Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

UNESCO: Parku “Drilon-Tushemisht” në rrezik nga ndërhyrjet pa kriter

By: user 6
6 July 2025 at 22:03

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka ngritur shqetësimin se në javën e ardhshme UNESCO pritet të zyrtarizojë vendosjen e parkut natyror Drilon-Tushemishtit në liqenin e Ohrit në listën e pasurive të rrezikuara. Prej kohësh ky shqetësim ishte ngritur nga shoqatat mjedisore për shkak të ndërhyrjeve pa kriter në bregun e liqenit.

“Kjo është merita e planit të menaxhimit të AADF në bashkëpunim me ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit dhe shumë ndërhyrjeve të tjera të gabuara në vijën liqenore” – thuhet në një postim në Facebook.

Aty citohet edhe rekomandimi që ka bërë UNESCO: “Misioni i vitit 2024 konfirmon gjetjet e misioneve të mëparshme, duke arritur në përfundimin se ndikimet kumulative dhe të vazhdueshme – duke përfshirë zhvillimin urban, mangësitë në planifikimin hapësinor, ndërhyrjet e papërshtatshme, eutrofikimin e liqenit, infrastrukturën në shkallë të gjerë dhe projekte të tjera kanë shkaktuar përkeqësim serioz të atributeve kryesore të parkut, duke rezultuar në degradim të pakthyeshëm nëse nuk merren masa vendimtare, dhe konsideron se kushtet për regjistrimin e pronës në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik janë përmbushur, në përputhje me paragrafët 179-180 të Udhëzimeve Operacionale” – thuhet në rekomandimin e UNESCO. ©LAPSI.al

The post UNESCO: Parku “Drilon-Tushemisht” në rrezik nga ndërhyrjet pa kriter appeared first on Lapsi.al.

Ngjitja e parë në ring pas BBVK, Driloni fiton ndeshjen në Londër

By: D Marku
29 June 2025 at 15:16

Drilon Rama, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, është rikthyer në skenën e sportit.

Mbrëmë, në një meç të zhvilluar në palestrën ‘Leisure’ në Londër, ai u përball me boksierin Atrokhau, të cilin e mposhti pas raundeve të rregullta.

Me këtë përballje, Driloni shton edhe një fitore tjetër në karrierën e tij sportive.

Pas daljes nga formati televiziv, ai duket se po e kthen vëmendjen drejt ringut, ndërsa ky meç shënon një hap të radhës në këtë drejtim.

The post Ngjitja e parë në ring pas BBVK, Driloni fiton ndeshjen në Londër appeared first on Albeu.com.

Parku natyror i Drilonit, një nga atraksionet më të bukura në vendin tonë

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Fshati Tushemisht me “Zonjën nga qyteti” dhe Parkun natyror të Drilonit janë shndërruar në një pol të ri ekoturistik jo vetëm për Pogradecin, por edhe Korçën.

Driloni apo Voloreka siç e quajnë pogradecarët, vetëm 6 km larg Pogradecit, është një nga mrekullitë natyrore dhe një nga atraksionet më të bukura në vendin tonë, ku investimet  e realizuara me ndërtimin e rreth 4 000 m rrugica për këmbësorët që kanë zgjeruar sipërfaqen e parkut, kanë nxjerr më në pah potencialin turistik të kësaj zone.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një performancë të veçantë muzikore nga violonçelisti i talentuar korçar, Riçard Gedaj, e interpretuar gjatë një lundrimi magjik në parkun e transformuar të Drilonit.

Driloni është një burim karstik që përbëhet nga tri vija uji që rrjedhin për t’u derdhur disa dhjetëra metra më tej, në bregun juglindor të liqenit. Njëri prej tyre, ai më kryesori krijon një basen të madh ujor, ku mund të shëtitësh, vozitësh me varkë, të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur.

Rrugicat e ndërtuara lidhin të gjithë sipërfaqen nga burimet e Drilonit në fshatin Gurras, deri në shëtitoren përgjatë liqenit të Ohrit.

Pemët e vërrisë, rrapit, plepit, shelgjeve lotues apo kallamishtet e bëjnë më të freskët dhe më të pastër ajrin. Ndërsa mjellmat dhe shpendët e tjerë që gjallojnë në këtë park natyror, ofrojnë një peizazh të mrekullueshëm.

