Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rovena ndez rrjetin me pamje nga prapaskenat:Afrimitet me Atillën,a po lind romancë?

By: gaze tare
18 April 2025 at 12:58

Rovena Stefa ka ndarë së fundmi disa foto nga prapaskenat e klipit të saj më të ri, ku ajo shfaqet në shoqërinë e Atillës. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve nuk është vetëm projekti muzikor, por afrimiteti mes dy artistëve.

Në pamjet e publikuara, Rovena dhe Atilla duken mjaft të afërt, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe momente miqësore që shumë fansa i kanë interpretuar si diçka më shumë sesa një bashkëpunim profesional. Kjo ka bërë që në rrjet të nisin aludimet për një romancë të mundshme mes tyre, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ende publikisht.


Ndërsa mbetet për t’u parë nëse këto thashetheme do të konfirmohen apo do të mbeten në kuadrin e spekulimeve, një gjë është e sigurt: Rovena di gjithmonë si të mbajë vëmendjen e publikut!

The post Rovena ndez rrjetin me pamje nga prapaskenat:Afrimitet me Atillën,a po lind romancë? appeared first on iconstyle.al.

Atilla Kardesh pjesë e videoklipit në projektin më të fundit të Rovena Stefës – çfarë po sjellin dyshja?

2 April 2025 at 18:56

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa po përgatitet për publikimin e këngës së saj më të re, e cila pritet të jetë një baladë e fuqishme, si shumë nga hitet që ajo ka sjellë ndër vite.

Një detaj që ka ngjallur kuriozitetin e publikut është pjesëmarrja e Atilla Kardesh, ish-banorit të Big Brother VIP Kosova 3, në këtë projekt.

Pamjet e prapaskenave të publikuara nga vetë Rovena kanë zbuluar se Atilla do të jetë pjesë e videoklipit, madje me një rol të rëndësishëm.

Foto: Rovena Stefa / Instagram

Ende mbetet mister nëse ai do të shfaqet vetëm si personazh në klip apo nëse do të vijë edhe në rolin e këngëtarit.

Megjithatë, pritshmëritë janë të larta për këtë bashkëpunim artistik.

Foto: Rovena Stefa / Instagram

Rovena dhe Atilla ndanë eksperiencën e tyre si banorë në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, dhe nga aty ata krijuan një miqësi. /Telegrafi/

The post Atilla Kardesh pjesë e videoklipit në projektin më të fundit të Rovena Stefës – çfarë po sjellin dyshja? appeared first on Telegrafi.

“Krenohet se si ka rrahur”/ Rovena Stefa publikon një video të vjetër të Rozanës

By: gaze tare
3 March 2025 at 15:17

Këngëtarja Rovena Stefa ka ripostuar një video nga një intervistë e Rozana Radit, e dhënë shumë vite më parë, e brenda të cilës shpjegon një ‘sherr’ që kishte ndodhur me të.

Kjo është Rozana Radi. Në televizion nacional krenohet sesi ka rraf Rovena Stefën. Plus asaj e ka droguar me hapa gjumi për t’ia prerë flokët. Llumi i industrisë”, thuhet në mbishkrim të videos së ripostuar nga Rovena.

Ngjarja ka ndodhur vite më parë, dhe tashmë dyshja ndjekin njëra-tjetrën në mediat sociale.

The post “Krenohet se si ka rrahur”/ Rovena Stefa publikon një video të vjetër të Rozanës appeared first on iconstyle.al.

Rovena akuza “BBVK”: Banorët kanë marrë informacione nga dhoma e rrëfimit

By: gaze tare
20 January 2025 at 21:46

Rovena Stefa, e cila ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova 3”, ka bërë paraqitjen e saj të parë publike pas daljes nga shtëpia në emisionin “Canapé”.

Ajo nuk i kurseu kritikat për ngjarjet brenda spektaklit, duke theksuar se në shtëpi mungoi njerzillëku dhe transparenca.

Madje, Rovena pretendoi se disa nga banorët kishin përfituar nga informacione që duhet të ishin konfidenciale, duke përmendur dhomën e rrëfimit.

Kanë marrë informacione nga dhoma e rrëfimit”-tha ish-banorja.

