Gjykata ka lëshuar një urdhër-arrest ndaj Atilla Kardesh, ish-konkurrent në Big Brother VIP Kosova 3, për shkak të mungesës së pajustifikuar në seancën gjyqësore të 23 korrikut, ku po gjykohet për një çështje me ish-bashkëshorten e tij, Drenusha Latifi. Seanca u mbajt deri në orën 13:40, ndërsa avokati i Kardesh deklaroi në sallën e gjyqit […]
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka festuar 25-vjetorin e lindjes me një mbrëmje të organizuar me shumë stil dhe elegancë.
Festa u mbajt ditën e mërkurë në një ambient luksoz në qytetin e Ferizajt, ku gjithçka ishte e kuruar deri në detaj për të reflektuar personalitetin e saj vibrant dhe pozitiv.
Në këtë ditë të veçantë, përkrah Lelës nuk munguan as disa nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, me të cilët ajo ka ruajtur marrëdhënie të mira edhe pas daljes nga formati.
Përveç Leonardo Gashit, Xheneta Fetahu, Anisa Veseli, Diana Tahiri dhe Drenusha Latifi ishin ndër të pranishmit që i shtuan më shumë jetë atmosferës festive.
Të gjithë u panë duke u argëtuar së bashku nën ritmet e muzikës, duke vallëzuar dhe duke ndarë momente të ngrohta, që u dokumentuan edhe nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.
Pamjet treguan një festë plot energji, ku shfaqeshin miqësi të sinqerta dhe një atmosferë e çiltër gëzimi.
Lela u shfaq me një pamje mahnitëse, duke e bërë edhe më të veçantë këtë përvjetor të rëndësishëm për të.
Festa e saj për këtë 25 vjetor ishte pa dyshim një nga eventet më të bukura dhe të përfolura të momentit në rrethin e personazheve të njohur. /Telegrafi/
Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi, ka ndarë përshtypjet e saj mbi eksperiencën në reality-show gjatë një interviste për “Sol Summer”.
Modelja shqiptare e cilëson rrugëtimin në BBVK si një ndër momentet më të bukura të jetës, pavarësisht se nuk ka qenë gjithçka e lehtë për të. Ajo tregon se malli për fëmijët e saj ka qenë sfida më e madhe gjatë qëndrimit mbi dy muaj brenda shtëpisë.
“Ka qenë një eksperiencë që ndodh një herë në jetë dhe është me rëndësi ta shijosh. Por për mua s’e pata aq të thjeshtë, për shkak të mallit për fëmijë, ai ishte problemi më i madh për mua,” tha Drenusha, duke shtuar se nuk lejoi askënd tjetër t’i krijonte tensione apo pengesa.
E pyetur nëse është penduar për pjesëmarrjen në format, ajo u shpreh qartë: “Jo. S’jam pishman. Ka me qenë një prej eksperiencave më të bukura të jetës sime, do ta kujtoj me shumë nostalgji.”
Drenusha Latifi ka qenë konkurrente e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Në “Sol Summer”, ajo ka folur rreth eksperiencës në këtë format, meqë qëndroi për një kohë të gjatë.
Modelja shqiptare tha se rrugëtimi i saj në BBVK ka qenë ndër momentet më të bukura të jetës së saj, derisa shtoi se do ta kujtojë me plot nostalgji.
Foto: Screenshot/YouTube
“Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Normal, Big Brother është një eksperiencë që ndodh një herë në jetë dhe është shumë me rëndësi me e shiju. Në fakt për mua nuk ka qenë shumë e lehtë me e shiju brenda Big Brother-it për shkak të mallit për fëmijë, sepse ai ka qenë problemi më i madh për mua, pasi të tjerët nuk i kam lejuar të më krijojnë problem”, tha ajo.
Tutje shtoi: “Përndryshe, nuk jam pishman që kam qenë pjesë e atij formati. Ka me qenë ndër eksperiencat më të bukura të jetës që do ta kujtoj me shumë nostalgji”.
Ish-banorja e ‘BBVK’, Drenusha Latifi, ka reaguar ndaj producentes Olsa Muhameti pas deklaratave për përfshirjen e ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, në këtë format.
