Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

By: Oldi
13 July 2025 at 22:15

Chelsea dhe PSG po luajnë në “MetLife Stadium” të New Jerseyt finalen e madhe të Botërorit të Klubeve. Dy skuadrat më të forta të këtij Botërori dhe me një stil krejtësisht të ndryshëm do gtë ndajnë fituesin e trofeut që me sa duket është vendosur që në pjesën e pare. Si për çudinë e të […]

The post Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu appeared first on BoldNews.al.

Kupa e Botës për klube, Interi merr fitoren e parë në grup, shkëlqejnë brazilianet

22 June 2025 at 19:25

Christian Chivu dhe Interi i tij morën fitoren e parë në grup në Kupën e Botës për klube, pasi përmbysën në shifrat 2-1 japonezët e Urawa.

Një ndeshje në të cilën zikaltrit dominuan totalisht, por u përballën me një mbrojtje të mbyllur të kundërshtarit, të cilën mundën ta kalojnë vetëm në minutën e 78’.

Ishin japonezët që gjetën avantazhin shumë shpejt me Watanabe, duke tronditur Interin. Të besuarit e Chivu vijuan sulmet e vazhdueshme, por rezultuan të pasaktë, teksa në minutën e 78’ i përhershmi Lautaro Martinez gjeti rrugën e rrjetës.

Në limite, një gjuajtje tokazi e Carbonit nga brenda zonës së rreptësisë gjeti fundin e rrjetës, e Inter fiton kështu 2-1 e merr fitoren e parë në grup, ndërsa më herët kishte barazuar 0-0 me Monterreyn.

Në ndeshjet e tjera të luajtura, triumf regjistruar Dortmundi e Fluminense, me skuadrat braziliane që po regjistrojnë sukses në këtë kompeticion. Verdhezinjtë e Gjermanisë mposhtën ekipin afrikan Mamelodi me përmbysje 4-3, në një përballje vërtet të bukur e të luftuar.

Dortmundi numëron 4 pikë dhe renditet i dyti, pasi kreu i përket Fluminenses e cila po ashtu mori rezultat pozitiv ndaj Ulsan, ku u shënuan 6 gola. Brazilianët dominuan totalisht dhe fituan takimin me rezultatin 4-2 dhe e shohin veten 1 hap larg fazës me eliminim direkt.

The post Kupa e Botës për klube, Interi merr fitoren e parë në grup, shkëlqejnë brazilianet appeared first on Euronews Albania.

E nis Superiorja, Superkupa trofeu i fundit i vitit: FSHF vendos datat e kampionateve

By: user 2
19 June 2025 at 17:03

FSHF ka miratuar kalendarin e kompeticioneve kombëtare për sezonin futbollistik 2025-2026. Kampionatet kombëtare kanë tashmë datat e nisjes dhe mbylljes së rrugëtimit të tyre, për edicionin e ri, duke filluar nga Abissnet Superiore e deri te kampionatet e moshave.

Kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më 23 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026. Në të njëjtën datë do të startojë edhe kampionati i Kategorisë së Parë. Ndërkohë, Kategoria e Dytë do të nisë më 27 shtator 2025 dhe do të mbyllet më 18 prill 2026. Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 28 dhjetor 2025.

📅 Miratohet kalendari i sezonit 2025-2026!

🏆 “Abissnet Superiore” dhe Kategoria e Parë nisin më 23 gusht 2025
⚽ Kategoria e Dytë starton më 27 shtator 2025
🥇 Superkupa e Shqipërisë luhet më 28 dhjetor 2025

✍ Më tepër, në 𝐟𝐬𝐡𝐟.𝐨𝐫𝐠https://t.co/LaKnuPDcVV

— FSHF (@FSHForg) June 19, 2025

Kupa e Shqipërisë do të nisë më 1 tetor 2025, ndërsa finalja e madhe është planifikuar të luhet më 13 maj 2026.

Lexo më tej: FSHF tashmë edhe në FIFA+: futbolli shqiptar hapet ndaj botës

Kampionati i vajzave do të fillojë më 27 shtator dhe do të mbyllet më 31 maj 2026.
Gjithashtu FSHF ka përcaktuar edhe datat për të gjitha kampionatet e moshave, të cilat do të nisin në muajin shtator dhe do të përfundojnë në maj 2026.

Datat e nisjes së kampionateve kombëtare 2025-2026:

Abissnet Superiore: 23.08.2025 – 24.05.2026
Kategoria e Parë: 23.08.2025 – 02.05.2026
Kategoria e Dytë: 27.09.2025 – 18.04.2026
Superkupa e Shqipërisë: 28.12.2025
Kupa e Shqipërisë: 01.10.2025 – 13.05.2026
Kampionati i Vajzave: 27.09.2025 – 31.05.2026
U-21 Superiore: 01.10.2025 – 25.05.2026
U-19 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
U-18 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
U-17 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
U-16 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
U-15 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
U-14 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
U-13 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
Kategoria e Parë U-19: 21.09.2025 – 10.05.2026
Kategoria e Parë U-17: 21.09.2025 – 10.05.2026
Kategoria e Parë U-16: 28.09.2025 – 23.05.2026
Kategoria e Parë U-15: 28.09.2025 – 23.05.2026
Kategoria e Parë U-14: 28.09.2025 – 23.05.2026
Kategoria e Parë U-13: 28.09.2025 – 23.05.2026

The post E nis Superiorja, Superkupa trofeu i fundit i vitit: FSHF vendos datat e kampionateve appeared first on Lapsi.al.

