Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qarkullojnë thashetheme për një romancë në mes të Johnny Depp dhe Angelina Jolie – thuhet se po takohen fshehurazi

29 July 2025 at 09:41

Prej kohësh qarkullojnë thashetheme për një lidhje të mundshme dashurie midis Johnny Depp dhe Angelina Jolie.

Ata u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2010 “The Tourist”, ndonëse muajve të fundit ka spekulime se miqësia e tyre mund të shndërrohet në diçka më shumë se sa një marrëdhënie profesionale.

Sipas mediave të huaja, Johnny dhe Angelina kanë qenë në kontakt prej kohësh, dhe thuhet se po takohen fshehurazi në Londër-Los Angeles.

Foto: Screenshot/YouTube

Sipas një burimi të afërt, takimet e tyre zhvillohen në dhoma private të restoranteve dhe klubeve luksoze, larg syrit të publikut.

Burimi thekson se marrëdhënia e tyre është aktualisht në fazën e takimeve, por thuhet se Depp ka pasur ndjenja për aktoren e famshme prej vitesh dhe dëshiron një lidhje më serioze.

Foto: Screenshot/YouTube

Kujtojmë se Johnny Depp e mbështeti Angelina Jolie gjatë divorcit të saj nga Brad Pitt. Thuhet se madje i siguroi avokatin e tij për ta ndihmuar me çështje të ndërlikuara ligjore.

Gjithashtu, vetë aktori kaloi një periudhë të vështirë gjatë divorcit nga Amber Heard, kështu që shumë i shohin ata si dy njerëz që mbështetën njëri-tjetrin në momentet më të vështira.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka komentuar ende publikisht për marrëdhënien e tyre, interesi publik është i pandryshuar dhe raportimet gjithnjë e më të shpeshta për takimet e tyre po nxisin dyshimet se një romancë e re mund të jetë duke u zhvilluar midis yjeve të Hollivudit. /Telegrafi/

The post Qarkullojnë thashetheme për një romancë në mes të Johnny Depp dhe Angelina Jolie – thuhet se po takohen fshehurazi appeared first on Telegrafi.

Erik Menendez u shtrua me urgjencë në spital për shkak të problemeve serioze shëndetësore

23 July 2025 at 21:31

Erik Menendez, i cili së bashku me vëllain e tij Lyle u dënua për vrasjen e prindërve të tij, u shtrua në spital pasi u diagnostikua me një gjendje të rëndë shëndetësore, tha avokati i tij.

Lajmi vjen vetëm disa javë përpara se ai dhe vëllai i tij, Lyle, të kenë një seancë dëgjimore për lirim me kusht, pasi kaluan dekada në burg për vrasjen e prindërve të tyre.

Një zëdhënës i avokatit Marko Geragos nuk do të jepte detaje rreth shëndetit të tij, dhe familja e Menendezit nuk pranoi të komentonte. Nga rruga, të premten, Eriku u transferua nga burgu në San Diego, ku kishte vuajtur dënimin e tij për vite me radhë, në një qendër mjekësore jashtë kompleksit të burgut.

Departamenti i Korrektimeve dhe Rehabilitimit i Kalifornisë konfirmoi për median lokale CBS 8 se gjendja e Menendez është “e kënaqshme”, por nuk pranoi të japë informacione shtesë.

NEW: Erik Menendez is in the hospital and has been diagnosed with a serious medical condition, his family confirmed to ABC News.

The condition has not been disclosed.

Read more: https://t.co/5U33s2ENkl pic.twitter.com/IexsKgf9C6

— ABC News (@ABC) July 22, 2025

Vëllezërit Menendez kaluan 35 vjet në burg për vrasjen e Kitty dhe Jose Menendez në vitin 1989. Gjithashtu, në maj të këtij viti, ndaj tyre u shqiptuan dënime të reja, nga 50 vjet deri në burgim të përjetshëm, ndërsa më parë ata vuajtën dënime të përjetshme pa mundësinë e lirimit me kusht.

Megjithatë, më herët këtë vit, një gjyqtar në Los Angeles arriti në përfundimin se Eriku (54) dhe Lyle (57) nuk përbëjnë një “rrezik të papranueshëm” nëse lirohen. Gjyqtari deklaroi gjithashtu se vëllezërit kishin treguar përparim të mjaftueshëm gjatë vuajtjes së dënimit të tyre, saqë dënimi mund të ndryshohej.

