Aktorja e njohur, Gresa Gashi dhe miku i saj Vullnet Krasniqi, kanë përjetuar një aksident me makinë, por ndryshe nga ç’pritej, dyshja e ka pritur situatën me shumë humor.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gresa, e cila publikoi një video në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momentet pas aksidentit.
Me stilin e saj karakteristik plot pozitivitet, ajo e komentoi ngjarjen me ironi, duke thënë: “Dolem të pimë kafe dhe përfunduam ja…” – ndërsa në video shfaqet makina e dëmtuar.
Foto: Screenshot/Instagram
Në një moment tjetër, Vullneti shfaqet duke treguar makinën e dëmtuar, duke e bërë situatën edhe më komike.
Kjo e shtyu Gresën të shpërthente në të qeshura, duke treguar edhe një herë natyrën e saj të hareshme.
Foto: Screenshot/Instagram
Më tej, ajo sqaroi: “Kemi bërë aksident, jemi duke shkuar në stacionin e policisë. Unë jam pak e tronditur sepse ishte nga ana ime, por Vullneti është mire”.
Pavarësisht situatës, dyshja u shfaq e qetë dhe në humor të mirë, duke e kthyer edhe këtë moment të sikletshëm në një episod të lehtë dhe argëtues për ndjekësit e tyre.
Për fat të mirë, askush nuk ka pësuar lëndime serioze dhe aksidenti mbeti vetëm një situatë e pakëndshme, por e menaxhuar me sportivitet. /Telegrafi/
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Vullnet Krasniqi, tashmë ka rrëfyer për orientimin e tij seksual.
Ai sa ishte në formatin e lartpërmendur i ka zbuluar të gjitha, duke dashur që të jetoj jetën siç do ai, pa u ndikuar nga të tjerët.
I ftuar në emisionin “The Week End”, gazetari theksoi se jetojmë akoma në një shoqëri të mbyllur, ku hezitojnë të flasin dhe të shprehin lirshëm.
Foto: Screenshot/Facebook
Ish-konkurrenti thotë se njeh shumë persona që janë homoseksualë por që janë të martuar me gra, bëjnë jetë të dyfishtë.
“Ne jetojmë me një shoqëri të mbyllur. Ka shumë njerëz që janë homoseksualë dhe janë të martuar për shkak që nuk kanë mundësi me e tregu veten dhe bëjnë një jetë të dyfishtë”, tha ai.
Tutje shtoi: “Ky problem në Kosovë, në shoqëritë patriarkale në shoqëritë më të prapambetura është problem shumë i madh. Shumë njerëz që unë njoh janë gay dhe janë të martuar”.
Në ndërkohë, Vullneti pas përfundimit të Big Brother po vazhdon me angazhimet në profesionin e tij. /Telegrafi/
Finalisti i ‘Big Brother VIP Kosova’, Vullnet Krasniqi ka dhënë intervistën e tij të parë, pas daljes nga reality show. Teksa ishte i ftuar në ‘Klan Kosova’, ai ka treguar sesi ishte rrugëtimi 3 mujor në atë shtëpi.
“Në muajin e parë kam dashur të luaj një lojë, por kam thënë se do të dështoja se isha dalë sërish vetja”
Por, ai shtoi se banorët i janë frikësuar.
“Më janë frikësuar, nuk e di, por më duket pyetjet dhe mënyra ime ironike. E kanë pasur shumë zor me kuptu se si kam bërë shaka e kur isha seriozisht”
Ndërsa, për çiftet që u krijuan brenda ai tha:
“Nuk po e di, por mbetet për t’i parë tani. Kam parë disa tentativa. Më shumë prej zorit, kanë parë se çfarë po kërkohet. Unë kam parë strukturën e lojtarëve, kjo më ka garantuar se s’do të jetë gjatë”.
Vullnet Krasniqi ka bërë paraqitjen e parë televizive pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova.
Ai u shpall finalisti i tretë, derisa çmimin e madh e rrëmbeu boksieri Drilon Rama.
I njëjti në Klan Kosova ka folur për eksperiencën e tij brenda dhe ka ndarë disa detaje për publikun.
Foto: Screenshot/YouTube
“Më pëlqen të jem direkt. Në muajin e parë kam dashur të luaj një lojë, por kam thënë se do të dështoja se isha dalë sërish vetja. Nuk ka pasur çifte, nëse kish pas njëmend kish qenë në rregull”, u shpreh ai.
Tutje ai për çiftet brenda shtoi: “Nuk po e di, por mbetet për t’i parë tani. Kam parë disa tentativa. Më shumë prej zorit, kanë parë se çfarë po kërkohet. Unë kam parë strukturën e lojtarëve, kjo më ka garantuar se do të jetë gjatë”.
