat nga emigrantët shqiptarë në Shqipëri arritën në 4 miliardë dollarë, pra pothuajse 5 herë më shumë se investimet e huaja. Roli parësor i dërgesave ka qenë ai i zbutjes së varfërisë dhe mbështetje3s së familjeve shqiptare”, theksoi gazetari.

The post Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka çfarë me jeton appeared first on Albeu.com.

Nuk deklaruan 33 milionë euro të fituara nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona në vend

25 June 2025 at 09:38

Ka nisur hetimi për 100 persona/subjekte, pasi nuk kanë deklaruar të ardhurat e përfituara nga rrjetet sociale. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, bëhet fjalë për rreth 33 milionë euro të padeklaruara, burimi i të cilave janë Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google, PayPal.

“Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara!”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sakaq, thirrje ka për të gjithë këta tatimpagues, që të përmbushin detyrimet e tyre sa më shpejt për të shmangur penalitetet.

“Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.

Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

The post Nuk deklaruan 33 milionë euro të fituara nga rrjetet sociale, nis hetimi për 100 persona në vend appeared first on Sot News | Lajme.

Turizmi, rekord të ardhurash/ Të huajt shpenzuan 874 milionë euro vetëm në janar-mars

By: xhir jeta
10 June 2025 at 15:44

Turizmi konfirmohet edhe për këtë vit një ndër sektorët më të rëndësishëm te ekonomisë shqiptare.Vetëm në periudhën janar –mars vendi ka përfitur 874 milionë euro nga turistët.Të dhënat janë publikuar nga Banka e Shqipërisë e cila thekson se për tremujorin e parë 2025, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 874 milionë euro duke pësuar një rritje me 11% krahasuar kjo me një vit më parë ose e përkthyer në vlerë 86 milionë euro më tepër.kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të udhëtarëve përbën faktorin përcaktues për këtë ecuri.Shqipëria ka pritur 2.45 milionë turistë gjatë këtyre 4 muajve të parë të vitit 2025.

Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë në vend kanë ardhur rreth 12 mijë turistë më shumë ose 5% më tepër. Në të njëjtën kohë, shpenzimi ditor I turistëve ka shënuar rritjenëse e krahasojmë me të njëjten periudhë të një viti më parë.

Kjo është një shifër shumë optimiste duke marrë parasysh se bëhet fjalë për periudhën janar-mars, ndërkohë që parashikimet janë për një rritje edhe më të madhe gjatë pikut të sezonin veror. Nga ana tjetër, udhëtarët shqiptarë dhe të huaj kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 579 milionë euro. Shërbimet e udhëtimit gjenerojnë respektivisht 58% të flukseve valutore në hyrje dhe rreth 72% të shpenzimeve të kategorisë së shërbimeve.

Sipas raportit të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2024 turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri rreth 5 miliardë euro./abcnews.al

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 June 2025 at 08:10

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) kanë shtuar rreth 58,500 deklarues të rinj për 2024.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për vitin 2024 janë 124,416 individë që kanë deklaruar DIVA. Më herët tatimet deklaruan se detyrimin për deklarimin e të ardhurave vjetore në DIVA e kishin 143,369. Pra janë rreth 19 mijë individë që nuk kanë dorëzuar në afat DIVA-n.

Për 2023, nga 73,850 individë që duhet të deklaronin DIVA, deklaruan 65,910 individë. Nga totali i deklaratave të dorëzuara për 2024, numri i deklaruesve të rinj është shtuar me 58,5 mijë krahasuar me 2023.

DIVA për 2024 pësoi disa ndryshime. Detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës e kishin të gjithë individët që realizuan mbi 1,2 milionë lekë të ardhura bruto për 2024 nga mbi 2 milionë lekë që ishte deri në vitin 2023.

Por nuk ndryshoi mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA për individët e dypunësuar. Kjo kategori vijoi të ketë detyrimin për dorëzimin e DIVA pavarësisht nivelit të të ardhurave të realizuara.

Për 2024 u afrua edhe afati për dorëzimin e deklaratës nga 30 Prill që ishte më parë, u përcaktua që DIVA duhet të dorëzohej brenda 31 Marsit. Ata individë që për arsye të ndryshme nuk dorëzuan në afat DIVA penalizohen me një gjobë prej 3 mijë lekë.

