Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ndeshje e bujshme, por me pasoja: Drilon Rama mbetet jashtë ringut për një muaj

By: gaze tare
14 July 2025 at 11:40

Ndeshja e zhvilluar më 28 qershor nga boksieri Drilon Rama ka tërhequr vëmendje të madhe, jo vetëm për rezultatin, por edhe për ngjarjet që e shoqëruan.

Fillimisht, Rama pritej të përballej me një boksier nga Tanzania, i pamposhtur deri më tani. Por vetëm pak ditë para përballjes, ky kundërshtar u zëvendësua papritur me një tjetër, i cili kishte një seri prej mbi 20 humbjesh radhazi. Ky ndryshim ngriti shumë pikëpyetje dhe u komentua gjerësisht në rrjete sociale dhe media.

Vetë boksieri afrikan, në një deklaratë për “Prive by Liberta Spahiu”, sqaroi se nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim, por ishte pamundësuar për të udhëtuar për shkak të një problemi me vizën.

Ndërkohë, zhvillime të tjera kanë dalë në dritë pas përfundimit të ndeshjes. Sipas të dhënave në BoxRec – databaza më e njohur ndërkombëtare për boksin profesionist – Drilon Rama është pezulluar deri në fund të këtij muaji. Ky pezullim njëmujor lidhet me dëmtimin që i shkaktoi kundërshtarit të tij gjatë meçit.

The post Ndeshje e bujshme, por me pasoja: Drilon Rama mbetet jashtë ringut për një muaj appeared first on iconstyle.al.

Xheneta Fetahu për Drilon Ramën: Ky që vdes pas meje

18 May 2025 at 19:20

Xheneta Fetahu ka qenë e ftuar së fundmi në “Mos i bjer me top”, ku i ka dhënë fund shumë aludimeve e marrëdhënieve që kishte me disa persona.

Në një moment kur i është shfaqur fotografia e Drilon Ramës, ajo e shqeu dhe e hodhi në tokë.

Ajo tha në një moment ‘ky djali që vdes pas meje’, duke folur më pas për raportin me të.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndër të tjera, modelja thotë se e ka fituar ‘gjyqin’ me të, pavarësisht se nuk shkoi deri në atë pikë.

“Ky që vdes pas meje. Pse është boksier ky. Nuk i lejohet të bëj boks më. Tipik ai çuni që në shtëpi shkon i thotë mamit do ta sjell një gocë kështu kështu dhe në prapaskenë më thërret mua”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk ka shkuar deri në gjyq. Lufta mediatike, e kam luftuar unë dhe ai ka qenë i vetëdijshëm për çdo gjë që kam publikuar. Të ka ofenduar më së shumti dhe të rri te banesa, dhe unë kam bërë gjithçka me dëshmi”, shtoi mes tjerash.

Xheneta po vazhdon të jetë shumë e komentuar në media e shtypin rozë, përkundër që Big Brother ka mbaruar që disa muaj. /Telegrafi/

The post Xheneta Fetahu për Drilon Ramën: Ky që vdes pas meje appeared first on Telegrafi.

Driloni thumbon Sarën dhe flet për puthjen me vajzën anonime: Kurrë s’kemi qenë bashkë, nuk kemi kontakt që dy muaj

By: redi
7 May 2025 at 18:36

Drilon Rama ka reaguar publikisht pas zërave që qarkulluan në rrjetet sociale ditët e fundit, ku ai shihej në një video pranë një vajze, duke nxitur spekulime për një lidhje të re dashurie. Në një shkrim të gjatë të publikuar në Instagram, fituesi i ”Big Brother Kosova Vip 3” ka ndarë versionin e tij, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me asnjë nga vajzat që janë përmendur në media…

Source

“S’kam qenë kurrë me të!”/ Drilon Rama i jep fund thashethemeve për Sara Kolami

By: gaze tare
7 May 2025 at 18:28

Fituesi i “BBVK”, Drilon Rama ka reaguar publikisht për herë të parë për Sara Kolamin, duke mohuar kategorikisht që mes tyre të ketë pasur ndonjëherë një marrëdhënie romantike.

Në një postim të gjatë në Instagram, ai shkruan:

Unë me atë personin që po mundoheni me m’lidh, kurrë s’kemi qenë bashkë. Kemi pas respekt, jemi kuptu mirë po kurrë s’ka pas kurgjo ma shumë, as s’ka me pas.”

