Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 July 2025Main stream

Mocioni për Thaçin dhe të tjerët, OVL-UÇK: Ky moment është një test për të vërtetën

12 July 2025 at 19:22

Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Invalidëve të Luftës, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Shoqëria “Lëvizja”, kanë reaguar pas lajmit se më 17 korrik do të merret vendimi për mocionin e dorëzuar nga ish-krerët e UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në reagim thuhet se ky moment është një test për drejtësinë dhe për të vërtetën, ku i bënë thirrje trupit gjykues që në këtë vendim të mos i mbyllë sytë para të vërtetës.

“Lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe e ndërtuar mbi themele të lirisë e dinjitetit kombëtar. Çdo përpjekje për ta njollosur atë është padrejtësi ndaj popullit dhe ndaj historisë sonë”.

“I bëjmë thirrje trupit gjykues që në këtë vendim të rëndësishëm të mos i mbyllë sytë para së vërtetës të luftës sonë çlirimtare. Ky është një moment vendimtar që kërkon respektim të parimeve të drejtësisë me ndershmëri”, thuhet në reagim.

Tutje, këto organizata thanë se populli shqiptar dhe bashkësia ndërkombëtare presin një vendim që sipas tyre, respekton sakrificën për liri dhe jo një vendim që i shërben padrejtësisë.

“Ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve tanë dhe do të qëndrojmë gjithmonë përkrah tyre. 16 korriku do të jetë dita kur do të shihet se a është e politizuar kjo gjykatë apo ende ka në të jurist profesional dhe të paanshëm”, thuhet në reagim.

The post Mocioni për Thaçin dhe të tjerët, OVL-UÇK: Ky moment është një test për të vërtetën appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Lutja e Gjergj Lucës drejtuar Donald Trump dhe Elon Musk, nga Fish City

By: berti
13 June 2025 at 20:39

Në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Elon Musk dhe Donald Trump kanë hyrë në një fazë tensioni publik, siç e përshkruajnë mediat amerikane dhe ato ndërkombëtare, nga Fish City, Labinot-Fushë, Elbasan, zëri i Gjergj Lucës, një shqiptari me pasion të rrallë për zhvillimin dhe progresin, është bërë pjesë e kësaj ftese për pajtim, një ftesë që më shumë se një thirrje politike…

Source

Protestë para FSHF-së, tifozët të revoltuar pas heqjes së simboleve të UÇK-së në stadium

By: armand
13 June 2025 at 17:16

Disa aktivistë dhe tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit protestuan të enjten përpara zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe sigurinë. Reagimi i tifozëve vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), flamur apo fanellë, të mos ishte në stadiumin “Arena Kombëtare” për ndeshjen kundër Serbisë. […]

The post Protestë para FSHF-së, tifozët të revoltuar pas heqjes së simboleve të UÇK-së në stadium appeared first on BoldNews.al.

Heqja e flamujve të UÇK-së në ndeshjen me Serbinë, aktivistët protestë para FSHF

By: user 11
13 June 2025 at 10:45

Disa aktivistë dhe tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit protestuan pasditen e djeshme përpara zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe sigurinë.

Reagimi i tifozëve vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së, flamur apo fanellë, të mos ishte në stadiumin “Arena Kombëtare” për ndeshjen kundër Serbisë. Policia tërhoqi me forcë flamujt nga stadiumi dhe largoi tifozët me bluzat e UÇK-së.

Për këtë ngjarje, disa tifozë shkuan të enjten mbrëma në zyrat e FSHF-së në Tiranë dhe vendosën flamujt e UÇK-së jashtë rrethimit të institucionit. Aktivisti Gent Progni është penguar teksa po vendoste flamujt nga një civil që ka tentuar t’i hiqte ato. Personi në fjalë dyshohet të jetë punonjës i një kompanie private sigurie, edhe pse nuk mbante uniformë apo identifikim zyrtar. Kujtojmë se për largimin e flamujve të UÇK-së nga stadiumi kombëtar reagoi edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL).

The post Heqja e flamujve të UÇK-së në ndeshjen me Serbinë, aktivistët protestë para FSHF appeared first on Lapsi.al.

Ndalet flamuri serb për Vidovdan, Serbia: Kurti valvit flamujt e UÇK dhe Shqipërisë së Madhe

By: redi
12 June 2025 at 21:19

Drejtori i ”Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç sulmoi ashpër vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për të ndaluar shfaqjen e flamurit dhe simboleve serbe në Graçanicë gjatë festimit të Vidovdanit. Për të kjo tregon fytyrën antiserbe dhe fashiste të regjimit të Albin Kurtit. Petkoviç theksoi se ndërsa ekstremistët shqiptarë “pikturojnë grafite të UÇK-së terroriste në…

Source

“Ish krerët e UÇK vazhdojnë të mbeten ‘peng’”/ Flet ish ushtari: Haga vijon padrejtësitë

12 June 2025 at 17:27

‘Janë disa reagime që japin shpresa pozitive, por konkretisht jo. Reagimi më i keq është i presidentes e cila vazhdoi mandatin, nuk e diskutoi me njerëzit. Fajet i ka ajo parti që ka shumicën dhe ka përgjegjësinë më të madhe. Haga vijon padrejtësisë, vazhdon të mbajë krerët e UÇK peng”.

Nasim Haradinaj ish ushtari i UÇK komentoi zhvillimet në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK të cilët vijojnë të mbahen në qeli. Haradinaj tha se Haga vijon padrejtësisë dhe se ish krerët e UÇK po mbahen peng. Më tej, ai tha se Amerika nuk kërkon pengimin e lëvizjeve që vërtetojnë pafajësinë e krerëve të UÇK.

Amerika nuk është e interesuar të pengojë cilëndo lëvizje drejt pafajësisë së tre njerëzve, por nuk mund të lëviz mekanizmat tanë të qeverisë.’