Si kanë ndryshuar deklarimet në 6 vite

Në 6 vite, përkatësisht në periudhën nga 2019 deri në 2024 DIVA është plotësuar nga 345,2 mijë individë referuar të dhënave dhënave të tatimeve dhe atyre të publikuar te “Plani strategjik 2024-2028, i administratës tatimore”.

Për vitin 2019 DIVA u dorëzua nga 13,9 mijë individë. Në 2020 numri total i deklaruesve arriti në 58,3 mijë deklarues. Në raport me 2019-n numri i deklaruesve u rrit 3 herë. Rritja u ndikua nga përfshirja për herë të parë në 2020 në DIVA të dypunësuarve.

Në vitin 2020, tatimet bënë të ditur nga lista e dy punësuarve që duhet të deklaronin DIVA 2020, numri i deklaruesve arriti në 38,983 individë. Pra në total për vitin 2020 deklaruan për herë të parë të ardhurat vjetore rreth 39 mijë të dypunësuar.

Në 2021 numri i deklaruesve arriti në 40,6 mijë deklarues me rënie rreth 30% krahasuar me 2020. Për 2022 numri i deklaruesve në DIVA i është kthyer rritjes së qëndrueshme. Krahasuar me 2021 u shtuan rreth 1,400 deklarues të rinj apo 3% më shumë.

Në 2023 u shtuan rreth 24 mijë deklarues të rinj krahasuar me 2023. Në DIVA individët përveç deklarimit të të ardhurave bruto vjetore nga punësimi apo dypunësimi, kanë detyrimin për deklarimin e të ardhurave bruto nga dividendi, nga qiraja, nga pasuria intelektuale nëpërmjet licencave, të ardhura të fituara nga lojërat e fatit, nga transaksionet nëpërmjet mjeteve virtuale etj. / Monitor

The post 58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n appeared first on Sot News | Lajme.

Të ardhurat në buxhet bien me 3.5% në prill, Qeveria nuk shpenzoi 630 mln euro për 4-mujorin

20 May 2025 at 17:37

Të ardhura që arkëtohen nga buxheti i shtetit kanë shënuar tendencë rënëse në muajin prill, për herë që nga qershori i vitit 2024. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, në prill u arkëtuan 64 miliardë lekë në buxhet, me një rënie prej 3.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për periudhën janar-prill, të ardhurat arritën në rreth 246.45 miliardë lekë, me një rritje prej 6.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si gjithmonë këto muajt e fundit, peshën kryesore në rritjen e të ardhurave e mbajnë të punësuarit, përmes kontributeve, si rrjedhojë e rritjes së pagave, kryesisht në administratën publike. (nga 14.4 miliardë lekë që është rritja totale e të ardhurave në buxhet, nga sigurimet u mblodhën rreth 6.3 miliardë lekë më shumë).

Shpenzimet e përgjithshme publike, për katërmujorin 2025, arritën në rreth 207.87 miliardë lekë. Buxheti ka rezultuar në katër muajt e parë të 2025-s, me një suficit prej 38.5 miliardë lekë, ndërkohë që parashikonte të rezultonte me një deficitit prej 25 miliardë lekësh, çka nënkupton se buxheti nuk ka shpenzuar rreth 63 miliardë lekë (rreth 630 milionë euro), të planifikuara për katër muajt e parë të vitit. Vitet e fundit ka gjithnjë një përqendrim të shpenzimeve në muajt e fundit të vitit.

Të ardhurat, peshën kryesore e mbajnë kontributet  

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, Të ardhurat totale, për muajin janar-Prill 2025, arritën në rreth 246.45 miliardë lekë, një realizim në masën 100.3 % të planit të periudhës.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 14.45 miliardë lekë më shumë ose 6.2 % më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 4 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 32.6 për qind të planit vjetor.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet, për periudhën Janar – Prill 2025, janë në shumën 163.9 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë ose 0.9% më shumë se plani i periudhës. Krahasuar me periudhën Janar–Prill të vitit 2024, janë mbledhur 16.6 miliardë lekë ose 11.3% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) për periudhën Janar – Prill 2025 u realizuan në vlerën 72.4 miliardë lekë, 3.5 miliardë lekë ose 5.1% më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar – Prill 2025, janë 48.8 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose 3% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar – Prill 2025, janë realizuar në masën 20 miliardë lekë, 2.3 miliardë lekë ose 12.7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim 1.1 miliardë lekë ose 6% më shumë se plani i akcizës për periudhën Janar – Prill 2025.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar – Prill 2025, janë realizuar në vlerën 786 milionë lekë, në masën 83.4 % kundrejt planit të periudhës Janar – Prill 2025.

Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar – Prill 2025, janë arkëtuar në vlerën 2.8 miliardë lekë, 52 milionë lekë ose 1.9% më shumë se Janar – Prilli i vitit 2024, si dhe realizim në masën 89.7% kundrejt planit të periudhës.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar – Prill 2025, u realizuan në masën 91.5 miliardë lekë, 13.1 miliardë lekë ose 16.7% më shumë se Janar – Prill 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 3.2 miliardë lekë ose 3.6% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 25.5 miliardë lekë, 5.9 miliardë lekë ose 29.9% më shumë se periudha Janar – Prill 2024, dhe me realizim 2.1 miliardë lekë ose 8.9% më shumë se plani i periudhës. Rimbursimet për periudhën Janar – Prill 2025 janë 5.4 miliardë lekë.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 24.5 miliardë lekë.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 27.2 miliardë lekë, 6.2 miliardë lekë ose 29.2% më shumë se periudha Janar – Prill 2024, si dhe 3.5 miliardë lekë ose 14.6% më shumë se plani i periudhës Janar – Prill 2025.

Taksat nacionale, për periudhën Janar – Prill 2025, u realizuan në masën 14.3 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 8.3% më shumë se Janar – Prilli i vitit 2024.
Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH për periudhën Janar – Prill 2025, u realizuan në masën 59.3 miliardë lekë, 6.3 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se periudha e vitit 2024, si dhe realizim në masën 103.4% të planit të periudhës.

Shpenzimet:
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 4 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 207.87 miliardë lekë me një realizim në masën 94.3 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 11.5 për qind më i lartë ose rreth 21.49 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 4 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 25.2 për qind të planit vjetor.

Shpenzimet korente për periudhën 4 mujore të vitit 2025 rezultuan në rreth 193.02 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 13.1 për qind më i lartë ose rreth 22.4 miliardë lekë më shumë./ Monitor

The post Të ardhurat në buxhet bien me 3.5% në prill, Qeveria nuk shpenzoi 630 mln euro për 4-mujorin appeared first on Sot News | Lajme.

Doganat: Të ardhurat në buxhet, 72,4 miliardë lekë gjatë 4-mujorit

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Të ardhurat e mbledhura në buxhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjatë katërmujorit të parë të vitit arritën 72,4 miliardë lekë, shifër kjo 3,4 miliardë lekë më e lartë, krahasuar me 4-mujorin e parë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, miradministrimi dhe digjitalizimi i shërbimeve doganore të kombinuara me rritjen e konsumit të mallrave të akcizës, janë faktorët kryesorë që kanë sjellë këtë rritje.

Referuar të dhënave, të ardhurat nga mallrat e akcizës kontribuuan në total me 2,2 miliardë lekë më shumë së e njëjta periudhë e 2024-ës.

Të dhënat nga DPD tregojnë rritje të importit të karburantit me rreth 1,3 miliardë lekë ose rreth 31 mijë tonë. Gjithsej janë zhdoganuar 229 mijë tonë karburante.

Nga ana tjetër u zhdoganuan 597 milionë lekë më tepër cigare, me rritje të sasisë së konsumuar me rreth 75 tonë. Gjithsej u zhdoganuan 946 tonë cigare.

Po ashtu, gjatë 4-mujorit u zhdoganuan 24 mijë tonë pije alkoolike.

Në periudhën janar-prill u zhdoganuan 2445 tonë kafe, 132 tonë më tepër se e njëjta periudhë e 2024-s.

1 nga 4

/r.e/j.p/

The post Doganat: Të ardhurat në buxhet, 72,4 miliardë lekë gjatë 4-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Janar-mars, Tatimet mbledhin në buxhet 116 miliardë lekë

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se të ardhurat totale për 3-mujorin e parë të vitit 2025, kanë kapur shifrën 116 miliard lekë.

Referuar DPT-së, të ardhurat e mbledhura në buxhet rezultojnë 900 milionë lekë më të larta se plani.

Në krahasim me 3-mujorin e parë të vitit 2024 të ardhurat janë tejkaluar me 12,3 miliardë lekë ose 11,9% më shumë.

Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë vitit 2024 llogariten në 405,6 miliardë lekë. /j.p/

The post Janar-mars, Tatimet mbledhin në buxhet 116 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muaji më i mirë i vitit/ Këto 3 shenja të horoskopit do të kenë fat dhe rritje të ardhurash deri në fund të Marsit

18 March 2025 at 14:34

Deri në fund të marsit, fati do t’u buzëqeshë tre shenjave specifike të zodiakut , duke i lejuar ato të bëjnë ëndrrat e tyre realitet. Sipas astrologjisë, kjo periudhë është e mbushur me ndryshime pozitive dhe shumë suksese.

Dinamika e ditëve të fundit të marsit do t’u japë tre shenjave të horoskopit motivimin dhe energjinë e nevojshme për të ecur përpara dhe për të arritur sukses. 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë lumturi të madhe deri në fund të marsit janë:

Dashi

Për Dashin, Marsi është muaji i mundësive të reja. Energjia dhe vendosmëria juaj do të jenë në kulmin e tyre dhe do të mund të arrini suksese të rëndësishme në karrierë dhe në jetën personale. Gjysma e dytë e muajit do të jetë veçanërisht e suksesshme, me Jupiterin dhe Marsin që krijojnë kushte të favorshme për realizimin e ambicieve tuaja.

Është një periudhë e mirë për fillime të reja, pasi vendosmëria dhe guximi juaj do të shpërblehen. Në planin financiar mund të prisni edhe zhvillime pozitive – mund të ketë burime të reja të ardhurash ose oferta.

Gaforrja

Planetët do t’ju ndihmojnë të gjeni ekuilibrin midis punës dhe jetës personale. Mund të filloni t’i kushtoni më shumë vëmendje shëndetit dhe gjendjes tuaj emocionale. Fundi i muajit do të jetë një kohë e mirë për të forcuar marrëdhëniet me të dashurit tuaj dhe për të gjetur mbështetje për çështje të rëndësishme.

Në punë apo në shkollë do të arrini të kapërceni vështirësitë falë intuitës dhe aftësisë tuaj për të dëgjuar të tjerët. Aftësia juaj për kompromis dhe diplomaci do të jetë e një rëndësie të madhe.

Peshqit

Për Peshqit, Marsi do të sjellë fat të mirë në jetën tuaj personale. Do të ndiheni të frymëzuar dhe do të keni mundësi për t’u shprehur. Kjo është koha e përsosur për të realizuar ëndrrat tuaja, si dhe për të hequr qafe të gjitha dyshimet dhe frikën tuaj të vjetër.

Yjet do t’ju ndihmojnë të krijoni marrëdhënie me njerëz që nuk i keni parë prej kohësh ose me të cilët keni pasur një atmosferë të ftohtë. Në planin financiar mund të prisni edhe lajme të mira, si stabilitet dhe rritja e të ardhurave.

The post Muaji më i mirë i vitit/ Këto 3 shenja të horoskopit do të kenë fat dhe rritje të ardhurash deri në fund të Marsit appeared first on Sot News | Lajme.

Deklarata vjetore e të ardhurave/ Tatimet: 31 marsi, afati i fundit për dorëzimin

By: Re Nato
14 March 2025 at 14:14

Gjatë këtij viti janë rreth 144 mijë individë që kanë  detyrimin të plotësojnë deklaratën e të ardhurave përsonale ose e njohur ndryshe si DIVA.

Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore, DIVA është plotësuar nga  rreth 74 mijë individëderi më tani  ndërsa ka vlerësuar se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri që ul  kufirin për të deklaruar nga 2 milion në 1.2 milion lekë në muaj , numri i deklaruesve pritet të jetë shumë më i lartë se vitet e mëparshme.

Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë  deri  në afatin e fundit për plotësimin e deklaratës së të ardhurave drejtoria e tatimeve  ka rikujtuar të gjithë qytetarëve që të plotësojnë deklaratën. Afati i fundit për plotësimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2024 është data 31 Mars.

Administrata Tatimore njofton se deklarata, gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Rubrikat e sipërpërmendura, megjithëse gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’i verifikojë dhe ndryshojë ato.

Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit përsa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi. Në rastet kur individët për një arsye apo tjetër nuk bëjnë deklarimin në afat, penalizohen me gjobë në vlerën 3 mijë-10 mijë lekë./abcnews.al

Të ardhurat nga doganat rriten me 5,2%

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Të ardhurat e mbledhura në buxhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti arritën 33,6 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1,6 miliardë lekësh, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-ës.

Sipas DPD-së, miradministrimi dhe digjitalizimi i shërbimeve doganore të kombinuara me rritjen e konsumit të mallrave të akcizës janë faktorët kryesorë që kanë sjellë një rritje me 5,2% të të ardhurave nga doganat.

Referuar të dhënave të ardhurat nga mallrat e akcizës kontribuan në total me 912 milionë lekë më shumë se dymujori i vitit 2024.

Sa i përket tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH në import), krahasuar me dymujorin 2024 janë mbledhur rreth 809 milionë lekë më shumë.

1 nga 2

/j.p/r.e/

The post Të ardhurat nga doganat rriten me 5,2% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 4,8 miliardë euro kanë hyrë vitin e kaluar nga turizmi në Shqipëri

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 4,8 miliardë euro kanë hyrë vitin e kaluar nga turizmi në Shqipëri.

Duke iu është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale, Rama tha se këto të ardhura kanë vajtur në të gjithë zinxhirin se turizmi konsiderohet eksport për arsye se vijnë nga jashtë për të konsumuar këtu dhe ti shfrytëzon të jashtmit për të fuqizuar të brendshmit.

“117 mijë subjekte biznese ka pasur kur ne morëm “kënetën” në dorëzim, 250 mijë ka sot, pra më shumë se dyfish subjekte biznesi ka sot. 57% e atyre që kanë një pagë në këtë vend nuk paguajnë taksë mbi pagën atëherë paguanin 10% edhe pastruesja e Kryeministrisë paguante taksën mbi pagën sa paguante kryeministri. Sot nuk ka krahasim, pastruesja nuk paguan asnjë taksë mbi pagën, ndërkohë mbi pagën time paguhet një taksë që është nga më të lartat”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “36% të tjerë kanë një taksë mbi pagën 4-10%. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që duke ndryshuar atë sistem taksimi ne i kemi lënë çdo vit në xhep qytetarëve 140 milionë euro që nuk ua kemi marrë si taksë mbi ta dhe 10 vjet janë 1,4 miliardë euro që s’i ka marrë shteti, i ka lënë në xhepin e qytetarëve”.

Më tej Rama u ndal tek aksesi në aviacion ku theksoi se “6,7% e banorëve të Republikës së Shqipërisë ka pasur akses në aviacion në 2016. 32% janë sot flas për rezidentë që kanë marrë avionin”.

/k.s/r.e/a.f/

The post Rama: 4,8 miliardë euro kanë hyrë vitin e kaluar nga turizmi në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: Përjashtimi nga taksat për fshatrat turistikë, “dhuratë” për oligarkët

16 January 2025 at 18:56

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ngriti sot shqetësimin për ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin “Për të ardhurat”, duke i cilësuar ato “dhuratë“ për oligarkët.

Sipas saj, propozimet për ligje speciale shkatërrojnë themelet e një shteti të ndershëm dhe ndërtojnë një qeveri të pakicës, në kurriz të shumicës.

“Socialistët nuk ndalen me propozimet e tyre të ligjeve speciale, që shkatërrojnë themelet e një shteti të ndershëm dhe ndërtojnë një qeveri të pakicës, në kurriz të shumicës”, u shpreh Tabaku.

Sipas Tabakut, një propozim i ri për të përjashtuar nga taksat korporatat e mëdha që ndërtojnë fshatra turistikë për 10 vjet, vjen vetëm pak ditë pasi një deputete socialiste propozoi shtyrjen për herë të tetë të ligjit “Për investimet strategjike”.

“Një përkim perfekt kohor që nuk është aspak rastësi, por pjesë e një plani që favorizon pakicën dhe lë shumicën në varfëri”, tha ajo.

Deputetja demokrate tha se ky nuk është shtet i ndershëm dhe as i drejtë.

“Ligjet speciale që qepen me porosi për interesat e një pakice të privilegjuar, nuk ndërtojnë një ekonomi për shqiptarët. Përkundrazi, ato thellojnë pabarazinë dhe korrupsionin”, vlerëson Tabaku.

Tabaku vuri në dukje se Shqipërisë i duhet një ekonomi për të gjithë, jo për disa të privilegjuar.

