Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë

By: Oldi
14 July 2025 at 13:47

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të Kushtetutës dhe përpjekje për të grumbulluar të gjitha pushtetet në duar. Nga selia blu, Berisha theksoi se Rama po tenton të bëhet kryetar i bashkisë së Shqipërisë dhe të kontrollojë çdo nivel të administratës vendore. Sipas Berishës, pushteti vendor duhet të […]

The post “Shkel Kushtetutën”/ Berisha: Ramaduro po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Projekti Qafë Plloçë-hyrja e Pogradecit, qeveria miraton shpronësimet

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “sistemim, asfaltim i aksit rrugor Qafë e Plloçës-hyrja Pogradec dhe unaza Pogradec”.

Në vendim thuhet se shpronësimi bëhet në favor të bashkisë Pogradec.

Sipas vendimit, bashkëpronarët e pasurisë të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë”, “pemëtore”, “vresht”, “truall” dhe “apartament”, me një vlerë të përgjithshme prej 27 180 840.50 lekësh që do të përballohet nga buxheti i shtetit dhe llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.

Në njoftim cilësohet se shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3  muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia Pogradec.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/e.i/

The post Projekti Qafë Plloçë-hyrja e Pogradecit, qeveria miraton shpronësimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria miraton disa vendime, ndryshime edhe në rregulloren e licencimit të subjekteve të ndërtimit

By: M C
2 July 2025 at 18:31

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr.42, datë 16.1.2008, për rregulloren e licencave në veprimtarinë e ndërtimit. Sipas vendimit ndryshimet lidhen me përmirësimin e procedurave, afateve dhe përbërjes së Komisionit të Licencimit. Gjithashtu ato parashikojnë dorëzimin elektronik të dokumentacionit përmes portalit “e-Albania”. Sipas vendimit qëllimi është rritja e transparencës dhe lehtësimi i procesit të licencimit në sektorin e ndërtimit.

