Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Sillu në mënyrë që, në vend të mëshirës, të gëzosh respekt’, poezia e Nënë Terezës për gruan

By: Kult Plus
26 June 2025 at 20:31

Nga Nënë Tereza

Mos harro se lëkura rrudhet,
e flokët mbulohen me borë;
Ditët bëhen vite…
por më e rëndësishmja
nuk ndryshon kurrë!

Forca jote e bindja jote s’njohin moshë.
Shpirti yt e shtrin pëlhurën e merimangës
që mosha ta endi mbi fytyrë!

Pas çdo pikarritje, ka një pikënisje.
Pas çdo suksese, një zhgënjim.
Përderisa je gjallë, gjallëro!

Në qoftë se të mungon çka bëje më parë,
bëje përsëri,
mos rri duke parë fotografi
të zverdhura nga koha!
Mos e lerë të ndryshket hekuri
që ke brenda vetes.

Sillu në mënyrë që, në vend të mëshirës,
të gëzosh respekt.
Kur të rëndojnë vitet e s’mundesh më të vraposh,
ec shpejt.
Kur s’do të mundesh as të ecësh shpejt,
ec!
E kur as të ecësh s’do të mundesh,
përdore shkopin e shko…
Veç për t’u ndalë,
ti kurrë mos ndalo!/KultPlus.com

“Nënë Tereza lutej në shqip”/ Rrëfimi i Liri Berishës: Udhëtonte gjithmonë me pasaportë shqiptare

By: D Marku
3 June 2025 at 12:17

Një moment i rrallë dhe prekës është ndarë nga Liri Berisha gjatë një interviste në emisionin Opinion, ku ajo foli për takimet e saj me motrat e Nënë Terezës dhe lidhjen e veçantë të Shenjtores me Shqipërinë.

“Ajo kudo që udhëtonte, udhëtonte me pasaportë shqiptare. Nuk di të them se ku e gjeti dhe si e gjeti, por kjo më ka bërë shumë përshtypje,” tha Berisha.

Ajo tregoi gjithashtu për një vizitë në Budapest, ku ishte ftuar nga zonja e parë hungareze për të inauguruar një bust dhe një rrugë me emrin e Nënë Terezës. Atje takoi motrat e saj, të cilat ruanin disa nga sendet personale të shenjtores.

“Njëra prej motrave më tregoi cepin ku Nënë Tereza lutej çdo ditë. Ajo fliste në një gjuhë që ato nuk e kuptonin. Kur e pyetën motrën Nirvana, ajo tha: ‘Nuk e kuptoni, sepse ajo flet dhe falet në gjuhën e saj’,” kujtoi Liri Berisha, duke shtuar se gjuha për të cilën bëhej fjalë ishte gjuha shqipe.

Ky rrëfim jo vetëm që nënvizon lidhjen shpirtërore të Nënë Terezës me rrënjët e saj shqiptare, por dhe sjell në dritë një detaj të jashtëzakonshëm: ajo nuk e harroi kurrë kombin nga i cili rridhte, as në lutje, as në dokumente, as në zemër.

The post “Nënë Tereza lutej në shqip”/ Rrëfimi i Liri Berishës: Udhëtonte gjithmonë me pasaportë shqiptare appeared first on Albeu.com.

Alma Cani largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

By: Besnik
28 May 2025 at 18:35

Alma Cani është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi dha dorëheqjen paraditen e së mërkurës.

Profesoresha Alma Cani, ish-shefja e reanimacionit në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, u emërua në krye të QSUT më 25 mars 2024 dhe qëndroi në krye të qendrës më të madhe spitalore për afro 14 muaj.

Në vend të saj pritet të emërohet mjekja onkohematologe Donjeta Bali, e cila do të prezantohet zyrtarisht ditën e enjte në orën 10:00.

Bali ka shërbyer si mjeke onkohematologe në shërbimin e onkohematologjisë pediatrike në QSUT prej 20 vjetësh.

Ndërkohë, burime nga Euronews Albania bëjnë me dije se Alma Cani do të rikthehet në postin e zëvendësdrejtoreshës së Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, detyrë që mbante para se të emërohej drejtoreshë e QSUT-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Alma Cani largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” appeared first on Euronews Albania.

‘Nëse dëshironi të punoni për paqen botërore, shkoni në shtëpi dhe duajeni familjen tuaj’

By: Kult Plus
15 May 2025 at 23:07

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 15 maj shpalli Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që ato të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare.

Qëllimi i shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e familjes, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.

