Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Presion, dorëheqje dhe hetim penal”/ NYT: Projekti i familjes Trump trazon Serbinë

10 June 2025 at 13:24

Gjatë vitit të shkuar, familja Trump është parë duke firmosur marrëveshje për pasuri të patundshme në të gjithë botën, shpesh duke përfshirë qeveritë ndërkombëtare dhe ngritur një mori shqetësimesh etike. Por vetëm një prej tyre ka shkuar drejt një hetimi publik penal ndaj zyrtarëve vendas. Kjo ndodhi pasi një grup ruajtësish kulturorë në Serbi kundërshtuan […]

The post “Presion, dorëheqje dhe hetim penal”/ NYT: Projekti i familjes Trump trazon Serbinë appeared first on BoldNews.al.

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar

18 May 2025 at 17:12

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) i është drejtuar me një letër publike Ambasadorit Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm i Presidentit Donald Trump për Misione të Veçanta, duke ngritur shqetësime serioze lidhur me drejtësinë dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në letrën e tyre, veteranët shprehin zhgënjimin se gjykata që fillimisht ishte menduar të sillte drejtësi, është shndërruar në një mjet politik për ndëshkim dhe heshtje të atyre që, sipas tyre, e sollën paqen dhe e mbrojtën lirinë.

“Presidenti Trump, administrata e tij dhe ju personalisht e kuptuat atë që bota e kishte harruar: liria nuk dhurohet. Liria fitohet. Dhe mbi të gjitha, liria mbrohet”, thuhet në letrën e veteranëve.

Ata kujtojnë sakrificën e UÇK-së në luftën kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe përkushtimin e tyre pas luftës për ndërtimin e një Kosove demokratike, duke shtuar se e kanë përqafuar drejtësinë ndërkombëtare, përfshirë Tribunalin e Hagës, por sipas tyre, “Dhomat e Specializuara nuk janë drejtësi, janë një gjueti shtrigash”.

“Kur drejtësia uzurpohet nga elitat politike, ajo kthehet në mjet për të heshtur patriotët. Kjo gjykatë është bërë pikërisht kjo – një vegël për të heshtur ata që sollën paqen, që ndalën gjenocidin, që mbrojtën lirinë”.

OVL-UÇK aludon se ngritja e aktakuzave nga një prokuror i korruptuar kishte qëllim të sabotonte iniciativën për paqe të Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë. Ata kërkojnë mbylljen e kësaj gjykate dhe një hetim të pavarur rreth funksionimit dhe shpenzimeve të saj.

“Taksa-paguesit amerikanë nuk kanë investuar në një gjykatë që shkel vlerat e drejtësisë dhe lirisë për të cilat vetë Amerika qëndron. Kjo është një turp për drejtësinë amerikane”, thuhet më tej në letër.

Me tone emocionale, letra mbyllet me një thirrje të fuqishme: “Nëse liria ka ende kuptim, nëse drejtësia nuk është thjesht një fjalë, por një parim – kjo nuk mund të lejohet të vazhdojë. Ne luftuam kundër Millosheviqit për ta ndalur këtë lloj abuzimi. Dhe do të flasim sërish. Kjo nuk është thjesht një thirrje për ndihmë, por një thirrje për të mbrojtur lirinë, sërish”./Telegrafi/

The post OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar appeared first on Telegrafi.

Richard Grenell, kandidat për Këshilltar të Sigurisë Kombëtare të Trump

By: user 6
1 May 2025 at 23:08

Presidenti i SHBA-së Donald Trump shkarkoi këtë të enjte Mike Waltz nga pozicioni i tij si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Trump njoftoi se do ta emëronte Waltz si ambasador të tij në Kombet e Bashkuara, megjithëse Trump nuk dha ndonjë afat se kur do të ndodhë lëvizja.

Waltz është largimi i parë i nivelit të lartë në administratën e dytë të Trump. Deri më tani ai i kishte rezistuar presionit për të shkarkuar ndonjë zyrtar të kabinetit apo këshilltarë të tjerë të lartë.

Trump tha se Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në ndërkohë. Është e paqartë se kush do të marrë përsipër drejtimin e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, një institucion me mjaft ndikim te Presidenti.

