Gjykata ka lëshuar një urdhër-arrest ndaj Atilla Kardesh, ish-konkurrent në Big Brother VIP Kosova 3, për shkak të mungesës së pajustifikuar në seancën gjyqësore të 23 korrikut, ku po gjykohet për një çështje me ish-bashkëshorten e tij, Drenusha Latifi. Seanca u mbajt deri në orën 13:40, ndërsa avokati i Kardesh deklaroi në sallën e gjyqit […]
Atilla Kardesh, ish-banori i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, është përballur me një zhvillim të papritur në procesin gjyqësor ndaj ish-bashkëshortes së tij, Drenusha Latifi. Gjykata ka lëshuar një urdhër-arrest ndaj tij, pasi ai mungoi në seancën e fundit gjyqësore të mbajtur më 23 korrik, e cila zgjati deri në orën 13:40.
Avokati i Kardesh tha në sallën e gjyqit se klienti i tij ishte detyruar të udhëtonte në Suedi për çështje që lidhen me nënshtetësinë. “Para tre ditësh më njoftoi përmes telefonit për udhëtimin. Megjithatë, deri më tani nuk më ka siguruar asnjë dëshmi për këtë lëvizje,” deklaroi ai para trupit gjykues.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja ligjore e Drenusha Latifit e hodhi poshtë këtë pretendim, duke e quajtur të pavërtetë. Ajo theksoi se Kardesh është shtetas i Suedisë dhe Kosovës dhe nuk ka asnjë pengesë ligjore që lidhet me nënshtetësinë, duke shtuar se vetë klientja e saj kishte dhënë informacion të saktë për këtë çështje.
Pas shqyrtimit të rrethanave, gjykata vendosi të shtyjë seancën për në 25 shtator 2025, në ora 09:30, ndërkohë që për Atilla Kardesh është lëshuar një urdhër-arrest për mungesë të pajustifikuar. Gjykata sqaroi se kjo datë e re vlen si zëvendësim për ftesat standarde për të gjitha palët.
Rovena Stefa ka ndarë së fundmi disa foto nga prapaskenat e klipit të saj më të ri, ku ajo shfaqet në shoqërinë e Atillës. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve nuk është vetëm projekti muzikor, por afrimiteti mes dy artistëve.
Në pamjet e publikuara, Rovena dhe Atilla duken mjaft të afërt, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe momente miqësore që shumë fansa i kanë interpretuar si diçka më shumë sesa një bashkëpunim profesional. Kjo ka bërë që në rrjet të nisin aludimet për një romancë të mundshme mes tyre, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ende publikisht.
Ndërsa mbetet për t’u parë nëse këto thashetheme do të konfirmohen apo do të mbeten në kuadrin e spekulimeve, një gjë është e sigurt: Rovena di gjithmonë si të mbajë vëmendjen e publikut!
Këngëtarja e njohur Rovena Stefa po përgatitet për publikimin e këngës së saj më të re, e cila pritet të jetë një baladë e fuqishme, si shumë nga hitet që ajo ka sjellë ndër vite.
Një detaj që ka ngjallur kuriozitetin e publikut është pjesëmarrja e Atilla Kardesh, ish-banorit të Big Brother VIP Kosova 3, në këtë projekt.
Pamjet e prapaskenave të publikuara nga vetë Rovena kanë zbuluar se Atilla do të jetë pjesë e videoklipit, madje me një rol të rëndësishëm.
Foto: Rovena Stefa / Instagram
Ende mbetet mister nëse ai do të shfaqet vetëm si personazh në klip apo nëse do të vijë edhe në rolin e këngëtarit.
Megjithatë, pritshmëritë janë të larta për këtë bashkëpunim artistik.
Foto: Rovena Stefa / Instagram
Rovena dhe Atilla ndanë eksperiencën e tyre si banorë në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, dhe nga aty ata krijuan një miqësi. /Telegrafi/
Producentja e BBVK 3, Olsa Muhameti, ka folur për polemikat që u ngritën pas hyrjes së Atilla Kardesh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pas akuzave për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi.
Muhameti sqaroi se kishte parë dokumentet ligjore dhe sipas saj, ligjërisht Atilla nuk e kishte dhunuar Drenushën. Ajo shtoi se, për sa kohë që Latifi nuk kishte kërkuar largimin e Atillës nga reality show, të gjitha palët ishin dakord me pjesëmarrjen e tij.
“U shqetësova, por nuk kisha frikë sepse nuk ishte e vërtetë ajo që po thuhej,” u shpreh Olsa, duke theksuar se situata ishte keqinterpretuar.