Vullneti pati një moment të veçantë dhe emocional në natën finale, kur iu dha mundësia të kthehej në fshatin e tij të lindjes, Negroc, për të takuar familjen.
Ky udhëtim u bë edhe më domethënës, pasi ai mbërriti në shtëpinë e tij me një tortë në dorë për të uruar ditëlindjen e babait të tij.
Vullneti hyri brenda me një buzëqeshje të madhe, duke e uruar babain, ndërsa babai i tij e priti me emocion dhe gëzim të madh.
Foto: Screenshot/YouTube
Momentet e ndjera kulmuan me një përqafim të ngrohtë mes tyre, i cili i preku të gjithë të pranishmit.
Pas urimit për babain, Vullneti përqafoi të gjithë familjarët e tij që ishin mbledhur për ta pritur.
Lotët e gëzimit dhe atmosfera e ngrohtë në familjen e tij treguan lidhjen e fortë mes tyre dhe krenarinë që ndjenin për të.
Foto: Screenshot/YouTube
Ky takim jo vetëm që i dha Vullnetit një mundësi të veçantë për të ndarë këtë moment të rëndësishëm me familjen, por gjithashtu përforcoi mesazhin e rëndësisë së familjes dhe dashurisë për njëri-tjetrin.
Kthimi në shtëpinë e tij në një moment kaq të veçantë si ditëlindja e babait e bëri këtë ditë të paharrueshme për Vullnetin dhe të gjithë familjen e tij.
Ky moment i ngrohtë dhe i sinqertë ishte një nga momentet më të bukura të natës finale të Big Brother VIP Kosova dhe mbetet një kujtim i veçantë për Vullnetin dhe të afërmit e tij. /Telegrafi/
Nata finale e Big Brother VIP Kosova solli momente të paharrueshme dhe emocione të thella, dhe një nga kulmet e saj ishte surpriza e veçantë për Vullnetin.
Ky moment u bë akoma më domethënës pas një deklarate të sinqertë dhe inspiruese nga ai.
Vullneti nisi duke lexuar një letër që kishte shkruar për të reflektuar mbi eksperiencën e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Foto: Screenshot/YouTube
Me shumë ndjenjë, ai ndau emocionet e tij dhe foli për një nga momentet më të rëndësishme të udhëtimit të tij në këtë spektakël – pranimin e seksualitetit të tij para gjithë shqiptarëve.
Në fjalët e tij të sinqerta dhe të fuqishme, Vullneti tha: “Tek e fundit, nuk kam pranuar asgjë të keqe, përveç pranimit të vetes. Dhe këtë të vërtetë nuk mund ta heq as ta fsheh nga vetja ime”.
Foto: Screenshot/YouTube
Kjo deklaratë, e mbushur me guxim dhe vërtetësi, përcolli një mesazh të fortë për pranimin dhe dashurinë ndaj vetes, duke frymëzuar të gjithë ata që e ndoqën këtë moment.
Pas leximit të letrës, Vullneti u surprizua në mënyrë të veçantë. Atij iu dha një mesazh, teksa ndodhej në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke i bërë të ditur se do të kishte mundësinë të takonte familjarët e tij në fshatin Negroc të Drenasit.
Foto: Screenshot/YouTube
Ky lajm emocionues e preku thellë Vullnetin, i cili është shquar gjatë gjithë kohës për sinqeritetin dhe forcën e tij.
Përballja me të kaluarën dhe ndarja e së vërtetës së tij personale me gjithë publikun shqiptar u bë një shembull i guximit dhe i rëndësisë së pranimit të vetes.
Në këto momente, teksa spektakli vazhdon, vullneti është rrugës për t’i takuar familjarët e tij. /Telegrafi/
Stresi ka qenë i radhës që u fut për 24 orë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Fituesi i edicionit të parë u rikthye për të qëndruar një natë me pesë finalistët, pasi edhe këtij i erdhi fundi.
Me hyrjen në shtëpi, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) i përshëndeti të gjithë banorët, derisa dorën nuk ia zgjati Vullnet Krasniqit.
Foto: Screenshot/Instagram
“Edhe Gold AG me të gjithë fansat futeni brenda. Vullneti i përballon krejt”, kanë reaguar nga Instagrami i gazetarit që siç duket menaxhohet nga të afërmit e tij.
Stresi doli kundër Vullnetit pas deklaratës që bëri në këtë Big Brother si homoseksual.
Ai e kishte ofenduar aq rëndë saqë videon e lëshuan edhe në BBVK për të zbritur 10 mijë euro nga çmimi i madh, gjë që e pranoi Xheneta, edhe pse u kundërshtua nga Vullneti.
