Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shkëlqejnë Zabërgja dhe Mandela, Dinamo mposht Pogradecin në miqësore

By: armand
11 July 2025 at 19:45

Dinamo ka mposhtur Pogradecin me rezultatin 1-3, ndërsa takimi miqësor nisi në orën 17:30. Ndeshja mes dy skuadrave u luajt në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit. Goli i parë u shënua nga Zabërgja, ndërsa Rodrigez vendosi baraspeshën në pjesën e parë ku kishte edhe tension e përplasje mes lojtarëve. Për të vulosur fatin e gjithë […]

The post Shkëlqejnë Zabërgja dhe Mandela, Dinamo mposht Pogradecin në miqësore appeared first on BoldNews.al.

U larguan nga Dinamo, Teuta pranë akordit me një mbrojtës dhe një mesfushor

By: armand
5 July 2025 at 10:52

Teuta pritet që ditën e sotme të zyrtarizojë Enkeleid Dobit si trajner të skuadrës, ndërsa kanë bërëq gati edhe disaa afrime të rëndësishme. Pas marrëveshjes së arritur me Florian Përgjonin dhe Gentian Selmanin, durrsakët kanë “peshkuar” te një tjetër rival në Superiore. Këtë herë te Dinamo, ku kanë “piketuar” një mbrojtës dhe një mesfushor. Bëhet […]

The post U larguan nga Dinamo, Teuta pranë akordit me një mbrojtës dhe një mesfushor appeared first on BoldNews.al.

Ndeshje miqësore/ Dinamo bie në Tetovë, humbje e thellë për Vllazninë

1 July 2025 at 20:42

Dalja me karton të kuq e Jazxhit që në minutat e para komplikoi në maksimum llogaritë, me vendasit që më pas realizuan nga dy gola për secilën pjesë.

Këtë të martë u zhvilluan disa ndeshje miqësore. Vllaznia pësoi disfatë 4-0 ndaj Olimpia Ljubljana, në sfidën e luajtur në Slloveni.

Dinamo u mund 2-1 nga Shkëndija në Tetovë. Goli i vetëm për dinamovitët mban firmën e Itodos, ndërsa Krasniqi dhe Kaba nderuan Shkëndijën.

Këto miqësore shihen si teste mjaft të rëndësishme, para ndeshjeve europiane.

The post Ndeshje miqësore/ Dinamo bie në Tetovë, humbje e thellë për Vllazninë appeared first on Sot News | Lajme.

Miqësoret/ Vllaznia pëson katër gola, disfatë edhe për Dinamon

By: armand
1 July 2025 at 20:14

Klubet nga Shqipëria, vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet Europiane, ku do të marrin pjesë. Në miqësoret e zhvilluara këtë të martë të 1 korrikut, skuadrat e Superiores zhgënjyen totalisht. Vllaznia u mposht me rezultatin e thellë 4-0 nga sllovenët e Olimpija Ljubljana. Ekipi shkodran u dominua të gjithë takimin, ndërsa vendasit shënuan dy herë në çdo […]

The post Miqësoret/ Vllaznia pëson katër gola, disfatë edhe për Dinamon appeared first on BoldNews.al.

Dinamo kërkon miliona euro, për Zabërgjan del në skenë klubi “dorëlëshuar”

By: armand
26 June 2025 at 18:18

Baton Zabërgja është sulmuesi më i përfolur i Superiores, për një transferim të bujshëm në këtë merkato. Në Rusi është raportuar që Dinamo ka kërkuar 2.5 milionë euro për ta lënë të lirë, megjithatë asgjë nuk do të bëhet me nxitim para Europës. Tashmë për Zabërgjën shfaqet në skenë një tjetër emër. Bëhet fjalë për […]

The post Dinamo kërkon miliona euro, për Zabërgjan del në skenë klubi “dorëlëshuar” appeared first on BoldNews.al.