The post Rovena akuza “BBVK”: Banorët kanë marrë informacione nga dhoma e rrëfimit appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Nuk preku finalen e Big Brother Kosova, Rovena shfaqet duke pastruar borën

By: redi
11 January 2025 at 17:25

Rovena Stefa u eleminua të premten nga çerekfinalja e spektaklit të shumëpërfolur, ”Big Brother Kosova Vip 3”. Dalja e saj shënoi fundin e një udhëtimi të mbushur me sfida, debate dhe momente të veçanta brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. Rovena u rikthye në jetën e saj të përditshme, duke ndarë me ndjekësit një video nga mëngjesi në shtëpinë e saj në Bernicë, në periferi të Prishtinës.

Source

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

11 January 2025 at 14:26

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa u eliminua të premten nga çerekfinalja e spektaklit të shumëpërfolur, Big Brother VIP Kosova.

Dalja e saj shënoi fundin e një udhëtimi të mbushur me sfida, debate dhe momente të veçanta brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Vetëm një ditë pas eliminimit, Rovena u rikthye në jetën e saj të përditshme, duke ndarë me ndjekësit një video nga mëngjesi në shtëpinë e saj në Bernicë, në periferi të Prishtinës.

Ajo u shfaq duke pastruar borën në oborrin e saj, një detaj që tërhoqi vëmendjen duke qenë se e shtuna në kryeqytet ishte e mbuluar nga një shtresë e dendur bore.

“E lumtur që jam e lirë në shtëpinë time,” shkroi Rovena në mbishkrimin e videos, duke dhënë kështu reagimin e saj të parë pas daljes nga spektakli. Postimi reflektonte qetësi dhe kënaqësi për t’u rikthyer në hapësirën e saj personale, larg presionit të lojës dhe kamerave.

Fansat e saj, të cilët e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të saj në BBVK, kanë komentuar pozitivisht, duke e përgëzuar për performancën e saj dhe për kthimin në jetën e përditshme.

Rovena, një emër i njohur në skenën muzikore shqiptare, ka treguar edhe brenda shtëpisë së BBVK se di të përballet me sfida, duke sjellë autenticitet dhe energji. /Telegrafi/

The post Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë appeared first on Telegrafi.

Rovena eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

11 January 2025 at 00:21

Këtë javë, Rovena është banorja që u eliminua nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, pas një televotimi të fortë që përfshinte Sarën, Xuxin, Xhenetën dhe Leon.

Votimi ishte i ngushtë, duke reflektuar tensionin dhe emocionet që po mbizotërojnë mes publikut dhe brenda shtëpisë.

Rovena e la lojën pas disa javësh të mbushura me përballje dhe momente të paharrueshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Me largimin e Rovenës, loja po ashpërsohet edhe më shumë. Me kalimin e javëve, strategjitë, aleancat dhe përplasjet mes banorëve vetëm sa po intensifikohen, duke e bërë garën gjithnjë e më interesante për publikun.

Rovena ka qenë tejet e qetë në debate dhe nuk ofendonte banorët.

Ndryshe, banorët nuk e përcollën Rovenën në mënyrën më të mire, ata filluan të këndonin dhe të bërtisnin kundër saj. /Telegrafi/

The post Rovena eliminohet nga Big Brother VIP Kosova appeared first on Telegrafi.

“Ishte i martuar e me fëmijë”, Rovena Stefa tregon historinë e hitit të saj

10 January 2025 at 08:43

Në një darkë të organizuar për të nominuarit, këngëtarja Rovena ndau një rrëfim të sinqertë dhe prekës që ndërlidhet me këngën e saj të njohur “Burrë të martuar”.

Gjatë darkës, ajo zbuloi se teksti i këngës është bazuar në një histori të vërtetë nga jeta e saj, duke prekur një temë të ndjeshme dhe emocionale.

“Kënga ‘Burrë të martuar’ e ka një histori të ngjashme që më ka ndodhur mua vite përpara dhe këtë histori ia kam treguar autorit të tekstit të këngës, dhe ai e ka shkruar këngën,” shpjegoi Rovena. Ajo shtoi se në atë kohë nuk ishte e vetëdijshme që personi me të cilin ishte e lidhur ishte i martuar.

Siç rrëfeu ajo, momenti kur zbuloi të vërtetën ishte tepër i vështirë. “Nuk e dija që është i martuar, si e kam kuptuar e kam lënë. Ka qenë me fëmijë dhe më ka mashtruar – ka vite shumë më përpara dhe jam lënduar shumë,” tha ajo.

