Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përplasja mes bandave të Vlorës/ Si u tentua eliminimi i Kevin Hajrullës dhe Bernard Sinomatajt

1 July 2025 at 20:50

Emisioni “Në Shënjestër” Një zhurmë e paplotë, por mjaftueshëm e frikshme, çau qetësinë e natës dhe prishi shurdhërinë e orëve të vona, duke lënë të shtangur ata pak vizitorë të pranishëm në një pallat të ri, ende jo plotësisht i populluar nga banorët e rinj. Ishte një shfryrje e panjohur, e cila në atë moment […]

The post Përplasja mes bandave të Vlorës/ Si u tentua eliminimi i Kevin Hajrullës dhe Bernard Sinomatajt appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Me kapele dhe maskë, ky është autori i vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë

30 April 2025 at 08:36

Personi që shihni në foton e mëposhtme dyshohet se është autori i vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. Ai është filmuar nga një kamer sigurie pranë zonës ku ndodhi krimi, teksa shfaqet i veshur me të zeza, […]

The post FOTO/ Me kapele dhe maskë, ky është autori i vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Kevin Hajrulla del nga spitali i Traumës/ Atentati ende i pazbardhur, Policia mblodhi vetëm gëzhojat

8 February 2025 at 11:15

30-vjeçari Kevin Hajrulla ka lënë pas më shumë se një muaji spitalin e Traumës, pas i shpëtoi një atentai mafioz të regjistruar më 18 Dhjetor. Ai mori mjekim të specializuar dhe iu nënshtrua tre ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi u qëllua me 24 plumba, nga autorë ende të paidentifikuar. Atentati deri më tani mbetet i pazbardhur, teksa […]

The post Kevin Hajrulla del nga spitali i Traumës/ Atentati ende i pazbardhur, Policia mblodhi vetëm gëzhojat appeared first on BoldNews.al.

I mbijetoi atentatit me 50 plumba/ Flet Kevin Hajrulla nga Spitali i Traumës: Nuk kam konflikte me njeri, jam i traumatizuar

11 January 2025 at 19:12

VLORË- Në gjendje të traumatizuar dhe paniku Kevin Hajrulla është marrë në pyetje nga grupi hetimor në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë. Kevin Hajrulla nuk e ka ndihmuar aspak grupin hetimor në dëshminë që ka dhënë përpara tyre.

“Nuk kam konflikte me asnjë”, mësohet të ketë thënë Hajrulla dhe nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur .

“Jam kushëri me Inezin por jam takuar rrallë”, ka thënë ai.

I pyetur për momentin e atentatit Kevin Hajrulla kujton pak ngjarjen, por jo plotësisht.

Deri tani Hajrulla ka bërë 3 ndërhyrje në trup duke hequr gjithë predhat por do i nënshtrohet disa ndërhyrjeve tjera sipas bluzave të bardha .

Ndërkohë burime të grupit hetimor pohojnë se hetimet kanë avancuar nëpërmjet këqyrjes se kamerave të sigurisë por që deri tani ende  nuk është arritur në identifikimin e autorëve .

Në moment që Hajrulla pyetet për momentin e atentatit kalonte ne gjendje paniku .

“Jam traumatizuar dhe s’mbaj mend momentin as persona skam parë gjë”, është shprehur ai .

Kevin Hajrullla u plagos rëndë ne datë 18 dhjetor në lagjen 24 maji , ndërsa ishte duke lëvizur me automjetin e tij Benz Mercedez.

Ndaj tij i qëllua me mbi 50 plumba ndërsa u plagos edhe një tjetër person rastësisht në vendngjarje.

Hajrulla është duke marrë mjekim në Tiranë pas plagëve të shumta të marra në pjesë të ndryshme të trupit/abcnews.al

 

I shpëtoi atentatit/ Dëshmia e Kevin Hajrullas: Me Inezin shoqërohem vetëm në raste familjare

11 January 2025 at 17:10

Kevin Hajrulla, 30-vjeçari i cili i shpëtoi një atentati mafioz mbrëmjen e 18 Dhjetorit në Vlorë, është përmirësuar nga gjendja shëndetësore dhe është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Në dëshminë e dhënë për unfirmoat blu, burime për mediat bëjnë me dije se ai ka deklaruar se nuk ka arritur që të njohë asnjë prej […]

The post I shpëtoi atentatit/ Dëshmia e Kevin Hajrullas: Me Inezin shoqërohem vetëm në raste familjare appeared first on BoldNews.al.