Familja konsiderohet si gjëja më e vlefshme për secilin njeri, një familje e shëndoshë është gjithçka për të cilën njerëzimi ka nevojë.

Më poshtë KultPlus ju sjell disa nga thëniet dedikuar familjes, që mendjet më të ndritura të kohës i kanë thënë.

-Respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi, janë themelet e harmonisë familjare.

-Të respektosh, të kuptosh dhe të thuash të vërtetën në shtëpinë tënde, kështu dominon harmonia dhe dashuria në familje.

-Familja është si muzika, disa nota janë të larta dhe disa të ulta. Por, gjithmonë ekziston melodia e lumturisë.

-Nëse dëshironi të punoni për paqen botërore, shkoni në shtëpi dhe doni familjen tuaj.

-Atje ku ka një nënë në shtëpi, gjërat shkojnë mirë.

-Shtëpia është tempulli i familjes.

-Në familje, grindjet bëhen nëse dritarja e dhomës së gjumit do të rri e hapur, dhe jo për të ardhmen e njerëzimit.

-Gjërat më të rëndësishme në jetë janë familja dhe dashuria.

-Në shtëpi, babai është rendi, nëna dashuria dhe fëmija gëzim.

-Sa e shkëlqyeshme është familja që nuk ka nevojë për gjëra të panevojshme, dhe nga të nevojshmet, asgjë nuk i mungon.

-Dy vëllezër zihen dhe dy të çmendur kënaqen.

-Nuk mund të mendoj asnjë nevojë tjetër në fëmijëri, aq të fortë sa mbrojtja prindërore.

-Shumica prej nesh bëhen prindër shumë kohë para se të ndolojmë të jemi fëmijë.

-Mund të mësoni shumë nga fëmijët tuaj. Sa durim keni, për shembull. Franklin P. Jones

-Është i mençur babai që e njeh fëmijën e tij.

-Të puthësh fëmijët e tu çdo natë kur të shkojnë në shtrat, edhe nëse janë në gjumë.

-Një grua gjithmonë e preferon fëmijën e saj nga burri i saj.

-Fuqia e dashurisë së nënës është e madhe, sepse nëna, madje edhe kur vuan nga fëmijët e saj, nuk i urren. / KultPlus.com

Hymni i jetës

By: Kult Plus
14 May 2025 at 19:25

Poezi nga Nëna Terezë

Jeta është një shans, kape.
Jeta është bukuri, adhuroje.
Jeta është bekim, shijoje.
Jeta është ëndërr, bëje realitet.

Jeta është sfidë, përballoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmuar, kujdesu për të.

Jeta është pasuri, vlerësoje.
Jeta është dashuri, jetoje.
Jeta është mister, zbuloje
Jeta është premtim, mbaje.

Jeta është trishtim, kaloje.
Jeta është himn, këndoje.
Jeta është luftë, pranoje.
Jeta është aventurë, rrezikoje.

Jeta është jetë, mbroje. / KultPlus.com

Berisha-LaCivita nisin fushatën/ Doktori: Shqipëria madhështore, energji fitoreje

11 April 2025 at 20:41

Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore drejtuar nga PD çeli këtë të premte zyrtarisht fushatën elektorale nga sheshi “Nënë Tereza”.

Ndërsa mbajti fjalën e tij në podium, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, falënderoi demokratët për mbështetjen. Nuk munguan falënderimet as për Chris LaCivita, për të cilin u shpreh se është bashkëarkitekti i rikthimit.

Në fjalën e tij ish-kryeministri nuk i kurseu kritikat për mazhorancën. “Bënë gjithçka që të fshijnë kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar. Bëri gjithçka që ju te mos kishit as emër as flamur. Por ja ku jemi sot me flamurin tonë, më krenar se kurrë me ju. Ja ku jemi sot të bashkuar si asnjëherë. Ja ku jemi sot të ngritur si feniksi nga hiri për të shkuar drejt fitores”, tha Berisha.

Ish-kryeministri nënvizoi dhe e vlerësoi këtë miting si një “mundësi e re” për Shqipërinë dhe për të rikthyer sipas tij projektin e ëndrrave më të bukura.

“12 vite ishin vite të rënda për çdo shqiptar. Sot një në dy familje nuk ka një fëmijë në vatrën e vet, por e ka në rrugët e botës. Sot mijëra të sëmurë mbetet në mëshirë”, u shpreh ai, duke shtuar se Sot Shqipëria pret me padurim projektin e Shqipërisë Madhështore”.