Ai sqaron se nuk kanë pasur asnjë kontakt për më shumë se dy muaj dhe se një video e vjetër që po qarkullon nuk ka lidhje me të.

Ajo e ka përdor për interes t’vet, ka vepru qysh i ka konvenu s’ka lidhje me mu.” – shkruan Driloni.

Ai tregon se nuk ka pasur kurrë asgjë me Sarën, dhe se spekulimet janë vetëm “film në kokë” të publikut që kërkon të krijojë histori të pavërteta.

“Ju keni një film në kokë, e doni me çdo kusht me bo realitet.”

Ai përfundon me një mesazh të fortë për ata që e kritikojnë.

Unë luftoj për veti, kujdesna për karrierën teme. Fokusin e kam te vetja, familja dhe shqiptarët që më përkrahin.”

The post “S’kam qenë kurrë me të!”/ Drilon Rama i jep fund thashethemeve për Sara Kolami appeared first on iconstyle.al.

Reagon avokatja e Drilon Ramës: Vendimi i AIP-së nuk përbën “fitore” për Xhenetën

5 May 2025 at 23:20

Avokatja e Drilon Ramës, Bederie Berisha Rexhepi ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Ajo pohoi se vendimi nuk përbën në asnjë mënyrë “fitore” për Xheneta Fetahun. Përkundrazi sipas saj, vendimi e përcakton atë si kontrolluese të të dhënave personale.

“Ky vendim, në asnjë mënyrë, nuk përbën “fitore” për znj. Xheneta Fetahu. Përkundrazi, ai e përcakton atë si kontrolluese të të dhënave personale që ajo vetë ka pranuar se i ka incizuar dhe ka kërcënuar publikisht me publikimin e tyre – veprime që përbëjnë cenim të rëndë të integritetit personal dhe të privatësisë së z. Drilon Rama. Vendimi nënvizon gjithashtu se znj. Fetahu është informuar për bazën ligjore të nevojshme për publikimin e çfarëdo materiali, të cilën ajo nuk e ka paraqitur, si dhe për pasojat ligjore që mund të pasojnë në rast publikimi të bisedave”, ka shkruar avokatja Rexhepi në postimin e saj.

“Në asnjë pjesë të këtij vendimi nuk konstatohet se znj. Fetahu ka vepruar në përputhje me ligjin. Përkundrazi, fakti që ajo trajtohet si kontrolluese e të dhënave përforcon dyshimet mbi keqpërdorimin dhe kërcënimin e mundshëm për publikim të këtyre të dhënave”, pohoi ajo.

Avokatja mes tjerash shtoi se Driloni mbetet i vendosur që të ndjekë të gjitha rrugët ligjore në mbrojtje të të drejtës së tij për privatësi dhe dinjitet, të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Postimi i plotë: 

The post Reagon avokatja e Drilon Ramës: Vendimi i AIP-së nuk përbën “fitore” për Xhenetën appeared first on Telegrafi.

Pasi vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Xheneta i reagon Drilonit me një postim: Fituesi i shpikur i BBV, u përplas me realitetin prej letre

5 May 2025 at 22:19

Xheneta Fetahu ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për të përmbyllur rastin e ankesës së Drilon Ramës, për publikimin e përgjimeve telefonike që bëri ish-banorja para disa muajsh.

AIP vlerësoi se qëllimi i ankesës së Drilonit, pra fshirja e incizimeve ishte realizuar dhe bazuar në ligj, nuk kishte arsye për të ndërmarrë masa shtesë, duke e mbyllur procedurën administrative.

E për këtë Xheneta bëri një reagim në Instagram duke thumbuar Drilonin.

Foto: Xheneta Fetahu / Instagram

“Fituesi i shpikur i BBV, që tregonte gishtin e mesit prej plastike – sot u përplas me realitetin prej letre. Ankesa për privatësi? Vetë kishte dhënë pëlqimin për publikim.Institucioni zyrtar e tha troç: ‘S’ka shkelje. S’ka hetim. Rasti? Pa bazë’. Pra, ai që s’kishte çka me thanë – e mbushi skenën me drama plastike. Po tash që vendimi erdhi..  A thua gishtin ku do ta fus sonte?”, shkroi ish-banorja e BBVK-s në postimin e saj.

