Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zyrtare: Lara Colturi do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën e ardhshme

By: gaze tare
1 May 2025 at 16:28

Pas muajsh të tërë spekulimesh dhe diskutimesh mes federatave, është e vendosur: Lara Colturi do të vazhdojë të garojë nën flamurin kuqezi. Transferimi i mundshëm drejt Italisë nuk do të ndodhë, të paktën për edicionin e ardhshëm sportiv.

Vendimi u konfirmua pas mbylljes së afatit të transferimeve, duke i dhënë fund një sagë që kishte ngjallur vëmendje të madhe. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, nëna dhe trajnerja e saj, kampionia olimpike italiane Daniela Ceccarelli, sqaroi prapaskenat e kësaj situate.

Intervista:

Daniela Ceccarelli: “Po përpiqemi të krijojmë për Larën një ambient sa më të sigurt dhe serioz, dhe që të ketë të gjitha instrumentet e nevojshme për të arritur objektivat. Sigurisht, deri më tani kemi bërë shumë në këto tre vite dhe duam të vazhdojmë me mbështetjen e Federatës Shqiptare, si dhe me mbështetjen tonë teknike – si asistencë profesionale, por edhe si familje për Larën.”

I gjithë muaji prill ishte i mbushur me spekulime për një lëvizje të mundshme të Larës nga Shqipëria drejt Italisë. Çfarë ndodhi në të vërtetë?

Daniela Ceccarelli: “Ka pasur një dialog mes federatave, asaj shqiptare dhe asaj italiane, por nuk mund t’ju them më tepër detaje. Nga ana jonë, kemi qenë të përqendruar te dialogu me Federatën Shqiptare të Skive, për të evidentuar të gjitha mundësitë e përmirësimit që na duhen për të menaxhuar Larën si atlete të nivelit të lartë.”

Në Lojërat Olimpike të ardhshme, Lara Colturi do të garojë nën ngjyrat kuqezi. Ju e dini mirë çfarë do të thotë Olimpiadë – jeni vetë kampione.

Daniela Ceccarelli: “Sigurisht, për të do të jetë një eksperiencë shumë e bukur, pasi do të jetë hera e parë dhe ajo është ende shumë e re. Është një eksperiencë ndryshe nga Kupa e Botës, për shkak të ambientit olimpik dhe vëmendjes së madhe. Na duhet të ruajmë një ambient serioz, pa e mbingarkuar me pritshmëri. Unë, për shembull, fitova Olimpiadën në moshën 27-vjeçare. Ajo do të jetë në Olimpiadë në moshën 19-vjeçare, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Cortina. Sigurisht që është një përvojë shumë e rëndësishme, por duhet ta marrë edhe pak sportivisht. Nuk besoj se do të bëjë më shumë se një vit më parë. Në këto tre vite, gjatë të cilëve ka pasur edhe një dëmtim, ka qenë një periudhë shumë impenjative. Tani duhet të përmirësojmë përgatitjet cilësore dhe të menaxhojmë më mirë distancat në udhëtime.”

A është Lara nën presionin e historisë suaj si kampione olimpike, për ta arritur apo tejkaluar atë?

Daniela Ceccarelli: “Janë histori shumë të ndryshme, e imja dhe e saj. Unë jam nga Roma, dhe nuk kam pasur ndonjë mal afër, kam filluar vonë. Ajo ka lindur praktikisht në borë, afër Torinos, dhe ka filluar të skijojë kur unë ende nuk merresha me këtë sport. Që në moshën 13 muajshe ka qenë me mua në Kupën e Botës. Siç thotë edhe vetë Lara – dhe më pëlqen shumë kjo që thotë – ‘Mami ka qenë një sportiste shumë e mirë, por unë kam historinë time për të shkruar.’ Nuk mund të them nëse do të jetë më e mirë apo më pak e mirë – thjesht do të jetë ndryshe. Ajo ka ngjitur tre podiume në Kupën e Botës në moshën 18-vjeçare, që janë pothuajse sa kam ngjitur unë në 15 vite karrierë. Pra, ka një ritëm tjetër. Për të do të jetë hera e parë në Cortina, një pistë shumë e shpejtë, të cilën do ta testojmë gjatë dimrit, pasi do të jemi aty afër.”

