Eduart Kuqi dhe Anisa Veseli, ish-banorë të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, janë rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Dyshimet për një lidhje mes tyre nisën pas disa postimeve në rrjetet sociale, ku të dy u panë në vende të njëjta, duke ndezur menjëherë diskutime dhe komente të shumta nga fansat.
Lajmi u përhap me shpejtësi në media dhe rrjetet sociale, duke shkaktuar një sërë reagimesh dhe spekulimesh për një romancë të mundshme mes tyre. Por Anisa Veseli ka vendosur t’i japë fund këtyre thashethemeve. Përmes një postimi të qartë dhe pa dorashka, ajo ka mohuar kategorikisht çdo aludim, duke theksuar se nuk ka nevojë për vëmendje mediatike.
“Nuk kam nevojë për vëmendjen tuaj, as tani dhe as pas 100 vjetësh. Po jetoj jetën time dhe po e shijoj çdo moment. Juve flaka ju daltë”, shkroi Anisa në rrjetet sociale.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka festuar 25-vjetorin e lindjes me një mbrëmje të organizuar me shumë stil dhe elegancë.
Festa u mbajt ditën e mërkurë në një ambient luksoz në qytetin e Ferizajt, ku gjithçka ishte e kuruar deri në detaj për të reflektuar personalitetin e saj vibrant dhe pozitiv.
Në këtë ditë të veçantë, përkrah Lelës nuk munguan as disa nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, me të cilët ajo ka ruajtur marrëdhënie të mira edhe pas daljes nga formati.
Përveç Leonardo Gashit, Xheneta Fetahu, Anisa Veseli, Diana Tahiri dhe Drenusha Latifi ishin ndër të pranishmit që i shtuan më shumë jetë atmosferës festive.
Të gjithë u panë duke u argëtuar së bashku nën ritmet e muzikës, duke vallëzuar dhe duke ndarë momente të ngrohta, që u dokumentuan edhe nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.
Pamjet treguan një festë plot energji, ku shfaqeshin miqësi të sinqerta dhe një atmosferë e çiltër gëzimi.
Lela u shfaq me një pamje mahnitëse, duke e bërë edhe më të veçantë këtë përvjetor të rëndësishëm për të.
Festa e saj për këtë 25 vjetor ishte pa dyshim një nga eventet më të bukura dhe të përfolura të momentit në rrethin e personazheve të njohur. /Telegrafi/
Pas muajsh në qendër të vëmendjes si një nga figurat më të komentuar të Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli është rikthyer në jetën jashtë katër mureve të shtëpisë… por jo pa sfida.
Në një intervistë për “Onima”, këngëtarja ka reflektuar me sinqeritet për rrugëtimin e saj, duke e cilësuar eksperiencën si një aventurë që i testoi çdo kufi.
“Kam dëshirë me e sfidu veten. Brenda ka qenë shumë presion, por tani që kam dalë e mendoj: ka qenë diçka shumë interesante. I shikoj edhe videot ndonjëherë,” rrëfen Anisa, me atë buzëqeshjen karakteristike që e shoqëroi gjatë gjithë qëndrimit të saj në shtëpi.
Por jeta jashtë ekranit nuk është aq e thjeshtë. Përballë fansave, ndjekësve dhe një publiku që shpesh gjykon më shpejt sesa kupton, ajo thotë se ka ndjerë edhe një ndjesi të ftohtë: mosbesimin.
Pas muajsh në qendër të vëmendjes si një nga figurat më të komentuar të Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli është rikthyer në jetën jashtë katër mureve të shtëpisë… por jo pa sfida.
Në një intervistë për “Onima”, këngëtarja ka reflektuar me sinqeritet për rrugëtimin e saj, duke e cilësuar eksperiencën si një aventurë që i testoi çdo kufi.
“Kam dëshirë me e sfidu veten. Brenda ka qenë shumë presion, por tani që kam dalë e mendoj: ka qenë diçka shumë interesante. I shikoj edhe videot ndonjëherë,” rrëfen Anisa, me atë buzëqeshjen karakteristike që e shoqëroi gjatë gjithë qëndrimit të saj në shtëpi.
Por jeta jashtë ekranit nuk është aq e thjeshtë. Përballë fansave, ndjekësve dhe një publiku që shpesh gjykon më shpejt sesa kupton, ajo thotë se ka ndjerë edhe një ndjesi të ftohtë: mosbesimin.
