Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Eduart Kuqi komenton sherrin Jozi–Gjesti: Kur e sheh hollë, Jozi kishte të drejtë

By: gaze tare
27 July 2025 at 18:11

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Eduart Kuqi, ka komentuar së fundmi konfliktin mes Jozit dhe Gjestit, që shpërtheu në javët e fundit të formatit dhe vazhdon të përflitet edhe jashtë.

I ftuar në emisionin “Koment për Koment”, Eduarti lexoi një nga komentet që e përmendte mbështetjen e tij ndaj Gjestit në kohën e sherrit me Jozin. Dhe këtë herë, ai vendosi të japë një reflektim ndryshe.

“Ky koment është shumë i vërtetë dhe shumë i saktë se kemi folur fjalë të mëdha për Jozin, por në fakt unë mund të them një gjë: unë Jozin tani neve si Dukagjinit na ka penguar pak, kur ta shikon hollë e hollë, nuk ka faj. Jozi nuk ka pasur faj”, u shpreh ai.

Eduarti ka qenë banor vetëm për dy javë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, por kjo kohë ka mjaftuar për t’i formuar një mendim të qartë për Gjestin.

“Unë dy javë sa kam qëndruar brenda nuk kam mundur ta duroj, e leje më që ka dalur sa ditë para finales. E kish paralajmëruar demek: ‘Mos më provoko më’, por ai e ka shfrytëzuar atë mundësi, nuk i ka nervat e veta. Secili njeri reagon ndryshe në ato momente.”

Madje, ai theksoi se nëse do të ishte në vend të Jozit, ndoshta reagimi i tij do të ishte edhe më i ashpër:

“Po të isha në vend të Jozit ndoshta kisha reaguar edhe më keq”, përfundoi Eduarti, duke shtuar se nuk ka më kontakte me asnjërin prej tyre.

The post Eduart Kuqi komenton sherrin Jozi–Gjesti: Kur e sheh hollë, Jozi kishte të drejtë appeared first on iconstyle.al.

Ishin nisur për punë, aksidentohen dy ish-banorët e Big Brother VIP 3

By: M C
25 July 2025 at 20:35

Pushimet që Gresa dhe Vullneti po kombinonin me angazhimet profesionale në Shqipëri janë ndërprerë në mënyrë të papritur për shkak të një aksidenti rrugor.

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 3”, të cilët ndodheshin në vend për të xhiruar episodet e radhës të emisionit “S’je ti që vendos”, janë detyruar të anulojnë planet dhe të kthehen për shkak të ngjarjes së papritur.

Fatmirësisht, të dy kanë pësuar vetëm lëndime të lehta, por automjeti ka dalë i dëmtuar rëndë.

The post Ishin nisur për punë, aksidentohen dy ish-banorët e Big Brother VIP 3 appeared first on Albeu.com.

Romancë në horizont? Ish-banorja e BBVK shfaqet me unazën misterioze

By: gaze tare
14 July 2025 at 16:00

Jeta sentimentale e Brikendës, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova”, duket se ka hyrë në një kapitull të ri. Me një postim të shkurtër, por domethënës në Instastory, ajo la të nënkuptohet se ka thënë “po” një premtimi të rëndësishëm.

Në fotografi vërehet qartë një unazë premtimi në dorën e saj, por misteri qëndron tek partneri, të cilin Brikenda ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Për momentin, asnjë emër, asnjë fytyrë, vetëm një unazë që flet shumë.

The post Romancë në horizont? Ish-banorja e BBVK shfaqet me unazën misterioze appeared first on iconstyle.al.

“E kam ditur që do të më kërkojnë”, Anita Muçaj – Haradinaj flet për Olta Gixharin si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

By: D Marku
7 July 2025 at 15:08

Gazetarja dhe opinionistja e njohur, Anita Muçaj-Haradinaj, ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Koment për koment” në emisionin ‘Prive by Liberta Spahiu’, ku ka komentuar disa nga mendimet dhe pyetjet që i drejtohen në rrjete sociale.