Dy muaj më parë Xheneta bëri bujë në rrjete sociale, duke publikuar disa biseda private me Drilonin, të cilat bënë xhiro dhe tregonin një anë krejtësisht tjetër dhe një qasje krejtësisht tjetër të fituesit të BBVK-së.

Driloni me këtë rast kishte çuar ankesë tek AIP.

Bazuar në këto dokumente, ish-banorja e BBVK-së kishte dhënë dëshmi të bisedave zanore, ku ai [Driloni] nuk e kishte kundërshtuar publikimin e bisedave. /Telegrafi/

The post Pasi vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Xheneta i reagon Drilonit me një postim: Fituesi i shpikur i BBV, u përplas me realitetin prej letre appeared first on Telegrafi.

Driloni i “BBVK” kapet mat me një vajzë në Gjermani, kush është ajo?

By: gaze tare
5 May 2025 at 21:52

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Drilon Rama, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për fitoren e tij por edhe për jetën private.

Pasi la pezull lidhjen me Sara Kolamin, e cila mbeti e pa komentuar publikisht nga të dy palët pas përfundimit të spektaklit, Driloni është kapur së fundmi nga disa pamje që po bëhen virale në rrjet.

Ai shihet në Gjermani, i afërt dhe duke shkëmbyer puthje e përqafime me një vajzë misterioze pranë një makine.

Identiteti i saj nuk dihet ende, por keto pamje kanë ndezur aludimet për një lidhje të re.

The post Driloni i “BBVK” kapet mat me një vajzë në Gjermani, kush është ajo? appeared first on iconstyle.al.

Kujt iu dha e drejta? Merret vendimi për bisedat e Xhenetës dhe Drilonit

By: gaze tare
5 May 2025 at 21:37

Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 3, tensionet mes dy finalistëve, Drilonit dhe Xhenetës, nuk kanë mbetur brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Kosovë. Përkundrazi, konflikti mes tyre ka marrë përmasa publike dhe ligjore. Gjithçka nisi kur Xheneta publikoi disa biseda private, që sipas saj, zbulojnë anën e vërtetë të Drilonit, një version krejt ndryshe nga ai që publiku kishte parë gjatë spektaklit.

Teksa aty fliste me përbuzje për Xhenetën, përtej Bigut, ai i kërkonte me ngulm të takoheshin. Driloni paralajmëroi masa ligjore, teksa me ironi, u kthye tek gishti i mesit pasi videot u hoqën nga Xheneta.

Kjo e fundit ka reaguar ashpër dhe me tone ironike ndaj Drilonit, duke e quajtur atë një “fitues të shpikur” që u përball me “realitetin prej letre”. Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar një mesazh thumbues, ku sqaron se personi në fjalë kishte dhënë vetë pëlqimin për publikimin dhe se ankesa për shkelje të privatësisë është hedhur poshtë nga institucioni zyrtar përkatës.

Nuk ka shkelje. Nuk ka hetim. Rasti? Pa bazë”, citohet të ketë thënë institucioni.

Fetahu shton se ai që nuk kishte çfarë të thoshte, e mbushi skenën me “drama plastike”, duke iu referuar një gjesti provokues me një gisht të mesit prej plastike gjatë spektaklit. Në fund, ajo nuk kursen ironinë duke pyetur: “Athua gishtin ku do ta fusë sonte?”

The post Kujt iu dha e drejta? Merret vendimi për bisedat e Xhenetës dhe Drilonit appeared first on iconstyle.al.

Video e Drilonit, Xheneta paralajmëron fituesin e ‘BBVK’: Nuk e lë me kaq unë jo!

By: gaze tare
29 March 2025 at 11:41

Xheneta ka reaguar publikisht pas shpërndarjes së videos ku Drilon Rama dëgjohet duke e lutur atë për një takim. Ajo ka theksuar se kjo video është publikuar për të zbuluar një realitet që shpesh mbetet jashtë vëmendjes së publikut dhe për të ekspozuar tentativat për manipulim dhe nënshtrim nga ana e Drilonit.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Xheneta ka sqaruar se videoja ka si qëllim të tregojë sjelljen e Drilon Ramës dhe përpjekjet e tij për të denigruar dikë tjetër publikisht. Ajo ka theksuar gjithashtu se ky lloj presioni dhe manipulimi nga ana e tij ka qenë një sjellje e përsëritur.