Olsa deklaroi se futja e Atillës në BBVK3 nuk ishte e jashtëligjshme, pasi ai nuk ishte dënuar për dhunë fizike. Lidhur me këtë, Drenusha ka publikuar një reagim të fortë në Instagram, duke e akuzuar atë për “lojë fjalësh”. Drenusha thekson se dhuna e ushtruar nga Atilla ndaj saj është “dokumentuar dhe janë tri procese gjyqësore në vazhdim, një civil dhe dy penale”.
“Atilla nuk ka mundur të më dhunonte mua ‘ligjërisht’. Dhuna nuk është një akt që ndodh ‘ligjërisht’, por është një realitet i rëndë për viktimat. Deklarata e saj është një lojë me fjalët dhe një tentativë për të manipuluar opinionin”.
Ajo e konsideron deklaratën e Olsës “skandaloze, denigruese dhe skajshmërisht të dëmshme për secilën grua që ka përjetuar dhunë”.
“Mos e harrojmë që si shtet kemi marrë përsipër të zbatojmë Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave. Një deklaratë e tillë nga një producente femër hedh në dyshim jo vetëm historinë time, por edhe të mijëra grave që kanë përjetuar dhunë”, – shkruan ajo.
Drenusha paralajmëroi se është duke përgatitur një padi ligjore kundër Olsës.
Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka reaguar ndaj producenteve të Big Brother VIP Kosova 3, pas deklaratave të tyre për përfshirjen e ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, në këtë format.
Producentja Olsa Muhameti deklaroi se futja e Atillës në BBVK3 nuk ishte e jashtëligjshme, pasi ai nuk ishte dënuar për dhunë fizike. Lidhur me këtë, Drenusha ka publikuar një reagim të fortë në Instagram, duke e akuzuar atë për “lojë fjalësh” dhe përhapje të pavërtetave.”
Në reagimin e saj, Drenusha thekson se dhuna e ushtruar nga Atilla ndaj saj është “dokumentuar dhe janë tri procese gjyqësore në vazhdim, një civil dhe dy penale”.
Ajo e kundërshton fuqishëm deklaratën e Olsës, duke thënë: “Atilla nuk ka mundur të më dhunonte mua ‘ligjërisht’. Dhuna nuk është një akt që ndodh ‘ligjërisht’, por është një realitet i rëndë për viktimat. Deklarata e saj është një lojë me fjalët dhe një tentativë për të manipuluar opinionin”.
Drenusha gjithashtu ka zbuluar se ka pasur një urdhër mbrojtës ndaj Atillës për gjashtë muaj, të cilin nuk e ka vazhduar për shkak të pjesëmarrjes së saj në Big Brother.
Ajo e konsideron deklaratën e Olsës “skandaloze, denigruese dhe skajshmërisht të dëmshme për secilën grua që ka përjetuar dhunë”.
“Mos e harrojmë që si shtet kemi marrë përsipër të zbatojmë Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave. Një deklaratë e tillë nga një producente femër hedh në dyshim jo vetëm historinë time, por edhe të mijëra grave që kanë përjetuar dhunë”, – shkruan ajo.
Foto: Drenusha Latifi/InstaStory
Në fund, Drenusha paralajmëroi se është duke përgatitur një padi ligjore kundër Olsës dhe u shpreh se dëshiron të mbyllë këtë çështje për hir të familjes dhe dy fëmijëve të saj. /Telegrafi/
Këngëtarja dhe ish-missi kosovar, Drenusha Latifi, është rikthyer në një intervistë për “KosovaToday”, ku ka folur hapur për përvojën e saj në “Big Brother VIP Albania”.
Në këtë rrëfim të sinqertë, ajo ndau detaje mbi sfidat dhe momentet më të vështira gjatë qëndrimit të saj tre mujor në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Një nga temat më emocionale ishte padyshim largësia nga fëmijët e saj, të cilët nuk mundi t’i takonte gjatë gjithë eksperiencës në BBVA. Drenusha tregoi se kishte përjetuar një zhgënjim të thellë kur nëna e saj hyri në shtëpi dhe i tha se ish-burri i saj, Atilla Kardesh, nuk kishte lejuar që fëmijët ta vizitonin.