The post “Ish krerët e UÇK vazhdojnë të mbeten ‘peng’”/ Flet ish ushtari: Haga vijon padrejtësitë appeared first on Sot News | Lajme.

Haradinaj: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s, ngjarja më kulmore në historinë tonë të re

12 June 2025 at 11:10

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar sot Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke e cilësuar 12 qershorin si një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë të re.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haradinaj ka shkruar se “Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

“Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë.
Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën”, ka theksuar ai./Telegrafi/

The post Haradinaj: Fitorja e UÇK-së dhe hyrja e NATO-s, ngjarja më kulmore në historinë tonë të re appeared first on Telegrafi.

“Tifozat Kuq e Zi” reagojnë pas ndalimit të flamurit të UÇK në ndeshjen me Serbinë

9 June 2025 at 20:08

“Tifozat Kuq e Zi” kanë reaguar ndaj masave të marra gjatë ndeshjes miqësore të Kombëtares Shqiptare, ku simbolet dhe flamujt e UÇK janë ndaluar brenda stadiumit.

Në një postim në faqen zyrtare të tifogrupit thuhet se gjatë ndeshjes u konfiskuan bluza dhe shaje me mbishkrime si “O sa mirë me qenë Shqiptar!”, “Prishtina”, “Kosova” dhe “Shkëndija”, ndërsa simboli i UÇK-së u konsiderua si një rrezik dhe u ndalua me forcë.

“Për pak flamuj të futur brenda pamë skena qesharake e përçmuese: mbi 20 policë u vërsulën të zhveshin një djalë që mbante në gjoks shqiponjën dykrenare dhe stemën e UÇK-së. Ky “krim” nuk ndalohet me ligj në asnjë qytet të Shqipërisë – pse stadiumi qenka më i veçantë? Në stadiumin tonë, ku duhet t’i këndohet vendit dhe identitetit tonë, simbolet tona kombëtare u trajtuan si një rrezik.

Sa për simbolin e UÇK-së, ua përsërisim: ne, Tifozat Kuq e Zi, marrim përsipër çdo gjobë që mund t’ju vendoset për të. Dërgoni faturat që sot. Pra, flamurin e UÇK-së nuk do ta ndalni kurrë! As ju, as miqtë tuaj në Beograd, e askush në këtë planet. E kemi shpalosur në çdo ndeshje të Kombëtares tash e 21 vite, dhe njëjtë do të veprojmë edhe nesër në Riga, e në ndeshjet e radhës. Të shtunën u futëm në stadium vetëm për këtë gjë. Pasi arritëm qëllimin dhe shpalosëm flamurin e UÇK-së, lëshuam përsëri stadiumin. Ju sfidojmë të na ndalni”, thuhet mes të tjerash në reagimin e tifogrupit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Tifozat Kuq e Zi” reagojnë pas ndalimit të flamurit të UÇK në ndeshjen me Serbinë appeared first on Euronews Albania.

Debati/ Pse i zhveshi policia simbolet e UÇK-së në Air Albania

By: user 4
8 June 2025 at 18:04

Çdo vit kur temperaturat nxehen dhe lajmërohet çelja e sezonit turistik, shqiptarët e dy anëve të kufirit takohen masivisht në bregdet dhe një valë paragjykimesh pushton rrjetet sociale. Ndryshe ndodhi këtë vit, kur mospajtimeve të fillimverës ia lanë vendin emocionet e ndeshjes me Serbinë. Shkak u bënë masat e rrepta të policisë, që nuk pranoi asnjë kompromis dhe largoi çdo simbol me natyrë politike, ushtarake e nacionaliste në shkallët e stadiumit.

Filmimet e celularëve dëshmuan për ndërhyrjen e dhunshme të policëve ndaj disa djemve të rinj që mbanin veshje me simbolet e UÇK-së.

Qindra mijëra shikime në rrjetet sociale u shoqëruan me komente plot mllef, që e shndërruan temën e simboleve të UÇK-së në një debat paralel me atë të performancës së kombëtares në fushë.

Kuptohet se shënjestër e sharjeve dhe ofendimeve ishte policia dhe kryeministri Edi Rama, edhe pse ky si rrallëherë nuk ishte në stadium.

Në veçanti domethënës ishte reagimi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), që prekjen e flamurit kuqezi e krahason me prekjen e gjakut të dëshmorëve.

“Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë, amaneti i tyre, liria për të cilën ata ranë. Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë. Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip”, thuhet në reagim.

Organizata e Veteranëve kërkoi sqarime për arsyet dhe motivet e ndalimit të flamurit të UÇK-së në një vend ku, sipas tyre, “nuk duhet të ketë kufij për gjakun që është derdhur për liri”.
“Rama&Duka jane te perkohshem. Kosova zemra e Shqipërisë është e përjetshme” ishte një ndër komentet që shoqërojnë mesazhin e veteranëve.

“Rregullat jan veç për Shqipërinë apo për të gjithë? Se Serbia në çdo ndeshje që luan ka një shënim “Kosova është Serbi” ose “Shqiptari i mirë ëshë shqiptar i vdekur” Apo këto nuk llogariten?” shkruan një tjetër komentues.

Kësaj radhe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti preferoi të tregohej më i ftohtë se shumë bashkëqytetarë të tij dhe në reagimin për ndeshjen, foli vetëm për ç’ka ndodhi në fushën e blertë, por jo në shkallët e stadiumit.

“Me pak më shumë fat në fund të pjesës së parë, mund të kishim marrë të tri pikët nga ndeshja. Andaj, barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila luajti më mirë se kundërshtari i saj” u shpreh Kurti, duke shmangur incidentet për të mos hapur debate për sjelljen e policisë shqiptare.

Nuk ishte kaq indiferent kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha që shpërndau një video të një tifozi shqiptar që tërhiqej nga policia, sepse mbante veshur simbolet e UÇK-së.

“As në Beograd nuk ndodh! E nxjerrin tifozin nga stadiumi se kishte një bluze me stampë të UÇK! Dënoj me neveri një akt të tillë të shëmtuar antidemokratik prej vasali të Edi Ramës dhe narko-regjimit të tij!” ka shkruar Berisha.