Prej disa ditësh, rrjetet sociale kanë shpërthyer me aludime për një lidhje të mundshme mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova 3, Edi dhe Anisa. Spekulimet janë shtuar edhe më shumë pas një detaji të fundit që ka ngjallur reagime te fansat. Gjatë një interviste të fundit, Anisa u pyet për statusin e saj në jetën private. Ajo nuk dha një përgjigje të prerë, duke lënë gjithçka në ajër:
“As po them jo, as po them po. Ndoshta.”
Deklarata e saj u ripostua menjëherë nga Edi në InstaStory, veprim që shumë e kanë parë si një sinjal të qartë se mes tyre po lind diçka më shumë se miqësi.
Anisa Veseli është habitur dhe tronditur njëkohësisht nga një gjë që i ka ndodhur. Projekti i saj i titulluar “Vetmia”, i konsideruar nga vetë artistja si një ndër këngët më intime dhe të rëndësishme në repertorin e saj, është zhdukur pa paralajmërim nga platforma YouTube. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Anisa shprehu trishtimin e saj të thellë për këtë zhvillim, duke theksuar lidhjen emocionale që kishte me këtë krijim muzikor.
“Sot jam shumë e prekur dhe e trishtuar… Kënga ime ‘Vetmia’ është fshirë nga YouTube dhe nuk e di ende arsyen pse ka ndodhur kjo. Ka qenë një nga këngët më të dashura për mua, sepse kam punuar me shpirt dhe mund për ta sjellë atë tek ju”, shkruan ajo në një postim në Instagram.
Aktualisht nuk ka një sqarim zyrtar për arsyen e heqjes së këngës.
Një muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale në shtyllën kurrizore, Anisa Veseli ka vendosur të ndajë me ndjekësit një përditësim mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova publikoi një video në Instagram, ku tregoi nga afër procesin e rikuperimit dhe gjendjen aktuale të shpinës së saj.
Në pamjet e publikuara, vëreheshin ende shenjat e qepjeve pas operimit – një dëshmi e sfidës që ajo ka kaluar dhe forcës me të cilën po e përballon këtë periudhë rikuperimi.
Më 4 prill, këngëtarja njoftoi opinionin e gjerë se kishte kryer operimin për skolioz, një problem me të cilën është ballafaquar për një kohë të gjatë.
Foto: Anisa Veseli / Instagram
Përvojën e operimit ajo e kishte përshkruar si një nga sfidat më të mëdha në jetën e saj.
“Sot dua të ndaj me ju një nga sfidat më të mëdha që kam kaluar në jetën time—ndërhyrjen për skoliozën. Ishte një rrugë e gjatë, e mbushur me pritje, sfida dhe prova, por mbi të gjitha, me forcën dhe besimin se do t’ia dilja”.
“Nuk ishte e lehtë të përballesha me dhimbjet, me pasiguritë dhe me pritjen derisa të realizoja këtë ndërhyrje. Por nuk u dorëzova. Me durim, me besim dhe me mbështetjen e atyre që më duan, gjeta fuqinë për të bërë gjithçka që ishte e nevojshme për ta bërë realitet këtë hap kaq të rëndësishëm për shëndetin dhe jetën time”, pati shkruar Anisa në një postim në Instagram. /Telegrafi/
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se ka kryer me sukses një operacion për skoliozën.
Ajo postoi një fotografi nga shtrati i spitalit, duke treguar se ndërhyrja kirurgjikale e vështirë ka përfunduar me sukses. Anisa e përshkroi këtë përvojë si një udhëtim të mbushur me sfida dhe vështirësi, por gjithashtu me besim dhe vendosmëri.
Ajo falënderoi familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe dhe inkurajoi të gjithë ata që përballen me sfida të ngjashme të jenë të fortë, të kenë durim dhe të besojnë në veten e tyre.
Ecja ime e parë pas operimit s’ka për t’u harruar kurrë. Dhimbja më përshkoi çdo qelizë të trupit, këmba nuk donte të më mbante, shikimi më errësohej nga lodhja… Por në atë moment, mes lotëve dhe mundimit, zgjodha të mos dorëzohem. Nuk ishte thjesht një hap. Ishte një luftë. Një fitore e vogël, por e madhe për shpirtin tim. Sepse kur zemra është e fortë, trupi e ndjek. Dhe unë zgjodha të qëndroj në këmbë.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se ka kryer me sukses një operacion për skoliozën.