V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.42, DATË 16.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E DHËNIES SË LICENCAVE PROFESIONALE TË ZBATIMIT, KLASIFIKIMIT DHE DISIPLINIMIT TË SUBJEKTEVE JURIDIKE, QË USHTROJNË VEPRIMTARI NDËRTIMI”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në rregulloren “Për kriteret e procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”, të miratuar me vendimin nr.42, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në të gjithë rregulloren, emërtimi “Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës” zëvendësohet me fjalët “… ministria përgjegjëse për ndërtimin …”.
2. Në të gjithë rregulloren, fjalët “… sektori i licencimit …” zëvendësohen me “… sekretariati teknik …”.
3. Në të gjithë rregulloren, fjala “… bilanc …” zëvendësohet me fjalët “… pasqyra financiare …”.
4. Në kreun II bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikën 1 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
i. Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Komisioni i Posaçëm i Dhënies së Licencave Profesionale krijohet sipas këtij vendimi dhe përbëhet nga pesë anëtarë:
i. një përfaqësues nga Kryeministria, i cili është kryetar i Komisionit;
ii. dy përfaqësues nga ministria përgjegjëse për ndërtimin;
iii. një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për infrastrukturën;
iv. një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për energjinë.”.
ii. Pas shkronjës “a” shtohen shkronjat “a/1” dhe “a/2”, me këtë përmbajtje:
“a/1) Përbërja e Komisionit të Posaçëm të Dhënies së Licencave Profesionale, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, pas propozimeve për përfaqësuesit përkatës, miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për ndërtimin. Nënkryetari zgjidhet në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm të Dhënies së Licencave Profesionale.
a/2) Detyrën e sekretariatit teknik të Komisionit e kryen struktura përgjegjëse për licencimin në ministrinë përgjegjëse për ndërtimin.”.
iii. Shkronja “c” shfuqizohet.
iv. Shkronja “ç” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ç) Anëtarët e Komisionit shpërblehen për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në komision sipas akteve nënligjore në fuqi, që përcaktojnë masën e shpërblimit për anëtarët e këshillave, të bordeve apo komisioneve në njësitë e qeverisjes qendrore.”.
b) Në pikën 2 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
i. Fjalia e dytë, e shkronjës “a”, zëvendësohet me “Komisioni shprehet me vendim brenda 20 (njëzet) ditëve kalendarike nga paraqitja e kërkesës nëpërmjet portalit “e-Albania” drejt sistemit elektronik të licencimit.”.
ii. Në shkronjën “b” bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
⦁ Togfjalëshi “më pas” zëvendësohet me “më pak”;
⦁ Në fund të shkronjës shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Në rast se në një muaj bëhen më shumë se 2 (dy) mbledhje, kryetari dhe anëtarët e Komisionit nuk shpërblehen për mbledhjet shtesë.”.
iii. Në shkronjën “c”, fjalët “… të dorëzuar deri 7 ditë …” zëvendësohen me “… të ardhur nëpërmjet portalit “e-Albania” drejt sistemit elektronik të licencimit deri në 1 (një) ditë …”.
v. Shkronja “ç” shfuqizohet.
c) Në pikën 3 bëhen këto ndryshime:
i. Paragrafi i parë, i shkronjës “c”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Kur konstatohet se ka kërkesa të shumta në numër, brenda dy ditëve punë, kryetari ose, në mungesë të kryetarit, nënkryetari, thërret jashtë radhe mbledhjen për shqyrtimin e materialit të depozituar deri në 1 (një) ditë kalendarike para fillimit të mbledhjes.”.
ii. Shkronja “ë” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ë) Licencat gjenerohen në sistemin elektronik të licencave me të dhënat e hedhura nga sekretaria, bazuar në vendimet e Komisionit duke marrë vulën elektronike të ministrisë përgjegjëse për ndërtimin, si dhe firmoset me firmën elektronike nga kryetari i komisionit dhe i dërgohet kërkuesit në llogarinë e tij në portalin“e-Albania”. Sekretaria, brenda 5 (pesë) ditëve punë nga marrja e vendimit në komisionin e posaçëm të licencimit, hedh të dhënat sipas procesverbalit të mbledhjes së firmosur nga të gjithë anëtarët e pranishëm në mbledhje.”.
ç) Në shkronjën “a”, të pikës 4, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
i. Nënparagrafët I dhe II shfuqizohen.
ii. Nënparagarfi IV ndryshohet, si më poshtë vijon:
“IV. Kur kërkesa ka mangësi apo nuk shoqërohet me dokumentacionin përkatës, sipas kreut VI të kësaj rregulloreje, sekretariati brenda 5 (pesë) ditëve punë nga bërja e kërkesës, njofton kërkuesin, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania” për plotësimin e dokumentacionit brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike. Nëse mangësitë dhe dokumentacioni plotësohen brenda afatit të përcaktuar dhe konstatohen nga sekretaria se këto plotësime janë shteruese, afatet e shqyrtimit të kërkesës konsiderohen që nga momenti i bërjes së kërkesës për herë të parë. Në rast se mangësitë e konstatuara nuk plotësohen brenda afatit të përcaktuar, kërkesa i kthehet kërkuesit nëpërmjet sistemit të licencave.”.
iii. Nënparagrafi VI ndryshohet, si më poshtë vijon:
“VI. Përgatit rendin e ditës dhe ja shpërndan anëtarëve të komisionit një ditë para mbledhjes.”.
iv. Në paragrafin e dytë të nënparagrafit V bëhen këto ndryshime:
⦁ Në fjalinë e parë, fjala “… Rekomandimi …” zëvendësohet me “… Propozimi …”.
⦁ Fjalia e dytë shfuqizohet.
v. Në paragrafin VII, fjalët “… 2 (dy) ditë pune …” zëvendësohen me “… 5 (pesë) ditë pune …”.
vi. Paragrafi X ndryshohet, si më poshtë vijon:
“X. Përditëson të dhënat në regjistrin elektronik të subjekteve të licencuara sipas të dhënave në vendimmarrjet për licencat për subjektet dhe dërgon për publikim të gjitha vendimmarrjet për licencat për subjektet tregtare në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve.”.
vii. Paragrafi IX shfuqizohet.
viii. Paragrafi XI ndryshohet, si më poshtë vijon:
“XI. Arkivimin e dokumentacionit të mbledhjeve të komisionit dhe sekretariatit, në përputhje me rregullat e parashikuara në legjislacionin për arkivat.”.
d) Në pikën 5 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
i. Shkronja “b” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) Kur kërkesa është në mbështetje të kësaj rregulloreje, brenda 10 (dhjetë) ditëve, subjekti njoftohet nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, për pranimin e përditësimit për një ose më shumë elemente:”;
ii. Nënparagrafi II, i shkronjës “b”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“II. Ndryshim emërtim shoqërie ose selie:”.
iii. Në nënparagrafin IV, të shkronjës “b”, bëhen këto ndryshime:
⦁ Fjalia e parë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Statusin aktiv, të çregjistruar apo të pezulluar sipas të dhënave nga regjistri mbi aktivitetin e shoqërisë, e pasqyruar në regjistrin elektronik të licencave, i cili përditësohet ndërmjet ndërveprimit midis dy sistemeve.”.
⦁ Paragrafi i fundit shfuqizohet.
iv. Shkronja “c” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Kur kërkesa ka të meta ose dokumentacioni provues nuk është në formën e kërkuar ligjore, brenda 7 (shtatë) ditëve nga dita e ardhjes së kërkesës, subjekti njoftohet nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, për plotësim sipas rastit të dokumentacionit dhe/ose kërkesës brenda 20 (njëzet) ditëve kalendarike. Kur subjekti nuk plotëson dokumentacionin dhe/ose kërkesën brenda afatit të përcaktuar, kërkesa i kthehet kërkuesit nëpërmjet sistemit të licencave.”.
dh) Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6. Lëshimi i dublikatit do të kryhet për licenca të miratuara para datës 1 maj 2022. Kërkesa për lëshimin e dublikatit trajtohet brenda 3 (tri) ditësh pune.”.
5. Në kreun III bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
a) Në pikën 1 hiqet fjala “garanci”.
b) Shkronjat “b” dhe “d”, të pikës 1, shfuqizohen.
c) Në pikën 2 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
i. Titulli i pikës 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Elementet e licencës, sipas lidhjes nr.1;”.
ii. Në shkronjën “a” bëhen këto ndryshime:
– Në paragrafin III, fjala “… identifikimit …” zëvendësohet me “… licencës …”.
– Nënparagrafi IV ndryshohet, si më poshtë vijon:
“IV. Datën e regjistrimit në Regjistrin Profesional (e njëjtë me datën e marrjes së vendimit nga komisioni).”.
⦁ Nënparagrafët VIII dhe IX shfuqizohen.
iii. Shkronja “b” shfuqizohet.
ç) Në shkronjën “c”, të pikës 3, bëhen këto ndryshime:
i. Fjalia e parë, e paragrafit të parë, shfuqizohet;
ii. Fjalia e dytë, e paragrafit të pestë, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Njoftimi ka bashkëlidhur dokumentacionin provues sipas kësaj rregulloreje.”.
6. Në kreun IV bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Paragrafi i parë, i pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Papajtueshmëritë me detyrën e drejtuesit teknik të shoqërisë së zbatimit:
a) Drejtuesit teknikë të shoqërisë mund të jenë të angazhuar në punëmarrje tjetër vetëm me kohë të pjesshme dhe kur nuk krijojnë apo kanë konflikt interesi me pozicionin e punës si drejtues teknik, si dhe kur nuk cenojnë vijueshmërinë e punës si drejtues teknik;
