Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Drenusha befason me deklaratën: Atilla nuk është baba i keq për fëmijët, ai është burrë i keq

20 January 2025 at 17:29

Drenusha Latifi ka folur në Big Talk pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë, Big Brother.

Ajo ka sqaruar të gjitha, deri te raporti me Atilla Kardesh, me të cilin ka qenë e martuar dhe ka dy fëmijë.

Ish-banorja thekson se me të nuk do të ketë ndonjë komunikim të mirë, pas veprimeve që ka bërë.

Foto: Screenshot/TikTok

Ndër të tjerash, Drenusha thekson se nuk është baba i keq për fëmijët, por burrë i keq.

“Nuk kam ndonjë komunikim. Nuk besoj që unë me Atillën kemi me pas ndonjë komunikim të mirë përderisa ai e zgjat dorën edhe thotë që gjithçka është në rregull, fëmijët kanë shkuar të gjyshja e vetë”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Ju normal që nuk e dini, as unë nuk e kam ditur se çfarë po ndodh jashtë mes atij, fëmijëve dhe familjes time. Nuk ka qenë puna vetëm me mi sjell këtu, të paktën t’i kisha parë ndonjëherë më kishin dhënë më shumë forcë”.

Latifi ndër të tjerash tha: “Shumë njerëz e di që më kanë paragjykuar pse ka hyrë, nuk kam thënë asnjëherë që Atilla ka qenë baba i keq për fëmijët, ai ka qenë burrë i keq. Baba i keq nuk kam thënë kurrë nuk ka qenë. Për që i ka shfrytëzuar fëmijët është e vërtetë dhe po vazhdon, mirëpo baba i keq nuk kam thënë kurrë”. /Telegrafi/

@klankosovaofficial“Atilla është burr i keq, por nuk është babë i keq,” shokon Drenusha Latifi.♬ original sound – Klan Kosova

The post Drenusha befason me deklaratën: Atilla nuk është baba i keq për fëmijët, ai është burrë i keq appeared first on Telegrafi.

“Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur”, vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

23 November 2024 at 12:55

Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi përjetoi një moment emocionues dhe të papritur, kur gjatë takimit me ish-burrin e saj, Atilla Kardesh, iu mundësua një bisedë telefonike me vajzën e saj, Ynwa.

Momenti i bisedës me vajzën ishte veçanërisht prekës, pasi Drenusha kishte kohë që nuk kishte mundur të fliste me të.

Megjithatë, një detaj i vogël që shpesh ka qenë në diskutim për spektaklin u bë i dukshëm gjatë kësaj bisede.

Vajza e Drenushës, në fillim të videos, thotë: “Bab, këtu hala po thotë që jeni duke u ulur”. Kjo lë të kuptohet se transmetimi i Big Brother VIP Kosova mund të ketë një vonesë të vogël prej 5-6 minutash, një fakt që shpesh është diskutuar mes shikuesve të programit.

Ky detaj tregon se programi nuk është transmetuar 100% live, por ka një vonesë të shkurtër për të shmangur ndodhitë e papritura dhe për të menaxhuar më mirë situatat që mund të krijojnë pasiguri për prodhimin.

Kjo ka ngritur dyshime dhe ka nxitur debate mes ndjekësve të shfaqjes, të cilët shpesh janë të shqetësuar për transparencën dhe autencitetin e transmetimeve live dhe në kohë reale. /Telegrafi/

The post “Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur”, vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë appeared first on Telegrafi.

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

22 November 2024 at 16:46

Big Brother VIP Kosova vazhdon të sjellë momente dramatike dhe përplasje mes banorëve gjatë darkës së të nominuarve.

Së fundmi, një debat mes Drenushës dhe Rovenës ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke u fokusuar në të shkuarën dhe marrëdhëniet e tyre personale.

Gjatë një bisede, Drenusha shfaqi ndjenja zhgënjimi dhe akuza drejt Rovenës, duke pretenduar se kjo e fundit kishte pasur interes për ish-partnerin e saj, Atillën. Me një ton të qartë dhe provokues, Drenusha deklaroi: “Ti me pas mujt, ishe kon me ish-in tim, por as ai nuk ta dha mundësinë!”.

Ky koment i drejtpërdrejtë ndezi një reagim të menjëhershëm nga Rovena, e cila e cilësoi këtë një akuzë që buron nga xhelozia: “E kuptoj që ke kaluar shumë, por kjo nuk është arsyeja”, – tha ajo, duke mbrojtur veten dhe duke sfiduar qëndrimin e Drenushës.

“Rovena përnjëmend mundet me dashtë ex-in tim. Por, ex-i jem kënd e don është pikëpyetje dhe problem por është e sigurt që Rovena nuk hyn në preferencat e tij”, u shpreh Drenusha. /Telegrafi/

The post Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij appeared first on Telegrafi.

Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të luftoj kundër tij, kurrë nuk do të bëhemi më bashkë

18 November 2024 at 22:33

Vullnet Krasniqi dhe Drenusha Latifi janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin.

Gazetari ka përfshirë në këtë mes ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, i cili ka qenë edhe pjesë e këtij reality shou.

