Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

3 July 2025 at 23:30

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur një procedim penal ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, e cila ka përdorur edhe mbiemrat Maneku dhe Shpata. Lajmi është konfirmuar përmes një shkrese zyrtare në një përgjigje të dhënë nga vetë SPAK për avokaten Adriana Kalaja. Në shkresë, SPAK bën me dije se çështja është regjistruar […]

The post Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka appeared first on BoldNews.al.

“Vendimi u firmos para se të jepej”,Gjokutaj reagon për arrestin e Berishës: Dosjet ndaj Saliut dhe Belerit u fabrikuan

3 July 2025 at 22:20

Avokati Genci Gjokutaj ka hedhur akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar rastin ‘Berisha’ si një provë e gjallë e dështimit të reformës në drejtësi. Në një studio televizive, Gjokutaj tha se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila miratoi masën e arrestit pa kaluar në Kuvend dhe rrëzoi çdo kërkesë të mbrojtjes, është tashmë nën procedim penal për falsifikim formularësh, por kjo ka ndodhur vetëm pasi ajo “mbaroi punë me opozitën”.

Genci Gjokutaj: Shiko çfarë ndodh. Ne me këtë çështje kemi dokumentuar jo vetëm shkelje, por kemi bërë autopsinë e reformës në drejtësi. Çfarë ka ndodhur? Kjo e filloi, ju e dini, që e çoi direkt në arrest pa e çuar në Kuvend, masën e zotit Berisha. Dhe kjo ka pranuar 100% kërkesat e prokurorit dhe ka rrëzuar 100% kërkesat tona në hetim paraprak. Dhe ne kemi kërkuar përjashtimin dhe ne kemi denoncuar këtë që këta pasi mbaroi punë me Berishën ajo, pasi mbaroi punë me Fredi Belerin, pasi mbaroi punë me të gjithë, sot kanë njoftuar që kanë filluar procedim penal ndaj Irena Gjokës për falsifikim formularësh.

Por që të fillosh për falsifikim vulash dhe formularësh, ti duhet të validosh vendimin e dënimit, sepse ai vendim dënimi e ka bërë falsifikatore në Shqipëri. Ne i kemi marrë me apostile edhe SPAK-u vetë me apostile punon. Dhe ata duhet të bëjnë urgjentisht letër-porosinë tani. Ta marrin në çdo lloj forme të duan.Çfarë ndodhi? E keni parë atë shkresën që kam bërë publike unë që në datë 20 konceptohet dhe bëhet urdhri për vendimin që do jepej më datë 21.

Arbej Kraja bën shkresën më datë 20 dhe ia çon Met Rrumbullakut për ekzekutim, ndërkohë që vendimi është dhënë të nesërmen dhe brenda trupit të një shkrese është data kur është bërë shkresa dhe data e vendimit që është një ditë mbrapa. Kjo është prova e afërmendëshit. Por nuk ka provë… është një detaj i vogël që tregon të gjithë.

KLGJ-së, i çojmë në dhjetor të 2023 dhe i themi: Ka në databasen e KLD-së… Po thotë, me vendim të kryetarit të KLD-së, është shkarkuar për paaftësi në punë, Irena Gjoka.

Më datë 21 ja bën Kuvendi kërkesën. Mirëpo, kur erdhi puna tek Kuvendi, i njëjti firmëtar, e njëjta KLGJ thotë se nuk kemi në database të dhëna.

Pse? Sepse e kuptuan që do të plaste në Parlament kjo dhe do të fillonte procedura parlamentare. E kuptoni… I njëjti person firmos, njëherë jep referencë, e më mbrapa nuk ka database thotë.

Është i kapur apo nuk është i kapur Këshilli i Lartë Gjyqësor?