Finalja e madhe e këtij edicioni vlen të ceket se do të mbahet të premten (24 janar). /Telegrafi/
Deklarata e Stresit madje ishte lëshuar edhe në Big Brother, për të zbritur çmimin e madh për 10 mijë euro, gjë që e bëri Xheneta edhe pse Vullneti ka qenë kundër.
Pritet të shihet se si do të jetë qëndrimi i Stresit për 24 orë në Big Brother. /Telegrafi/
Në një bisedë të zhvilluar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti është pyetur nga Olta për mundësinë e krijimit të një lidhjeje romantike gjatë qëndrimit në lojë.
“Do të krijoje marrëdhënie, do të ishe puthë?”, e pyeti Olta, duke e drejtuar bisedën drejt një teme intime që ngjalli kureshtje mes banorëve.
Me humor dhe sinqeritet, Vullneti u përgjigj: “Po, po, njëqind për qind, qe këtu. S’ishi ardhë në Prime hiç, isha kanë unë kryesori. Po ku me gjetë atë njeri”.
Kjo deklaratë, e shoqëruar me të qeshura, reflektoi qasjen e hapur dhe të çiltër të tij ndaj dashurisë dhe marrëdhënieve, duke theksuar se një lidhje e tillë do ta bënte atë edhe më të lumtur brenda lojës.
Gjatë bisedës, Vullneti shtoi se është një person që nuk e viktimizon veten për orientimin seksual dhe ka arritur ta pranojë atë me krenari. “Unë nuk vuaj për seksualitetin tem, nuk e viktimizojë vetën, jetoj i lumtur, e shijoj vetën”, tha ai, duke dhënë një mesazh frymëzues për të gjithë ata që ndihen të paragjykuar nga shoqëria.
Këto fjalë të Vullnetit kanë marrë vëmendje të madhe nga publiku, duke u vlerësuar si një mesazh fuqizues dhe i rëndësishëm për të gjithë ata që përballen me sfida për të qenë vetvetja. /Telegrafi/
Pas një nate plot emocione dhe vendime të rëndësishme, janë zbuluar finalistët e Big Brother VIP Kosova.
Xheneta, Sara, Vullneti dhe Xuxi janë emrat më të rinj që i bashkohen finales së madhe, duke kompletuar grupin e garuesve që do të luftojnë për çmimin e madh.
Ndërkohë, Driloni, i cili u shpall finalisti i parë javën e kaluar, do të jetë gjithashtu pjesë e garës për çmimin e madh.
Foto: Screenshot/YouTube
Të pesë finalistët kanë fituar mbështetje të madhe nga publiku, duke bërë këtë një nga finalet më të pritura të këtij formati.
Nga ana tjetër, Leo, Gresa dhe Drenusha nuk arritën të sigurojnë një vend në finale, duke u eliminuar gjatë mbrëmjes.
Foto: Screenshot/YouTube
Shumë prej fansave të tyre u shprehën të zhgënjyer për largimin e tyre, por i përshëndetën me vlerësime për performancën dhe lojën e tyre brenda shtëpisë.
Tani, loja hyn në fazën e saj përfundimtare. Me një grup të fortë finalistësh, përplasjet, emocionet dhe surprizat janë të garantuara.
Publiku ka fjalën përfundimtare për të zgjedhur fituesin e këtij sezoni të jashtëzakonshëm të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/
Një debat i hapur dhe i sinqertë mes Drilonit dhe Vullnetit u zhvillua në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku ata trajtuan tema të ndjeshme lidhur me orientimin seksual dhe perceptimet rreth tij.
Gjatë bisedës, Driloni e bëri të qartë se disa sjellje të mundshme do ta shqetësonin atë në shtëpi.
Ai u shpreh se do të ndjehej i parehatshëm nëse Vullneti do të shfaqte sjellje të cilat ai i quajti “stila” dhe do të bënte gjeste ndaj djemve të tjerë në shtëpi.
“Nëse e kisha pa që sillesh e bën stila dhe ja kishe nis me shfrytëzu e me prekë djemtë këtu – nuk kisha mujt me bajt këta, më kish pengu. Në Gjermani i shoh plot qashtu”, tha Driloni.
Vullneti kundërshtoi stereotipet dhe paragjykimet duke thënë: “Nuk jam person i tillë unë dhe nuk janë ‘gay-at’ qashtu njeri. Nuk janë shumica, seksualiteti nuk ka të bëjë me gjininë, je edhe ‘gay’ edhe burrë – nuk je më pak burrë nëse je ‘gay’”.