Pavarësisht dhimbjes së përjetuar, Rovena theksoi se kurrë nuk do të dëshironte të shkatërronte një familje. Ajo shtoi se në situata të tilla, faji nuk i takon as bashkëshortes e as fëmijëve të një burri që mashtron.

Rrëfimi i Rovenës pasqyron një anë të sinqertë dhe të guximshme të saj, duke ndihmuar publikun të kuptojë më thellë emocionet që fshihen pas këngëve që ajo interpreton. /Telegrafi/

The post “Ishte i martuar e me fëmijë”, Rovena Stefa tregon historinë e hitit të saj appeared first on Telegrafi.

Rovena Stefës i bëjnë “magji” brenda shtëpisë së BBV? Ja çfarë gjeti këngëtarja në krevat/ FOTO

By: Ela
8 January 2025 at 11:39

Këngëtarja Rovena Stef është përballur së fundmi me një situatë të çuditshme në shtëpinë e “BBVK” teksa ka gjetur në krevatin e saj një letër me tekst arab dhe një hurdhër në mes të saj. Pasi këngëtarja e ka gjetur ka shkuar për t’jua treguar banorëve të cilët kanë pyetur njëri-tjetrin se “kush e ka […]

The post Rovena Stefës i bëjnë “magji” brenda shtëpisë së BBV? Ja çfarë gjeti këngëtarja në krevat/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

Vullneti – Rovenës: Përpara Xhenetës dhe Leos, do doja të qëndroje ti

7 January 2025 at 15:55

Vullnet Krasniqi i ka thënë Rovena Stefës me sinqeritet se ka dëshirë që më para të qëndroj ajo se sa Leonardo dhe Xheneta Fetahu brenda shtëpisë.

“Unë sinqerisht e kam, përpara Xhenetës dhe Leos, kisha pas qejf që të rrish ti”, i tha ai.

“E kam pasur bisedë edhe me Drenushën, i kam thënë jam i bindur që Rovena është njeri me qëndrime të forta”, u shpreh tutje gazetari.

Foto: Screenshot/YouTube

E për këtë këngëtarja tha se shpreson se pikërisht të njëjtën ta ketë parë edhe publiku.

“Shpresoj se publiku jashtë e ka parë Rovenën me qëndrime të forta”, tha ndër tjerash ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Theksojmë se Rovena është njëra nga banoret e nominuara të kësaj jave bashkë me Xhenetën, Leon, Xuxin dhe Sarën.

E në spektaklin e fundit u eliminua Gjesti, i cili ishte në një televotim kokë me kokë me Drilonin. /Telegrafi/

The post Vullneti – Rovenës: Përpara Xhenetës dhe Leos, do doja të qëndroje ti appeared first on Telegrafi.

Rovena Stefa u kërkon falje prindërve të saj: Peng i madh

By: gaze tare
25 December 2024 at 21:25

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka qenë e mbushur me emocione dhe momente të thella reflektimi, ndërsa banorët kanë ndarë dëshirat e tyre për vitin që po vjen. Një nga momentet më të prekshme ishte ai i Rovenës, e cila, me një deklaratë të ndjerë dhe të sinqertë, arriti të prekë zemrat e publikut.

Ajo kërkoi falje nga prindërit e saj për faktin që ende nuk ka mundur t’u sjellë gëzimin e të qenit gjyshër.

“E ndiej si një dhimbje të thellë që nuk kam arritur ende ta realizoj këtë ëndërr për ju,” tha ajo me një zë të ngjirur nga emocionet, ndërsa shprehu edhe dëshirën e saj më të madhe për vitin 2025: të bëhet nënë.

The post Rovena Stefa u kërkon falje prindërve të saj: Peng i madh appeared first on iconstyle.al.

Dëshira për 2025, Rovena u kërkon falje prindërve që ende s’arriti t’i bënte gjyshër

By: redi
25 December 2024 at 20:59

Shtëpia e ”Big Brother Kosova Vip 3” është mbushur me emocione dhe momente reflektimi teksa banorët kanë ndarë dëshirat e tyre për fundvit. Një nga momentet më të veçanta ishte ai i Rovenës, e cila, përmes një deklarate të sinqertë, preku zemrat e publikut. Këngëtarja Rovena Stefa i kërkoi falje prindërve të saj për faktin se ende nuk u ka dhuruar gëzimin e të qenit gjyshër. “E ndjej si një peng…

Source

Rovena u kërkon falje prindërve që ende s’arriti t’i bënte gjyshër, tregon dëshirën për 2025

25 December 2024 at 20:48

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova është mbushur me emocione dhe momente reflektimi teksa banorët kanë ndarë dëshirat e tyre për fundvit.

