Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Dalin PAMJET/ Momentet e fundit të Renis Dobrës, dy automjete e ndjekin dhe më pas e rrëmbejnë

By: Oldi
16 July 2025 at 10:43

Publikohen momentet e fundit të Renis Dobrës, pak para se autorët e dyshuar të rrëmbejnë 22-vjeçarin fatkeq, të cilin më pas e dhunuan dhe e hodhën në liqen, ngjarje kjo e ndodhur më 8 korrik. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga “News24” njëra nga makinat e autorëve tip ‘Hyundai’ ndjek nga pas makinën […]

The post Dalin PAMJET/ Momentet e fundit të Renis Dobrës, dy automjete e ndjekin dhe më pas e rrëmbejnë appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra/ Arrestohen dy prej autorëve, shpallen në kërkim dy të tjerë (EMRAT)

By: V K
16 July 2025 at 08:01

Dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë në Ulëz të Matit. Raportohet se dy personat e arrestuar janë; Petrit Çakrri allias Hoxhaj dhe Fatjon Bushgjoka, i pari i kapur në Lekbibaj të Tropojës, ndërsa i dyti në Tiranë.

Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy pjesmarrësit e tjerë në vendngjarje. Bëhet fjalë për shtetasit; Kristi Bushgjokaj alias Kristë Bushgjokaj dhe Aleksander Bushgjokaj alias Aleksandër Bushgjokaj.

Ndërkohë, detajet e krimit janë raportuar ditën e djeshme në emisionin “Në Shënjestër” në News24 të gazetares Klodiana lala.

Hetimet kanë zbuluar se Çakrri ka marrë me qira në Rinas, dy automjete, një Range Rover të zi dhe një Hunday të bardhë.

Petrit Çakrri, i cili pasi dha dëshminë për atë që njihet si procesi i Shekullit, rezulton të ketë patur procedentë të shumtë penalë, që nga vjedhjet e deri tek përplasjet me policinë.

Teksa në vitin 2017, u arrestua nën dyshimet për mashtrim me pasoja të rënda. Në aktakuzë thuhej se ai kishte mashtruar një biznesmen nga Vora, të cilit i kishte marrë një shumë prej 4.4 mln lekësh të reja, duke iu prezantuar si tregtar, të cilit i kishte premtuar se do t’i siguronte mallra me çmime më të lira sesa tregu.

Çakrri, që u tradhtua nga kamerat e sigurisë dhe GPS e makinës që kishte marrë me qira dhe që përdori në krim, nga ku hetuesit përmes pamjeve filmike kanë mundur të zbulojnë pikën e dhënies së automjeteve me qira, ku del se pasi kanë dorëzuar makinat që përdoren në krim, kanë marrë automjete të tjera po me qira.

Por, zbulimi i GPS së makinës, i ka mundësuar grupit të hetimit, se automjeti me të cilin udhëtonte Çakrri, që tashmë e ka ndryshuar mbiemrin në Hoxha ka lëvizur në trajektoren ku ka lëvizur edhe Renis Dobra.

The post Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra/ Arrestohen dy prej autorëve, shpallen në kërkim dy të tjerë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Mirë se erdhe”/ Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë, ndan foton e të porsalindurit

By: D Marku
9 July 2025 at 11:50

Këngëtari i njohur Renis Gjoka ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një moment të veçantë familjar. Ai ka publikuar një foto prekëse ku shfaqen tre fëmijët e tij, ku më i vogli është një foshnjë e sapolindur, e mbajtur me shumë dashuri nga motrat e tij më të mëdha.

Në përshkrimin e fotos, Renisi shkruan plot emocion:

Mirë se erdhe, shoku im i vogël, në këtë udhëtim përmes dritës dhe hijes. Do jem këtu për të të ndihmuar të ecësh nëpër të gjitha sfidat. Zoti të bekoftë.”

The post “Mirë se erdhe”/ Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë, ndan foton e të porsalindurit appeared first on Albeu.com.

