Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur me emra për deputetët e futur në lista nga krimi dhe banditët, por këtë herë për qarkun e Fierit.
“Sot është farsë komplet sepse ka konkurrencë, por kjo konkurrencë është qesharake, ka përballë shtetin elektoral me të gjithë shëmtinë dhe fuqinë e tij, që i kthen zgjedhjet në farsë.
Ka kartelet e drogës dhe krimit, të cilët përdhunojnë votën e një qyteti, e një qarku, që diktojnë jo vetëm listat, por edhe votat. Janë me firmë.
Shytët kanë kandidatin e tyre, një Kiduina Zaka një vajzë. E kanë në listë të mbyllur dhe përveç se kanë futur atë në listë të mbyllur, ata kanë mbështetur fuqishëm kandidatët të tjerë në Lushnje dhe Fier. Kanë mbështetur Korreshin dhe Ceno Klosin.
Po kështu Juli i Pashakos, është i kudogjendshëm edhe pse është në kërkim ndërkombëtar.
Ben Qimen e futi Belinda Balluku në kërkim dhe nga kërkimi ose do të mbështesës Zeqinenë ose do të kapim.
Renato Salihi, o do kapesh ose do mbështesësh Cenon. Ose një tjetër, Jahja, ca është. Mora këtë se nuk është përfolur për qarkun e Fierit dhe Lushnjes.
Në këtë rast ka qenë porosia për përqendrim. Duke qenë se ata (organizatat kriminale) janë një faktor kombëtar në rezultatin e zgjedhjeve është parë e arsyeshme që me ta të merret qendra dhe jo qarqet. Ata janë denoncuar në mënyrë më të fuqishme.
Qoftë ky Elvis Doçi apo Poja, se ata ashtu quhen të gjithë, është absolutisht karteli numër 1 në Ballkan dhe më gjerë. Është karteli me port dhe kontrollon çdo metër të portit, kontrollojnë çdo gjë. Nëse përgjegjësi guxon të shkarkojë një vinçier, brenda gjysëm ore ai rikthehet dhe shkon në vinç.
Se këta nuk ngopen.
Këta marrin 3 mijë euro për çdo njeri, për të kaluar aty. Çdo njeri paguan 3 mijë te karteli dhe ikën” – u shpreh Berisha në emisionin “Çim Peka Live”.
The post Berisha flet me emra: Këta janë deputetët e krimit dhe bandave në Fier appeared first on Lapsi.al.