Sipërfaqja ku shtrihet shëtitorja e Tushemishtit dhe Parku i Drilonit është shumëfishuar në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi e lundrueshme me varkë.

The post Parku natyror i Drilonit, një nga atraksionet më të bukura në vendin tonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“A po frikësohesh a? Hajde përballemi” – Xheneta i futet ‘live’ në emision avokates së Drilonit, ajo largohet dhe shmang ballafaqimin me të

By: D Marku
6 May 2025 at 17:38

Një episod i tensionuar ndodhi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi në favor të Xheneta Fetahut, finaliste e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Në emision ishte e ftuar avokatja e Drilon Ramës, znj. Bedrie Rexhepi, e cila komentoi zhvillimet më të fundit rreth rastit që përfshin klientin e saj dhe Xhenetën.

Gjatë bisedës në studio, situata mori një kthesë të papritur kur në emision, gjatë transmetimit live, hyri vetë Xheneta Fetahu.

Prezenca e saj solli një moment tensioni që përshkroi atmosferën në studio. Sapo pa se Xheneta po afrohej për të hyrë në debat, avokatja Rexhepi vendosi të mos e vazhdojë pjesëmarrjen në emision dhe u largua menjëherë nga studio.

“A po frikësohesh a? Hajde përballemi”, u dëgjua duke thënë Xheneta, duke sfiduar avokaten në një përballje të drejtpërdrejtë.

Ky moment ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë ndarë mendime të ndryshme lidhur me largimin e avokates dhe mënyrën e ndërhyrjes së Xhenetës. Disa e konsiderojnë veprimin e saj si të guximshëm, ndërsa të tjerë e shohin si të papërshtatshëm për një emision informativ.

The post “A po frikësohesh a? Hajde përballemi” – Xheneta i futet ‘live’ në emision avokates së Drilonit, ajo largohet dhe shmang ballafaqimin me të appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Driloni kapet mat me një vajzë në Gjermani, kush është ajo?

By: V K
6 May 2025 at 09:20

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova”, Drilon Rama, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për fitoren e tij, por edhe për jetën private.

Pasi la pezull lidhjen me Sara Kolamin, e cila mbeti e pa komentuar publikisht nga të dy palët pas përfundimit të spektaklit, Driloni është kapur së fundmi nga disa pamje që po bëhen virale në rrjet.

Ai shihet në Gjermani, i afërt dhe duke shkëmbyer puthje e përqafime me një vajzë misterioze pranë një makine.

Identiteti i saj nuk dihet ende, por keto pamje kanë ndezur aludimet për një lidhje të re.

 

The post FOTO/ Driloni kapet mat me një vajzë në Gjermani, kush është ajo? appeared first on Albeu.com.

Luana dhe Drilon Xhepa, histori që zgjati pak? Ç’dihet për lidhjen që u përfol

By: D Marku
3 May 2025 at 21:30

Prej muajsh, jeta private e moderatores Luana Vjollca ka qenë në fokusin e mediave rozë. Pak javë më parë, burime të shumta folën për një romancë të re me një emër të njohur në rrethet elitare të Tiranës: biznesmenin Drilon Xhepa.

Aludimet për një lidhje nisën pas disa postimeve në rrjetet sociale nga Luana dhe Driloni, që sipas ndjekësve ishin realizuar në të njëjtin vend, pranë Kullës Eiffel. Edhe pse nuk pati një konfirmim publik, këto detaje mjaftuan për të ndezur thashethemet.

Driloni, i njohur si një djalë që vjen nga një familje sipërmarrësish, është përpjekur gjithmonë të ruajë privatësinë, larg vëmendjes së mediave.

Ndërkohë, një tjetër zhvillim ka tërhequr vëmendjen e publikut: Luana dhe Driloni nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Kjo lëvizje ka ngjallur dyshime se marrëdhënia mund të ketë përfunduar po aq shpejt sa nisi. Disa aludojnë se është një strategji për të shmangur vëmendjen mediatike, ndërsa të tjerë besojnë se bëhet fjalë për një ndarje të vërtetë.