“Mirë se erdhe”/ Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë, ndan foton e të porsalindurit

By: gaze tare
9 July 2025 at 08:40

Këngëtari i njohur Renis Gjoka ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një moment të veçantë familjar. Ai ka publikuar një foto prekëse ku shfaqen tre fëmijët e tij, ku më i vogli është një foshnjë e sapolindur, e mbajtur me shumë dashuri nga motrat e tij më të mëdha.

Në përshkrimin e fotos, Renisi shkruan plot emocion:

Mirë se erdhe, shoku im i vogël, në këtë udhëtim përmes dritës dhe hijes. Do jem këtu për të të ndihmuar të ecësh nëpër të gjitha sfidat. Zoti të bekoftë.”

Screenshot

The post “Mirë se erdhe”/ Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë, ndan foton e të porsalindurit appeared first on iconstyle.al.

Gara fiktive/ Përparim Dema thyen rekord, 10 vjet shef i komisariatit Rinas, kërkon 5 vite shtesë. Fiton dhe Daullja në Tiranë

6 July 2025 at 15:57

Nga Boldnews.al Gara për emërimin e 6 shefave të Komisiaratit ka arritur në fazën finale. Një listë me të paktën 17 oficerë të Policisë, të cilët kanë marrë minimumi 70 pikë në procedurat paraprake, janë në tavolinën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda. Në garë janë vendet vakanta të Komisariatit nr.2 në Tiranë […]

The post Gara fiktive/ Përparim Dema thyen rekord, 10 vjet shef i komisariatit Rinas, kërkon 5 vite shtesë. Fiton dhe Daullja në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

3 July 2025 at 23:30

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur një procedim penal ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, e cila ka përdorur edhe mbiemrat Maneku dhe Shpata. Lajmi është konfirmuar përmes një shkrese zyrtare në një përgjigje të dhënë nga vetë SPAK për avokaten Adriana Kalaja. Në shkresë, SPAK bën me dije se çështja është regjistruar […]

The post Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka appeared first on BoldNews.al.

“Vendimi u firmos para se të jepej”,Gjokutaj reagon për arrestin e Berishës: Dosjet ndaj Saliut dhe Belerit u fabrikuan

3 July 2025 at 22:20

Avokati Genci Gjokutaj ka hedhur akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar rastin ‘Berisha’ si një provë e gjallë e dështimit të reformës në drejtësi. Në një studio televizive, Gjokutaj tha se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila miratoi masën e arrestit pa kaluar në Kuvend dhe rrëzoi çdo kërkesë të mbrojtjes, është tashmë nën procedim penal për falsifikim formularësh, por kjo ka ndodhur vetëm pasi ajo “mbaroi punë me opozitën”.

Genci Gjokutaj: Shiko çfarë ndodh. Ne me këtë çështje kemi dokumentuar jo vetëm shkelje, por kemi bërë autopsinë e reformës në drejtësi. Çfarë ka ndodhur? Kjo e filloi, ju e dini, që e çoi direkt në arrest pa e çuar në Kuvend, masën e zotit Berisha. Dhe kjo ka pranuar 100% kërkesat e prokurorit dhe ka rrëzuar 100% kërkesat tona në hetim paraprak. Dhe ne kemi kërkuar përjashtimin dhe ne kemi denoncuar këtë që këta pasi mbaroi punë me Berishën ajo, pasi mbaroi punë me Fredi Belerin, pasi mbaroi punë me të gjithë, sot kanë njoftuar që kanë filluar procedim penal ndaj Irena Gjokës për falsifikim formularësh.

Por që të fillosh për falsifikim vulash dhe formularësh, ti duhet të validosh vendimin e dënimit, sepse ai vendim dënimi e ka bërë falsifikatore në Shqipëri. Ne i kemi marrë me apostile edhe SPAK-u vetë me apostile punon. Dhe ata duhet të bëjnë urgjentisht letër-porosinë tani. Ta marrin në çdo lloj forme të duan.Çfarë ndodhi? E keni parë atë shkresën që kam bërë publike unë që në datë 20 konceptohet dhe bëhet urdhri për vendimin që do jepej më datë 21.

