Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 July 2025Main stream

Kush fitoi mbrëmë më shumë para, Usyk apo Dubois? Diferenca është dhjetëra miliona euro

20 July 2025 at 11:47

Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois zhvilluan mbrëmë një duel spektakolar boksi në stadiumin legjendar Wembley të Londrës, ku boksieri ukrainas doli fitues.

Usyk mposhti Dubois me nokaut në raundin e pestë, duke dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund. Me këtë triumf, ai mbrojti titujt e peshave të rënda dhe forcoi statusin e tij si kampion absolut.

Përveç suksesit sportiv, të dy boksierët përfituan edhe financiarisht nga kjo përballje. Usyk fitoi plot 114 milionë euro, ndërsa Dubois arkëtoi 61 milionë euro, pavarësisht humbjes.

Këto shifra janë shumë më të larta krahasuar me përballjen e tyre të parë më 2013, kur Usyk fitoi pesë milionë dhe Dubois vetëm 1.7 milion euro.

Kjo ishte fitorja e 24-të radhazi në karrierën profesionale për Usyk, që vazhdon të mbetet i pamposhtur. Ndërkohë, për Dubois ishte humbja e tretë në 25 duele, me 22 fitore në total.

Ukrainasi tani është në një formë të jashtëzakonshme, pasi ka fituar nga dy herë ndaj emrave më të mëdhenj të peshave të rënda si Tyson Fury, Anthony Joshua dhe Daniel Dubois.

Në këtë pikë të karrierës së tij, Usyk duket se po e dominon tërësisht divizionin, dhe mbetet për t’u parë nëse do të shfaqet ndonjë rival i denjë për ta sfiduar në të ardhmen. /Telegrafi/ 

The post Kush fitoi mbrëmë më shumë para, Usyk apo Dubois? Diferenca është dhjetëra miliona euro appeared first on Telegrafi.

Usyk reagon pas fitores ndaj Dubois – zbulon kundërshtarin e tij të ardhshëm

19 July 2025 at 23:58

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks. 

Boksieri ukrainas arriti që të triumfojë në ‘Wembley’ përballë boksierit londinez Daniel Dubois. 

Usyk ia doli që në raundin e pestë ta sigurojë fitoren me nokaut, duke i dhënë disa goditje të fuqishme Duboisit. 

Pas përfundimit të ndeshjes, Uysk la të hapur edhe mundësinë për përballjen e tretë me Tyson Furyn, por gjithashtu dha edhe tre emra të tjerë si kundërshtarë të tij të mundshëm. 

Oleksandr Usyk knocking out Daniel Dubois in slow-mo is NASTY 😳pic.twitter.com/Lo1ZsFAopU

— Happy Punch (@HappyPunch) July 19, 2025

“38 vjeç është vetëm fillimi, mos e harroni. Dua të falënderoj Jezu Krishtin, dua të falënderoj ekipin tim dhe juve, Wembley. Ju faleminderit shumë”. 

“Është për njerëzit, për njerëzit në gjithë botën. Nuk dua më asgjë, mjafton. Dua të pushoj. Dua të kthehem në shtëpi pranë familjes sime, gruas, fëmijëve. Dua të pushoj, por ndoshta për dy ose tre muaj”.

“Ndoshta do të jetë Tyson Fury, ndoshta kemi tri opsione: Derek Chisora, Anthony Joshua, ndoshta Joseph Parker. Nuk mund ta them tani, sepse dua të kthehem në shtëpi”, ka thënë Usyk./Telegrafi/

The post Usyk reagon pas fitores ndaj Dubois – zbulon kundërshtarin e tij të ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Usyk e nokauton Duboisin dhe rikonfirmohet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda

19 July 2025 at 23:40

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois. 

Raundin e parë Usyk e nisi më mirë me një goditje të saktë, ndërsa Dubois synoi trupin e ukrainasit, por pati vështirësi të godasë. Në fund realizoi një kombinim të mirë, por Usyk u kundërpërgjigj menjëherë.  

Raundi i dytë ishte i balancuar, me të dy boksierët që shkëmbyen goditje të forta. Dubois befasoi me dy goditje të fuqishme, por Usyk reagoi duke e lëkundur britanikun në sekondat e fundit. 

Në raundin e tretë Dubois ishte tejet agresiv, por Usyk e kontrolloi me mjeshtëri me lëvizje të shkëlqyera duke i dhënë një goditje të fortë me të majtën. 

Në raundin e katërt Usyk shmangu me lehtësi një goditje të fuqishme nga Dubois dhe kontrolloi ritmin me kundërsulme të mençura, ndërsa britaniku dominoi qendrën, por pa efikasitet në goditje. 

Ishte raundi i pestë ai që bëri dallimin në këtë meç me Usyk që dha disa goditje të njëpasnjëshme tejet të fuqishme, për ta rrëzuar Dubois në ring./Telegrafi/

The post Usyk e nokauton Duboisin dhe rikonfirmohet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Dubois arrin në Wembley për revanshin me Usyk

19 July 2025 at 21:40

Daniel Dubois ka mbërritur në Wembley Stadium për revanshin e tij kundër Oleksandr Usyk, një ndeshje që do të zhvillohet sonte dhe do të transmetohet në DAZN.

Kjo përballje shënon një moment kritik në karrierën e Dubois, i cili synon të fitojë titullin e peshës së rëndë të pamohueshëm.

Lexo po ashtu: Konfirmohet ora e saktë për duelin historik të boksit, Usyk – Dubois

Me një rekord profesional prej 22 fitoresh, prej të cilave 21 me nokaut, Dubois vjen i motivuar për të korrigjuar rezultatin e ndeshjes së tyre të parë, e cila u shoqërua me kontestime për një goditje të diskutueshme në zonën e poshtme dhe debate mbi llojet e dorezave dhe lartësinë e pantallonave të boksit.