Përplasje mes grupeve kriminale dhe atentati ndaj Kevin Hajrullës, hetimet shtrihen në disa nivele

11 January 2025 at 16:45

Kevin Hajrulla, i mbijetuari i një atentati të mirëorganizuar në Vlorë, është përmirësuar dhe ka dhënë dëshmi për hetuesit.

Ai ka mohuar të ketë njohur ekzekutorët, duke treguar se ka ndjerë erën e barutit në momentin kur u qëllua, para se të humbiste ndjenjat. Hajrulla pretendon se nuk ka konflikte personale dhe se për një periudhë të gjatë ka punuar në një call center.

Në lidhje me kushëririn e tij, Inez Hajrulla, i cili është në përplasje me grupin e Bernard Sinomatit, Kevin Hajrulla ka deklaruar se takimet mes tyre janë shumë të rralla dhe ndodhin vetëm në raste familjare. Policia dyshon se atentati ndaj Kevin Hajrullës lidhet me konfliktet e kushëririt të tij me grupe kriminale, megjithëse ai vetë nuk ka rekorde kriminale.

Aktualisht, Hajrulla është në gjendje të stabilizuar pas tri ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërkohë, Inez Hajrulla nuk është pyetur nga grupi hetimor pasi sipas sistemit TIMS, ai ndodhet jashtë vendit.

Përplasjet mes grupit të Inez Hajrullës dhe disa grupeve të tjera kriminale, përfshirë atë të Bernard Sinomatit, kanë qenë të ashpra. Konflikti është intensifikuar që pas vrasjes së Gëzim Sinomatit, nipit të Bernard Sinomatit, i cili u ekzekutua me snajper në dhjetor të 2023. Vrasja e Gëzim Sinomatit, djali i Sokol Sinomatit, ende mbetet e pazbardhur.

Pas atentatit në Vlorë ku u plagos Kevin Hajrulla dhe një person tjetër, në Tiranë ka pasur një tentativë për të ekzekutuar Bernard Sinomatin, duke e përshkallëzuar më tej këtë seri konfliktesh mes grupeve kriminale.

The post Përplasje mes grupeve kriminale dhe atentati ndaj Kevin Hajrullës, hetimet shtrihen në disa nivele appeared first on Sot News | Lajme.

A u tentua të ekzekutohej Sinomati me tritol me dron si hakmarrje për atentatin ndaj Hajrullas?

25 December 2024 at 17:57

Vetëm pak ditë nga shpërthimi i fortë me tritol, i regjistruar mbrëmjen e 21 Dhjetorit në një apartament në katin e 9-të të një pallati.në Tiranë, Policia ka dalë në konkluzjonin përfundimtar se sulmi është kryer përmes një mjeti fluturues dron. Pjesë teknike të tij mësohet se janë gjetur në ballkonin e apartamentit dhe poshtë […]

The post A u tentua të ekzekutohej Sinomati me tritol me dron si hakmarrje për atentatin ndaj Hajrullas? appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Vlorë, policia heton në dy pista

By: redi
20 December 2024 at 19:48

Në dy pista po e heton policia e Vlorës atentatin ku mbeten të plagosur Kevin Hajrulla dhe një kalimtar i rastit. Blutë po hetojnë konflikt të personave që shoqëronin të riun mbrëmjen e ngjarjes ndërsa ai ka qëndruar për rreth 15 minuta i vetëm brenda makinës në sediljen e pasme të mjetit. Nuk përjashtohet mundësia që atentati të ketë lidhje edhe me ndonjë konflikt të të afërmve të tij ndërsa 30…

Source

Atentati ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë, zbardhen dy pistat ku po heton Policia

20 December 2024 at 20:52

Në dy pista po e heton policia e Vlorës atentatin ku mbeten të plagosur Kevin Hajrulla dhe një kalimtar i rastit. 30-vjeçari ishte objektiv sipas hetuesve ndërsa nuk rezulton të jetë person me precedent penal. Sipas Klan News, blutë po hetojnë ndonjë konflikt të personave që shoqëronin të riun mbrëmjen e ngjarjes ndërsa ai ka […]

The post Atentati ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë, zbardhen dy pistat ku po heton Policia appeared first on BoldNews.al.

