Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Xuxi promovon këngën e re “Hyjnesha e Prishtinës” me performancë live në Albi Mall

By: Albi Mall
23 May 2025 at 09:55

Një nga emrat më të dashur të muzikës urbane shqiptare, Xuxi, vjen këtë fundjavë në një event të veçantë në Albi Mall, për të sjellë premierën live të këngës së tij më të re “Hyjnesha e Prishtinës”.

Eventi do të mbahet më 25 maj, duke filluar nga ora 16:00, në katin e parë të Albi Mall, hyrja A, ku adhuruesit e muzikës së tij do të kenë mundësinë ta ndjekin nga afër performancën e tij dhe të bëhen pjesë e një atmosfere të zjarrtë dhe festive.

Kënga “Hyjnesha e Prishtinës”, e cila pritet të jetë një nga hitet e verës, do të prezantohet për herë të parë para publikut pikërisht në këtë ngjarje, e cila është organizuar në bashkëpunim me Albi Mall, e njohur për organizimin e aktiviteteve që afrojne komunitetin me artistët dhe kulturën.

Performanca live e Xuxit është vetëm një nga momentet e shumëpritura, pasi vizitorët e Albi Mall gjatë këtij eventi do të mund të përjetojnë gjithashtu një mbrëmje me atmosferë unike, ritme moderne dhe një ndjenjë të fortë të krenarisë për qytetin dhe artin vendor.

Ky event vjen si pjesë e përkushtimit të Albi Mall për të ofruar më shumë se thjesht një përvojë blerjeje – duke sjellë kulturë, argëtim dhe emocione për të gjitha moshat.

The post Xuxi promovon këngën e re “Hyjnesha e Prishtinës” me performancë live në Albi Mall appeared first on Telegrafi.

Xuxi rrëfen arsyen e vërtetë të hyrjes në BBVK: Nuk hyra për famë, por nga nevoja për para

3 May 2025 at 13:56

I ftuar në emisionin “410” në Tëvë 1, Naim Bunjaku – i njohur për publikun si Xuxi – ka folur pa doreza për eksperiencën e tij në Big Brother VIP Kosova, duke zbuluar arsyet personale që e shtynë të bëhej pjesë e formatit të shumëkomentuar.

Xuxi u shpreh hapur se motivimi i tij nuk ishte fama, por nevoja financiare.

“Kur kam hyrë, dhurata, kam thënë që unë kam hy këtu jo për t’u bërë i famshëm, po për ta fitu çmimin për shkak të nevojës së financave. Dhe dyqind mijë euro për tre muaj, problem o me i fitu. Problem është se doni i mbledh”, tha ai me sinqeritet.

Ai theksoi se ndonëse ishte tashmë i njohur në publik, Big Brother VIP ia ndryshoi mënyrën se si e perceptonin njerëzit, sidomos të rinjtë. “Ajo çfarë ka bërë ky format, që një orë më vjen mirë, një orë më vjen keq, është që fëmija pesë-gjashtë vjeç e deri në moshën 25-28 vjeçare më njohin dhe më përshëndesin. Ky target është shumë i madh tek ne, sepse jemi një popull me moshë mesatare shumë të re”, u shpreh ai.

Deklaratat e Xuxit ngjallën diskutime në rrjete sociale, ku shumë prej ndjekësve e vlerësuan për sinqeritetin dhe për faktin se haptazi foli për vështirësitë ekonomike që, siç tha vetë, i dhanë shtysën për të hyrë në BBVK.

Me këtë rrëfim, Xuxi jo vetëm që ofroi një tjetër këndvështrim mbi arsyet e pjesëmarrjes në reality-show, por edhe preku realitetin e shumë njerëzve që, përtej kamerave dhe skenës, përballen çdo ditë me sfida ekonomike. /Telegrafi/

The post Xuxi rrëfen arsyen e vërtetë të hyrjes në BBVK: Nuk hyra për famë, por nga nevoja për para appeared first on Telegrafi.