Që ndeshja me Serbinë do të ishte nën monitorim të rreptë nga policia shqiptare, kjo ishte bërë e qartë nga masat e forta të publikuara më parë. Jo më kot, për herë të parë në 21 vjet ishin përjashtuar nga furnizimi me bileta edhe Tifozët Kuqezi.

“Absurdi i kësaj ndeshjeje qëndron te hipokrizia e vazhdueshme e FSHF-së, e cila predikon gjithpërfshirje, por në realitet përjashton tifozët e vërtetë, ata që e kanë ndjekur Kombëtaren për më shumë se 21 vite. Futbolli është kthyer nga një aktivitet popullor në një event ekskluziv për të pasurit, ku çmimet e biletave variojnë nga 150 deri në 1000 euro” shkruan tifozët kuqezi. Duke akuzuar FSHF për “politika përjashtuese” “nëse nuk je i pasur, nuk ke vend në stadium”

Një eksperiencë e ngjashme, tepër e hidhur për tifozët kuqezi ka qenë përballja me Serbinë në stadiumin e Elbasanit në vitin 2015. Edhe atëherë, ata e panë veten nën kontrolle të rrepta dhe presione nga policia për të dorëzuar çdo send që mund të përdorej për të sulmuar lojtarët në fushë dhe çdo veshje me simbole nacionaliste. Shkallët e stadiumit në ndeshjen me Serbinë ku humbëm 0-2 ngjanin me sallën e një teatri.

Por këtë vit, qeveria shqiptare ka pasur edhe një arsye më tepër për të qenë e ashpër me tifozët e kombëtares. Dy federatat, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Serbisë janë bërë bashkë për të organizuar kampionatin europian të futbollit U21 në vitin 2027.
Ky organizim pritet të sjellë një vëmëndje të shtuar të qytetarëve europianë drejt Shqipërisë. Ai nuk është vetëm një aktivitet sportiv, por edhe një shans politik, një mundësi për t’i treguar Europës se qytetaria shqiptare nuk ka shumë diferenca me ata europianë.

Prandaj në Air Albania s’kishte vend as për atmosferën dhe as për inatet e luftrave ballkanike. Sepse më së pari ishte e rëndësishme të dukemi sikur jemi “europianë”. Edhe pse mbi kokë qëndron shkopi i gomës së një polici./Lapsi.al

The post Debati/ Pse i zhveshi policia simbolet e UÇK-së në Air Albania appeared first on Lapsi.al.

Heqja e flamurit të UÇK në stadium, reagon Shoqata e Veteranëve të Kosovës

By: user 4
8 June 2025 at 15:29

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ në Tiranë, gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku forcat e policisë larguan nga tribuna flamurin e UÇK-së.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, OVL ka shprehur indinjatën e saj të thellë, duke theksuar se një akt i tillë përbën një fyerje të rëndë ndaj kujtesës historike dhe sakrificës së luftës çlirimtare.

“Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë, amaneti i tyre, liria për të cilën ata ranë. Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë. Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip”, thuhet në reagim.

Gjatë ndeshjes, tifozët nuk janë lejuar të hyjnë në stadium me veshje që kishin të stampuar logon e UÇK-së apo materiale të tjera të ngjashme me simbolikën e saj. Megjithatë, disa persona arritën të fusin flamurin e UÇK-së në tribuna, por në disa raste, policia ndërhyri për ta larguar.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa Organizata e Veteranëve kërkon sqarime për arsyet dhe motivet e këtij ndalimi në një vend ku, sipas tyre, “nuk duhet të ketë kufij për gjakun që është derdhur për liri”.


Reagimi i plotë i OVL-se:

Na dhemb zemra oj nanë Shqipni.

Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre, preket liria për të cilën ata ranë.

Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë.

Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip.

Nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse respekt, për ata që s’kërkuan asgjë, përveç lirisë sonë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, jo me mllef, por me zemër të thyer, kërkon ndjeshmëri e kujdes, sepse kjo nuk është politikë, është kujtesë dhe kujtesa është e shenjtë.

The post Heqja e flamurit të UÇK në stadium, reagon Shoqata e Veteranëve të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha publikon pamjet: As në Beograd nuk ndodh, e larguan se kishte një bluzë të UÇK (VIDEO)

By: V K
8 June 2025 at 11:50

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet një tifoz duke u nxjerr nga stadiumi me ndërhyrjen e policisë.

Sipas kreut demokrat, kjo nuk ndodh as në Beograd, vetëm pse kishte një bluze me stampë të UÇK!

POSTIMI I BERISHËS:

As në Beograd nuk ndodh! E nxjerrin tifozin nga stadiumi se kishte një bluze me stampë të UÇK!

Dënoj me neveri një akt të tillë të shëmtuar antidemokratik prej vasali të Edi Ramës dhe narko-regjimit të tij!

Lexoni mesazhin dhe videon e tifozit dixhital!

Mirëmëngjesi Dr.Sali Berisha!Një tifoz u largua mbrëmë nga policia e Shqipërisë vetëm sepse mbante një maicë me mbishkrimin UÇK.

Dhe kjo nuk ndodhi në ndonjë vend të huaj, por në zemër të Shqipërisë, nga policia shqiptare, nën qeverisjen e Edi Ramës!

 

The post Policia nxorri tifozin nga stadiumi, Berisha publikon pamjet: As në Beograd nuk ndodh, e larguan se kishte një bluzë të UÇK (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Alarmon OVL e UÇK: Ish-krerët e UÇK-së po trajtohen në mënyrë çnjerëzore në Hagë

By: D Marku
5 June 2025 at 17:08

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së trajtimit të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar atë si çnjerëzor dhe poshtërues.