The post Luana dhe Drilon Xhepa, histori që zgjati pak? Ç’dihet për lidhjen që u përfol appeared first on Albeu.com.

Drilon Rama shpreh dëshirën për të shkuar në finale të Big Brother, në mbështetje të Gjestit

By: D Marku
16 April 2025 at 13:06

Boksieri nga Drenica, Drilon Rama, u shpall fitues i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ai këtë kohë ka qenë vazhdimisht duke e përkrahur Gjestin, me të cilin ka bërë një rrugëtim sa ishte në BBVK.

Në një live në rrjete sociale thotë se dëshiron të shkoj në finale të BBVA për artistin pejan.

Megjithatë, bën të ditur se ka disa projekte të rëndësishme që nuk mund t’i lë, por që do të mundohet t’i shtyej.

Ndër tjerash, Driloni thekson se Gjesti ka gjashtë muaj izolim dhe kur të dalë nuk do e di se ku e ka kokën.

“Për finale për Gjestin nuk e di a ka me shku, po kam qejf me shku edhe po mundohem me shku por është një punë që bash në fund të javës kam disa takime të rëndësishme që kam pritur shumë për ato takime po po mundohem me i shty”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Nëse nuk mund t’i shtyej duhet t’i kem parasysh takimet. Nuk dua të shkoj atje Gjesti se e di çfarë lluge kam pasur kur dola nga Big të gjithë kanë qenë familja, nuk e dija çfarë po ndodhte. Nëse shkoj dua me qenë atje për vete për Gjestin por jo për me si ta them me hy direkt në kontakt me të se besoni se nuk e di ku do ta kete kokën kur të del, që gjashtë muaj nuk ka qenë këtu”.

The post Drilon Rama shpreh dëshirën për të shkuar në finale të Big Brother, në mbështetje të Gjestit appeared first on Albeu.com.

Driloni njofton se po ndërmerr hapa ligjorë ndaj Xhenetës për përgjimet telefonike që ajo i publikoi pa autorizim

By: D Marku
20 March 2025 at 17:46

Menaxheri i fituesit të Big Brother VIP Kosova 3, Drilonit, ka njoftuar se kanë angazhuar një avokat për të ndërmarrë hapa ligjorë kundër finalistes së këtij edicioni, Xheneta Fetahu.

Kjo vjen pasi Xheneta publikoi disa incizime të bisedave private me Drilonin, të zhvilluara pas përfundimit të spektaklit. Në këto regjistrime, Driloni i kërkonte asaj hapur që të takoheshin bashkë, duke nxitur polemika dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në një deklaratë të shpërndarë nga menaxheri i Drilonit, Fisniku, u bë e ditur se kanë angazhuar avokaten Bedrie Rexhepi për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore në mbrojtje të imazhit dhe dinjitetit të tij.

“Pas publikimit të disa videove të paautorizuara, që dëmtojnë imazhin dhe etikën e Drilonit, kemi angazhuar avokaten Bedrie Rexhepi për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore. Jemi duke punuar për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të tij. Shihemi shpejt,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Fisniku dhe më pas i publikuar edhe nga vetë Driloni në InstaStory.

The post Driloni njofton se po ndërmerr hapa ligjorë ndaj Xhenetës për përgjimet telefonike që ajo i publikoi pa autorizim appeared first on Albeu.com.

Gjesti komenton lojën e Drilonit: Nuk bënte asgjë, dilte i preferuari i publikut

By: D Marku
20 February 2025 at 11:11

Edhe pse Driloni po e mbështet nga jashtë, Gjesti duket se ka një mendim tjetër për lojën e fituesit të “BBVK”.

Gjatë një bisede me banorët në “BBVA”, ai u shpreh se ndonjëherë publiku të do kur je më i heshtur pasi i intereson më shumë për ty, referuar Drilonit. Madje, ai tha se Driloni shpallej i preferuari i publikut, edhe pse ka qëndruar gjithë kohën në heshtje.

“Ka rast që ka ndodhur e gjithë shtëpia në fillim është bërë hallakam kanë pasur përplasje për një njeri, nuk ka bërë asgjë, ka ndenjur duke shikuar, ka dalë i preferuar.