Mitaj fiton Kupën saudite/ Mbrojtësi kuqezi merr trofeun e dytë sezonal në Arabi

31 May 2025 at 16:46

ARABI SAUDITE- Nuk paska një pa dy. Mario Mitajt iu shpërblyen gjithë ato sakrifica për shkak të dëmtimeve të këtij viti, dhe ia ku mori edhe një tjetër trofe.

Mbrojtësi I kombëtares shqiptare fitoi Kupën e Arabisë Saudite, pas një finaleje që Al Itihad e fitoi ndaj rivalit, Al Kadisija. Ky sukses ishte I dyti brenda pak ditëve, pasi më herët u mor titulli kampion.

Si përherë, futbollisti shqiptar ishte titullar në një finale që ishte deri diku e fortë, por fituesi I së cilës nuk është se u vu shumë në dyshim.

Karim Benzema ishte heroi kryesorë, pasi ylli I dikurshëm i Francës dhe Realit, shënoi dy gola. Obamejang shkurtoi shifrat përkohësisht në 1-2, veçse Al Itihad siguroi gjithçka me rrjetën e minutës së 81-të nga Husem Auar.

Mitaj luajti deri në fund, duke qenë si gjithmonë nga më të mirët dhe më të sigurtit në fushë. Kështu, ai mbyll me triumf të plotë sezonin e tij të parë në Arabinë Saudite, fiton dy trofetë kryesorë, dhe ndodhet në formën më të mirë të mundshme para ndeshjeve të kombëtares ndaj Serbisë dhe Letonisë në eliminatoret e Kupës së Botës./abcnews.al

Etrit Berisha protagonist në Suedi, i jep Kupën ekipit të tij Hacken

TIRANË, 30 maj /ATSH/ Portieri shqiptar Etrit Berisha ishte protagonist në finalen e Kupës së Suedisë, duke udhëhequr skuadrën e tij Hacken drejt triumfit ndaj Malmos pas një sfide që u vendos pas goditjeve të penalltive, në fushën e këtyre të fundit.

Ndeshja përfundoi 0-0 në kohën e rregullt, por në gjuajtjen e penalltive, portieri kuq e zi shkëlqeu duke pritur dy penallti vendimtare, të parën dhe të tretën, si edhe realizoi vetë penalltinë e katërt për skuadrën e tij.

Hacken fitoi me rezultatin 4-2, duke fituar për herë të katërt në histori këtë trofe.

Berisha u shpall lojtari i ndeshjes, jo vetëm për performancën e tij në penallti, por edhe për pritjet e shumta vendimtare gjatë lojës.

“Ndihem shumë mirë. Të gjithë djemtë besuan, edhe pse kishim shumë mungesa. Të rinjtë dhanë gjithçka dhe dolën shumë mirë, edhe pse ishte një ndeshje e vështirë. Tani do të mund të luajmë në Evropë”, u shpreh Berisha pas finales.

Portieri kuqezi shtoi se nuk është hera e parë që shënon penallti.

“Nuk është hera e parë që pres penallti dhe shënoj. Bëmë një punë të madhe kundër një prej skuadrave më të mira në Suedi, në fushën e tyre. E dinim që do të ishte e vështirë, por nuk u dorëzuam kurrë”, tha ai.

Pas thuajse një sezoni pushim, Berisha u rikthye në fushë dhe ia doli të ngrejë trofeun me Hacken.

/a.f/

The post Etrit Berisha protagonist në Suedi, i jep Kupën ekipit të tij Hacken appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Një shqiptar për Botërorin/ Federata Spanjolle emëron Eduard Dervishajn për 2030

By: xhir jeta
7 May 2025 at 12:43

Do të jetë një ngjarje e madhe. Spanja do të organizojë Kupën e Botës të vitit 2030, së bashku me Portugalinë dhe Marokun, ndërsa Federata Mbretërore e këtij vendi ka marrë një vendim të veçantë.

Në krye të komitetit special të kësaj Federate për organizimin e Botërorit është caktuar Eduard Dervishi.

Pra, një shqiptar si shef I spanjollëve për Kupën e Botës të pas 5 viteve.

Ky emërim nuk është një nder që I bëhet profesionistit nga Shqipëria, I cili ka qenë sekretar I përgjithshëm I Federatës Shqiptare të Futbollit nga 1992 deri në 1997, dhe më pas u largua në kohën e trazirave.