The post “Vendimi u firmos para se të jepej”,Gjokutaj reagon për arrestin e Berishës: Dosjet ndaj Saliut dhe Belerit u fabrikuan appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit

By: Oldi
30 June 2025 at 08:42

Sot, në Gjykatën e Posaçme nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për dosjen “Partizani”. Kjo është seanca e parë, pasi më 19 Maj gjyqtarja e GJKKO, Flojera Davidhi pranoi kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Sali Berisha, i akuzuar për […]

The post Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit appeared first on BoldNews.al.

Shkelja në tender, dy zyrtarë dhe një sipërmarrëse shpallen fajtorë

23 June 2025 at 18:28

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtorë dy zyrtarë të bashkisë së Kurbinin si dhe aksioneren e kompanisë “Senka” për vepra penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe falsifikim të dokumenteve në lidhje me ujësjellësin e Laçit. Sipas njoftimit të Gjykatës, u deklaruan fajtorë Jeton Cakoni dhe Vlash Gega për […]

The post Shkelja në tender, dy zyrtarë dhe një sipërmarrëse shpallen fajtorë appeared first on Reporter.al.

Paditi Ramën dhe bashkëshorten/ Adriana Kalaja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO e refuzon

20 June 2025 at 14:51

Avokatja Adriana Kalaja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij, kallëzuar në shtator 2024 duke e akuzuar për konflikt interesi dhe mosdeklarim të fakteve, por gjyqtarja Flojera Davidhi e rrëzoi.

Kalaja kallëzoi Gjokën në SPAK dhe ka kërkuar shkarkimin e saj në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë (ILD). Gjithashtu ka kërkuar rishikimin e vendimit të vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK). Gjithashtu Kalaja thotë se gjyqtarja nuk duhet të jetë pjesë e këtij procesi pasi është subjekt i kallëzimeve dhe hetimeve që ajo vetë ka nisur.

Por gjyqtarja Flojeradh Davidhi rrëzoi kërkesën për përjashtim e Kalasë për shkak të dorëzimit jashtë afatit ligjor tre-ditor. Kalaja e ka quajtur këtë vendimin absurd duke theksuar se kjo kërkesë u paraqit menjëherë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Lartë dhe në fazën e dhomës këshillimore, jo gjatë gjykimit.

Fjala e Adriana Kalas:

Unë kam kallëzuar penalisht pranë SPAK gjyqtaren Irena (me tre mbiemra), për shkak të fshehjes dhe mosdeklarimit nga ana e saj të një vendimi penal për dënim në shtetin grek, si dhe të dy vendimeve administrative për dëbimin e saj nga ky shtet.

Në këtë kallëzim kam përfshirë edhe një prokurë, e cila legjitimon pretendimet tona lidhur me rastet e dëbimit të saj nga Greqia, në vitet 2002 dhe 2003. Gjithashtu, si kallëzues, kam bërë një kërkesë pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtares në fjalë. Po ashtu, i jam drejtuar edhe SPAK-ut, duke qenë se z. Altin Dumani mban aktualisht edhe mandatin e Komisionerit Publik, për të kërkuar rishikimin e vendimit të vettingut që lidhet me gjyqtaren Irena.

Që nga dhjetori i vitit 2024, jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, me kërkesa të njëpasnjëshme, lidhur me hetimin administrativ që po i bëhet gjyqtares në fjalë. Të gjitha këto fakte dhe argumente duhen marrë në konsideratë, sidomos duke pasur parasysh që gjyqtarja, në muajin prill, është shprehur publikisht për një çështje konkrete në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, duke vlerësuar se kompetenca për hetimin e Kryeministrit dhe bashkëshortes së tij i takon prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm dhe jo Prokurorisë së Posaçme ndryshe nga sa ka vendosur Gjykata e Tiranës. Gjykata e Lartë më pas e rrëzoi këtë vendim, duke na legjitimuar ne si palë.