Po fakti që një italiane garon për një flamur tjetër në një Olimpiadë që zhvillohet në Itali?

Daniela Ceccarelli: “Kjo do të varet shumë nga ne. Lara është një vajzë shumë serioze dhe ky brez i ri i përjeton gjërat ndryshe nga gjeneratat e mëparshme. Ata kanë një raport më të fokusuar me punën. Lara skijon sepse i pëlqen dhe është detyra jonë që, përmes kësaj kënqësie, të ndërtojmë pritshmëritë.”

Pra, tani jeni thjesht nëna e Larës, më shumë sesa Daniela Ceccarelli?

Daniela Ceccarelli: “Tani jam nëna e Larës. Edhe në rrugë më ndalojnë dhe më thonë: ‘Ju jeni mamaja e Larës’. Dhe kjo është diçka shumë e bukur, sepse është një kapitull i ri në jetën tonë.”

The post Zyrtare: Lara Colturi do të përfaqësojë Shqipërinë në Olimpiadën e ardhshme appeared first on iconstyle.al.

Lara Colturi do të vazhdojë të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi edhe sezonin e ardhshëm

By: V K
30 April 2025 at 13:36

Skiatorja me origjinë italiane, Lara Colturi, do të jetë pjesë e ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026, duke i dhënë Shqipërisë mundësinë historike për të garuar me 4 skiatore në këtë ngjarje madhore.

Ky vendim u arrit pas këmbënguljes së ASF dhe mirëkuptimit të familjes Colturi, dhe tashmë të dyja palët po punojnë intensivisht për finalizimin e detajeve financiare dhe teknike të kontratës.

I urojmë një sezon 2025-2026 të jashtëzakonshëm!

The post Lara Colturi do të vazhdojë të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi edhe sezonin e ardhshëm appeared first on Albeu.com.

Kampionët po ikin! Colturi kërkon të braktisë flamurin shqiptar për mungesë fondesh!

By: gaze tare
17 April 2025 at 09:33

Në një lëvizje të papritur dhe tejet shqetësuese, skiatorja Lara Colturi ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për të braktisur përfaqësimin e Shqipërisë. Arsyeja e këtij vendimi, që është jo vetëm skandaloze por edhe turpëruese për shtetin shqiptar, është mungesa e fondeve dhe infrastrukturës bazike të nevojshme për stërvitje dhe zhvillim.

Lara Colturi, italiane që ka ngritur krenarisht flamurin kuqezi për katër vite rresht, ka sjellë rezultate spektakolare, duke u ngjitur tri herë në podium në Kupën e Botës së fundit dhe duke u renditur e 7-ta në klasifikimin përfundimtar. Pavarësisht këtyre rezultateve historike, shteti shqiptar ka zgjedhur ta braktisë duke mos e mbështetur financiarisht, duke detyruar kampionen të kërkojë rikthimin tek vendi i saj i origjinës, Italia.

Por, a është Lara Colturi një rast i izoluar? Fatkeqësisht, jo.

Luiza Gega, kampionia europiane në atletikë, vazhdimisht ka denoncuar publikisht mungesën e kushteve dhe mbështetjes minimale për të. Në një reagim të ashpër në rrjetet sociale, ajo ka deklaruar më parë: “Unë mund të kem mundësi të blej uniforma, por nuk kam mundësi të blej një pistë tartani ku të stërvitem”. Ky reagim nuk është vetëm i dhimbshëm, por nxjerr në pah indiferencën totale të autoriteteve shqiptare ndaj atyre që i japin vendit njohje dhe prestigj ndërkombëtar.

E vërteta e hidhur është se Shqipëria nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë strategji serioze afatgjatë për zhvillimin dhe ruajtjen e talenteve sportive. Përkundrazi, trajtimi i atletëve elitarë është sa hipokrit aq edhe i pamëshirshëm.

Rama dhe qeveria e tij duken më shumë të interesuar për ceremoni e shfaqje mediatike sesa për mbështetje reale. Është e turpshme që kampionë si Lara Colturi, e cila i dha Shqipërisë 4 medalje ari në Kili, nuk meriton as një vlerësim minimal në rrjete sociale, ndërsa sportistë të tjerë përdoren vetëm për qëllime politike.