Dervishaj u bë drejtues në Federatën Spanjolle, duke qenë drejtor I departamentit të relacioneve institucionale dhe projekteve ndërkombëtare, duke qenë lider I projekteve për tre finale të Championsit dhe dy të Championsit të femrave.

Spanja është kampione e Europës në fuqi, dhe shpreson të fitojë titullin e dytë botëror, të parin pas vitit 2010./abcnews.al

‘Vuajtja ia ka vlejtur’, Presidenti i Dinamos: Gjithçka erdhi falë punës së madhe të skuadrës

1 May 2025 at 21:59

Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, u shpreh i lumtur pas fitores së skuadrës së tij në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke i kushtuar një vlerësim të veçantë trajnerit Ilir Daja për ndryshimin e bërë te ekipi. Bardhi theksoi emocionet e mëdha dhe vuajtjet gjatë këtij rrugëtimi, duke shtuar se për Dinamon, përtej sakrificave, meritë e madhe është puna e Dajës.

“Dinamos është ndërtuar me një grup çunash të mrekullueshëm, me një profesor, një nga më të mirët që kemi, Ilir Dajën,” tha Bardhi, duke vlerësuar kontributin e Dajës për formimin dhe zhvillimin e skuadrës. Ai shtoi se me ardhjen e Dajës, Dinamo ka marrë një fytyrë tjetër dhe është duke shpresuar të bëjë më të mirën për të ardhmen.

Bardhi gjithashtu theksoi se kjo fitore ishte një vuajtje që arriti kufirin e saj, por gjithashtu e shikoi si një hap përpara për ekipin dhe strukturat e tij. Ai përmendi investimet në kompleksin e klubit në Arbanë dhe planet për të forcuar më tej skuadrën dhe infrastrukturën.

Në fund, Bardhi shprehu besimin se Dinamo do të mbetet gjithmonë një surprizë për futbollin shqiptar, edhe pse ka qenë larg sukseseve për një kohë të gjatë.

The post ‘Vuajtja ia ka vlejtur’, Presidenti i Dinamos: Gjithçka erdhi falë punës së madhe të skuadrës appeared first on Sot News | Lajme.

Derbi i sezonit/ Sonte, Inter dhe Milan kërkojnë finalen e Kupës

By: xhir jeta
23 April 2025 at 12:39

Nuk luhet vetëm për krenari. E vërtetë që tifozët e Interit dhe Milanit duan që skuadra e tyre të dominojë në qytet, por gjysmëfinalja e sotme e Kupës së Italisë ka llogari të tjera.

Një derbi delikat, por edhe që jep shpresë. Moment shumë I vështirë për Interin, pas humbjes në Bolonjë në Serinë A, ku gara për titullin është tërësisht e hapur me Napolin.

Çast vendimtar, por edhe tepër i ngarkuar, pasi zikaltërit konkurrojnë edhe për “skudeton”, edhe për Kupën, por mesjavën e ardhshme vjen gjysmëfinalja e parë e Championsit kundër Barcelonës.

Bashkë me Kupën e Botës për klubet, mund të fitohen katër trofe, por edhe asgjë, dhe kjo “asgjë” mund të fillojë që sonte. Trajneri Simone Inzagi pritet të luajë sërish me titullarët e zakonshëm, edhe pse të lodhur.

Turam mungon, dhe Lautaro Martinez duhet të shtrëngojë dhëmbët sërish. Të dëmtuar edhe Damfris e Zielinski. Në mesfushë priten Çalhanoglu, Barela e Mkitarian, ndërsa Kristian Asllani besohet se do ta nisë sërish nga stoli.

Problem më vete është se Milani këtë sezon mbetet I pathyeshëm në derbi. Zikaltërit kanë dy barazime e dy humbje, përfshi Serinë A, Kupën dhe Superkupën. “La Gazeta delo Sport” shkruan se derbi është për drithërima, dhe komenton se Interi nuk mund të gabojë, ndërsa kuqezinjtë luajnë për të shpëtuar sezonin.

“Është gjithçka për t’u humbur, – paralajmëron “Il Korriere delo Sport”, – Kupa, Inzagi ëndërron tripletën, për Konseisaon, objektivi I vetëm!” Milani ka lajme të mira se Kajl Uolker dhe Loftus Çik janë kthyer në stërvitje, edhe pse nuk kanë 100 për qind të formës.

Skema mund të jetë 3-4-3, ashtu si edhe për Interin, dhe yjet si Reijnders, Teo Hernandez, Leao e Pulishiç do të jenë në fushë, siç pritet edhe Abraham në sulm. Trajneri Serzhio Konseisao do të donte të fitonte Kupën e Italisë, për të pasur një trofe dhe për të siguruar Ligën e Europës, pasi në Serinë A pozitat janë shumë të dobëta.