Usyk, nga ana tjetër, është një kampion i pamohueshëm në dy kategori peshash dhe ka vendosur të lërë bosh titullin IBF për të lejuar këtë revansh.

Kjo ndeshje jo vetëm që sjell një duel intensiv midis dy boksierëve, por edhe një duel strategjik brenda sportit, me të dy kampionët që përpiqen të dominojnë në ring.

Wembley Stadium është gati për një natë të madhe boksit, ku entuziastët e sportit do të jenë dëshmitarë të një përballjeje që mund të ndryshojë historinë e peshës së rëndë. /Telegrafi/

The post Dubois arrin në Wembley për revanshin me Usyk appeared first on Telegrafi.

Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Dubois, është më keq sa që mendoni

19 July 2025 at 21:15

Oleksandr Usyk do të zhvillojë duelin e dytë me Daniel Dubois në Wlembley, aty ku do të rikonfirmohet se kush do të jetë kampioni i padiskutueshëm në peshat e rënda – që aktualisht i takon ukrainasit.

Usyk kishte fituar në vitin 2023 në Poloni me një nokaut teknik në raundin e nëntë, ndërsa tani anglezi kërkon hakmarrje – pasi kishte thënë se në duelin e parë ishte vjedhur nga gjyqtarët qëlejuan ukrainasin të këndellej nga goditja në stomak.

Të dy boksierët nuk e kishin të lehtë pasi të durosh grushtet e kundërshtarit, posaçërisht kur flitet për peshat e rënda nuk është aspak e lehtë, kjo mund të shikohet edhe në videon e mëposhtme:

Goditja e peshave të rënda është aq e mrekullueshme, por aq edhe e pamëshirshme, aq shkatërruese sa edhe e bukur. Mund të ketë pasoja katastrofike, por mund të krijojë edhe heronj.

Kështu rikthehemi për të analizuar artin e grushtit të peshës së rëndë dhe shkenca që qëndron pas tij, ku mund të shkaktojë dëmtime të tmerrshme.

Lexo po ashtu: Konfirmohet ora e saktë për duelin historik të boksit, Usyk – Dubois

Boksi është një botë në vete edhe pse zhvillohet brenda një ringu të vogël, ku ne manualin e boksit profesionit ekzistojnë vetëm gjashtë grushte, por mendojeni pak këtë.

Një numër telefoni i zakonshëm te ne ka gjashtë shifra në dispozicion, por brenda atyre gjashtë ju mund të bëni shumë kombinime dhe boksi është i njëjtë. Ka vetëm gjashtë grushte në dispozicion, por me ato gjashtë grushte boksieri mund të bëjë më shumë se 1.000 kombinime, shkruan Telegrafi.

Gjuajta dhe nokauti:

Për të jap një grusht të fortë është i rëndësishëm qëndrimi dhe balancimi i trupit dhe pastaj vjen godita e fuqishme. Por, humbjen e vetëdijes kur merr një goditje të rëndë në mjekër është e panjohur, por ka një mendim shkencor edhe për këtë.

Vendi më i mirë për të dhënë një nokaut është mjekra dhe besohet se vjen nga forca rrotullues rreth sisteimit të trurit, gjë që mund të shkaktojë mungesën e vetëdijes.

Lexo po ashtu: Dueli i vitit mes Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois në rrezik anulimi

Pra, nëse gjuani nga një hapësirë e shkurtë në fundin e mjekrës, atëherë forca rrotulluese do të transmetohet në pjesën e poshtme të nofullës dhe rrjedhimisht vazhdon drejt trurit. Kur ju merrni goditje, ju humbni kontrollin muskulor, gjë që shkakton tundjen e këmbëve.

Forca:

Nokdauni dallon prej peshave në boks dhe normalisht në peshat e rënda nokauti mund të vijë më lehtë dhe për këtë ka një arsye shumë të thjeshtë.

Është sikur të krahasosh një Mini Cooper me një kamion të rëndë. Edhe pse të dy janë duke lëvizur me një shpejtësi të njëjtë, përplasja e tyre me një objekt është e ndryshme.

Nisur nga kjo nuk do të thotë se një boksier i peshës së lehtë, apo të mesme nuk mund të jap një grusht të fortë, por në rast se një boksier i peshave të renda gjuan duke përdorur edhe peshën e tij, goditja mund të jetë shkatërruese.

Shpejtësia e dorës së boksierit mund të arrijë rreth tetë deri në 10 metra për sekondë, e cila është pothuajse e barabartë me shpejtësinë e një sprinteri të nivelit të lartë. Kombinoje atë shpejtësi me forcë domethënëse dhe efektet mund të jenë vdekjeprurëse.

Në një eksperiment i është kërkuar disa bokseve të gjuajnë me gjithë forcën një objektiv dhe grushti i tyre ka prodhuar rreth 3,000 Newtons (matës, sa më i lartë është N, aq më e fortë është gjuajta nga grushti), transmeton Telegrafi.

Dubois peshon 110 kilogramë dhe kështu është në gjendje të prodhojë rreth 5,000 Newtons, duke marrë parasysh që boksierët që janë përdorur për studim shkencor kanë qenë larg tij me madhësi dhe forcë.

Është e vështirë të krahasosh mes sporteve, por një ndërhyrje në ragbi është 1.500 Newton, por e mjaftueshme për të kuptuar se çfarë fuqie kalon në grushtin e boksierit në një moment të caktuar.