Në një reagim publik, OVL UÇK thekson se refuzimi nga ana e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për të pranuar vizitën e Avokatit të Popullit është një shprehje e qartë e zhgënjimit të thellë që ata kanë ndaj një institucioni që, sipas tyre, ka zgjedhur të heshtë përballë padrejtësive në vend që të mbrojë të drejtat e tyre.

“Qëndrimi i tyre është një mesazh i fuqishëm se kjo gjendje nuk mund të normalizohet dhe as të justifikohet. Për më tepër, kufizimet ekstreme në takimet me avokatët dhe ndërhyrjet arbitrare në përgatitjen e mbrojtjes ligjore përbëjnë cenim të drejtave themelore të njeriut dhe shkelje të rënda të së drejtës për një proces të drejtë gjyqësor”, thotë OVL e UÇK., transmeton Telegrafi.

Tutje OVL e UÇK thotë se “siç është raportuar në media, takimet po organizohen në mënyrë të papritur dhe në kushte të papërshtatshme, duke penguar seriozisht funksionimin efektiv të mbrojtjes”.

“Këto shqetësime i ka ngritur edhe Avokati i Popullit i Kosovës, i cili ka deklaruar publikisht se mbajtja e gjatë në paraburgim dhe mungesa e vendimeve të drejta për lirimin e përkohshëm bien ndesh me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe e përbëjnë trajtim jo të dinjitetshëm”.

Në këtë kontekst, OVL UÇK ka drejtuar një apel publik për ndaljen e menjëhershme të trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues të të paraburgosurve; sigurimin e aksesit të plotë dhe të pandërprerë në mbrojtje ligjore; reagim të qartë dhe publik nga Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara ndaj shkeljeve të evidentuara; rishikim të menjëhershëm të kushteve të paraburgimit dhe shqyrtim serioz të mundësisë për lirim të përkohshëm.

Në reagim thuhet se “luftëtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar për drejtësi të njëanshme, për paraburgime pa fund dhe për t’u poshtëruar në emër të një drejtësie që hesht përballë padrejtësisë”.
“Drejtësia e vërtetë fillon me respektimin e dinjitetit njerëzor”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK.

The post Alarmon OVL e UÇK: Ish-krerët e UÇK-së po trajtohen në mënyrë çnjerëzore në Hagë appeared first on Albeu.com.

Kosova bie dakord të pranojë kërkesat për kompensim nga viktimat e krimeve të luftës të UÇK-së

29 May 2025 at 17:18

BIRN raporton se Kosova ka rënë dakord të paguajë kompensim për viktimat e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, të shpallur fajtorë për krime lufte në Hagë. Urdhra dëmshpërblimi ishin lëshuar në dy rastet e para të trajtuara nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë; të akuzuarit, megjithatë, thanë se nuk […]

The post Kosova bie dakord të pranojë kërkesat për kompensim nga viktimat e krimeve të luftës të UÇK-së appeared first on Reporter.al.

Operacioni “Shigjeta” kujtohet si kryebeteja e UÇK-së

26 May 2025 at 13:57

Në 26 vjetorin e nisjes së operacionit “Shigjeta”, bashkëluftëtarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Kroacia vizituan kompleksin memorial në Landovicë të Prizrenit, për të bërë homazhe dhe nderuar luftëtarët që ranë gjatë atij operacioni.

Binak Gashi, një prej eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tha se operacioni “Shigjeta” është kryebeteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kryebetejën e UÇK-së, projektin më të madh kombëtar që ka ndodhur në historinë e shqiptarëve është projekti i UÇK-së. Sot shënojmë ditën e fillimit të operacionit “Shigjeta’ – kryebetejën e UÇK-së që ka filluar më 26 maj 1999 dhe ka zgjatur deri më 10 qershor 1999, ka qenë një ndër operacionet më të suksesshme të UÇK-së. Ka bashkëpunuar me forcat e NATO-s, forcat e NATO-s kanë qenë nga ajri, kurse pjesëtarët e UÇK-së kanë qenë nga toka dhe bashkërisht e kemi kryer ashtu siç është më së miri. Humbjet tona kanë qenë shumë minimale, kurse nga ana e armikut kanë qenë shumë të mëdha”, tha ai.

Gashi për KosovaPress tha se kjo betejë detyroi forcat serbe te nënshkruajnë marrëveshjen tekniko-ushtarake në Kumanovë.

“Është beteja e fundit që ka detyruar forcat serbe ta nënshkruajnë marrëveshjen tekniko-ushtarake në Kumanovë… Atë kohë [e kujtojmë] pak me dhimbje, por është një kohë shumë krenare sepse ka kurorëzuar më lirinë e Kosovës…19 luftëtarë të UÇK-së kanë rënë, kurse nga armiku ka pasur 10 herë më tepër”, tha ai.

Muhamer Ibrahimi ushtar i njësisë speciale TF0, sot mbante veshur uniformën solemne si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se sot me këtë veshje po ndihet “sikur ditën e parë kur veshi uniformën e UÇK-së”.

Ibrahimi thotë se operacioni “Shigjeta” ishte grushti i fundit për largimin e forcave serbe nga Kosova.

“Është veshja e veteranëve, është solemne dhe në këtë ditë edhe të dëshmorëve dhe të operacionit, ne kemi vendosur si shokë t’i veshim këto, emocionin e kemi pak a shumë të njëjtë sikurse kur e kemi vesh uniformën e UÇK-së herën e parë… Tash secilën ditë e shoh rëndësinë dhe madhështinë e atij operacioni dhe efektin që e ka pasur… E di që ka qenë një prej operacioneve që ia kemi dhënë grushtin e fundit ushtrisë serbe”, tha ai.

Nga Tetova për të luftuar për lirinë e Kosovës kishte ardhur edhe Fexhri Asipi, i cili ishte pjesë e operacionit “Shigjeta”.