Dënimi i ri tani lejon që ata të merren në konsideratë për lirim me kusht sepse ishin të rinj kur kryen krimin. Avokati i vëllezërve, Mark Geragos, në një intervistë me TMZ kërkoi lirimin mjekësor të Erik Menendez para datës së seancës dëgjimore, duke përmendur problemin e tij shëndetësor.

“Mendoj se atij duhet t’i jepet lirim me kusht për arsye mjekësore para seancës dëgjimore, në mënyrë që të mund të punojë me avokatin e lirimit me kusht, të përgatitet dhe të bëjë më të mirën e tij”, tha Geragos.

Seanca dëgjimore për lirimin me kusht të vëllezërve Menendez është planifikuar për 21 gusht.

Vëllezërit iu nënshtruan dy gjyqeve përpara se të dënoheshin në vitet 1990. Ata pretenduan se i vranë prindërit e tyre në vetëmbrojtje, ndërsa prokuroria pretendoi se e kryen vrasjen për përfitim financiar. /Telegrafi/

The post Erik Menendez u shtrua me urgjencë në spital për shkak të problemeve serioze shëndetësore appeared first on Telegrafi.

Nisin aludimet – një veprim i Don Xhonit ndaj Loredana Bratit ndez rrjetin

16 July 2025 at 16:58

Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni, ka ndezur rrjetet sociale pas një veprimi të vogël, por duket se ka domethënie.

Ai i ka lënë një emoji zemër në një nga postimet më të fundit të Loredana Bratit, ish-banore e Big Brother VIP Albania.

Komenti ka tërhequr menjëherë vëmendjen dhe ka shkaktuar një valë reagimesh, ku shumë fansa kanë filluar të aludojnë për një lidhje të mundshme mes tyre.

Brati, e cila pas daljes nga shtëpia e Big Brother u komentua për marrëdhënien me Joz Markun, është aktualisht beqare dhe ka lënë të kuptohet se është e hapur ndaj njohjeve të reja.

Ndërkohë, Don Xhoni, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe provokues në rrjete sociale, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky ndërveprim i vogël mes tyre ka mjaftuar që fansat të hedhin hipoteza për një afrim më personal.

Në mungesë të një deklarate zyrtare, gjithçka mbetet në kuadër të thashethemeve virtuale.

Foto: Screenshot/Instagram

Por një gjë është e sigurt, çdo lëvizje publike e figurave si Don Xhoni dhe Loredana Brati nuk kalon pa u vënë re dhe pa u bërë temë diskutimi.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në vazhdim nëse do të ketë diçka më shumë mes tyre. /Telegrafi/

The post Nisin aludimet – një veprim i Don Xhonit ndaj Loredana Bratit ndez rrjetin appeared first on Telegrafi.

Blero ngjall dyshime për një lidhje të re me një postim në Instagram

12 July 2025 at 19:38

Këngëtari i njohur, Blero, ka bërë një postim në Instagram që ka shtuar dyshimet për një lidhje të re.

Edhe pse ai nuk ka dhënë ndonjë konfirmim të drejtpërdrejtë, një fotografi e publikuar së fundmi ka nxitur reagime në rrjet.

Në imazhin e ndarë me ndjekësit, Blero shihet duke vozitur, ndërsa në krah i qëndron dora e një vajze misterioze që I vendos dorën në krah.

Foto: Blero Muharremi/Instagram

Identiteti i saj mbetet i panjohur, por kjo pamje e ka bërë të qartë se këngëtari mund të jetë në një kapitull të ri personal.

Kjo ka ardhur pas raportimeve, përmes së cilave Blero u përfol se ishte parë në shoqërinë e një vajze të re.

Foto: Blero/Instagram

Postimi në Instagram vetëm sa e ka shtuar zhurmën përreth jetës së tij sentimentale.

Edhe pse nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare, fansat janë duke komentuar gjerësisht dhe spekulojnë për një lidhje të mundshme.

Mbetet për t’u parë nëse Blero do të ndajë më shumë detaje në ditët në vijim. /Telegrafi/

The post Blero ngjall dyshime për një lidhje të re me një postim në Instagram appeared first on Telegrafi.

Sara Hoxha feston 33 vjetorin e lindjes mes miqsh në Itali – i pranishëm edhe Erik Fullani

19 June 2025 at 21:52

Influencuesja e njohur, Sara Hoxha, po feston ditëlindjen e saj të 33-të me një udhëtim të veçantë në Sicili, duke e kthyer këtë përvjetor në një përjetim të paharrueshëm.