Dëmtimi:

Më lartë e kuptuat se çfarë mund të shkaktojë një grusht i një boksieri të peshave ë rënda, por me këtë rast lind pyetja, sa ndihmojnë dorezat e boksit, për çfarë realisht shërbejnë ato? A e ulin rrezikun?

Dorëzat moderne të boksit janë të dizajnuara për të mbrojtur dorën e luftëtarit, ato zvogëlojnë lëndimet sipërfaqësore të fytyrës. Megjithatë, dorëzat moderne i jep mundësi boksierit të gjuajë grushta të forta në kokë e kundërshtarit pa dëmtuar duart, por ato nuk ulin rrezikun e dëmtimit të trurit për pjesëmarrësit.

Tani të kujtojmë edhe në herë fjalët e Leggs kur u nokautua nga Joshua në vitin 2014 dhe të mundohemi të kuptojmë atë çka ka ndjerë Usyk në duelin e parë.

“Kur u përpoqa të ngrihem në këmbë as nuk arrija të shikoja. Tre muaj kisha lëndim të nervave në anën që më goditi, ndërsa për dy muaj nuk kisha ndenja, isha i mpirë”.

Një grusht i një boksieri të kategorisë së lehtë krahasohet me goditjen e topin statik (jo në lëvizje) me këmbë:

Një grusht i një boksieri të kategorisë së mesme krahasohet me atë të Conor McGregor në lëvizje:

Një grusht i një boksieri të kategorisë së rëndë krahasohet me shkelmin rrotullues në Taekwondo. /Telegrafi/

The post Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Dubois, është më keq sa që mendoni appeared first on Telegrafi.

Bota e boksit përballet sot me një moment elektrizues: Parashikohet fituesi i mega-duelit, Usyk – Dubois

19 July 2025 at 19:24

Përballja mes Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda do të zhvillohet në stadiumin legjendar Wembley, përpara mbi 90 mijë tifozëve.

Të dy boksierët kanë kryer tashmë peshimin zyrtar, duke konfirmuar gatishmërinë për sfidën e madhe që do të vendosë kampionin absolut të botës.

Në peshimin zyrtar, Daniel Dubois regjistroi 110.5 kg, ndërsa Usyk peshonte 103.1 kg.

Kjo diferencë prej mbi 7 kilogramësh tregon qartë strategjinë e Dubois për të përdorur fuqinë fizike dhe goditjet e rënda, ndërkohë që Usyk mbetet në parametrat e tij të zakonshëm, duke besuar te shpejtësia, teknika dhe rezistenca.

Në përballjen e parë mes tyre, zhvilluar në gusht të vitit 2023 në Wroclaw të Polonisë, Usyk fitoi me nokaut teknik në raundin e nëntë. Ajo ishte humbja e dytë në karrierë për Dubois, i cili aktualisht ka një bilanc prej 22 fitore dhe 2 humbje (21 fitore me nokaut).

Usyk mbetet i pamposhtur me 23 fitore në 23 ndeshje, duke përfshirë edhe suksesin e bujshëm ndaj Tyson Furyt.

Edhe pse Dubois ka avantazh në peshë dhe gjatësi – është 196 cm i gjatë krahasuar me 191 cm të Usyk – ekspertët e shohin përsëri ukrainasin si favorit.

Të dy boksierët kanë të njëjtën shtrirje të krahëve (198 cm), por Usyk konsiderohet më i përgatitur teknikisht dhe më elastik në ring.

Sipas parashikimeve nga mediat britanike, Usyk ka shanse më të larta për fitore. Fitorja e tij vlerësohet me koeficient 1.33, ndërsa triumfi i Dubois kuotohet me 3.72.

Mundësia që Usyk ta fitojë duelin me nokaut, nokaut teknik ose diskualifikim është vlerësuar me 2.30, ndërsa për Dubois kjo shifër është 4.75.

Kjo përballje pritet të përcaktojë kampionin e padiskutueshëm në peshat e rënda, duke bashkuar të gjithë titujt kryesorë të boksit profesionist: WBA, WBC, WBO, IBF dhe The Ring Magazine.

Sfida konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në historinë moderne të boksit, me Usyk që kërkon të vazhdojë dominimin dhe Dubois që shpreson ta befasojë botën me një rikthim të madh. /Telegrafi/

The post Bota e boksit përballet sot me një moment elektrizues: Parashikohet fituesi i mega-duelit, Usyk – Dubois appeared first on Telegrafi.

Usyk dhe Dubois rikthehen në ring: Dueli i dytë me një rregull pak të njohur që mund të ndikojë në ndeshje

19 July 2025 at 18:18

Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois janë gati për përballjen e shumëpritur në peshat e rënda, e cila do të zhvillohet në stadiumin Wembley të Londrës më 20 korrik.

Dy boksierët do të luftojnë për titullin e padiskutueshëm të botës, në një sfidë ku në lojë janë rripat WBA (Super), WBO, WBC, IBF dhe The Ring Magazine.

Në duelin e parë mes tyre, që u zhvillua në gusht 2023 në Poloni, Usyk mposhti Dubois-in me nokaut teknik në raundin e nëntë.

Por këtë herë, Dubois – tani me avantazhin e të luftuarit në vendlindjen e tij, Londër – shpreson të përmbysë gjithçka, i mbështetur nga një publik vendas që pritet të jetë në anën e tij.

Për Usyk, 38-vjeçar, kjo do të jetë një tjetër mundësi për të mbrojtur rekordin e tij të pamposhtur prej 23 fitoreve (14 me nokaut).

Ndërkohë, Dubois, me një rekord prej 22 fitoreve dhe 2 humbjeve, ka fituar tri ndeshje radhazi me nokaut që nga disfata ndaj Usyk, përfshirë suksese ndaj Jarrell Miller, Filip Hrgovic dhe Anthony Joshua.