Fitore e pastër e Partizanit në miqësore, Dinamo mund thellë Ballkanin

By: armand
24 June 2025 at 19:45

Këtë të martë u zhvilluan disa nga ndeshjet miqësore të skuadrave shqiptare.Partizani triumfoi pastër 0-3 ndaj Rabotnickit, në sfidën e mbajtur në stadiumin e Strugës. Të kuqtë zhbllokuan llogaritë me Kekon, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti. Për golin e dytë dhe të sigurisë mendoi Skuka. Në pjesën e dytë pati kohë edhe […]

The post Fitore e pastër e Partizanit në miqësore, Dinamo mund thellë Ballkanin appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Shënoi 13 gola sezonin e kaluar, Dinamo firmos me 19-vjeçarin nga Peja

By: armand
19 June 2025 at 18:53

Hekuran Berisha është futbollisti më i ri i Dinamos. 19-vjeçari ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Kosovë me Dukagjinin, për të nisur një të re me skuadrën e Ilir Dajës. Berisha luan në rolin e qendërsulmuesit, teksa është formuar pikërisht tek Dukagjini. Në sezonin që lamë pas, 19-vjeçari bëri mjaft mirë. Në […]

The post Zyrtare/ Shënoi 13 gola sezonin e kaluar, Dinamo firmos me 19-vjeçarin nga Peja appeared first on BoldNews.al.

Dinamo me fat, jo keq Partizani: shorti i raundit të dytë tremb Egnatian e Vllazninë

By: user 2
18 June 2025 at 17:58

Egnatia në Champions dhe tre ekipet shqipare pjesëmarrëse në Conference League, Dinamo, Partizani e Vllaznia janë njohur me skuadrat që do të kenë përballë në raundin e dytë të kompeticioneve europiane. Kampionët e Abissnet Superiore rrudhin “buzët”: nëse kalojnë Breidablik, atëherë do të sfidojnë Lech Poznan. Fituesit e Kupës së Shqipërisë pasi kaluar direct në raundin e dytë bekohen sërish nga goglat. Nuk mund të ankohet Partizani, por Vllaznia po.

Në Champions, Egnatia nuk mund të gëzohet se u shortua me Lech Poznan. Ata janë kampionë të Polonisë dhe njëra nga skuadrat me tifozeritë më të zjarrta. Sidoqoftë, nëse nuk arrin kualifikimin dhe mposhtet në raundin e parë të Champions, Egnatia do të zbresë në raundin e dytë të Conference League përballë humbëses së çiftit Ludogorets/Dinamo Minsk.

Lexo më tej: Partizani gjen Kalju, Vllaznia një debutues: Dinamo me fat, direkt në raundin e dytë

Pas shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, Dinamo është skuadra më me fat. Pasi u kualifikua në turin e dytë direkt, skuadra e Ilir Dajës do të luajë përballë fitueses që do të dalë nga çifti: Atletik Escaldes/Dudenlange.

Short i lehtë për Partizanin që nëse do të eliminojë Nome Kalju në raundin e parë do të ndeshet me një mes St,Patrik e Hegelman në raundin e dytë. Nuk mund të thotë të njëjtën gjë Vllaznia, që do të përballet në raundin e dytë me fituesen e çiftit Malisheva/Vikingur, gjithnjë nëse kalon letonezët e Daugavpils në raundin e pare. Ndeshjet e para të turit të dytë do të luhen në 24 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më pas.

The post Dinamo me fat, jo keq Partizani: shorti i raundit të dytë tremb Egnatian e Vllazninë appeared first on Lapsi.al.

Caktohen rivalët e “Partizanit” dhe “Vllaznisë” në Conference League

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Federata Europiane e Futbollit (UEFA) ka hedhur sot shortin për raundin e parë kualifikues të Conference League, aty ku marrin pjesë tri skuadra shqiptare: “Partizani”, “Vllaznia” dhe “Dinamo”.

Goglat kanë përcaktuar rivalët e skuadrës nënkampione të Shqipërisë, “Vllaznisë” dhe  “Partizanit”, që u rendit në katërshen e parë të Superligës. Kuqeblutë do të ndeshen me skuadrën letoneze të “BFC Daugavpils”. Takimi i parë është planifikuar me shkodranët si pritës, ndërsa i kthimit në Letoni.

“Partizani” do të luajë ndaj skuadrës nga Estonia, “Nomme Kalju”. Ndeshja e parë do të luhet në transfertë për “demat”, ndërsa kualifikimi do të vendoset në sfidën e kthimit në Shqipëri.