Foto: Drenusha Latifi/InstaStory
Në intervistë, ajo shpjegoi: “Kur personi në fjalë ka qenë i burgosur dhe unë e kam menduar se çfarë është më e mira për fëmijët, i kam çuar ata në një institucion që nuk është aspak i këndshëm për fëmijët [burg], vetëm që të kishin një kontakt me të. Dhe pastaj, kur e krahasova këtë me një vend si Big Brother, ku njerëzit janë të veshur bukur dhe fëmijët mund ta shihnin si një përvojë interesante, më bëri të kuptoj se moslejimi i takimit tonë ishte një mënyrë për të më shtyrë që të dorëzohesha”.
Drenusha e përshkroi këtë përvojë si një moment shumë të dhimbshëm, duke theksuar se fëmijët janë gjithçka për të dhe mungesa e tyre ndikoi emocionalisht në qëndrimin e saj në BBVA.
Këngëtarja shtoi se eksperienca në Big Brother ishte sfiduese, por njëkohësisht një periudhë reflektimi dhe forcimi për të. Ajo shprehu mirënjohjen për mbështetjen e publikut dhe tha se tani është e fokusuar në të ardhmen, duke u përkushtuar plotësisht ndaj familjes dhe projekteve të reja. /Telegrafi/
Drenusha Latifi në një intervistë dhënë për Kosova Today, ka treguar se pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova” vajza e saj nuk ka qenë mirë pasi nuk ka mundur t’i përballoj disa situata të ndodhura.
Ajo thotë se për këtë i është dashur ta dërgojë edhe te një psikolog.
“Vajza kur jam dal prej Big Brotherit nuk ka qenë hiç mirë dhe vazhdon mos me qenë mirë, e kam pasur te psikolog. Ka përjetuar shumë gjëra që nuk ka mundur t’i përballoj mostakimi me nënën tem, mos-takimi me mua, lënia jashtë shkollës vetë. Një papërgjegjësi shumë e madhe ndaj një prindit që e ka krijuar duke pasur mundësi që t’i lë te nëna ime, duke pasur mundësi t’i lë te familja ime”, tha Latifi.
Ajo shtoi: “Në çdo formë i ka kushtëzuar fëmijët mos me qenë në praninë e askujt nga familja ime”.
Drenusha Latifi është rikthyer me një intervistë në ”Kosova Today”, aty ku rrëfeu dhunën në familje nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh. Kjo histori kishte prekur shumë njerëz dhe kishte inkurajuar gra të tjera që të flisnin hapur për dhunën e përjetuar. ”Dhuna në familje ekziston kudo, secili kemi nga një shoqe që ka përjetuar dhunë në familje që ia kemi shëruar plagët, e di sa e vështirë…
Drenusha Latifi ka qenë për më shumë se dy muaj në Big Brother VIP Kosova 3.
Në një intervistë dhënë për Kosova Today, ajo tregon se pas daljes vajza e saj nuk ka qenë mirë pasi nuk ka mundur t’i përballoj disa situata të ndodhura.
Ajo thotë se për këtë i është dashur ta çoj edhe te psikolog, në mënyrë që t’i tejkalojë këto.
Foto: Screenshot/YouTube
E krejt kjo duket se u bë nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh, i cili nuk i ka lejuar fëmijët që të shkojnë te nëna e Drenushës.
“Vajza kur jam dal prej Big Brotherit nuk ka qenë hiç mirë dhe vazhdon mos me qenë mirë, e kam pasur te psikolog. Ka përjetuar shumë gjëra që nuk ka mundur t’i përballoj mostakimi me nënën tem, mos-takimi me mua, lënia jashtë shkollës vetë. Një papërgjegjësi shumë e madhe ndaj një prindit që e ka krijuar duke pasur mundësi që t’i lë te nëna ime, duke pasur mundësi t’i lë te familja ime”, tha Latifi.