Kjo bisedë midis dy banorëve ka ngjallur diskutime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ndërsa Driloni reflekton mbi shqetësimet e tij, Vullneti thekson rëndësinë e respektit dhe të kuptuarit, duke sfiduar stereotipet që shpesh i ndjekin personat LGBTQ+. /Telegrafi/
Një bisedë mes Drenushës dhe Vullnetit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të deklaratave të saj befasuese.
Në një moment të sinqertë, Drenusha komentoi për dinamikat e lojës dhe ndikimin që ish-partneri i saj, Atilla, do të kishte pasur në rast se do të qëndronte në shtëpi.
“Po të qëndronte Atilla, Driloni nuk do mbahej mend që ekziston”, tha Drenusha, duke nënkuptuar se prania e Atillës do të dominonte lojën dhe do të errësonte prezencën e shumë banorëve të tjerë, përfshirë Drilonin.
Foto: Screenshot/YouTube
Sipas saj, natyra e Atillës do të kishin bërë që loja të ishte shumë më e ashpër dhe e tensionuar.
Megjithatë, Drenusha shtoi se personalisht nuk kishte dëshiruar që Atilla të qëndronte në lojë.
Kjo dëshirë e saj lidhej me përvojat e kaluara jashtë shtëpisë, ku ajo përjetoi momente të vështira gjatë marrëdhënies së tyre.
“Unë nuk dua që ai të jetë këtu”, theksoi Drenusha, duke lënë të kuptohet se prania e Atillës do të sillte jo vetëm një tension të madh brenda shtëpisë, por edhe një sfidë emocionale për të. /Telegrafi/
Një thirrje e Vullnetit ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh dhe debate mes banorëve të Big Brother VIP Kosova.
Ai ka kërkuar që çmimi i këtij edicioni të qëndrojë në Kosovë dhe të mos shkojë, sipas tij, për fituesin nga diaspora apo Shqipëria.
Ky qëndrim ka ngjallur mjaft reagime të kundërta nga pjesëmarrësit në shtëpi, duke krijuar tensione të mëdha.
Foto: Screenshot/YouTube
“Paratë e këtij Big Brother e meritojnë të qëndrojnë në Kosovë”, u shpreh Vullneti, duke argumentuar se fituesi duhet të jetë nga Kosova për të pasur një lidhje të drejtpërdrejtë me vendin.
Megjithatë, ky qëndrim nuk u pëlqye nga të gjithë, dhe pati debate të shumta mes banorëve.
Në një moment të tensionuar, Driloni i tha Vullnetit: “Kur të dalësh jashtë, duhet të kthjellesh mirë, para se të shkruash gazeta.”
Kjo e acaroi edhe më shumë Vullnetin, i cili i kundërpërgjigj Drilonit duke thënë: “Një njeri që nuk e di as çfarë është gazeta, as portali, as çfarë është Kosova, do të shkojë në Gjermani, do të fillojë të flasë gjermanisht, do të dalë të rrihesh dy-tri herë në vit, ndërsa unë do të jem këtu çdo ditë, duke i treguar njerëzve se çfarë po ndodh, çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është. Ky është dallimi im me ty, Drilon.”
Kjo përplasje ka shtuar më tej tensionin mes banorëve dhe ka bërë që debatet për kënd duhet të fitojë këtë edicion të bëhen edhe më të ashpra. /Telegrafi/
Gjatë një momenti të diskutimit në Big Brother VIP Kosova, prezantuesi Alaudin Hamiti i bëri një pyetje Vullnetit.
“A do të ishte Xuxi në shijet e tua?”, pyeti ai, e Vullneti pa hezituar, i dha një përgjigje të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, duke thënë: “Jo”.
Ai theksoi gjithashtu se, po të kishte pëlqyer dikush brenda shtëpisë, do t’ia kishte thënë haptazi.
Foto: Screenshot/YouTube
“Jo kurrë. Po të më pëlqente, do t’ia kisha kërkuar edhe Drilonit dhe Leos”, shtoi Vullneti.
Ai e vazhdoi më tej duke u shprehur se, nëse do të kishte ndjenja për dikë, ai do të luftonte për këtë lidhje, pavarësisht kundërshtive që mund të kishte pasur nga të tjerët.
“Drilonit dhe Sarës i kam thënë dje në pishinë se, po të më pëlqente dikush, krejt shtëpia mund të çohej kundër meje, krejt Kosova mund të ishte kundër, ja e kisha zënë ja hiç. /Telegrafi/
“Nuk më intereson çka më ndodh këtu. Është me rëndësi se çfarë kam shkaktuar jashtë dhe se si do të mbesë kjo histori. Unë jam shliruar. Super. Nuk dojsha me i humb paratë se a e di sa mendimi është jashtë”, tha Krasniqi.
“Nuk ka qenë shokuese për ju”, vazhdoi duke i thënë Vullneti tutje Gjestit. /Telegrafi/