“Për të qenë atraktivë për investimet dhe për të ndërtuar një sistem të ndershëm taksimi, ne duhet të bëjmë politika serioze investimesh që krijojnë vende pune dhe zhvillim të qëndrueshëm. Një kuadër investimesh që përmirëson klimën e biznesit dhe tërheq investime cilësore, jo favore për klientët e qeverisë. Screening për investimet e huaja, për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të siguruar transparencë. Një ekonomi të shekullit të 21-të, që përfshin teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe sektorët strategjikë”, deklaroi Tabaku.

Shqipërisë, nënvizoi ajo, i duhet një ligj gjithëpërfshirës për investimet, jo arnime të përvitshme të ligjit “Për investimet strategjike”, që mbulojnë vetëm orekset për resorte dhe beton.

“Ndërkohë që bota garon për burime minerale, inteligjencë artificiale dhe zhvillim ekonomik kombëtar, socialistët synojnë të ruajnë një sistem të pandershëm dhe të prapambetur. Koha për ndryshim është tani! Ne duhet të ndërtojmë një Shqipëri ku ligjet i shërbejnë popullit, jo interesave të ngushta të pakicës”, deklaroi deputetja Tabaku.

/r.e/a.f/

The post Tabaku: Përjashtimi nga taksat për fshatrat turistikë, “dhuratë” për oligarkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

49.4% e të rinjve të papunë, sociologia: Kërkojnë të ardhura të larta dhe shpejt

16 January 2025 at 16:40

49.4% e të rinjve në vendin tonë nuk janë as në marrëdhënie pune dhe as të arsimuar. Të dhënat e INSTAT, nxjerrin në pah se grupmosha më e prekur është ajo 15-29 vjeç. Femrat janë ato që kanë numrin më të lartë të papunësisë. Meshkujt në raport pune janë 60.9%, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 39,0%.

Sociologia Marsida Simo ka theksuar se të rinjtë sot i duan gjërat më shpejt dhe pagat e larta.

“Ka rënë dhe miti i universitetit që ti mëson të gjitha, sot ka kurse, ka shkolla profesionale, ka trajnime që këto aftësi mund të merren në periudhë farë të shkurtër, mbase për shkak të kësaj gjenerate që i duan gjërat më shpejtë, janë më fleksibël dhe nuk bien në komprosim me pagat e ulta dhe kushte pune të papërshtatshme.

Për këta të rinj, sigurimi i të ardhurave të shpejta është prioritet. Rrjetet sociale kanë dhënë ndikimin e tyre, të gjithë kërkojnë të etiketohen ‘influencer’, duke e konsideruar punë me oraret kur i shohin ata të përshtatshme”, tha sociologia.

“I mbajnë të angazhuar me reklama që të sjellin të ardhura, por sa janë këto të ardhura rastësore, të sigurta që ty të çojnë në përfitime afatgjatë? Mendoj se është vetëm një pjesë e të rinjve që po eksperimentojnë këtë gjë. Pjesë e të rinjve që duan para shpejt, shumë dhe po i thonë pjesës tjetër të shoqërisë që nuk është nevoja të punosh 8 orarë, të punosh shumë, por të punosh në mënyrë të zgjuar.

Edhe pse shifrat janë të larta, ka shume të rinj të cilët mund të rezultojnë të papunë, por në realitet punojnë ‘freelancer’ në kompani të huaja dhe mund të marrin të ardhura shumë të mira, por për ta nuk ka të dhëna zyrtare, për sa kohë nuk janë të regjistruar në sigurime”, tha Marsida Simo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 49.4% e të rinjve të papunë, sociologia: Kërkojnë të ardhura të larta dhe shpejt appeared first on Euronews Albania.

Shuma marramendëse që Dua Lipa fitoi çdo muaj vitin e kaluar

By: gaze tare
7 January 2025 at 10:44

Dua Lipa ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në vitin 2024, duke rritur pasurinë e saj në 123 milionë euro, sipas llogarive të fundit nga firmat e saj Radical22 dhe Radical22Live.

Pasuria e saj ka shënuar një rritje të konsiderueshme, nga 100 milionë euro që kishte vitin e kaluar, falë fitimeve të larta nga turnet dhe shitjet rekord të muzikës.