Foto: Screenshot/YouTube
Ish-banorja tutje shtoi: “Në çdo formë i ka kushtëzuar fëmijët mos me qenë në praninë e askujt nga familja ime”.
Drenusha dhe Atilla vlen të ceket se kanë bashkë dy fëmijë, ndonëse këto kohë qenë shumë të diskutuar në media e shtypin rozë. /Telegrafi/
Modelja dhe këngëtarja, Drenusha Latifi, është rikthyer me një intervistë në Kosova Today, pikërisht në vendin ku rrëfeu dhunën në familje nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh.
Kjo histori kishte prekur shumë njerëz dhe kishte inkurajuar gra të tjera që të flisnin hapur për dhunën e përjetuar.
“Dhuna në familje ekziston kudo, secili kemi nga një shoqe që ka përjetuar dhunë në familje që ia kemi shëruar plagët, e di sa e vështirë është”, u shpreh ajo.
Foto: Screenshot/YouTube
“Më kanë shkruar edhe mua shumë gra që ti je arsyeja që e kanë ngritur zërin duke më parë sa e fortë, sa e guximshme je treguar me historinë tënde. Normalisht kur e tregon një lloj historie nuk është për me u mburr as që ke arrit diçka në jetën tënde, është shumë e dhimbshme”, shtoi ndër tjerash Latifi.
“Unë kam qenë shumë e lehtë, fizikisht, psiqikisht në çdo lloj forme. Ka qenë një motiv tepër i mirë për të vazhduar jetën dhe për të parë ato gra tjera që kanë histori të ngjashme dhe që kanë pasur guxim të flasin”.
Drenusha Latifi ka reaguar për herë të parë pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Kosova 3”, duke shprehur falenderime të sinqerta për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka theksuar se kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, që do ta mbajë mend gjatë.
Drenusha shprehu mirënjohje për dashurinë dhe mbështetjen e fansave, duke shtuar se është ndjerë e bekuar për mundësinë që iu dha të marrë pjesë në këtë program, dhe do të mbajë gjithmonë kujtime të paharruara.
Reagimi i plotë:
“Të dashur ndjekës dhe mbështetës,
Dua t’ju shpreh një falënderim të sinqertë për të gjithë ju që ishit pjesë e aventurës time në Big Brother VIP Kosova. Pjesëmarrja në këtë spektakël ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, e cila do të mbetet gjithmonë në zemrën time.
Çdo moment që kalova brenda shtëpisë, çdo sfidë dhe çdo gëzim i ndarë me ju, ka ndikuar në formimin e kujtimeve të paharrueshme. Ju falënderoj për mbështetje, për energjinë pozitive dhe për dashurinë që më keni dhuruar.
Shpresoj të vazhdojmë të ndajmë momente të bukura dhe të jemi gjithmonë të lidhur, sepse ju jeni ata që e bëni gjithçka të veçantë
Drenusha Latifi ka reaguar me një postim për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo bën një falënderim të sinqertë për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.
Thekson se ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme që do ta mbajë mend gjatë.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Të dashur ndjekës dhe mbështetës,
Dua t’ju shpreh një falënderim të sinqertë për të gjithë ju që ishit pjesë e aventurës time në Big Brother VIP Kosova. Pjesëmarrja në këtë spektakël ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, e cila do të mbetet gjithmonë në zemrën time.
Çdo moment që kalova brenda shtëpisë, çdo sfidë dhe çdo gëzim i ndarë me ju, ka ndikuar në formimin e kujtimeve të paharrueshme. Ju falënderoj për mbështetje, për energjinë pozitive dhe për dashurinë që më keni dhuruar.
Shpresoj të vazhdojmë të ndajmë momente të bukura dhe të jemi gjithmonë të lidhur, sepse ju jeni ata që e bëni gjithçka të veçantë
Drenusha Latifi, ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ ka reaguar në rrjetet sociale për ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh. Ajo flet për dhunën e ushtruar nga një person, e shumë e kanë lidhur këtë mesazh me Atillën, pasi ajo e ka akuzuar për dhunë në të shkuarën.