Gjithsesi, kompanitë e basteve në një zë shpallin Interin favorit për fitore dhe për të arritur finalen, madje me diferencë të konsiderueshme për Milanin. Sidoqoftë, fusha deri tani ka treguar se kampionët nuk dinë ta bëjnë të vetin derbin.

Kupa “njeh” gjysmëfinalet/ Hidhet shorti, Vllaznia-Dinamo City dhe Egnatia-Partizani

By: xhir jeta
7 March 2025 at 12:37

U hodh këtë të premte shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2024-2025. Katër skuadrat që kanë siguruar një vend në këtë fazë janë Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City.

Në shortin e hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishte i pranishëm Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, si edhe përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave.

Shorti përcaktoi dy çiftet gjysmëfinaliste: Vllaznia – Dinamo City dhe Egnatia – Partizani.

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në datat 2 prill dhe 23 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 maj.

 Çiftet e fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Vllaznia- Dinamo City (2 prill)/ Dinamo City – Vllaznia (23 prill)
Egnatia – Partizani (2 prill )/ Partizani – Egnatia (23 prill)

Hidhet shorti, goglat caktojnë dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

7 March 2025 at 11:48

Është hedhur këtë të premte në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti për caktimin e dy çifteve gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Goglat kanë vënë përballë Vllazninë kundër Dinamos, ndërsa Egnatia do të luajë përballë Partizanit. Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni janë planifikuar të luhen në […]

The post Hidhet shorti, goglat caktojnë dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

“Tirana, drejt rënies”, ish-trajneri i Dinamos: Bardheblutë në vështirësi. Besimin e vetëm e kam te karakteri i trajnerit Magani

By: xhir jeta
16 January 2025 at 13:06

Nuk mund të rrijë dot pa dashurinë e vjetër. Farruk Sejdini, trajneri I njohur i futbollit shqiptar, vazhdon ta ndjekë Superligën, dhe duket se idetë I ka të qarta për atë që po ndodh, siç edhe tregoi në intervistën për Abc News. Tekniku, që doli kampion me Dinamon, dhe që ka qenë ndihmës i trajnerit të kombëtares, është tepër i dëshpëruar për pozicionin e Tiranës.

“Më vjen keq që Tirana të shkojë.. Pse? Tirana përpos asaj që është një emër i madh për futbollin shqiptar, që ka dhënë shumë, përpos kësaj Tirana i jep edhe bukurinë, rivalitetin kampionatit. Them se mori një goditje eleminimin nga Kupa. Tirana përballon disa rryma, kam dëgjuar jo do bëhet stadium, jo duan t’ia marrin, probleme bashkëudhëtare në futboll që kanë 30 vjet, që i dëgjoj. Megjithatë kam besim se e njoh mirë trajnerin, shumë kurajoz është njeri me ambicie”

Cilin ekip sheh Sejdini si kandidatin kryesor për titull këtë vit?

“Deri në këto momente do thoja që ekipi më i stabilizuar, me logjikën sportive do thoja është Dinamo. Jo se jam dinamovit, dhe më pëlqen të jetë Dinamo, por mendoj se ka krijuar një ekip që është më stabël. Dinamo sikur të riparojë pak atë që të ketë më shumë besim, mos kënaqet me pak.”

Partizani duket sikur ka humbur terren me largimin e disa lojtarëve.

“Problemi është që këto të keni një balancë, po e them me shprehjen tironsë ‘nxirr e mos fut’ kush do mbarojë më parë, ekipi do nisë të fiket. Ti shet edhe nuk ripërtërin, atëherë ky ekip do vi gjithmonë duke degraduar deri në atë masë që do humbë edhe identitetin e vet”

Mjekët e Real po kuronin Mbappé, Raphinha i heq çantën: veprimi ndez polemika

By: user 2
13 January 2025 at 16:12

Raphinha largoi çantën mjekësore të Real Madrid nga fusha ndërsa stafi mjekësor po trajtonte Mbappé, duke i detyruar ata të largoheshin nga fusha dhe duke e bërë që loja e finales së Superkupës së Spanjës të rifillonte. Barcelona mundi me rezultatin e thellë 5-2 rivalët historikë në “El Clasico” dhe fitoi trofeun e parë sezonal. Gjatë kësaj sfide të zhvilluar në Arabinë Saudite, ndodhi ky episod, të cilin të paktë ishin ata që e vunë re në minutat e para të ndeshjes.

Futbollisti brazilian, që mbante shiritin e kapitenit, u bë protagonist i një situate shumë të veçantë, që nuk ndodh shpesh në fushat e futbollit.

Pse Raphinha largoi çantën mjekësore gjatë trajtimit të Mbappé

Raphinha, në minutën e 17’, largoi çantën mjekësore të stafit të Real Madrid gjatë trajtimit të Kylian Mbappé: për të rifilluar menjëherë loja, numri 11 i Barcelonës mori një qëndrim shumë të fortë, duke marrë edhe kompetencat e arbitrit Gil Manzano e duke i detyruar mjekët e Blancos të largoheshin nga fusha.