Politico shkruan se aktualisht, një emër kryesor që qarkullon është i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, i cili po drejton negociatat me Rusinë, Iranin dhe Hamasin në Gaza. Kandidatë të tjerë të mundshëm janë shefi i politikave të Trump, Stephen Miller, drejtori i lartë të NSC për kundërterrorizmin, Sebastian Gorka dhe i dërguari i Trump për misione speciale, Richard Grenell.

Edhe zv.këshilltari i sigurisë kombëtare, Alex Wong, pritet gjithashtu të largohet. Largimi i Waltz trondit ekipin e sigurisë kombëtare të goditur nga pas skandalit të bisedës në “Signal”, grup që e kishte krijuar ai duke përfshi9rë gabimisht edhe një gazetar. ©LAPSI.al

The post Richard Grenell, kandidat për Këshilltar të Sigurisë Kombëtare të Trump appeared first on Lapsi.al.

Richard Grenell ndër emrat e lakuar për të zëvendësuar Mike Waltz

1 May 2025 at 22:38

Michel Waltz u shkarkua këtë të enjte nga pozicioni i tij si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka postuar në Truth Social, duke njoftuar se do ta nominojë Waltz-in për të qenë “ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara”.

Marco Rubio u emërua nga Trump si zëvendësues i përkohshëm për Waltz, ndërsa në mediat amerikane po qarkullojnë edhe dy emra të tjerë të cilët janë kandidat të mundshëm për zëvendësimin e tij, ndër të cilët edhe i dërguari amerikan për misione të posaçme Richard Grenell.

Ric Grenell ka një karrierë më të gjatë diplomatike. Në mandatin e parë të Trump, ai shërbeu si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe më vonë si drejtor në detyrë i inteligjencës kombëtare, një rol i profilit të lartë në sigurinë kombëtare. Këtë herë, Trump e ka dërguar atë për të negociuar me Venezuelën mbi kthimin e migrantëve që erdhën në Amerikë dhe kthimin e qytetarëve amerikanë të mbajtur në vend.

Një tjetër emër që po përflitet për zëvendësimin e Waltz është Steve Witkoff, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme dhe aleat i Trump, i cili aktualisht është i Dërguari Special i SHBA-së në Lindjen e Mesme, si një zëvendësim të mundshëm. Edhe pse më parë nuk kishte përvojë diplomatike, Trump e emëroi atë për të negociuar një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit dhe e dërgoi në Rusi për të shërbyer si i dërguari i tij personal te Vladimir Putin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Richard Grenell ndër emrat e lakuar për të zëvendësuar Mike Waltz appeared first on Euronews Albania.

Witkoff favorit, përmendet edhe Grenell si kandidat për këshilltar të Trumpit për Siguri Kombëtare

1 May 2025 at 22:37

Donald Trump ka shkarkuar këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, dhe në mediat amerikane tashmë janë shfaqur emrat e kandidatëve që mund ta zëvendësojnë ish-ushtrakun.

Sipas shkrimit të Politico, ndër kandidatët është edhe ish-i dërguari i posaçëm i Trumpit për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Grenell është padyshim një emër i njohur në Ballkanin Perëndimor. Ai shpesh komenton zhvillimet në Kosovë dhe serbi.

Njihet gjithashtu për mbështetjen ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiqit, presidentit të Serbisë, por edhe ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe për kritikat e shpeshta ndaj kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Albin Kurti.

Steve Witkoff dhe Donald Trump

Përveç Grenellit, kandidat për pozitën e Waltzit është edhe Steve Witkoff, të cilin Trump fillimisht e emëroi si të dërguar të posaçëm për Lindjen e Mesme, e më pas për zgjidhjen e konfliktit ruso-ukrainas.

Witkoff njihet për qëndrimet pro-ruse, si dhe për idenë që lufta të përfundojë duke përmbushur të gjitha kushtet që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka vënë Ukrainës dhe SHBA-së.

Ndër kandidatët e tjerë dallohen zëvendësshefi i kabinetit të Trumpit, Stephen Miller, i njohur për qëndrimet mjaft radikale të djathta që shpesh i shpreh në rrjetet sociale, si dhe Sebastian Gorka, ekspert për sigurinë kombëtare.

Kujtojmë se Waltz është shkarkuar për shkak të një sërë skandalesh dhe gafash, dhe i pari ndër to ishte një bisedë në grup në aplikacionin Signal, ku ai gabimisht kishte shtuar gazetarin e The Atlantic, Jeffrey Goldberg.