Lexo po ashtu: Konfirmohet ora e saktë për duelin historik të boksit, Usyk – Dubois

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Usyk minimizoi shqetësimet për moshën e tij, duke deklaruar: “Unë e respektoj Dubois-in. Ai është i motivuar, por edhe unë jam. 38 vjeç nuk është shumë. Do ta shohim në ring.”

Nga ana tjetër, Dubois është shprehur i vendosur për të ndryshuar fatin: “Do ta shkruaj skenarin tim. Ata kanë skenarin e tyre, por unë dua të jem ai që fiton rripat dhe luan rolin kryesor.”

Megjithatë, përpara se të ngjiten në ring, dy boksierët duhet të respektojnë disa rregulla të natës së ndeshjes, përfshirë një detaj të vogël por të rëndësishëm të përgatitjes së dorës.

Ish-kampioni i botës në peshat super të mesme, Carl Froch, ka theksuar për DAZN një rregull pak të njohur: “Në natën e ndeshjes, shiritat mbrojtës të duarve nuk mund të mbështillen rreth kyçit të dorës si në stërvitje. Ata duhet të vendosen vetëm mbi nyjat e gishtave, sipas rregullave të federatës”.

Gjithashtu, gjyqtarët zakonisht udhëzojnë boksierët para ndeshjes për sjelljen gjatë përballjes, duke i paralajmëruar për kapjet, goditjet e ndaluara dhe respektimin e komandave të tyre.

Nëse një boksier injoron udhëzimet e gjyqtarit, mund të rrezikojë penalizim ose edhe ndaljen e ndeshjes.

Dueli Usyk-Dubois 2 pritet të jetë një nga përballjet më të mëdha të vitit, me sytë e botës së boksit të përqendruar në Wembley për të parë kush do të shkruajë historinë këtë herë. /Telegrafi/

The post Usyk dhe Dubois rikthehen në ring: Dueli i dytë me një rregull pak të njohur që mund të ndikojë në ndeshje appeared first on Telegrafi.

Konfirmohet ora e saktë për duelin historik të boksit, Usyk – Dubois

19 July 2025 at 17:49

Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois përballen sonte në një nga duelet më të mëdha të peshave të rënda, që do të zhvillohet në stadiumin e mbushur plot Wembley në Londër.

Në përballjen e parë, zhvilluar në gusht të vitit 2023 në Poloni, Usyk arriti ta mposhtë Dubois me nokaut teknik në raundin e nëntë.

Megjithatë, ajo ndeshje nuk kaloi pa polemika, pasi një goditje e diskutueshme e Dubois – që Usyk e cilësoi si të ulët – ndezi debatet.

Në konferencën për shtyp të prillit, Usyk madje solli edhe një diagram për të shpjeguar zonat e lejuara të goditjes.

Rekordi i Usyk mbetet i paprekur me 23 fitore (14 me nokaut), ndërsa Dubois, pas asaj disfate, ka përmirësuar performancën duke arritur tri fitore të rëndësishme me nokaut ndaj Jarrell Miller, Filip Hrgovic dhe Anthony Joshua.

Britaniku aktualisht ka bilancin 22 fitore (21 me nokaut) dhe 2 humbje.

Sfida e sotme është për titullin e padiskutueshëm të botës në peshat e rënda.

Në lojë janë rripat prestigjiozë IBF, WBA, WBO, WBC dhe The Ring Magazine, duke e bërë këtë duel një nga më të rëndësishmit e dekadës.

Kur fillon ndeshja Usyk vs Dubois 2?

Transmetimi fillon (për duelet e para) në orën 18:30 sipas orës tonë lokale, raporton SunSport.

Lufta kryesore është planifikuar të fillojë me ecjet drejt ringut rreth orës 22:45 (ora e Kosovës).

Ndërkohë, duelet paraprake fillojnë nga ora 18:40. /Telegrafi/

The post Konfirmohet ora e saktë për duelin historik të boksit, Usyk – Dubois appeared first on Telegrafi.

Usyk zbulon se cili boksier e goditi më rëndë deri më tani në karrierë

18 July 2025 at 18:45

Kampioni i botës në peshat e rënda, ukrainasi Oleksandr Usyk, do të mbrojë titujt e tij më 19 korrik, në një përballje të shumëpritur kundër boksierit anglez Daniel Dubois në stadiumin Wembley.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë mes tyre, pasi Usyk e ka mposhtur tashmë Duboisin me nokaut në gusht të vitit 2023. Rekordi i Usykut është i pastër: 23 fitore në po aq ndeshje profesionale.

Në një intervistë para duelit, boksierët iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme nga prezantuesi. Usyk u pyet nëse Dubois ishte boksieri që e kishte goditur më fort gjatë karrierës së tij.

Kujtojmë që në përballjen e parë mes tyre, Dubois e rrëzoi Usykun në raundin e pestë me një goditje të diskutueshme në trup. Gjyqtari e konsideroi goditjen si të pavlefshme për shkak të pozicionit të ulët dhe ndeshja vazhdoi, derisa Usyk arriti fitoren me nokaut.

Kur iu bë pyetja për goditjen më të fortë që ka marrë, Usyk tha se nuk ishte Dubois ai që e kishte lënduar më shumë.

“Derek. Mendoj se është Dereku i çmendur”, u përgjigj ai, duke iu referuar Derek Chisoras.

Chisora, një ish-sfidues për titullin e kampionit bote, u përball me Usykun në tetor të vitit 2020, në një nga ndeshjet më të forta të ukrainasit pas kalimit në kategorinë e peshave të rënda. Usyk fitoi atëherë me vendim unanim pas 12 raundeve intensive.