b) Drejtuesi teknik i shoqërisë nuk mund të jetë njëkohësisht i punësuar në dy apo më shumë shoqëri ndërtimi si drejtues teknik dhe ndalohet të disponojë licencë për mbikëqyrje e kolaudim të punimeve të zbatimit;
c) Kur personat që pranojnë të kryejnë detyrën e drejtuesit teknik të shoqërisë për zbatim, disponojnë licencë profesionale mbikëqyrjeje e kolaudim punimesh zbatimi, ata kanë detyrimin për evidentimin e këtij fakti në dokumentacionin e paraqitur për aplikim, si dhe licenca individuale në fushën e mbikëqyrjes dhe kolaudimit të punimeve të zbatimit pezullohet përpara ose në çastin kur shoqëria në fjalë merr licencën;
ç) Për licencat profesionale për mbikëqyrje e kolaudim punimesh zbatimi hiqet pezullimi sapo personi shkëput marrëdhëniet si drejtues teknik me shoqërinë.”.
b) Pas pikës 2 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Komisioni shqyrton plotësimin e kriterit arsimor të kërkuesit për licencë, në bazë të fushës së diplomimit të përcaktuar në lidhjen 5 të kësaj rregulloreje.”.
7. Në kreun VI bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Fjalia e parë, e shkronjës “a”, të pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Kërkesa e shoqërisë për pajisje me licencë bëhet nëpërmjet portalit “e-Albania” drejt sistemit elektronik të licencimit, sipas formularit të paraqitur në lidhjen nr.6.”.
b) Në shkronjën “a”, të pikës 3, nënparagrafi i fundit, pas nënparagrafit V, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Kur struktura përgjegjëse për licencimin në fushën e zbatimit të punimeve të ndërtimit pranë ministrisë përgjegjëse për ndërtimin njoftohet nga drejtuesi teknik që është larguar nga shoqëria, nëpërmjet portalit “e-Albania” drejt sistemit elektronik të licencimit, struktura përgjegjëse, brenda 7 (shtatë) ditëve, njofton shoqërinë për këtë largim dhe për detyrimin për plotësimin sipas kësaj rregulloreje.”.
c) Në nënparagrafin V, të pikës 3, fjalët “… katër viteve të fundit …” zëvendësohen me “… 5 (pesë) viteve të fundit …”.
ç) Në pikën 4 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
i. Në fund të pikës 4 shtohen fjalët “… dhe/ose selie …”.
ii. Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Kërkesa për ndryshimin e emrit të shoqërisë ose selisë bëhet sipas sipas formularit të paraqitur në lidhjen nr.6 dhe ndryshimi zbardhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja e kërkesës nëpërmjet portalit “e-Albania” drejt sistemit të licencave.”.
d) Fjalia e dytë, e pikës 5, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Në këtë rast, drejtuesi ligjor ka përgjegjësi për njoftimin.”.
dh) Në pikën 6 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
i. Në paragrafin I, të shkronjës “a”, fjalia “Dokumentacioni i mësipërm paraqitet në origjinal ose i njësuar me origjinalin” zëvendësohet me “Dokumentacioni i mësipërm ngarkohet nëpërmjet shërbimit elektronik në portalin “e-Albania” drejt sistemit elektronik të licencave në origjinal ose të njësuar me origjinalin.”.
ii. Nënparagrafi i dytë dhe i tretë, në paragrafin I, të shkronjës “a”, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“Shoqëritë e reja të krijuara nga ndarja duhet të ngarkojnë edhe dokumentacionet e përcaktuara në pikat 1 dhe 8, të kreut VI, të kësaj rregulloreje.”.
iii. Në fjalinë e tretë të shkronjës “b”, fjalët “… që duhet të dorëzohet në komision …” zëvendësohen me “… që ngarkohet nëpërmjet shërbimit elektronik në portalin “e-Albania” drejt në sistemit elektronik të licencave.”.
iv. Në fund të pikës 6 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Shoqëria e re e krijuar nga bashkimi duhet të ngarkojë edhe dokumentacionet e përcaktuara në pikat 1 dhe 8, të kreut VI, të kësaj rregulloreje.”.
e) Në nënparagrafin IV dhe në nënparagrafin II, të pikës 7, fjalët “… 4 vitet e fundit …” dhe “… 4 viteve të fundit …” zëvendësohen përkatësisht me “… 5 vitet e fundit …”dhe “… 5 viteve të fundit …”.
ë) Në pikën 9 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
i. Titulli i pikës 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“9. Ekuivalentimi i licencës së shoqërive të huaja dhe dokumentacioni që duhet plotësuar:”.
ii. Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Të jenë të regjistruara si degë e shoqërisë së huaj në Qendrën Kombëtare të Biznesit, sipas legjislacionit vendas ose të regjistruara në vendin e origjinës. Shoqëritë, të cilat janë të regjistruara në vendin e origjinës, kur ushtrojnë veprimtari tregtare në Shqipëri, zbatojnë legjislacionin vendas. Shoqëritë, të cilat nuk kanë hapur degë në Shqipëri, duhet të dorëzojnë një dokument që vërteton regjistrimin si biznes për kryerjen e aktivitetit të punimeve të zbatimit në ndërtim nga vendi i origjinës. (dokumentacioni i apostiluar, i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën shqipe).”.
iii. Pas shkronjës “a” shtohet shkronja “a/1)”, me këtë përmbajtje:
“a/1) Licencën (ose dokumentin që shërben si licencë për ushtrimin e aktivitetit profesional përkatës), që disponon shoqëria dhe drejtuesit teknikë të shoqërisë në vendin e origjinës, të njësuar sipas dispozitave në fuqi (noter të vendit të origjinës/apostilë/etj.) dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar (në rast se kërkohet edhe pjesë të legjislacionit përkatës të atij vendi, i nevojshëm për të bërë njësimin). Nëse në licencën që disponon nuk përcaktohen kategoritë dhe klasifikimi, atëherë duhet të paraqesë punimet e 4 (katër) viteve të fundit të shoqërisë mëmë, me situacione dhe akte kolaudimi apo të marrjes në dorëzim të objekteve ose dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e punimeve (të pasqyrohen në tabelën sipas lidhjes nr.8).”.
8. Kreu VII, “Sanksione”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Kreu VII
Sanksione
1. Ndaj subjekteve të licencuara për shkelje të dispozitave të kësaj rregulloreje aplikohen nga komisioni këto masa administrative:
a) Vërejtje me paralajmërim për heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit kur konstatohen ose provohen deklarime (sipas parashikimeve në këtë rregullore) të rreme, dokumente të pavërteta të subjektit deklarues;
b) Pezullim i licencës për një vit kur shoqëria kryen veprimtari pa drejtues teknik ose shkel afatet e njoftimit të caktuara në këtë rregullore.
c) Heqje e licencës për 1 vit, në rast se brenda 5 (pesë) vjetëve nga marrja e masës subjektet përsërisin shkeljen për të cilën kanë marrë masë sipas shkronjës “a”, të kësaj pike.
ç) Heqjen e licencës për 3 (tre) vjet, në rast se brenda 5 (pesë) vjetëve nga marrja e masës, subjektet përsërisin shkeljen për të cilën kanë marrë masë sipas shkronjës “b”, të kësaj pike.”.
9. Kreut VIII, “Ankimi” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Kreu VIII
Ankimi
1. Subjektet e interesuara kanë të drejtën e ankimit pranë Komisionit për çdo vendim që ky i fundit ka marrë, përveç atyre vendimeve që lidhen me sanksionet e parashikuara në kreun VII, të kësaj rregulloreje. Afati kohor për të bërë ankimin sipas kësaj pike është brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit.
2. Komisioni për ankimet, që bëhen sipas pikës 1, të këtij kreu, vendos brenda 20 (njëzet) ditëve për pranimin ose mospranimin e ankesës.
3. Në rast të mospranimit të ankesës, subjektet e interesuara, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit, kanë të drejtën e ankimit pranë ministrit përgjegjës. Ministri pasi merr në shqyrtim ankesën e paraqitur nga subjekti, vendos, brenda 20 (njëzet) ditëve, për mospranimin ose kthimin për rishqyrtim të vendimit të marrë në Komision.
4. Subjektet e interesuara kanë të drejtën e ankimit pranë ministrit përgjegjës për çdo vendim të Komisionit për sanksione sipas kreut VII të kësaj rregulloreje. Afati kohor për të bërë ankimin sipas kësaj pike është brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit.
5. Ministri përgjegjës për ankimin sipas pikës 4, të këtij kreu, vendos brenda 20 (njëzet) ditëve për mospranimin ose kthimin për rishqyrtim të vendimit të marrë në Komision.”.
10. Në kreun III, pika 1, shkronja “a”, nënparagrafi II, në kreun V, pika 1, shkronja “a” dhe nënparagrafi II, në kreun VI, pika 7, nënparagrafi IV, në shkronjën “a” të pikës 9, të kreut VI dhe në lidhjen nr.8, të vendimit, fjalët “… punimet e 4 (katër) viteve të fundit …” zëvendësohen me “… punimet e 5 (pesë) viteve të fundit …”.
11. Lidhjet e projektvendimit ndryshohen, si më poshtë vijon:
a) Lidhja 1 zëvendësohet me lidhjen 1, bashkëlidhur këtij vendimi.
b) Lidhja 2 zëvendësohet me lidhjen 2, bashkëlidhur këtij vendimi.
c) Lidhja 3 zëvendësohet me lidhjen 3, bashkëlidhur këtij vendimi.
ç) Lidhja 5 zëvendësohet me lidhjen 5, bashkëlidhur këtij vendimi.
d) Lidhja 6 zëvendësohet me lidhjen 6, bashkëlidhur këtij vendimi.
dh)Në lidhjen 7, vetëdeklarimi 7/2 zëvendësohet me vetëdeklarimin 7/2 sipas këtij vendimi.
e) Vetëdeklarimi 7/3 në lidhjen 7 shfuqizohet.
12. Në fund të lidhjes 8 shtohet kategoria/punimi NS21 “Impiante të trajtimit të ujërave të zeza”.
II. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