Fillimisht Trump e kishte mbështetur Waltzin, por duket se përmasat e këtij skandali ia kushtuan atij vendin në administratë. /Telegrafi/

The post Witkoff favorit, përmendet edhe Grenell si kandidat për këshilltar të Trumpit për Siguri Kombëtare appeared first on Telegrafi.

Grenell paralajmëron PD: Mos gënjeni! “Artikulli në portalin e zëdhënësit Lela, i pavërtetë”

By: Re Nato
28 April 2025 at 16:17

I dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, Richard Grenell ka deklaruar se zëdhënësi i PD, Alfred Lela ka publikuar në portalin e tij, një lajm të pavërtetë.

Sipas lajmit të publikuar nga Lela, Grenell është përpjekur që të përfshijë në agjendën e djalit të presidentit Trump edhe një vizitë në Tiranë ku të takonte kryeministrin Edi Rama.

“I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, ka shkruar Grenell.

Dear @AlfredLela,

I realize you are days away from an important election. I understand emotions are high. I have watched your election silently from the sidelines because Albania is an important and trusted NATO ally of America (and one of my favorite countries to visit &… pic.twitter.com/kKPWaw9uIj

— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 28, 2025

Në përditësim…

Grenell: Le të jemi të qartë, kokat bërthamore ishin ruse, jo ukrainase

26 March 2025 at 08:48

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misionet speciale Richard Grenell, ka deklaruar se armët bërthamore që mbetën në territorin ukrainas pas rënies së BRSS, i përkisnin Rusisë dhe pretendoi se ky ishte një “fakt i pakëndshëm”.

“Le të jemi të qartë në lidhje me Memorandumin e Budapestit: koka bërthamore ishin të Rusisë dhe ishin mbetje. Ukraina ia ktheu armët bërthamore Rusisë. Ato nuk ishin të Ukrainës. Ky është një fakt i pakëndshëm”, ka shkruar Grenell në X.

Steven Pifer, ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë dhe ekspert i armëve bërthamore, u përgjigj duke deklaruar se Grenell e ka “gabuar plotësisht”, transmeton Telegrafi.

“Kam ndihmuar në negocimin e Memorandumit të Budapestit. Grenell e ka krejtësisht gabim. Kokat bërthamore në Ukrainë ishin ish-sovjetike, jo ruse. ICBM [raketat balistike ndërkontinentale] dhe bombarduesit u eliminuan në Ukrainë, përveç numrit të vogël të dërguar në Rusi për lehtësimin e borxhit”, shtoi ai.

Pifer theksoi se Ukraina kishte vendosur të dërgonte kokat bërthamore në Rusi për çmontim, kryesisht sepse Moska ishte zotuar të respektonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të mos përdorte forcë kundër Ukrainës.

Ai e këshilloi Grenellin të lexon historinë e plotë.

Më parë, ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton shprehu keqardhjen për rolin e tij në çarmatimin bërthamor të Ukrainës në vitet e 90-ta, duke sugjeruar se përndryshe Rusia mund të mos kishte nisur pushtimin në shkallë të plotë.

Në janar 1994, Clinton nënshkroi një marrëveshje trepalëshe me presidentët e atëhershëm të Rusisë dhe Ukrainës, Boris Yeltsin dhe Leonid Kravchuk, për eliminimin e arsenalit të armëve strategjike bërthamore që mbetën në territorin ukrainas pas rënies së BRSS.

Në dhjetor të të njëjtit vit, Shtetet e Bashkuara iu bashkuan gjithashtu Memorandumit të Budapestit, i cili përcaktonte detyrimin e Rusisë për të respektuar integritetin territorial të Ukrainës. /Telegrafi/

 

The post Grenell: Le të jemi të qartë, kokat bërthamore ishin ruse, jo ukrainase appeared first on Telegrafi.

Grenell mbështet Ramën: Riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit

17 March 2025 at 22:52

Emisari për Misione të Posaçme i SHBA-së, Richard Grenell, ka ripostuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku ai e cilëson Gjykatën Speciale si një tribunal “të turpshëm dhe të paturpshëm.”

Reagimi i Ramës erdhi pas vendimit të Speciales për të mos lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”,  shkroi Rama, deklaratë e cila u ripostua nga Grenell.