Lista e kampionëve të braktisur dhe të detyruar të largohen është tepër e gjatë. Klevis Çelaj, kampion boksi, ka treguar haptazi kushtet e tij mizerabël të jetesës dhe stërvitjes. Edhe pse ka fituar titullin kombëtar, shteti e shpërbleu me një shumë qesharake prej 14 mijë lekësh, që nuk mjaftojnë as për një palë doreza. Për shkak të kësaj indiference ekstreme, ëndrra e vetme e tij është largimi nga Shqipëria.

Elis Guri zgjodhi Bullgarinë për sportin e mundjes, Romela Begaj u detyrua të largohej drejt Kanadasë për peshëngritjen, ndërsa Kristian Demaj e la Shqipërinë për Gjermaninë në boks. Edhe futbolli ka pasur largime të mëdha; Xhaka, Shaqiri, Berami dhe Durmishaj janë vetëm disa nga ata që nuk zgjodhën Shqipërinë pikërisht për mungesën e mbështetjes dhe vlerësimit.

Ky është një turp kombëtar, një alarm i fuqishëm për gjithë sistemin e sportit në Shqipëri. Pa ndërhyrje urgjente, Shqipëria rrezikon të humbasë një brez të tërë kampionësh që do ta linin vendin të njohur vetëm për neglizhencën dhe paaftësinë për të mbështetur bijtë e saj më të mirë.

Ka ardhur koha që shteti të ndërgjegjësohet! Kampionët tanë meritojnë më shumë se heshtje dhe braktisje. Ata meritojnë respekt, vlerësim dhe investime konkrete që shkojnë përtej deklaratave boshe në rrjetet sociale.

The post Kampionët po ikin! Colturi kërkon të braktisë flamurin shqiptar për mungesë fondesh! appeared first on iconstyle.al.

Shkak mungesa e fondeve, skiatorja Lara Colturi kërkon largimin nga Shqipëria

By: M C
16 April 2025 at 16:18

Skiatorja italo-shqiptare, Lara Colturi ka kërkuar që të largohet nga Shqipëria, për të përfaqësuar vendin e saj të lindjes, Italinë. Tashmë, kjo kërkesë është bërë në formë zyrtare.

Kërkesa e skiatores 18-vjeçare është dorëzuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, por akoma nuk ka miratim. Kjo kërkesë ka kohë deri më datë 1 maj për t’u shqyrtuar dhe për të marrë vendim.

Një nga shkaqet e kërkesës për këtë transferim nga Colturi, është mungesa e fondeve në Shqipëri. Kujtojmë që 18-vjeçarja është pjesë e Shqipërisë prej 4 vitesh, ku nuk kanë munguar performancat e mira.

Kujtojmë që në Kupën e Botës që lamë pas, Lara Colturi siguroi 3 herë podiumin, duke mbajtur lart flamurin kuqezi. Ndërkohë që në renditjen finalen u pozicionua e 7-ta.

The post Shkak mungesa e fondeve, skiatorja Lara Colturi kërkon largimin nga Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Skiatorja Lara Colturi kërkon largimin nga Shqipëria, shkak mungesa e fondeve

By: armand
16 April 2025 at 16:24

Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi ka kërkuar zyrtarisht që të largohet nga Shqipëria dhe të përfaqësojë vendin e lindjes, Italinë. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk e ka dhënë miratimin, ndërsa kërkesa e 18-vjeçares ka kohë për t’u shqyrtuar deri më 1 maj. Në muajin e ardhshëm pritet të vendoset fati i skiatores, e cila në Kupën e […]

The post Skiatorja Lara Colturi kërkon largimin nga Shqipëria, shkak mungesa e fondeve appeared first on BoldNews.al.

Skiatorja Lara Colturi renditet e 8-ta në Kupën e Botës

29 March 2025 at 14:45

TIRANË, 29 mars /ATSH/ Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi ka mbyllur një sezon fantastik në Kupën e Botës 2024-2025 me 3 podiume.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) bëri të ditur se Colturi u rendit mes 10 më të mirave në të dyja disiplinat teknike dhe në klasifikimin e përmbledhës u rendit në vendin e 8-të.