Xuxi për Gjestin pas fitores në BBVA: E meritoi, ka sakrifikuar për atë punë!

By: gaze tare
30 April 2025 at 09:37

Naim Bunjaku, i njohur për publikun si Xuxi, ka uruar publikisht Gjestin për fitoren e tij në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”. Në një intervistë të dhënë për “Robi plaket kur don vet”, Xuxi nuk kurseu vlerësimet, duke theksuar se suksesi i Gjestit ishte i merituar dhe i natyrshëm.

“Jam gëzuar shumë sinqerisht”, tha ai, duke shtuar se e ka përkrahur nga fillimi e deri në fund, kryesisht përmes rrjeteve sociale. Sipas Xuxit, mosha, gjendja familjare dhe përkushtimi i Gjestit e bënin atë kandidatin ideal për këtë reality show. “Nuk kishte pengesa jashtë, prindërit i ka mirë, është njeri i përkushtuar dhe shumë inteligjent – e ka ndërtuar lojën me kujdes”.

Ai gjithashtu nënvizoi se qëndrimi gjashtëmujor brenda shtëpisë ishte një sakrificë në vetvete, dhe se sjellja e Gjestit gjatë gjithë edicionit ishte e pandryshuar: “Nuk ka ofenduar askënd, ka qenë gjithmonë korrekt”.

Xuxi dhe Gjesti kanë ndarë më parë eksperiencën së bashku në BBV Kosova 3, dhe kjo njohje e hershme, sipas tij, e ka bërë ta kuptojë që në fillim potencialin që kishte për të shkuar deri në fund edhe në Shqipëri.

The post Xuxi për Gjestin pas fitores në BBVA: E meritoi, ka sakrifikuar për atë punë! appeared first on iconstyle.al.

Vrasja në Prishtinë, banori i ‘BBVK’: Isha në tavolinë me personin e plagosur

By: gaze tare
27 March 2025 at 16:53

Mbrëmjen e 25 marsit, Naser Gashi dhe Miftar Miftari u qëlluan me armë zjarri në lagjen 4 Llullat në Prishtinë.

Pas mbërritjes në spital, Naser Gashi ka ndërruar jetë, ndërsa Miftar Miftari ka mbetur i plagosur. Në lokalin ku ndodhi ngjarja, kishte edhe disa persona të tjerë, përfshirë Xuxin, këngëtar dhe personazh i njohur nga BBVK.

Ai i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, tha se ishte në tavolinë me një nga të plagosurit.

“Njëri është plagosur në tavolinën ku kam qenë unë, ndërsa tjetri më duket se u ngritë në këmbë të ikte dhe e ka marrë plumbin”, tha Xuxi.

The post Vrasja në Prishtinë, banori i ‘BBVK’: Isha në tavolinë me personin e plagosur appeared first on iconstyle.al.

Xuxi voton me kusht në Pejë: Të fitojë më i miri

9 February 2025 at 15:57

Ish-finalisti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Naim Bunjaku – Xuxi, ka shfrytëzuar të drejtën e votës me kusht në Pejë.

Ai thotë se vota ka shumë rëndësi, andaj edhe votoi me kusht pasi nuk kishte mundësi të ishte prezent në Prishtinë.

“Uroj që këto zgjedhje të shkojnë më së miri, e të fitojë më i miri”, u shpreh ndër të tjerash ish-banori.

Foto: Screenshot/YouTube

Xuxi ka rikthyer vëmendje të madhe me paraqitjen në Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi kishte kohë që bëri tërheqje nga muzika e jeta publike, duke qenë më i fokusuar në punën si prezantues.

Në këtë BBVK, i njëjti ka shpalosur shumë gjëra duke treguar veten në të gjitha dimensionet.

Si finalist i këtij reality shou, Xuxi ka fituar plot dhjetë mijë euro. /Telegrafi/

The post Xuxi voton me kusht në Pejë: Të fitojë më i miri appeared first on Telegrafi.