U plagos në atentatin ndaj Kevin Hajrullës/ Armand Spahiu: U shtriva përtokë, mendova se ishin fishekzjarre

20 December 2024 at 15:55

Në atentatin e regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në Vlorë ndaj Kevin Hajrullës, mbeti i plagosur aksidentalisht edhe 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili ndodhej në vendin e tij të punës në një dyqan fruta-perimesh. Ai mori një plumb në këmbë, teksa pas marrjes së mjekimit në spital, tani ndodhet në banesën e tij. Në një […]

The post U plagos në atentatin ndaj Kevin Hajrullës/ Armand Spahiu: U shtriva përtokë, mendova se ishin fishekzjarre appeared first on BoldNews.al.

Atentati mafioz që tronditi Vlorën mbrëmjen e 18 dhjetorit, dështon zbardhja e ngjarjes, ja shkaku

20 December 2024 at 12:40

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati mafioz që tronditi Vlorën mbrëmjen e 18 dhjetorit. Shënjestër e atentatit ishte Kevin Hajrulla, kushëriri i të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla.

Gjithashtu, mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu, 35 vjeç, tregtar shumice i frutave dhe perimeve.

Sipas burimeve nga policia, hetimet janë duke vijuar, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë në qytet në itinerarin që mendohet se kanë lëvizur autorët deri në djegien e automjetit.

Bëhet me dije se kamerat e sigurisë në zonë nuk kanë filmuar momentin e ngjarjes, çka vështirëson punën e grupit hetimor.

Ndaj 30-vjeçarit Kevin Hajrulla u qëllua me mbi 50 plumba, duke i shkaktuar plagë të shumta në trup, dhe ai vijon të mbetet në gjendje të rëndë.

35-vjeçari Armand Spahiu tashmë ka dalë nga spitali dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

The post Atentati mafioz që tronditi Vlorën mbrëmjen e 18 dhjetorit, dështon zbardhja e ngjarjes, ja shkaku appeared first on Sot News | Lajme.

Atentati në Vlorë, shënjestra i afërm i Inez Hajrullës/ Gazetarja: Më shumë se 50 plumba drejt Kevin Hajrullës

19 December 2024 at 23:48

Kevin Hajrulla mbeti i plagosur pas një atentati që iu bë një natë më parë në Vlorë.

Në një intervistë në edicionin “Ora e Fundit” në ABC News, gazetarja Etleva Delia tha se drejt shënjestrës, Kevin Hajrulla është qëlluar me më shumë se 50 plumba. Gjithashtu shtoi se janë marrë edhe kamerat e sigurisë dhe mbetet për t’u parë nëse do të arrijnë të ndihmojnë grupin hetimor.

“Gjendja e tij vazhdon të jetë kritike. Ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij, sapo kishte ulur shpejtësinë sepse po futej në një kthesë dhe në atë moment është qëlluar. Fatkeqësisht është dëmtuar një person që nuk kishte lidhje me ngjarjes sepse ishte në dyqanin e tij. I plagosuri Kevin Hajrulla është ndihmuar nga kalimtarë të rastin për t’u transportuar në spital. Janë sekuestruar servera dhe pamje dhe po punohet të ndërtohet njëlloj dinamike dhe nëse arrihet të ndërtohet një imazh për atentatorët. Po verifikohet edhe nëse ka pasur lëvizje jashtë Shqipërisë, nuk rezulton të ketë precedent të mëparshëm penal. Në automjetin e tij nuk është gjetur ndonjë send i paligjshëm. Por deri në këtë moment nuk është e qartë se për çfarë arsye mund të jetë kërkuar eliminimi i tij”, tha më tej gazetarja Etleva Delia.

/abcnews.al/

Atent@ti, lidhja e objektivit me ”të fortin” e Vlorës

By: redi
19 December 2024 at 15:43

Vlora u trondit mbrëmjen e së mërkurës, ku mbi 60 plumba kallashnikovi u zbrazën në një atentat mafioz në drejtim të objektivit Kevin Hajrulla në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar. Si pasojë e breshërisë mbetën të plagosur 30-vjeçari Kevin Hajrulla dhe 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili ishte tregtar ambulant i fruta-perimeve. Kevin Hajrulla, i cili nuk njihet si person me precedentë penalë…

Source

Atentati në Vlorë/ Ky është Armand Spahiu, qytetari i pafajshëm që u plagos në vendin e punës

19 December 2024 at 16:28

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili mbeti i plagosur aksidentalisht mbrëmjen e djeshme në atentatin ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë. Ai ndodhej në vendin e tij të punës, ku po shiste fruta-perime, por breshëria e plumbave të kallashnikovit të krimit, nuk e kursyen as një qytetar të pafajshëm. […]

The post Atentati në Vlorë/ Ky është Armand Spahiu, qytetari i pafajshëm që u plagos në vendin e punës appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga atentati ndaj Kevin Hajrullës, u qëllua me 80 plumba, në vendngjarje…

19 December 2024 at 09:37

Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një atentati ndaj tij mbrëmjen e të mërkurës, është dërguar në spitalin e Traumës.