Ai nuk pajtohet me rastin e saj, duke thënë se po i përdorë fëmijët dhe se duhet të qëndrojë prapa fjalëve që ka thënë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë kam pritur për një kohë shumë të gjatë për të folur për këtë histori. Që në fillim jam afruar me Drenushën, pas daljes së Atillës, unë kam pritur për të folur për këtë histori. I kam lënë hapësirë asaj. Atë moment erdhi kur ne ishim në burg, duke dhënë shumë lloj epitete. Atë natë që liruam e shfrytëzova mundësinë. Nuk kam dashur të jem unë ai personi që ta shfrytëzoj atë histori”, u shpreh ai.

Këngëtarja thekson se nuk ka hyrë për atë akuzë dhe se nuk ka ardhur këtu për të luftuar kundër tij.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk jam hy me atë kauzën se e kam kryer atë. Nuk kam ardhur të luftoj kundër Atillës. Por për veten, për një femër që lufton vetë me dy fëmijë. Jeta ime nuk ka qenë hiç e lehtë pas ndarjes për shkak të komunikimit me babanë. Ajo që ka ndodhur në Suedi mbetet në Suedi dhe vazhdon atje. Unë kam thënë nëse arrijmë unë dhe Atilla të kemi një komunikim do ta bëj për fëmijët e mi, ta tërheq padinë në Suedi”, shtoi ajo.

Drenusha nuk po pajtohet me të dhe se i kërkon që të mos ndërhyjë në punët e saj me ish-partnerin. /Telegrafi/

The post Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të luftoj kundër tij, kurrë nuk do të bëhemi më bashkë appeared first on Telegrafi.

Vullneti – Drenushës: Je fatkeqësia e feminizmit, je fatkeqësia kundër dhunës

17 November 2024 at 12:37

Drenusha Latifi dhe gazetari Vullnet Krasniqi kanë pasur një debat të ashpër në “Big Brother VIP Kosova”, për historinë e dhunës që Drenusha ka përjetuar nga ish-burri i saj, Atilla.

Gazetari i njohur e akuzoi Drenushën se nuk kishte arritur të përcillte mesazhin e duhur për gratë e dhunuara, duke i thënë se ajo nuk kishte përdorur mundësitë e ofruara nga programi për të sensibilizuar më shumë publikun mbi këtë problem të rëndë shoqëror.

Foto: Screenshot/YouTube

Debati mes tyre shkoi deri në tension:

Vullneti: Ta ka sjellë produksioni këtu, nuk ke pasur asnjë mesazh. Pasi ka dalë dhunuesi, ti e ke arsyetuar, e ke vazhduar lojën me një ngacmues seksual. Loçki, cila është tema tjetër e jotja, këto dy tema i ke dështuar.

Drenusha: Ti ke dështuar, ti e ke pasur rastin. Pse se ka marrë në pyetje si hetues.

Vullneti: E kam marrë në pyetje këtu, të gjithë kanë qenë.

Drenusha: Asgjë nuk e keni pyetur, vetëm e keni pyetur pse ka hyrë, kaq.

Vullneti: Fatkeqësia je ti që ty ta kanë dhënë rastin të dëshmosh se si duhet të jesh kundër dhunuesve, ti ke përfunduar duke bërë intriga me Xhenetën.

Drenusha: Ti je një narcisist sikur ai, je një burrë sikur ai.

Vullneti: Ti është dashur të vazhdosh betejën jashtë. E ke akuzuar, e ke tërhequr.

Drenusha: S’kam tërhequr asgjë.

Vullneti: Më e keqja është se qindra mijëra gra të tjera që e kanë rastin të kenë shembull, të ndjekin një rrugë, kanë dështuar. Ke dështuar në mënyrë të keqe. Je fatkeqësia e feminizmit, je fatkeqësia kundër dhunës. Ke dështuar t’i japësh shembull grave në Kosovë. Je bërë mbretëresha e intrigave. Ke dështuar të jesh gruaja që lufton kundër dhunës në familje.

Drenusha: Absplutisht hiç, ajo vetëm ka treguar që jam një grua e fortë, për fëmijët e mi.

Vullneti: Fëmijët e tu i ke përdorur. E ke përdorur rastin me historinë tënde, as nuk je treguar nënë e mirë as nuk je treguar grua e fortë.

Drenusha: Ti e përcakton a jam unë nënë e mirë? /Telegrafi/

The post Vullneti – Drenushës: Je fatkeqësia e feminizmit, je fatkeqësia kundër dhunës appeared first on Telegrafi.

“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti debaton ashpër me Drenushën

17 November 2024 at 12:19

Drenusha Latifi, një nga banoret “Big Brother VIP Kosova”, para se të hynte në shtëpi bëri bujë me historinë e saj.

Ajo ka ndarë eksperiencën e saj të dhunës nga ish-burri i saj, Atilla, i cili më vonë u bë një nga pjesëmarrësit e lojës, duke shtuar tension dhe polemika në shtëpinë e famshme.

Drenusha ka folur hapur për periudhën e dhunës fizike dhe psikologjike që ka përjetuar gjatë martesës me Atillën, duke theksuar se ajo ishte viktimë e një marrëdhënieje të abuzueshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Mbrëmë (e shtunë), Drenusha u gjykua ashpër nga gazetari Vullnet Krasniqi.