Sot jemi njohur me një vendim absurd dhe të pabazuar në prova e ligj, pasi gjyqtarja ka arsyetuar se kërkesa jonë për përjashtim është bërë jashtë afatit 3-ditor të përcaktuar nga ligji. I kujtoj gjyqtares Davidhi se kjo nuk është një kërkesë gjatë gjykimit, por një kërkesë që është bërë menjëherë sapo jemi njohur me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lartë, të cilin e kemi dorëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, si provë që mbështet kërkesën tonë.v

The post Paditi Ramën dhe bashkëshorten/ Adriana Kalaja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO e refuzon appeared first on Sot News | Lajme.

“Në burg mësohen të gjitha”/ Beleri: Ergys Agasi, njeriu që mban në sistem gjyqtaren Irena Gjoka

19 June 2025 at 19:04

Eurodeputeti Fredi Beleri, gjatë një interviste për Syri tv, foli për takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, ku u shpreh se është më mirë që thuhen të vërtetat dhe të jenë të dobishëm, se sa Shqipëria të shkojë drejt greminës. Ai tha se populli shqiptar ka përjetuar 45 vjet diktaturë dhe nuk […]

The post “Në burg mësohen të gjitha”/ Beleri: Ergys Agasi, njeriu që mban në sistem gjyqtaren Irena Gjoka appeared first on BoldNews.al.

Padia nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha shkon sot në SPAK

16 June 2025 at 09:07

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet diten e sotme në orën 10:00, në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas kallëzimit të bërë prej gjyqtares, Irena Gjoka në këtë prokurori.

Berisha ka qenë në ambientet e SPAK, lidhur me këtë çështje edhe me datë 10 qershor 2025. Para se të futej në ambientet e SPAK, Berisha u shpreh se ky është një institucion i bashkëpunimit me krimin.

“Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha. Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë… Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, u shpreh atë ditë Berisha.

Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, Berisha ky kallëzim penal është i ngritur mbi bazën e shpifjeve. Madje për këtë, Berisha tha se ky kallëzim i ndikuar gjithashtu nga kryeministri, Edi Rama.

“Këtu u thirra me firmë të Altin Troplinit. Altin Troplini ishte shumë i shqetësuar. I shqetësuar deri në palcë, Altin Troplini që po shtronte një gotë verë me Pojën, e kishte në zyrë.

Tani për fyerjen e gjyqtares, dëgjojeni pak këtu, të parashikuar në kaq e aq, Irena Gjoka në detyrë pranë gjykatës, kur unë e pyes nëse ke një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro… dhe gjykatësja e Edi Ramës, familjare, se ka lidhje familjare me Edi Ramën. Unë doja të lexoja, por nuk arrita, për të kuptuar stilin nëse ka dorë Linda Rama në atë material apo jo se janë shumë shoqe, siç e keni marrë vesh. Janë shoqe.

A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin? Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje. Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje.”, tha Berisha.

Kryedemokrati do të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me një hetim. Kujtojmë se Berisha e ka akuzuar vazhdimisht gjyqtaren në fjalë, ndërsa së fundmi ka pretenduar se ajo rezulton e dënuar për falsifikim nga Kolegji Penal i Janinës. Ndaj saj, ka bërë edhe kallëzim në tetor 2023, pas vendimit të GJKKO për detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendi të kryetarit të Partisë Demokratike.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar KLGJ-së që t’i vërë në dispozicion dosjen e gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesa është bërë në datën 19 prill, kur u publikuan për herë të parë, fakte nga media greke për një urdhër dëbimi të dhënë për gjyqtaren Gjoka, nga policia e vendit fqinj. Pasditen e së martës është njoftuar nga KLGJ se kjo e fundit i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme të gjithë dosjen e gjyqtares, përfshirë edhe formularin e vetë-deklarimit, i cili konsiderohet si më kryesori në këtë rast.