Ajo postoi një fotografi nga shtrati i spitalit, duke treguar se ndërhyrja kirurgjikale e vështirë ka përfunduar me sukses. Anisa e përshkroi këtë përvojë si një udhëtim të mbushur me sfida dhe vështirësi, por gjithashtu me besim dhe vendosmëri.
Ajo falënderoi familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe dhe inkurajoi të gjithë ata që përballen me sfida të ngjashme të jenë të fortë, të kenë durim dhe të besojnë në veten e tyre.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se ka kryer me sukses një operacion për skoliozën.
Ajo postoi një fotografi nga shtrati i spitalit, duke treguar se ndërhyrja kirurgjikale e vështirë ka përfunduar me sukses. Anisa e përshkroi këtë përvojë si një udhëtim të mbushur me sfida dhe vështirësi, por gjithashtu me besim dhe vendosmëri.
Ajo falënderoi familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe dhe inkurajoi të gjithë ata që përballen me sfida të ngjashme të jenë të fortë, të kenë durim dhe të besojnë në veten e tyre.
Ecja ime e parë pas operimit s’ka për t’u harruar kurrë. Dhimbja më përshkoi çdo qelizë të trupit, këmba nuk donte të më mbante, shikimi më errësohej nga lodhja… Por në atë moment, mes lotëve dhe mundimit, zgjodha të mos dorëzohem. Nuk ishte thjesht një hap. Ishte një luftë. Një fitore e vogël, por e madhe për shpirtin tim. Sepse kur zemra është e fortë, trupi e ndjek. Dhe unë zgjodha të qëndroj në këmbë. #fyp#surgery#scoliosissurgery#anisaveseli
Në javën që lamë pas u publikua një intervistë e Anisa Veselit, ku u përball me pronaren e klinikës që mori përsipër shërimin e saj nga sëmundja e skoliozës, nga e cila vuan që nga mosha 12 vjeçare.
E gjithë kjo ngjarje u zhvillua në kuadër të programit hulumtues në Shqipëri, “Piranjat”.
Në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, ish-banorja e Big Brother rrëfen reagimet që mori pasi ndau përvojën e saj të hidhur.
Foto: Screenshot/YouTube
Mirëpo, gjatë përballjes me Lenën diçka e papritur ndodhi për këngëtaren shqiptare.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë, duke treguar se është arrestuar pas ballafaqimit që bëri për emisionin “Piranjat” me pronaren e klinikës që e mashtroi për operacionin.
“Pas ballafaqimit me Lenen, as 5 minuta nuk kishte që përfundoi, ajo thirri 2 avokatë. Thirri policinë, erdhën dhe më arrestuan. U ndjeva si kriminele, thashë ‘ça bëra’, kur unë nuk i kërcënova, qëndrova në distancë. Qëndrova në stacion policor për 4 orë ose më shumë,” – ka deklaruar Veseli për “Prive”.
Ngjarja ka sjellë reagime të shumta në rrjete sociale, ndërsa Anisa vazhdon të kërkojë shpjegime për çështjen e operacionit që, sipas saj, iu premtua gjatë qëndrimit në BBVK.
Historia e Anisa Veselit dhe klinikës që i kishte premtuar operacionin, po bën xhiron e rrjetit.
Ajo ka treguar se vuan nga skolioza dhe derisa po bënte rrëfimin, iu tha nga Alaudin Hamiti se një klinikë ka marrë përsipër të gjitha për shërimin e saj. Megjithatë, kjo doli të jetë një mashtrim, pasi klinika nuk i ka bërë ndërhyrjen.
Ish-banorja e ‘BBVK’, ka zbuluar si është mashtruar nga drejtuesja Albulena Krasniqi, e madje ka treguar se ka filluar procedurat ligjore dhe se rastin nuk do ta lë me kaq.
Mesazhi i saj:
Pas premtimeve të rreme dhe mashtrimit të publikuar në emisionin Big Brother VIP Kosova nga Klan Kosova, ku është ofruar një trajtim mjekësor i plotë për mua, por që ka rezultuar të jetë një mashtrim i pastër, kam vendosur të marr hapa të rëndësishëm për të mbrojtur të drejtat e mia dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend.