“Dinamo”, që ashtu si “Partizani” u rendit mes katër skuadrave më të mira të kompeticionit, do ta nis rrugëtimin nga turi i dytë. Kjo u vendos nga UEFA, pasi “Drogheda United” u përjashtua nga turneu për shkak të thyerjes së rregullave të pronësisë së dyfishtë.

Sipas kalendarit të paracaktuar, ndeshjet e para do të luhen më 10 korrik, ndërsa ato të kthimit më 17 korrik.

Shorti i plotë:

/a.f/r.e/

The post Caktohen rivalët e “Partizanit” dhe “Vllaznisë” në Conference League appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Partizani gjen Kalju, Vllaznia një debutues: Dinamo me fat, direkt në raundin e dytë

By: user 2
17 June 2025 at 17:14

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Katër ekipe nga Shqipëria dhe Kosova mësuan kundërshtarët e tyre për sfidat europiane që i presin në muajin korrik. Partizani, Vllaznia, Malisheva dhe Deçiq përballen me skuadra nga Estonia, Letonia, Ishujt Faroe dhe Maqedonia e Veriut.

Partizani sfidon Nomme Kalju – eliminuan Shkëndijën në 2019

Klubi i kuq nga Tirana do të masë forcat me Nomme Kalju, një ekip nga Estonia që ka rikthyer praninë e tij në Europë pas pesë vitesh mungesë. Me dy tituj kampionë, dy Kupa dhe një Superkupë të fituara në vendin baltik, Kalju ka përvojë në kompeticione ndërkombëtare dhe madje është kujtuar për eliminimin e Shkëndijës së Tetovës në turin e parë të Champions League në vitin 2019.

Lexo më tej: Egnatia me fat, një hap larg historisë në Champions: shorti e vendos me Breidablik

Takimi i parë do të luhet në tokën estoneze më 10 korrik, ndërsa sfida e kthimit në Shqipëri një javë më pas, më 17 korrik. Edhe pse Partizani shihet si favorit në letër, fakti që kampionati estonez është aktualisht në zhvillim i jep njëfarë avantazhi fizik kundërshtarit.

Vllaznia ndaj një debutuesi: Daugavpils i “ndihmuar” nga skualifikimet

Shkodranët do të kenë përballë një emër të panjohur në skenën europiane: BFC Daugavpils nga Letonia. Ky ekip po merr pjesë për herë të parë në një garë ndërkombëtare dhe madje ky debutim erdhi jo falë rezultateve të arritura në fushë, por pas përjashtimit të Valmierës për shkelje financiare.

Daugavpils e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e pestë në elitën letoneze, larg zonës së zakonshme europiane. Klubi zhvillon ndeshjet në një stadium shumë modest me kapacitet jo më shumë se 3 mijë vende. Vllaznia do ta luajë sfidën e parë në shtëpi më 10 korrik, ndërsa udhëtimi drejt Letonisë vjen më 17 korrik.

Deçiq përballet me Sileksin, Malisheva ndeshet me Vikingur

Përfaqësuesit nga Kosova nuk e patën fatin me vete. Malisheva do të përballet me Vikingur nga Ishujt Faroe, një skuadër me përvojë të konsiderueshme në garat europiane, ndërsa Deçiq do të masë forcat me Sileksin nga Maqedonia e Veriut, një emër me traditë në kampionatin e vet dhe pjesëmarrje të mëhershme në kualifikime europiane.

Dinamo dhe Ballkani presin, e nisin garën nga turi i dytë

Ndryshe nga katër ekipet e mësipërme, Dinamo e Ilir Dajës ka siguruar një kualifikim të drejtpërdrejtë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, falë përjashtimit të skuadrës irlandeze Drogheda për arsye të licencimit. Ballkani gjithashtu do të mësojë nesër kundërshtarin e tij, pasi nis aventurën europiane nga faza e dytë kualifikuese.

Në përgjithësi, shorti i sotëm nxori sfida të përballueshme për Vllazninë dhe Partizanin, ndërsa Deçiq dhe Malisheva do të përballen me ekipe më të forta në letër. Fillimi i aventurës europiane për skuadrat shqiptare dhe kosovare do të nisë më 10 korrik me ndeshjet e para, ndërsa kthimet do të zhvillohen më 17 korrik.