The post Qeveria miraton disa vendime, ndryshime edhe në rregulloren e licencimit të subjekteve të ndërtimit appeared first on Albeu.com.

Programi ALBAdapt, sistem hidrometeorologjik të harmonizuarr me praktikat më të mira ndërkombëtare

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Shqipëria shënon një moment të rëndësishëm në përgatitjet për t’i bërë ballë sfidave të ndryshimeve klimatike.

Mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të programit ALBAdapt – i mbështetur nga Qeveria Shqiptare, Fondi i Gjelbër për Klimën, si dhe qeveritë e Gjermanisë dhe Zvicrës mori vendime të rëndësishme që hapin rrugën për fillimin nga puna për shërbime klimatike moderne dhe rritjen e aftësisë së vendit për t’u përshtatur dhe rezistuar ndaj këtyre ndryshimeve.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në një postim në rrjetet sociale bëri të ditur se me vendimet e marra në këtë mbledhje, hidhen bazat për një sistem hidrometeorologjik modern dhe të harmonizuar me praktikat më të mira ndërkombëtare, i bazuar në një vizion të bashkëhartuar me institutionet dhe organizatat partnere.

“Në muajt në vijim do të punohet për hartimin e një ligji të ri për hidrometeorologjinë, ristrukturimin institucional, përmirësimin e rrjetit të monitorimit të të dhënave hidrometeorologjike dhe digjitalizimin e të dhënave të 30 viteteve të fundit; nisjen e procesit për konceptimin dhe ngritjen e Kuadrit Kombëtar për Shërbimet Klimatike (NFCS) në bashkëpunim të ngushtë me institucionet, organizatat partnere dhe aktorë të tjerë interesi si dhe fillimi i punës drejt ndërtimit të një sistemi të paralajmërimit të hershëm të rreziqeve natyrore – përmes vlerësimit të boshllëqeve ligjore, kapaciteteve institucionale dhe njerëzore, në koordinim me aktorët kombëtarë”, theksoi MTM.

Gjithashtu do të angazhohen bashkitë në qarqet Vlorë dhe Durrës për të vlerësuar nevojat, hartuar dokumente lokale të reduktimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin publik për komunitete më të sigurta dhe rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.

MTM bën të ditur se do të hartohen 13 plane lokale të veprimit dhe përshtatjes në disa bashki nga Lezha dhe Dibra, në Sarandë dhe Konispol, sipas nevojave specificike të çdo zone.

1 nga 4

/k.s/j.p/

The post Programi ALBAdapt, sistem hidrometeorologjik të harmonizuarr me praktikat më të mira ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë e PD-ASHM për përsëritjen e zgjedhjeve në 4 qarqe

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Kolegji Zgjedhor Gjyqësor rrëzoi sot paditë e koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarqet e Lezhës, Gjirokastrës, Kukësit dhe Korçës.

Me vendime të veçanta, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendosi fillimisht rrëzimin e padisë së PD-ASHM ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të zhvilluara të 11 majit në zonën zgjedhore qarku Lezhë dhe përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë qarkun Lezhë.

Po ashtu, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor rrëzoi si të pambështetur në ligj e prova padinë e koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM) për  konstatimin e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të 11 majit në zonën zgjedhore qarku-Gjirokastër dhe rregullimin e pasojave duke shpallur përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor rrëzoi po ashtu padinë e koalicionit PD-ASHM për konstatimin e pavlefshmërisë së zgjedhjeve të 11 majit në zonën zgjedhore Qarku-Kukës dhe rregullimin e pasojave duke shpallur përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.

