Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

Ndeshje e bujshme, por me pasoja: Drilon Rama mbetet jashtë ringut për një muaj

By: gaze tare
14 July 2025 at 11:40

Ndeshja e zhvilluar më 28 qershor nga boksieri Drilon Rama ka tërhequr vëmendje të madhe, jo vetëm për rezultatin, por edhe për ngjarjet që e shoqëruan.

Fillimisht, Rama pritej të përballej me një boksier nga Tanzania, i pamposhtur deri më tani. Por vetëm pak ditë para përballjes, ky kundërshtar u zëvendësua papritur me një tjetër, i cili kishte një seri prej mbi 20 humbjesh radhazi. Ky ndryshim ngriti shumë pikëpyetje dhe u komentua gjerësisht në rrjete sociale dhe media.

Vetë boksieri afrikan, në një deklaratë për “Prive by Liberta Spahiu”, sqaroi se nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim, por ishte pamundësuar për të udhëtuar për shkak të një problemi me vizën.

Ndërkohë, zhvillime të tjera kanë dalë në dritë pas përfundimit të ndeshjes. Sipas të dhënave në BoxRec – databaza më e njohur ndërkombëtare për boksin profesionist – Drilon Rama është pezulluar deri në fund të këtij muaji. Ky pezullim njëmujor lidhet me dëmtimin që i shkaktoi kundërshtarit të tij gjatë meçit.

The post Ndeshje e bujshme, por me pasoja: Drilon Rama mbetet jashtë ringut për një muaj appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

By: Oldi
13 July 2025 at 21:46

Për herë të parë në kompeticionin e Kupës së Botës për Klube, Presidenti amerikan Donald Trump është i pranishëm në stadium. Ai ka kaluar shumë kohë me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në përgatitjet për këtë turne dhe përpara Kupës së Botës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara. I shoqëruar […]

The post Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG appeared first on BoldNews.al.

Dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, publikohet lista e Kombëtares U-15

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15, më 22 dhe 24 qershor.

Sipas FSHF, trajneri Armand Dama ka publikuar listën me 19 futbollistët e grumbulluar për këto përballje. 6 lojtarë vijnë nga klube jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatin vendas dhe janë pjesë e Akademisë së FSHF-së, “Elite Youth”.

Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin për këto dy ndeshje miqësore.

Takimi i parë do të luhet më 22 qershor, në orën 17:00, në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”. Sfida e dytë do të zhvillohet më 24 qershor, në orën 11:00, në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”. /j.p/

 

The post Dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, publikohet lista e Kombëtares U-15 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri Rama nuk e ndoqi ndeshjen përkrah Altin Dumanit

16 June 2025 at 10:06

Pretendimi: Edi Rama dhe kreu i SPAK Altin Dumani ishin ulur bashkë në tribunën VIP në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Vlerësimi: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

Në datën 7 qershor kombëtarja shqiptare u ndesh me atë serbe në stadiumin Air Albania në Tiranë, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026.

Stadiumi ishte i mbushur me mbështetës të skuadrës kuq e zi dhe pamjet e tifozëve u shpërndanë gjerësisht në rrjet. Një prej këtyre imazheve tregonte tribunën VIP ku në foto dukej kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani. Pranë tij dukej të qëndronte kryeministri Edi Rama.

“Si rastësisht” shkruan në përshkrimin e fotos një portal online. “Ja dhe drejtësia ulur me…”, pretendohet në një tjetër titull.

Si duket edhe nga komentet e qytetarëve në këto publikime, kjo foto është marrë për e vërtetë dhe duket se ironizon “afërsinë” mes Altin Dumanit, kreut të SPAK, dhe kryeministrit Edi Rama. Por në fakt, me një kërkim të thjeshtë në rrjet kuptohet se imazhi është i modifikuar.

Duke përdorur “Google Lens” Faktoje gjeti se në fakt fotografia e vërtetë tregon vetëm kreun e SPAK, Altin Dumani duke ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në krah të tij duket se nuk është Kryeministri Edi Rama.

Imazhi i modifikuar është shpërndarë edhe nga faqe apo personazhe të tjera ne rrejte sociale, por është shënjuar si një imazh i pavërtetë.

Ky shënim është veçanërisht i rëndësishëm për llogari që shpërndajnë informacione, apo portale online lajmesh, ku pritshmëria e lexuesve për të marrë informacion të besueshëm është më e lartë.