“Kam qenë pjesë e operacionit ‘Shigjeta’ dhe nëse i dëgjon dikush lajmet apo programet serbe, operacioni ‘Shigjeta’ ka qenë helm për armikun. Operacioni ka qenë shtrirje e gjatë nga Prizreni deri në Gjakovë ka qenë pjesë e madhe ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar me një distancë shumë të gjatë”, tha ai.

Operacioni “Shigjeta” u zhvillua nga 26 maj deri më 10 qershor 1999.

“Shigjeta” kishte tre drejtime taktike: Kosharja, Pashtriku dhe Koritniku. Ai shtrihej përgjatë vijës kufitare nga Kosharja në Korintik./KP/

The post Operacioni “Shigjeta” kujtohet si kryebeteja e UÇK-së appeared first on Telegrafi.

Gjykimi në Hagë, Blakaj: S’mendoj se do ketë burgim të përjetshëm për Thaçin dhe të tjerët

24 May 2025 at 19:33

Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, tha se mendon që nuk do të ketë burgim të përjetshëm për katërshen e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Por, Blakaj tha se bazuar në rastin e dënimit të Salih Mustafës, dënimet e tjera janë të larta.

“Politika ndëshkimore e Dhomave të Specializuara bazohet në rregulloren e tyre më shumë sesa në ligjet e Kosovës dhe mund të presim gjithçka”.

“Mendoj që nuk do të ketë burgim të përjetshëm, por edhe dënimet e tjera janë të larta, nëse bazohemi te rasti i Salih Mustafës”, tha Blakaj në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se është me rëndësi që në opinionin publik të dëshmohet fajësia apo jo e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare.

The post Gjykimi në Hagë, Blakaj: S’mendoj se do ketë burgim të përjetshëm për Thaçin dhe të tjerët appeared first on Telegrafi.

Ese nga Louise Gluck: Ideja e guximit

By: Kult Plus
24 May 2025 at 15:18

Louise Elisabeth Glück (1943 –2023), ka qenë poete edhe eseiste amerikane. Ka botuar dymbëdhjetë përmbledhje poetike. Më 1993 ka fituar çmimin Pulitzer për poezi me përmbledhjen ‘The Wild Iris’. Më 2003 i ishte dhënë titulli prestigjioz i poetes laureate të ShBA-së. Më 2014 National Book Award për poezi. Ndërsa më 2020 çmimi Nobel për letërsi

IDEJA E GUXIMIT

Nga Louise Gluck

Nganjëherë, në mënyrë diskrete, një panegjirik i ri nxjerr kokën në fjalorin kritik. Jo një teori e re, që bën, domosdoshmërisht, një debutim më të shkëlqyeshëm, duke qenë, si të gjitha vizionet e gjithanshme, korrektuese në mënyrë eksplicite, të cilës i jep zjarr një impuls i moçëm njerëzor i reformës. Procesi për të cilin dua të flas është më i fshehtë: nëse jo i fshehtë, i pavetëdijshëm, dhe termi në shqyrtim ka gjasë të përdoret (në përvojen time) më shumë nga vetë poetët se sa nga kritikët.

Poetët kanë diçka për të fituar duke e bërë idenë e guximit të qarkullojë. Në një kulturë solipsistike, s’ka kritere objektiviteti që kontrollojnë nevojën që drejton një analizë të tillë: kur bota pasqyron veten, njohja përjetohet si pohim. Përdorimi i përsëritur, për më tepër, i jep çfarëdo terminologjie tipare të caktuara totemike: përreth një fjale të vetme krijohen vëllazëri dhe motërsi, vetë fjala fillon të paraqesë çdo ambicie të rëndomtë dhe besim të afirmuar.

Se guximi gjallëron një pjesë të punës duket, si ide, pafundësisht joshëse. U jep dinjitet lëndëve, duke i mbushur me cilësi urgjence dhe rreziku. Në ballafaqimin që pason, poeti bëhet Perseu që ther Meduzën. Njëjtë lutja është e pavetëdijshme, guximi i padobishëm: Kasandra që ç’të bëjë veçse të shohë. Kjo alternativë bart me vete benefitin shtesë të sugjerimit se e vërteta dhe vizioni janë të kushtueshme, ato sigurohen me anë të sakrificës ose humbjes. Magjia e këtyre dhe pra imazhet stimulojnë vizionaritetin e aspiruar, i cili ka nevojë thjesht të riprodhojë shenjën e jashtme për t’i bërë thirrje gjendjes shpirtërore: në këtë rast, nevojitet vetëm organizimi që të shpaguhet.

Natyrisht, fokusi im këtu është i ngushtë: guximi merr një kuptim më të mprehtë në shoqëri më të shtypura, shoqëri në të cilat literalisht nuk ka siguri të flasësh. Siç është vërejtur shpesh, arti përfiton nga regjime të tilla (sado që jo artistët), fiton prestigj të paanë, një prestigj që poetët amerikanë fare arsyeshëm mund ta kenë zili. Por zilia e arsyeshme nuk shfajëson mendimin e pështjelluar, as nuk mund ta bëjë këtë mbrojtja e një tjetre, më shumë lloje amorfe të guximit e vërtetojnë bindshëm çështjen e rrezikut.

Në përdorimin e tij lokal, termi “guxim” iu përgjigjet materialeve poetike që ndihen si personale: në këtë mënyrë përqendron vëmendjen në lidhjen e poetit me materialet e tij dhe me audiencën e tij, më parë se sa mbi rezultatin politik të fjalimit. Obligimi i tij si analizë është të sugjerojë analogë për mërgimin dhe vdekjen: të nxjerrë emrin e asaj që është rrezik.