Një prej çështjeve më të përfolura ishte mungesa e saj në Big Brother VIP, ku ajo ishte pjesë si opinioniste në edicionin e parë dhe është ende e kujtuar nga shumë fansa të formatit.

Anita u ndal tek komentet që vazhdimisht merr nga ndjekësit, të cilët i shprehin dëshirën që ajo të rikthehet si opinioniste.

“Unë kam marrë vazhdimisht komente që po na mungon. Çiltërsia, mënyra e komunikimit të drejtpërdrejtë”, tha ajo.

Ajo gjithashtu komentoi edhe për opinionistët e rinj të përzgjedhur nga produksioni këtë sezon, duke bërë një vërejtje të drejtpërdrejtë ndaj figurave që kanë qenë më parë pjesë e shtëpisë.

“Prej kur i kanë përzgjedh opinionistët e rinj, e kam ditë që kanë me më kërku. E kam vlerësuar Oltën në BBVA si banore, por nuk mund të jesh opinionist i mirë nëse ke qenë banor”, theksoi tutje.

E pyetur për mundësinë e rikthimit në Big Brother VIP nëse do të vinte një ftesë zyrtare, Anita nuk e përjashtoi mundësinë, duke lënë të kuptohet se një rikthim i saj mbetet në dorën e produksionit dhe situatave të ardhshme.

The post “E kam ditur që do të më kërkojnë”, Anita Muçaj – Haradinaj flet për Olta Gixharin si opinioniste në Big Brother VIP Kosova appeared first on Albeu.com.

Edi e bën publike lidhjen me Anisën, lajmi konfirmohet nga foto e pushimeve të çiftit bashkë

3 July 2025 at 20:26

Prej disa ditësh, rrjetet sociale kanë shpërthyer me thashetheme për një romancë mes Edit dhe Anisës, dy ish-banorë të njohur nga “Big Brother VIP Kosova 3”.

Duket se këta dy të rinj kanë kapur vëmendjen e publikut me veprimet e tyre enigmatike që flasin për më shumë se një miqësi. Mesazhet e koduara që ata kanë lënë në profilet e tyre shoqërore nuk lënë hapësirë për dyshim lidhur me ndjenjat që ndajnë për njëri-tjetrin. Por çfarë qëndron pas kësaj romancë?

Intervista e Anisës krijoi një atmosferë misteri kur ajo tha: “As s’po thom jo e as s’po thom po. Nashta”. Këto fjalë, të mbushura me dyshim, shërbyen si një shkëndijë që ndezi zërat për lidhjen e mundshme mes saj dhe Edit. Për më tepër, Edi e ripostoi intervistën e saj, duke shtuar edhe më shumë erë misteri për ndjekësit e tyre.

Ajo që i ka bërë ndjekësit më kureshtarë është një postim i fundit i Edit në InstaStory. Ai ka postuar një foto të një shishe Coca-Cola me emrin “Anisa” mbi të. Një gjest i tillë mund të interpretohet si një shenjë e qartë e ngrohtësisë dhe intimitetit që ata ndajnë. Duket se Edi ka vendosur ta përfshijë Anisën edhe në momente të thjeshta të jetës së tij.

Dhe siç duket, Edi e ka “marrë” Anisën me vete në Bajram Curr të Tropojës, ku ai është shfaqur i qetë duke e shijuar freskinë e pijes që mban emrin e saj. Një imazh i tillë nuk mund të kalojë pa vëmendjen e dashamirësve të tyre, që tashmë janë të etur për të mësuar më shumë rreth këtij romanci të re.

The post Edi e bën publike lidhjen me Anisën, lajmi konfirmohet nga foto e pushimeve të çiftit bashkë appeared first on Sot News | Lajme.