Derek Chisora, tashmë 41 vjeç, është përballur edhe me kampionin Tyson Fury në vitin 2022 për titullin e WBC-së, por u mund me nokaut teknik në raundin e 10-të. /Telegrafi/

The post Usyk zbulon se cili boksier e goditi më rëndë deri më tani në karrierë appeared first on Telegrafi.

Ndeshje e bujshme, por me pasoja: Drilon Rama mbetet jashtë ringut për një muaj

By: gaze tare
14 July 2025 at 11:40

Ndeshja e zhvilluar më 28 qershor nga boksieri Drilon Rama ka tërhequr vëmendje të madhe, jo vetëm për rezultatin, por edhe për ngjarjet që e shoqëruan.

Fillimisht, Rama pritej të përballej me një boksier nga Tanzania, i pamposhtur deri më tani. Por vetëm pak ditë para përballjes, ky kundërshtar u zëvendësua papritur me një tjetër, i cili kishte një seri prej mbi 20 humbjesh radhazi. Ky ndryshim ngriti shumë pikëpyetje dhe u komentua gjerësisht në rrjete sociale dhe media.

Vetë boksieri afrikan, në një deklaratë për “Prive by Liberta Spahiu”, sqaroi se nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim, por ishte pamundësuar për të udhëtuar për shkak të një problemi me vizën.

Ndërkohë, zhvillime të tjera kanë dalë në dritë pas përfundimit të ndeshjes. Sipas të dhënave në BoxRec – databaza më e njohur ndërkombëtare për boksin profesionist – Drilon Rama është pezulluar deri në fund të këtij muaji. Ky pezullim njëmujor lidhet me dëmtimin që i shkaktoi kundërshtarit të tij gjatë meçit.

The post Ndeshje e bujshme, por me pasoja: Drilon Rama mbetet jashtë ringut për një muaj appeared first on iconstyle.al.

Policia nuk ka asnjë ide se çfarë ka ndodhur pasi boksieri Tony Rodriguez u gjend i vdekur pas meçit

9 July 2025 at 12:44

Policia e Arizonës po punon intensivisht për të zgjidhur vdekjen misterioze të boksierit meksikan Pedro Antonio “Tony” Rodriguez, i cili u gjet i vdekur mëngjesin pas ndeshjes së tij.

Boksieri meksikan i kategorisë së peshave super të lehta u mund nga Phillip Vela vetëm disa orë para vdekjes së tij të shtunën në mbrëmje në Shtetet e Bashkuara.

37-vjeçari nga Durango humbi me vendim unanim pas gjashtë raundesh të shtunën. Pas ndeshjes, ai u kthye në dhomën e tij të hotelit.

Rodriguez kishte një takim me dikë për darkë me luftëtarë të tjerë nga programi, por nuk u shfaq në hollin e hotelit natën tjetër.

Përveç darkës, ai humbi edhe autobusin që duhej ta çonte në aeroport, kështu që kolegët e shqetësuar thirrën stafin e hotelit për t’u përgjigjur. Menjëherë, anëtarët e stafit të hotelit hynë në dhomën e tij dhe e gjetën të vdekur.

 

Mexican heavyweight boxer Pedro Antonio Rodriguez, known as “Roca,” was found dead in his hotel room on the night of July 5–6, 2025, just hours after a professional fight in Arizona. The 33-year-old had called his wife after the match, saying he planned to go out for dinner, but… pic.twitter.com/leKlnNXUyQ

— Mimi Mefo Info (@MimiMefoInfo) July 8, 2025

Policia ka disa ditë që po heton rastin dhe nuk ka asnjë ide se për çfarë bëhet fjalë. Siç njoftoi ajo, “arsyet e vdekjes së tij nuk janë të qarta”.

“Ai më telefonoi kur mbaroi lufta e tij. Edhe kur mbaroi gjithçka, ai shkoi në hotel dhe foli me mua nëpërmjet video-thirrjes. Nuk e di çfarë ndodhi, nëse ishte ndonjë lloj goditjeje. Jam e hutuar dhe po pres raportin zyrtar”, tha gruaja e tij, Carla Valenzuea.

Megjithatë, autoritetet e Arizonës nuk kanë lëshuar ende një raport zyrtar mbi shkakun e vdekjes dhe nuk ka asnjë lidhje të përcaktuar me ndonjë sherr apo ndonjë gjendje mjekësore para-ekzistuese. /Telegrafi/

The post Policia nuk ka asnjë ide se çfarë ka ndodhur pasi boksieri Tony Rodriguez u gjend i vdekur pas meçit appeared first on Telegrafi.

Konfirmohet rikthimi i Tyson Furyt në boks – zbulohet se kur do të ngjitet në ring

2 July 2025 at 23:22

Tyson Fury do të dalë nga pensionimi dhe do të rihyjë në ringun e boksit në vitin 2026.

Lajmi u konfirmua nga njeriu më me ndikim në botën e boksit, Turki Alalshikh, i cili tha se foli me Gypsy King dhe i premtoi atij se do të kthehej vitin e ardhshëm.

“Fola me të, kam fjalën e tij se do të jetë pjesë e Sezonit të Riadit në vitin 2026. Kemi ende punë për të bërë”, deklaroi Alalshikh.

Fury hyri për herë të fundit në ring vitin e kaluar. Në dhjetor, ai u ndesh për herë të dytë kundër Oleksandr Usyk dhe humbi me vendim unanim.

Ishte humbja e tij e dytë në karrierën e tij profesionale, e para iu shkaktua gjithashtu nga Usyk.