Arbej Kraja bën shkresën më datë 20 dhe ia çon Met Rrumbullakut për ekzekutim, ndërkohë që vendimi është dhënë të nesërmen dhe brenda trupit të një shkrese është data kur është bërë shkresa dhe data e vendimit që është një ditë mbrapa. Kjo është prova e afërmendëshit. Por nuk ka provë… është një detaj i vogël që tregon të gjithë.

KLGJ-së, i çojmë në dhjetor të 2023 dhe i themi: Ka në databasen e KLD-së… Po thotë, me vendim të kryetarit të KLD-së, është shkarkuar për paaftësi në punë, Irena Gjoka.

Më datë 21 ja bën Kuvendi kërkesën. Mirëpo, kur erdhi puna tek Kuvendi, i njëjti firmëtar, e njëjta KLGJ thotë se nuk kemi në database të dhëna.

Pse? Sepse e kuptuan që do të plaste në Parlament kjo dhe do të fillonte procedura parlamentare. E kuptoni… I njëjti person firmos, njëherë jep referencë, e më mbrapa nuk ka database thotë.

Është i kapur apo nuk është i kapur Këshilli i Lartë Gjyqësor?

The post “Vendimi u firmos para se të jepej”,Gjokutaj reagon për arrestin e Berishës: Dosjet ndaj Saliut dhe Belerit u fabrikuan appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit

By: Oldi
30 June 2025 at 08:42

Sot, në Gjykatën e Posaçme nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për dosjen “Partizani”. Kjo është seanca e parë, pasi më 19 Maj gjyqtarja e GJKKO, Flojera Davidhi pranoi kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Sali Berisha, i akuzuar për […]

The post Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit appeared first on BoldNews.al.

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 74 vjet burg për shtatë të pandehurit

26 June 2025 at 12:02

Prokuroria e Posaçme paraqiti të enjten më 26 qershor konkluzionet përfundimtare ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe gjashtë të pandehurve të tjerë të akuzuar për vrasje dhe porositje të tyre, grup të strukturuar kriminal, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje, që u ndaluan në kuadër të operacionit të njohur si “Metamorfoza” në korrik të vitit 2023. Çështja […]

The post “Metamorfoza”, SPAK kërkon 74 vjet burg për shtatë të pandehurit appeared first on Reporter.al.

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

26 June 2025 at 10:43

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën këtë të enjte për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë marrë biznesmeni Pëllumb Gjoka, anëtarët e krimit të organizuar Behar Bajri dhe Astmer Bilali, si dhe zyrtarë të Policisë dhe Drejtësisë. Për Behar Bajrin alias Bajroviç, i cili konsiderohet si një prej krerëve të grupin kriminal Bajri në […]

The post “Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën appeared first on BoldNews.al.

Shkelja në tender, dy zyrtarë dhe një sipërmarrëse shpallen fajtorë

23 June 2025 at 18:28

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtorë dy zyrtarë të bashkisë së Kurbinin si dhe aksioneren e kompanisë “Senka” për vepra penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe falsifikim të dokumenteve në lidhje me ujësjellësin e Laçit. Sipas njoftimit të Gjykatës, u deklaruan fajtorë Jeton Cakoni dhe Vlash Gega për […]

The post Shkelja në tender, dy zyrtarë dhe një sipërmarrëse shpallen fajtorë appeared first on Reporter.al.

“Me shumë rrezik…”/ Flet Diplomati Gjoka: Skenar i mundshëm

23 June 2025 at 13:49

Gjoka u shpreh se forca e përdorur, ishte i vetëm opsion për të mos lejuar Iranin të kthehej në një kërcënim të armëve bërthamore. Diplomati Sokol Gjoka, në një intervistë televizive komentoi konfliktin në Lindjen e Mesme. Gjatë intervistës, u ndal edhe tek sulmet e SHBA në Iran.

“Përgatitja e Iranit me armë bërthamore, ishte me shumë rrezik. Ndaj dhe komuniteti ndërkombëtar ishte i angazhuar që Irani të mos shkonte deri në këtë fazë. Pra ishte angazhuar për të mos lejuar armatimin bërthamor dhe mbeti forca për të ndërhyrë. Pasi bisedimet u ndërprenë dhe iu hoq një shans negociatave diplomatike dhe iu la vend sulme. Pra veprimi ushtarak ka qenë i dedikuar si nga ana e Izraelit ashtu edhe nga ana e SHBA”, tha ai.