Anisa Veseli pas Big Brother-it: Brenda presion, jashtë mosbesim

By: gaze tare
2 July 2025 at 11:44

Pas muajsh në qendër të vëmendjes si një nga figurat më të komentuar të Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli është rikthyer në jetën jashtë katër mureve të shtëpisë… por jo pa sfida.

Në një intervistë për “Onima”, këngëtarja ka reflektuar me sinqeritet për rrugëtimin e saj, duke e cilësuar eksperiencën si një aventurë që i testoi çdo kufi.

“Kam dëshirë me e sfidu veten. Brenda ka qenë shumë presion, por tani që kam dalë e mendoj: ka qenë diçka shumë interesante. I shikoj edhe videot ndonjëherë,” rrëfen Anisa, me atë buzëqeshjen karakteristike që e shoqëroi gjatë gjithë qëndrimit të saj në shtëpi.

Por jeta jashtë ekranit nuk është aq e thjeshtë. Përballë fansave, ndjekësve dhe një publiku që shpesh gjykon më shpejt sesa kupton, ajo thotë se ka ndjerë edhe një ndjesi të ftohtë: mosbesimin.

The post Anisa Veseli pas Big Brother-it: Brenda presion, jashtë mosbesim appeared first on iconstyle.al.

Ish-banorja e BBVK, viktimë e vjedhjes në Vlorë

By: gaze tare
30 June 2025 at 14:57

Pushimet buzë detit në Vlorë nuk kanë shkuar aspak sipas pritshmërive për ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi. Teksa po shijonte ditët e verës me partnerin e saj, Kevin, Ana është përballur me një situatë aspak të këndshme, vjedhje.

Në një postim në Instagram, ajo ndau me ndjekësit momentin e pakëndshëm:
“Vajza! Këtë pushim m’i kanë vjedhur 2 çantat e mia të preferuara edhe çantën time të kozmetikës me krejt kozmetikën që e kam pasur.”

Nga ajo që Ana tregon, nuk kanë qenë thjesht sende materiale, por çanta dhe produkte kozmetike që i kishte për zemër, pjesë e përditshmërisë dhe rutinës së saj.

Pas ngjarjes, ajo kërkoi ndihmë nga ndjekëset për të gjetur faqe në Kosovë që shesin produkte origjinale make-up-i, me shpresën për të rikuperuar të paktën një pjesë të humbjeve.

The post Ish-banorja e BBVK, viktimë e vjedhjes në Vlorë appeared first on iconstyle.al.

Ngjitja e parë në ring pas BBVK, Driloni fiton ndeshjen në Londër

By: D Marku
29 June 2025 at 15:16

Drilon Rama, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, është rikthyer në skenën e sportit.

Mbrëmë, në një meç të zhvilluar në palestrën ‘Leisure’ në Londër, ai u përball me boksierin Atrokhau, të cilin e mposhti pas raundeve të rregullta.

Me këtë përballje, Driloni shton edhe një fitore tjetër në karrierën e tij sportive.

Pas daljes nga formati televiziv, ai duket se po e kthen vëmendjen drejt ringut, ndërsa ky meç shënon një hap të radhës në këtë drejtim.

The post Ngjitja e parë në ring pas BBVK, Driloni fiton ndeshjen në Londër appeared first on Albeu.com.

Sara Kolami hap zemrën për eksperiencën në BBVK3: Realitet falso

By: M C
24 June 2025 at 16:29

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara Kolami, ka ndarë për herë të parë reflektime mbi qëndrimin e saj në këtë shtëpi.

E ftuar në emisionin “Shoqet”, Sara u pyet për eksperiencën në këtë reality show, ku rrëfeu se pjesëmarrja ishte një udhëtim personal shumë i rëndësishëm.

“Sara hyri aty për të treguar veten e saj. Më pëlqeu ajo që gjeta brenda meje. Zbulova veten time dhe jam shumë e kënaqur për gjithë eksperiencën, si dhe për njerëzit që takova gjatë rrugës,” u shpreh Sara.