Xuxi bën deklaratën e papritur ndaj Sarës: Ishte fake

By: D Marku
2 February 2025 at 12:58

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi ka bërë një deklaratë të papritur për Sara Kolamin, bashkëudhëtaren e tij në reality show.

Në emisionin Weekend, ai tha se Sara ka aktruar, duke shtuar se këtë mendim e ka pasur dhe më herët, por kur shikon videot i përforcohet më shumë.

Sara Kolami ka aktruar gjatë tërë kohës sa ishte në Big Brother VIP Kosova 3. Kur i shikon sendet e kupton.”, ka thënë Xuxi.

The post Xuxi bën deklaratën e papritur ndaj Sarës: Ishte fake appeared first on Albeu.com.

Xuxi bën deklaratën e papritur ndaj Sarës: Ishte fake

By: gaze tare
2 February 2025 at 12:54

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova 3, Xuxi ka bërë një deklaratë të papritur për Sara Kolamin, bashkëudhëtaren e tij në reality show.

Në emisionin Weekend, ai tha se Sara ka aktruar, duke shtuar se këtë mendim e ka pasur dhe më herët, por kur shikon videot i përforcohet më shumë.

Sara Kolami ka aktruar gjatë tërë kohës sa ishte në Big Brother VIP Kosova 3. Kur i shikon sendet e kupton.”, ka thënë Xuxi.

The post Xuxi bën deklaratën e papritur ndaj Sarës: Ishte fake appeared first on iconstyle.al.

‘Arrogant’/ Drilon Rama fitoi ‘BBVK’, Xuxi: I mungon intelekti i të shprehurit

By: gaze tare
27 January 2025 at 16:23

Pas daljes nga ‘Big Brother VIP Kosova’, Xuxi ka folur për herë të parë për këtë eksperiencë. Teksa ishte i ftuar në ‘Kosova Today’, Xuxi ka rrëfyer për gjithë eksperiencën e përjetuar për tre muaj.

“Një eksperiencë që nuk do ta harroj kurrë. Gjërat e mira ndodhin kur ti nuk i pret, kjo ka qenë ajo dhe unë jam shumë mirë”, u shpreh ai.

I pyetur për fituesin e këtij edicioni, ai tha se në disa raste të caktuara ka qenë arrogant.

“Arrogant në raste të caktuara, ai është tip i tillë, pa të keqen e askujt, por kur të mungon intelekti i të shprehurit në shqip sepse në gjermanisht do ishte më mirë. Natyrisht a e kanë votuar populli, u kry ky muhabet. I vdiq nëna kësaj pune. Për mua është në rregull”- tha Xuxi.

The post ‘Arrogant’/ Drilon Rama fitoi ‘BBVK’, Xuxi: I mungon intelekti i të shprehurit appeared first on iconstyle.al.

Xuxi flet për fitoren e Drilonit: A e kanë votuar populli, u kry ky muhabet

By: D Marku
27 January 2025 at 16:37

Naim Bunjaku – Xuxi ka folur për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ai ka qenë i ftuar në Kosova Today, ku ka rrëfyer për gjithë eksperiencën e përjetuar për afro tre muaj.

“Një eksperiencë që nuk do ta harroj kurrë. Gjërat e mira ndodhin kur ti nuk i pret, kjo ka qenë ajo dhe unë jam shumë mirë”, u shpreh ai.

I pyetur për fituesin e këtij edicioni, ai tha se në disa raste të caktuara ka qenë arrogant.

“Arrogant në raste të caktuara, ai është tip i tillë, pa të keqen e askujt, por kur të mungon intelekti i të shprehurit në shqip sepse në gjermanisht do ishte më mirë”, u shpreh ai.

Ndërkohë që pajtohet me fitoren duke theksuar se është një gjë që e ka votuar populli.