Lojtari brazilian veproi në këtë mënyrë të pazakontë, duke shkaktuar pak tension me kundërshtarët, por arriti qëllimin e tij: rifillimin e menjëhershëm të lojës, në një moment kur Barcelona ishte në disavantazh 1-0. Raphinha pati një përplasje të vogël me Valverde dhe Rudiger për këtë veprim të tij, por situata u normalizua shpejt dhe ndeshja vazhdoi pa probleme.

O @k.mbappe machucou o tornozelo e fizeram um botinha (bandagem)

O Rafinha pelo visto não acredita nisso e tirou o material de campo 🤪😜#SupercopaEspanhaNaESPN#SupercopaDeEspana pic.twitter.com/CLcKRFtDwc

— Filipe Abdalla (@filipe_abdalla) January 12, 2025

Raphinha shpallet MVP i “El Clasico” të Superkupës

Raphinha u shpall lojtari më i mirë i finales së Superkupës së Spanjës, ku blaugranat triumfuan në mënyrë spektakolare kundër Real Madrid. Futbollisti brazilian, që shënoi një dopietë të jashtëzakonshme dhe dha një asist, zhvilloi një paraqitje fantastike në Jeddah dhe shtoi një tjetër performancë të shkëlqyer në këtë sezon, duke u konsakruar përfundimisht në sytë e publikut të gjerë.

The post Mjekët e Real po kuronin Mbappé, Raphinha i heq çantën: veprimi ndez polemika appeared first on Lapsi.al.

Ancelotti dërrmon Real, përveç njërit, pas 5-2 në Superkupë: ” Mbappé i shkëlqyer”

By: user 2
13 January 2025 at 09:11

I zhgënjyer nga lojtarët e tij pas humbjes kundër Barcelonës në finalen e Superkupës spanjolle (5-2), trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, gjithsesi ka lavdëruar paraqitjen e Kylian Mbappé, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes. “A ka diçka për të mbajtur nga kjo ndeshje? Asgjë, përveç paraqitjes së Mbappé. Ai luajti shumë mirë, bëri disa aksione të shkëlqyera dhe shënoi. Për pjesën tjetër duhet ta harrojmë. Dhe të shohim përpara,” tha Ancelotti në konferencën për shtyp, duke komentuar rezultatin 5-2 në favor të Barcelonës.

“Duhet të përballemi me realitetin: nuk mbrojtëm mirë, ata shënuan shumë lehtë dhe ne nuk arritëm të punojmë as si grup dhe as individualisht, sepse humbëm shumë duele, por ky është futbolli. Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer dhe ndajmë trishtimin me tifozët tanë, por duhet të shikojmë nga e ardhmja, sepse kemi sfida të tjera për të përballuar. Duhet të kthehemi në rrugën e duhur,” shtoi tekniku italian. “Mund të humbasim ndeshje, por jo ashtu siç luajtëm në pjesën e parë (…). Mendoja se pas përjashtimit të Szczesny mund të riktheheshim në lojë, por edhe me epërsi numerike nuk arritëm të gjenim zgjidhje.”

Lexo më tej: Ancelotti rrëfen jetesën në hotel me lojtarët e Real: “Më mirë të mos e dish ç’bëjnë”

Trajneri gjerman i katalanasve, Hansi Flick, që fitoi trofeun e tij të parë që nga ardhja verën e kaluar, lavdëroi “ndeshjen e madhe” të skuadrës së tij: “Kjo skuadër është e jashtëzakonshme, mund të bëj vetëm komplimente për ta. Qëndruam të bashkuar, mbrojtëm dhe sulmuam së bashku. Ky ishte çelësi sonte. Objektivi është të mësojmë nga çdo ndeshje dhe të përmirësohemi dita-ditës,” përmblodhi ai, duke folur për Barcelonën që luajti tre të katërtat e pjesës së dytë me 10 lojtarë. “Jam vërtet krenar (…) Objektivi i klubeve të mëdha është të fitojnë trofe dhe ne punojmë shumë për ta arritur këtë. Tani duhet të tregojmë në çdo ndeshje sa të fortë jemi”.

The post Ancelotti dërrmon Real, përveç njërit, pas 5-2 në Superkupë: ” Mbappé i shkëlqyer” appeared first on Lapsi.al.

Gratë e futbollistëve të ngacmuara gjatë Superkupës së Spanjës: “Ishim me fëmijët”

By: user 2
11 January 2025 at 13:12

Finalja e ndeshjes së Superkupës së Spanjës mes Real Madrid dhe Mallorca ishte e tensionuar jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna. Ndeshja përfundoi me një përleshje masive mes lojtarëve për shkak të provokimeve nga Maffeo, ndërsa në shkallët e stadiumit u denoncua një mungesë e rëndë sigurie. Cristina Palavra, bashkëshortja e Dani Rodríguez, foli personalisht për ngacmimet që kanë përjetuar familjet e futbollistëve nga tifozët sauditë, të cilët shqetësuan pa pushim pjesën majorkine të stadiumit. Ajo ndau përvojën e saj me Esports IB3 menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, duke rrëfyer çfarë ajo dhe të tjerët përjetuan nga publiku i pranishëm në Jeddah.