Ndër të tjera shtoi: Tek pjesa personale kuptova shumë për veten time, sepse aty nuk ishim në rrethana normale, por në një realitet të sajuar, falso. Studioja njerëzit, mësova si t’i ç’armatizoj dhe nuk iu dhashë kurrë kënaqësinë që të dilja jashtë vetes!

The post Sara Kolami hap zemrën për eksperiencën në BBVK3: Realitet falso appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Edi i BBVK bën paralajmërimin e fortë për Bitcoin

By: D Marku
17 June 2025 at 17:40

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuci, ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në Instagram.

I fotografuar me një pozë karakteristike, ai shfaqet me dorën në ballë, duke lënë të kuptohet një sinjal serioz për ndjekësit e tij të pasionuar pas tregut të kriptovalutave.

Në përshkrimin e stories ai shkroi: një rekord i ri historik për Bitcoin vjen së shpejti

Edi, i njohur për interesimin e tij në botën e investimeve dixhitale, nuk është hera e parë që jep sinjale për lëvizje të mëdha në treg. Kësaj here, duket se ai është më i bindur se kurrë për një ngritje të fortë të BTC-së

The post FOTO/ Edi i BBVK bën paralajmërimin e fortë për Bitcoin appeared first on Albeu.com.

Xheneta Fetahu flet për periudhën e vështirë pas Big Brother: Kam qenë shumë keq, qaja çdo natë

By: gaze tare
12 June 2025 at 13:25

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë me ndjekësit një rrëfim të ndjerë për gjendjen e saj emocionale pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në vend.

Në një video të postuar në TikTok, modelja tregoi se përjetoi një periudhë të rënduar psikologjike, e shoqëruar me ankth dhe sulme paniku.

“Kur dola nga Big Brother, kam qenë shumë keq. Kam qarë natë për natë, nuk guxoja të rrija vetë. Gjithë ditën më kapte ankthi vazhdimisht,” u shpreh ajo, duke ndarë për herë të parë anën e saj më të brishtë.

Sipas saj, izolimi i gjatë dhe përballja e menjëhershme me vëmendjen e madhe publike pas spektaklit ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin e saj mendor.

Megjithatë, Xheneta theksoi se situata ka nisur të përmirësohet dhe ajo po përpiqet të rikthehet në normalitet. “Tani jam pak më mirë. Kam filluar të marrë veten pak më shumë,” shtoi ajo.

The post Xheneta Fetahu flet për periudhën e vështirë pas Big Brother: Kam qenë shumë keq, qaja çdo natë appeared first on iconstyle.al.

Xheneta Fetahu flet për periudhën pas Big Brother: Kam qenë shumë keq, qaja çdo natë

By: D Marku
12 June 2025 at 12:50

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok një rrëfim emocional për periudhën e vështirë që ka kaluar jashtë shtëpisë më të famshme.

E njohur për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe emocional gjatë spektaklit, Xheneta nuk ka hezituar të tregojë edhe anën e saj më të brishtë, duke folur hapur për përballjen me ankthin dhe sulmet e panikut pas daljes nga formati.

“Unë kur kam dalë nga Big Brother, kam qenë shumë, shumë, shumë keq”, ka thënë ajo në një video të postuar në TikTok.

“Kam qarë natë për natë, nuk kam guxuar të rri vetë. Gjithë ditën më ka kapur ai ankthi vazhdimisht”, vazhdoi Xheneta, duke treguar se izolimi i gjatë dhe përballja me vëmendjen e menjëhershme publike kanë ndikuar ndjeshëm në gjendjen e saj emocionale.

Megjithatë, ndonëse e sfiduar nga përjetime të forta, modelja tregon se tashmë ka nisur të ndiejë një përmirësim të lehtë.

“Tani jam pak më mirë. Kam filluar të marrë veten pak më shumë”, u shpreh ajo.