“Videoja është publikuar për të treguar një realitet që nuk është i njohur për publikun, dhe që përfshin një sjellje që është përsëritur si manipulim, presion dhe tentim për nënshtrim – ose siç ai vetë ka thënë: për të ‘luajtur’ me personin tjetër,” shkroi Xheneta.

Pas shpërndarjes së videos, rasti ka kaluar në shqyrtim nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila ka vlerësuar se publikimi i videos është në kundërshtim me ligjin, sipas nenit 202 të Kodit Penal të Kosovës. Megjithatë, Xheneta theksoi se ka pasur prova që tregojnë se Driloni ka qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e videos dhe nuk ka shprehur kundërshtim ndaj shpërndarjes së saj.

“Drilon Rama ka qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e videos dhe nuk ka deklaruar asnjëherë kundër publikimit të saj,” shtoi Xheneta.

Në vijim, Xheneta ka bërë të qartë se ka zgjedhur të respektojë rrugën ligjore që ka ndjekur Drilon Rama dhe se do të dorëzojë prova të tjera, përfshirë materialet që përmbajnë kërcënime dhe shantazhe, në gjykatë si prova zyrtare. Ajo gjithashtu ka theksuar se videoja do të fshihet vetëm për shkak të kërkesës ligjore, por që e vërteta do të mbetet e panjohur.

Në një postim tjetër, Xheneta paralajmëroi masa ndaj Drilon Ramës dhe menaxherit të tij, duke thënë: “Shantazhimin, kërcënimin e të gjitha që i ka bërë ai dhe menaxheri i tij, do të merren masa. Nuk e lë me kaq unë jo.”

The post Video e Drilonit, Xheneta paralajmëron fituesin e ‘BBVK’: Nuk e lë me kaq unë jo! appeared first on iconstyle.al.

Xheneta i publikoi përgjimet, Driloni e çon në gjyq

By: redi
20 March 2025 at 18:37

Drilon Rama ka angazhuar një avokat për të ndërmarrë masa ligjore kundër Xheneta Fetahut, pas publikimit të disa incizimeve private mes tyre. Publikimi ka dëmtuar imazhin dhe dinjitetin e fituesit të ”Big Brother Kosova Vip 3”, ndaj kanë angazhuar avokaten Bedrie Rexhepi për të ndjekur çështjen. Nga ana tjetër, Xheneta pretendon se publikimi i këtyre regjistrimeve ishte një akt mbrojtës…

Source

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

By: gaze tare
20 March 2025 at 17:52

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, ka angazhuar një avokat për të ndërmarrë masa ligjore kundër finalistes Xheneta Fetahu, pas publikimit të disa incizimeve private mes tyre.

Sipas menaxherit të Drilonit, Fisnikut, publikimi i këtyre bisedave ka dëmtuar imazhin dhe dinjitetin e tij, ndaj kanë angazhuar avokaten Bedrie Rexhepi për të ndjekur çështjen.

Nga ana tjetër, Xheneta pretendon se publikimi i këtyre regjistrimeve ishte një akt mbrojtës, pasi ajo është ndjerë e kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij.

Ky konflikt ka ndezur debate të shumta në rrjetet sociale, me ndjekësit e ndarë në mbështetje të njërës apo tjetrës palë, ndërsa pritet të shihet se si do të vijojë kjo çështje në aspektin ligjor.

The post Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë appeared first on iconstyle.al.

Përgjimet e Xhenetës, Alba heq Drilonin nga Instagrami

By: redi
20 March 2025 at 14:49

Përgjimet e Xheneta Fetahut me Drilon Ramën, kanë pushtuar rrjetet sociale. Ajo ka publikuar disa video, ku boksieri i kërkon që të dalë me të, pasi se nuk mund t’ia thotë gjërat që kishte përmes telefonit. Xheneta nuk pranoi, por ndau videot për faktin se po merr kërcënime vazhdimisht nga ai dhe menaxheri i tij. E duket se këto sjellje të Ramës kanë ndikuar edhe te personazhet e tjerë publike.