Cristina Palavra denoncon ngacmimet e tifozëve

Cristina Palavra ishte ulur në sektorin e tifozëve të Mallorcës, së bashku me familjet e futbollistëve të tjerë, kur në një moment ata u rrethuan nga tifozët sauditë. Ndërkohë që në fushë lojtarët ishin të përfshirë në një përleshje, edhe në tribuna atmosfera u bë e nxehtë dhe shumë prej tifozëve kaluan kufijtë. Pasi situata u qetësua, Cristina Palavra tregoi se çfarë kishin përjetuar: “E vërteta është që të rinjtë e këtij vendi filluan të na fotografojnë nga afër dhe na ngacmuan. Ishim me fëmijët dhe mbetëm pa siguri; askush nuk na mbrojti”.

🤬”Ens han assetjat”

🗣Cristina Palavra, dona de Dani Rodríguez, parla de la desagradable situació que han viscut els familiars dels jugadors del Mallorca durant el partit. pic.twitter.com/Ecgll6NoF6

— Esports IB3 (@EsportsIB3) January 9, 2025

Familjet e futbollistëve majorkinë u gjetën kështu në mëshirë të tifozëve kundërshtarë, ndërsa siguria nuk ndërhyri për t’i mbrojtur. Një tifoz tjetër shtoi: “Njerëzit prekën pjesët intime të familjarëve të futbollistëve. Është e pabesueshme që nuk ka siguri. Është e turpshme”.

Madje, edhe bashkëshortja e Dominik Greif u ngacmua nga disa tifozë në përfundim të ndeshjes së Superkupës së Spanjës, duke kontribuar në krijimin e një klime të rëndë tensioni. Në fund, familjet e futbollistëve arritën të mbërrinin të padëmtuara tek autobusët, por ishin lënë tërësisht pa mbrojtje nga siguria, e cila nuk ndërhyri kurrë për të qetësuar situatën.

🚨 Informa #LaZona10 👇

Nos informan aficionados del Mallorca que sigue habiendo problemas en la salida del estadio en Yeda 🇸🇦

“La gente está tocando los culos a las familiares de los futbolistas”

“Es increíble que no haya seguridad. Está siendo vergonzoso”

📻 @fibwiradio pic.twitter.com/UIuBiZCDRv

— La Zona 10 (@lazonadiez) January 9, 2025

The post Gratë e futbollistëve të ngacmuara gjatë Superkupës së Spanjës: “Ishim me fëmijët” appeared first on Lapsi.al.

Ancelotti rrëfen jetesën në hotel me lojtarët e Real: “Më mirë të mos e dish ç’bëjnë”

By: user 2
11 January 2025 at 12:52

Konferenca për shtyp e teknikut Carlo Ancelotti, përpara ndeshjes mes Real Madrid dhe Barcelonës në Superkupë, ishte një rast i mirë për të dhënë një mësim të vërtetë mbi menaxhimin e dhomës së zhveshjes. Trajneri italian e tregoi sërish se di kur të përdorë “shkopin” dhe kur “pambukun” në raport me lojtarët, duke mos hezituar që herë pas here të buzëqeshë.

Tema që shkaktoi të qeshura tek “Carletto” lidhej me periudhën e kaluar së bashku me grupin në Arabinë Saudite. Pesë ditë në kontakt të ngushtë me lojtarët, mes hotelit dhe fushës, përbëjnë një sfidë të madhe edhe për një trajner me përvojë si Ancelotti. Por filozofia e tij është shumë e qartë: të ndërhyjë sa më pak të jetë e mundur në jetën private të lojtarëve të Real Madridit.

Ja si e shpjegon ai këtë qasje: “Nuk kërkoj shumë prej tyre. Kalojmë shumë kohë së bashku gjatë vitit. Kalojmë shumë kohë bashkë, por u lë shumë liri. Tani po bëjmë më shumë video, por jo më shumë se 15 minuta. U jap shumë liri.” Ancelotti madje qeshi kur shpjegoi se preferon të mos dijë se çfarë ndodh gjatë kohës së lirë në hotel: “Ata argëtohen së bashku dhe atmosfera është shumë e mirë. Nuk e di çfarë bëjnë në dhoma dhe as që dua ta di”.