Vullneti e kritikoi ashpër Drenushën, duke i thënë se nuk kishte arritur të përcillte mesazhin e duhur për gratë e dhunuara.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai e akuzoi për mungesë fokusimi dhe për faktin se nuk kishte përdorur hyrjen në Big Brother, për të ngritur ndërgjegjësimin rreth dhunës ndaj grave.

Debati i tyre vijoi kështu:

Vullneti: Ti ke ardhur këtu me një histori personale me dy fëmijë, me një histori të dhunës. Të cilën nuk ke pasur kapacitet ta argumentosh ose të japësh mesazh. Mesazhi yt që e ke dhënë është: “Unë e raportoj dikë për dhunë, e tërheq kur mua më intereson, pastaj e raportoj sërish dhe pastaj them para të gjithë shqiptarëve që jam në gjendje ta tërheq, për shkak që unë dua të krijoj një raport të mirë me të njëjtin dhunues”.

Drenusha: Për shkak të fëmijëve. Dy aktakuza që janë të ngritura a janë të hequra ndonjëra? A i kam ngritur unë? Ajo është veç për Suedi.

Vullneti: Ti, pas një dite, ia ke dhënë epitetin “Korronado”. Ti e ke pasur mundësinë, t’i tregosh të gjithë njerëzve në Kosovë qysh sillet një grua me dhunuesin e saj.

Drenusha: Shumë mirë jam sjellë unë.

Vullneti: Nuk bën të sillesh mirë me dhunuesin. Po ta kishe seriozisht ti, do të shkoje në Suedi, do ta procesoje rastin, do të jepje deklarata. Po ta kishe seriozisht këtë kauzë kundër dhunës në familje, kauza do të ishte dashur të bëhej jashtë nëpër gjykata. Ti ke hyrë këtu “Me shti në gjynah kishe për fëmijë”, dhe ta përdorësh rastin.

Drenusha: Unë akoma nuk kam thënë unë jam gjynah. /Telegrafi/

The post “Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti debaton ashpër me Drenushën appeared first on Telegrafi.

Edona për Atillan: Ka dashur të ngjyej në famën e Drenushës, edhe krejt Kosova e Amerika me u çu në këmbë nuk e rregullon imazhin

11 November 2024 at 19:21

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, ka komentuar situatat e fundit në shtëpi.

Ajo ka folur për rastin e Drenushës me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh, i cili edhe hyri në Big Brother.

Transgjinorja nga Suhareka në një mënyrë refuzon të flas për të, pasi si histori i duket shumë e rëndë.

Foto: Screenshot/Facebook (Prive)

“Një person që, ai ka mundur më herët të flas me Drenushën, pse ka ardhur tani kur Drenusha ka një famë dhe me ngjy në famë të saj. Besoj që shumë keq me i dhënë atij hapësirë. Një burrë se po më vie rëndë të flas për këtë”, u shpreh ajo për Prive.

Pavarësisht kësaj, biondja thekson se nuk mundet asesi që ta rregullojë në këtë mënyrë imazhin e tij.

“Një burrë që shkon nëpër televizione dhe as nuk i thotë më fal, mundohet të luaj të mirin. Më fal një Kosovë, një Amerikë, një botë me u çu në këmbë, imazhin tënd nuk mund ta pastrosh”, thotë krejt në fund James. /Telegrafi/

The post Edona për Atillan: Ka dashur të ngjyej në famën e Drenushës, edhe krejt Kosova e Amerika me u çu në këmbë nuk e rregullon imazhin appeared first on Telegrafi.

Publikohet e plotë deklarata që Drenusha Latifi dha pas daljes së Atillës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

9 November 2024 at 00:07

Hyrja e Atilla Kardesh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3 shkaktoi jehonë të madhe në publik dhe nuk u prit mirë nga një pjesë e madhe e opinionit.

Për shumë shikues, prania e tij në reality show u pa si një lëvizje e diskutueshme, duke nxitur komente të ndryshme dhe shqetësime për të kaluarën dhe marrëdhëniet e tij personale.

Megjithatë, ish-partnerja e tij, Drenusha Latifi, ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm dhe të pjekur. Pas daljes së Atillës nga shtëpia, ajo i uroi atij suksese në vazhdim, duke nënvizuar rëndësinë e rolit të tij si baba i fëmijëve të tyre. Në këtë mënyrë, Drenusha tregoi se, pavarësisht rrethanave, për të, mbështetja e tij si prind ka një rëndësi të veçantë dhe mbetet mbi çdo shqetësim tjetër personal.

Por Drenusha shprehu një shqetësim të qartë për keqpërdorimin e situatës së saj në publik dhe media. Ajo deklaroi se shpreson që asnjë institucion jashtë nuk ka përdorur emrin e saj në mënyrë të gabuar në lidhje me këtë çështje. “Uroj që asnjë institucion jashtë nuk më ka përdor emrin tem për këtë sen sepse kur më janë dashur nuk më kanë ndihmuar,” tha ajo, duke përçuar mesazhin e saj me qartësi dhe përmbajtje.

Ky reagim i Drenushës reflekton jo vetëm shqetësimin për privatësinë dhe respektin ndaj saj, por edhe për kujdesin e saj ndaj mënyrës se si përfaqësohet në publik. /Telegrafi/

The post Publikohet e plotë deklarata që Drenusha Latifi dha pas daljes së Atillës nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova appeared first on Telegrafi.