Source

Xheneta i përgjigjet Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon

By: gaze tare
20 March 2025 at 09:14

Pas reagimit të Drilonit për publikimin e përgjimeve telefonike, Xheneta Fetahu ka publikuar një video në InstaStory, ku ka mohuar arsyetimet që boksieri ka dhënë për situatën që ka ngritur shumë polemika.

Në videon e publikuar, Xheneta i drejtohet drejtpërdrejt Drilonit, duke shprehur habinë për justifikimet që ai ka dhënë, të cilat ajo i cilëson si të pavërteta.

E pash reagimin e Drilonit dhe po më qeshet sepse as nuk paska ditur të shkruajë ai që e ka mësuar Drilonin. Pikërisht Driloni e pranoi që paska qef të luajë si brenda, si jashtë. Por jo Drilon Rama, se me të pas dalë unë poshtë ti do ishe kënaqur, por unë ty s’ta jap atë mundësi”

Dhe në momentin që unë e kam hedhur atë video, menaxheri yt më ka thirrur dhe më ka lutur ta fshijë. Vetëm po pres hala me rrejti ti dhe ai më shumë dhe me ju publikuar edhe videot e tjera,”

The post Xheneta i përgjigjet Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon appeared first on iconstyle.al.

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon – menaxheri yt më ka lutur që t’i fshij videot

19 March 2025 at 23:57

Pas reagimit të Drilon Rama për publikimin e përgjimeve telefonike, Xheneta Fetahu ka publikuar një video të re në InstaStory, ku ka mohuar arsyetimet që boksieri ka dhënë për situatën që ka ngritur shumë polemika.

Në videon e publikuar, Xheneta shfaqet duke udhëtuar në veturën e saj dhe i drejtohet drejtpërdrejt Drilonit, duke shprehur habinë për justifikimet që ai ka dhënë, të cilat ajo i cilëson si të pavërteta. Ajo thekson se Driloni ka pranuar që ka pasur interes për të luajtur, si brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, ashtu edhe jashtë saj.

“E pash reagimin e Drilonit dhe po më qeshet sepse as nuk paska ditur të shkruajë ai që e ka mësuar Drilonin. Pikërisht Driloni e pranoi që paska qef të luajë si brenda, si jashtë. Por jo Drilon Rama, se me të pas dalë unë poshtë ti do ishe kënaqur, por unë ty s’ta jap atë mundësi”, tha Xheneta në videon e saj.

Ajo gjithashtu mohoi kategorikisht se ngjarja kishte ndodhur vetëm një javë pas daljes së Drilonit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3, duke theksuar se ai kishte vazhduar të kontaktonte me të deri para disa ditësh.

“Dhe në momentin që unë e kam hedhur atë video, menaxheri yt më ka thirrur dhe më ka lutur ta fshijë. Vetëm po pres hala me rrejti ti dhe ai më shumë dhe me ju publikuar edhe videot e tjera,” shtoi Xheneta, duke theksuar se ajo është në dijeni të më shumë materialeve që mund të publikohen në të ardhmen.

Xheneta ka mbyllur videon me një thirrje për Drilonin dhe menaxherin e tij, duke kërkuar që të ndalin mashtrimin dhe të mos përpiqen të manipulojnë opinionin publik: “Keshtu qe te kisha përshëndet dhe te kisha thënë mos e rrej, mos e mashtro popullin, se unë vetëm me fakte flas”.

Pavarësisht se Driloni ka kërkuar falje dhe ka mbrojtur veprimet e tij, Xheneta ka vazhduar të qëndrojë e fortë dhe e sigurt në deklaratat e saj, duke kërkuar që të vërteta e plotë të dalë në shesh. /Telegrafi/

The post Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon – menaxheri yt më ka lutur që t’i fshij videot appeared first on Telegrafi.

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë – ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

19 March 2025 at 23:20

Pas publikimit të bisedave të incizuara nga Xheneta Fetahu, fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka reaguar për herë të parë për këtë çështje përmes një videoje të postuar në InstaStory.

Në deklaratën e tij, Driloni ka pranuar se komunikimi me Xhenetën ka ndodhur, por sipas tij, ka qenë vetëm një shaka dhe lojë, e cila ka ndodhur në javën e parë pas përfundimit të BBVK3. Ai tha se në atë moment ende ndiente ndikimin e qëndrimit brenda shtëpisë së famshme dhe se bisedat nuk ishin serioze.