Oraret e parespektuara…

Trajneri i Real Madridit u pyet gjithashtu për qasjen e tij ndaj lojtarëve që nuk respektojnë oraret. Një mundësi për të bërë një krahasim me kolegun dhe rivalin e tij Flick, i cili e ndëshkoi Pena-n për vonesë në një seancë stërvitore. Ancelotti duket më i butë: “Kalendari është një gjë e rëndësishme. Lojtarët duhet të jenë të disiplinuar. Kur je pjesë e një grupi, nuk është mirë që grupi të të presë. Dua një shpjegim për vonesën. Nëse arsyeja është e pranueshme, nuk ndodh asgjë. Nëse nuk është, marrim masa që mund të jenë të çdo lloji.”

🗣 Ancelotti: “Dejo libertad a los jugadores. No sé lo que hacen en las habitaciones del hotel ni quiero saberlo”#SuperSupercopa pic.twitter.com/tU0aNz0aqW

— MARCA (@marca) January 11, 2025

The post Ancelotti rrëfen jetesën në hotel me lojtarët e Real: “Më mirë të mos e dish ç’bëjnë” appeared first on Lapsi.al.

Milan, Conceição: Superkupa e harruar! Jemi 17 pikë pas kryesuesve të Serisë A

By: Ardit
10 January 2025 at 19:52

Sapo ka fituar Superkupën e Italisë kundër Interit (3-2), por Sérgio Conceição nuk dëshiron që lojtarët e Milanit të dehen nga ky trofe dhe kujtoi situatën e klubit në Serie A: “Nuk mund të punosh te Milani nëse, pasi fiton një Superkupë, ndihesh i kënaqur ose ‘me barkun plot’. Kjo nuk është e mirë. Milani […]

The post Milan, Conceição: Superkupa e harruar! Jemi 17 pikë pas kryesuesve të Serisë A appeared first on BoldNews.al.

Finale “El Clasico”/ Real Madrid siguron biletën për në “aktin” e fundit të Superkupës

By: xhir jeta
10 January 2025 at 12:11

Real Madrid nuk zhngënjen, fiton dhe siguron biletën për në finalen e Superkupës së Spanjës.

Skuadra madrilene mundi 3-0 Majorkën në gjysmëfinalen e dytë në Xhedah të Arabisë Saudite, ndërsa do të diskutojë trofeun në një tjetër “El Clasiko” kundër rivalëve të përjetshëm të Barcelonë.

Pavarësisht dominimit me lojë dhe raste nga anas e të besuarve të Ançelotit, pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura.

Vetëm pas pushimit, “los blankos” gjetën epërsinë.

Në minutën e 65-të, Bellingham ndryshoi rrjedhën e sfidës, duke I hapur rrugën suksesit.

Gjithsesi, për të vulosur kualifikimin, Real Madrid duhet të priste kohën shtesë.

Në minutën e 92-të, Valjent shënoi një autogol, ndërsa në minutën e 95-të, Rodrigo vendosi përfundimisht fatin e ndeshjes me golin e tretë.

Tani e gjithë vëmendja drejtohet në finalen e madhe të së dielës, ku Real Madrid dhe Barcelona do të kërkojnë trofeun e parë sezonal të futbollit spanjoll./abcnews.al

Video/ Muriqi nuk ia del, Real Madrid arrin finalen e Superkupës: e pret Barcelona

By: user 2
9 January 2025 at 22:18

Real Madrid u kualifikua për në finalen e Superkupës së Spanjës pasi mposhti Mallorca me rezultatin 3-0 në gjysmëfinalen e turneut, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Radiant Jewel”. Vedat Muriqi nuk mundi t’i bëjë dëm merengues, që morën avantazhin me Bellingham e pastaj vulosën suksesin me dy gola në kohën shtesë.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte në favor të Real Madridit sa i përket kontrollit dhe zotërimit të topit, por ekipi nuk krijoi shumë mundësi për shkak të mbrojtjes së ngjeshur të lojtarëve të Mallorcës. Avantazhi i Real Madridit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, dhe përpjekjet e tij u shpërblyen kur Jude Bellingham shënoi golin e avantazhit në minutën e 63-të me një gjuajtje nga brenda zonës së rreptësisë. Në minutën e 90+3-të, Real Madridi shënoi golin e dytë përmes Martin Valent, i cili shënoi një autogol aksidentalisht pas një pasimi të thellë nga Diaz që u devijua nga Martin në rrjetën e tij. Rodrigo vulosi fitoren me një gol të tretë në minutën e 90+5-të.

Lexo më tej: Barça, sfidë e hapur ndaj La Liga: thërret Dani Olmo e Pau Victor për Superkupën

Real Madrid pritet të përballet me Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës, e cila do të luhet të dielën, më 12 janar. Katalanasit ishin finalisti i parë i Superkupës së Spanjës: Barcelona mposhti 2-0 në Jedah Athletic Bilbaon. Ekipi i Flick shënoi në minutën e 17′ golin që hapi ndeshjen, me Gavin që shfrytëzoi një asist të Balde. Në fillimin e pjesës së dytë (52’) Lamine Yamal përfitoi nga pasimi i golashënuesit spanjoll për të mposhtur Unai Simon dhe për të dyfishuar avantazhin. E tani në finalen e Superkupës do të jetë një Klasike…

The post Video/ Muriqi nuk ia del, Real Madrid arrin finalen e Superkupës: e pret Barcelona appeared first on Lapsi.al.