Atilla flet në studion e BBVK pas largimit: Askush nuk ia do të mirën e Drenushës më shumë se unë

8 November 2024 at 21:43

Atilla Kardesh ka folur për herë të pas largimit nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ai ka thënë se ndjehet mirë teksa shton se është relaksuar situata mes tij dhe ish-gruas, Drenushës.

“Ndjehem okej, pak ma shumë famë se kur kam hyrë. Ndihna mirë që u relaksua situata mes meje dhe Drenushës”, u shpreh Atilla.

“Ishte pak e pritur, edhe pse nuk ke situatë e mirë, për shkak se isha protagnist, jam krenar dhe jam gëzuar që jam në shtet demokratik, secila organizatë, apo individë mund të shpreh mendimin e vet”.

“Edhe kur kam qëndruar jashtë shtëpisë, (Drenusha) e ka ndërruar mendimin e saj dhe sjelljet”. /Telegrafi/

The post Atilla flet në studion e BBVK pas largimit: Askush nuk ia do të mirën e Drenushës më shumë se unë appeared first on Telegrafi.

Përplasje me Rovenën, Rezi ia përmend Atillën: E bëre shok ish-burrin e Drenushës, i the “je i shkëlqyer”

8 November 2024 at 07:20

Mbrëmjen e enjte në “Big Brother VIP Kosova” gjatë diskutimeve në darkën e nominimeve, atmosfera u tensionua kur Rovena u pyet nga banorët për sjelljen e saj, duke u akuzuar se po e bën “viktimën”.

Sipas disa prej banorëve, sjellja e saj konsiderohet si një përpjekje për të fituar simpatinë e publikut dhe mbështetjen brenda shtëpisë.

Rovena u mbrojt duke mohuar këto akuza dhe duke theksuar se kjo perceptim është i gabuar. Ajo akuzoi dy banorë të tjerë, Xhenetën dhe Rezin, për ofendime dhe për lojë të pistë, duke sugjeruar se ata po e sulmonin qëllimisht për të krijuar një imazh negativ ndaj saj.

Në mes të këtij debati, Rezi u përfshi me një deklaratë të fortë, duke përmendur marrëdhënien e Rovenës me ish-burrin e Drenushës, Atillan.

Me një ton përçmues, Rezi i kujtoi Rovenës se ajo kishte deklaruar që Atilla ishte një “burrë i shkëlqyer”, duke e përdorur këtë si një akuzë kundër karakterit të saj. “I thoje qenke burrë i shkëlqyer, kjo je ti moj Rovena”, u shpreh Rezi, duke krijuar një atmosferë edhe më të tensionuar.

Këto përplasje mes banorëve janë tipike për lojën e “Big Brother VIP”, ku tensionet rriten me kalimin e kohës dhe debatet shpesh herë kalojnë në nivel personal. Kjo dinamikë është një pjesë thelbësore e spektaklit dhe tërheq vëmendjen e shikuesve, të cilët ndjekin çdo moment të dramave brenda shtëpisë. /Telegrafi/

The post Përplasje me Rovenën, Rezi ia përmend Atillën: E bëre shok ish-burrin e Drenushës, i the “je i shkëlqyer” appeared first on Telegrafi.

Haxhiu për rastin e Atilla Kardesh: Dhuna nuk mund të normalizohet dhe assesi të përdoret për spektakël televiziv

7 November 2024 at 10:57

Hyrja në formatin televiziv e Atilla Kardesh, i akuzuar nga ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi ka nxitur reagime të shumta, ku edhe u kërkua nga Klan Kosova, që të largonte banorin e akuzuar për dhunë në familje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur rreth kësaj teme në tryezën ku temë diskutimi është “Thyerja e ciklit të dhunës”, transmeton Telegrafi.

“Më lejoni të ju falënderoj për solidaritetin dhe aktivizimin që keni pas sidomos gjatë këtyre ditëve me një rast të fundit, ku një televizion tenton që të normalizojë dhunën, të minimizojë atë, siç ishte rasti i fundit për të cilin të gjithë jemi dëshmitarë. Mendoj që kur kemi raste të tilla kur dikush tenton të minimizojë dhunën dhe normalizojë dhunën, përbashkimi jonë është jashtëzakonisht i rëndësishëm, prandaj jam shumë optimiste që Kosova do të jetë një shtet ku gratë dhe vajzat trajtohen në mënyrë të dinjitetshme dhe ku nuk tentohet të bëhet spektakël me rastet e dhunës në familje. Besoj që kjo është përgjigje për secilin dhunues. Ne pajtohemi që dhunuesit mund të rehabilitohen, por kjo nuk mund të ndodhë në një format të tillë”, tha Haxhiu.

Atilla Kardesh kohë më parë ishte akuzuar për dhunë në familje, ndërsa ish bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi, në media kishte publikuar disa dëshmi, se si ajo ishte sulmuar fizikisht.

Kardesh para dy ditësh ka hyrë si banor në Big Brother Vip Kosova, duke thënë se do ta tregojë realitetin mbi pretendimet e bëra nga ish-bashkëshortja e tij.

Ai u largua nga ky format pas shumë reagimeve që u bënë./Telegrafi/

 

The post Haxhiu për rastin e Atilla Kardesh: Dhuna nuk mund të normalizohet dhe assesi të përdoret për spektakël televiziv appeared first on Telegrafi.