Gjatë intervistës, nënvizoi se ka gjasa që Irani të kundërpërgjigjet, por megjithatë shtoi se Irani nuk ka më hapësira që të negociojë, por sipas tij duhet të përballet me kushte kapitullimi.

“Irani ose do dakordësohet me kushtet e vendosura nga SHBA në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, dhe po ashtu duhet të heqë dorë nga ky program. Irani do përpiqet të krijojë aleancat e ngushta”, tha më tej ai. Gjithashtu diplomati Gjoka shtoi se pas sulmit nga SHBA, Irani duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve.

“Irani në një situatë të tillë, edhe në paktin strategjik që ka me Federatën Ruse nuk thuhet se dy vendet duhet të mbrojnë njëri tjetrin në rast të sulmeve nga palë të tjera. Në të tilla kushte, besoj se Presidenti Putin do ta shfrytëzojë situatën në interes të Federatës Ruse. Mund t’i kërkojë SHBA-së të plotësojë disa nga kushtet e tij në raport me Ukrainën”, tha ai. Sa i përket deklaratave të Trump për një ndryshim të regjimit në Iran, ai tha se një mund të jetë një skenar i mundshëm.

“Irani ka një sistem disi të çuditshëm me shumë elementë të sundimit të një personi në atë vend. Nëse Irani nuk pranon të dakordësohet me kushtet e SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar dhe nëse do reagojë ushtarakisht nda bazave amerikane, edhe ky opsion besoj është i mundshëm”, nënvizoi ai.

The post “Me shumë rrezik…”/ Flet Diplomati Gjoka: Skenar i mundshëm appeared first on Sot News | Lajme.

Ndryshim regjimi në Iran? Diplomati Gjoka: Skenar i mundshëm. Kushtet e SHBA-së duhet të pranohen

23 June 2025 at 13:29

Diplomati Sokol Gjoka, në një intervistë në “News Line” në ABC News, komentoi konfliktin në Lindjen e Mesme. Gjatë intervistës, u ndal edhe tek sulmet e SHBA në Iran.

Gjoka u shpreh se forca e përdorur, ishte i vetëm opsion për të mos lejuar Iranin të kthehej në një kërcënim të armëve bërthamore.

“Përgatitja e Iranit me armë bërthamore, ishte me shumë rrezik. Ndaj dhe komuniteti ndërkombëtar ishte i angazhuar që Irani të mos shkonte deri në këtë fazë. Pra ishte angazhuar për të mos lejuar armatimin bërthamor dhe mbeti forca për të ndërhyrë. Pasi bisedimet u ndërprenë dhe iu hoq një shans negociatave diplomatike dhe iu la vend sulme. Pra veprimi ushtarak ka qenë i dedikuar si nga ana e Izraelit ashtu edhe nga ana e SHBA”, tha ai.

Gjatë intervistës, nënvizoi se ka gjasa që Irani të kundërpërgjigjet, por megjithatë shtoi se Irani nuk ka më hapësira që të negociojë, por sipas tij duhet të përballet me kushte kapitullimi.

“Irani ose do dakordësohet me kushtet e vendosura nga SHBA në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, dhe po ashtu duhet të heqë dorë nga ky program. Irani do përpiqet të krijojë aleancat e ngushta”, tha më tej ai.

Gjithashtu diplomati Gjoka shtoi se pas sulmit nga SHBA, Irani duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve.

“Irani në një situatë të tillë, edhe në paktin strategjik që ka me Federatën Ruse nuk thuhet se dy vendet duhet të mbrojnë njëri tjetrin në rast të sulmeve nga palë të tjera. Në të tilla kushte, besoj se Presidenti Putin do ta shfrytëzojë situatën në interes të Federatës Ruse. Mund t’i kërkojë SHBA-së të plotësojë disa nga kushtet e tij në raport me Ukrainën”, tha ai.

Sa i përket deklaratave të Trump për një ndryshim të regjimit në Iran, ai tha se një mund të jetë një skenar i mundshëm.