E njohur për stilin e saj të rafinuar dhe praninë aktive në rrjete sociale, Sara ka ndarë me ndjekësit momente nga festa, ku spikasnin ambientet elegante, veshjet me shije dhe një atmosferë intime, por plot gjallëri.

Pjesë e festës duket se ka qenë edhe Erik Fullani, i cili prej kohësh përflitet si partneri i Sarës.

Foto: Screenshot/Instagram

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një konfirmim publik për lidhjen, pranitë e tyre të shpeshta së bashku dhe disa detaje të përbashkëta në postime kanë nxitur dyshimet dhe kuriozitetin e ndjekësve.

Hoxha, përveçse një figurë mjaft e ndjekur në fushën e modës dhe stilit të jetesës, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj personale.

Foto: Screenshot/Instagram

Me një kombinim të elegancës, udhëtimeve dhe jetës personale që ngjall interes, Sara vazhdon të mbajë statusin e saj si një nga figurat më të spikatura të rrjeteve sociale.

E njëjta ka disa vite që është ndarë nga reperi Ledri Vula, me të cilin ka një vajzë. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erik Fullani (@erik_a_fullani)

The post Sara Hoxha feston 33 vjetorin e lindjes mes miqsh në Itali – i pranishëm edhe Erik Fullani appeared first on Telegrafi.

Egli Tako ngjall dyshime për ribashkim me Gjestin, përmes një fotografie të fundit në Instagram?

10 June 2025 at 23:48

Finalistja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, po shijon një hov të madh në karrierën muzikore, duke u bërë gjithnjë e më e pranishme në skenën publike jo vetëm për vokalin e saj, por edhe për paraqitjet provokuese.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi që ka ngjallur mjaft dyshime dhe diskutime në rrjet.

Në imazhin e fundit, Egli shfaqet e buzëqeshur dhe e qetë, ndërsa përshkrimi që ka përdorur ka tërhequr vëmendje të madhe – ajo ka shkruar “natën e mirë”, një frazë e njohur për ndjekësit e Gjestit, pasi është një ndër thëniet e tij më të përdorura.

Foto: Egli Tako/InstaStory

Ky detaj ka bërë që shumë fansa të mendojnë se mes Eglit dhe Gjestit mund të ketë ndodhur një ribashkim, pas ndarjes që ata e bënë publike pas përfundimit të spektaklit.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Gjesi gjatë një koncerti në skenë, mbante një bluzë me fytyrën e Eglit të cilën ia kishin dhuruar fansat, dhe e ‘puthi’ publikisht – një gjest që u interpretua nga ndjekësit si sinjal ndjenjash të pazhdukura.

Foto: Egli Tako/InstaStory

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë deri më tani, postimi i fundit i Eglit ka shtuar zërat se mes tyre mund të ketë një afrim të ri. Mbetet për t’u parë nëse ky është vetëm një flirt publik apo një kthim i vërtetë i një historie që nisi para kamerave të BBVA.

Foto: Egli Tako/InstaStory

Fansat e çiftit janë tashmë në pritje të ndonjë reagimi zyrtar nga dyshja. /Telegrafi/

The post Egli Tako ngjall dyshime për ribashkim me Gjestin, përmes një fotografie të fundit në Instagram? appeared first on Telegrafi.

Wanda Nara flitet për një lidhje dashurie me Achraf Hakimin, i cili ishte shok skuadre me Mauro Icardin

5 June 2025 at 22:50

Gazetari argjentinas, Yani Torre, pretendon se Wanda Nara dyshohet se është në një lidhje me ish-shokun e skuadrës së Mauro Icardi-t nga PSG-ja, Achraf Hakimi.

Nara thuhet se ende ka interes për klubin parisien, pasi ka filluar një lidhje me një ish-shok të skuadrës së futbollistit argjentinas.

“Kam emrin e një lojtari të PSG-së me të cilin Wanda po takohet. Nara ende ka interes për klubin parisien pasi ka filluar një lidhje me ish-shokun e skuadrës së Icardit, Achraf Hakimi, 26 vjeç. Ajo e njeh atë që nga koha kur Mauro luante për PSG-në”, deklaroi Torre.

Foto: Screenshot/Instagram

Pretendimi i tij mbështetet nga fakti se Wanda e ndoqi drejtpërdrejt finalen e Ligës së Kampionëve midis PSG-së dhe Interit në Mynih, dhe ishte e qartë se simpatitë e saj ishin në anën e parisienëve, gjë që ajo e konfirmoi me postime në Instagram.

Ajo ndau një postim në të cilin i kushtoi një vëmendje të veçantë futbollistit maroken që festonte me shokët e tij të ekipit me mbishkrimin “Ta thashë” në spanjisht.