Normal se nëse çohesh ti, flet gjëra palidhje publiku nuk të do, e do atë që thotë se çfarë ka ky, pse po rri në heshtje, pse kaq i butë kaq i mirë. Del i preferuar ti ngel me gishta në gojë”.

Pas kësaj deklarate, a do e mbështesë sërish Driloni?

The post Gjesti komenton lojën e Drilonit: Nuk bënte asgjë, dilte i preferuari i publikut appeared first on Albeu.com.

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

By: D Marku
11 February 2025 at 12:38

Drilon Rama ka realizuar ‘vlog’-un e parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3, ku edhe u shpall fitues.

Ai ka folur për eksperiencën në këtë format, lojën që ka zhvilluar si dhe për raportet me ish-banorët.

Flet gjithashtu për sfidën më të madhe që ka hasur brenda dhe se si është pritur jashtë nga njerëzit që e kanë ndjekur.

“Sfida më e madhe personalisht ka qenë që është dashur të rri më shumë njerëz se unë jam mësuar me pak njerëz, rrethin tim e kam shumë të vogël edhe që të kanë gënjyer në sy, të kanë ofenduar, bullizuar. Ti prapë se prapë është dashur të mbash kontaktin me ta, se je në një shtëpi. Nuk është sikur jashtë se ti jashtë nuk flet, qajo ka qenë sfida personalisht më e madhe. Unë jam marrë me të për shkak të lojës”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Me çka jam krenar, nuk ka pasur ndonjë moment që kam dalë shumë prej vetes, që e kam fëlliqur gojën. Për momentin nuk jam marrë me banorë shumë të Big-ut. Po mbase t’i përfundoj shikoj me kë të më rrihet”.

Mes tjerash fituesi i edicionit të tretë shtoi: “Ka pasur njerëz që na kanë hyrë në shtëpi, ka pasur momente kur kanë thirrur disa vajza që kanë qarë nëpër telefon, edhe disa nëna që i kam takuar jashtë më kanë thënë ‘ishalla bëhet djali im si ti’. Më kanë prekur më shumë, më kanë gëzuar”.

Në vend të dytë vlen të ceket se u rendit Xheneta Fetahu kurse në të tretin gazetari Vullnet Krasniqi.

The post Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë appeared first on Albeu.com.

Driloni për Sarën: Nuk vjen ajo në Komoran, është materialiste

By: D Marku
29 January 2025 at 12:54

Drilon Rama ka bërë një live së fundmi me ndjekësit, ku i është përgjigjur një sërë pyetjeve.

Në mesin e tyre nuk ka munguar edhe një për Sara Kolamin, me të cilën ruante raporte të mira në Big Brother.

Ai thotë se Sara nuk vjen në Komoran, ku nga vjen ai, duke thënë se ka një lloj tjetër të jetesës.

Mes të tjerash, fituesi i Big Brother duke qeshur e ka quajtur atë edhe ‘materialiste’.

“Sara në Komoran nuk vjen, nuk është vendi i Sarës. Ajo është klas e lartë, materialiste”, u shpreh ai.

Driloni ka folur edhe për lojën e Gjestit në Big Brother të Shqipërisë, duke thënë se duhet ta përkrahim të gjithë.

E veç kësaj, ai iu kundërpërgjigj Edit, pasi zbuloi gjëra të shumta për raportin e tyre.

The post Driloni për Sarën: Nuk vjen ajo në Komoran, është materialiste appeared first on Albeu.com.

Drilon Rama flet për Gjestin: Duhet ta përkrahim të gjithë

By: D Marku
29 January 2025 at 12:41

Drilon Rama ka qenë live mbrëmë (e martë) për të sqaruar situatën lidhur me Eduard Kuqin, pas komenteve të fundit të këtij të fundit, i cili e akuzoi për mungesë respekti, edhe pse e kishte përkrahur vazhdimisht. Rama theksoi se ndihej i detyruar të shpjegonte qëndrimin e tij, duke sqaruar se ai ka pasur një marrëdhënie të komplikuar me Kuqin, por kjo nuk ka ndikuar në vlerësimin e tij për të.