Një tjetër vendim i marrë sot nga Kolegji Zgjedhor ishte edhe rrëzimi i padisë së PD-ASHM për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 11 majit në zonën zgjedhore Qarku-Korçë dhe rregullimin e pasojave duke shpallur përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.

Po ashtu, Kolegji Zgjedhor vendosi pushimin e çështjes së paraqitur nga Shkëlqim Shehu, kandidat për deputet i PD-ASHM në qarkun e Kukësit, për shkak të mungesës së legjitimitetit të paditësit.

/m.m/a.f/

The post Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë e PD-ASHM për përsëritjen e zgjedhjeve në 4 qarqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ASKS konsultime me grupet e interesit për dy projektvendime

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka organizuar një sërë takimesh konsultuese me grupet e interesit mbi dy projektvendime të rëndësishme bazuar në ligjin “Për Sigurinë Kibernetike”.

Sipas ASKS-së, projektvendimet janë, ai “Për miratimin e Skemës Kombëtare të Certifikimit të Sigurisë Kibernetike”, i cili përcakton procedurat dhe kërkesat për certifikimin e produkteve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), në përputhje me skemën e përbashkët evropiane për certifikimin e sigurisë kibernetike (EUCC) dhe projektvendimi “Për Përmbajtjen dhe Mënyrën e Dokumentimit të Masave Organizative, Teknike dhe Operacionale të Sigurisë Kibernetike dhe Kategorizimin e Afateve”, që synon harmonizimin dhe standardizimin e mënyrës së dokumentimit të masave të sigurisë si dhe përcaktimin e afateve të zbatimit, bazuar në kategorinë e subjektit dhe nivelin e riskut.

Sipas ASKS-së, këto projektvendime përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt përafrimit të legjislacionit shqiptar me kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë kibernetike, duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi të unifikuar dhe të zbatueshëm që reflekton standardet ndërkombëtare.

Drejtori i AKSK, Igli Tafa, vlerësoi rëndësinë e përfshirjes aktive të palëve të interesuara në këtë proces, si një komponent kyç për ndërtimin e një kuadri funksional dhe të qëndrueshëm të sigurisë kibernetike.

Në konsultimet e zhvilluara morën pjesë përfaqësues të kompanive që ofrojnë ose prodhojnë produkte dhe shërbime TIK, ekspertë të pavarur, institucione publike, si dhe përfaqësues të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit.

Në njoftimin e ASKS-së thuhet se diskutimet u fokusuan në përmbajtjen teknike të projektvendimeve, zbatueshmërinë e tyre dhe ndikimin praktik që pritet të kenë në rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike në vend. Komentet dhe sugjerimet e mbledhura do të shërbejnë për finalizimin e akteve në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Të dy projektvendimet janë të hapura për konsultim publik dhe të publikuara në faqen zyrtare të AKSK.

ASKS gjatë konsultimeve me grupet e interesit për dy projektvendime
1 nga 14

/a.f/

The post ASKS konsultime me grupet e interesit për dy projektvendime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dosja “Partizani”/ Mbrojtja e Berishës kërkon shfuqizimin e vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka, ja vendimi i gjykatës

19 May 2025 at 13:42

TIRANË- Seanca paraprake e dosjes “Partizani” po vijon me dyer të mbyllura. Avokati i kryedemokratit Sali Berisha kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka dhënë gjyqtarja Irena Gjoka. Sipas mbrojtjes, gjyqtarja ka qenë e dënuar dhe vendimet e saj janë të pavlefshme.

Por, gjykata e rrëzoi këtë kërkesë. Në seancën e sotme, pritet që gjyqtarja Flojera Davidhi të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo jo. Në seancën e kaluar avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake, Flojera Davidhi. Kërkesa e mbrojtjes u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda dhe do të jetë Davidhi ajo që do të vendosë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv. Berisha ka deklaruar më herët se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues.

Ai është shprehur se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën. Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

The post Dosja “Partizani”/ Mbrojtja e Berishës kërkon shfuqizimin e vendimeve të gjyqtares Irena Gjoka, ja vendimi i gjykatës appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, më të plaçkiturat në 33 vite

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi të mërkurën në mbrëmje drejtuesit politikë të qarqeve të kësaj force politike.

Ish-kryeministri Berisha në hapje të takimit tha se “zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin më të plaçkiturat në 33 vite”.

“Një përshëndetje të veçantë kam dhe një mirënjohje të pakufishme për ata qindra mijëra qytetarë që në kushtet më të vështira, votuan si qytetarë të lirë për vlerat, idealet që besonin, votuan kundër një regjimi që në traditën më antidemokratike, më antikombëtare, ka shndërruar krimin në faktor kryesor elektoral, krimin në votë dhe votën në krim”, tha Berisha.

Ai tha se ka “një mirënjohje të veçantë për të gjithë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit, të cilët përballen prej tre ditësh me presione nga më të ndryshme dhe mbrojnë me integritet votën e qytetarëve shqiptarë”.

“Një falënderim për të gjithë strukturat e angazhuara në këtë proces, i cili pati si rezultat final plaçkitjen, grabitjen më të madhe të votës në historinë 33-vjeçare të pluralizmit politik shqiptar”, shtoi Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se “në këto zgjedhje u faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme se sa më i madh vjedhja dhe korrupsioni, aq më shumë ato shndërrohen në votë dhe pas tyre vota në krim”.

Berisha tha se kryeministri Rama “bleu vota përmes vendimeve të marra na qeveria”.

“Pra, ai shpërndau dhuratë për votë 70 milionë euro, 760 mijë pensionistëve, të cilët në hartën aktuale elektorale përbëjnë 48 përqind të votuesve në Shqipëri. Kjo është shkelja publike më e rëndë, më e paprecedent. Cilido që përpiqet të na bindë apo të na kundërshtojë ne se ky nuk është një megakrim elektoral, një blerje e hapur publike e votës, ose është bashkëpunëtor në këto para krimi, paguhet me këto para krimi që paguhet vota, ose pastaj nuk ka ABC-në më elementare të parimeve të zgjedhjeve të barabarta dhe të drejta.