“Natyrisht a e kanë votuar populli, u kry ky muhabet. I vdiq nëna kësaj pune. Për mua është në rregull”, shtoi mes tjerash.

The post Xuxi flet për fitoren e Drilonit: A e kanë votuar populli, u kry ky muhabet appeared first on Albeu.com.

Xuxi, finalisti i radhës që eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

25 January 2025 at 01:28

Pas një televotimi të tensionuar dhe plot emocione, Xuxi ishte i radhës që u eliminua nga finalja e Big Brother VIP Kosova, duke u renditur në vendin e katërt.

Largimi i tij shënoi fundin e udhëtimit të tij në këtë edicion të spektaklit, një rrugëtim që ka qenë i mbushur me momente të forta, përballje dhe çaste të paharrueshme.

Gjatë daljes së tij, Xuxi falënderoi publikun dhe produksionin për mundësinë që i dhanë dhe për mbështetjen që mori gjatë kohës që ishte në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Ai u shpreh krenar për arritjen e tij deri në finale dhe theksoi se përvoja në këtë spektakël ishte unike dhe e paharrueshme.

Pas eliminimit të Xuxit, në shtëpi kanë mbetur tre finalistë: Xheneta, Vullneti dhe Driloni.

Gara mes tyre tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare, me publikun që do të zgjedhë fituesin e madh të këtij edicioni. /Telegrafi/

The post Xuxi, finalisti i radhës që eliminohet nga Big Brother VIP Kosova appeared first on Telegrafi.

Mes lotësh, Xuxi lexon letrën që ka shkruar për rrugëtimin e tij në BBVK

By: gaze tare
24 January 2025 at 22:40

Xuxi, mes emocioneve ka lexuar letrën që ka shkruar për rrugëtimin e madh në Big Brother VIP Kosova 3.

Ai, mes tjerash ka thënë se nuk e ka imagjinuar asnjëherë që ky rrugëtim do të jetë më i miri.

“Përvoja ime në Big Brother VIP Kosova, është bërë një nga kapitujt më të paharrueshëm në jetën time. Nuk e kam imagjinuar që ky rrugëtim të ishte më i mrekullueshëm dhe më i vështiri që kam përjetuar. Kur mora ftesën dilemat ishin të pafund, a do mund t’ia dilja. Tani mund ta them me bindje që ka qenë njëra prej gjërave më të mira që kam bërë në jetë”, u shpreh Xuxi.

“Publiku që më mbështetur gjithmonë, nuk më braktisi asnjëherë. Qëllimi im ishte të ndaja përvojën time jetësore mes sukseseve dhe dështimeve, mes intelektit dhe njohurive që kam grumbulluar gjatë viteve, por kjo më coj në përplasje të forta”.

“Rrugëtimi ka pasur dy fytyra, një Xux i ngrohët plot humor dhe energji këndim dhe plot emocion dhe një tjetër më të nxehtë dhe impulsiv, që ka shprehur ndjenjat e tij deri kufijtë e të palejuarës”./ Klankosova

The post Mes lotësh, Xuxi lexon letrën që ka shkruar për rrugëtimin e tij në BBVK appeared first on iconstyle.al.

Mes lotësh, Xuxi lexon letrën që ka shkruar për rrugëtimin e tij në BBVK

By: D Marku
24 January 2025 at 23:46

Xuxi, mes emocioneve ka lexuar letrën që ka shkruar për rrugëtimin e madh në Big Brother VIP Kosova 3.

Ai, mes tjerash ka thënë se nuk e ka imagjinuar asnjëherë që ky rrugëtim do të jetë më i miri.

“Përvoja ime në Big Brother VIP Kosova, është bërë një nga kapitujt më të paharrueshëm në jetën time. Nuk e kam imagjinuar që ky rrugëtim të ishte më i mrekullueshëm dhe më i vështiri që kam përjetuar. Kur mora ftesën dilemat ishin të pafund, a do mund t’ia dilja. Tani mund ta them me bindje që ka qenë njëra prej gjërave më të mira që kam bërë në jetë”, u shpreh Xuxi.