Po ashtu, Dua ka pasur një vit të suksesshëm edhe në fushën e marrëveshjeve komerciale, siç janë kontratat me Evian dhe Yves Saint Laurent, dhe është një nga modelet e njohura të Versace. Ndërkohë, ajo ka dhe një jetën private të lumtur, pasi është fejuar me aktorin Callum Turner, duke i dhënë fund beqarisë.

The post Shuma marramendëse që Dua Lipa fitoi çdo muaj vitin e kaluar appeared first on iconstyle.al.

Tatimet: Të ardhurat për 9-mujorin llogariten 370 miliardë lekë

24 December 2024 at 14:01

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi sot për tejkalim të Planit të të Ardhurave për muajin nëntor 2024 dhe njëmbëdhjetëmujorin 2024.

Sipas DPT-së, në nëntor 2024, të ardhurat arritën në 32 miliardë lekë, duke u tejkaluar me 1,4 miliardë lekë më shumë se plani i muajit, ose 3 miliardë lekë më shumë krahasuar me nëntorin 2023.

Gjatë 11-mujorit 2024, të ardhurat arritën në 370 miliardë lekë, duke tejkaluar me 4,8 miliardë lekë më shumë se plani, ose 46,7 miliardë lekë më shumë krahasuar me 11-mujorin 2023.

DPT bën të ditur se, rezultatet reflektojnë përpjekjet e vazhdueshme të Administratës Tatimore në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave dhe konsolidimin fiskal.

1 nga 2

/r.e/

The post Tatimet: Të ardhurat për 9-mujorin llogariten 370 miliardë lekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama i zgjati afatin/ Kompania e koncesionit të pullave fiskale ka marrë 110 mln euro në 12 vite

23 December 2024 at 10:32

Më 31 dhjetor 2024 përfundon afati shtesë për kontratën koncesionare të pullave fiskale te mallrat e akcizës me kompaninë “SICPA Security Solutions Albania”. Në janar 2023, nga Parlamenti u miratua shtyrja edhe me 2 vite e zbatimit, parashikuar të përfundonte në shkurt 2023, si dhe u rishikua tarifa që paguhet nga biznesi, me ulje 10% […]

The post Rama i zgjati afatin/ Kompania e koncesionit të pullave fiskale ka marrë 110 mln euro në 12 vite appeared first on BoldNews.al.

Malaj: 10,3% më shumë të ardhura në buxhet gjatë 11-mujorit

21 December 2024 at 16:01


TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se gjatë periudhës 11-mujore të këtij viti ka vijuar ecuria pozitive në mbledhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Sipas Malajt, të ardhurat totale, për periudhën 11-mujore, arritën në rreth 647 miliardë lekë, ose 100% e planit të periudhës.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 60,5 miliardë lekë më shumë ose 10,3% më shumë se 11-mujori i vitit 2023.

/j.p/r.e/

The post Malaj: 10,3% më shumë të ardhura në buxhet gjatë 11-mujorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të ardhurat në rritje nga turizmi, BSH: 3.8 miliardë euro në 9 muaj

11 December 2024 at 19:31

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Të ardhurat nga turizmi në ekonomi, gjatë 9-mujorit të vitit 2024, kanë regjistruar shifër rekord në rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të publikuara në raportin e Bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë të ardhurat nga turizmi arritën në 3.8 miliardë euro në 9-mujorin e këtij viti, me një rritje 640 milionë euro me bazë vjetore.

Statistikat gjithashtu konfirmojnë fluksin në rritje të turistëve në vendin tonë, jo vetëm gjatë sezonit veror por edhe në sezonin e vjeshtës, ndërsa po vijon shtim i vizitorëve edhe në stinën e dimrit.

Sipas INSTAT, mbi 9.6 milionë të huaj vizituan vendin gjatë periudhës 9-mujore janar-shtator 2024.

Ndërsa pritshmëritë janë që vitin që vjen numri vizitorëve dhe turistëve të huaj të jetë edhe më i lartë, si rezultat i investimeve të reja në infrastrukrurë dhe sistemet akomoduese të hotelerive.

Zhvillimi i turizmi po jep një kontribut kryesor në përmirësimin e ekonomisë shqiptare, sa i takon të ardhurave, punësimit dhe rritjes së konsumit në vend. /j.p/

The post Të ardhurat në rritje nga turizmi, BSH: 3.8 miliardë euro në 9 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