Gjithashtu, Drilon foli për Gjestin, i cili po merr pjesë në edicionin aktual të Big Brother VIP Albania 4. Rama e ka përkrahur publikisht Gjestin, duke theksuar vështirësitë që ky i fundit ka kaluar për të arritur në Shqipëri pas një periudhe të gjatë izolimi në Kosovë.

“Gjesti e kam parë që është në Shqipëri, duhet me e përkrah të gjithë tani. Krejt që kanë qenë pas meje, jepni gaz për Gjestin. Është shumë djalë i mirë, e ka shumë vështirë se për më shumë se dy muaj ka ndenjur në Kosovë edhe direkt me shku në Shqipëri është tepër e rëndë”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Nuk e keni idenë se çfarë është izolimi, sa vështirë ka qenë. Unë jam shumë njeri i fortë, por në Big ka qenë shumë vështirë ndonjëherë. Si po dal, si anej si këndej. Është shumë i mirë, po mundesh me i bë shumë dëm vetes”.

The post Drilon Rama flet për Gjestin: Duhet ta përkrahim të gjithë appeared first on Albeu.com.

“Të kam dashur pa kushte” – Edi i thotë të gjitha në një live në Instagram, si u kris marrëdhënia me Drilon Ramën

By: D Marku
28 January 2025 at 14:26

Duket se është prishur miqësia mes Eduard Kuqit dhe fituesit të Big Brother, Drilon Ramës.

Ka qenë Edi i cili ka ndarë me publikun disa gjëra përmes një live të bërë në Instagram.

Ai tregon se i ka mbetur hatri nga Driloni, pasi e ka përkrahur pa kushte sa ishte brenda, por edhe ka qëndruar me familjarët e tij jashtë.

I njëjti ka listuar disa gjëra, ku ka zbuluar se ai nuk ia ka kthyer fjalët, e që njëherësh e ka respektuar dhe i ka qëndruar besnik deri në moment të fundit.

Edi thotë se nuk hyri në Big Brother për çmimin e madh pasi vetëm një makinë e tij kushton sa çmimi që mori Driloni.

Për më shumë, të gjithë bisedën e keni më poshtë:

“Përshëndetje të gjithëve, mundësisht shpërndani këtë live edhe të shohin të gjithë ndjekësit, mua edhe Drilonin.

Deaktivimi për komente e kam bërë qëllimisht se nuk mund të koncentrohem.

Është goxha me rëndësi, por pak flas dhe e përmbylli me kaq.

Mua nuk është që po ma ndien, e kam bërë hatri juve, se për të nuk më intereson.

Veç po dua ta kuptoni se kush po e shfrytëzon kë, unë i kam të gjitha faktet dhe flas me fakte.

Janë disa pika që i kam shkruar se çfarë kam bërë unë për Drilonin, unë e kam njoftuar brenda dhe më është dukur pika e djalit dhe ajo ka qenë arsyeja pse unë e kam çuar mirë me të.
Nuk kam hyrë për çmim as me e shfrytëzu, nuk kam pikë interesi.

Sa e ka marrë çmimin ai e kam vetëm një makinë në oborr, çmimi atij është vetëm një sa i imi. Edi s’ka pas interes prej Drilonit në asnjë lloj mënyre.

Të dielën i kam shkruar Drilonit thjesht e kam pyetur si kaloi në intervistë, as nuk e ka lexuar e leje më me ma kthy.

Krejt e dinë se çfarë përkrahje të kam dhënë unë ty në Instagram dhe jashtë. Premtimin që ta kam dhënë brenda, se kam me të prit jashtë të kam pritur. Respektin ndaj familjes tënde, e din vëllai yt.

Postimet në Instagram, më shumë të kam futur ty se sa veten.

Ti nuk e din, ditën e finales të premten si i kam ndenjur gati familjarëve të tu. Me sigurima jam kapur vetëm mos me t’i lënë familjarët jashtë.

Në çdo intervistë timen unë të kam përmendur si shok, të kam përkrahur.

Rrobat më i ke ndal, me qorapë, me duksa, me pizhame, me shampona, krejt më ki ndalë.

Të kam dashur si shok, por se po del kështu, as nuk po thirr më. Se kam pritur prej teje. Nuk bën Drilon.