Ajo shtoi: “Pra unë pashë dokumentet ligjore, ligjërisht Atilla nuk e kishte dhunuar Drenushën në momentin që Drenusha nuk e kërkonte largimin e Atillës të gjitha palët ishim shumë okej”.
Këngëtarja dhe ish-missi kosovar, Drenusha Latifi, është rikthyer në një intervistë për “KosovaToday”, ku ka folur hapur për përvojën e saj në “Big Brother VIP Albania”.
Në këtë rrëfim të sinqertë, ajo ndau detaje mbi sfidat dhe momentet më të vështira gjatë qëndrimit të saj tre mujor në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Një nga temat më emocionale ishte padyshim largësia nga fëmijët e saj, të cilët nuk mundi t’i takonte gjatë gjithë eksperiencës në BBVA. Drenusha tregoi se kishte përjetuar një zhgënjim të thellë kur nëna e saj hyri në shtëpi dhe i tha se ish-burri i saj, Atilla Kardesh, nuk kishte lejuar që fëmijët ta vizitonin.
Foto: Drenusha Latifi/InstaStory
Në intervistë, ajo shpjegoi: “Kur personi në fjalë ka qenë i burgosur dhe unë e kam menduar se çfarë është më e mira për fëmijët, i kam çuar ata në një institucion që nuk është aspak i këndshëm për fëmijët [burg], vetëm që të kishin një kontakt me të. Dhe pastaj, kur e krahasova këtë me një vend si Big Brother, ku njerëzit janë të veshur bukur dhe fëmijët mund ta shihnin si një përvojë interesante, më bëri të kuptoj se moslejimi i takimit tonë ishte një mënyrë për të më shtyrë që të dorëzohesha”.
Drenusha e përshkroi këtë përvojë si një moment shumë të dhimbshëm, duke theksuar se fëmijët janë gjithçka për të dhe mungesa e tyre ndikoi emocionalisht në qëndrimin e saj në BBVA.
Këngëtarja shtoi se eksperienca në Big Brother ishte sfiduese, por njëkohësisht një periudhë reflektimi dhe forcimi për të. Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e publikut dhe tha se tani është e fokusuar në të ardhmen, duke u përkushtuar plotësisht ndaj familjes dhe projekteve të reja. /Telegrafi/
Modelja dhe këngëtarja, Drenusha Latifi, është rikthyer me një intervistë në Kosova Today, pikërisht në vendin ku rrëfeu dhunën në familje nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh.
Kjo histori kishte prekur shumë njerëz dhe kishte inkurajuar gra të tjera që të flisnin hapur për dhunën e përjetuar.
“Dhuna në familje ekziston kudo, secili kemi nga një shoqe që ka përjetuar dhunë në familje që ia kemi shëruar plagët, e di sa e vështirë është”, u shpreh ajo.
Foto: Screenshot/YouTube
“Më kanë shkruar edhe mua shumë gra që ti je arsyeja që e kanë ngritur zërin duke më parë sa e fortë, sa e guximshme je treguar me historinë tënde. Normalisht kur e tregon një lloj historie nuk është për me u mburr as që ke arrit diçka në jetën tënde, është shumë e dhimbshme”, shtoi ndër tjerash Latifi.
“Unë kam qenë shumë e lehtë, fizikisht, psiqikisht në çdo lloj forme. Ka qenë një motiv tepër i mirë për të vazhduar jetën dhe për të parë ato gra tjera që kanë histori të ngjashme dhe që kanë pasur guxim të flasin”.
Drenusha Latifi, ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ ka reaguar në rrjetet sociale për ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh. Ajo flet për dhunën e ushtruar nga një person, e shumë e kanë lidhur këtë mesazh me Atillën, pasi ajo e ka akuzuar për dhunë në të shkuarën.
Mesazhi i saj:
‘Një njeri që përdor dhunën shpesh është si një artist i keq, ai pikturon një imazh të bukur me ngjyra të ndritshme, por nën sipërfaqe fshihet errësira e veprimeve të tij. Ai mund të duket i sjellshëm dhe i dashur për ata që e rrethojnë por dhuna e tij është një e vërtetë e padukshme që lë gjurmë të thella në ata që e përjetojnë. Nëse njerëzit nuk e njohin këtë anë të tij kjo nuk e zvogëlon dhimbjen dhe traumat që ai shkakton, shpesh ata që duken më të mirë, janë ata që fshehin më shumë’
Drenusha Latifi, e ftuar në Big Talk pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Kosova, ka befasuar me disa deklarata të forta.