Për këtë qëllim, kam angazhuar Shoqërinë e njohur të avokatëve, për të më përfaqësuar në këtë proces të rëndësishëm. Ata do të punojnë për të siguruar që të drejtat e mia të respektohen dhe për të siguruar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për mashtrimin që më është bërë. Ky është një hap i rëndësishëm për të garantuar se askush nuk mund të luajë me shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve të pambrojtur!
Ish-banores së Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veselit, iu premtua një gjë sa ishte në formatin e përmendur.
Ajo ka treguar se vuan nga skolioza dhe derisa po bënte rrëfimin, iu kumtua nga Alaudin Hamiti se një klinikë ka marrë përsipër të gjitha për shërimin e saj.
Megjithatë, kjo doli të jetë një mashtrim, e se ajo klinikë nuk merret fare me ndërhyrje.
Këngëtarja shqiptare ka zbuluar gjithçka në lidhje me ta dhe se si është mashtruar nga drejtuesja Albulena Krasniqi.
Artistja tani bën me dije se ka filluar procedurat ligjore dhe se rastin nuk do ta lë me kaq, duke theksuar se njerëzit kanë luajtur me jetën e saj.
Më poshtë ua sjellim postimin e plotë të Anisës (pa ndërhyrje):
Pas premtimeve të rreme dhe mashtrimit të publikuar në emisionin Big Brother VIP Kosova nga Klan Kosova, ku është ofruar një trajtim mjekësor i plotë për mua, por që ka rezultuar të jetë një mashtrim i pastër, kam vendosur të marr hapa të rëndësishëm për të mbrojtur të drejtat e mia dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend.
Për këtë qëllim, kam angazhuar Shoqërinë e njohur të avokatëve, për të më përfaqësuar në këtë proces të rëndësishëm.
Ata do të punojnë për të siguruar që të drejtat e mia të respektohen dhe për të siguruar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi për mashtrimin që më është bërë.
Ky është një hap i rëndësishëm për të garantuar se askush nuk mund të luajë me shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve të pambrojtur!
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, ka rrëfyer për emisionin “Piranjat” se është mashtruar dhe abuzuar nga klinika mjekësore Apluss Solucion, e drejtuar nga Albulena Krasniqi.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBVK, Anisa kishte folur për problemet serioze me shtyllën kurrizore dhe se ndërhyrja e nevojshme për shërim kushtonte 200 mijë euro.
Në atë kohë, CEO e klinikës, Albulena Krasniqi, ishte vetëofruar publikisht për të ndihmuar, një premtim i lexuar nga moderatori i spektaklit.
Foto: Screenshot/YouTube
Megjithatë, Anisa dhe familjarët e saj pretendojnë se klinika nuk i ka ofruar asnjë trajtim mjekësor dhe se ndihma ishte vetëm një strategji marketingu.
Ata tregojnë se pas një vizite në Stamboll, mjeku specialist i ka rekomanduar urgjentisht operacionin për shkak të rrezikut që devijimi i shtyllës kurrizore mund të dëmtonte edhe organet e tjera.
Foto: Screenshot/YouTube
Në vend që të ndiqej trajtimi i premtuar, CEO e Apluss Medical Solucion filloi të shmangej, nuk i kthente më përgjigje Anisës dhe madje e bllokoi në të gjitha aplikacionet e komunikimit.
Babai i Anisës ka tentuar të kontaktojë zonjën Krasniqi edhe përmes përfaqësuesve të BBVK, të cilët konfirmuan se premtimi për ndihmë ishte bërë publikisht nga vetë klinika dhe se produksioni nuk kishte ndonjë marrëveshje të veçantë me të.
Foto: Screenshot/YouTube
Edhe pse fillimisht, në një takim me përfaqësuesit e BBVK, Krasniqi kishte pranuar se Anisa do të operohej, ajo më pas i ka dërguar një email familjes Veseli ku njoftonte tërheqjen nga premtimi, duke i bllokuar përfundimisht.
Në fund, Anisa dhe ekipi i “Piranjat” u përballën me drejtoreshën e klinikës, e cila u justifikua se gjithçka që ishte premtuar ndaj Anisës ishte realizuar.