Guximi, në këtë përdorim, aludon te zotësia e mposhtjes së forcave të errëta. (Mania e përgjithësimit e injoron faktin se jo të gjithë njerëzit iu frikësohen të njëjtat gjëra). Herë pas here, disa permutacione të termit njohin një gamë tonesh në esencë ndërluftuese, tone që i ndiejmë, ta zëmë, te Lawrence (i cili i përdor ato në mënyrë të shkëlqyeshme): futja në luftë me lexuesin duket çuditërisht trimërore (dhe, si përfundim, e guximshme) në përçmimin e hapur të vlerësimit të vetëm poetik, do të thotë aprovimit. Në zgjerim të këtij arsyetimi, guximi është po ashtu i akordohet shkrimtarit që bën disa ndryshime radikale të stilit dhe në këtë mënyrë shkakton disavantazh. Përdorimi i tanishëm i termit nuk mund të tkurret në atë poezi që lind nga aktet autentike të guximit fizik ose moral, ndoshta ngase shembujt e një guximi të tillë janë shumë të rrallë, mbase sepse shumica e shembujve duket të jenë të korruptuar nga çfarëdo rrëfimi në veten e parë, ndoshta ngase vetë rrethanat duken të dyshimta, me një ngjyrim sajese. Përfundimisht, sidoqoftë, çështja është se ky lloj përkufizimi nuk do ta përhapë përdorimet e termit dhe pikërisht kjo përhapje është saktësisht dëshira më e madhe e poetëve. Nevoja për nxitje është e thellë: shoqëria e lirë, shoqëria që as nuk e kufizon fjalën as nuk e vlerëzon, sjell nervoz duke mos paraqitur shumë pengesa.

Pavarësisht dëshirës, këto pohime e keqkuptojnë aktin e shkrimit dhe, po aq, natyrën e guximit.

Cilatdo që të jenë materialet, akti i kompozimit mbetet, për poetin, një akt, ose gjendje, e një veçimit ekstazik.

Tema e deklaruar e poezive nuk ka ndikim në këtë gjendje; sido që të shihet pastaj vlerësimi, poeti i dhënë pas aktit të shkrimit ndien një dalldi marramendëse; asnjë rrethanë jetësore nuk kërkon më pak guxim se sa kjo.

Ajo që duket të jetë në diskutim është diskrepanca mes përshtypjes së ekspozimit dhe realitetit të distancës. Poeti, duke shkruar, është në të njëjtën kohë i zhytur në materialet e tij dhe nuk është i shtrënguar prej tyre: rrethanat personale mund të frymëzojnë artin, por krijimi i vërtetë i artit është një hakrmarrje ndaj rrethanve. Për një periudhë të shkurtër, rregullimi natyror përmbyset: artisti nuk shtiret më, por vepron; fjala e fundit, për momentin, del në dritë me fat ose rastësisht. Kontroll i së kaluarës: thua se martirët e ndjerë janë ngritur në arenë dhe po thonë: “Ta zëmë, nga ana tjetër…”. Asnjë proces që do të mund të përmendja nuk e mposht kaq plotësisht autoritetin e ngjarjes.

Një mposhtje e tillë natyrisht e dend poezinë me një aurë triumfi. Mund të jetë si kjo gjë inkurajon një interpretim të gabuar: euforia e fitores – mbi konfuzionin, mbi boshllëkun, mbi inercinë, ashtu si në të shkuarën – i ngjan në dukje fitores së guximit mbi materien e errët, apo fitores së shpirtit pasional mbi pengesat e qytetërimit. Në këtë interpretim të gabuar, materia, apo qytetërimi, paraqet kundërshtarin, identitetin e të cilit, njerëzor, kafshëror apo të pajetë, duhet ta specifikojë gjithmonë guximi fizik. Guximi implikon rrezikun dhe rreziku për trupin përshkruhet me terma korrespondues konkretë. Ndërsa rreziku spiritual, duke qenë i dukshëm, paraqitet në një diskurs më spekulativ, konceptimi i kundërshtarit bëhet lehtësisht më abstrakt.

Por pyetjet mbesin. Nëse guximi e formëson një poezi me zbulime personale, çka është, apo kush, kundërshtari? Çka është në rrezik?

Përgjigjja e menjëhershme është: mundësia e turpit. Por më duket se anjë rrëfim i presupozuar, asnjë shfaqje e hollësishme a eksplicite, asnjë egërsi toni, asnjë ndryshim stili i fuqishëm (ose i sforcuar) nuk mund, me ndërmjetësimin e lexuesit, ta shndërrojë poezinë në një rast që rrezikon përnjëmend të shkaktojë turp.

Distanca përforcuese e poetit nga materialet e tij përsëritet në një distancë tjetër po aq të dobishme: ajo e poezisë nga lexuesi i saj. Se poezia, arti, krijon një urë mes një qenieje e një tjetre – ky është perceptimi i përgjithshëm – flet shumë: asnjë urë nuk është e nevojshme në mungesë të distancës. Në mënyrë të ndërthurur, dinamika e turpit varet nga përgjigjja: por përgjigjja, për poetin, ndaj poezisë, vjen më vonë, në një tjetërkund të largët në kohë nga momenti i kompozimit; gjatë gjithë kohës së kompozimit aktiv, poeti mbetet i izoluar nga e ardhmja ashtu si edhe nga e kaluara.

Rrjedhimisht, i izoluar nga çfarëdo ekspozimi real, nga çfarëdo burimi të pranishëm censure a përqeshjeje. Është e vërtetë, akti i shkrimit presupozon një dëgjues, atë që do ta kuptojë. Por dëgjuesi i idealizuar dallon nga çfaërdo dëgjuesi real, meqë ky i fundit nuk mund të kontrollohet: vetëm ky i fundit paraqet një kërcënim legjitim.

Në një distancë të tillë, artisti duket për zili i pacipë (ose guximtar). Ky perceptim nuk është aq i rremë sa i shtrëmbëruar: në të vërtetë, artisti është i pacipë, i mbrojtur nga çdo poshtërim, nga çdo burim turpërimi – po aq i pacipë, po aq rehat në ekspozimin e lakuriqësisë, si një balerin lakuriq, që skena e mbron në të njëjtën mënyrë. Kjo s’do të thotë se shtysa e diskursit është ekzibicionizmi. Por mbetet fakti: për artistin nuk ndodh asnjë kontakt. S’ka rrëfim, asnjë mundësi turpërimi, në mungesë të kontaktit.