Botërori “made in USA”/ Nga data 14 qershor deri më 13 korrik luhet “Botërori i Klubeve”

By: xhir jeta
13 June 2025 at 12:37

“Ladies and gentlemen, attention please”. Zonja dhe zotërinj, kërkohet vëmendja juaj, pasi e gjithë bota e futbollit drejton sytë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga data 14 qershor deri më 13 korrik do të zhvillohet Botërori për Klube, për herë të parë me një format të zgjeruar dhe me një stil “Made in USA”, në formë dhe përmbajtje.

32 skuadrat më të mira të globit do të ndahen në tetë grupe nga katër. Dy më të mirat e secilit grup do të vazhdojnë turneun, ndërsa më pas me sistem eliminimi do të shkohet deri te finalja e madhe.

Tetë qytete do të presin ndeshjet e Botërorit të Klubeve, duke nisur nga ajo hapëse në Miami, ndërsa stadiumet e tjerë do të jenë në Atlanta, Charlotte, Cincinati, Nashville, Neë Jersey dhe Orlando.

FIFA pret një kompeticion spektakolar, ndërsa për të joshur klubet pjesmarrës do të shpërndajë tek ata 1 miliard dollarë.

Sigurisht, skuadra që do të ngrejë për herë të parë këtë trofe do të marrë edhe copën më të madhe të tortës së shpërblimeve, duke arkëtuar 125 milion dollarë.

Ky është një rekord më vete, ashtu sit ë tjerë që FIFA kërkon të vendosë sa I përket numrit të tifozëve në stadiume, por edhe teleshikusëve në mbarë botën.

Por jo gjithçka po shkon sipas parashikimeve.

Politikat shtrenguese me emigracionin dhe vizat kanë ndikuar drejtpërdrejt në shitjen e biletave. Për këtë arsye, FIFA ka ulur ndjeshëm çmimin deri në 6.5 dollar për një biletë në varësi të ndeshjes./abcnews.al

Serbi–Shqipëri në Beograd: Çfarë do ndodhë me tifozët shqiptarë?

By: gaze tare
12 June 2025 at 19:13

Tifozët anglezë me shumë mundësi do të jenë në Beograd më 9 Shtator në ndeshjen ndaj Serbisë. Edhe letonezët në Leskovac më 16 Nëntor. Por a do të kenë të drejtë shqiptarët ta ndjekin sfidën në kryeqytetin serb më 11 Tetor?

Është kjo pyetja që shtron televizioni N1 përmes portalit të tij pasi Federata Serbe e Futbollit vendosi që sfida me kuqezinjtë do të luhet në stadiumin “Rajko Mitiç” të Beogradit.

Dhe përgjigjen duket se ia japin po vetë.

“Me shumë mundësi jo, pavarësisht se në këtë moment nuk ka ndonjë ndëshkim që t’i ndalojë tifozët shqiptarë të mos udhëtojnë në ndeshjet ku luajnë si miq”, shkruan N1.

Po ashtu theksohet edhe fakti se FIFA nuk ka marrë ndonjë vendim që e dallon sfidën Serbi-Shqipëri nga të tjerat.

“Pjesëmarrja e tifozëve serbë në ndeshjen në Tiranë fundjavën e kaluar nuk ishte e mundur si pasojë e një dënimi të vendosur ndaj federatës për skenat në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Zvicrës”, sqaron N1.

Siç shkruan media serbe, pritet që edhe dënimi i mundshëm ndaj FSHF-së për skenat me ndeshjen me Serbinë të përdoren si pretekst për të ndaluar pjesëmarrjen e tifozëve shqiptarë. Megjithatë deri më tani UEFA nuk është shprehur për një dënim ndaj tifozëve shqiptarë.

Stadiumi “Rajko Mitiç” njihet ndryshe si “Marakana” dhe është shtëpia e skuadrës së futbollit Crvena Zvezda (Ylli i Kuq). Kjo nuk është arena e njëjtë e sfidës që u zhvillua më 14 Tetor të vitit 2014, që u luajt në stadiumin “Partizan” të Beogradit.

Ndeshja u ndërpre pas hedhjes së flakadanëve dhe objekteve të tjera në fushë nga ana e tifozëve serbë. Në atë moment, në stadium u fut një dron që mbante një flamur me simbole patriotike shqiptare. Kjo shkaktoi hyrjen e tifozëve serbë në fushë që goditën futbollistët shqiptarë, të ndihmuar edhe nga kujdestarët e stadiumit.