Ajo ndeshje u zhvillua në maj të vitit të kaluar, ishte një ndeshje për kampionin absolut të peshave të rënda dhe ndeshja më e madhe e boksit të shekullit të 21-të.

Usyk fitoi atëherë, gjithashtu me vendim të gjyqtarëve, dhe Fury regjistroi humbjen e tij të parë.

Ai ka fituar 34 herë, 24 me nokaut, dhe fitorja e tij e fundit ishte në vitin 2023 kur mposhti yllin e MMA-së, Francis Ngannou. /Telegrafi/

‼ Tyson Fury is set to come out of retirement and return to boxing in 2026, Turki Alalshikh has confirmed.

Alalshikh said: "I talked with him, and I have his word to have him in Riyadh Season in 2026. We have a rabbit to hunt." pic.twitter.com/bnKABwM6nz

— Ring Magazine (@ringmagazine) July 2, 2025

The post Konfirmohet rikthimi i Tyson Furyt në boks – zbulohet se kur do të ngjitet në ring appeared first on Telegrafi.

U rikthye nga “të vdekurit”, Wilder deklarohet pas super fitores me nokaut teknik

28 June 2025 at 09:39

Pas një pauze të gjatë dhe një serie humbjesh zhgënjyese, Deontay Wilder është rikthyer me fitore, duke mposhtur Tyrell Herndon me nokaut teknik në raundin e shtatë, në një duel të zhvilluar në Kansas.

Megjithëse ndeshja nuk ishte ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë, Wilder tregoi vendosmëri dhe qartësi në qëllimet e tij pas fitores.

“Ndihesha shumë mirë. Herndon ishte një djalë i fortë dhe e vlerësoj përballjen. Kisha shumë kohë për t’u rikuperuar – mendërisht, fizikisht dhe emocionalisht. Ka qenë një rrugë e gjatë për mua. Jam thjesht i lumtur që jam rikthyer në ring”, deklaroi ai menjëherë pas ndeshjes.

Wilder, që do të mbushë 40 vjeç në tetor, pranoi se ende nuk është në nivelin maksimal, por premtoi rritje.

“E di që nuk u dhashë të gjithëve atë që donin vërtet të shihnin, por do të përmirësohem ndërsa ecim përpara. Ky është një fillim i ri për mua. Do të përmirësohem gjithnjë e më shumë, ju premtoj këtë”, potencoi amerikani.

Ai shtoi gjithashtu se ka punuar edhe me një psikolog sportiv për të përmirësuar gjendjen e tij mendore dhe për të qenë gati për sfida më të mëdha.

“Kam punuar me veten në shumë nivele. Tani jam më i qartë, më i fokusuar. Po bëj gjithçka që duhet për të qenë gati për përballje si me Usyk apo Joshua”, vazhdoi Wilder.

Fitorja e fundit për Wilderin vjen pas një faze të vështirë ku kishte humbur katër nga pesë përballjet e fundit.

Ai është i vendosur ta lërë pas atë periudhë dhe ta rikthejë karrierën e tij në majat e peshave të rënda. /Telegrafi/

The post U rikthye nga “të vdekurit”, Wilder deklarohet pas super fitores me nokaut teknik appeared first on Telegrafi.

Dueli për titullin botëror i përfundoi me një nokaut që ia fshiu kujtesën për gjashtë muaj boksierit japonez

24 June 2025 at 19:43

Boksieri japonez Jin Sasaki ka humbur kujtesën për gjashtë javë pasi u nokautua në ndeshjen e tij për titullin e botës nga Brian Norman Jr në Tokio javën e kaluar.

23-vjeçari i talentuar i peshave të lehta nuk e mban mend ndërprerjen brutale në raundin e pestë – apo ndonjë gjë që ndodhi në fillim të këtij muaji ose pjesën më të madhe të majit.

Sasaki u rrëzua pa ndjenja nga një goditje e fuqishme me të majtën e hedhur nga kundërshtari i tij amerikan, i cili e goditi në mjekër.

Ai ra rëndë në dysheme dhe qëndroi i palëvizshëm për minuta të tëra më pas, përpara se të transportohej me barelë nga stafi mjekësor pranë ringut.

Skanimet mjekësore treguan se Sasaki nuk kishte pasur dëmtime serioze në tru, por sipas presidentit të palestrës së tij të boksit, Issei Nakaya, një pjesë e kujtesës së boksierit është fshirë.

Sasaki thuhet se i ka thënë: “As nuk më kujtohet që kjo ndeshje për titull të jetë vendosur”.

Një deklaratë mbi gjendjen e boksierit thoshte: “Sasaki Tsutomu u dërgua në spital pas ndeshjes dhe iu nënshtrua një skanimi CT”.

“Nuk pati lëndime si gjakderdhje. Megjithatë, ai goditi fort pjesën e pasme të kokës dhe aktualisht ka humbur kujtesën”.

“Nuk kishte lëndime të dukshme fizike, por ne do ta mbajmë nën vëzhgim dhe ai do të kthehet në spital nesër për një kontroll tjetër”, thuhet më tej.

Sasaki u godit rëndë nga Norman gjatë gjithë ndeshjes, duke u rrëzuar dy herë në raundin e parë. /Telegrafi/

The post Dueli për titullin botëror i përfundoi me një nokaut që ia fshiu kujtesën për gjashtë muaj boksierit japonez appeared first on Telegrafi.

Përgatitjet për “supermeçin e artë” nisin me tenstione: Alvarez vs Crawford më 13 shtator – 186 milionë euro në lojë

23 June 2025 at 17:23

Një nga përballjet më të mëdha të dekadës në boks pritet të zhvillohet më 13 shtator, ku Canelo Alvarez dhe Terence Crawford do të përplasen në një superndeshje që vlen rreth 200 milionë dollarë (186 milionë euro).