Do të mund të pohohej se botimi do ta rregullojë brishtësinë, duke e bërë të shembet distancën qofët mes poetit dhe materialeve, qoftë mes poetit dhe lexuesit. Kjo lë në harresë dilemën më të rëndë të artistit, edhe ajo vetë një pasojë e pashmangshme e distancës: në veçanti, pamundësinë e lidhjes së vetes që është në të tashmen me veten që ka shkruar. Hendeku është si absolut ashtu edhe i menjëhershëm: në raport me një vepër të përfunduar mbetet vetëm ndjenja më shqetësuese e lidhjes, asnjë ndjenjë atësie. Vepra ngihet si një qortim, ose ndëshkim, një shenjë që fikson në mënyrë të përhershme një distancë të papërballueshme, distancën mes vetes së largët të artistit, mrekullisht rrjedhëse, në mënyrë ikanake dhe aksidentale perceptuese, dhe vetes qesharake dhe harrakate nëpër botë. Sulmi kritik mbi një vepër të përfunduar është i dhimbshëm, duke qenë se e afirmon përçmiminn e vetes së pranishme. Ajo që nuk mund të bëjë, në të mirë a në të keq, është të shkrijë plotësisht, për poetin, veprën dhe veten; brishtësia e poetit në pritjen e kritikës mbetet e komplikuar për këtë shkak. Dhimbja që poeti mund të ndiejë është ndryshe nga rreziqet e një ekspozimi më të menjëhershëm: uni i ekspozuar në mënyrë të hapur, autori, në momentin e botimit në të vërtetë nuk është në dorën e tij, është jashtë ekzistencës.

Sa i përket argumentimit sipas të cilit guximi frymëzon disa ndryshime radikale në stil: nevoja për të shkruar është, pas së gjithash, dëshira për të qenë të burgosur nga një ide; për shkrimtarin, të mendimi dhe shkrimi (si mendimi dhe thënia) janë sinonime. Stili ndryshon kur arrihet tek fundi, deshe s’deshe, i një rrjedhe mendimesh. Zgjedhja, pra, është mes një tjetër rrjedhe mendimesh dhe ekuivalentit spiritual të rishikimit. Për çdo rast, të merresh me fjalën e shkruar do të thotë të merresh, në nivel vetëdijeje, me të ardhmen. Lexuesi jeton aty dhe artisti me ego jashtëzakonisht të fuqishme ose jashtëzakonisht të brishtë do të referojë të ardhmen në shkallë më të gjerë më parë se sa të menjëhershmen, pjesërisht ngase një publik më në numër ofron mundësi më të mëdha përgjigjeje, e pjesërisht si mbrojtje ose siguri kundër ftohtësisë së mundshme të lexueve aktualë (etja e hakmarrjes kundër rrethanave përkthehet lehtësisht në këtë tabaka kushtesh).

Artisti, ndaj kritikëve të vet, ruan një as në mëngë: vetëdijën se e ardhmja do ta fshijë të tashmen. Jo të gjithë shkrimtarët posedojnë në masë të njëjtë këto preokupime: fakti se janë në njëfarë mënyrë të prirur, psikikisht, ta zvogëlojnë forcën e gjykimit kritik, dallon gjykimin e veprës së botuar nga gjykimet më asgjësuese që mund të manifestohen në kontaktin real.

Nuk mund të pohohet se ky virtyt i veçantë fortifikues është i vlefshëm për aktin e shkrimit. Për poetët, ligjërimi dhe rrjedhshmëria duken më shumë një gjendje madhështie se sa akt guximi. Intervalet e heshtjes, megjithatë, kërkojnë një stoicizëm shumë të ngjashëm me guximin; asnj lexues në është i vetëdijshëmm për to.

/Marrë nga Louise Gluck, ‘Proofs&Theories: Essays on Poetry’, Ecco, 1995 /Gazeta Express/ KultPlus.com

“Pishtarë të lirisë” – Gjilan përkujton dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

19 May 2025 at 19:32

Në përvjetorin e 26-të të rënies së Dëshmorëve të Kombit – Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani, janë bërë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan.

Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të institucioneve komunale dhe qytetarë të shumtë.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Isufi, në një fjalë rasti e kujtoi komandantin Avdullah Tahiri si nismëtarin e formimit të celulave të para të UÇK-së.

“Komandanti Avdullah Tahiri ka qenë një nga më të mirët, më të përkushtuarit dhe më trimi në luftën tonë. Prandaj, gjithmonë do të mbetet në kujtesën tonë ai dhe të gjithë dëshmorët që ranë në vijën e frontit”, tha Isufi.

Të pranishëm ishin edhe familjarët e dëshmorëve, përfshirë edhe Selim Pacollin, i cili rikujtoi sakrificën e Abdullah Tahirit dhe Ibrahim Pacollit.

“Si sot, 26 vite më parë, ishim këtu bashkë me bashkëluftëtarët dhe komandantin e Zonës së Karadakut, Ahmet Isufi, për të kujtuar rënien e dëshmorëve të kombit, të cilët sakrifikuan për gjeneratat e reja dhe për lirinë tonë. Ajo që na mbetet sot është një buqetë lule për t’ua kushtuar kudo që janë”, u shpreh Pacolli.

Ndërkohë, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Jakupi, tha se në këtë përvjetor janë mbledhur për të nderuar veprën e bijve më të mirë të kombit.

“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet. Këta burra me guxim dhe vendosmëri të pashoq i dolën zot atdheut në kohët më të vështira të historisë sonë. Rënia e tyre është plagë që dhemb, por edhe pishtar që ndriçon rrugën tonë”, tha Morina-Jakupi.

Kurse, kryetari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, tha se heroizmi i këtyre dëshmorëve do të mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë.