 

“Stimulimi i thellë i trurit”, realizohet në QSUT ndërhyrja kirurgjikale tek dy pacientë me parkinson

30 March 2025 at 13:46

TIRANË- Një ndërhyrje e rrallë  kirurgjikale është  kryer nga mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në  Tiranë  tek dy pacientë me parkinson, të cilëve trajtimi me ilaçe nuk po iu funksiononte.

Një 46 vjeçar dhe një 49-vjeçareje që vuanin nga kjo sëmundje prej dhjetë vitesh iu janë vendosur  elektroda në tru për stimulimin e thellë të tij.

“Është pajisje elektronike e cila ka një bateri. Ka aparatura që kanë bateri të rikarikueshme dhe  kjo është e përjetshme ndërkohë që aparatura që ne kemi  përdorur  jetëgjatësia e baterisë shkon deri në gjashtë vjet  më pas duhet ndërruar. Ndërrohet vetëm bateria e cila është  vendosur nën lëkurë në regjionin e kraharorit”, Kishin kryesisht ngadalësim në veprime, ngurtësim  të veprimit. Kishin  vështirësi në aktivetitet e jetës së përditshme të tyre të cilat fatkeqësisht me rritjen e përdorimit të medikamenteve apo përdorimin e skemave të ndryshme të mjekimit  nuk gjenin zgjidhje”

Pas ndërhyrjes  e cila për herë të parë realizohet me financim nga shteti  parashikohet përmirësim I ndjeshëm i pacientit.

Cilësia e jetës së tij rritet madje sipas mjekëve neurologë në disa raste I janë rikthyer dhe punës.

“Me realizimin e kësaj ndërhyrjeje sipas të gjitha studimeve dhe eksperiencave mbarëbotërore pritet përmirësim I rëndësishëm I shenjave klinike, pritet redukimi I medikamenteve që ato përdorin aktualisht dhe sigurisht  ngadalësimi i ecurisë së sëmundjes sepse duhet të theksojmë se sëmundja e parkinsonit është një sëmundje kronike progresive tek e cila kjo procedurë, vendosja e elektrodave për stimulimin e thellë të trurit nuk e shëron. Këta pacientë përmirësohen klinikisht. Rritet jashtëzakonisht cilësia e jetës dhe me moshat e reja tentojmë të kthejmë dhe aftësinë e tyre për punë.  Pra  një pjesë e tyre në eksperiencën botërore, kemi pasur dhe këtu, pacientë që i janë rikthyer  profesionit të mëparshëm.

Në Shqipëri parkinsoni është një sëmundje me incidencë të lartë.  Sipas studimeve në një mijë persona tetë vuajnë prej tij. Mjekët shohin me shqetësim se po preken dhe mosha të reja.

“Ka incidencë relativish të lartë, por ajo që neve na ka shqetësuar më shumë dhe na ka vënë më tepër në alarm  është fakti se  po shtohet gjithnjë  e më tepër parkinsoni  I diagnostikuar tek moshat e reja. Gjë që bën që shpejt të kemi nevojë për një spektër të gjerë medikamentesh”

Ende nuk ka një përgjigje të qartë për shtimin e të prekurve në moshë të re, por ndër shkaktarët e  parkinsonit  ashtu si dhe për  sëmundje të tjera  neurodegjenerative mjekët  rendisin  predispozitën gjenetike,  ndotjen apo  viruse të ndryshme.  Me procedurën e kryer sëfundmi  bluzat e bardha edhe në vendin tonë kanë një armë më tepër për trajtimin e pacientëve me parkinson./abcnews.al

 

 

Një foto, shënjim në kujtesën e historisë ngadhënjimtare të ringjadhjes së besimit dhe shpresës

By: berti
19 March 2025 at 10:51

Albert Vataj Në foto, nga e majta në të djathtë; Baba Selimi, Nënë Tereza dhe Bajram Plashniku, në ceremoninë e rihapjes së Qendrës Myslimane Bektashiane në Tiranë në prill të vitit 1991. Telegrafisht, me këtë shpjegim e ka publikuar, @albanianvintagephotography, foton. Prilli i vitit 1991 ishte një periudhë kur Shqipëria po dilte nga errësira e izolimit dhe persekutimit fetar.

Source

‘Paguaj ose vdis’: Sistemi i sëmurë shëndetësor për trajtimin e goditjeve në tru

19 March 2025 at 06:46

Kur motra e tij pësoi ishemi cerebrale vitin e kaluar, Arbeni* u vendos përpara një zgjedhjeje të vështirë.  Në pavionin Neurologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mjekët i thanë se motra 61 vjeçare ishte në gjendje të rëndë dhe duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje urgjente për të mbijetuar. Por mjekët ishin gjithashtu duarlidhur – […]

The post ‘Paguaj ose vdis’: Sistemi i sëmurë shëndetësor për trajtimin e goditjeve në tru appeared first on Reporter.al.