The post Padia nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha shkon sot në SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

Padia e Irena Gjokës/ Gjokutaj: Berishës s’mund ti bësh presion

By: Oldi
10 June 2025 at 19:24

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të dëshmuar pasi është paditur për shpifje nga gjyqtaren Irena Gjjoka. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se gjyqtares me tre mbiemra iu caktua dosja “Partizani” me detyrim dhe jo me short. Avokati tha se padia e Irena Gjokës për fyerje është tentativë […]

The post Padia e Irena Gjokës/ Gjokutaj: Berishës s’mund ti bësh presion appeared first on BoldNews.al.

Çollaku: Irena Gjoka ka dhe një tjetër vepër penale në Itali që nuk e ka deklaruar

By: Ela
10 June 2025 at 19:08

Gazetari Basir Çollaku deklaron se gjyqtarja Irena Gjoka ka dhe një tjetër vepër penale, por këtë herë në Itali. Sipas Çollakut, ndërkohë që asaj i ndalohej të udhëtonte drejt BE-së, për shkak të vendimit të gjykatës greke, që i ndalonte lëvizjen, ajo ka shkuar në Milano në vitin 2004 dhe ka lindur djalin. Çollaku u […]

The post Çollaku: Irena Gjoka ka dhe një tjetër vepër penale në Itali që nuk e ka deklaruar appeared first on BoldNews.al.

“Mashë e pushtetit”, Kalaja shpërthen ndaj gjyqtares që paditi Argitën: Irena me tre mbiemra, ka bërë marrëveshje me..

10 June 2025 at 17:34

Teksa lideri demokrat Sali Berisha ka demaskuar gjyqtaren me tre mbiemra, Irena Gjoka pas kallëzimit të kësaj të fundit në SPAK, kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj çështje.

E ftuar në edicionin e pasdites në një emision televiziv, Kalaja tha se kallëzimi ka ardhur pas një prove që tashmë është bërë publike në shumë media, mbi një marrëveshje të bërë mes gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka dhe ish ligjvënësit socialist, Alket Hysni, për të amnistuar disa prej të personave të përfshirë në dosjen e incineratorëve, ku del edhe emri i Mirel Mërtirit.

Kalaja tha se aludimet janë që Irena Gjoka, në cilësinë e gjyqtares së GJKKO, rezulton të ketë dalë në përgjimet e Sky Ecc, gjë që mbetet në dorën e Prokurorisë së Posaçme ta verifikojë nëse qëndron ky aludim ose jo.

Është një kallëzim penal që Irena me tre mbiemra ka bërë ndaj Argita Malltezit, për një pyetje që Malltezi ka bërë në një nga emisionet tv. Kjo është një provë që se di vëtëm Malletzi e Berisha, ështyë provë e bërë publike në shumë media, kur flitet për një marrëveshje mes Irenës dhe Alket Hysenit, kjo marrëveshje ka qenë për të amnistuar një nga personat e incineratorëve, që i përket një pjesë edhe Mirel Mërtirit.

Po të rakordojmë faktet, masat e arrestit janë marrë nga po kjo gjyqtare. Ky thashetheme apo e vertëte do të ishte që për interes publik dhe të SPAK, që vijon t’i shërbejë pushtetit në mënyrë të verbër të dilej me një vendim nëse është e vërtetë. Nuk amniston dot veprat penale të Irenës, por edhe vëtë Dumani s’i amniston me gjithë dëshirën që ka pasur deri më sot. Ashtu siç i listoi Berisha, Irena ka vepra shumë të rënda penale. Që me shkarkimin e saj më ‘96, e cila në mënyrë antiligjore duke mos u deklaruar nga Irena, jo vetëm, në formularët e ILDKPI por edhe në veting.