Përgjatë gjithë sezonit, skiatorja më e re në Kupën e Botës bëri paraqitje impresionuese, duke lënë gjurmë me zbritjet e saj, ndërsa ka bërë që të valvitet flamuri shqiptar për herë të parë në pistat më të rëndësishme botërore të skive, thekson KOKSH. /j.p/

 

1 nga 2

The post Skiatorja Lara Colturi renditet e 8-ta në Kupën e Botës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lara Colturi sërish në podium/ Ylli i skive alpine shkëlqen sërish në Kupën e Botës

8 March 2025 at 23:00

Një tjetër paraqitje e madhe dhe një podium. Lara Kolturi vazhdon paraqitjet e saj të shkëlqyera në Kupën e Botës në ski alpine, duke sfiduar sportiste me karrierë shumë më të gjatë e përvojë tepër më të madhe.

Tetëmbëdhjetëvjeçarja italo-shqiptare doli e treta në disiplinën e saj të preferuar të sllallomit gjigand, në garat që këtë fundjavë mbahen në Are të Suedisë.

Skiatorja kuqezi realizoi dy zbritje thuajse të njëjta, të parën me kohën 57.04 dhe të dytën me 57.06.

Koha e përgjithshme e saj ishte 1’54’10, e lënë prapa vetëm nga kryesuesja e Kupës së Botës, italiania Federika Brinjone dhe neozelandezja Elisë Robinson.

Kolturi e humbi vendin e dytë vetëm për 7 të qindat, ndërsa është pesë vjet më e re sesa Robinson, dhe shumë më e vogël sesa 34-vjeçarja Brinjone.

Kolturi është e teta në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 564 pikë, shumë më mirë sesa objektivi, ndërsa është e shkëlqyer në sllallomin gjigand, ku mban vendin e katërt me 334 pikë.

Lara Colturi renditet e 3-ta në Sllallomin Gjigant të Ares në Suedi

By: Kult Plus
8 March 2025 at 22:00

Lara Colturi, skiatorja më e re e finaleve botërore, që garon për Shqipërinë, arrin një tjetër rezultat mbresëlënës, duke u renditur e 3-ta në Sllallomin Gjigant të Ares në Suedi.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga garimi i skiatores Colturi, e cila ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në këtë garë.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, skiatorja italiane Lara Colturi u rendit në janar në vendin e dytë në Kupën e Botës në Ski.

18-vjeçarja u rendit e dyta në garën e Sllovenisë, duke shenjuar një tjetër moment historik për vendin tonë, sa i takon sportit të skive.

Në muajin shkurt në debutimin e saj në Kupën e Botës të Skive Apline, Lara Colturi ka arritur të renditet e 7-ta mes 10 më të mirave të botës.

Ndërsa në Sestriere të Italisë, në Sllallomin Gjigant, skiatorja që garon për Shqipërinë ka realizuar kohën e 6-të më të mirë të ditës./ KultPlus.com

Lara Colturi renditet e 3-ta në Sllallomin Gjigant të Ares në Suedi


TIRANË, 8 mars/ATSH/ Lara Colturi, skiatorja më e re e finaleve botërore, që garon për Shqipërinë, arrin një tjetër rezultat mbresëlënës, duke u renditur e 3-ta në Sllallomin Gjigant të Ares në Suedi.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga garimi i skiatores Colturi, e cila ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në këtë garë.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, skiatorja italiane Lara Colturi u rendit në janar në vendin e dytë në Kupën e Botës në Ski.

18-vjeçarja u rendit e dyta në garën e Sllovenisë, duke shenjuar një tjetër moment historik për vendin tonë, sa i takon sportit të skive.

Në muajin shkurt në debutimin e saj në Kupën e Botës të Skive Apline, Lara Colturi ka arritur të renditet e 7-ta mes 10 më të mirave të botës.

Ndërsa në Sestriere të Italisë, në Sllallomin Gjigant, skiatorja që garon për Shqipërinë ka realizuar kohën e 6-të më të mirë të ditës.

/m.m//r.e/

The post Lara Colturi renditet e 3-ta në Sllallomin Gjigant të Ares në Suedi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ski, Lara Colturi ngjitet në podium në Gjigandin e Are

By: redi
8 March 2025 at 15:22

Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka shkëlqyer në garën e sllallomit gjigand të zhvilluar në Åre, Suedi. Ajo u rendit në vendin e tretë. Ky është podiumi i tretë për të në këtë edicion të Kupës së Botës, një arritje e jashtëzakonshme për sportisten 17-vjeçare. Gara u fitua nga italiania Federica Brignone, e cila ka dominuar këtë disiplinë gjatë gjithë sezonit. Colturi tregoi një performancë të…

Source

Skiatorja Lara Colturi shkëlqen në garat në Itali

By: Kult Plus
22 February 2025 at 22:30

Skiatorja Lara Colturi ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në garat që po zhvillohen në Itali.