The post Partizani gjen Kalju, Vllaznia një debutues: Dinamo me fat, direkt në raundin e dytë appeared first on Lapsi.al.

UEFA “asist” Dinamo-s, blutë “katapultohen” në raundin e dytë të Conference League

By: armand
17 June 2025 at 15:34

U rikthyen në Evropë pas një mungesë prej afro 15 vitesh, por jo vetëm kaq, fati i buzëqesh Dinamos me blutë që kualifikohen automatikisht për në raundin e dytë të Conference League, pa qenë e nevojshme të zbresin në fushë. Ekipi i Ilir Dajës ka marrë një dhuratë fantastike nga UEFA, me këta të fundit […]

The post UEFA “asist” Dinamo-s, blutë “katapultohen” në raundin e dytë të Conference League appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Dinamo i plotëson dëshirën Ilir Dajës, firmos me mbrojtësin 23-vjeçar

By: armand
5 June 2025 at 20:38

Klubi i Dinamos ka zyrtarizuar sot goditjen e radhës për sezonin e ri, duke shtuar alternativat në dispozicion të trajnerit Ilir Daja në përgatitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Mbrojtësi i majtë Faton Neziri, është bërë pjesë e klubit kryeqytetas. Ai ishte piketuar nga trajneri Ilir Daja në vitet e këtij të fundit në […]

The post Zyrtare/ Dinamo i plotëson dëshirën Ilir Dajës, firmos me mbrojtësin 23-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

E ftoi Kombëtarja e moshave, 17-vjeçari firmos kontratë 3-vjeçare me Dinamon

By: armand
4 June 2025 at 16:25

Bjorni Duka ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Dinamon. Mesfushori i kryeqytetasve u ftua dje nga Kombëtarja U-19 për miqësoret e qershorit. Duka është 17 vjeç dhe shikohet me perspektivë për të ardhmen. Këtë sezon pati debutimin e tij me dinamovitët. Njoftimi i Dinamos: “Bjorni Duka, lojtar i Akademisë së Dinamos, ka firmosur kontratën e parë […]

The post E ftoi Kombëtarja e moshave, 17-vjeçari firmos kontratë 3-vjeçare me Dinamon appeared first on BoldNews.al.

ZYRTARE/ Dinamo i jep prioritet të rinjve, 17-vjeçari firmos për 3 vite me kryeqytetasit

By: S SH
4 June 2025 at 16:24

Dinamo ka përforcuar skuadrën me një afrim nga Akademia e klubit. Kryeqytetasit kanë arritur akordin me Bjorni Dukën, 17-vjeçari i cili është po ashtu edhe pjesë e Shqipërisë U-19.

Mesfushori i ri ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Dinamos.

“Bjorni Duka, lojtar i Akademisë së Dinamo City, ka firmosur kontratën e parë si profesionist. Mesfushori 17-vjeçar, pjesë e Kombëtares U-19 të Shqipërisë, ka nënshkruar për 3 vjet me klubin tonë.

Akademia e Dinamo City është gjithmonë në fokusin e presidentit Adrian Bardhi dhe klubit, pasi qëllimi është që kampionët e së ardhmes të lindin dhe rriten në shtëpi.

Pritet që rrugën e Dukës ta ndjekin shumë shpejt edhe elementë të tjerë të talentuar të Akademisë.”, shkruan klubi i Dinamos.

The post ZYRTARE/ Dinamo i jep prioritet të rinjve, 17-vjeçari firmos për 3 vite me kryeqytetasit appeared first on Albeu.com.

Klubi i njohur “piketon” Baton Zabërgjan, Dinamo kërkon 2.5 milionë euro

By: M C
27 May 2025 at 21:09

Baton Zabërgja është në radarin e Rubin Kazan. Sulmuesi i Dinamos kërkohet nga klubi rus, që kërkon të shtojë forcat në fazën ofensive.

Mediat ruse zbulojnë se klubi dinamovit do të ishte i gatshëm për të lënë të lirë yllin e skuadrës, në rast se ofrohen 2.5 milionë euro. Kjo shumë ndërkohë është e padëgjuar më parë për Superioren.