Canelo (63–2–2, 39 KO), një nga boksierët më të mëdhenj në histori, do të mbrojë katër titujt e tij botërorë në kategorinë super të mesme (WBA, WBC, IBF dhe WBO) përballë boksierit të pamposhtur Crawford (41–0, 31 KO), i cili mban rripin e kampionit botëror në peshat e lehta të mesme (WBA).

Ndeshja do të mbahet në stadiumin Allegiant të Las Vegasit, shtëpia e ekipit të NFL-së, Las Vegas Raiders, me kapacitet prej 65 mijë vendesh.

Ngjarja do të drejtohet nga Dana White, presidenti i UFC-së, i cili për herë të parë provon veten si organizator në botën e boksit.

Mbrapa këtij supermeçi qëndron sponsori i fuqishëm saudit, Turki Al-Alshikh, i cili ka financuar plot 200 milionë dollarë (186 milionë euro) për ta bërë realitet përballjen e ëndrrave.

 

CANELO ÁLVAREZ SHOVES TERENCE CRAWFORD AT THE FACEOFF #CaneloCrawford pic.twitter.com/5mL73DQOIq

— Netflix (@netflix) June 22, 2025


Shpërblimet janë të jashtëzakonshme:
▪ Canelo Alvarez do të përfitojë deri në 139.5 milionë euro
▪ Terence Crawford do të marrë rreth 46.5 milionë euro


Me dy nga emrat më të mëdhenj në botën e boksit në ring dhe me një përballje të këtij niveli financiar e sportiv, 13 shtatori premton të jetë një natë historike për sportin e boksit. /Telegrafi/ 

The post Përgatitjet për “supermeçin e artë” nisin me tenstione: Alvarez vs Crawford më 13 shtator – 186 milionë euro në lojë appeared first on Telegrafi.

Goditje brutale qysh në raundin e parë – kroatit ‘i fiken dritat’ nga polaku i pamposhtur

21 June 2025 at 23:41

Boksieri kroat Marko Milun e ka përfunduar performancën e tij në turneun WBC Grand Prix në Riad.

Në rrethin e 16-të, ai u mposht me një nokaut të rëndë në raundin e parë nga polaku Piotr Lacz.

Lacz mbeti i pamposhtur në karrierën e tij profesionale me një rezultat prej 14-0, ndërsa Milun pësoi humbjen e tij të parë në ndeshjen e tij të dytë profesionale.

Polaku zuri qendrën e ringut që nga fillimi, por vetëm pas një minute ndeshjeje, Milun e goditi në trup dhe e rrëzoi përtokë.

Ai u ngrit dhe shënoi një nokaut vetëm 48 sekonda para përfundimit të raundit të parë.

Milun bllokoi një goditje me dorën e djathtë, por nuk e ngriti dorën e majtë në kohë, gjë që i la vend Lacz.

Ai e rrëzoi boksierin kroat në dysheme me një goditje të fuqishme dhe të saktë me të majtën dhe shpejt kaloi në çerekfinale. /Telegrafi/

The post Goditje brutale qysh në raundin e parë – kroatit ‘i fiken dritat’ nga polaku i pamposhtur appeared first on Telegrafi.

Pensionohet një nga boksierët më të mirë të shekullit të 21-të

5 June 2025 at 20:40

Legjenda e boksit dhe një nga luftëtarët më të talentuar të epokës moderne, Vasyl Lomachenko, ka njoftuar tërheqjen e tij nga boksi profesionist.

Boksieri ukrainas e përfundon karrierën e tij në moshën 37-vjeçare, me një total prej 21 ndeshjesh dhe një rekord prej 18 fitoresh dhe tri humbjesh.

Lomachenko nuk ka qenë në ring që nga maji i vitit të kaluar, kur mposhti George Kambosos Jr. në një performancë dominuese për të rrëmbyer rripin e peshave të lehta IBF.

Pas kësaj, filluan bisedimet për një ndeshje të madhe për unifikimin e titullit kundër Gervonta Davis, por një marrëveshje nuk u realizua kurrë. Ukrainasi vendosi të bënte një pushim dhe tani është e qartë se nuk do të kthehet më.

“Ju gjithmonë më keni mbështetur me kaq pasion për më shumë se dhjetë vjet. Shpresoj se do të vazhdoni ta respektoni dhe ta doni këtë sport. Paqe për të gjithë, Zoti e bekoftë popullin e tij”, u tha ai tifozëve në një mesazh lamtumire.

Lomachenko do të mbahet mend si një nga teknikët më bindës në historinë e boksit. Përpara se të bëhej profesionist, ai pati një numër të pabesueshëm prej 396 fitoresh si amator dhe vetëm një humbje. Ai gjithashtu fitoi dy medalje ari olimpike – në Pekin në vitin 2008 dhe në Londër në vitin 2012.

Në karrierën e tij profesionale, ai u bë kampion bote në tri kategori, peshë pendë, peshë superpendë dhe peshë e lehtë, në vetëm 12 ndeshje, që është një nga ngjitjet më të shpejta drejt fronit në historinë e boksit.

Pavarësisht faktit se e përfundoi karrierën e tij pa një mega-spektakël kundër Gervonta Davis, Lomachenko mbetet një nga luftëtarët më me ndikim dhe më të respektuar të gjeneratës së tij. /Telegrafi/

The post Pensionohet një nga boksierët më të mirë të shekullit të 21-të appeared first on Telegrafi.