Vendimi i Speciales ka nxitur diskutime mbi qëndrimin e aktorëve ndërkombëtarë ndaj Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj kundër ish-krerëve të UÇK-së./Telegrafi/

The post Grenell mbështet Ramën: Riposton reagimin e tij kundër Gjykatës Speciale në rastin e Thaçit appeared first on Telegrafi.

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

15 March 2025 at 12:42

Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, në një postim në rrjetin social “X”, ka shkruar përsëri për prokurorin amerikan, Jack Smith dhe aktakuzën që ai ka ngritur në vitin 2020 ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit.

Grenell ka përmendur Bruce Schwartzin, një zyrtar amerikan, të cilit Grenell thotë se i kishte treguar privatisht informacione për negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në reagimin e tij, Grenell thotë se Schwartz “ka minuar Donald Trumpin dhe politikën e Jashtme”, duke i ndarë ato informacione me prokurorin amerikan, Jack Smith, dhe shton se ky i fundit “ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit për atë arsye”.

Sipas Grenellit, ai duhet të hetohet dhe të ndiqet penalisht.

Ndryshe, në maj të vitit 2018, Smith ishte emëruar Prokuror i Specializuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë, Holandë dhe ka marrë funksionet e tij për të hetuar krimet e pretenduara të luftës në Kosovë, në shtator 2018.

Smith është prokurori që i akuzoi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen ende në Hagë.

Më herët ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte folur për prokurorin Smith dhe lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Thaçi po mbahet në paraburgim që nga viti 2020./Telegrafi/

Bruce Schwartz undermined Donald Trump and US foreign policy while he worked at DoJ.

I told him private information about negotiations (he has a TS clearance) and he used it to tip Jack Smith off at The Hague – and Jack indicted Thaci because of it.

He must be investigated… https://t.co/HhuvgTKlCV

— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 15, 2025

The post Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan appeared first on Telegrafi.

Kash Patel, ish-zëvendësi i Richard Grenell tek Inteligjenca Kombëtare, emërohet në krye të FBI-së

22 February 2025 at 17:03

Senati amerikan ka konfirmuar Kash Patel si drejtorin e ri të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), duke e vendosur atë në krye të agjencisë kryesore të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në SHBA. Patel pason në këtë detyrë Christopher Wray dhe pritet të sjellë një vizion të ri për funksionimin e FBI-së.

Patel ka mbajtur pozicionin e nëndrejtorit në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në shkurt 2020, kur ajo drejtohej nga Grenell, gjatë mandatit të parë presidencial të Trump.

Ish-shefi i tij Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe ish-drejtor i Inteligjencës Kombëtare, e ka përgëzuar publikisht Patel për këtë detyrë të re. Grenell, i njohur për rolin e tij në politikën ndërkombëtare dhe në reformimin e agjencive të sigurisë, ka vlerësuar Patel si një profesionist të përkushtuar dhe me integritet të lartë. Grenell ka qenë një mbështetës i zëshëm i administratës Trump dhe ka luajtur një rol kyç në politikën e jashtme dhe të sigurisë kombëtare gjatë mandatit të tij të parë.

Kash Patel, një figurë e njohur në fushën e sigurisë kombëtare, ka shërbyer më parë në pozicione të rëndësishme brenda administratës amerikane, duke kontribuar në hetime dhe strategji kundër terrorizmit. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë i angazhuar në çështje kyçe të drejtësisë dhe sigurisë, duke fituar eksperiencë të gjerë në hetimet federale dhe menaxhimin e informacionit të klasifikuar.

Emërimi i tij është pritur me interes të madh nga qarqe të ndryshme politike dhe të sigurisë, ndërsa mbështetësit e tij e shohin si një figurë që mund të sjellë qasje të reja në menaxhimin e FBI-së.

Në fjalën e tij pas konfirmimit, Patel theksoi angazhimin e tij për të forcuar më tej misionin e FBI-së në mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe në garantimin e drejtësisë. Ai ka shprehur përkushtimin për të rritur besimin e publikut dhe për të vijuar bashkëpunimin me institucionet dhe qytetarët në luftën kundër krimit dhe kërcënimeve të ndryshme.

Me këtë emërim, FBI pritet të hyjë në një fazë të re, duke vijuar përpjekjet për një sistem më efikas dhe të përkushtuar ndaj detyrës së saj në shërbim të ligjit dhe sigurisë publike.