Një nga momentet më të veçanta ishte ai i Rovenës, e cila, përmes një deklarate të sinqertë, preku zemrat e publikut.

Rovena i kërkoi falje prindërve të saj për faktin se ende nuk u ka dhuruar gëzimin e të qenit gjyshër. “E ndjej si një peng të madh që deri tani nuk kam mundur t’ju sjell këtë lumturi,” tha ajo me zë të emocionuar, ndërsa ndau edhe dëshirën e saj më të madhe për vitin 2025: të bëhet nënë.

Kjo dëshirë, e shprehur me aq shumë përulësi dhe dashuri, jo vetëm që pasqyroi një anë tjetër të personalitetit të Rovenës, por gjithashtu i dha një mesazh të fortë publikut për rëndësinë e familjes dhe ëndrrave të sinqerta që na bashkojnë.

Shtëpia e Big Brother vazhdon të jetë jo vetëm një arenë lojërash dhe sfidash, por edhe një vend ku emocionet e vërteta dhe dëshirat më intime dalin në pah. /Telegrafi/

The post Rovena u kërkon falje prindërve që ende s’arriti t’i bënte gjyshër, tregon dëshirën për 2025 appeared first on Telegrafi.

Lela eliminohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

21 December 2024 at 00:55

Pas një jave plot emocione dhe tensione, Big Brother VIP Kosova ka ndarë një tjetër banor nga shtëpia.

Lela, banorja simpatike dhe shumë e angazhuar në debatet dhe dinamikat e lojës, ka lënë spektaklin pas rezultatit të televotimit javor.

E nominuar së bashku me Rovenën, Drenushën, Xhenetën dhe Gjestin, Lela u dallua për lojën e saj të fortë dhe aftësinë për të qenë në qendër të vëmendjes, por përpjekjet e saj nuk mjaftuan për të fituar mbështetjen e mjaftueshme nga publiku.

Dalja e saj lë një boshllëk të madh në shtëpi, ndërsa banorët e mbetur vijojnë luftën për çmimin e madh, duke e bërë garën gjithnjë e më të ashpër. /Telegrafi/

The post Lela eliminohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova appeared first on Telegrafi.

Këngëtarja shqiptare befason me deklaratën: Kam qenë shtatzënë, kam humbur fëmijën nga dhuna e ish-partnerit

10 December 2024 at 17:40

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka ndarë për herë të parë me publikun një situatë prekëse nga jeta e saj private, duke treguar përballjen me dhunën dhe humbjen e një fëmije gjatë shtatzënisë.

Rovena u ndal te një periudhë e errët e jetës së saj, kur ishte vetëm 21 vjeç dhe u përfshi në një marrëdhënie që fillimisht dukej premtuese.

Ajo tregoi se dashuria me një djalë, që nisi si një histori pasioni, shpejt u kthye në një makth për shkak të problemeve të tij me ligjin, alkoolin dhe substancat narkotike.

“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21-vjeçare dhe u njoha me një djalë. Ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditës e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë.

Vendosa të largohesha për shkak se nuk kisha fuqi, pasi ai kishte humbur gjuhën e komunikimit. Atë mëngjes vetëm kur e pashë veten me duar në fyt ndjeva që po mbytesha, dhe aty në atë moment unë u mbajta me gjithë forcën. Ai ka tentuar që të më hedhë nga dritarja dhe them shyqyr Zotit, e mora forcën që ta kundërshtoja – përfundova në polici e gjetën”, rrëfeu ajo.

Rovena zbuloi gjithashtu një sekret që nuk e kishte ndarë kurrë më parë: ajo ishte shtatzënë gjatë asaj periudhe dhe për shkak të dhunës humbi fëmijën.

“Unë kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje. Kjo gjë më ka bërë shumë keq. Kam vuajtur shumë kohë sepse unë dua shumë të kem fëmijë dhe një lidhje të vërtetë, një martesë si të gjitha vajzat, pse jo”, rrëfeu Rovena.