Burime për Euronews Albania nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjendur në total 80 gëzhoja dy karikator kallashnikovi të zbrazur totalisht dhe mendohet se një prej autorëve armën e zjarrit e ka mbushur sërish duke treguar agresivitetin e saj.

Siç mësohet janë tre autorë drejtuesi i mjetit, një person që godet nga ana e pasagjerit dhe një tjetër që godet nga ana e pasme e makinës.

Në vendin e pare të makinës është gjetur një kallash i djegur dhe një karikator ndërsa dhe në pjesën e pasme të makinës është gjetur serish një kallashnikov bashkë me karikatorin e djegur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Detaje nga atentati ndaj Kevin Hajrullës, u qëllua me 80 plumba, në vendngjarje… appeared first on Euronews Albania.

Detaje nga atentati në Vlorë/ Në gjendje të rëndë për jetën, Kevin Hajrulla dërgohet drejt Traumës, ja çfarë u gjet brenda automjetit

By: V K
19 December 2024 at 09:20

Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një atentati ndaj tij, është dërguar në Spitalin e Traumës. Burime mediatike bëjnë me dije se i riu është transportuar te Trauma në Tiranë rreth orës 02:15 të 19 dhjetorit, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndaj Kevin Hajrulla, është qëlluar me të paktën 30 plumba. Nga breshëria e kallashit, mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu 35-vjeç, tregtar shumice i fruta perimeve.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa 30-vjeçari po lufton për jetën, pasi ka marrë plagë të shumta në trup e në bark.

Sipas dëshmitarëve okularë, momenti pas të shtënave ishte kaotik. Në pamje e bëra publike në media, shihet se si i plagosuri Kevin Hajrulla, i mbuluar me gjak dhe në gjendje të rënduar, futet me vështirësi në një makinë nga të afërmit që përpiqeshin ta transportonin drejt spitalit. Dëgjohet zëri i një personi që thotë: “Iku ore, iku”.

Kush është Kevin Hajrulla?

 


Shënjestra e atentatit, Kevin Hajrulla (I plagosur)

Raportohet se 30-vjeçari Kevin Hajrulla, është kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “i forti i Vlorës”.

Inez Hajrulla, është një emër i njohur për policinë, pasi i ka shpëtuar disa atentateve në Vlorë. Ai ka qenë shënjestër e dy atentateve, në vitin 2017 dhe 2019.

Po ashtu, Inez Hajrulla, ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe është akuzuar për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013.

Dëshmitari i tronditur: U shtriva barkas

Një dëshmitar ka rrëfyer momentin e panikut, teksa janë dëgjuar të shtënat me armë në qytetin e Vlorës.

Qytetari rrëfen se është shtrirë menjëherë në tokë, sapo ka dëgjuar të shtënat. Ai thotë se nuk ka parë asgjë, madje në atë moment po shikonte televizor dhe sapo ka dëgjuar krismat është shtrirë barkas.

“Sa dëgjova një të shtënë u shtriva. S’pash asgjë. Unë isha duke parë televizor dhe në moment sa dëgjova krismat u shtriva barkas”, është shprehur dëshmitari.

Atentati me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, duke tronditur qytetarët dhe kalimtarë të çastit.

Autorët e pritën të parkojë një Benz ngjyrë gri, me të cilin ka qenë duke lëvizur dhe më pas derdhën breshëri plumbash në drejtim të tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 (18 dhjetor 2024) në lagjen 24 maj’ në afërsi të postës së Çoles.

Autorët lëvizën me makinë me targa italiane të vjedhura


Makina e djegur në fshatin Panaja

Tre dyshohet se kanë qenë autorët e përfshirë në atentat, një shofer dhe dy qitës, që qëlluan nga një makinë tip KIA me targa italiane.

Po të njëjtat burime, thonë se targat rezultojnë të vjedhura. Tre dyshohet se kanë qenë autorët e përfshirë në atentat, një shofer dhe dy qitës. Makina e autorëve tip KIA, u gjet e djegur në fshatin Panaja në autostradën Vlorë-Fier, ndërsa autorët më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë, në mjetin e djegur të autorëve në fshatin Panaja janë gjetur dy kallashnikovët e përdorur për atentatin. Njëra armë është sediljen e pasagjerit në pjesën e parme të makinës, ndërsa tjetra pas. Kjo konfirmon edhe praninë e 3 autorëve, njëri shofer dhe dy qitës.