“Irani ka një sistem disi të çuditshëm me shumë elementë të sundimit të një personi në atë vend. Nëse Irani nuk pranon të dakordësohet me kushtet e SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar dhe nëse do reagojë ushtarakisht nda bazave amerikane, edhe ky opsion besoj është i mundshëm”, nënvizoi ai.

/abcnews.al/

“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka ka falsifikuar formularin, por…

20 June 2025 at 21:34

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi e ka quajtur ‘ballo me maska’ kalvarin e procesit ndaj gjyqtares së GJKKOS-së, Irena Gjoka Maneka Spata, e cila është kallëzuar për mashtrim të formularit të vetëdeklarimit, pasi nuk ka deklaruar dënimin e saj penal nga Gjykata e Janinës.

Në postimin e tij në Facebook, Malltezi thekson se të gjitha këto makinacione për zvarritjen e shkarkimit të gjyqtares me 3 mbiemram janë ‘pisllëqe nën rregjinë e Edi Ramës dhe kukullave të tij të emëruar në drejtësi’.

Postimi i plotë:

Ballo me maska e dreqtësisë:

Adriana Kalaja kallzoi Linda Ramën se ka marrë tokë me letra fallso. Dumani e con tek Prokuroria e Tiranës se kinse Linda Rama nuk eshte subjekt i SPAK nderkohë që ka 20 muaj që me mban te burgosur politik.

Prokuroria e Tiranes ia kthen SPAK e GJKKO.

Irena me 3 mbiemra për t’a vonuar e con në Gjykatën e Lartë për kompetence.

GJL pas disa muajsh cakton se eshte GJKKO. Pasi del se Irena me 3 mbiemra ka 2 vendime debimi dhe 1 vendim penal te formes se prere dhe ka fallsifikuar formularet, (rena nuk permbush kushtet per te qene giyatare) per pasoje sipas Nenin 128/a te KPP vendimet e saj jane nul, Kalaja kerkon te mos jete aminstuesja Irena qe t’a shgyrtoje.

Gjyqtarja Davidhi refuzon kerkesën pasi s’ka vendim te prerë nga KLGJ.

KLGJ duhet te veproje per 15 dité por ka 15 muaj pa vendim se pret konfirmim nga Prokuroria e Pergjithshme ndonese vendimi eshte me vule apostile.

Prokuroria e Përgjithshme ia nis letrat përmes Ministrisë së Ulsiut dhe ky në vend qe te pyese Janinen pyet Athinen ndaj e vonon.

Pisllëqe nën rregjinë e Edi Ramës dhe kukullave te tij te emeruar ne drejtesi.

 

 

The post “Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka ka falsifikuar formularin, por… appeared first on Sot News | Lajme.

Paditi Ramën dhe bashkëshorten/ Adriana Kalaja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO e refuzon

20 June 2025 at 14:51

Avokatja Adriana Kalaja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij, kallëzuar në shtator 2024 duke e akuzuar për konflikt interesi dhe mosdeklarim të fakteve, por gjyqtarja Flojera Davidhi e rrëzoi.

Kalaja kallëzoi Gjokën në SPAK dhe ka kërkuar shkarkimin e saj në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë (ILD). Gjithashtu ka kërkuar rishikimin e vendimit të vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK). Gjithashtu Kalaja thotë se gjyqtarja nuk duhet të jetë pjesë e këtij procesi pasi është subjekt i kallëzimeve dhe hetimeve që ajo vetë ka nisur.

Por gjyqtarja Flojeradh Davidhi rrëzoi kërkesën për përjashtim e Kalasë për shkak të dorëzimit jashtë afatit ligjor tre-ditor. Kalaja e ka quajtur këtë vendimin absurd duke theksuar se kjo kërkesë u paraqit menjëherë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Lartë dhe në fazën e dhomës këshillimore, jo gjatë gjykimit.

Fjala e Adriana Kalas:

Unë kam kallëzuar penalisht pranë SPAK gjyqtaren Irena (me tre mbiemra), për shkak të fshehjes dhe mosdeklarimit nga ana e saj të një vendimi penal për dënim në shtetin grek, si dhe të dy vendimeve administrative për dëbimin e saj nga ky shtet.