Në videon e tij, Driloni shprehet: “Mirëmbrëma për krejt ata që e kanë parë videot dhe për shikuesit e mi. Siç e keni parë vetë, ka dalë një video, por për ata që më njohin, ju duhet ta dini që nuk është ashtu. Unë kam qenë me një djalë, që e njeh ajo shumë mirë dhe që është personazh publik. E njihni edhe ju. Edhe ka qenë menjëherë pas Bigut, java e parë, dhe nuk e di si më erdhi, por kam filluar ta ngacmoj, të luaj… Hala kam qenë ‘Big’ disi në kokë dhe kam vazhduar të luaj”.

Ai shtoi se Xheneta e kishte kuptuar që ishte një lojë dhe madje e kishte përmendur një premtim që Driloni kishte dhënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.

“E ka ditur bile që kam qenë duke luajtur, se vetë më ka thënë: ‘Mos do me dal nga rruga B dhe ti me e mbajt fjalën që e ke thënë në Big’. Më ka ardhur ashtu që të luaj me të dhe ta ngacmoj me atë djalin, dhe po, ato gjëra kanë qenë vetëm fjalë. Unë rri vetëm me njerëz që i dua dhe atë njeri që nga dita e parë nuk e kam dashur, edhe gati krejt Shqiptaria nuk e do. Por ky njeri ka dëshirë të jetë në vëmendje. Gjesti nuk ia dha vëmendjen, tash vjen normalisht te Driloni”.

Megjithatë, boksieri ka kërkuar falje për situatën e krijuar, duke pranuar se ndoshta ishte një gabim që nuk duhej ta bënte më.

“Prapëseprapë, i kërkoj falje të gjithë atyre njerëzve që i besojnë ato fjalë që kam nxjerrë nga goja, por fjalët dhe veprat janë gjëra të ndryshme. Dhe po, bëj gabime edhe unë si çdo njeri. Ishte një lojë që nuk duhej ta bëja më, sepse s’kam qenë në Big. Por më erdhi ashtu sepse ishte java e parë pas Bigut. Dhe ka përfunduar. Lojëra më nuk ka dhe me njerëz që nuk i dua, nuk merrem më. Kërkoj falje edhe një herë për ata njerëz që e kanë parë, por nuk është ashtu”.

Pavarësisht gjithçkaje, duket se drama mes ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 3 vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/

The post Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë – ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje appeared first on Telegrafi.

Xheneta publikoi videon, Driloni: Gjesti nuk i dha vëmendje, e kërkon te unë

By: gaze tare
19 March 2025 at 23:36

Pas publikimit të bisedave nga Xheneta Fetahu, fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka reaguar për herë të parë. Ai ka pranuar se komunikimi me Xhenetën ka ndodhur, por sipas tij, ka qenë vetëm një shaka dhe lojë, e cila ka ndodhur në javën e parë pas përfundimit të BBVK3.

Në videon e tij, Driloni shprehet:

“Mirëmbrëma për krejt ata që e kanë parë videot dhe për shikuesit e mi. Siç e keni parë vetë, ka dalë një video, por për ata që më njohin, ju duhet ta dini që nuk është ashtu. Unë kam qenë me një djalë, që e njeh ajo shumë mirë dhe që është personazh publik. E njihni edhe ju. Edhe ka qenë menjëherë pas Bigut, java e parë, dhe nuk e di si më erdhi, por kam filluar ta ngacmoj, të luaj… Hala kam qenë ‘Big’ disi në kokë dhe kam vazhduar të luaj”.

“E ka ditur bile që kam qenë duke luajtur, se vetë më ka thënë: ‘Mos do me dal nga rruga B dhe ti me e mbajt fjalën që e ke thënë në Big’. Më ka ardhur ashtu që të luaj me të dhe ta ngacmoj me atë djalin, dhe po, ato gjëra kanë qenë vetëm fjalë. Unë rri vetëm me njerëz që i dua dhe atë njeri që nga dita e parë nuk e kam dashur, edhe gati krejt Shqiptaria nuk e do. Por ky njeri ka dëshirë të jetë në vëmendje. Gjesti nuk ia dha vëmendjen, tash vjen normalisht te Driloni”.