Eksperti: Grenell viziton Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen përfundimtare

By: Besnik
21 February 2025 at 22:14

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka bërë të ditur se i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në fillim të marsit, në përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

Gjatë një lidhje live në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, Shala theksoi se vizita e Grenellit do të fokusohet në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, me theks të veçantë te bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në periudhën që po flasim, deri në fund të javës së parë të marsit, Richard Grenell pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin në kuadër të përpjekjeve diplomatike për një marrëveshje përfundimtare. Thuhet se burime diplomatike kanë konfirmuar se kjo vizitë është pjesë e një axhende të ngjeshur për stabilitetin në rajon,” deklaroi Shala.

Sipas tij, kjo lëvizje mund të nxisë elementë destabilizues nga Serbia, të cilët mund të tentojnë të krijojnë tensione në Kosovë për të devijuar vëmendjen nga procesi i negociatave.

Akuzat kundër shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe Kosovës

Në të njëjtin diskutim, eksperti i sigurisë u ndal edhe tek akuzat e fundit të Serbisë ndaj shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai sqaroi se ditët e fundit në Republikën e Kosovës është ngritur një aktakuzë në lidhje me dekonspirimin e një strukture specifike të inteligjencës serbe, e cila kishte si qëllim jo vetëm mbështetjen e politikës së Beogradit ndaj Gjykatës Speciale, por edhe ndërhyrje në veprimtarinë politike në Kosovë.

Sipas burimeve, pjesë e kësaj veprimtarie ishte dhe vendosja e kamerave të fshehta në hotele të ndryshme për të përgjuar politikanë shqiptarë.

Shala tha se Serbia vazhdon të përdorë taktika të ndryshme për të mbajtur tensionin e lartë dhe për të minuar nacionalizmin shqiptar në rajon.

“Beogradi po shfrytëzon edhe Kroacinë për të ushtruar ndikim në zhvillimet politike, duke tentuar të përçajë dhe destabilizojë situatën në Ballkanin Perëndimor,” përfundoi eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eksperti: Grenell viziton Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen përfundimtare appeared first on Euronews Albania.

Uroi pavarësinë e Kosovës dhe e quajti Thaçin “at themeltar”, Grenell ofendohet nga serbët në rrjetin social “X”

17 February 2025 at 19:53

Ish-emisari amerikan, Richard Grenell, u përball me një valë reagimesh negative në rrjetin social “X” pasi uroi 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, ai shprehu shqetësimin për atë që e quajti “padrejtësi të madhe” ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili vijon të qëndrojë në paraburgim në Hagë.

Grenell e cilësoi Thaçin si “Atin themelues të shtetësisë së Kosovës” dhe shtoi se ai “duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa grilave.”

Megjithatë, ky qëndrim ngjalli zemërim tek një pjesë e madhe e ndjekësve të tij serbë.

Ata reaguan me një sërë komentesh të ashpra, duke përfshirë edhe gjuhë ofenduese e fyerje të rënda ndaj tij dhe administratës amerikane.

Në disa prej mesazheve u përdorën shprehje si “Kosova është Serbi” dhe komente të tjera me përmbajtje denigruese.

“Shkoni në ferr me gjithë administratën amerikane”, “Largohu, pe*er”, “Kosova është Serbi”…

The post Uroi pavarësinë e Kosovës dhe e quajti Thaçin “at themeltar”, Grenell ofendohet nga serbët në rrjetin social “X” appeared first on Telegrafi.

Richard Grenell kritikon “burgosjen e gabuar” të Hashim Thaçit

17 February 2025 at 16:17

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misionet speciale, Richard Grenell, bëri thirrje të hënën për lirimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga qendra e paraburgimit në Hagë, ku ai po gjykohet për krime lufte që nga prilli i vitit 2023. “Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, shkroi Grenell në një […]

The post Richard Grenell kritikon “burgosjen e gabuar” të Hashim Thaçit appeared first on Reporter.al.

Edi Rama pajtohet me Grenellin për atë që tha për Thaçin: Sa më shumë të mbahet në burg, aq më e madhe njolla

17 February 2025 at 15:43

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rishpërndarë postimin e emisarit amerikan, Richard Grenell, në të cilin tha se ky pëvejtor i 17-të i Pavarësisë së Kosovës, është e njollosur nga burgosja e Hashim Thaçit në Hagë, padrejtësisht. 

Grenell ka theksuar se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë, duke u fokusuar në rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë rrafsh, Rama i jep të drejtë Grenellit, duke thënë: “Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë (burgosja e Thaçit), aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë!”, shkruan kryeministri. 