Përkrahjen më të madhe e ke pas prej meje.

Se mos me pas qenë unë aty brenda moti ishte dal, more Drilon Rama. Veç po më vjen keq edhe më ka ardh keq me të thënë, vete kë të duash unë të kam zgjuar prej gjumit, unë kam qenë ai që të kam ndez. Por kurrë nuk t’i kam përmend ato gjëra”.

The post “Të kam dashur pa kushte” – Edi i thotë të gjitha në një live në Instagram, si u kris marrëdhënia me Drilon Ramën appeared first on Albeu.com.

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

By: D Marku
27 January 2025 at 12:30

Drilon Rama u shpall fitues i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Në paraqitjen e parë televizive, ai ka folur për lojën brenda, banorët dhe se me kë ruan raporte të mira.

I njëjti tha se shumë nga konkurrentët nuk e uruan për fitoren dhe çmimin e madh që rrëmbeu.

Boksieri nga Drenica theksoi gjithashtu se e di që ata e kanë inat, por që tani loja ka mbaruar.

“Nuk kam edhe shumë njerëz që kur kam dalë prej Bigut, nuk më kanë uruar as fitoren. Në Big, e di që më kanë inat lojërat që i kemi bërë, po u kry për atë po them”, u shpreh ai.

Mes tjerash tha: “Nuk e kam pritur prej askujt, as nuk jam prekur. E thash për atë që nuk më kanë shkruar, nuk më flasin normal që edhe unë nuk ia kthej atyre”.

Në vend të dytë vlen të ceket se u rendit modelja Xheneta Fetahu.

The post Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati appeared first on Albeu.com.

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

By: D Marku
25 January 2025 at 13:10

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, miqësitë dhe lidhjet e krijuara brenda shtëpisë po rifreskohen jashtë saj.

Fituesi i këtij edicioni, Drilon Rama, i cili triumfoi pas 100 ditësh qëndrimi në shtëpi, më në fund u ribashkua me mikun e tij më të mirë nga BBVK, Eduart Kuqi.

Edi, i cili ishte gjithashtu pjesë e këtij edicioni, vendosi të largohej nga gara dy javë pas nisjes së aventurës.

Megjithatë, gjatë kohës së tij brenda shtëpisë, ai krijoi një lidhje të fortë me Drilonin, duke e konsideruar atë si një mik të afërt.

Ribashkimi i tyre jashtë shtëpisë ishte një moment i veçantë, duke treguar se miqësitë e krijuara në një ambient kaq të veçantë mund të zgjasin edhe jashtë lojës.

Eduarti ishte një nga mbështetësit më të zjarrtë të Drilonit gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova dhe nuk e fshehu emocionin kur e takoi atë pas triumfit të madh.

Driloni, i njohur edhe si një boksier i suksesshëm, fitoi jo vetëm çmimin e madh, por edhe zemrat e publikut me qëndrimin e tij të vendosur dhe lojën e tij. Ai e vlerësoi shumë mikun e tij Edi për mbështetjen dhe afrimitetin që ndanë brenda shtëpisë

The post Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3 appeared first on Albeu.com.

Letra e rrugëtimit të Drilonit është shkruajtur nga vetë produksioni?

By: D Marku
25 January 2025 at 11:56

Gjatë natës finale të Big Brother VIP Kosova (BBVK) të premten mbrëma, pesë finalistët e mbetur emocionuan publikun me leximin e letrave personale që përshkruanin rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme të Kosovës. Këto letra ishin mbushur me reflektime dhe mesazhe inspiruese, duke ofruar një pasqyrë të thellë mbi përvojën e tyre. Megjithatë, një ngjarje e papritur ka ngritur dyshime mbi vërtetësinë e këtyre letrave.