Pikërisht në këtë zonë, policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e autorëve.

E gjithë zona ku ndodhi atentati, ka kamera sigurie që mendohet se kanë filmuar skenën, por dhe lëvizjet e autorëve.

Makina e djegur me targa të vjedhura të autorëve

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

“Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes”, njofton policia.

The post Detaje nga atentati në Vlorë/ Në gjendje të rëndë për jetën, Kevin Hajrulla dërgohet drejt Traumës, ja çfarë u gjet brenda automjetit appeared first on Albeu.com.

Atentati në Vlorë/ U qëllua me 30 plumba, Kevin Hajrulla dërgohet drejt Traumës (DËSHMITARI)

By: Oldi
19 December 2024 at 08:37

Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një atentati ndaj tij, është dërguar në Spitalin e Traumës. Burime mediatike bëjnë me dije se i riu është transportuar te Trauma në Tiranë rreth orës 02:15 të 19 dhjetorit, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Ndaj Kevin Hajrulla është qëlluar me të paktën […]

The post Atentati në Vlorë/ U qëllua me 30 plumba, Kevin Hajrulla dërgohet drejt Traumës (DËSHMITARI) appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Ky është Kevin Hajrulla që u plagos mbrëmë, shënjestra e atentatit në Vlorë

By: Oldi
19 December 2024 at 08:17

Personi që shihni në foto është 30-vjeçari Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë, pasi u qëllua me armë zjarri nga persona të paidentifikuar teksa ndodhej në automjetin e tij tip “Benz”. Raportohet se 30-vjeçari është kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “i forti i Vlorës”. Inez Hajrulla […]

The post FOTO/ Ky është Kevin Hajrulla që u plagos mbrëmë, shënjestra e atentatit në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Ky është Kevin Hajrulla që u plagos mbrëmë, shënjestra e atentatit në Vlorë

By: V K
19 December 2024 at 07:55

Personi që shihni në foto, është 30-vjeçari Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pasi u qëllua me armë zjarri nga persona të paidentifikuar teksa ndodhej në automjetin e tij tip “Benz”.

Raportohet se 30-vjeçari është kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “i forti i Vlorës”.

Inez Hajrulla është një emër i njohur për policinë, pasi i ka shpëtuar disa atentateve në Vlorë.

Ai ka qenë shënjestër e dy atentateve, në vitin 2017 dhe 2019. Po ashtu, Inez Hajrulla ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe është akuzuar për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013.

Mendohet se Kevin Hajrulla, ishte shënjëstër e atentatit të djeshëm në Vlorë, ku fatkeqësisht mbeti i plagosur rëndë edhe 35-vjeçari Armand Spahiu, i cili shiste fruta-perime pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Vlorë/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30-vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35-vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

The post Ky është Kevin Hajrulla që u plagos mbrëmë, shënjestra e atentatit në Vlorë appeared first on Albeu.com.

KUJDES! Pamje të rënda/ Qytetarët ndihmuan të plagosurit pas atentatit në Vlorë

By: user 6
18 December 2024 at 23:07

Janë publikuar pamjet e vendit të ngjarjes pak minuta pas atentatit me breshëri plumbash në Vlorë ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Kevin Hajrulla.

Mësohet se ai është djali i xhaxhait të Inez Hajrullës, një emër i njohur për policinë e këtij qyteti pasu u ka shpëtuar të paktën dy atentateve.

Dyshohet se mbrëmjen e kësaj të mërkure Kevin ishte shënjestra e autorëve. Raportohet se ai ka marrë plagë nga breshëria e plumbave dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

LEXO EDHE: Makina, shoshë nga plumbat/ Dalin PAMJET e atentatit ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë 

Atentati në Vlorë/ I plagosur edhe një shitës dyqani, e kapën plumbat gabimisht

Siç duket edhe nga pamjet vetëm pak momente pas ngjarjes janë qytetarët ata që e kanë ndihmuar për ta çuar në spital. Atentati në Vlorë/ Ja çfarë u gjet në makinën e

Pas ngjarjes një makinë tip KIA është gjetur e djegur në një fshat të Vlorës. Mësohet se në të janë gjetur dy armë automatike dhe dy krehër fishekë që dyshihet se u përkisnin autorëve. ©LAPSI.al

The post KUJDES! Pamje të rënda/ Qytetarët ndihmuan të plagosurit pas atentatit në Vlorë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