“Publiku që më mbështetur gjithmonë, nuk më braktisi asnjëherë. Qëllimi im ishte të ndaja përvojën time jetësore mes sukseseve dhe dështimeve, mes intelektit dhe njohurive që kam grumbulluar gjatë viteve, por kjo më coj në përplasje të forta”.

“Rrugëtimi ka pasur dy fytyra, një Xux i ngrohët plot humor dhe energji këndim dhe plot emocion dhe një tjetër më të nxehtë dhe impulsiv, që ka shprehur ndjenjat e tij deri kufijtë e të palejuarës”./ Klankosova

 

The post Mes lotësh, Xuxi lexon letrën që ka shkruar për rrugëtimin e tij në BBVK appeared first on Albeu.com.

Finalja/ Del banori i parë nga shtëpia, jashtë e pret një surprizë (VIDEO)

By: D Marku
24 January 2025 at 22:26

Pas shumë emocionesh që përcolli, ka ardhur koha për surprizën e parë të finalistit, Xuxit.

I njëjti ka lënë shtëpinë më të famshme në vend, pasi e pret një befasi e madhe nga ‘Vëllai i Madh’.

E se për çka konkretisht bëhet fjalë, do të mund ta kuptoni vetëm pas pak.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

 

The post Finalja/ Del banori i parë nga shtëpia, jashtë e pret një surprizë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Driloni dhe Xuxi befasojnë publikun një ditë para finales së “BBVK3”

By: D Marku
23 January 2025 at 16:33

Një ditë para finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 3, Driloni dhe Xuxi kanë surprizuar publikun dhe finalistët me një moment muzikor të paharrueshëm.

Vëllai i Madh u kujdes që të argëtojë finalistët me muzikë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe energjike në shtëpi.

Në shoqërinë e ëmbëlsirave të shijshme nga “Mondo”, finalistët kanë shijuar plotësisht këtë moment të fundit para finales. Gjatë kësaj kohe, Xuxi dhe Driloni kanë kënduar bashkë këngën e njohur të Shpat Kasapit, “Largohu”, duke befasuar të gjithë me zërin e tyre. Ky moment i veçantë ka shtuar një emocion tjetër në ditët e fundit të këtij edicioni të suksesshëm.

The post Driloni dhe Xuxi befasojnë publikun një ditë para finales së “BBVK3” appeared first on Albeu.com.

Driloni dhe Xuxi befasojnë publikun një ditë para finales së “BBVK3”

By: gaze tare
23 January 2025 at 14:35

Një ditë para finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 3, Driloni dhe Xuxi kanë surprizuar publikun dhe finalistët me një moment muzikor të paharrueshëm.

Vëllai i Madh u kujdes që të argëtojë finalistët me muzikë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe energjike në shtëpi.

Në shoqërinë e ëmbëlsirave të shijshme nga “Mondo”, finalistët kanë shijuar plotësisht këtë moment të fundit para finales. Gjatë kësaj kohe, Xuxi dhe Driloni kanë kënduar bashkë këngën e njohur të Shpat Kasapit, “Largohu”, duke befasuar të gjithë me zërin e tyre. Ky moment i veçantë ka shtuar një emocion tjetër në ditët e fundit të këtij edicioni të suksesshëm.

The post Driloni dhe Xuxi befasojnë publikun një ditë para finales së “BBVK3” appeared first on iconstyle.al.

Xuxi e zë ngushtë Santiana Malokun me një pyetje për Bucin në BBVK

By: D Marku
20 January 2025 at 19:31

Santiana Maloku dhe Edona James kanë qenë dy ish-banoret që kanë hyrë për 24 orë në Big Brother Kosova.