Një video që ka qarkulluar në TikTok ka nxjerrë në pah një moment të pazakontë gjatë leximin e letrës nga Driloni, fituesi i BBVK 3. Ai kishte hasur në një vështirësi të papritur me një fjalë në tekst – “gënjejnë” – dhe kishte kërkuar ndihmë nga Vullneti për shqiptimin e saj. Ky incident ka nxitur spekulime të shumta në rrjetet sociale, pasi letra ishte prezantuar si një krijim personal i Drilonit.
Për publikun, ky moment ka ngritur pikëpyetje në lidhje me mundësinë që letrat mund të kenë qenë të shkruara nga dikush tjetër, ndoshta nga një ekip i jashtëm ose nga producentët e spektaklit, dhe jo nga vetë finalistët. Ky incident ka bërë që shumë ndjekës të shprehin dyshime dhe të kërkojnë sqarime lidhur me vërtetësinë e këtyre letrave emocionuese që janë prezantuar si pjesë e eksperiencës personale të çdo konkurrenti.

The post Letra e rrugëtimit të Drilonit është shkruajtur nga vetë produksioni? appeared first on Albeu.com.

Aventurës i erdhi fundi! Konkurrenti që rrëmbeu çmimin e madh në “BBVK”

By: D Marku
25 January 2025 at 08:45

Pas një periudhe emocionuese dhe plotë ngjarje, Drilon Rama është shpallur fitues i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ai ka arritur të fitojë zemrat e publikut me personalitetin e tij, shkathtësinë në komunikim dhe strategjinë e tij të mençur gjatë lojës. Driloni ka treguar që ka pasur fuqinë të mbajë ekuilibrin në mes të tensioneve dhe konkurrencës së fortë, duke arritur të kalojë çdo pengesë që i është shtruar.

Tashmë, ai mund të shijojë suksesin e tij dhe të shohë se çfarë do të sjellë e ardhmja pas këtij triumfi të madh!

Si finalistë të dytë dhe të tretë ishin Xheneta dhe Vullneti.

The post Aventurës i erdhi fundi! Konkurrenti që rrëmbeu çmimin e madh në “BBVK” appeared first on Albeu.com.

Shpallet fituesi i “Big Brother VIP Kosova”

25 January 2025 at 08:41

Drilon Rama është kurorëzuar si fituesi i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, duke rrëmbyer zemrat e publikut me qetësinë dhe forcën e tij të karakterit. Pas javësh të tëra sfidash dhe përballjesh në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, Driloni doli triumfues, duke fituar çmimin e madh të këtij spektakli. Në fjalën e […]

The post Shpallet fituesi i “Big Brother VIP Kosova” appeared first on BoldNews.al.

Nga introverte në një shtëpi me 24 banorë, rrugëtimi i Sarës në BBVK 3

By: gaze tare
25 January 2025 at 00:02

Sara Kolami, banorja e Big Brother VIP që u bë pjesë e shtëpisë që nga 18 tetori i vitit të kaluar, ka ndarë me publikun disa momente të rëndësishme të rrugëtimit të saj në këtë spektakël. Ajo e ka përshkruar veten si një person shumë introvert, por ka zbuluar se Driloni ka pasur ndikim të madh në shfaqjen e anëve të saj që ajo nuk do t’i tregonte asnjëherë me të tjerët.

Në një klip të përmbledhur me momentet më të veçanta të saj, Sara u shpreh se marrëdhënia me Drilonin ishte e sinqertë dhe e papërlyer nga falsiteti që ndodhte shpesh në shtëpi. “Në gjithë këtë falsitet, marrëdhënia jonë ishte e sinqertë”, tha Sara, duke theksuar lidhjen e vërtetë që kishin krijuar mes tyre.

The post Nga introverte në një shtëpi me 24 banorë, rrugëtimi i Sarës në BBVK 3 appeared first on iconstyle.al.

Dita e fundit/Driloni ngacmon Sarën: Të brendshmet që po t’mungojnë, i kam marrë unë

By: D Marku
24 January 2025 at 16:11

Sot është dita e fundit e banorëve brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”. Ata kanë nisur të bëjnë gati valixhet, pasi sonte të gjithë do shkojnë në shtëpitë e tyre e njëri do shpallet fitues.

Madje në një moment, Driloni nisi të ngacmonte Sarën duke fantazuar një situatë.

‘’Sara, të brendshmet që po t’mungojnë, i kam marrë unë kujtim’’.

Kjo shkaktoi të qeshura mes banorëve.

The post Dita e fundit/Driloni ngacmon Sarën: Të brendshmet që po t’mungojnë, i kam marrë unë appeared first on Albeu.com.

❌
❌