Asnjë provë për të akuzuar Nënë Terezën për trafik fëmijësh

3 March 2025 at 14:48

Pretendimi: Nënë Tereza ishte një trafikante e fëmijëve që shiste bebe.

Verdikti: E paprovuar

—————————————————————-

Në rrjetet konspiracioniste po qarkullon pretendimi se Nënë Tereza, e njohur edhe si Gonxhe Bojaxhi, ishte trafikante fëmijësh. Sipas postimeve në rrjete sociale, ajo shiste bebe dhe gjeneronte 50-100 milionë dollarë në vit për Vatikanin.

Si zakonisht, ky pretendim i jashtëzakonshëm nuk shoqërohet me ndonjë burim apo provë.

Pretendimi se Nënë Tereza “shiste bebe” ngatërron veprimtarinë e shenjtores me një rast tjetër që ndodhi në një strehë për nënat e pamartuara të drejtuar nga Misionaret e Bamirësisë, urdhri i murgeshave të Nënë Terezës, më shumë se 20 vjet pas vdekjes së saj në 1997.

vitin 2018, një hetim nga Komiteti Indian për Mirëqenien e Fëmijëve, zbuloi se të paktën dy punonjëse në shtëpinë bamirëse “Nirmal Hriday” në Ranchi, Jharkhand, Indi, u përfshinë në marrjen e fëmijëve nga nëna të pamartuara dhe dhënien e tyre të çifte që nuk kishin fëmijë. Hetimi u nis pas ankesës së një çifti që pretendonte se kishte paguar 1700 dollarë për një foshnje 14-ditësh, por më pas punonjësja e bamirësisë e kishte marrë përsëri fëmijën mbrapsht dhe kishte mbajtur paratë.

Megjithatë nuk ka prova që mbështesin këto pretendime lidhur me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Nënë Terezës në aktivitete të tilla kriminale. 

Nënë Tereza udhëhoqi urdhërin e krijuar prej saj “Misionarët e Bamirësisë” deri pak para vdekjes së saj në shtator 1997. Skandali në fjalë u hetua në vitin 2018, shumë vite pas vdekjes së Nënë Terezës. Organizatat vendase fajësuan gjithashtu procedurat e gjata në Indi për adoptimet që nxisin këto fenomene korruptive.

Nënë Tereza filloi urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta në vitin 1950 dhe më vonë ngriti qindra strehimore që kujdesen për disa nga më në nevojtarët e botës, njerëz që ajo i përshkroi si “më të varfërit e të varfërve”. Ajo mori çmimin Nobel për Paqen për punën e saj bamirëse në 1979 dhe Papa Françesku e shpalli atë shenjtore në 2017.

Nënë Tereza u përball me kritika gjatë jetës së saj – duke përfshirë për cilësinë e kujdesit në klinikat e saj dhe akuzat se ajo kishte marrë donacione nga diktatori Haitian Jean-Claude Duvalier dhe financieri famëkeq amerikan Charles Keating – por ajo nuk u akuzua ndonjëherë për shitjen e foshnjave.

The post Asnjë provë për të akuzuar Nënë Terezën për trafik fëmijësh appeared first on Faktoje.al.

Ndarja e urgjencave kirurgjikale sjell kosto shëndetësore për pacientët

28 February 2025 at 11:14

Në orën nëntë të darkës në mesin e dhjetorit 2024, Armela, 30 vjeç nga Kamza ndjeu papritur dhimbje të forta barku dhe dyshimet për apandesit e nisën atë me urgjencë drejt spitalit. “Dyshova menjëherë për apandesit për shkak se kur përplasja thembrat në tokë, kisha dhimbje të forta,” tha Armela për BIRN. Nga Kamza ku […]

The post Ndarja e urgjencave kirurgjikale sjell kosto shëndetësore për pacientët appeared first on Reporter.al.

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hapet zyrtarisht në 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

15 February 2025 at 11:13

Hapja zyrtare e Muzeut të Nënë Terezës në Prizren do të realizohet të hënën më 17 shkurt 2025, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në agjendën e publikuar për këtë përvjetor, Komuna e Prizrenit ka njoftuar edhe për hapjen e këtij muzeu, që realizohet në bashkëpunim me CHwB Kosova dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas organizatorëve, pas restaurimit dhe funksionalizimit, muzeu në fjalë është gati për vizita dhe aktivitete kulturore.