Barcelona në finale të Superkupës, pret fituesin e duelit Real Madrid-Majorka

By: fra nc
9 January 2025 at 11:43

Mes shumë problemeve, Barcelona arriti ta nisë mbarë vitin 2025-ën duke triumfuar në gjysmëfinalen e superkupës së Spanjës. Balugranët u kualifikuan për në stacionin vendimtar ku presin kundërshtarin, i cili përcaktohet mes Realit të Madridit dhe Majorkas, e me gjasa do të jenë galaktikët. Në përballjen e zhvilluar në Arabinë Saudite, aty ku pritet që të luhet dhe finalja, katalanasit nuk hasën vështirësi ndaj Athletic Bilbao, të cilës arritën t’i shënojnë nga një gol për secilën pjesë.

Gavi në të parën, ndërsa në fraksionin e dytë ishte Yamal që vulosi fitoren 2-0, ndërsa për baskët u anulluan dy gola me De Marcos e Inaki Williams. Në mbrëmje luhet gjysmëfinalja e dytë, ajo mes Realit të Madridit dhe Majorkas, ku fituesi përballet me Barcelonën. Favoritë janë madrilenët të cilët duken në formë shumë të mirë, pavarësisht dy dëmtimeve që tanimë dihen Carvajal e Militao.

Në anën tjetër Majorka është me grupin e plotë, por dukshëm më pak kualitativ në krahasim me rekordmenët e Europës. Rikarod De Burgos, gjyqtari 38-vjeçar është ai që do të vendosë gjyqësinë, ndërsa vendndodhja nuk ndryshon, Arabia Saudite.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Barcelona në finale të Superkupës, pret fituesin e duelit Real Madrid-Majorka appeared first on Euronews Albania.

Moviola, Milan fitoi me ndihmë nga arbitrat: faull ndaj Asllanit, goli i parregullt

By: user 2
7 January 2025 at 11:18

Inter humbi derbin e dytë radhazi këtë sezon, dhe këtë herë humbja dhemb edhe më shumë. Nga epërsia 2-0 në disavantazhin 2-3, finalja i dha Milan Superkupën e Italisë, por jo pa polemika. Sidomos për golin e Theo Hernandez nga goditja e dënimit, që hapi rrugën për përmbysjen, me ndihmën e gabimit të Yann Sommer dhe një faulli të padhënë ndaj Asllanit.

Vendimet e arbitrit Sozza nën kritikë

Para performancës së tij të dobët në këtë finale, arbitri Sozza nuk e drejtoi siç duhet lojën, si teknikisht ashtu edhe disiplinarisht. Një episod vendimtar ishte ndërhyrja e Morata-s ndaj Kristjan Asllanit, e cila sipas mediave kryesore sportive italiane, nuk u sanksionua siç duhej.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan: “Goditja e dënimit për faullin e Mkhitaryan ndaj Leao-s (minuta e 51-të) ishte korrekte, por aksioni i parapriu nga një faull i qartë i Morata-s ndaj Asllanit, i cili nuk u sanksionua”. Edhe “Corriere dello Sport” i jep Sozzas notën 5 dhe thekson: “Arbitri humbi ose i interpretoi gabimisht disa episode të qarta. Episodi i faullit të paakorduar ndaj Asllanit ishte një pikë kthese për ndeshjen”. Ndërkohë, Tuttosport citon Gianpaolo Calvarese: “Performanca e arbitrit ishte e pamjaftueshme. Faulli i Morata ndaj Asllanit ishte vendimtar dhe ndryshoi rrjedhën e finales, që deri atë moment ishte në duart e Inter”.

Vendimet kryesore:

1. Faulli i Morata ndaj Asllanit:

• Sulmuesi spanjoll godet Asllanin në pulpë dhe prek topin në mënyrë të dyshimtë. Episodi duhej të ndëshkohej me faull, por arbitri lejoi vazhdimin e lojës.

2. Goli i Theo Hernandez:

• Goditja e dënimit që çoi te goli i Theo ishte e drejtë, por faulli paraprak ndaj Asllanit u injorua, duke shkaktuar protesta nga lojtarët dhe tifozët e Inter.

Kjo finale, sipas analizave, mund të ishte ndryshe nëse episodi i faullit ndaj Asllanit do të gjykohej siç duhet. Për Inter, një tjetër humbje e dhimbshme në derbi, dhe për Milan, një triumf që nuk do të harrohet lehtë, edhe pse me hije polemikash.

The post Moviola, Milan fitoi me ndihmë nga arbitrat: faull ndaj Asllanit, goli i parregullt appeared first on Lapsi.al.

❌
❌