Një pjesë shumë e madhe e problematikave të ngritura nga ne, është pasuria e Irenës, jo më kot është përzgjedhur kjo gjyqtare në sulm ndaj Merishës e Malltezit, duke sulmuar në këtë formë ajo mund të amnistojë veprat penale jo vetëm disa individëve, por të godasë opozitën shqiptare dhe pluralizmin e demokracinë. Është proces fars, për të mbyllur problematikat e sipërpërmendura. Kallëzimet penale të Berishës e Malltezit ndaj kësaj gjyqtareje, SPAK s’i regjistron, ku qëndron problemi?! Kur gjyqtarja bën kallëzim, nis menjëherë hetimi. Çdo denoncim është bërë me fakte e prova nga PD. Është e vetmja gjyqtare që aludohet së është pjesë e përgjimeve Sky Ecc. S’është detyra jonë si opozitë të zbardhim të vërtetën. Ne bëjmë denoncimin, dhe SPAK t’u japë përgjigje e të tregojë realitetin se ku ndodhet hetimi për Irenën me 3 mbiemra.

Është një vepër penale që po fshihet nga SPAK, duhet ta zbardhë këtë pyetje. Në këtë dosjen e incineratorëve që flitet se janë sekuestruar telefona, përflitet se është një video e tillë. Sa kohë ne s’e kemi telefonin, atëherë lind detyra e SPAK ta hetojë këtë çështje, jo duke u përdorur si mashë për të mbuluar krimet e Irena Gjokës, por si instrument drejtësie për të zbardhur të vërtetën.

The post “Mashë e pushtetit”, Kalaja shpërthen ndaj gjyqtares që paditi Argitën: Irena me tre mbiemra, ka bërë marrëveshje me.. appeared first on Sot News | Lajme.

Padia nga Gjoka/ Berisha: Ishte pyetje, a ka bisedë me Alket Hysenin ku flitet për 500 mijë € ryshfet?

10 June 2025 at 11:14

Më pak se një orë ka zgjatur dëshmia e Sali Berishës në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku me kërkesë të prokurorit Elvin Gokaj, u thirr për t’u përgjigjur pyetjeve bazuar në kallëzimin që i është bërë nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka për “shpifje”. Çështja lidhet me akuzat e Berishës ndaj Irena Gjokës se ajo […]

The post Padia nga Gjoka/ Berisha: Ishte pyetje, a ka bisedë me Alket Hysenin ku flitet për 500 mijë € ryshfet? appeared first on BoldNews.al.

Kallëzimi i Irena Gjokës, Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

By: user7
10 June 2025 at 10:10

Kreu i PD, Sali Berisha ishte këtë të martë në SPAK, nga ku u shpreh se ky është institucioni i bashkëpunimit me krimin.

“Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha.

Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë…

Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha Berisha në fjalën e tij në dalje të SPAK.

The post Kallëzimi i Irena Gjokës, Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme appeared first on Lapsi.al.

Berisha del nga SPAK, zbulon arsyen e thirrjes nga prokurorët e posaçëm: Irena me 5 mbiemra ka ngritur padi për fyerje

10 June 2025 at 11:12

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga SPAK pas gati 1 orë marrje në pyetje nga prokurorët e posaçëm. Berisha zbuloi se ndaj tij është ngritur një padi për shpifje nga gjyqtarja e çështjes së tij, Irena Gjoka.

“Është një person që e ka vendin në burg, e nxitur nga Rama dhe Altin Troplini ngre padi për fyrje”, theksoi ish-kryeministri.

Sali Berisha: Këtu u thirra me firmë të Altin Troplinit. Altin Troplini ishte shumë i shqetësuar se pse unë kam pyetur Irenën me 5 mbiemra nëse… Domethënë, i shqetësuar gjer në plalcë, Altin Troplini që po shtronte një gotë verë me Pojën, e kishte në zyrë…

Tani për fyerjen e gjyqtares, dëgjojeni pak këtu, të parashikuar në kaq e aq, irena Gjoka në detyrë pranë gjykatës, kur unë e pyes nëse ke një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro.

Pyetje i kam bërë unë asaj. Dhe gjykatësja e Edi Ramës, familjare, se ka lidhje familjare me Edi Ramën. Unë desha të lexoj, por nuk arrita, për të kuptuar stilin nëse ka dorë Linda Rama në atë material apo jo se janë shumë shoqe, siç e keni marrë vesh. Janë shoqe.