Ato kanë bërë biseda të ndryshme me finalistët, derisa i janë pyetur edhe për të tjerët që kanë qenë edicionin e kaluar.

Ka qenë Xuxi ai që e ka zënë ngushtë Santianën me një pyetje për Ylli Dervishin apo Bucin.

E njëjta i tregoi se nuk ka kontakte me të, derisa të tjerët filluan të qeshnin me reagimin që bëri.

Pjesë nga biseda e tyre:

Xuxi: Ai Buci, ku është bre Buci.

Santiana: Valla, nuk e di. Me Bucin nuk kam kontakt. Përndryshe me banorët e tjerë po.

Xuxi: Kam qenë bashkë me të në një format. E ka fituar një normal.

The post Xuxi e zë ngushtë Santiana Malokun me një pyetje për Bucin në BBVK appeared first on Albeu.com.

“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit

19 January 2025 at 23:31

Në finalen e Big Brother VIP Kosova, tensionet arritën kulmin kur Xuxi dhe Driloni patën një përplasje të ashpër.

Pas disa debatesh mes finalistëve, Driloni, që shpesh ishte i qetë gjatë gjithë sezonit, këtë herë shpërtheu me furi ndaj Xuxit.

Driloni, i revoltuar, i tha Xuxit: “Unë nuk dua të jem si ti, të kërkoj falje çdo dy sekonda dhe të mos më marrë askush seriozisht jashtë. Nuk dua”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa Xuxiiu përgjigj: “Ti je tabula rasa, ti s’di më shumë”.

Përplasja vazhdoi, me Drilonin që e akuzoi Xuxin për përdorimin e ofendimeve dhe mungesën e argumenteve: “O Xux, po ec baju bre, gjithmonë ofendon, ‘ti kështu, ti ashtu’. A je i aftë të flasësh me argumente ndonjëherë? Baju katër ditë mos të të shoh”.

Xuxi reagoi duke i thënë: “100 herë të kam thënë, ti je tabula rasa”.

Debati u ashpërsua edhe më tej, kur Driloni ndërhyri për të mbrojtur besimin e tij: “Mos fol për fenë, dhe mos bëj që njerëzit të mendojnë se dikush që është fetar është si Xuxi. Ai kërkon falje, pastaj bën gabimin e njëjtë dhe përsëri. Mos e përmend Allahun dhe pastaj më ofendo pas dy sekondash”.

Xuxi, i irrituar, e përmbylli përplasjen me një fjalë ofenduese: “Ti je shumë i vogël për të më gjykuar mua, ti je si një qen i vogël”.

Ky moment tensioni shtoi edhe më shumë ngarkesë emocionale në finalen e spektaklit. /Telegrafi/

The post “Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit appeared first on Telegrafi.

Xheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni janë finalistët e Big Brother VIP Kosova

18 January 2025 at 00:34

Pas një nate plot emocione dhe vendime të rëndësishme, janë zbuluar finalistët e Big Brother VIP Kosova.

Xheneta, Sara, Vullneti dhe Xuxi janë emrat më të rinj që i bashkohen finales së madhe, duke kompletuar grupin e garuesve që do të luftojnë për çmimin e madh.

Ndërkohë, Driloni, i cili u shpall finalisti i parë javën e kaluar, do të jetë gjithashtu pjesë e garës për çmimin e madh.

Foto: Screenshot/YouTube

Të pesë finalistët kanë fituar mbështetje të madhe nga publiku, duke bërë këtë një nga finalet më të pritura të këtij formati.

Nga ana tjetër, Leo, Gresa dhe Drenusha nuk arritën të sigurojnë një vend në finale, duke u eliminuar gjatë mbrëmjes.

Foto: Screenshot/YouTube

Shumë prej fansave të tyre u shprehën të zhgënjyer për largimin e tyre, por i përshëndetën me vlerësime për performancën dhe lojën e tyre brenda shtëpisë.