Në mbyllje ndërkaq, Grenell shkruan: “Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës”. 

 

Absolutely! And the more it continues, the bigger the stain on the international justice body! pic.twitter.com/iLsFPBogW7

— Edi Rama (@ediramaal) February 17, 2025

Një rreshtin final, ai e ka edhe për prokurorin special Jack Smith, të cilit i referohet me një hashtag në X. “Kjo burgosje e gabuar duhet të marrë fund”, nënvizon Grenell. /Telegrafi/  

The post Edi Rama pajtohet me Grenellin për atë që tha për Thaçin: Sa më shumë të mbahet në burg, aq më e madhe njolla appeared first on Telegrafi.

Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj darkojnë me Richard Grenell në Gjermani

15 February 2025 at 21:15

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, po kalojnë disa ditë në Gjermani, ku përveç pushimeve po realizojnë edhe takime të rëndësishme.

Së fundmi, çifti është takuar me diplomatin amerikan Richard Grenell, një figurë e njohur në politikën ndërkombëtare dhe për angazhimin e tij në Ballkan.

Në një fotografi të publikuar nga Kreshniku në Instastory, shihet se ata janë duke darkuar së bashku me Grenellin.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Dafina më pas e ka rishpërndarë këtë imazh për ndjekësit e saj të shumtë në Instagram, duke ndarë kështu një moment të veçantë nga udhëtimi i tyre.

Ky takim ka ngjallur kureshtje mes fansave, duke sjellë spekulime mbi arsyen e këtij takimi, por mbetet e paqartë nëse ishte një rastësi apo pje së e ndonjë diskutimi më të thellë. /Telegrafi/

The post Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj darkojnë me Richard Grenell në Gjermani appeared first on Telegrafi.

Presidenti Trump emëron Richard Grenell si udhëheqës të përkohshëm të “Kennedy Center”

By: Kult Plus
11 February 2025 at 09:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ditën e djeshme ka emëruar të dërguarin e tij për misionet speciale, Richard Grenell si drejtor ekzekutiv të përkohshem të Qendrës Kennedy. Emërimi erdhi disa ditë pasi vet Trump u emërua kryetar i bordit të ri të asaj qendre.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Ric Grenell do të shërbejë si Drejtor Ekzekutiv i Përkohshëm i Qendrës Kennedy. Ric ndan Vizionin tim për Epokën e Artë të Arteve dhe Kulturës Amerikane dhe do të mbikëqyrë funksionimin e përditshëm të Qendrës. Jo më shumë drag shoë, ose propaganda tjera anti-amerikane — vetëm më të mirët. Ric, mirë se vjen në shoë biznes!” tha presidenti në Truth Social të hënën.

Grenell, i cili shërbeu si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare të Trump, dhe ambasador në Gjermani në mandatin e tij të parë, së fundmi ka udhëtuar në Venezuelë dhe u vlerësua kryesisht për të ndihmuar në lirimin e gjashtë amerikanëve të ndaluar atje.

Trump tha të premten se do t’u jepte fund mandateve të shumë anëtarëve të bordit të Qendrës Kennedy dhe do të shpallte një bord të ri, të udhëhequr nga ai.

Në përgjigje të postimit të presidentit të premten në mbrëmje, Qendra Kennedy theksoi “marrëdhëniet e saj bashkëpunuese me çdo administratë presidenciale”, duke vënë në dukje se nuk kishte marrë asnjë informacion nga administrata Trump në lidhje me lëvizjen e tij.

Kryetari aktual i bordit të besuar të Qendrës Kennedy është filantropisti miliarder David Rubenstein, i cili ishte bashkëthemelues i firmës së kapitalit privat Carlyle Group dhe kishte shërbyer si këshilltar politikash i ish-presidentit Carter.

Anëtarë të tjerë të bordit përfshijnë biznesmenin Anthony Welters, i cili shërben si zëvendëskryetar dhe Deborah Rutter, e cila shërben si presidente, megjithëse muajin e kaluar ajo njoftoi planet për të dhënë dorëheqjen më vonë këtë vit.