Në Sestriere të Italisë, në Sllallomin Gjigand, skiatorja që garon për Shqipërinë ka realizuar kohën e 6-të më të mirë të ditës.

Lara Colturi e ndali kronometrin në kohën 1:04:14, ndërkohë që edhe kjo garë është dominuar nga italiania Brignione që konsolidon vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm.

Të dielën do të zhvillohet Sllallomi Special dhe Lara Colturi synon pozicionimin mes 10 më të mirave të botës./ KultPlus.com

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi del e gjashta në Itali

By: redi
22 February 2025 at 20:03

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi ka dhënë një rezultat më të mirë se 1 ditë më parë në Sestriere. Pas vendit të shtatë në slalomin gjigand të premten, u rendit e gjashta të shtunë. Ajo ishte më pak se 1 sekondë larg podiumit që këtë sezon e ka arritur 2 herë në Kupën e Botës. Lara Colturi renditet e pesta në këtë disiplinë dhe e teta në klasifikimin e përgjithshëm. Fituese u shpall sërish…

Source

Skiatorja Lara Colturi shkëlqen në garat në Itali

22 February 2025 at 17:47

TIRANË 22 shkurt /ATSH/ Skiatorja Lara Colturi ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në garat që po zhvillohen në Itali.

Në Sestriere të Italisë, në Sllallomin Gjigand, skiatorja që garon për Shqipërinë ka realizuar kohën e 6-të më të mirë të ditës.

Lara Colturi e ndali kronometrin në kohën 1:04:14, ndërkohë që edhe kjo garë është dominuar nga italiania Brignione që konsolidon vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm.

Të dielën do të zhvillohet Sllallomi Special dhe Lara Colturi synon pozicionimin mes 10 më të mirave të botës. /j.p/

The post Skiatorja Lara Colturi shkëlqen në garat në Itali appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lara Colturi në garë për Botërorin, fiton terren për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike

By: V K
22 February 2025 at 14:36

Skiatorja Lara Colturi, u rikthye në garë për Kampionatin Botëror, por edhe duke fituar terren për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike.

Në etapën e zhvilluar në Sestriere të Italisë, në disiplinën e Slallomit Gjigant u rendit e 7-ta. Konkretisht, në zbritjen e parë ajo zuri vendin e 9-të dhe në të dytin vendin e 5-të.

Me kohën e përbashkët të dy zbritjeve, ajo ishte vetëm 2 sekonda larg kohës së arritur nga Federica Brinjone e Italisë, e cila zuri vendin e parë.

Në përfundim të garës, Lara Colturit, i shtohen edhe 36 pikë në renditjen e kësaj Kupe Bote.

Ndërkohë, që sfida vijon në slallomin gjigant ku do të synojë të fitojë terren.

Në garën në Austri, Colturi nuk arriti të përmbyllë garën. Në ditën e parë ajo ishte me viroz ccka bëri që të mos ishte në treshen e fituesve. Ndërsa në të dytën u rrëzua në piste, duke bërë të skualifikohej nga gara.

Deri më tani ajo ka ngritur dy herë flamurin kuq e zi, duke marrë vendin e dytë e duke e renditur për herë të parë në histori Shqipërinë në konkurrentët kryesor në ski.

Garat e Kupës së Botës, u shërbejnë skiatoreve për të marrë sa më shumë pikë për të siguruar edhe kualifikimin për në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano-Cortina që do të zhvillohen në muajin janar të vitit 2026.

The post Lara Colturi në garë për Botërorin, fiton terren për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike appeared first on Albeu.com.

Skiatorja Lara Colturi renditet e 7-ta në Kupën e Botës

By: Kult Plus
13 February 2025 at 18:00

Skiatorja që garon për Shqipërinë, Lara Colturi u rendit e 7-ta në Kupën e Botës.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bëri të ditur sot se, Colturi bëri një garë të jashtëzakonshme në Slalomin Gjigand në Saalbach të Austrisë, me dy zbritje shumë impresionuese.