Në këtë periudhë rikuperimi, ajo ka gjetur qetësi te natyra, konkretisht te deti. “E vetmja pjesë që më qetëson, më kalon ankthin dhe atakun e panikut është muzika e detit”, tha ajo, duke shtuar se tingulli i valëve i jep paqe shpirtërore dhe ndihmon në përballimin e emocioneve të forta.

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë figura publike po ndajnë përjetimet e tyre personale me sfida të ndryshme, rrëfimi i ish-konkurrentes është një kujtesë e rëndësishme për nevojën e mbështetjes dhe normalizimit të diskutimit për shëndetin mendor, veçanërisht pas përvojash të forta si pjesëmarrja në reality shou.

The post Xheneta Fetahu flet për periudhën pas Big Brother: Kam qenë shumë keq, qaja çdo natë appeared first on Albeu.com.

“Zgjedhja më e mirë që kam bërë!” Ana dhe Kevini flasin për dashurinë pas Big Brother VIP Kosova

8 June 2025 at 18:57

Ana Kabashi dhe Kevini, çifti që i dha jetë një romance brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duket se po shijojnë më shumë se kurrë lidhjen e tyre edhe jashtë kamerave. Të ftuar në një emision televiziv, ata ndanë me publikun ndjesitë që i shoqërojnë në këtë kapitull të ri të jetës.

E qeshur, e sigurt dhe me sytë që flasin më shumë se fjalët, Ana tha: “Jemi përshtatur me njëri-tjetrin. Unë jam shumë e lumtur, edhe është zgjedhja më e mirë që kam bërë. Ndihem shumë mirë, ndihem e plotësuar me të.”

Dashuria e tyre, që nisi mes dritave të reality show-t dhe vëmendjes së publikut, po duket gjithnjë e më shumë si një lidhje që nuk ka qenë vetëm për kamerat. Dhe ndoshta, pas gjithë bujës që i shoqëroi brenda BBVK, tani është koha e tyre për një “verë normale”, me më pak zhurmë, por me më shumë ndjenja.

The post “Zgjedhja më e mirë që kam bërë!” Ana dhe Kevini flasin për dashurinë pas Big Brother VIP Kosova appeared first on Sot News | Lajme.

Ish-banorja e “BBVK” së shpejti nënë për herë të dytë!

By: gaze tare
12 May 2025 at 14:31

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alby the Goat, ka shpërndarë një lajm të mrekullueshëm dhe prekës me ndjekësit e saj. Përmes një videoje të ngrohtë dhe plot dashuri, Alby ka zbuluar se po pret të bëhet nënë për herë të dytë. Në momentin e ndarë me fansat, ajo shfaqet duke përkëdhelur barkun e saj të rrumbullakosur dhe duke i dhënë dorën partnerit të saj, një simbol i gëzimit dhe emocionit që ndan me ata që e ndjekin.

Pas lindjes së vajzës së saj të vogël, Alby është gati për një tjetër kapitull të bukur të jetës së saj si nënë. Lajmi ka sjellë një valë urimesh dhe mbështetjeje nga fansat, të cilët i kanë dëshiruar një shtatzëni të suksesshme dhe plot shëndet.

The post Ish-banorja e “BBVK” së shpejti nënë për herë të dytë! appeared first on iconstyle.al.

Xuxi për Gjestin pas fitores në BBVA: E meritoi, ka sakrifikuar për atë punë!

By: gaze tare
30 April 2025 at 09:37

Naim Bunjaku, i njohur për publikun si Xuxi, ka uruar publikisht Gjestin për fitoren e tij në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”. Në një intervistë të dhënë për “Robi plaket kur don vet”, Xuxi nuk kurseu vlerësimet, duke theksuar se suksesi i Gjestit ishte i merituar dhe i natyrshëm.