Sipas “The Guardian” Qendra Kennedy, e cila merr fonde federale, është një nga vendet kryesore të artit në vend dhe ka gëzuar prej kohësh mbështetjen dypartiake./KultPlus.com

I am pleased to announce that Ric Grenell will serve as the Interim Executive Director of The Kennedy Center. Ric shares my Vision for a GOLDEN AGE of American Arts and Culture, and will be overseeing the daily operations of the Center. NO MORE DRAG SHOWS, OR OTHER ANTI-AMERICAN…

— Donald J. Trump Posts From His Truth Social (@TrumpDailyPosts) February 10, 2025

Kosova në zgjedhje: Gara për parlamentin e ri dhe sfidat politike

9 February 2025 at 09:08

Më shumë se 2 milionë votues në Kosovë do t’u drejtohen qendrave të votimit të dielën për të zgjedhur një parlament të ri me 120 vende për një mandat tjetër katërvjeçar, në një proces që shihet gjerësisht si një test popullariteti për Kryeministrin aktual Albin Kurti dhe partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, teksa ai kërkon […]

The post Kosova në zgjedhje: Gara për parlamentin e ri dhe sfidat politike appeared first on Reporter.al.

Efekti ‘Trump’ në Kosovë: Kurti përballet me kritikat e Grenellit përpara zgjedhjeve

8 February 2025 at 17:46

Sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “Nëna Terezë” në Prishtinë u mbushën nga mijëra mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje, të ardhur nga katër anët e Kosovës për tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të së dielës. Qindra flamuj kuq e zi valëviteshin mbi turmën, ndërsa altoparlantët kumbonin me muzikë patriotike nga Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha. […]

The post Efekti ‘Trump’ në Kosovë: Kurti përballet me kritikat e Grenellit përpara zgjedhjeve appeared first on Reporter.al.

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

7 February 2025 at 09:27

Deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk ka qenë kurrë më të mira, i është kundërpërgjigjur i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Misionet, Richard Grenell.

Grenell lidhur me këtë deklaratë të Kurtit ka shkruar në platformën X.

“Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj”, shkruan Grenell.

Ndryshe, Kurti një ditë më parë në një intervistë për Istogu Chanel ka thënë se Kosova ka raporte shumë të mira me Amerikën.

“Punët kurrë ma mirë nuk i kena pas. Po blejmë helikopterë “Black Hawk” pas blerjes së  sistemit ‘Javelin‘. Grantin më të madh nga Amerika e kemi marrë gjatë mandatit tonë. Ne kemi bërë avancimin me Amerikën kur raportin me Amerikë nuk e kemi vetëm diplomatik por e kemi edhe në mbrojtje, e në zhvillim e edhe energji”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

 

The post Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell appeared first on Telegrafi.

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

5 February 2025 at 21:22

Djali i presidentit amerikan, Donald Trump Jr, e ka rishpërndarë postimin që emisari për Misione të Posaçme, Richard Grenell, e ka bërë dy ditë më parë në lidhje me qëndrimin e Qeverisë Kurti.

Richard Grenell, i dërguari special i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, duke e quajtur atë jo të besueshëm dhe duke hedhur poshtë pretendimet e tij për afërsi me SHBA-në.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Grenell dy ditë më parë iu drejtua qytetarëve të Kosovës përmes platformës “X”, duke thënë se Kurti po mashtron publikun.

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqe në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria e Kurtit nuk ishte e tillë as gjatë mandatit të Trump, as gjatë mandatit të Biden-it. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për veprimet e tij të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po këtë mendim e kanë edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit,” shkroi Grenell.

I have many friends in Kosovo and Albania…and many friends in Serbia and throughout the region.

The Trump Administration has worked and will continue to work towards peace for everyone in the Balkans.

But we need trustworthy partners.

The Kurti Government was not…

— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 3, 2025


Ai vuri në dukje se kompanitë amerikane po investojnë në Shqipëri dhe Serbi, por po anashkalojnë Kosovën për shkak të politikave të Kurtit.

“Kurti ka qenë kundër çdo ideje të propozuar nga SHBA-ja, pavarësisht nëse ka qenë në pushtet Clinton, Bush, Obama, Biden apo Trump,” shtoi Grenell.

“Retorika e Kurtit tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe se qeveria e tij është më e mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni,” përfundoi ai.

Këto deklarata vijnë në një moment kritik të fushatës zgjedhore, duke nxitur debate të reja rreth politikave ndërkombëtare të Kurtit dhe marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në. /Telegrafi/

The post Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në appeared first on Telegrafi.

❌
❌