“Kris” raporti mes Drenushës dhe Rezit, çfarë po ndodh?

6 November 2024 at 22:09

Janë acaruar raportet mes Drenushës dhe Rezit, përkundër afrimitetit të tyre që është vërejtur dukshëm që në ditët e para.

Ndonëse ende nuk dihet saktësisht se çfarë krisi në raportin e tyre, Drenusha deklaroi se Rezi nuk po e linte askënd tjetër që të ulet pranë saj.

“Mu ma zënë frymën meshkujt si puna jote, krejt ma zini frymën. Shumë e thjeshtë, kaq. Me ma zënë frymën mu nuk mundet kërkush, jom e lirë, e lirë”, i tha ajo Rezit.

“Me i thënë njeriut, veç mos më prek e po ma zë frymën, unë s’paskam pa kështu. O burrë po ma zë frymën edhe kaq. E ke tregu veten sot saktë kush je. Veç fjalën që e ke thënë para Sarës është turpi më i madh që ekziston. Nuk është hera e parë, disa herë ta kom thënë. Po ma zëni frymën ju, unë si përqafi as femrat kështu”, potencoi ajo.

“I ka thënë Besforti sot diçka në mëngjes, edhe tan kohen po merret me atë punë, pse i the. Edhe unë kam qenë ton kohën tu folë me to, tu nejtë edhe tu kesh. Veç pse i thashë je tu ma zënë frymë se po më afrohesh shumë ngatë. Se lë kërkënd me u ulë afër meje. Leji njerëzit le të ulen, se unë s’jam pronë e kërkujt”, theksoi ajo mes tjerash. /Telegrafi/

The post “Kris” raporti mes Drenushës dhe Rezit, çfarë po ndodh? appeared first on Telegrafi.

Drenusha i fillon thumbat ndaj Atillës: Shuani se paska ardhë me fore të jashtit

5 November 2024 at 23:50

Drenusha Latifi i ka hedhur kunja ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, i cili u bë banori më i ri i BBVK-së.

Gjatë mbrëmjes së sotme, Atillla, pyeti Besfortin nëse kishte marrë vitaminat.

Ishte pikërisht ky moment ku reagoi Drenusha, duke i hedhur kunja, madje në prezencë të tij.

“O shuani se foli dikush, shuani se një cicërimë erdhi nga mali, shuani. Shuani se paska ardhë me fore të jashtit. Hajde se me këto talljet e juaja po merret dikush. Ia kujtuan vitaminat njërit”, u tha Drenusha banorëve.

Atilla i cili ishte shtrirë, po qeshte me ato që thoshte ajo. /Telegrafi/

The post Drenusha i fillon thumbat ndaj Atillës: Shuani se paska ardhë me fore të jashtit appeared first on Telegrafi.

Flet Drenusha Latifi: Nuk ndjehem e kërcënuar me prezencën e Atillës

5 November 2024 at 23:05

Drenusha Latifi ka folur sërish për hyrjen e Atilla Kardesh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka deklaruar se nuk ndjehet absolutisht e kërcënuar me prezencën e tij brenda shtëpisë, porse ka pritur një kërkim falje nga ai.

“Unë në shtëpinë e Big Brother, nuk ndjehem absolutisht e kërcënuar prej ish-partnerit tim apo babës së fëmijëve të mi. Unë nashta e kom këqyrë me një sy tjetër, kom mendu që ka ardhë me kërku falje”, ka deklaruar Drenusha.

“Prezenca e tij si individ, mua këtu nuk më shkakton absolutisht frikë, pasi e di se Big Brother e ka atë fuqi që nuk i toleron këto gjera, por edhe unë vet si Drenushë, nuk ndihem absolutisht e kërcënuar apo e abuzuar në mënyrë psikike”.

“Përkundrazi, unë e kam parë në një tunel një pikë të bardhë, më në fund, që ka shpresë për një kërkimfalje prej anës së tij që më ka munguar shumë dhe e kam pasur shumë të nevojshme për sa i përket raportit me fëmijët tanë. Absolutisht kurrgjë më tepër”, tha Drenusha.

“Na jemi në një proces për kujdestarinë e fëmijëve, sepse unë me të nuk kom mujt me gjet një bashkëpunim për sa i përket fëmijëve. Për ato që ka ndodh më përpara në shtetin e Suedisë, atje merret tjetërkush edhe s’ka të bëjë kurrgjë me këtë pjesë. Veç kërkimfalja kish mujt nashta atë pjesën e hidhërimit me ma zbut”, ka potencuar mes tjerash Drenusha. /Telegrafi/

The post Flet Drenusha Latifi: Nuk ndjehem e kërcënuar me prezencën e Atillës appeared first on Telegrafi.

Avokatja e Drenushës flet për Telegrafin: S’ka urdhër-mbrojtës ndaj Atilla Kartesh, po presim të marrim besimin e fëmijëve

5 November 2024 at 20:42

Hyrja e Atilla Kartesh në Big Brother VIP Kosova, ka bërë bujë të madhe në Kosovë, për faktin se ai ka qenë i martuar me konkurrenten e këtij formati, Drenusha Latifi. Drenusha doli edhe publikisht duke e akuzuar për dhunë fizike, në disa paraqitje televizive.