“Jam gëzuar shumë sinqerisht”, tha ai, duke shtuar se e ka përkrahur nga fillimi e deri në fund, kryesisht përmes rrjeteve sociale. Sipas Xuxit, mosha, gjendja familjare dhe përkushtimi i Gjestit e bënin atë kandidatin ideal për këtë reality show. “Nuk kishte pengesa jashtë, prindërit i ka mirë, është njeri i përkushtuar dhe shumë inteligjent – e ka ndërtuar lojën me kujdes”.

Ai gjithashtu nënvizoi se qëndrimi gjashtëmujor brenda shtëpisë ishte një sakrificë në vetvete, dhe se sjellja e Gjestit gjatë gjithë edicionit ishte e pandryshuar: “Nuk ka ofenduar askënd, ka qenë gjithmonë korrekt”.

Xuxi dhe Gjesti kanë ndarë më parë eksperiencën së bashku në BBV Kosova 3, dhe kjo njohje e hershme, sipas tij, e ka bërë ta kuptojë që në fillim potencialin që kishte për të shkuar deri në fund edhe në Shqipëri.

The post Xuxi për Gjestin pas fitores në BBVA: E meritoi, ka sakrifikuar për atë punë! appeared first on iconstyle.al.

Pas fitores së Gjestit në “BBVA”, Xheneta Fetahu: “Shpresoj të na lënë të qetë”

By: gaze tare
21 April 2025 at 09:23

Fitorja e Gjestit në “Big Brother VIP Albania” duket se nuk ka sjellë vetëm entuziazëm në rrjet, por edhe reagime të forta nga ish-partnerja e tij, Xheneta Fetahu.

Në një prononcim të fundit, Xheneta ka kërkuar që emri i saj dhe i familjes të mos përfshihet më në diskutimet rreth Gjestit. “Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë. Kanë qenë muaj të vështirë, plot stres dhe shqetësim për njerëzit e mi më të afërt,” është shprehur ajo.

Ajo ka shtuar se nuk ka më interes të flasë për të kaluarën dhe se është fokusuar në projekte të reja, duke u distancuar plotësisht nga historia me Gjestin.

Kujtojmë që lidhja e tyre nisi brenda shtëpisë së “BBVK”, por u shoqërua me shumë diskutime, tensione dhe polemika edhe pas daljes nga formati.

The post Pas fitores së Gjestit në “BBVA”, Xheneta Fetahu: “Shpresoj të na lënë të qetë” appeared first on iconstyle.al.

Kaq ishte! Ribashkohet çifti i njohur i showbiz-it

By: gaze tare
15 April 2025 at 15:14

Pas një periudhe distancimi, duket se Kevin dhe Ana, ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova”, janë ribashkuar. Çifti ka publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale, ku shihen mjaft të afërt, e shoqëruar me mbishkrimin: “Shumë kohë pa u parë”.

Ky postim ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët prej kohësh kanë ndjekur me interes dinamikat e marrëdhënies së tyre. Kevin dhe Ana janë rikthyer të jenë aktivë në rrjetet sociale, duke ndarë momente të përbashkëta dhe duke shprehur publikisht ndjenjat ndaj njëri-tjetrit.

Për ndjekësit e tyre, kjo fotografi mund të jetë një sinjal i qartë se dashuria mes tyre nuk ka përfunduar. A është ky një ribashkim zyrtar apo thjesht një takim miqësor? Koha do ta tregojë.

The post Kaq ishte! Ribashkohet çifti i njohur i showbiz-it appeared first on iconstyle.al.

Anisa Veseli kryen me sukses operacionin për skoliozën

By: gaze tare
5 April 2025 at 12:06

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se ka kryer me sukses një operacion për skoliozën.

Ajo postoi një fotografi nga shtrati i spitalit, duke treguar se ndërhyrja kirurgjikale e vështirë ka përfunduar me sukses. Anisa e përshkroi këtë përvojë si një udhëtim të mbushur me sfida dhe vështirësi, por gjithashtu me besim dhe vendosmëri.