Në këtë kallëzim kam përfshirë edhe një prokurë, e cila legjitimon pretendimet tona lidhur me rastet e dëbimit të saj nga Greqia, në vitet 2002 dhe 2003. Gjithashtu, si kallëzues, kam bërë një kërkesë pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtares në fjalë. Po ashtu, i jam drejtuar edhe SPAK-ut, duke qenë se z. Altin Dumani mban aktualisht edhe mandatin e Komisionerit Publik, për të kërkuar rishikimin e vendimit të vettingut që lidhet me gjyqtaren Irena.

Që nga dhjetori i vitit 2024, jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, me kërkesa të njëpasnjëshme, lidhur me hetimin administrativ që po i bëhet gjyqtares në fjalë. Të gjitha këto fakte dhe argumente duhen marrë në konsideratë, sidomos duke pasur parasysh që gjyqtarja, në muajin prill, është shprehur publikisht për një çështje konkrete në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, duke vlerësuar se kompetenca për hetimin e Kryeministrit dhe bashkëshortes së tij i takon prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm dhe jo Prokurorisë së Posaçme ndryshe nga sa ka vendosur Gjykata e Tiranës. Gjykata e Lartë më pas e rrëzoi këtë vendim, duke na legjitimuar ne si palë.

Sot jemi njohur me një vendim absurd dhe të pabazuar në prova e ligj, pasi gjyqtarja ka arsyetuar se kërkesa jonë për përjashtim është bërë jashtë afatit 3-ditor të përcaktuar nga ligji. I kujtoj gjyqtares Davidhi se kjo nuk është një kërkesë gjatë gjykimit, por një kërkesë që është bërë menjëherë sapo jemi njohur me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lartë, të cilin e kemi dorëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, si provë që mbështet kërkesën tonë.v

The post Paditi Ramën dhe bashkëshorten/ Adriana Kalaja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO e refuzon appeared first on Sot News | Lajme.

“Në burg mësohen të gjitha”/ Beleri: Ergys Agasi, njeriu që mban në sistem gjyqtaren Irena Gjoka

19 June 2025 at 19:04

Eurodeputeti Fredi Beleri, gjatë një interviste për Syri tv, foli për takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, ku u shpreh se është më mirë që thuhen të vërtetat dhe të jenë të dobishëm, se sa Shqipëria të shkojë drejt greminës. Ai tha se populli shqiptar ka përjetuar 45 vjet diktaturë dhe nuk […]

The post “Në burg mësohen të gjitha”/ Beleri: Ergys Agasi, njeriu që mban në sistem gjyqtaren Irena Gjoka appeared first on BoldNews.al.

“Metamorfoza”/ Shtyhet seanca për Pëllumb Gjokën, Oltion Bistrin, Xhevahir Litën dhe personat e tjerë të akuzuar

By: Rovena
16 June 2025 at 15:31

Shtyhet seanca për biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-shefin e Operacionales Oltion Bistrin, Xhevahir Litën, ish-policin Ardit Hasanbegaj dhe personat e tjerë të akuzuar për dosjen “Metamorfoza”.

Shkak u bë zëvendësimi i avokatit të Edmond Prekës që kërkoi kohë të njihej me dosjen. Seanca e radhës ku pritet te lexohet edhe pretenca e prokurorisë, do të mbahet më datë 26 qershor ora 8 e 30.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 si dhe për bashkëpunim në dy vrasje të tjera. Ndërsa ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-shefi i Forcave Operacionale të Policisë, Oltion Bistri akuzohen për korrupsion dhe nxjerrje te sekretit.

Ish-drejtuesi i policisë informonte për aksionet e policisë ndaj lojërave të fatit si dhe dyshohet se ka prishur provat në vendngjarje. Ish prokurori Lita dyshohet se ka ndihmuar Behar Bajrin për t’u liruar nga paraburgimi gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës.