Për të sqaruar situatën mes ish-çiftit që tani ndodhet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ka folur avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla-Sadiku. Ajo i ka thënë Telegrafit të martën se aktualisht ndaj Atilla Kartesh s’ka urdhër mbrojtës në fuqi.

Avokatja Keqekolla-Sadiku njoftoi se janë në procedurë gjyqësore për besimin e fëmijëve.

“Kundër Atilla Kardesh janë ngritur dy akuza, njëra për dhunë në familje, e tjetra për mosrespektim të urdhrit mbrojtës. Do të thotë momentalisht nuk ka urdhër-mbrojtës në fuqi. Jemi në procedurë gjyqësore për besimin e fëmijëve. Fëmijët janë shumë mirë dhe janë me nënën e Drenushës në shtëpinë e prindërve të Drenushës, aty ku jeton edhe Drenusha”, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë se për hyrjen e Atilla Kartesh në BBVK, ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë, duke kërkuar largimin e tij nga ky format televiziv.

Përmes një reagimi të gjatë, Koordinatorja Kombëtare dhe Grupit Ndërministror kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore ka kërkuar largimin e konkurrentit i cili u fut mbrëmë në këtë garë. /Telegrafi/

The post Avokatja e Drenushës flet për Telegrafin: S’ka urdhër-mbrojtës ndaj Atilla Kartesh, po presim të marrim besimin e fëmijëve appeared first on Telegrafi.

Rrjeti i Grave të Kosovës dorëzon ankesë te Komisioni i Pavarur i Mediave, shkak hyrja e ish-burrit të Drenusha Latifit në BBVK

5 November 2024 at 15:59

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka dorëzuar ankesën/kërkesën te Komisioni i Pavarur i Mediave lidhur me shqetësimet e ngritura për përmbajtjen problematike të programit Big Brother VIP, të transmetuar nga Klan Kosova.

Në letrën e drejtuar te Komisioni i Pavarur i Mediave thuhet se vendimi i Klan Kosovës për të lejuar një përballje të tillë në këtë format mediatik krijon një precedent të rrezikshëm për të drejtat e njeriut dhe promovon dhunën si formë spektakli, e cila është një praktikë e papranueshme, e dëmshme dhe e dënueshme në çdo shoqëri.

“Komisioni i Pavarur për Media ka të drejtën të ndalojë menjëherë transmetimin e një emisioni nëse vlerëson se ai përbën rrezik për sigurinë publike, moralin, rendin publik, ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve”, thuhet mes tjerash në reagim.

Letrën e dërguar mund ta lexoni më poshtë.

I nderuari kryetar z. Mehmeti dhe anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave,

Në emër të mbrojtjes së të drejtave të pjesëmarrësve dhe të promovimit të standardeve etike në përmbajtjen televizive, ne, Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, po ju drejtohemi për të shprehur shqetësimin tonë të thellë lidhur me një situatë të fundit në programin Big Brother VIP, të transmetuar nga Klan Kosova.

Një nga pjesëmarrëset e këtij programi është e mbijetuar e dhunës në familje dhe ka bërë denoncim publik të rastit të saj. Megjithatë, përkundër këtij denoncimi, ish-bashkëshorti i saj është futur në shtëpinë e Big Brother-it, duke e vendosur atë në një situatë ku duhet të jetojë 24/7 në afërsi të personit që ka ushtruar dhunë ndaj saj. Vendimi i Klan Kosovës për të lejuar një përballje të tillë në këtë format mediatik krijon një precedent të rrezikshëm për të drejtat e njeriut dhe promovon dhunën si formë spektakli, e cila është një praktikë e papranueshme, e dëmshme dhe e dënueshme në çdo shoqëri.

Komisioni i Pavarur për Media ka të drejtën të ndalojë menjëherë transmetimin e një emisioni nëse vlerëson se ai përbën rrezik për sigurinë publike, moralin, rendin publik, ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve.

Kjo rrethanë është thellësisht shqetësuese, pasi ekspozon të mbijetuarën ndaj një situate të pasigurt dhe mund të çojë në traumë të mëtejshme, duke përçuar një mesazh të rrezikshëm për publikun dhe normalizuar dhunën në marrëdhëniet intime dhe familjare. Në shoqëritë patriarkale si e jona, ku dhuna shpesh shihet si çështje private, ky zhvillim vetëm sa e përforcon këtë perceptim.

Duke marrë parasysh rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe të drejtës për një ambient të sigurt për çdo pjesëmarrës, ne kërkojmë që Komisioni i Pavarur i Mediave të ndërpresë menjëherë transmetimin e Big Brother VIP Kosova derisa personi i akuzuar për dhunë në familje të largohet nga ky format televiziv. Respektimi i kodit etik është thelbësor për të garantuar që programet televizive në Kosovë të ofrojnë përmbajtje të përgjegjshme që respekton të drejtat dhe mirëqenien e individëve, në veçanti të mbijetuarve të dhunës.