Për këtë arsye, UEFA vendosi që ndeshja të fitohej nga Shqipëria në tavolinë me rezultatin 3-0./tvklan.al

The post Serbi–Shqipëri në Beograd: Çfarë do ndodhë me tifozët shqiptarë? appeared first on iconstyle.al.

“Dy pikë janë pak”, Ish zv. trajneri i Kombëtares, i pakënaqur me kuqezinjtë

By: xhir jeta
12 June 2025 at 12:50

Nuk është nga ata që merr shpatën për të goditur. Farruk Sejdini e di sesa e vështirë është të jesh në stolin e kombëtares, megjithatë ish-zv. trajneri kuqezi, ka disa kritika për Silvinjon, dhe thekson ndonjë të vërtetë.

Së pari, thekson se Shqipëria mbetet ekipi i vogël.

“Ekipi e ka më të vështirë të luajë në sulm, kemi më kollaj të luajmë në mbrojtje. Duhet të ishim më të fuqishëm në qendrën e sulmit, për faktin se ne e dinim se ato do luanin në pjesën dërrmuese në mbrojtje. Asllani duhet të ishte pak më afër sulmit për faktin se ai ka mundësinë dhe inteligjencën e pasit dhe të gjuajë nga lart”

Nëse ai do të kishte qenë trajner, ndoshta do të kishte aktivizuar Hysajn.

“Nuk ka një lojtar lider që ta marrë ekipin, nuk po them për dore, por ta mobilizojë. Hysaj pavarësisht se mund të ishte i lodhur a nuk e di arsyen pse nuk e futi, mund të thoja që edhe mund të duhej se si do të jetë puna një lojtar me eksperiencë, i vjetër, mjafton edhe fjala udhëzimet që jep.”

Një kritikë edhe për shiritin që iu dha Manajt.

“Nëse do bëja një kritikë, mu duk pak e ekzagjeruar përkëdhelia e Manajt, me shiritin e kapitenit edhe pas një humbje të një penalltie. Të gjithë lojëtarët brenda, por edhe ne jashtë themi ‘hë se penalltia humbet’, po te të gjithë lojtarët ajo humbje e penalltisë ka lënë një vulë dhe të gjithë nën zë thonë ta kisha gjujt unë do e kisha bërë”

Si i duken Sejdinit dy pikë në dy ndeshje, dhe cilat janë shanset tona?

“4 pikë do ishin mjaftueshëm për dy ndeshje, në rastin konkret dy pikë në dy ndeshje mendoj se janë të pamjaftueshme. Në këto situata që jemi, nuk ka asgjë të pamundur. Pse? Do futemi në fushë me të gjithë ndeshjet tani që të marrim rezultat, qoftë me Anglinë. Vetëm kështu mund ta kalojmë këtë fazë dhe të shkojmë në Botëror”/abcnews.al

Ndeshja me Letoninë, kombëtarja në avantazh, shënon Rei Manaj në minutën e 29

By: gaze tare
10 June 2025 at 21:21

Shqipëria kalon në avantazh me golin e Rey Manajt. Një krosim nga Hoxha nuk u ndal si duhet nga portieri, me topin që pas një ping-pongu u pret nga Manaj dhe u ndal në rrjetë. Pas humbjes së penalltisë kundër Serbisë, Manaj shlyen veten dhe bën autokritikë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan këtë të martë (10 qershor) ndeshjen e katërt në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Në stadiumin ‘Skonto’ të Rigës përballë kuqezinjve është Letonia vendase, me sfidën që filloi në orën 20:45. Kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë nga barazimi 0-0 kundër Serbisë tre ditë më parë në Tiranë, ndërsa Letonia e ka pasur pushim dhe në letër është më e freskët nga ana fizike.

The post Ndeshja me Letoninë, kombëtarja në avantazh, shënon Rei Manaj në minutën e 29 appeared first on iconstyle.al.

Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Skonto” të Rigës pasditen e të hënës.

Pas konferencës zyrtare për median të trajnerit Sylvinho dhe mesfushorit Kristjan Asllani, kuqezinjtë zbritën në fushë dhe u stërvitën për rreth një orë.

Vetëm mbrojtësi Arlind Ajeti është stërvitur veçmas për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e majtë dhe po mbahet në vëzhgim nga stafi mjekësor.