Mesazhi i saj:
‘Një njeri që përdor dhunën shpesh është si një artist i keq, ai pikturon një imazh të bukur me ngjyra të ndritshme, por nën sipërfaqe fshihet errësira e veprimeve të tij. Ai mund të duket i sjellshëm dhe i dashur për ata që e rrethojnë por dhuna e tij është një e vërtetë e padukshme që lë gjurmë të thella në ata që e përjetojnë. Nëse njerëzit nuk e njohin këtë anë të tij kjo nuk e zvogëlon dhimbjen dhe traumat që ai shkakton, shpesh ata që duken më të mirë, janë ata që fshehin më shumë’
Drenusha Latifi ka folur në Big Talk pas daljes nga shtëpia më e famshme në Kosovë, Big Brother.
Ajo ka sqaruar të gjitha, deri te raporti me Atilla Kardesh, me të cilin ka qenë e martuar dhe ka dy fëmijë.
Ish-banorja thekson se me të nuk do të ketë ndonjë komunikim të mirë, pas veprimeve që ka bërë.
Foto: Screenshot/TikTok
Ndër të tjerash, Drenusha thekson se nuk është baba i keq për fëmijët, por burrë i keq.
“Nuk kam ndonjë komunikim. Nuk besoj që unë me Atillën kemi me pas ndonjë komunikim të mirë përderisa ai e zgjat dorën edhe thotë që gjithçka është në rregull, fëmijët kanë shkuar të gjyshja e vetë”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Ju normal që nuk e dini, as unë nuk e kam ditur se çfarë po ndodh jashtë mes atij, fëmijëve dhe familjes time. Nuk ka qenë puna vetëm me mi sjell këtu, të paktën t’i kisha parë ndonjëherë më kishin dhënë më shumë forcë”.
Latifi ndër të tjerash tha: “Shumë njerëz e di që më kanë paragjykuar pse ka hyrë, nuk kam thënë asnjëherë që Atilla ka qenë baba i keq për fëmijët, ai ka qenë burrë i keq. Baba i keq nuk kam thënë kurrë nuk ka qenë. Për që i ka shfrytëzuar fëmijët është e vërtetë dhe po vazhdon, mirëpo baba i keq nuk kam thënë kurrë”. /Telegrafi/
Drenusha Latifi, e ftuar në Big Talk pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Kosova, ka befasuar me disa deklarata të forta.
Ajo ka folur hapur për eksperiencën e saj në shtëpi dhe brengat që ka pasur gjatë pjesëmarrjes në këtë spektakël.
Një kohë më parë, ish-burri i saj, Atilla, kishte qenë i ftuar gjithashtu në Big Talk, ku kishte thënë se fëmijët e tij nuk dinin asgjë për vendndodhjen e Drenushës dhe nuk kishin asnjë informacion rreth “Big Brother”.
Foto: Screenshot/YouTube
Sipas tij, ai nuk i lejonte fëmijët të shihnin as Prime-t e spektaklit.
Mirëpo, Drenusha ka thënë ndryshe, duke shtuar se fëmijët e saj kanë qenë tërësisht në dijeni se ajo do të merrte pjesë në Big Brother dhe se ata kishin hyrë në shtëpi për të parë se ku do të qëndronte Drenusha gjatë pjesëmarrjes së saj në program.
Ajo gjithashtu ka theksuar se kishte pasur edhe vajzën me vete gjatë intervistës dhe kjo mund të konfirmohej nga vetë ajo.
Drenusha ka përmendur se fëmijët e saj kanë qenë shtysa më e madhe për të hyrë në këtë format dhe se ata e mbështetën gjatë gjithë procesit.
Kjo ka bërë që ajo të sugjerojë se Atilla nuk ka qenë shumë i sinqertë kur ka bërë deklaratat e tij në emision.
Kjo përballje e Drenushës me fjalët e ish-burrit të saj ka sjellë një tjetër këndvështrim mbi situatën dhe ka shtuar tensionin mes të dyve. /Telegrafi/
Drenusha Latifi, e eliminuara nga gjysmëfinalja e Big Brother VIP Kosova, ka qenë e ftuar në emisionin Big Talk, ku ka shpërndarë emocionet e saj pas daljes nga shtëpia.