Foto: MKRS

Edona Rugova nga CHwB Kosova, javë më parë, pati sqaruar se Muzeu, si pjesë e peizazhit kulturor të Qendrës Historike të Prizrenit, i dedikohet jetës dhe trashëgimisë së Nënë Terezës.

“Ekspozita momentale e muzeut përfshinë informata dhe dokumente për jetën personale dhe veprimtarinë e Nënë Terezës, duke përfshirë fëmijërinë e saj, misionin dhe në përgjithësi jetën e saj”, ka deklaruar ajo.

Muaj më parë, pjesëtarët e komunitetit patën kërkuar përshpejtimin e hapave drejt funksionalizimit të këtij Muzeu.

Kjo ngase historia e ndërtimit të këtij Muzeu është e gjatë. Projekti i kontraktuar në vitin 2010 nga MKRS-ja me raporte zyrtare kishte përfunduar në vitin 2012. Tek në mesin e vitit 2014 ishte dhënë drita e gjelbër për pranimin teknik të objektit, por përkundër kësaj Muzeu nuk ishte funksionalizuar.

Foto: MKRS

Ekspozita dedikuar jetës dhe veprës së Nënë Terezës në Prizren qe hapur me 5 shtator 2022, në 25-vjetorin e kalimit në amshim të saj, me pjesëmarrjen e liderëve shtetërorë, raporton Telegrafi.

Nënë Tereza është bërë simbol i humanizmit në botë si pasojë e angazhimit të gjatë në shërbim të sëmurëve e të varfërve. Ishte fituese e çmimit Nobel për Paqe dhe vite më vonë u shenjtërua nga Vatikani. Ajo ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë.

Foto: MKRS

 

Ndërtesa e Muzeut të Nënë Terezës gjendet afër Katedrales së Zojës Ndihmëtare në Prizren, në lagjen ku dikur kishin jetuar të parët e Gonxhe Bojaxhiut. /Telegrafi/

The post Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hapet zyrtarisht në 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës appeared first on Telegrafi.

Personazhet që lanë gjurmë në histori, mes tyre edhe një shqiptare

By: Kult Plus
2 February 2025 at 17:30

Nga Ramses dhe Kleopatra tek Buda, Aleksandri i Madh, Cezari, Mikelanxhelo, Leonardon, Beethoven, Mozart, Tesla, Ajnshtajn por edhe Marilyn Monroe e shumë të tjerë, janë këta ndë 100 personazhet e mëdhenj të historisë, shkruan focus.it.

Por cilët janë burrat dhe gratë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në histori?

Shumë prej nesh me siguri ia kanë bërë vetes këtë pyetje në një moment. Por nuk është e lehtë të bësh një listë. Por tani detyra mund të bëhet më e lehtë nga një botim. ”100 Personazhet e Mëdha të Historisë”, bestselleri që lavdëron gratë dhe burrat që ndryshuan botën.

Fillojmë me Lucy, një nga përfaqësueset më të vjetra të njerëzimit: e zbuluar në Etiopi në 1974, Lucy është një australopitekë që jetoi 3.2 milionë vjet më parë dhe përfaqëson hapin e parë në evolucionin tonë.

Gjatë rrugës do të takoni mbretëreshën Nefertiti, e cila jetoi mbi 3300 vjet më parë, e famshme për bukurinë e saj, më pas Ramses II dhe mbretëreshën shumë të famshme Kleopatra.

Dhe përsëri: Buda; perandori i parë i Kinës Qin Shi Huang; mbreti luftëtar Hun Attila si dhe gjakatari mongol Ghengis Khan.

Për Greqinë e lashtë, këtu janë Platoni dhe Aleksandri i Madh. Pas një ekskursusi kushtuar Romës gjenden Spartaku dhe Jul Cezari.

Aty janë edhe Charlemagne, Marco Polo, Dante Alighieri, Leonardo da Vinci, Michelangelo, Joan of Arc, Christopher Columbus, Ferdinand Magellan.

Përsa i takon besimeve fetare janë Jezusi i Nazaretit dhe profeti Muhamed.