Megjithatë, Anisa shprehet thellësisht e zhgënjyer nga kjo përvojë, ndërsa babai i saj shton se mosmundësia financiare për të kryer operacionin nuk duhet të justifikojë mashtrimin dhe manipulimin e vajzës së tij.
“Ajo ka luajtur me jetën time”, shprehet Anisa në fund të rrëfimit të saj. /Telegrafi/
Anisa Veseli ish banore e “Big Brother Vip Kosova” ka treguar për Piranjat se si u abuzua nga klinika mjekësore “Apluss Solucion”. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova ajo ka rrëfyer se kishte probleme me shtyllën kurrizore dhe se ndërhyrja për shërim shkonte në koston 200 mijë euro.
Familjarët e Anisës dhe kjo e fundit shprehen se klinika veç se nuk i ka dhënë asnjë mjekim, por ka abuzuar me të vetëm për përfitime në marketingut. Anisa tregon se CEO e klinikës Albulena Krasniqi është vetë ofruar për kurimin e saj gjatë kohës së natës së Prime. Tekst i cili është lexuar nga vetë moderatori i BBVK.
Pas vetëm një vizite Anisa tregon se zonja Lena, gjatë kohës që kanë vajtur në Stamboll, kanë kryer vetëm një vizitë. Ku mjeku ka treguar se duhet patjetër të kryhet ndërhyrja pasi devijimi i shtyllës kurrizore i dëmton dhe organet e tjera.
Duke parë se pronjarja e A pluss Medical Solucion po shmangej herë pas here dhe nuk i jepte më asnjë përgjigje për më tepër i bënte dhe bllok në çdo aplikacion.
Babai i Anisës tregon se ka patur një mundësi komunikimi me zonjën Krasniqi, bashkë me përfaqësuesit e Big Brother Vip Kosova. Këta të fundit janë shprehur së zonja Krasniqi është ofruar vetë për shërim, dhe ajo çfarë i ka ofruar ajo produksionit, ata i kanë ofruar të njëjtën gjë Anisës.
Zonja Lena pranon në prani të produksionit që vajza do të operohet, por në mbrëmjen e asaj natë i dërgon familjes Veseli një email ku shprehej se do të tërhiqej, dhe më pas bllokon ngado familjen. Të ndodhur në këto kushte, pas kërkesës për ndihmë tek Piranjat, këta të fundit lanë një takim me të vetëquajturën mjeke, ku në ballafaqim me Anisën dhe Piranjat ajo thotë që për çdo paqartësi dubet t’i drejtohet institucionit Klan Kosova./Emisioni “Piranjat”
Anisa Veveli, ish-banore e Big Brother VIP Kosova 3, ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me trajtimin e saj shëndetësor, duke akuzuar klinikën A Medical Plus Solution se nuk ka mbajtur premtimin për ndërhyrjen kirurgjikale që i ishte premtuar. Ajo ka paralajmëruar se do të zbulojë detaje të një skandali të lidhur me këtë çështje në emisionin investigativ “Piranjat” këtë të premte.
Nga ana tjetër, kompania ka dhënë një reagim zyrtar përmes avokatit të saj, Korab Rexhepaj, i cili ka sqaruar se A Medical Plus Solution nuk ofron trajtime kirurgjikale, por merret me dërgimin e pacientëve për trajtime jashtë vendit. Ai ka shtuar se Anisa është dërguar në dy spitale të njohura në Stamboll, ku u diagnostikua se nuk kishte nevojë për operacion, por për terapi fizikale dhe rehabilitim.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veveli, ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me trajtimin e saj shëndetësor, duke deklaruar se premtimi për ndërhyrjen e nevojshme për shpinën e saj nuk është mbajtur.
Ajo ka paralajmëruar se këtë të premte, në emisionin investigativ Piranjat, do të zbulojë detaje të një skandali rreth kësaj çështjeje.
Gjatë qëndrimit të saj në BBVK 3, Anisës iu premtua trajtimi i problemit të saj shëndetësor nga klinika A Medical Plus Solution, por sipas saj, ky premtim nuk është realizuar siç duhet.
Megjithatë, paraditen e së premtes, ka ardhur edhe një reagim zyrtar nga kompania në fjalë, përmes avokatit të tyre përfaqësues, Korab Rexhepaj.