Ajo u shpreh tejet mirënjohëse për dashurinë dhe përkrahjen që ka marrë nga publiku pas përfundimit të spektaklit.
Drenusha tha se, gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë, kishte menduar se njerëzit nuk e pëlqenin, por kur doli jashtë, pa sa shumë mbështetje kishte marrë nga fansat e saj.
Foto: Screenshot/YouTube
“Ka qenë një ndjenjë shumë e bukur të shohësh se sa shumë dashuri kam marrë nga populli”, tha Drenusha.
Gjatë kohës që ishte pjesë e shtëpisë, Drenusha ka ndarë me publikun historinë e saj të dhunës që kishte përjetuar nga ish-bashkëshorti, përfshirë edhe momentet e vështira me Atillën, i cili gjithashtu ishte pjesë e shtëpisë.
Ajo tha se shumë gra e kanë kontaktuar dhe janë prekur nga historia e saj, duke shprehur mbështetje dhe solidaritet.
Por, Drenusha po ashtu tregoi se edhe burrat, të cilët janë burra familjarë, e kanë mbështetur dhe e kanë inkurajuar në rrugëtimin e saj.
Kjo mbështetje ka pasur një ndikim të madh për Drenushën, e cila e ka vlerësuar shumë përkrahjen që ka marrë, dhe si një nxitje për të vazhduar me forcë përpara. /Telegrafi/
Ditën e sotme, e ftuar në “Big Talk” ka qenë Drenusha Latifi, gjysmë finalistja e “BBVK”.
Nga opinionistet u përgëzua për lojën dhe qëndrimin e saj në shtëpi. Kur u pyet se cilin nga banorët do të donte ta fitonte ajo tha që Vullneti e meriton çmimin e madh.
Më tej ajo foli dhe për jetën pas “BBVK”, si është pritur dhe për fëmijët e saj.
Rezi, një nga emrat më të njohur të muzikës, ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për të kaluar 24 orë si i ftuar special.
Ai ka kaluar një kohë të këndshme me banorët, dhe siç pritej, nuk kanë munguar as bisedat interesante dhe tema që kanë ngacmuar kuriozitetin e të gjithëve.
Një moment i veçantë ka ndodhur gjatë natës, kur Driloni ka vendosur të bëjë një pyetje të papritur. Ai e pyet Rezin nëse i ka pëlqyer Drenusha, një nga banoret më të komentuar të shtëpisë.
Foto: Screenshot/YouTube
Rezi, i njohur për sinqeritetin e tij, nuk ka ngurruar të përgjigjet.
“Shumë të poshtër jeni” – ka thënë Rezi me humor. “Drenusha ka të gjitha tiparet e një femre tipike shqiptare, kush nuk e dashuron, i bie të jetë budalla.”
Ky koment ka shkaktuar të qeshura në dhomën e banorëve, duke shtuar edhe më shumë atmosferën e ngrohtë të mbrëmjes.
Në një moment tjetër, Driloni ka pyetur Rezin nëse ka qenë i lidhur emocionalisht me Drenushën, dhe Rezi ka shpjeguar se nuk ka pasur asnjë kontakt afektiv, pasi janë njohur vetëm brenda shtëpisë.
“Jo ore vëlla, se s’kam pasur kontakt, kemi qenë në shtëpi”, – ka thënë Rezi me një buzëqeshje, duke e bërë gjithçka të duket më tërheqëse dhe spontane.
Driloni ka insistuar duke pyetur nëse ka komunikuar me të pasi ajo ka dalë nga shtëpia, dhe Rezi ka sqaruar: “O vëlla, po s’ka një javë që ka dalë, dje doli”.
Ky moment ka pasur shumë ndikim në atmosferën e shtëpisë, dhe banorët kanë vazhduar bisedat e tyre rreth lidhjeve dhe emocionave që kanë lindur brenda këtij ‘reality show’. /Telegrafi/