Ajo falënderoi familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe dhe inkurajoi të gjithë ata që përballen me sfida të ngjashme të jenë të fortë, të kenë durim dhe të besojnë në veten e tyre.

@aan1se

Ecja ime e parë pas operimit s’ka për t’u harruar kurrë. Dhimbja më përshkoi çdo qelizë të trupit, këmba nuk donte të më mbante, shikimi më errësohej nga lodhja… Por në atë moment, mes lotëve dhe mundimit, zgjodha të mos dorëzohem. Nuk ishte thjesht një hap. Ishte një luftë. Një fitore e vogël, por e madhe për shpirtin tim. Sepse kur zemra është e fortë, trupi e ndjek. Dhe unë zgjodha të qëndroj në këmbë. #fyp #surgery #scoliosissurgery #anisaveseli

♬ original sound – ЯRMUSIC – ЯRMUSIC

The post Anisa Veseli kryen me sukses operacionin për skoliozën appeared first on iconstyle.al.

Përplasja mes Xhenetës dhe Drilonit përshkallëzohet pas ndërhyrjes së autoriteteve

By: gaze tare
29 March 2025 at 19:06

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Xheneta dhe Driloni, janë përfshirë në një debat të ashpër pas publikimit të bisedave të tyre private. Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e ka cilësuar publikimin e tyre si të kundërligjshëm, duke çuar në reagime të menjëhershme nga të dy protagonistët.

Driloni ka reaguar duke publikuar një foto me gishtin e mesit të ngritur dhe një mbishkrim thumbues: “U zhduk postimi bashkë me gjith guximin”, një mesazh që u interpretua si një provokim ndaj Xhenetës.

Nga ana tjetër, Xheneta nuk e ka lënë pa përgjigje këtë provokim. Në një postim ironik, ajo e akuzoi Drilonin për përpjekje për të mbuluar të vërtetën me ndihmën e avokatëve dhe parave, duke shtuar: “Unë guxim e quaj kur dikush përballët me të vërtetën – pa avokatë, pa letra, pa panik. Ti? Ti u fute në lojën e fshehjeve.”

Ajo gjithashtu ironizoi përdorimin e shpeshtë të gjestit nga Driloni gjatë qëndrimit të tij në Big Brother, duke shtuar: “Kur e pashë gishtin, më kujtohet sa herë e përdorje në Big Brother – gati sa s’i kishe zhvirgjeru çunat e shtëpisë me të.”

Në përfundim të reagimit të saj, Xheneta e paralajmëroi Drilonin se këtë herë nuk ka më lojëra të fshehta: “Këtë herë nuk ka më blerje votash. Ka drejtësi.”

Përplasja mes dy ish-banorëve vazhdon të përshkallëzohet, dhe mbetet për t’u parë se si do të ndikojë ndërhyrja ligjore në këtë konflikt.

The post Përplasja mes Xhenetës dhe Drilonit përshkallëzohet pas ndërhyrjes së autoriteteve appeared first on iconstyle.al.

Gjesti merr dron nga kjo ish-banore e “BBVK”: Të kam pas shumë shoqe…

By: gaze tare
29 March 2025 at 17:57

Sot, gjatë ditës, Gjesti përjetoi një moment emocionues në ‘Big Brother VIP Albania’ kur Rovena Stefa i dërgoi një surprizë: një dron me mesazhin “Gjesti dëgjo Rovin, fito”.

Gjesti reagoi duke theksuar lidhjet e forta me Rovenën, duke deklaruar: “Të kam pas shumë shoqe të mirë Rovena, kur dalim do shihemi jashtë”.

Megjithatë, droni nuk u mirëprit nga disa banorë të tjerë, përfshirë Rozana Radi, duke shkaktuar reagime të ndryshme brenda shtëpisë.

The post Gjesti merr dron nga kjo ish-banore e “BBVK”: Të kam pas shumë shoqe… appeared first on iconstyle.al.

❌
❌