Ai shpërndau në mes të fushatës 138 licenca për miliona bimë kanabisi. Mos harroni se një bimë kanabisi e ka prodhimin 1 mijë euro. Se si i ndau mafia e drogës bimët për vota, është shumë e thjeshtë. Por një bimë kanabisi është 1 mijë euro produkti. Ai nuk e fshehu, por e bëri publike blerjen e votës kur dy ditë para zgjedhjeve fali më së paku 200 milionë euro gjoba dhe kamata të 10 viteve të fundit”, tha Berisha.

/a.f/

The post Berisha: Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, më të plaçkiturat në 33 vite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pse nuk mund të merrni vendime, a keni FOBO?

By: gaze tare
14 May 2025 at 20:57

A keni vështirësi në marrjen e vendimeve sepse keni gjithmonë frikë se diçka më e mirë mund të vijë? Nëse po, atëherë mund të vuani nga… FOBO. Ky është termi që përshkruan “Frikën nga një Opsion më i Mirë (FOBO), e cila ka evoluar në një nga kurthet më të zakonshme moderne. Mund të lidhet me çështje të thjeshta, siç janë zgjedhjet dietike ose pajisjet e reja, por edhe me çështje më komplekse, siç është zhvillimi juaj personal dhe profesional: FOBO mund t’ju mbajë të “bllokuar” në një rreth vicioz të shtyrjes së punëve.

FOBO është një gjendje me të cilën përballen shumë prej nesh. Lajmi i mirë, megjithatë, është se, me strategjitë e duhura, kjo mund të kapërcehet. Pra, le të shohim se çfarë është FOBO, si ndikon në jetën tuaj dhe si ta lini pas dore atë.

Çfarë është FOBO?

Termi FOBO u shpik nga autori amerikan Patrick J. McGinnis, i njëjti njeri që prezantoi FOMO-n (Frika e Humbjes së Mundësisë), e cila i referohet frikës së humbjes së mundësive. FOBO, siç thotë ai në blogun e tij, ka të bëjë me zvarritjen e shkaktuar nga frika se mund të dalë një mundësi më e mirë nëse prisni pak më gjatë. Mendoje si një ndjenjë të vazhdueshme dyshimi, që të pengon të angazhohesh për të marrë një vendim. Kjo frikë nuk kufizohet vetëm në vendime të mëdha, si p.sh. se çfarë karriere të ndjekësh ose ku të jetosh. Mund të shfaqet edhe në zgjedhjet e përditshme, si p.sh. se cilin celular të blesh ose nëse do të shkosh apo jo në festën ku je i ftuar.

Cilat janë pasojat e FOBO-s?

Kur jetoni me FOBO, pasojat ndikojnë në jetën tuaj në shumë mënyra. Shtyrja e vazhdueshme e vendimmarrjes çon në një gjendje zvarritjeje dhe pasigurie. Në jetën tuaj profesionale, mund të humbisni mundësi të rëndësishme, të tilla si punësimi i një kandidati ideal ose pranimi i një oferte të mirë pune, sepse jeni gjithmonë duke pritur për diçka më të mirë. Në jetën tuaj personale, paaftësia juaj për të marrë vendime të shpejta mund t’i largojë disa njerëz, pasi ata do të ndiejnë se nuk mund t’ju besojnë. FOBO të bën të jetosh në një gjendje të përhershme të “ndoshta”, e cila mund të bëhet lodhëse , madje edhe depresive. Kur nuk merr vendime, nuk ecën përpara dhe, në fund të fundit, e tëra çfarë bën është të humbasësh mundësi dhe të zhgënjesh ata përreth teje.

The post Pse nuk mund të merrni vendime, a keni FOBO? appeared first on iconstyle.al.

Largimet e padrejta nga administrata, vendimet e gjykatave mbetën zvarrë në 2024-n për 134 raste

By: Ardit
17 April 2025 at 13:32

Pavarësisht se gjatë vitit 2024 kishte 1760 pozicione të lira në shërbimin civil, vendimet e formës së prerë të gjykatave që kërkojnë rikthimin në punë të 134 personave nuk arritën të respektoheshin. Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil raportoi se institucionet dhe njësitë përgjegjëse kanë pasur hapësira për të sistemuar këta punonjës në pozicion të […]

The post Largimet e padrejta nga administrata, vendimet e gjykatave mbetën zvarrë në 2024-n për 134 raste appeared first on BoldNews.al.

KQZ miraton ngritjen e qendrave të votimit në 11 IEPV

11 April 2025 at 17:35

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një seancë publike, gjatë së cilës shpalli vendimet mbi një sërë shqyrtimesh administrative të denoncimeve të depozituara nga forca politike dhe organizata të ndryshme.

KQZ vendosi pushimin e shqyrtimit administrativ për denoncimet ndaj Kryetarëve të Bashkive Klos dhe Durrës, Kryetarit dhe Sekretarit të Këshillit Bashkiak Klos, si dhe Kryetarit të deleguar për Bashkinë Tiranë.

Ndërkohë, u vendos vijimi i hetimit administrativ për denoncimin nr. 53 ID ndaj Kryetarit të deleguar për Bashkinë Tiranë; denoncimin nr. 57 ID, datë 06.03.2025, ndaj Kryetarit të Bashkisë Roskovec; Denoncimin nr. 58 ID ndaj Kryetarit të Bashkisë Elbasan, Erjon Murataj.

Për denoncimet: nr. 60 ID të Organizatës “Drejtësia Sociale”, ndaj Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe nr. 67 ID të Partisë Demokratike, ndaj Kryeministrit, Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Kryetarit të Bashkisë Divjakë, u vendos përfundimi i hetimit administrativ, ndërsa vendimi do të shpallet në seancën e radhës.

Gjithashtu, u shty shqyrtimi për: Denoncimin nr. 59 ID të Organizatës “Qëndresa Qytetare”, ndaj një sërë funksionarësh të lartë dhe vendorë;

po ashtu në mbledhjen e sotme u vendos t’i lihet kohë subjekteve zgjedhore 24 orë kohë për vendosjen e shënimit “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të …. (vijon me emrin e subjektit zgjedhor)”, materialeve propagandistike dhe në rast të mos zbatimit të këtij detyrimi ligjor, do të urdhërohet Policia Bashkiake për heqjen e materialeve të subjekteve zgjedhore: “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në Durrës, Tiranë, Dibër, Gjirokastër, Elbasan;
“Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, në Dibër, Tiranë; Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në Korçë, Tiranë, Delvinë, Dibër;“Koalicioni Euroatlantik”, në Elbasan; Partia Djathtas 1912” në Delvinë.