Kampionët e letërsisë

Nuk mungojnë autorët e veprave të pavdekshme: nga Miguel Cervantes me Don Kishotin te Ludwig van Beethoven me simfoninë e nëntë të tij, nga Wolfgang Amadeus dhe Mozart, William Shakespeare me Romeon dhe Zhulietën te Diego Velasquez me Las Meninas, duke kaluar nëpër Rembrandt, Piccasso dhe pikturat e tyre, Molieri me ”Invalidin imagjinar”, Vëllezërit Grimm dhe tregimet e tyre popullore, Victor Hugo me ”Të Mjerët”.

Shkencëtarë dhe artistë të mëdhenj

Ndër shkencëtarët spikasin figurat e Marie Curie, Albert Einstein, Nikola Tesla, Louis Pasteur, Edison.

Gjithashtu, në fushën artistike: Walt Disney, Charlie Chaplin, Marilyn Monroe, Edith Piaf, Nina Simone, John Lennon dhe Michael Jackson.

Sipas studimeve të kryera në 37 vende, më i vlerësuari i të gjitha kohërave është Albert Einstein. Në vendin e dytë, e vetmja grua në top 10, është Nënë Tereza e Kalkutës.

Ndë emra të tjerë janë Gandhi, Lenin, Napoleone, Mandela./ KultPlus.com

Shërbimi shëndetësor për isheminë cerebrale: Ndani përvojën tuaj

By: BIRN
31 January 2025 at 14:14

Ishemitë cerebrale konsiderohen një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve dhe paaftësisë në botë, ndërsa në Shqipëri mjekët paralajmërojnë prej vitesh një rritje të numrit të pacientëve. Gjithsesi, mënyrat e trajtimit dhe të rehabilitimit të pacientëve vazhdojnë të mbeten një sfidë për sistemin shëndetësor shqiptar. Përmes kësaj thirrjeje, BIRN fton pacientët që i kanë mbijetuar një […]

The post Shërbimi shëndetësor për isheminë cerebrale: Ndani përvojën tuaj appeared first on Reporter.al.

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

24 January 2025 at 09:30

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet ti hapë dyert për vizitorët me orar të rregullt. Shënimi i përvjetorit të 17-të të pavarësisë së Kosovës është njëri prej opsioneve për funksionalizimin në baza ditore të këtij institucioni kulturor.

Aktualisht, Muzeu menaxhohet nga CHwB Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe MKRS-në, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit të nënshkruar në nëntor të vitit të shkuar.

Edona Rugova nga CHwB Kosova ka bërë të ditur se për shkak të fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve parlamentare, data zyrtare për hapjen e Muzeut me orar të rregullt pritet të caktohet në muajin shkurt.

“Data e saktë e hapjes do të bëhet publike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sidoqoftë, Muzeu është në dispozicion për vizita të organizuara që duhet të caktohen paraprakisht përmes CHwB-së, deri në caktimin e datës së saktë të hapjes”, ka thënë ajo për Telegrafin.

Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Rugova ka sqaruar se Muzeu do të ofrojë për vizitorët ekspozitën për jetën e Nënë Terezës.

“Ekspozita momentale e muzeut përfshinë informata dhe dokumente për jetën personale dhe veprimtarinë e Nënë Terezës, duke përfshirë fëmijërinë e saj, misionin dhe në përgjithësi jetën e saj. Informatat dhe dokumentet historike janë rezultat i një hulumtimi dy vjeçar i CHwB Kosova, udhëhequr nga historiani Jahja Drançolli. Po ashtu, janë siguruar të drejtat e përdorimit dhe licencat për të gjitha fotografitë e ekspozuara. Ekspozita është e shtrirë në tri katet e muzeut në mënyrë kronologjike”, ka deklaruar ajo.

Krahas kësaj, Rugova ka shpjeguar se muzeu parashihet të jetë destinacion për aktivitete të ndryshme edukative dhe kulturore.

“Gjatë vitit të parë të hapjes, do të punohet në zhvillimin e një strategjie të punës dhe veprimtarisë, në të cilin do të përfshihen aktivitete me komunitetin artistik, organizata kulturore e edukative si dhe partneritete të tjera”, ka thënë Rugova për Telegrafin.

Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Muaj më parë, pjesëtarët e komunitetit patën kërkuar përshpejtimin e hapave drejt funksionalizimit të këtij Muzeu.

Këshilltari nga radhët e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, që është pjesë e grupit të kuvendarëve të LDK-së, Marin Përgjoka pat vlerësuar se qëndrimi mbyllur i kësaj ndërtese në radhë të parë është humbje për turizmin e qytetit.

Historia e ndërtimit të këtij Muzeu është e gjatë, pasi projekti i kontraktuar në vitin 2010 nga MKRS-ja me raporte zyrtare kishte përfunduar në vitin 2012. Tek në mesin e vitit 2014 ishte dhënë drita e gjelbër për pranimin teknik të objektit, por përkundër kësaj Muzeu nuk ishte funksionalizuar.