Në përfundim, theksojmë se të mbijetuarit/at e dhunës meritojnë mbrojtje dhe mbështetje të vazhdueshme. Besojmë që mbrojtja e të drejtave të tyre dhe promovimi i përmbajtjeve të përgjegjshme janë përfitime për të gjithë shoqërinë, përtej logjikës së profitit. Presim nga Komisioni i Pavarur i Mediave që të marrë masa për të shqyrtuar këtë rast me seriozitet dhe të mbikëqyrë respektimin e etikës profesionale në këtë program dhe në çdo përmbajtje tjetër televizive, veçanërisht në rastet që përfshijnë dhunë.

Ky program vazhdimisht promovon shembuj të dhunës, ngacmimeve seksuale dhe diskurse jashtëzakonisht seksiste dhe homofobike, duke ndikuar negativisht në shoqëri dhe duke përforcuar stereotipe të dëmshme. Pas largimit të personit në fjalë, është thelbësore që ky format televiziv të mbikëqyret me kujdes dhe të rishikohet në përputhje me standardet etike për të garantuar që përmbajtja e ofruar është edukative dhe e respektueshme ndaj të gjitha grupeve të shoqërisë.

Shpresojmë që kjo kërkesë të trajtohet me urgjencë nga ana juaj. /Telegrafi/

The post Rrjeti i Grave të Kosovës dorëzon ankesë te Komisioni i Pavarur i Mediave, shkak hyrja e ish-burrit të Drenusha Latifit në BBVK appeared first on Telegrafi.

Rezi – Atillës: Rrahës grash i mrekullueshëm, kampion me çertifikatë

5 November 2024 at 15:56

Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kartesh, u bashkua mbrëmë (4 nëntor) me banorët e Big Brother VIP Kosova, ku tashmë ndodhet edhe Drenusha, ish-gruaja e tij. Pas hyrjes së tij në shtëpi, Atilla është përballur me një sërë pyetjesh dhe komentesh të forta nga banorët, të cilët nuk kanë ngurruar të rikthejnë në vëmendje akuzat e tij për dhunë ndaj Drenushës, të cilat janë bërë publike kohë më parë.

Një prej banorëve që e ka pyetur drejtpërdrejt ka qenë Rezi, i cili, me një ton ironik, nuk ka hezituar të përqeshë historinë dhe situatën e Atillës. Ai ka shprehur mendimet e tij me cinizëm, duke e vënë në dyshim qëndrimin e Atillës dhe duke e nxjerrë në pah përfshirjen e tij në ngjarjet që kanë pasuar pas ndarjes me Drenushën.

Rezi në videoklip shprehet: “Po ky ardhjen e ka të lidhur me atë që është këtu. Që do të thotë se unë kam ardhur për shembull, të ruaj imazhin e kompanisë që kam, se jo të gjithë vijnë për 200 mijë euro, se jo të gjithë e kanë aftësinë për të fituar”.

Foto: Screenshot/YouTube

Më tutje Rezi vazhdon: “Ti ke hyrë për të treguar se çfarë gazetari i mirë je (drejtuar Vullnetit), Mevlani për të treguar se çfarë këngëtari i mirë është. Atilla që është rrahës grash i mrekullueshëm, kampion me çertifikatë, të rregullojë imazhin të thotë “Jo unë nuk rrah”, gjithësecili rregullon imazhin e vet. Dikush për të shtyrë biznesin, dikush për të shtyrë gazetarinë. Puna është që ky e ka të lidhur historinë këtu.

Atilla: Ku po të dhemb, o Rezi?

Rezi: Mua më dhemb. Kam pasur rastin në familje. Ma rrihte njeriun e shpisë, burri i tezes, më rrihte tezen, derisa u ngritën djemtë e vet pastaj dhe “pym, pym”, se kështu shkon ai muhabet.

Atilla: Çfarë ka të bëjë, ku dolëm te tezja jote?

Rezi: Unë gjeta rastin tim me Drenushën njësoj, me atë që më ka treguar.

Atilla: I ke interest e tua, përmbaju interesave të tua.

Rezi: Ti mos u mërzit se ne këtu çdo lloj fjalësh flasim. Ti për shembull në gastronomi nuk njihesh, për këtë histori njihesh “Rrahu gruan”. Ti nuk i njeh këta këtu, as ne ty, prandaj po them për çfarë ke hyrë? Se dikush rregullon imazhin, ti çka do të rregullosh. Për çka ke hyrë, për të treguar që je burrë i mirë?

Drenusha ka folur hapur për dhunën që ka përjetuar, duke shpërndarë publikisht shqetësimet e saj dhe duke marrë një urdhër mbrojtjeje për të garantuar sigurinë e saj dhe të fëmijëve. /Telegrafi/

The post Rezi – Atillës: Rrahës grash i mrekullueshëm, kampion me çertifikatë appeared first on Telegrafi.

Gresa – Atillës: Pse hyre si kapadai, mënyra se si hyre tregoi shumë

5 November 2024 at 12:17

Pas hyrja e Atillës në big Brother VIP Kosova bëri shumë bujë, sot banorët janë mbledhur në oborrin e shtëpisë, ku i pranishëm ishte edhe ai.

Gresa e cila shpesh herë ka qenë e drejtpërdrejtë me pyetjet e saj, i bëri një pyetje interesante Atillës.

“Pse hyre në rolin e kapadaisë, a bën të ta bëj këtë pyetje”.

Foto: Screenshot/YouTube

Përgjigjja e Atillës ishte: “Ndoshta jam kapadai. Pse si duhet të hyj, barkazi”.