Gjendja e tij mbetet për t’u vlerësuar dhe nesër do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm për sfidën me Letoninë.

Pjesa tjetër e grupit është stërvitur normalisht me lojtarët që punuan në pjesën më të madhe me ushtrime me topin dhe pjesën taktike.

Kombëtarja do të luajë të martën në mbrëmje në orën 20:45 me orën lokale të Shqipërisë ndaj Letonisë sfidën e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026. /j.p/

1 nga 4

The post Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kualifikueset e “Botërorit 2026”, pesë barazime mes Shqipërisë dhe Letonisë

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet mbrëmjen e së martës me Letoninë në Riga në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Por, kjo nuk është sfida e parë mes Shqipërisë dhe Letonisë, teksa janë regjistruar 5 ndeshje mes tyre, ku 1 ka qenë miqësore, 2 për kualifikimet e Kupës së Botës “SHBA 1994” dhe 2 ndeshje për kualifikueset e “Euro 2000”.

Ndeshjet mes kombëtares shqiptare dhe asaj letoneze kanë treguar një rivalitet të fortë dhe të balancuar gjatë viteve.

Në ndeshjet e para gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës 1994, takimet përfunduan pa fitues, me rezultate të tilla si barazimi 1-1 në Shqipëri më 11 nëntor 1992, ku për kuqezinjtë shënoi mesfushori Ilir Kepa dhe barazimi 0-0 në Letoni më 15 maj 1993.

Ndeshja e tretë mes dy përfaqësueseve ishte një miqësore e 10 shkurtit 1998 e luajtur në Ta Qali të Maltës. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2- u për kuqezinjtë shënoi 2 herë Bledar Kola.

Shqipëria dhe letonia u përballën më pas edhe për kualifikueset e kampionatit Evropian të mbajtur në Holandë dhe Belgjikë në vitin 2000.

Ndeshja e parë në Riga e luajtur më 28 prill 1999 përfundoi në barazim 0-0. Ndërsa në sfidën e kthimit në Tiranë e luajtur më 4 shtator 1999, sfida përfundoi ën barazim 3-3.

Për Kombëtaren shqiptare shënoi 2 herë Alban Bushi dhe 1 gol nga Devi Mukaj.

Së fundmi, për kualifikimet e Kupës së Botës 2026, Shqipëria dhe Letonia do të përballen sërish në grupin K, me ndeshje të planifikuara për 10 qershor dhe në shtator 2025, duke i shtuar edhe një kapitull të ri këtij rivaliteti.

Këto përballje dëshmojnë jo vetëm konkurrencën sportive, por edhe lidhjet kulturore dhe historike mes dy vendeve, ku futbolli shërben si një urë miqësie dhe sfide e ndershme në arenën ndërkombëtare.

/a.f/

The post Kualifikueset e “Botërorit 2026”, pesë barazime mes Shqipërisë dhe Letonisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Më e rëndësishme se Serbia/ Pas barazimit në Tiranë, Shqipëria duhet të fitojë ndaj Letonisë

9 June 2025 at 12:47

Nuk është rivali direkt, por ndeshja kundër Letonisë vlen më shumë se ajo kundër Serbisë. Asnjë ekzagjerim. Ecuria në tre sfidat e para të kombëtares së Shqipërisë, pozita e saj në tabelën e klasifikimit të Grupit K dhe shpërndarja e pabarabartë e përballjeve në këto kualifikuese, e bëjnë një detyrim fitoren për kuqezinjtë në misionin e tyre për vendin e dytë.

Kjo pasi kreu i grupit është bërë shpejt pronë e Anglisë. Shqipëria ka katër pikë, vetëm 1 më shumë se Letonia, por rivalët e ardhshëm kanë një ndeshje më pak. Për momentin vetëm një pikë për Serbinë, pas barazimit në Tiranë, por kjo ishte vetëm sfida e parë për ata që janë kundërshtarët direktë për vendin e dytë.

Për këtë arsye, kuqezinjtë duhet të fitojnë kundër Letonisë në Riga, më pas në ndeshjen e kthimit në Tiranë, në mënyrë që të ruajnë pozicionin dhe distancën me Serbinë përpara sfidës direkte dhe asaj të zjarrit që do të luajnë në Beograd më 11 tetor. Të gjitha këto i di mirë Silvinjo, ndërsa të besuarit e tij duhet të përsërisin paraqitjen e mirë që zhvilluan në “Air Albania”, me ndryshimin e vetëm dhe të rëndësishëm, që këtë herë duhet të fitojnë.