Në një deklaratë për Kosova Today, Rexhepaj sqaroi se A” Plus Medical Solution nuk është një klinikë që ofron trajtime kirurgjikale, por një kompani që merret me dërgimin e pacientëve për trajtim jashtë vendit. Ai konfirmoi se Anisa është dërguar për ekzaminime në dy spitale të njohura në Stamboll, Emsey Hospital dhe Lokman Hospital, të cilat diagnostikuan gjendjen e saj dhe konstatuan se ajo nuk ka nevojë për një operacion, por për terapi fizikale dhe rehabilitim”.
“Anisa insiston në operim, por dy spitalet në Stamboll kanë konfirmuar se ajo nuk ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, por për terapi fizikale. Klinika ka përmbushur premtimin e saj duke e dërguar për trajtim jashtë vendit, madje në dy spitale të ndryshme, por nuk mund të shkohet kundër vullnetit të mjekëve”, u shpreh avokati Rexhepaj.
Ky zhvillim ka ndezur debat në rrjetet sociale, ku ndjekësit e reality show-t po ndajnë mendime të ndryshme mbi rastin e Anisës dhe përgjigjen e klinikës.
Tani mbetet për t’u parë se çfarë detajesh të tjera do të dalin në dritë në emisionin “Piranjat”, ku Anisa ka premtuar të zbulojë të vërtetën e saj mbi këtë situatë. /Telegrafi/
Prej disa ditësh, Anisa Veseli është bërë kryetemë në rrjetet sociale dhe në media, pas një deklarate tronditëse që ngriti pikëpyetje mbi operacionin e saj të premtuar gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 3.
Në një postim të fundit, këngëtarja shqetësoi ndjekësit duke pohuar indirekt përmes një videoje në TikTok, se ndërhyrja kirurgjikale, për të cilën u bë shumë zhurmë gjatë spektaklit, nuk ishte realizuar ende. Megjithatë, ajo nuk dha shumë detaje, duke lënë të kuptohet se e vërteta do të zbulohej shumë shpejt.
Të enjten pasdite, Anisa Veseli thuhet se është parë në stacionin policor numër 4 (Jugu), duke ngritur edhe më shumë dyshime mbi situatën. Sipas burimeve të sigurta të Prive, aty ka qenë e pranishme edhe L.K. drejtuesja e kompanisë që kishte marrë përsipër të mbulonte ndërhyrjen kirurgjikale të Anisës.
Ende nuk dihen arsyet e sakta të pranisë së tyre në polici, por fakti që ky takim ndodh pas deklaratave të Anisës, ka shtuar spekulimet se mund të kemi të bëjmë me një denoncim ose një përplasje ligjore mes palëve.
Anisa ka lajmëruar ndjekësit e saj se e gjithë skema e mashtrimit do të dalë në dritë të premten në emisionin investigativ “Piranjat”.
Foto: Anisa Veseli/InstaStory
“Këtij shfrytëzimi që kanë dashur të më bëjnë ‘në kurriz’ të dhimbjes time, do t’i vijë fundi”, ka shkruar ajo në një postim në InstaStory, duke lënë të kuptohet se e vërteta do të trondisë opinionin publik.
Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me premtimin për operacionin dhe a ka pasur vërtet një mashtrim të qëllimshëm ndaj këngëtares? Përgjigjet pritet të vijnë shumë shpejt. /Telegrafi/
Ish-banorja e BBVK3, Anisa Veseli, ka zbuluar së fundmi se produksioni nuk ka mbajtur premtimin për të mbuluar shpenzimet e operacionit të rëndësishëm për trajtimin e skoliozës.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa ndau historinë e saj të dhimbshme, duke treguar se vuante nga një problem serioz në shtyllën kurrizore, i cili jo vetëm kishte ndikuar në të ardhmen e saj, por edhe i kishte privuar mundësinë për t’u bërë nënë. Ajo deklaroi se kishte hyrë në garë për të fituar çmimin e madh dhe për të siguruar paratë e nevojshme për operacionin e shtrenjtë.
Në atë kohë, produksioni i formatit doli garant se do të mbulonte të gjitha shpenzimet e ndërhyrjes, një gjest që u prit me emocion nga publiku. Mirëpo, sipas një postimi të fundit në TikTok, Anisa ka bërë të ditur se ky premtim nuk është mbajtur dhe se gjithçka ka qenë një gënjeshtër.