Ekspozita dedikuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë në Prizren qe hapur me 5 shtator 2022, në 25-vjetorin e kalimit në amshim të saj, raporton Telegrafi.

Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Nënë Tereza është bërë simbol i humanizmit në botë si pasojë e angazhimit të gjatë në shërbim të sëmurëve e të varfërve. Ishte fituese e çmimit Nobel për Paqe dhe vite më vonë u shenjtërua nga Vatikani. Ajo ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë.

Ndërtesa e Muzeut të Nënë Terezës gjendet afër Katedrales së Zojës Ndihmëtare në Prizren, në lagjen ku dikur kishin jetuar të parët e Gonxhe Bojaxhiut. /Telegrafi/

The post Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.

Shenjorja e “Nënë Terezës”, peng i vendimeve që institucionet nuk i njohin

By: Ardit
16 January 2025 at 19:28

Rreth tre vjet më parë, Erion Veliaj dhe Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Arjan Dodaj, firmosën ngritjen e një shenjoreje në nder të Shenjtës “Nënë Tereza” me sipërfaqe 1.7592 ha i llojit pyll. Procesi filloi me miratimin e projektit nga Këshilli Bashkiak në tetor 2022 dhe vijoi me hartimin e raportit nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit […]

The post Shenjorja e “Nënë Terezës”, peng i vendimeve që institucionet nuk i njohin appeared first on BoldNews.al.

Shenjorja e “Nënë Terezës”, peng i vendimeve që institucionet nuk i njohin

16 January 2025 at 16:27

Rreth tre vjet më parë, Erion Veliaj dhe Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Arjan Dodaj, firmosën ngritjen e një shenjoreje në nder të Shenjtës “Nënë Tereza” me sipërfaqe 1.7592 ha i llojit pyll.

Procesi filloi me miratimin e projektit nga Këshilli Bashkiak në tetor 2022 dhe vijoi me hartimin e raportit nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në prill 2023. Në qershor të po atij viti,

Ministria refuzoi kërkesën e Agjencisë për shkak se procesi i ndjekur administrativ ishte bazuar mbi një vendim të shfuqizuar. Kërkesa duhej ndjekur pëmes aplikimit në portalin e-Albania

Më 5 shtator 2022, Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Arqipeshkvi Metropolit i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, u panë në një aktivitet të filmuar për publikun duke nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e shenjores në nder të Shenjtës “Nënë Tereza” e cila do të shërbente si vend reflektimi dhe lutjeje për besimtarët. Memorandumi, si kohë, ishte firmosur më herët, në fund të muajit gusht (31.08.2022). Për ndërtimin e shenjores, përcaktohet se Bashkia e Tiranës duhet t’i kalojë Arqipeshkvisë një sipërfaqe e llojit “Pyll” prej 17.592 metër katrorë. Këshilli Bashkiak mori vendimin për këtë çështje më 15 Nentor të po atij viti (2022). Një javë më vonë, Veliaj e përmendi sërish.

“Së shpejti, në Kodrat e Liqenit do të vendosim edhe një shenjtore të Nënë Terezës, si një vend reflektimi dhe lutjeje, qetësie e paqeje”, deklaroi Veliaj asokohe, por pa përcaktuar afate se kur.

Më 16 janar 2025, Faktoje.al ishte në terren për të vëzhguar nga afër situatën në zonën e Lapidarit, ku ishte premtuar ndërtimi i shenjores së Nënë Terezës. Gjatë verifikimit, nuk kishte asnjë shenjë të nisjes së punimeve për ngritjen e shenjores. Zona ishte e mbuluar me bimësi dhe kishte terren të vështirë për lëvizjen e automjeteve.

Faktoje.al më herët i ishte drejtuar me një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës (20 nëntor 2024) mbi ecurinë e projektit.

Dy muaj nga dërgimi i kërkesës, (përfshi edhe ankesën drejtuar Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale) Bashkia Tiranë (konkretisht Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit) jep një përgjigje shteruese mbi ecurinë e procesit, ku lë të kuptohet shumëçka se pse një projekt i tillë i trumbetuar me aq bujë nga kryebashkiaku Erion Veliaj (në kohë të ndryshme) nuk kishte marrë formë në terren.