Ajo ka folur hapur për eksperiencën e saj në shtëpi dhe brengat që ka pasur gjatë pjesëmarrjes në këtë spektakël.
Një kohë më parë, ish-burri i saj, Atilla, kishte qenë i ftuar gjithashtu në Big Talk, ku kishte thënë se fëmijët e tij nuk dinin asgjë për vendndodhjen e Drenushës dhe nuk kishin asnjë informacion rreth “Big Brother”.
Foto: Screenshot/YouTube
Sipas tij, ai nuk i lejonte fëmijët të shihnin as Prime-t e spektaklit.
Mirëpo, Drenusha ka thënë ndryshe, duke shtuar se fëmijët e saj kanë qenë tërësisht në dijeni se ajo do të merrte pjesë në Big Brother dhe se ata kishin hyrë në shtëpi për të parë se ku do të qëndronte Drenusha gjatë pjesëmarrjes së saj në program.
Ajo gjithashtu ka theksuar se kishte pasur edhe vajzën me vete gjatë intervistës dhe kjo mund të konfirmohej nga vetë ajo.
Drenusha ka përmendur se fëmijët e saj kanë qenë shtysa më e madhe për të hyrë në këtë format dhe se ata e mbështetën gjatë gjithë procesit.
Kjo ka bërë që ajo të sugjerojë se Atilla nuk ka qenë shumë i sinqertë kur ka bërë deklaratat e tij në emision.
Kjo përballje e Drenushës me fjalët e ish-burrit të saj ka sjellë një tjetër këndvështrim mbi situatën dhe ka shtuar tensionin mes të dyve. /Telegrafi/
Drenusha Latifi, e eliminuara nga gjysmëfinalja e Big Brother VIP Kosova, ka qenë e ftuar në emisionin Big Talk, ku ka shpërndarë emocionet e saj pas daljes nga shtëpia.
Ajo u shpreh tejet mirënjohëse për dashurinë dhe përkrahjen që ka marrë nga publiku pas përfundimit të spektaklit.
Drenusha tha se, gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë, kishte menduar se njerëzit nuk e pëlqenin, por kur doli jashtë, pa sa shumë mbështetje kishte marrë nga fansat e saj.
Foto: Screenshot/YouTube
“Ka qenë një ndjenjë shumë e bukur të shohësh se sa shumë dashuri kam marrë nga populli”, tha Drenusha.
Gjatë kohës që ishte pjesë e shtëpisë, Drenusha ka ndarë me publikun historinë e saj të dhunës që kishte përjetuar nga ish-bashkëshorti, përfshirë edhe momentet e vështira me Atillën, i cili gjithashtu ishte pjesë e shtëpisë.
Ajo tha se shumë gra e kanë kontaktuar dhe janë prekur nga historia e saj, duke shprehur mbështetje dhe solidaritet.
Por, Drenusha po ashtu tregoi se edhe burrat, të cilët janë burra familjarë, e kanë mbështetur dhe e kanë inkurajuar në rrugëtimin e saj.
Kjo mbështetje ka pasur një ndikim të madh për Drenushën, e cila e ka vlerësuar shumë përkrahjen që ka marrë, dhe si një nxitje për të vazhduar me forcë përpara. /Telegrafi/
Një bisedë mes Drenushës dhe Vullnetit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të deklaratave të saj befasuese.
Në një moment të sinqertë, Drenusha komentoi për dinamikat e lojës dhe ndikimin që ish-partneri i saj, Atilla, do të kishte pasur në rast se do të qëndronte në shtëpi.
“Po të qëndronte Atilla, Driloni nuk do mbahej mend që ekziston”, tha Drenusha, duke nënkuptuar se prania e Atillës do të dominonte lojën dhe do të errësonte prezencën e shumë banorëve të tjerë, përfshirë Drilonin.
Foto: Screenshot/YouTube
Sipas saj, natyra e Atillës do të kishin bërë që loja të ishte shumë më e ashpër dhe e tensionuar.
Megjithatë, Drenusha shtoi se personalisht nuk kishte dëshiruar që Atilla të qëndronte në lojë.
Kjo dëshirë e saj lidhej me përvojat e kaluara jashtë shtëpisë, ku ajo përjetoi momente të vështira gjatë marrëdhënies së tyre.
“Unë nuk dua që ai të jetë këtu”, theksoi Drenusha, duke lënë të kuptohet se prania e Atillës do të sillte jo vetëm një tension të madh brenda shtëpisë, por edhe një sfidë emocionale për të. /Telegrafi/
Atilla Kardesh ka reaguar pas vizitës që i bëri sonte shoqja e Drenushës në spektaklin e Big Brother VIP Kosova, duke bërë një postim në Instagram që u përhap me të madhe në rrjetet sociale.