Pra, ua them unë këtu, prisni… A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin? Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje. Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje.

The post Berisha del nga SPAK, zbulon arsyen e thirrjes nga prokurorët e posaçëm: Irena me 5 mbiemra ka ngritur padi për fyerje appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha thirret në SPAK për kallëzimin e gjyqtares Irena Gjoka

By: user 11
10 June 2025 at 08:52

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur për t’u paraqitur sot në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme, lidhur me kallëzimin e bërë për shpifje nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Çështja lidhet me akuzat që ka bërë vetë Berisha ndaj magjistrates, por edhe me ato të vajzës së tij, Argita Berisha vitin e kaluar, se Gjoka kishte marrë rrushfet 500 mijë euro nga një eksponent i PS-së. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka konfirmuar lajmin duke ironizuar me shkrimin: “historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësinë shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin”.

 

The post Berisha thirret në SPAK për kallëzimin e gjyqtares Irena Gjoka appeared first on Lapsi.al.

Berisha thirret nesër në SPAK/ Duhet të japë shpjegime për…

By: user 6
9 June 2025 at 21:06

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur për t’u paraqitur ditën e nesërme në Prokurorinë e Posaçme. Lajmi është konfirmuar edhe nga avokati i tij, Genc Gjokutaj përmes një postimi në Facebook.

Ai shprehet se Berisha është thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me një kallëzim që gjyqtarja Irena Gjoka ka depozituar në SPAK ndaj Berishës. Duke ironizuar vendimin e SPAK, avokati shkruan se “historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: “Hajduti bërtet kapeni hajdutin”.

“Nesër në orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishen per te dhënë shpjegime ne lidhje me nje kallëzim qe Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin!” – shkruan Gjokutaj.

Në dokumentin e SPAK, prokurori Elvin Gokaj ka urdhëruar paraqitjen e Berishës në orën 10 të së martës përpara Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit Ardit Neli, “me dokument identifikimi me vete”.

“Paraqitja e shtetasit të mësipërm kërkohet me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, të lidhur me hetimet paraprake të proçedimit penal Nr.193 viti 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në rast mosparaqitje në ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, në bazë të nenit 312 të K.Pr.Penale, personi i njoftuar paralajmërohet se do të urdhërohet shoqërimi shoqërimi i detyrueshëm” – thuhet në dokument.

Gjyqtarja Irena Gjoka është akuzuar nga Berisha se është dënuar në Greqi vite më parë, dënim që ajo e ka mbajtur të fshehtë. Për këto akuza, Gjoka e ka kallëzuar Berishën për shpifje. /LAPSI.al  

The post Berisha thirret nesër në SPAK/ Duhet të japë shpjegime për… appeared first on Lapsi.al.

SPAK thërret nesër Sali Berishën lidhur me një kallëzim të gjyqtares Irena Gjoka/ Dokumenti

By: Ela
9 June 2025 at 18:59

Sali Berisha është thirrur nga SPAK të paraqitet më 10 qershor (nesër), ora 10:00, për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj, i cili zbulon se arsyeja e thirrjes është një kallëzim i depozituar nga gjyqtarja Irena Gjoka, të […]

The post SPAK thërret nesër Sali Berishën lidhur me një kallëzim të gjyqtares Irena Gjoka/ Dokumenti appeared first on BoldNews.al.

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, Sali Berisha thirret në SPAK

By: Besnik
9 June 2025 at 18:40

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka njoftuar se kreu i Partisë Demokratike është thirrur për të dëshmuar në SPAK, në lidhje me një kallëzimin të gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka.

Berisha është urdhëruar nga prokurori i SPAK-ut, Elvin Gjokaj, që të paraqitet të martën, më 10 qershor, në orën 10:00, përpara hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Ardit Neli.

Sipas shkresës zyrtare, Berisha do të pyetet si person në dijeni për rrethanat, në kuadër të hetimit paraprak mbi kallëzimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Në urdhër theksohet se në rast mosparaqitjeje, personi mund të shoqërohet me detyrim.