Në këtë debutim e saj në Kupën e Botës të Skive Apline, Lara Colturi ka arritur të renditet mes 10 më të mirave të botës.

Gara e Slalomit Gjigand në Saalbach u dominua nga italiania Brignone, që fitoi edhe medaljen e Artit.

Lara Colturi do të garojë të shtunën në Slalom, ku synon të arrijë zonën e medaljeve.

Kualifikimin për në finalen e Slalomit Gjigand e ka arritur edhe Denni Xhepa, që do të garojë të premten. / KultPlus.com

ARE, SWEDEN – MARCH 9: Lara Colturi of Team Albania reacts during the Audi FIS Alpine Ski World Cup Women’s Giant Slalom on March 9, 2024 in Are, Sweden. (Photo by Jonas Ericsson/Agence Zoom/Getty Images)

Skiatorja Lara Colturi renditet e 7-ta në Kupën e Botës

13 February 2025 at 15:34

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Skiatorja që garon për Shqipërinë, Lara Colturi u rendit e 7-ta në Kupën e Botës.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bëri të ditur sot se, Colturi bëri një garë të jashtëzakonshme në Slalomin Gjigand në Saalbach të Austrisë, me dy zbritje shumë impresionuese.

Në këtë debutim e saj në Kupën e Botës të Skive Apline, Lara Colturi ka arritur të renditet mes 10 më të mirave të botës.

Gara e Slalomit Gjigand në Saalbach u dominua nga italiania Brignone, që fitoi edhe medaljen e Artit.

Lara Colturi do të garojë të shtunën në Slalom, ku synon të arrijë zonën e medaljeve.

Kualifikimin për në finalen e Slalomit Gjigand e ka arritur edhe Denni Xhepa, që do të garojë të premten. /j.p/

The post Skiatorja Lara Colturi renditet e 7-ta në Kupën e Botës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skiatorja Lara Colturi garon në dy disiplina në Botërorin e Austrisë

By: V K
4 February 2025 at 13:59

Më datat 4-16 shkurt, në pistën e Saalbach, në Austri, do të zhvillohet Botërori 2025 në sportin e skive.

Një event i rëndësishëm ku për Shqipërinë do të marrë pjesë skiatorja Lara Colturi.

Ajo pritet të garojë në garat e sllallomit dhe atij të sllallomit gjigant, që janë edhe dy disiplinat e saj të preferuara. Këto gara do të zhvillohen pas datës 10 shkurt.

Ndërkohë, në renditjen aktuale të Kupës së Botës për femra në ski, Lara Colturi klasifikohet në vendin e tetë, me 408 pikë.

Këto pikë i ka grumbulluar pikërisht në dy disiplina: 198 në sllallomin gjigant dhe 210 në sllallom.

Paraqitjet e mira të këtij sezoni, ku është ngjitur edhe dy herë në podium e disa herë ka qenë në “top-10” më të mirat, lënë të shpresosh për një rezultat pozitiv edhe në këtë event për skiatoren 18-vjeçare shqiptare.

The post Skiatorja Lara Colturi garon në dy disiplina në Botërorin e Austrisë appeared first on Albeu.com.

Kupa e Botës, skiatorja Colturi e katërta në etapën e Kronplatz

22 January 2025 at 12:53

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Skiatorja kuqezi, Lara Colturi i është afruar podiumit në garën e zhvilluar këtë të martë në Kronplatz, në Itali.

Skiatorja e Shqipërisë u rendit e katërta në këtë etapë të Kupës së Botës, 28 të qindtat larg vendit të tretë të amerikanes Paula Moltzan.

18-vjeçarja bëri një zbritje të dytë tepër të mirë në sllallomin gjigant, aty ku nuk arritën ta përfundonin disa nga skiatoret më të mira të momentit, si italiania Federica Brignone. Lara Colturi është e katërta në renditjen e përgjithshme në këtë disiplinë.

Këtë sezon skiatorja kuqezi ka arritur dy vende të dyta, duke përmirësuar dukshëm rezultatet nga dy sezonet e para në Kupën e Botës. Ndalesa e radhës për Lara Colturin do të jetë në fund të janarit në Francë.