Ecuria  

Bazuar në përgjigjen e dërguar nga Bashkia, sipërfaqia 1.7592 ha, pjesë e ngastrës pyjore e kullosore Krrabë-Gurë 2, në pronësi të Bashkisë Tiranë, administrohet nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Nga marrja e vendimit në Nentor 2022, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit u vu në lëvizje vetëm në prill 2023 duke hartuar raportin mbi studimin tekniko-ekonomik për heqjen e sipërfaqes (1.7592 ha), nga fondi pyjor dhe kullosor në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Një muaj më vonë nga hartimi i raportit, Këshilli Bashkiak jep miratimin për vijimin e procedurave, duke ngarkuar sërish Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit e cila (më 7 qershor 2023) i drejtohet me kërkesë hallkës së fundit, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për heqjen e sipërfaqes nga fondi pyjor.

Ku ka ngecur projekti?

Dy javë pas dërgimit të kërkesës nga Agjencia e Parqeve, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e njofton përmes një shkrese se kërkesa (bashkë me dokumentacionin) për heqjen nga fondi pyjor kryhet jo sipas vendimit që (deri atëherë) ishte referuar Agjencia  (nr 1353, datë 10.10.2008) por një tjetër vendimi, që kishte shfuqizuar në të njëjtën kohë të mëparshmin. Që do të thotë se, vendimi ligjor i trajtuar si referencë nga Agjencia e Parqeve për procesin administrativ (tre muaj punë) ishte shfuqizuar nga një vendim i ri i Këshillit të Ministrave i marrë shumë më herët nga fillimi i procedurave për heqjen e sipërfaqes pyjore. 

Vendimi (nr 888, datë 27.12.2022) u firmos vetëm një muaj pasi Këshilli Bashkiak kishte miratuar memorandumin për ngritjen e shenjores në nderim të Shenjtës Nënë Tereza. Sipas vendimit, kërkesa për raste të tilla, që në fillim të herës, duhet të bëhet përmes një tjetër rruge, portalit e-Albania.

Në përgjigjen e Bashkisë nuk jepet asnjë informacion më tej se çfarë është bërë që nga kthimi i shkresës nga Ministria (qershor 2023) e deri më sot.

Ndaj dhe, me keqdashje apo jo, ngritja e shenjores na rezulton (deri më tani) të ketë mbetur peng i burokracisë, problematikës strukturore të funksionimit të institucioneve, mungesës së komunikimit mes tyre, e aq më shumë mos njohjes së vetë vendimeve që ato nxjerrin.

The post Shenjorja e “Nënë Terezës”, peng i vendimeve që institucionet nuk i njohin appeared first on Faktoje.al.

Lekët “rrush e kumbulla”, tender 390 mijë euro për një instalacion tek Politekniku

7 January 2025 at 09:26

Tirana pritet të ketë një tjetër instalacion këtë herë të parashikuar tek Sheshi Nënë Tereza përballë me Politeknikun. Bashkia e Tiranës njoftoi hapjen e një procedure për këtë instalacion me vlerë 39 milionë lekë apo 390 mijë euro që është titulluar si Tirana Moons apo “Hënët e Tiranës”. Sipas shpjegimit në relacionin arkitektonik struktura modulare […]

The post Lekët “rrush e kumbulla”, tender 390 mijë euro për një instalacion tek Politekniku appeared first on BoldNews.al.

Festohet Dita e Krishtlindjes në katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

25 December 2024 at 14:45

PRISHTINË, 25 dhjetor /ATSH/ Dhjetëra besimtarë të besimit katolik u mblodhën në mëngjesin e së mërkurës në katedralen Shën Nënë Tereza, në Prishtinë, për të festuar Krishtlindjen. Me rituale fetare e me himne kishtare ose korale filloi ceremonia e Krishtlindjes.

Famullitari Dom Agim Qerkini ishte ai që udhëhoqi këtë ceremoni.

Në këto mesha u përcollën mesazhe paqeje e lumturie. Gjatë ceremonisë së sotme, qytetarët patën mundësi të dëgjojnë rite fetare nga Dom Agim Qerkin,i i cili në fund uroi të gjithë besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes.

“Vëllezër e motra në mbarim të meshës më lejoni edhe njëherë të shpreh urimet më të përzemërta për Krishtlindje të gjithë juve, të afërme tuaj, të gjithë besimtarëve kudo që janë”, uroi ai.

Po e njëjta meshë do mbahet edhe një herë sot gjatë orës 17:00, por në gjuhën angleze, kurse mesha tjetër pritet të mbahet në ora 18:00 në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë.

/KosovaPress/

The post Festohet Dita e Krishtlindjes në katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