Për ta arritur këtë qëllim, tekniku kuqezi pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, që lidhen me interpretuesin dhe jo me skemën. Ajo me dy sulmues që u përdor në dy ndeshjet e fundit me Andorrën dhe Serbinë pritet të aplikohet sërish nga Silvinjo të martën kundër Letonisë.

The post Më e rëndësishme se Serbia/ Pas barazimit në Tiranë, Shqipëria duhet të fitojë ndaj Letonisë appeared first on Sot News | Lajme.

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Riga për ndeshjen ndaj Letonisë

8 June 2025 at 21:05

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën nuk ka udhëtuar vetëm kapiteni Berat Gjimshiti, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Rigës, Letoni, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë, që do të luhet të martën, më 10 qershor, në “Skonto Stadions”, në orën 20:45.

Të gjithë lojtarët e tjerë kanë udhëtuar me ekipin dhe kuqezinjtë janë akomoduar menjëherë në hotel. Të hënën, Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë.

The post Kombëtarja shqiptare mbërrin në Riga për ndeshjen ndaj Letonisë appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëri – Serbi/ “The Guardian”: Detajet e një ndeshje thriller

By: user 8
8 June 2025 at 17:14

Shqipëri-Serbi u mbyll pa gola, por asnjëherë nuk mund të thuash se sfida përfundoi në paqe. “The Guardian” ka bërë një artikull për ndeshjen, ku tregon me detaje gjëra që ndodhën para, gjatë, e pas sfidës.

Prestigjiozja e njohur nuk heziton të tregojë gjithçka, që nga atmosfera në stadium, ndërprerjet e ndeshjes, sharjet e tifozëve, penalltia e humbur e Manajt e deri te vërshëllima e fundit e arbitrit.

Artikulli i plotë nga “The Guardian”:

Brenda “Arenës Kombëtare”, mbi 20,000 tifozë mbajtën frymën dhe përqendruan çdo grimcë vëmendjeje tek Rey Manaj. Jashtë, mijëra të tjerë që kishin mbushur Tiranën gjatë gjithë ditës, disa duke pritur në radhë nëpër kufij dhe më pas duke vrapuar drejt bareve apo ekraneve publike për të ndjekur ndeshjen, shtrënguan gotat e birrës në duar. Shqipëria kishte fituar një penallti dhe askujt nuk i interesoi nëse ajo ishte e dyshimtë. Nëse Manaj do të ruante qetësinë, ndoshta më në fund do të lindte një hero i futbollit dhe mallkimi që kishte rënduar mbi këtë përballje do të zhdukej njëherë e mirë.

Manaj u drejtua për të gjuajtur, ndoshta pak më i ngrirë nga sa duhej, dhe iu afrua topit ballë për ballë. Nëse kishte nevojë për një kujtesë të kontekstit, mjaftonte të dëgjonte jehonën e thirrjeve “Serbia, Serbia, …. motrën” që kishin qenë banda zanore e ditës dhe sapo ishin ndalur pak para se ai të merrte hapin vendimtar. Goditja ishte e ulët, shumë afër portierit serb Djordje Petrovic, i cili e priti pa shumë vështirësi. Menjëherë pas kësaj u dëgjua vërshëllima e pjesës së parë, ndërsa delegacioni serb zbriti me nxitim në fushë për të përqafuar portierin e tyre. Për Manajn, ajo që mbeti ishte vetëm një imazh i ngrirë i një momenti që nuk arriti ta përmbushte.

Në fund, kjo ndeshje arriti ta kalojë një provë të madhe, por vetëm me shumë vështirësi dhe jo pa pasoja të mundshme. Barazimi pa gola ishte gjithnjë rezultati më i sigurt për të ruajtur paqen dhe, duke pasur parasysh takimin katastrofik të këtyre dy skuadrave në Beograd gati 11 vite më parë, suksesi i vërtetë ishte përfundimi pa incidente. Nuk pati dronë që të thyenin sigurinë e rreptë, nuk pati përleshje që të vazhdonin në orët e vona të një nate të ngarkuar, të nxehtë dhe të tensionuar. Askush nuk mund të mburrej se kishte përmbysur rrjedhën e ngjarjeve, as në fushë dhe as jashtë saj.