Tani, loja hyn në fazën e saj përfundimtare. Me një grup të fortë finalistësh, përplasjet, emocionet dhe surprizat janë të garantuara.

Publiku ka fjalën përfundimtare për të zgjedhur fituesin e këtij sezoni të jashtëzakonshëm të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

The post Xheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni janë finalistët e Big Brother VIP Kosova appeared first on Telegrafi.

Zarf i Zi: Dënohen Xuxi, Xheneta, Driloni dhe Leo

17 January 2025 at 23:20

Një zarf i zi ka shkaktuar një atmosferë tensioni në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Zarfi përmbante një mesazh që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve dhe publikut, duke zbuluar shkelje të rregullave nga disa prej konkurrentëve.

Në zarf shkruhej: “Xuxi, Xheneta, Drilon dhe Leo, këtë herë e kam me ju. Përgjatë kësaj jave, te parafundit në Big Brother VIP, kam ndjekur me kujdes shkeljet e rregullave që keni bërë. Çdo veprim ka pasojat e tij dhe çdo gabim ka një çmim. Pavarësisht paralajmërimeve, Xuxi nuk ka respektuar mikrofonin, ndërsa ti Xheneta, përmes bullizmit dhe seksizmit, je përplasur me Saren. Leo dhe Drilon, të dy keni folur në gjuhën gjermane, kurse ti Drilon ke komunikuar edhe me jashtë. Për këtë arsye, për ju të katërt kam marrë një vendim”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Më pas, mesazhi vijon me ndëshkimin: “Drilon, nëse ti fiton dhe Xuxi, Xheneta dhe Leo, nëse shkoni në finale dhe fitoni çmimin e madh, ju do të keni atë të zbritur për 20 mijë euro nga totali i shumes së fituar”, shkruhej më tutje.

Ky lajm ka shkaktuar reagime të shumta mes banorëve, të cilët janë të surprizuar nga ky vendim i rreptë.

Ndërkohë, ky mesazh ka shtuar tensionet në shtëpi dhe ka nxitur debate të forta mes konkurentëve. /Telegrafi/

The post Zarf i Zi: Dënohen Xuxi, Xheneta, Driloni dhe Leo appeared first on Telegrafi.

Leo plas ‘bombën’, bën një deklaratë aspak të pritshme

By: gaze tare
15 January 2025 at 14:06

Leo ka bërë një deklaratë aspak të pritshme mbi ato që shprehet se i ka thënë Driloni.

Ai u shpreh se ato që i ka thënë Driloni nuk dëshiron t’ia qetë tani, por nëse e arrin finalen do t’ia bëjë publike ato që i tha ai. Tutje, Leo i kërkoi Xuxit që në rast se nuk arrin në finale t’i përdorë informacionet që ia dha Driloni.

“Nuk po dua me ja qit njëherë, nëse hy në finale atëherë loja nxehet shumë dhe kom me ja përmend këto. Nëse të premten dal atëherë këto t’i kesh parasysh ti”, i tha Leo-Xuxit.

Leo u shpreh se Driloni i ka thënë se e gjithë pjesa me Sarën në shtëpi është lojë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se Driloni i ka thënë se e vetmja vajzë që i ka pëlqyer është ish-konkurrentja, Bay T.

“Sot në pishinë folëm pak me njëri-tjetrin edhe nuk e di se nga i erdhi kjo se unë spiun nuk jam me ja qitë këtë, por nëse arrijmë në finale nuk ma nin se jemi të gjithë konkurrentë. Ai më tha se pjesën me Sarën e ka thjesht lojë, vetë e tha dhe më tha në vesh se është duke i shku nerva Sara dhe se nuk ka ardhur këtu për të krijuar lidhje. Po ashtu më tha se Bay T i ka pëlqyer më së shumti”, u shpreh Leo./KLANKOSOVA

The post Leo plas ‘bombën’, bën një deklaratë aspak të pritshme appeared first on iconstyle.al.

❌
❌