The post Këngëtarja shqiptare befason me deklaratën: Kam qenë shtatzënë, kam humbur fëmijën nga dhuna e ish-partnerit appeared first on Sot News | Lajme.

Rrëfehet Rovena Stefa: Kam qenë shtatzënë, humba fëmijën nga dhuna e ish-partnerit

By: Ela
10 December 2024 at 11:52

Këngëtarja Rovena Stefa ka bërë një rrëfim prekës për jetën e saj në “BBVK”. Ajo u ndal te një moment delikat, duke rrëfyer si rrallëherë detaje nga jeta private. Rovena zbuloi se ka qenë në një lidhje me një person të alkoolizuar dhe droguar që ushtronte dhunë ndaj saj. “Njëra nga dramat e jetës sime […]

The post Rrëfehet Rovena Stefa: Kam qenë shtatzënë, humba fëmijën nga dhuna e ish-partnerit appeared first on BoldNews.al.

Rovena Stefa: Kam qenë shtatzënë,kam humbur fëmijën nga dhuna e ish-partnerit

By: gaze tare
10 December 2024 at 10:54

Rovena Stefa ka bërë një rrëfim prekës për jetën e saj. Ajo u ndal te një moment delikat, duke rrëfyer si rrallëherë detaje nga jeta private.

“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21-vjeçare dhe u njoha me një djalë. Ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditës e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë.

Vendosa të largohesha për shkak se nuk kisha fuqi, pasi ai kishte humbur gjuhën e komunikimit. Atë mëngjes vetëm kur e pashë veten me duar në fyt ndjeva që po mbytesha, dhe aty në atë moment unë u mbajta me gjithë forcën. Ai ka tentuar që të më hedhë nga dritarja dhe them shyqyr Zotit, e mora forcën që ta kundërshtoja – përfundova në polici e gjetën”.

Këngëtarja zbuloi edhe një sekret, të cilin nuk e ka bërë të ditur asnjëherë më parë.

“Unë kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje. Kjo gjë më ka bërë shumë keq. Kam vuajtur shumë kohë sepse unë dua shumë të kem fëmijë dhe një lidhje të vërtetë, një martesë si të gjitha vajzat, pse jo”, rrëfeu Rovena.

The post Rovena Stefa: Kam qenë shtatzënë,kam humbur fëmijën nga dhuna e ish-partnerit appeared first on iconstyle.al.

Rovena surprizohet nga motra e saj, por takimi emocional merr një kthesë të papritur

10 December 2024 at 00:55

Spektakli Big Brother VIP Kosova solli emocione të forta për banorët dhe publikun, teksa Rovena u surprizua nga një vizitë e papritur nga motra e saj.

Takimi mes dy motrave ishte tejet emocional dhe përloti si ato vetë, ashtu edhe banorët e tjerë. Ajo përqafoi fort Rovenën dhe ndau mesazhe mbështetjeje e dashurie për të.

Megjithatë, biseda mes tyre mori një kthesë të papritur, kur motra ngriti një çështje që e kishte shqetësuar prej kohësh.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo pyeti produksionin pse nuk ishte marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Gresës për një incident që kishte ndodhur më herët në shtëpi.

Sipas, Gresa kishte ushtruar dhunë ndaj Rovenës për tetë minuta rresht, duke i shkulur batanijen nga trupi i saj.

Gjithashtu, ajo përmendi një tjetër incident, ku Rovena kishte përjetuar dhunë në dush.

Ajo deklaroi se ai moment kishte qenë tejet shqetësues për të dhe për shumë njerëz që i kishin shkruar në rrjete sociale, duke kërkuar drejtësi për situatën.

Megjithëse kërkoi një përgjigje nga produksioni, Jonida raportoi se nuk mund ta merrte atë në moment, por u informua se përgjigjja do t’i jepej jashtë spektaklit.

Përveç kësaj, Jonida shprehu dëshirën për të komunikuar me Vullnetin, një nga banorët e tjerë të shtëpisë, pas një deklarate të tij ndaj Rovenës, ku ai kishte përmendur se ajo i mungonte në kujdesin ndaj prindërve të tyre.

Jonida shprehet se përgjigjen e pyetjes do ta marrë jashtë dhe se nuk kishte mundësi të takohej me Vullnetin. /Telegrafi/

The post Rovena surprizohet nga motra e saj, por takimi emocional merr një kthesë të papritur appeared first on Telegrafi.

❌
❌