Skandali i Imane Khelif i ka hedhur turp të përjetshëm KON-it

4 June 2025 at 18:35

Çështja e boksieres algjeriane Imane Khelif ka shkaktuar një nga debatet më të mëdha në historinë e Lojërave Olimpike, pas publikimit të analizave gjenetike që konfirmuan se ajo kishte kariotip mashkullor (XY).

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), megjithëse ishte në dijeni të rezultateve që prej vitit 2023, nuk mori asnjë masë, duke i cilësuar testet si “të paligjshme” dhe duke nënkuptuar një komplot rus.

Reagimi i IOC-së është cilësuar nga analistët si neglizhencë e rëndë, pasi lejoi një sportiste me avantazh biologjik të rrezikonte fizikisht jetën e kundërshtareve të saj në ring – përfshirë italianen Angela Carini, e cila pas humbjes tha duke qarë: “Nuk është e drejtë.”

Nicola Adams, kampione olimpike britanike dhe një nga kritiket më të zëshme të pjesëmarrjes së Khelif, deklaroi se “mund të fle e qetë”, pas konfirmimit zyrtar të anomalive gjenetike të sportistes algjeriane. Adams, dikur e turpëruar publikisht për qëndrimin e saj, rezultoi e drejtë.

Në një sport si boksi, ku forca fizike është faktor vendimtar, vendimi i IOC-së për të privilegjuar identitetin gjinor të vetëdeklaruar mbi sigurinë fizike të grave, shihet si një nga tradhtitë më të mëdha të sportit ndaj vetë parimeve të tij.

Deklarata e IOC-së, që ia kalon përgjegjësinë federatave ndërkombëtare dhe shmang pyetjet kryesore, është cilësuar si “absurde” nga komentuesit sportivë dhe një përpjekje për të shmangur llogaridhënien për një çështje me pasoja të rënda. /Telegrafi/

The post Skandali i Imane Khelif i ka hedhur turp të përjetshëm KON-it appeared first on Telegrafi.

Boks/ Rregulli i ri detyron Imane Khelif t’i nënshtrohet kontrollit gjenetik të seksit

By: armand
31 May 2025 at 15:44

Kampionia olimpike e boksit, Imane Khelif, duhet t’i nënshtrohet kontrollit gjenetik të gjinisë për të marrë pjesë në ngjarjet e ardhshme me organin e ri qeverisës të sportit. World Boxing njoftoi të premten testimin e detyrueshëm seksual për të gjithë atletët. Organi drejtues përmendi posaçërisht Khelif kur njoftoi politikën, duke thënë se fituesja e medaljes së […]

The post Boks/ Rregulli i ri detyron Imane Khelif t’i nënshtrohet kontrollit gjenetik të seksit appeared first on BoldNews.al.

Mike Tysonit i ofrohet një rikthim mahnitës në ring kundër legjendës së frikshme të MMA-së

27 May 2025 at 23:22

Mike Tysonit i është ofruar një rikthim mahnitës në ring kundër luftëtarit të MMA-së, Fedor Emelianenko.

58-vjeçari i vari dorezat në vitin 2005, por u rikthye pas 19 vitesh për t’u përballur me Youtuberin Jake Paul në stadiumin AT&T në Teksas në nëntor.

Ai fitoi 20 milionë euro për përpjekjet e tij, por dukej si një hije e vetes së tij të mëparshme, ndërsa mundohej të humbiste me vendim unanim të gjerë.

Tyson, i cili ka fituar 50 ndeshje dhe pesë tituj të mëdhenj botërorë, i është ofruar ndeshja nga promovimi i sporteve luftarake kazake, Alash Pride League (APL), të cilët shpresojnë ta tundojnë atë me një përballje dimërore kundër ikonës ruse të MMA-së.

Duke folur në Astana të Kazakistanit këtë javë, presidenti i APL-së, Alimzhan Bektaev, tha: “Po planifikojmë një ndeshje midis Mike Tyson dhe Fedor Emelianenko”.

“Puna në këtë drejtim ka filluar tashmë. Turneu, ku duam të ftojmë Mike Tyson, është planifikuar për në dhjetor”.

Emelianenko njihet si një nga luftëtarët më të mëdhenj të MMA-së të të gjitha kohërave, duke mbajtur një seri legjendare prej 27 fitoresh në ndeshje gjatë mesit dhe fundit të viteve 2000.

Ish-mbajtësi i titullit të peshave të rënda në peshat e rënda të PRIDE ka një rekord profesional prej 40-7, që përfshin fitoret kundër Mark Coleman, Andrei Arlovski, Mirko Cro Cop dhe Antonio Rodrigo Nogueira.

Ai u tërhoq nga boksi në shkurt të vitit 2023 pas një humbjeje me nokaut në raundin e parë ndaj Ryan Bader.

APL-ja nuk ka konfirmuar se sipas cilave rregulla do të takohet meçi, por ka shumë të ngjarë që të jetë boks.

Emelianenko, i njohur me nofkën “Perandori i Fundit”, ka treguar më parë interes për t’u ndeshur me Tyson. Duke folur për Ariel Helwani në vitin 2023, pas tërheqjes së tij nga MMA, Emelianenko tha: ‘MMA ka mbaruar 100 për qind, nuk do të kthehem më në MMA’.

“Dua të provoj veten në boks, mendoj se do të jetë interesante. E pashë ndeshjen midis Roy Jones dhe Mike Tyson, do të doja të ndeshesha me të. Ai ka një emër të madh dhe është një legjendë”, shtoi ai. /Telegrafi/

The post Mike Tysonit i ofrohet një rikthim mahnitës në ring kundër legjendës së frikshme të MMA-së appeared first on Telegrafi.

❌
❌