Djordje Petrovic dives to his right to save Rey Manaj’s penalty

Megjithatë, delegati i ndeshjes nga UEFA, ish-shefi i policisë zvicerane Jacques Antenen, kishte mjaft për të menduar teksa kalonte nëpër tribunë gjysmë ore pas përfundimit dhe ulej për të diskutuar me kolegët nga FIFA. Ai ishte zgjedhur enkas për eksperiencën e tij me ngjarje me rrezik të lartë, dhe duket se kishte shumë për të raportuar kur në minutën e 65-të, arbitri Davide Massa ndaloi ndeshjen për herë të tretë.

Objekte të ndryshme kishin rënë herë pas here mbi lojtarët serbë nga tribuna lindore e stadiumit, duke detyruar zërin e stadiumit të bënte thirrje për qetësi kur Sasa Lukic u godit ndërsa po përgatitej të gjuante një këndore. Pak para minutës së 60-të, Strahinja Erakovic u godit afër vijës anësore, dhe pasoi një thirrje tjetër për ndalim. Kur edhe Andrija Zivkovic u prek në mënyrë të ngjashme, sinjalet paralajmëruese ishin të qarta.

Massa në dy raste duket se i kërkoi skuadrave të largoheshin nga fusha, por më pas zgjodhi të bisedonte gjatë me lojtarët e të dyja palëve pasi i mblodhi në qendër të fushës. Kjo përfundoi me ndërhyrjen e kapitenit shqiptar Berat Gjimshiti, i cili iu afrua sektorit nga ku kishin ardhur sendet. Policia ndërhyri menjëherë për të parandaluar përsëritjen, dhe pjesa e mbetur e ndeshjes kaloi në qetësi relative. Në fund, Massa meriton vlerësim për mënyrën si menaxhoi një situatë të papranueshme, duke kuptuar se një vendim më ekstrem mund ta kishte përkeqësuar situatën.

Kështu, një paqe e brishtë do të vazhdojë deri në tetor, kur këto dy kombëtare do të përballen sërish, dhe Serbia do të ketë për detyrë të përmbahet vetë nga elementët e saj të rrezikshëm. Nuk kishte vend për dyshime në rrugët drejt stadiumit, sidomos në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku atmosfera para ndeshjes ishte ngarkuar. Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë bashkë Kampionatin Europian U-21 në vitin 2027, por ultrasit vendas nuk ndajnë optimizmin e diplomatëve që kanë ideuar këtë bashkëpunim.

Aleksandar Mitrovic spurned a number of chances to win the match for Serbia.

“Armiqtë e vjetër nuk bëhen miq të rinj,” shkruhej në një banderolë të madhe mbi Piramidën e Tiranës, e shoqëruar nga fotografia e heroit të rezistencës shqiptare, Elez Isufi. Tifozë ngjitën mbi 100 shkallë për t’u bërë pjesë e spektaklit; të rinj me biçikleta ndezën flakadanë të kuq poshtë. Përballë, anëtarë të “Tifozat Kuq e Zi”, grupi i njohur që ishte përjashtuar nga kjo ndeshje pasi nuk mori biletat e zakonshme, u përgatitën të marshonin me një pankartë që godiste Federatën Shqiptare të Futbollit.

Mesazhi i tyre ishte i qartë: “Na merrni biletat, na sillni policinë përballë, por nuk mund të vrisni zemrën që rreh për Shqipërinë.” Brenda stadiumit, ata që kishin fituar në short apo që kishin paguar me mijëra euro në tregun e zi, u përpoqën ta ndezin atmosferën. Nuk dukej aspak si një ndeshje e ftohtë e ngjashme me ato të sponsorizuara kur Serbia doli në nxemje mes fishkëllimave dhe sharjeve të pandërprera. Këto vazhduan edhe gjatë himnit të tyre kombëtar, kur fëmijët që shoqëronin lojtarët serbë Lazar Samardzic dhe Aleksandar Mitrovic bënë me duar simbolin e shqiponjës – një veprim që ka vënë në punë institucionet drejtuese të futbollit në turnetë e fundit.