Sot, i’u dha autorizimi 11 KZAZ-ve për krijimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit të Posaçmes dhe emërimin e anëtarëve të tij si më poshtë vijon:
1. KZAZ-së nr. 20 për KQV nr. 1292/01, pranë IEVP Fushë Krujë, Qarku Durrës
2. KZAZ-së nr. 1 për KQV nr. 0064/01, pranë IEVP Reç, Qarku Shkodër
3. KZAZ-së nr. 16 për KQV nr. 0938/02, pranë IEVP Burrel, Qarku Dibër
4. KZAZ-së nr. 80 për KQV nr. 4383/01, pranë IEVP Bënçë, Tepelenë, Qarku Gjirokastër
5. KZAZ-së nr. 86 për KQV nr. 4451/00, pranë IEVP Vlorë
6. KZAZ-së nr. 61 për KQV nr. 3079/03, pranë I.E.V.P Fier
7. KZAZ-së nr. 48 për KQV nr. 2391/00, pranë IEVP Elbasan
8. KZAZ-së nr. 45 për KQV nr. 2273/02, pranë I.E.V.P Elbasan
9. KZAZ-së nr. 67 për KQV nr. 3433/00, pranë I.E.V.P Berat
10. KZAZ-së nr. 46 për KQV nr. 2565/01, pranë I.E.V.P Elbasan
11. KZAZ-sw nr. 11 për KQV nr. 0636/00, pranë IEVP Kukës, Qarku Kukës.

/a.f/

The post KQZ miraton ngritjen e qendrave të votimit në 11 IEPV appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

2 zona arkeologjike në Krujë shpallen pasuri të paluajtshme kulturore

TIRANË, 4 prill /ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për deklarimin “pasuri kulturore të paluajtshme” të zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Krujës.

Sipas ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e zonifikimit të zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Krujës, sipas koordinatave dhe hartës së zonifikimit në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH) si edhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre.

Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi, në përputhje me ligjin nr.111/2018, “Për kadastrën”, dhe aktet nënligjore në fuqi, ndërsa Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor do të publikojë hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të Krujës në Gjeoportalin Kombëtar.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /j.p/

The post 2 zona arkeologjike në Krujë shpallen pasuri të paluajtshme kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjatet afati i pilotimit të Operatorit të Rrugëve Rurale dhe Turistike

TIRANË, 26 mars /ATSH/ Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Gjatë kësaj mbledhje u miratuan disa vendime të cilat garantojnë vijimësinë e investimeve publike, zhvillim rajonal dhe përmirësim të kushteve të jetesës për qytetarët

Balluku tha se, Programi Operacional 2024–2030 u konfirmua si instrumenti kyç për ndërhyrje transformuese në të gjitha rajonet e vendit, duke nxitur zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

Gjithashtu, u vendos zgjatja e pilotimit të Operatorit të Rrugëve Rurale dhe Turistike, për të mundësuar ndërhyrje më të shpejta dhe efektive në infrastrukturën rurale.

/a.f/

The post Zgjatet afati i pilotimit të Operatorit të Rrugëve Rurale dhe Turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Erjon Bani: Jemi pothuajse me gjysmën e kapaciteteve të gjyqtarëve

By: Oldi
26 February 2025 at 11:29

Gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani tha se drejtësia është një shërbim për qytetarët dhe se ky institucion është e hapur që këtë shërbim ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në tryezën për Demokracinë dhe Qeverisjen, ai theksoi angazhimin e institucioneve të drejtësisë për të ofruar shërbim me cilësi të lartë. Po ashtu […]

The post Erjon Bani: Jemi pothuajse me gjysmën e kapaciteteve të gjyqtarëve appeared first on BoldNews.al.

FISHË TEKNIKE – 16 vendimet që Trump dhe ekipi i tij morën këtë javë

8 February 2025 at 19:09

UASHINGTON, 8 shkurt /ATSH/ – Java e tretë e mandatit të dytë të Donald Trump është shënuar nga një aktivitet më i madh nga presidenti amerikan dhe ekipi i tij, sipas BBC.

Nga shpallja e synimeve të SHBA për të ardhmen e Gazës dhe shkurtimi masiv i agjencisë amerikane për ndihmën e huaj tek ndërhyrja në një mosmarrëveshje golfi dhe ndalimi i grave transgjinore nga garat sportive të femrave, Trump, këshilltari i tij Elon Musk dhe pjesa tjetër e ekipit të tij kanë vazhduar me agjendën e tyre:

1. Propozoi që SHBA të marrë përsipër Gazën.

2. Planifikoi të pushonte mijëra punonjës të USAID-it.

3. Vendosi tarifa ndaj Kinës.

4. Shtyu përpara planin për të nxitur punonjësit federalë të japin dorëheqjen.

5. Sanksionoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

6. Urdhëroi sulme kundër grupit të Shtetit Islamik në Somali.

7. U tërhoq nga institucionet e Kombeve të Bashkuara.

8. Dërgoi avionin e parë të të dëbuarve në Guantanamo.

9. I kërkoi Ukrainës t’i siguronte mineralet e rralla të saj.

10. Ndaloi nga sportet e femrave konkurrentët transgjinorë.

11. Zbrazi digat e ujit në Kaliforni.

12. Njoftoi një grup pune për të trajtuar paragjykimet antikristiane.

13. Ndërhyri në një mosmarrëveshje në botën e golfit.

14. U hoqën përmendjet e ndryshimeve klimatike nga faqet e internetit të qeverisë

15. Rriti aksesin e Musk për Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE)

16. I hoqi të drejtën ish-presidentit Joe Biden për informacionet sekrete./ a.jor.

The post FISHË TEKNIKE – 16 vendimet që Trump dhe ekipi i tij morën këtë javë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e parë e Trump në detyrë me “rekord vendimesh”

20 January 2025 at 09:16

Direkt pas betimit presidenti i ri i SHBA-së Trump të hënën do të nisë nga puna – me një numër rekord dekretesh. Mediat: Ndër këto vendime bëjnë pjesë edhe kontrollet në masë për dëbimin e migrantëve ilegalë. Donald Trumpdo të inagurohet në detyrë për herë të dytë si president të hënën. Republikani ka udhëtuar një […]

The post Dita e parë e Trump në detyrë me “rekord vendimesh” appeared first on BoldNews.al.