Drenusha u befasua sonte në spektaklin e BBVK-s, nga shoqja e saj të cilën se kishte parë për 16 vjet dhe jeton në Amerikë. Gjatë një bisede ato gjithashtu diskutuan edhe për fëmijët.
Për këtë ka reaguar edhe Atilla, ish-bashkëshorti i Drenushës, i cili ngriti disa dyshime e duke pyetur se kush ishte shoqja e saj.
Foto: Atilla Kardesh / Instagram
“Fëmija janë mirë. Kush je oj motër?? Dado from USA”, shkroi Atilla në postimin e tij në Instagram.
Reagimi i tij u bë viral menjëherë në rrjetet sociale.
Ndryshe, Drenusha në spektaklin e sotëm u befasua po ashtu edhe nga nëna e saj, kjo e fundit potencoi se Kardesh nuk ka lejuar që fëmijët të vijnë sonte në BBVK.
“Se në Suedi jeton ajo, ka dalë një herë me të çikën e dajës saj, ajo ka qenë e ndarë me një fëmijë dhe nuk ka dalë më me të. Është e bukur e krejt, bile edhe Diana ka qenë prezent. Nuk e kam njohur, as me të as me këto. Histori tepër moti.
Mua nuk më ka thënë asgjë se është tip më ndryshe.
Më vonë më ka treguar se e njeh përmes çikës dajës vetë asgjë më shumë. Edhe lidhja jonë ka vazhduar dhe është harruar ky muhabet. Ajo nuk iu ka folur këtyre se pse shoqja juaj po del me atë, kur e dini se mua më ka pëlqyer ai, edhe këto nuk e kanë parë të arsyeshme sepse nuk ka qenë lidhje, një e dalur. Edhe ajo nuk iu ka fol këtyre.
Unë kam shkuar në Suedi, ajo ka insistuar me bë gjithçka, me njerëzit e tij me të tjerë ka shpifur.
Çfarë nuk ka bërë. Për një moment jam takuar edhe me nënën e vajzave, do të thotë Dianës edhe më ka thënë, do të flas me të. I ka thënë a ke pasur diçka me të, atëherë çfarë po do. Ajo herë pas here i ka treguar këtij, me atë pse kë folur për mua edhe pse se ka përmendur kurrë.
Në periudhën kur kam qenë duke u ndarë më dërgoi një koment me profil false. Sipas atij, ky mendon që ajo u ra dhe e kam lënë. Është goxha i thellë si muhabet.
Nuk jam marrë me këtë. Në të njëjtën kohë i ka shkruar edhe atij”. /Telegrafi/
Disa nga banorët e shtëpisë Big Brother Vip Kosova, e kanë pyetur Rovenën nëse ajo kishte pëlqim për Atillën.
Gjesti fillon i pari duke e pyetur: “Rovenë më duket se ti ke pasur pëlqim për dikë, këtu brenda, s’na ke tregu kurrë.
Pastaj banorët e tjerë i luten këngëtares që të tregojë.
Foto: Screenshot/YouTube
“Kallëzona se na ke lënë pikë, edhe ne të gjithë kemi treguar se kush na ka pëlqyer”.
Rovena: Unë atë ditë e kam bërë me kast, që pastaj të flitet se kush është personi. Kur kam ardhur në fillim, ju kam parë të gjithëve djem të bukur, por më të rinj se unë.
Driloni: Atilla? A ke pasur pëlqim për Atillën? Sepse kështu kanë thënë.
Rovena: Kanë dashur të ma bëjnë si komplot, punën e Atillës. Sepse unë Atillën nuk e njoh.
Ajo shprehet se i ka pëlqyer nga pamja, por jo diçka më shumë sepse nuk e njihte.
“Kam folur, dy, tre muhabete, nuk e njeh njeriun ashtu. Nuk jam në atë moshë që të pëlqej dikë vetëm nga pamja”, u shpreh ajo. /Telegrafi/
Atilla Kardesh ka folur për herë të parë për takimin që pati me Drenusha Latifin, njëkohësisht ish-bashkëshortja e tij, brenda ambienteve të shtëpisë.
Ai ka thënë se është e pashmangshme që të mos kenë komunikim si prindër që janë.