/a.f/r.e/

The post Kupa e Botës, skiatorja Colturi e katërta në etapën e Kronplatz appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj: Shpërblim 100 mijë euro për skiatoren Lara Colturi

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Skiatorja Lara Colturi, e cila garon për ngjyrat kuqezi dhe SK Tiranën, do të shpërblehet me 100 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për arritjet e saj sportive. Këtë vit ajo ka arritur rezultate të jashtëzakonshme për Shqipërinë, duke dalë e dyta në botërorin e skive në Slloveni. Lajmin e dha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në mbrëmjen gala të zhvilluar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Veliaj shprehu krenarinë për përfshirjen e Tiranës në sukseset e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se 90% e ekipit olimpik dhe medaljet e para janë nga Sport Klub Tirana.

“Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës është mbështetëse, pas Komitetit Olimpik dhe qeverisë, sidomos kur shikoj që 90% e ekipit tonë olimpik dhe medaljet tona të para vijnë nga Sport Klub Tirana. Ka qenë e pazakontë përfshirja e Lara Colturit në një qytet si Tirana, që s’ka as pistë dhe as traditën e skive, por njerëzit e “çmendur” marrin përsipër gjëra të guximshme. Ne kemi marrë një vendim pas këtij suksesi, e kemi mbështetur Larën edhe kur ishte 16-17 vjeç, por pas dy podiumeve të para, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të kalojë javën tjetër një shpërblim prej 100 mijë euro për Larën”, tha Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku tha se për të zhvilluar infrastrukturën sportive, krahas hapjes së 82 palestrave në qytet, do të krijohen të tjera hapësira të posaçme për sporte si peshëngritja, mundja dhe gjimnastika.

“Së bashku me shoqen tonë, Ogertën dhe ministren tonë të mrekullueshme të Rinisë, ne të kemi vërtet një super operacion në të gjitha shkollat tona. Deri tani kemi 82 palestra në Tiranë, që i kemi hapur për të gjitha aktivitetet sportive. Më gëzon fakti, edhe apeli i kryeministrit, që do të shikojmë sesi në palestrat e ardhshme të akomodojmë ose të krijojmë kënde të posaçme për sportin si peshëngritje, gjimnastika, mundja, sepse nuk do të mjaftohemi vetëm me palestra që konceptohen vetëm për lojërat me dorë. Këtë vit, bashkë me Ogertën, do ndërtojmë 10 shkolla të reja. Jemi në momentin ideal për t’i konceptuar që në fillim në këtë mënyrë”, tha më tej ai.

Nga ana e tij kreu i KOKSH, Fidel Ylli ka falënderuar Bashkinë e Tiranës dhe Kryetarin Erion Veliaj për mbështetjen e vazhdueshme në projektet dhe iniciativat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe sportistëve. Gjithashtu ai theksoi se Bashkia e Tiranës ka qenë mbështetësja kryesore dhe sponsori gjeneral i këtij eventi për të dytin vit radhazi.

“Një vend të rëndësishëm zë Bashkia e Tiranës, Kryetari i saj Erion Veliaj, që na ka suportuar maksimalisht në të gjitha projektet, iniciativat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Bashkia e Tiranës ka qenë mbështetësja jonë kryesore në organizimin e kësaj galaje për të dytin vit radhazi, si sponsori ynë gjeneral”, tha ai. /j.p/

The post Veliaj: Shpërblim 100 mijë euro për skiatoren Lara Colturi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lara Colturi e mbyll garën në Botërorin e Skive në Slloveni në vendin e 13-të

By: A M
5 January 2025 at 16:08

Kranjska Gora, Slloveni – Lara Colturi e ka mbyllur garën e sotme në Botërorin e Skive në vendin e 13-të, kjo në disiplinën e Sllallomit. Të shtunën (dje), skiatorja italo-shqiptare e mbylli garimin në vendin e dytë, në disiplinën e Sllallomit Gjigant, duke u renditur për herë të dytë në podium.

18-vjeçarja dha kohën e përgjithshme 1’42”50 pas dy zbritjeve. Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua në vendin e 12-të me kohën 52”14. Ndërsa në zbritjen e dytë, koha e saj ishte 50”36, duke humbur pozicione.

Në total Colturi ka bërë mirë në garën e parë të 2025 dhe me moshën e saj është ndër pretendentet për të siguruar vendet e para në garat dhe vitet që vijnë.

❌
❌