“Në 26-vjetorin e rënies heroike të Abdullah Tahirit, Arben Ramadanit dhe Ibrahim Pacollit, nderuam me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, duke rikujtuar edhe një herë sakrificën e tyre të lavdishme për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë”, theksoi Rashiti. /Telegrafi/

The post “Pishtarë të lirisë” – Gjilan përkujton dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani appeared first on Telegrafi.

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar

18 May 2025 at 17:12

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) i është drejtuar me një letër publike Ambasadorit Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm i Presidentit Donald Trump për Misione të Veçanta, duke ngritur shqetësime serioze lidhur me drejtësinë dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në letrën e tyre, veteranët shprehin zhgënjimin se gjykata që fillimisht ishte menduar të sillte drejtësi, është shndërruar në një mjet politik për ndëshkim dhe heshtje të atyre që, sipas tyre, e sollën paqen dhe e mbrojtën lirinë.

“Presidenti Trump, administrata e tij dhe ju personalisht e kuptuat atë që bota e kishte harruar: liria nuk dhurohet. Liria fitohet. Dhe mbi të gjitha, liria mbrohet”, thuhet në letrën e veteranëve.

Ata kujtojnë sakrificën e UÇK-së në luftën kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe përkushtimin e tyre pas luftës për ndërtimin e një Kosove demokratike, duke shtuar se e kanë përqafuar drejtësinë ndërkombëtare, përfshirë Tribunalin e Hagës, por sipas tyre, “Dhomat e Specializuara nuk janë drejtësi, janë një gjueti shtrigash”.

“Kur drejtësia uzurpohet nga elitat politike, ajo kthehet në mjet për të heshtur patriotët. Kjo gjykatë është bërë pikërisht kjo – një vegël për të heshtur ata që sollën paqen, që ndalën gjenocidin, që mbrojtën lirinë”.

OVL-UÇK aludon se ngritja e aktakuzave nga një prokuror i korruptuar kishte qëllim të sabotonte iniciativën për paqe të Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë. Ata kërkojnë mbylljen e kësaj gjykate dhe një hetim të pavarur rreth funksionimit dhe shpenzimeve të saj.

“Taksa-paguesit amerikanë nuk kanë investuar në një gjykatë që shkel vlerat e drejtësisë dhe lirisë për të cilat vetë Amerika qëndron. Kjo është një turp për drejtësinë amerikane”, thuhet më tej në letër.

Me tone emocionale, letra mbyllet me një thirrje të fuqishme: “Nëse liria ka ende kuptim, nëse drejtësia nuk është thjesht një fjalë, por një parim – kjo nuk mund të lejohet të vazhdojë. Ne luftuam kundër Millosheviqit për ta ndalur këtë lloj abuzimi. Dhe do të flasim sërish. Kjo nuk është thjesht një thirrje për ndihmë, por një thirrje për të mbrojtur lirinë, sërish”./Telegrafi/

The post OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar appeared first on Telegrafi.

​OVL UÇK dënon aktin vandal në Bujanoc

17 May 2025 at 21:14

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dënuar aktin vandal ndaj figurës së komandant Lleshit në Bujanoc, duke thënë se ky veprim tregon qartë se ka ende struktura që ndihen të shqetësuara nga lufta e lavdishme e shqiptarëve për liri.

Një person ende i paidentifikuar ka thyer gjatë natës një poster të vendosur të Ridvan Qazimit – komandant Lleshit në qytetin e Bujanocit.

Duke e quajtur akt të papranueshëm, skandal të rëndë dhe sulm të qëllimshëm ndaj kujtesës kombëtare dhe sakrificës për liri të shqiptarëve, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thotë se kjo nuk mund të zbehë respektin dhe nderimin ndaj atyre që ranë për liri.

“Gjaku i tyre është i shenjtë dhe do të përkujtohet përjetësisht. Në këtë drejtim, kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare të ushtrojnë presion mbi Serbinë që të zbulojë autorët e këtij akti të ulët dhe t’i vërë përpara drejtësisë. Heshtja në këso raste nxit përsëritjen e veprimeve të tilla dhe dëmton përpjekjet për paqe dhe bashkëjetesë në rajon”, thuhet në reagim.

The post ​OVL UÇK dënon aktin vandal në Bujanoc appeared first on Telegrafi.

Anulohet konferenca e Trendafilovës pas protestës së veteranëve

13 May 2025 at 13:30

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, në Prishtinë. Një grup veteranësh së bashku me udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u mblodhën para hotelit ku ishte paralajmëruar një konferencë e Trendafilovës, e cila u anulua pas protestës.

Udhëheqësi i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, tha se Trendafilova nuk është e mirëseardhur në Kosovë.

“Sa herë vjen në Kosovë, kjo vjen për një të keqe. Unë mendoj se kjo ka ardhur vetëm ta destabilizojë Kosovën”, deklaroi Gucati. Me anulimin e konferencës, Gucati tha se u arrit qëllimi i veteranëve. Pas anulimit të konferencës, Dhomat e Specializuara thanë për REL-in se do t’i drejtohen opinionit publik përmes një komunikate për media.

Gjatë protestës, veteranët hodhën tym të zi para hyrjes së hotelit. Në një reagim të përbashkët, organizatat e dala nga lufta paraprakisht thanë se vizita e kryetares së Dhomave të Specializuara në Prishtinë është e papranueshme dhe përbën fyerje për qytetarët e Kosovës.

Ata deklaruan se vizita e saj nuk ka të bëjë me drejtësinë dhe transparencën, duke theksuar se gjykata ka një qasje arrogante dhe nuk i shërben drejtësisë. Trendafilova ka mbajtur konferenca dhe ka qëndruar edhe më parë në Prishtinë. Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës.

Ky institucion i Kosovës, me seli në Hagë të Holandës, heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Aktualisht, në këtë institucion është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Deri më tani, kjo Gjykatë ka shpallur aktgjykime për krime lufte dhe për pengim të administrimit të drejtësisë. REL/

The post Anulohet konferenca e Trendafilovës pas protestës së veteranëve appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