Behar Bajri akuzohet se për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen ndaj Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Shumica e anëtarë të këtij grupi u arrestuan në korrik të vitit 2023 ndërsa SPAK i mbylli hetimet në Maj të 2024-ës. Zbulimi i tyre u bë falë zbërthimeve të komunikimeve në aplikacionin Encro Chat dhe Sky Ecc./abcnews.al

 

Padia nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha shkon sot në SPAK

16 June 2025 at 09:07

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet diten e sotme në orën 10:00, në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas kallëzimit të bërë prej gjyqtares, Irena Gjoka në këtë prokurori.

Berisha ka qenë në ambientet e SPAK, lidhur me këtë çështje edhe me datë 10 qershor 2025. Para se të futej në ambientet e SPAK, Berisha u shpreh se ky është një institucion i bashkëpunimit me krimin.

“Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha. Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë… Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, u shpreh atë ditë Berisha.

Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, Berisha ky kallëzim penal është i ngritur mbi bazën e shpifjeve. Madje për këtë, Berisha tha se ky kallëzim i ndikuar gjithashtu nga kryeministri, Edi Rama.

“Këtu u thirra me firmë të Altin Troplinit. Altin Troplini ishte shumë i shqetësuar. I shqetësuar deri në palcë, Altin Troplini që po shtronte një gotë verë me Pojën, e kishte në zyrë.

Tani për fyerjen e gjyqtares, dëgjojeni pak këtu, të parashikuar në kaq e aq, Irena Gjoka në detyrë pranë gjykatës, kur unë e pyes nëse ke një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro… dhe gjykatësja e Edi Ramës, familjare, se ka lidhje familjare me Edi Ramën. Unë doja të lexoja, por nuk arrita, për të kuptuar stilin nëse ka dorë Linda Rama në atë material apo jo se janë shumë shoqe, siç e keni marrë vesh. Janë shoqe.

A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin? Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje. Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje.”, tha Berisha.

Kryedemokrati do të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me një hetim. Kujtojmë se Berisha e ka akuzuar vazhdimisht gjyqtaren në fjalë, ndërsa së fundmi ka pretenduar se ajo rezulton e dënuar për falsifikim nga Kolegji Penal i Janinës. Ndaj saj, ka bërë edhe kallëzim në tetor 2023, pas vendimit të GJKKO për detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendi të kryetarit të Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar KLGJ-së që t’i vërë në dispozicion dosjen e gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesa është bërë në datën 19 prill, kur u publikuan për herë të parë, fakte nga media greke për një urdhër dëbimi të dhënë për gjyqtaren Gjoka, nga policia e vendit fqinj. Pasditen e së martës është njoftuar nga KLGJ se kjo e fundit i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme të gjithë dosjen e gjyqtares, përfshirë edhe formularin e vetë-deklarimit, i cili konsiderohet si më kryesori në këtë rast.

The post Padia nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha shkon sot në SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

Padia e Irena Gjokës/ Gjokutaj: Berishës s’mund ti bësh presion

By: Oldi
10 June 2025 at 19:24

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të dëshmuar pasi është paditur për shpifje nga gjyqtaren Irena Gjjoka. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se gjyqtares me tre mbiemra iu caktua dosja “Partizani” me detyrim dhe jo me short. Avokati tha se padia e Irena Gjokës për fyerje është tentativë […]

The post Padia e Irena Gjokës/ Gjokutaj: Berishës s’mund ti bësh presion appeared first on BoldNews.al.

Çollaku: Irena Gjoka ka dhe një tjetër vepër penale në Itali që nuk e ka deklaruar

By: Ela
10 June 2025 at 19:08

Gazetari Basir Çollaku deklaron se gjyqtarja Irena Gjoka ka dhe një tjetër vepër penale, por këtë herë në Itali. Sipas Çollakut, ndërkohë që asaj i ndalohej të udhëtonte drejt BE-së, për shkak të vendimit të gjykatës greke, që i ndalonte lëvizjen, ajo ka shkuar në Milano në vitin 2004 dhe ka lindur djalin. Çollaku u […]

The post Çollaku: Irena Gjoka ka dhe një tjetër vepër penale në Itali që nuk e ka deklaruar appeared first on BoldNews.al.

❌
❌