Ndeshja, siç pritej, ishte e tensionuar dhe nuk tregoi shenja se ndonjëra nga këto skuadra mund t’i bëjë konkurrencë Anglisë në krye të Grupit K. Përkundër teknikës së lartë, Serbia tregoi pak rrezik përpara, ndonëse u desh një pritje e jashtëzakonshme nga Thomas Strakosha për të ndalur një goditje perfekte me kokë nga Mitrovic pas pushimit. Mitrovic humbi edhe një tjetër mundësi, por ishte Shqipëria, e shtyrë përpara nga tifozët me çdo sinjal të vogël, që duhet ta kishte fituar. Manaj e humbi rastin e tij për pavdekësi, por Nedim Bajrami duhej ta kishte bërë të harrohej ajo penallti kur iu dha një rast i pastër për të përmirësuar situatën. Goditja e tij e dobët nuk i krijoi aspak vështirësi Petrovic-it dhe përfaqësoi në mënyrë të përsosur gjithë atë që ishte kjo ndeshje.

“Merituam më shumë, por ky është futbolli,” tha trajneri i Shqipërisë, Sylvinho. Këto fjalë të zakonshme do të bëjnë pak për ta ngushëlluar Manajn. Por ndoshta fakti që sporti mundi, sadopak, të dominojë diskutimin pas ndeshjes, është tregues se ka një rrugë më të mirë përpara, qoftë për miq, qoftë për armiq. /LAPSI.al

The post Shqipëri – Serbi/ “The Guardian”: Detajet e një ndeshje thriller appeared first on Lapsi.al.

Mediat serbe shfrenojnë fantazinë: ‘Huliganët’ shqiptarë s’kishin mëshirë

By: user 8
8 June 2025 at 14:15

“Tifozët shqiptarë treguan sjellje të dhunshme” – kështu e titullon media serbe “Pink” artikullin mbi ndeshjen Shqipëri–Serbi, e cila përfundoi në barazim pa gola (0-0), në stadiumin e Tiranës. Ky duel, pjesë e kualifikueseve për Kampionatin Botëror, pati jehonë përtej futbollit, duke u shndërruar në një provë tensioni, përmbajtjeje dhe vendimesh të diskutueshme arbitrale.

Sipas burimeve serbe, atmosfera në kryeqytetin shqiptar ishte tepër e elektrizuar, me raste ku situata dilte jashtë kontrollit. Raportimet theksojnë se disa prej futbollistëve të kombëtares serbe u goditën me objekte të hedhura nga tifozët në tribunë, duke shkaktuar ndërprerje të herëpashershme të lojës. Mediat në Serbi dënuan ashpër sjelljen e publikut dhe kritikuan gjyqtarin për mungesë reagimi ndaj incidenteve.

“Në bazë të rregullave të UEFA-s, arbitri duhej të urdhëronte evakuimin e tribunave ose të ndërpriste përfundimisht ndeshjen,” shkruante një prej portaleve më të mëdha serbe. Më tej, theksohej se nëse një situatë e tillë do të kishte ndodhur në Beograd, “vazhdimi i ndeshjes do të ishte një version, që nuk do mendohej”.

The post Mediat serbe shfrenojnë fantazinë: ‘Huliganët’ shqiptarë s’kishin mëshirë appeared first on Lapsi.al.

Hodhën sende në fushë gjatë ndeshjes, arrestohen dy persona, procedohen 12 të tjerë

By: user 8
8 June 2025 at 13:31

Dy persona të identifikuar si Dardan Ibrahimaj dhe Jakup Lleshi janë arrestuar dhe 12 të tjerë janë proceduar nga Policia e Tiranës pasi gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, ditën e djeshme në stadiumin “Arena Kombëtare” kanë hedhur sende të forta në fushë.

Bëhet me dije se është arrestuar edhe Bledian Çeço pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre.

Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Hodhën sende në fushë gjatë ndeshjes, arrestohen dy persona, procedohen 12 të tjerë appeared first on Lapsi.al.

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

By: Ela
8 June 2025 at 13:09

Policia e Tiranës ka ndërhyrë gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri–Serbi, e luajtur mbrëmjen e 7 qershorit në “Arenën Kombëtare”, duke arrestuar disa persona për incidente të ndodhura në stadium. Në pranga u vunë D. I., 31 vjeç dhe J. Ll., 29 vjeç, për prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për hedhje […]

The post Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie appeared first on BoldNews.al.

Hodhën sende të forta në fushë në ndeshjen Shqipëri-Serbi, arrestohen 2 shtetas, procedohen 10 të tjerë

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Policia e Tiranë arrestoi sot dy shtetas dhe procedoi në gjendje të lirë 10 të tjerë për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Serbisë, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre.

Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.

/m.m/a.f/

The post Hodhën sende të forta në fushë në ndeshjen Shqipëri-Serbi, arrestohen 2 shtetas, procedohen 10 të tjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kupa e Botës 2026, Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë.

Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë.

Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët që luajtën ndaj Serbisë bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se për ndeshjen ndaj Letonisë nuk do të jetë në dispozicion kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Ekipi do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Letonisë. Ndeshja Letoni – Shqipëri do të luhet të martën, më 10 qershor, në stadiumin “Skonto”, në orën 20:45.

/m.m/a.f/

The post Kupa e Botës 2026, Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja pa kapitenin, Berat Gjimshiti mungon kundër Letonisë

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Letonia dhe Shqipëria do të përballen të martën në orën 20:45 në “Skonto Stadions” të Rigës, në duelin e radhës të Grupit K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Në këtë përballje Kombëtarja jonë do ketë një mungesë të madhe, atë të Berat Gjimshitit.

Qendërmbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 19-të në barazimin 0-0 kundër Serbisë, teksa ka plotësuar numrin e kartonave që e lënë jashtë në takimin e radhës.

Trajneri Sylvinho ka zbuluar se cili do jetë zëvendësuesi i kapitenit, me Adrian Bajramin e Benficas që duket gati, edhe pse ndeshjen kundër Serbisë e ndoqi nga tribuna.

“Mungesa e Gjimshitit? Duhet të shohim gjithçka. Tani kemi 5 qendërmbrojtës bashkë me Adrian Bajramin që po më ‘çmend’, po luan shumë mirë. Ai do shkojë pas ndeshjes në SHBA për të luajtur me Benfican në Botëror. Kemi lojtarë dhe është mirë për zgjedhje, do të bëjmë stërvitjen do të shohim. Kemi shpenzuar shumë energji”, tha Sylvinho pas ndeshjes.

/m.m/a f/

The post Kombëtarja pa kapitenin, Berat Gjimshiti mungon kundër Letonisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm në garantimin e masave të sigurisë

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u dërgoi një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në zbatimin e planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë përpara, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri–Serbi.

Proda vlerësoi angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përballimin me sukses të masave të sigurisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi.

“Është e disata herë që brenda një muaji t’ju drejtohem me shumë kënaqësi dhe gjej momentin të jem falënderues për të gjithë ju që përballuat me sukses disa sfida shumë të rëndësishme, të cilat kërkonin përkushtim, angazhim, sakrificë dhe maturi. Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin që treguat në përballimin me sukses të masave të sigurisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, një sfidë me rëndësi të veçantë dhe ndjeshmëri të lartë”, shkruan Proda në mesazhin e tij.

Sipas tij, “ky aktivitet sportiv u menaxhua me profesionalizëm, duke mundësuar që të zhvillohej pa incidente që do të cenonin rendin publik apo sigurinë e pjesëmarrësve”.

“Falë bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave policore, veprimeve të koordinuara për garantimin e standardeve të sigurisë, bashkëpunimit me Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake Tiranë, FSHF-në, UEFA-n, stafin e skuadrës mike dhe agjencitë ligjzbatuese, ky aktivitet sportiv u menaxhua me profesionalizëm, duke mundësuar që të zhvillohej pa incidente që do të cenonin rendin publik apo sigurinë e pjesëmarrësve”, shtoi ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë vlerësoi punën e palodhur, angazhimin e jashtëzakonshëm dhe vetëkontrollin në kushte të ngarkesës fizike dhe emocionale.

“Këto janë tregues i qartë i përkushtimit që Policia e Shtetit ka ndaj detyrës dhe ligjit, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, pavarësisht sfidave apo ndjeshmërive të momentit. Falënderim të veçantë për qytetarët, sportdashësit dhe tifozët, të cilët respektuan udhëzimet e Policisë deri në përfundim të aktivitetit sportiv”, shtoi ai.

Po ashtu, Proda vlerësoi se bashkëpunimi me qytetarët për përballimin e këtyre sfidave është një tjetër tregues i besimit që ndërtojmë së bashku, dhe një dëshmi e qartë e gatishmërisë sonë për të përballuar me sukses sfidat e sezonit veror.

/m.m/a.f/

The post Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm në garantimin e masave të sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