“Mirë po ndihna. E kemi pritur. Nuk na ka marrë mendja që bëhet kaq publike. Ka qenë e pashmangshme marrëveshja jonë si prind. Më vjen mirë, ju falënderoj juve që e realizuat kaq shpejt”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Normal që brengoset për fëmijët e vetë. E kam përgatitur pak vajzën që do të ketë kontakt me vajzën, e ka ditur dhe mund të them që e kam parë një lloj lehtësimi te fëmijët. Djali e ka parë”.
Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi përjetoi një moment emocionues dhe të papritur, kur gjatë takimit me ish-burrin e saj, Atilla Kardesh, iu mundësua një bisedë telefonike me vajzën e saj, Ynwa.
Momenti i bisedës me vajzën ishte veçanërisht prekës, pasi Drenusha kishte kohë që nuk kishte mundur të fliste me të.
Megjithatë, një detaj i vogël që shpesh ka qenë në diskutim për spektaklin u bë i dukshëm gjatë kësaj bisede.
Vajza e Drenushës, në fillim të videos, thotë: “Bab, këtu hala po thotë që jeni duke u ulur”. Kjo lë të kuptohet se transmetimi i Big Brother VIP Kosova mund të ketë një vonesë të vogël prej 5-6 minutash, një fakt që shpesh është diskutuar mes shikuesve të programit.
Ky detaj tregon se programi nuk është transmetuar 100% live, por ka një vonesë të shkurtër për të shmangur ndodhitë e papritura dhe për të menaxhuar më mirë situatat që mund të krijojnë pasiguri për prodhimin.
Kjo ka ngritur dyshime dhe ka nxitur debate mes ndjekësve të shfaqjes, të cilët shpesh janë të shqetësuar për transparencën dhe autencitetin e transmetimeve live dhe në kohë reale. /Telegrafi/
Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova solli një moment të papritur dhe emocional, kur ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, e surprizoi me një darkë speciale. Ky takim, që zuri vend në shtëpinë më të famshme në Kosovë, erdhi pas një periudhe të gjatë konfliktesh publike mes tyre.
Drenusha dhe Atilla, dikur një çift i njohur në mediat rozë, kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave të ndërsjella për dhunë dhe presion, që çuan në ndarjen e tyre të bujshme.
Megjithatë, në këtë takim të rrallë, ata treguan se marrëdhënia mes tyre ka hyrë në një fazë të re, më të qetë dhe të sinqertë, për hir të dy fëmijëve të tyre.
Darkën e shoqëroi një bisedë emocionale mes ish-partnerëve, ku të dy pranuan gabimet e së kaluarës dhe u shprehën të vendosur për të krijuar një klimë pozitive për fëmijët.
Atilla tha se kishte ardhur për të treguar mbështetjen e tij ndaj Drenushës dhe për t’i dhënë fund ndarjeve të thella që i kishin karakterizuar vitet e fundit.
“Nuk jemi këtu për t’u ribashkuar si çift, por si prindër që duan të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre”, tha ai.
Drenusha, e cila nuk i fshehu emocionet, falënderoi Atrillën për gjestin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të tyre si prindër.
Momenti preku shumë shikues, të cilët e vlerësuan si një hap pozitiv drejt pajtimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve mes ish-partnerëve.
Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova solli një moment të papritur dhe emocional, kur ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, e surprizoi me një darkë speciale. Ky takim, që zuri vend në shtëpinë më të famshme në Kosovë, erdhi pas një periudhe të gjatë konfliktesh publike mes tyre.
Drenusha dhe Atilla, dikur një çift i njohur në mediat rozë, kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të akuzave të ndërsjella për dhunë dhe presion, që çuan në ndarjen e tyre të bujshme. Megjithatë, në këtë takim të rrallë, ata treguan se marrëdhënia mes tyre ka hyrë në një fazë të re, më të qetë dhe të sinqertë, për hir të dy fëmijëve të tyre.
Darkën e shoqëroi një bisedë emocionale mes ish-partnerëve, ku të dy pranuan gabimet e së kaluarës dhe u shprehën të vendosur për të krijuar një klimë pozitive për fëmijët. Atrilla tha se kishte ardhur për të treguar mbështetjen e tij ndaj Drenushës dhe për t’i dhënë fund ndarjeve të thella që i kishin karakterizuar vitet e fundit.
“Nuk jemi këtu për t’u ribashkuar si çift, por si prindër që duan të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre”, tha ai.
Drenusha, e cila nuk i fshehu emocionet, falënderoi Atrillën për gjestin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të tyre si prindër.
Momenti preku shumë shikues, të cilët e vlerësuan si një hap pozitiv drejt pajtimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve mes ish-partnerëve. /Telegrafi/