Spiropali: Dakordësi për vlerësimin parandalues të korrupsionit dhe kontrollit postlegjislativ

17 January 2025 at 21:21

TIRANË, 17 janar /ATSH/ Mbledhja e parë për këtë vit e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u zhvillua ditën e sotme, nën drejtimin e kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe me pjesëmarrjen e disa deputetëve nga mazhoranca dhe opozita.

Sipas, Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, në këtë mbledhje u hodh një hap i rëndësishëm për të fuqizuar më tej integritetin dhe efektivitetin e Kuvendit. Në këtë mbledhje u “miratuan me unanimitet ndryshime në Rregulloren për vlerësimin parandalues të korrupsionit dhe kontrollin postlegjislativ”.

“Duke filluar nga ky sesion, këto mekanizma bëhen pjesë integrale e procesit tonë ligjvënës, duke forcuar kështu transparencën, duke sfiduar çdo influencë të papërshtatshme në ligjbërje dhe së fundmi duke garantuar jo vetëm ligje të miratuara, por edhe të zbatuara me efektivitet”, shprehet kryeparlamentarja Spiropali.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin diskutoi sot mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Mazhoranca dhe opozita u dakordësuan që raportet e dy partive politike të votohen në seancën e parë plenare për këtë vit.

Nga mbledhja e sotme e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
1 nga 2

/r.e/

The post Spiropali: Dakordësi për vlerësimin parandalues të korrupsionit dhe kontrollit postlegjislativ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 majit, ndryshon rregullorja për organizimin e KZAZ-ve

17 January 2025 at 17:36

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Komisioni Rregullator, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit miratoi sot disa ndryshime në rregulloren për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor.

Ndryshimet e miratuara nga Komisioni Rregullator synojnë krijimin e mekanizmave më të qartë për proceset e depozitimit të dokumenteve, vetëdeklarimet e kandidatëve dhe procedurat për dorëzimin e detyrave.

Përmes një njoftimi zyrtar për mediet, Rregullatori pranë KQZ-së, thekson se ndryshimet  kanë për qëllim të adresojnë sfidat problematikat e hasura në zgjedhjet e kaluara, për të forcuar qartësinë dhe transparencën e procedurave, si edhe garantimin e një administrimi zgjedhor më efikas dhe të besueshëm.

Në një nga pikat e vendimit, thuhet që “anëtari dhe sekretari i KZAZ-së, brenda 5 ditëve pas publikimit të listës së kandidatëve për deputet/organeve drejtuese të njësive të vetëqeverisjes vendore, duhet të vetëdeklarojë nëse është ose jo në marrëdhënie krushqie, gjinie apo marrëdhënie pune me ndonjë prej kandidatëve sipas përcaktimeve të nenit 32, pika 2 e Kodit Zgjedhor. Në çdo rast nëse anëtari i KZAZ-së emërohet pas kësaj periudhe duhet të dorëzojë në KQZ edhe formularin e vetëdeklarimit të konfliktit të interesit sipas modelit të miratuar nga Komisioneri”.

Nga mbledhja e Komisionit Rregullator pranë KQZ-së
1 nga 10

/r.e/a.f/

The post Zgjedhjet e 11 majit, ndryshon rregullorja për organizimin e KZAZ-ve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shenjorja e “Nënë Terezës”, peng i vendimeve që institucionet nuk i njohin

By: Ardit
16 January 2025 at 19:28

Rreth tre vjet më parë, Erion Veliaj dhe Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Arjan Dodaj, firmosën ngritjen e një shenjoreje në nder të Shenjtës “Nënë Tereza” me sipërfaqe 1.7592 ha i llojit pyll. Procesi filloi me miratimin e projektit nga Këshilli Bashkiak në tetor 2022 dhe vijoi me hartimin e raportit nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit […]

The post Shenjorja e “Nënë Terezës”, peng i vendimeve që institucionet nuk i njohin appeared first on BoldNews.al.

Muzhaqi: Dy programe të reja për të rinjtë, mbështetje talenteve dhe nismave komunitare

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot disa shtesa dhe ndryshime në projektligjin për Rininë.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë se “në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Rininë dhe në vijim të një turi shumë të gjatë konsultimesh që kemi bërë me organizatat rinore dhe të rinjtë tashmë kemi propozuar disa ndryshime për ligjin e Rinisë, që do të shërbejnë për të zgjeruar mbështetjen dhe fuqizmin e të rinjve anembanë vendit”.

“Ky projektligj do t’i hapë rrugën dy programeve të reja që do të mbështesë të rinjtë drejtpërdrejtë për të ndjekur ëndrrën e tyre, por mbi të gjitha për t’u bërë edhe ata aktorë të drejtpërdrejtë të ndryshimeve në komunitetet ku ata jetojnë”, tha Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi u shpreh se “Programi Kombëtar i Talenteve rinore që do të mbështesë të rinjtë në fusha të ndryshme si pjesa e artit, kulturës, edukimit, shkencës teknologjisë, por edhe sportit duke mbështettur të rinjtë në kompeticione ndërkombëtare, dhënien e shpërblimeve për ta dhe vlerësime dhe rezultatet që ata arrijnë”.

“Çdo i ri dhe e re e talentuar nuk do të ketë pengesa për pjesëmarrjen në kompeticionet ndërkombëtare. Me anë të investimit dhe shpenzimeve të mbuluara nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, çdo i ri do të ketë mundësinë të marrë pjesë në kompeticione, të ngrejë flamurin shqiptar lart dhe të mund të reflektojë të gjithë talentet e tyre”, tha Muzhaqi.

Ministrja Muzhaqi bëri të ditur se “një tjetër program shumë i rëndësishëm është programi i nismave komunitare, që do t’i lejojë mundësinë grupeve të të rinjve të krijojnë projektet e tyre, që kanë fokus ndryshimin e qyteteve, fshatrave ku jetojnë. Të rinjtë bëhen bashkë me njëri-tjetrin dhe kanë mundësinë të mos kenë vetëm ide, por të aplikojnë për projekte konkrete dhe të aplikojnë me një aplikim shumë të thjeshte pranë Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe t’i bëjnë ato realitet”.

Ministrja e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi, foto: Florian Abazaj
1 nga 2

/ k.s./j.p/

 

 

 

The post Muzhaqi: Dy programe të reja për të rinjtë, mbështetje talenteve dhe nismave komunitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