Zabërgja është pjesë e Dinamos nga vera e vitit 2023. Shpërthimin e pati në këtë edicion me Ilir Dajën si trajner. 24-vjeçari shënoi 15 gola në total, ndërsa asistoi edhe 10 të tjerë në të gjitha kompeticionet.

Dinamo fitoi Kupën e Shqipërisë pas 22 viteve pritje. Ky trofe ishte i pari për Zabërgjën në karrierën e tij. Në rast se do të konkretizohej lëvizja te Rubin Kazan, do të bashkohej me tre sulmues të tjerë shqiptarë. Pjesë e klubit rus janë Daku, Çuni dhe Shabanhaxhaj.

The post Klubi i njohur “piketon” Baton Zabërgjan, Dinamo kërkon 2.5 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Zabërgja dhe Mandela nuk preken, Ilir Daja u vë “kusht” drejtuesve të Dinamos

By: armand
15 May 2025 at 18:10

Ilir Daja vetëm arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë, duke rikthyer Dinamon te trofeu pas disa vitesh. Ky sezon konsiderohet mjaft pozitiv për dinamovitët, të cilët ia dolën të fitonin një trofe dhe pas 15 vitesh sigurojnë edhe kualiifkimin në Europë. Një kompeticion që sigurisht do të sjellë edhe shumë të ardhura në arkat e […]

The post Zabërgja dhe Mandela nuk preken, Ilir Daja u vë “kusht” drejtuesve të Dinamos appeared first on BoldNews.al.

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

10 May 2025 at 21:12

Partizani ka arritur të fitojë sot me rezultatin 2-1 kundër Dinamos, në duelin që caktonte vendin e tretë të Kategorisë Superiore, një ndeshje pa shumë interes duke qenë se të dy ekipet e kishin siguruar një vend për në kualifikueset e Conference League. Ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe trajneri Skënder Gega, Partizani kishte bërë […]

The post Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë appeared first on BoldNews.al.

Dinamo-Partizani, Gega: Sfidë e parëndësishme, do të aktivizoj të rinjtë

By: armand
9 May 2025 at 22:23

Dinamo dhe Partizani do të përballen nesër në finalen e vogël mes tyre, për vendin e tretë për këtë sezon të Superiores. Dinamo u mund 2-1 nga Vllaznia, në një ndeshje mjaft të kontestuar nga blutë përsa i përket abitrimit, ndërsa Partizani barazoi pa gol ndaj Egnatias. Por, duke qenë se në sezonin e rregullt […]

The post Dinamo-Partizani, Gega: Sfidë e parëndësishme, do të aktivizoj të rinjtë appeared first on BoldNews.al.

Lista të hapura, dyer të mbyllura: Në Tiranë politika nuk ngjall shpresë

9 May 2025 at 08:35

Djaloshi, ndoshta 26 vjeç, i mban syzet e diellit të ulura mbi hundë dhe e përkul lehtë kokën, sikur përpiqet të më dëgjojë më qartë. Për disa minuta nuk thotë asgjë – vetëm tund kokën në shenjë pohimi, kur e pyes nëse ka votuar më parë, nëse jeton në Tiranë dhe nëse e kanë kontaktuar […]

The post Lista të hapura, dyer të mbyllura: Në Tiranë politika nuk ngjall shpresë appeared first on Reporter.al.

Incidentet pas Vllaznia-Dinamo, FSHF pezullon presidentin Bardhi dhe trajnerin Daja

By: armand
7 May 2025 at 21:05

FSHF ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës që janë marrë sot. Për shkak të ngjarjeve me Vllazninë, Disiplina ka vendosur të pezullojë presidentin e Dinamos, Adrian Bardhi, me 6 ndeshje. I njëjti dënim është vendosur edhe për trajnerin Ilir Daja. Zyrtari i Elbasanit, Armand Mehmeti, është dënuar ndërkohë me 4 ndeshje pezullim. […]

The post Incidentet pas Vllaznia-Dinamo, FSHF pezullon presidentin Bardhi dhe trajnerin Daja appeared first on BoldNews.al.

❌
❌