Ai ka kërkuar falje për situatën e krijuar, duke pranuar se ndoshta ishte një gabim që nuk duhej ta bënte më.

“Prapëseprapë, i kërkoj falje të gjithë atyre njerëzve që i besojnë ato fjalë që kam nxjerrë nga goja, por fjalët dhe veprat janë gjëra të ndryshme. Dhe po, bëj gabime edhe unë si çdo njeri. Ishte një lojë që nuk duhej ta bëja më, sepse s’kam qenë në Big. Por më erdhi ashtu sepse ishte java e parë pas Bigut. Dhe ka përfunduar. Lojëra më nuk ka dhe me njerëz që nuk i dua, nuk merrem më. Kërkoj falje edhe një herë për ata njerëz që e kanë parë, por nuk është ashtu”.

The post Xheneta publikoi videon, Driloni: Gjesti nuk i dha vëmendje, e kërkon te unë appeared first on iconstyle.al.

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

19 March 2025 at 22:46

Pas publikimit të përgjimeve telefonike që tronditën rrjetet sociale, Xheneta Fetahu ka reaguar zyrtarisht në llogarinë e saj në Instagram.

Finalistja e Big Brother VIP Kosova 3 ka ndarë një mesazh në InstaStory, duke theksuar se nuk kishte ndërmend të merrej me këtë situatë, por kërcënimet e vazhdueshme nga fituesi Drilon Rama dhe menaxheri i tij e detyruan ta bënte publike bisedën e incizuar.

Në reagimin e saj, Xheneta shkruan: “Nuk e kam pasur në plan të merrem me këto biseda. Mirëpo, kërcënimet e vazhdueshme të Drilonit dhe menaxherit të tij, nuk më lanë rrugë tjetër! Ju lus të mbarojë me kaq dhe të mos merreni më me emrin tim! Sa i përket asaj ‘videos’, le të shkojnë te femrat ku janë mësuar, jo me mua!”.

Foto: Xheneta Fetahu/InstaStory

Ky reagim ka ndezur edhe më shumë debat mes ndjekësve të BBVK3, të cilët janë ndarë mes atyre që mbështesin Xhenetën dhe të tjerëve që pyesin nëse publikimi i bisedave ishte i justifikuar.

Nga ana tjetër, Drilon Rama ende nuk ka bërë një deklaratë publike për këtë skandal, ndërsa fansat presin me kuriozitet nëse ai do të reagojë apo do të qëndrojë në heshtje përballë akuzave. /Telegrafi/

The post Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij appeared first on Telegrafi.

‘Godet’ Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

19 March 2025 at 22:28

Pak muaj pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova 3, një skandal i ri ka tronditur rrjetet sociale dhe opinionin publik.

Finalistja Xheneta Fetahu ka publikuar disa biseda telefonike të incizuara me Drilon Ramën, fituesin e këtij edicioni, duke e akuzuar atë për sjellje të pandershme dhe kërcënime.

Në audio-përgjimet e publikuara, Driloni dëgjohet duke i kërkuar takim Xhenetës në orët e vona të natës, duke lënë të kuptohet qartë se ka prirje për flirt me të. Për më tepër, ai shprehet se nuk ka më interes për Sarën, vajzën me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së BBVK 3.

Në një pjesë të audios, Driloni i drejtohet Xhenetës me fjalët: “S’kam takuar askënd nga Big-u sepse s’dua të merrem me askënd më, përveç teje Xhenetë. A duhet ma ardh pa të pyet a? Qysh bre Xhenetë s’po del (në takim). Po du me t’pa live e jo veç me ta dëgju zërin. Me të kallzu drejt më ka marr malli veç për ty”.

Sipas Xhenetës, ajo vendosi t’i publikojë këto incizime pasi ishte e kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i vet. Ajo nuk dha detaje të tjera mbi natyrën e kërcënimeve, por theksoi se dëshironte të mbrohej dhe të tregonte të vërtetën për sjelljen e boksierit pas përfundimit të spektaklit.

Drilon Rama ende nuk ka reaguar publikisht mbi akuzat, por pritet që ky zhvillim të ketë një ndikim të madh në imazhin e tij si fitues i edicionit të tretë të BBVK. /Telegrafi/

The post ‘Godet’ Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën appeared first on Telegrafi.

❌
❌