Kujtojmë që gjyqtarja Irena Gjoka, qe ka ndjekur hetimet paraprake për çështjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani” i ka dërguar SPAK një kërkesë, ku i kërkon që të hetoj deklarata e bera publikisht nga Argita Malltezi dhe ka kërkuar që të verifikohen thëniet e Malltezit.

Nga burime në Selinë e PD-së thuhet se në orarin kur Berisha do shkojë në SPAK do organizohen dhe mbështetës të tij për ta pritur atje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, Sali Berisha thirret në SPAK appeared first on Euronews Albania.

“Irena Gjoka po mbrohet”, Berisha: KLGJ përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm

By: Ela
2 June 2025 at 10:50

Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj gjyqtares së çështjes së tij Irena Gjoka, se sipas tij, po mbrohet prej 15 muajsh. Ish-kryeministri deklaroi se KLGJ duhej të vepronte brenda 15 ditëve në bazë të vulës apostile që ka në dorë. Por, theksoi Berisha, “KLGJ përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm, kurse ky i fundit […]

The post “Irena Gjoka po mbrohet”, Berisha: KLGJ përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini

By: user7
2 June 2025 at 10:45

Tani, Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, nga Olsi Çela, edhe ky me ca probleme, dhe Ulsiu, i cili fut dokumentet në çantën Louis Vuitton, aty ku ka futur edhe 500 mijë eurot që ka kërkuar si ryshfet. Prej 15 muajsh Irena tallet me ta, i poshtëron, tregon se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me një zyrtar dhe nuk guxojnë për shkak të keqpërdorimit të saj dhe shërbimeve që u ka kryer, t’u tregojë vendin.

Të dhënat e fundit janë këto, KLGJ, që duhej të vepronte brenda 15 ditëve në bazë të vulës apostile që ka në dorë, përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm, kurse ky i fundit tek Ulsiu. Ulsi, që bën kërkesa të drejtuara në mënyrë të atillë që të fshihet krimi i Irenës me 5 mbiemra. Pra, kjo është e vërteta e zyrave të narkoshtetit.

Sado që të përpiqet kush të fshehë fytyrën e narkoshtetit, me asgjë nuk mund ta fshehë. Dëgjoni zotërinj, një gjykatës që drejtoi Gjykatën Kushtetuese, nga Altin Dumani u fut një vit në burg, bashkë me këtë Irenën, sepse pagoi për disa vite, ujin dhe dritat e apartamentit të vëllait të vet që e ka në emigracion. Dhe pagesat që ka bërë Bashkim Dedja, janë konsideruar si dëshmi se apartamenti është i tij. Pra, kjo është e vërteta. Ky është karakteri amoral i kësaj bande, që meriton dhe do përballet një ditë me ligjin në mënyrë të pashmangshme.”, tha Berisha.

The post Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini appeared first on Lapsi.al.

Dosja “Partizani”/ Mbrojtja e Berishës kërkon shfuqizimin e vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka, ja vendimi i gjykatës

19 May 2025 at 13:42

TIRANË- Seanca paraprake e dosjes “Partizani” po vijon me dyer të mbyllura. Avokati i kryedemokratit Sali Berisha kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka dhënë gjyqtarja Irena Gjoka. Sipas mbrojtjes, gjyqtarja ka qenë e dënuar dhe vendimet e saj janë të pavlefshme.

Por, gjykata e rrëzoi këtë kërkesë. Në seancën e sotme, pritet që gjyqtarja Flojera Davidhi të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo jo. Në seancën e kaluar avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake, Flojera Davidhi. Kërkesa e mbrojtjes u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda dhe do të jetë Davidhi ajo që do të vendosë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

The post Dosja “Partizani”/ Mbrojtja e Berishës kërkon shfuqizimin e vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka, ja vendimi i gjykatës appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