Atilla: Shpjegoma çka është kapadaiu? Çka e sheh si kapadi?

Foto: Screenshot/YouTube

Gresa: Mënyra se si hyre kallëzoi shumë. Unë po të pyes ty, ti po më bën mua pyetje direkte.

Kur Atilla pyet se si duhet të hyjë, ajo tha se ndoshta ishte më mirë të hynte më i thjeshtë.

Foto: Screenshot/YouTube

Këtu ndërhyn Xuxi duke e pyetur Gresën nëse e ka fjalën për duart ne xhepa, duke thënë se nuk është ndonjë gjë e madhe të hyjë me duart në xhepa, nëse është vetëm në dhomë se po sillet.

Gresa më pas shprehet drejt Xuxit duke i thënë se po duhet si avokat i Atillës. /Telegrafi/

The post Gresa – Atillës: Pse hyre si kapadai, mënyra se si hyre tregoi shumë appeared first on Telegrafi.

Pas hyrjes së Atilla Kardesh në BBVK 3, reagojnë avokatët e tij: Dhuna nuk ka qenë objekt trajtimi i procesit gjyqësor

5 November 2024 at 01:02

Pas hyrjes së papritur të Atilla Kardesh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kanë reaguar avokatët e tij me një sqarim publik përmes rrjeteve sociale.

Deklarata e tyre vjen si përgjigje ndaj spekulimeve që kanë qarkulluar në mediat shqiptare për raportin e tij me ish-bashkëshorten Drenusha Latifi dhe çështjet e diskutueshme që kanë pasuar ndarjen e tyre.

Në deklaratën e përbashkët të avokatëve Taulant Ferizi dhe Arlind Fetahu, theksohet se Atilla Kardesh dhe Drenusha Latifi janë të përfshirë në disa çështje gjyqësore, duke qenë herë paditës dhe herë të paditur. Megjithatë, këto çështje janë të mbyllura për publikun për shkak të natyrës së tyre të ndjeshme, dhe për këtë arsye avokatët e Kardesh nuk mund të japin detaje për respektimin e obligimeve ligjore dhe etike.

Lidhur me pretendimet e ngritura në media për dhunë fizike ndaj Drenushës, avokatët mohojnë kategorikisht ekzistencën e ndonjë procesi gjyqësor për këtë çështje. Ata sqarojnë se ky pretendim është i lidhur me një ngjarje të së kaluarës dhe nuk është trajtuar ligjërisht, as në Kosovë dhe as jashtë saj.

Deklarata përmbyllet me një apel për media që të ndalojnë spekulimet dhe të respektojnë privatësinë e çështjeve të ndjeshme. Ky reagim është bërë për të qartësuar situatën dhe për të mbrojtur imazhin publik të Atilla Kardesh pas hyrjes së tij në një nga spektaklet më të ndjekura të momentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Atilla B Kardes (@atilla.kardesh)

Ndërkohë, prania e Kardesh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka rritur interesin e publikut dhe ka hapur diskutime për marrëdhënien komplekse të tij me Drenushën, duke qenë se ish-çifti tashmë gjenden së bashku në të njëjtën shtëpi përpara kamerave dhe në sy të publikut. /Telegrafi/

The post Pas hyrjes së Atilla Kardesh në BBVK 3, reagojnë avokatët e tij: Dhuna nuk ka qenë objekt trajtimi i procesit gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Përballja e parë televizive mes Drenusha Latifit dhe Atillës në BBVK – momenti kur i kumtohet lajmi se ai është banor

4 November 2024 at 23:15

Një surprizë e papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Drenusha Latifi është vënë përballë ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, i cili ka hyrë si banor i ri në shtëpi.

Ky moment i pazakontë dhe plot emocion ka shkaktuar reagime të ndryshme mes ndjekësve dhe fansave të spektaklit, të cilët janë kuriozë për dinamikën që do të krijohet mes tyre.

Pasi e pa ish-bashkëshortin të hyjë në shtëpi, Drenusha reagoi me qetësi, duke thënë se tashmë nuk ndien asnjë ndjesi ndaj tij. Ajo e bëri të qartë se marrëdhënia e saj me Atilla-n është një çështje e kaluar dhe se e vetmja gjë që i bashkon janë dy fëmijët që kanë së bashku.

Këto fjalë tregojnë vendosmërinë e Drenushës për të qëndruar e distancuar dhe e fokusuar në rrugëtimin e saj në këtë aventurë.

Sidoqoftë, prania e Atillës në shtëpi pritet të sjellë një dinamikë të re dhe interesante, duke qenë se ndarja e tyre ka qenë publike dhe jo pa probleme. Ky zhvillim i ri ka hapur diskutime për të ardhmen e bashkëjetesës së tyre në shtëpi dhe se si do të ndikojë në performancën e tyre në lojë.

Ndërkohë, publiku është në pritje për të parë se si do të vijojnë ngjarjet mes Drenushës dhe Atillës, teksa Big Brother VIP Kosova vazhdon të surprizojë me situata të paparashikueshme dhe të mbushura me emocione. /Telegrafi/

The post Përballja e parë televizive mes Drenusha Latifit dhe Atillës në BBVK – momenti kur i kumtohet lajmi se ai është banor appeared first on Telegrafi.

❌
❌