Më pas, gazetari i lartpërmendur zbuloi se si filloi e gjitha dhe zbuloi se Wanda fjeti në një hotel në Mynih ku po qëndronin të gjithë lojtarët e PSG-së dhe familjet e tyre, dhe gjithashtu mori pjesë në një festë private të titullit të Kampionatit Evropian në hotel.

“Wanda po xhironte një reklamë në Itali, pastaj i dërguan një biletë avioni, një rezervim hoteli dhe një biletë stadiumi”, shtoi ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Wanda Nara (@wanda_nara)

Le të shtojmë se marrëdhënia midis Mauro Icardit dhe Wanda Naras filloi gjatë qëndrimit të lojtarit në Sampdoria kur Nara ishte e martuar me ish-shokun e tij të skuadrës Maxi Lopez.

Ata u divorcuan në vitin 2022, por u pajtuan shpejt përpara se të merrnin një divorc të përhershëm, dhe procesi i ndarjes së pronës midis ish-bashkëshortëve është duke u zhvilluar.

Wanda Nara dhe Mauro Icardi

Nga ana tjetër, Hakimi është vetëm pasi u divorcua nga gruaja e tij Hiba Abouk në vitin 2023, me të cilën ishte i martuar për tre vjet. /Telegrafi/

The post Wanda Nara flitet për një lidhje dashurie me Achraf Hakimin, i cili ishte shok skuadre me Mauro Icardin appeared first on Telegrafi.

Deborra-Lee Furness zyrtarisht kërkon divorc nga Hugh Jackman – pas gati dy vitesh ndarje

27 May 2025 at 21:34

Deborra-Lee Furness ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për divorc nga ish-bashkëshorti i saj, aktori i njohur Hugh Jackman, thuajse dy vite pasi çifti kishin bërë publike ndarjen e tyre – raporton “DailyMail”.

Ajo ka dorëzuar dokumentet për divorc më 23 maj në Nju Jork, dhe sipas mediave, të gjitha çështjet kryesore lidhur me ndarjen janë diskutuar dhe dakorduar paraprakisht, në mënyrë konfidenciale. Tani mbetet vetëm që një gjykatës ta firmosë vendimin për ta bërë divorcin zyrtar.

Në dokumentet e dorëzuara nga avokatja e Deborra-s, Elena Karabatos, janë përfshirë marrëveshjet për vazhdimin e sigurimeve shëndetësore, pagesat për fëmijët dhe ndarja e pasurisë.

Foto: EPA

Deborra dhe Hugh, të cilët kanë dy fëmijë të adoptuar, kanë arritur një marrëveshje ku, sipas burimeve pranë çiftit, Deborra-Lee ka siguruar një “mbështetje të konsiderueshme financiare”.

“Është arritur një marrëveshje që e ka kënaqur Deborra-n, duke përfshirë një shumë të mirë në formë alimentacioni. Fillimisht kishte mosmarrëveshje rreth këtij aspekti financiar, por në fund ajo mori atë që besonte se i takonte. Të dy po dalin nga kjo situatë me siguri të plotë financiare. Nuk do të ketë dramë,” ka thënë një burim për Daily Mail.

Një tjetër burim ka shtuar se nuk ka pasur përplasje mes tyre: “Të gjitha detajet janë diskutuar më herët dhe janë zgjidhur, përfshirë alimentacionin, ndarjen e pasurisë dhe kujdesin për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ata janë miqësorë dhe të përkushtuar të jenë prindërit më të mirë të mundshëm”.

Foto: EPA

Po ashtu është përmendur se Hugh Jackman, i cili është përfolur për një lidhje të re me aktoren Sutton Foster pas ndarjes, po shikon drejt së ardhmes dhe nuk ndalet në të kaluarën.

Për rikujtim, Hugh Jackman dhe Deborra-Lee ishin të martuar për plot 27 vite. Në shtator të vitit 2023, ata publikuan një deklaratë të përbashkët ku njoftuan fundin e martesës:

“Ishim me fat që kaluam gati tre dekada së bashku si bashkëshortë në një martesë të bukur dhe plot dashuri. Tani rrugët tona po marrin drejtime të ndryshme dhe kemi vendosur të ndahemi për të vazhduar me zhvillimin tonë personal. Familja jonë ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë përparësia jonë më e madhe. Në këtë kapitull të ri hyjmë me falënderim, dashuri dhe mirësi. Ju lutemi ta respektoni privatësinë tonë ndërsa përballemi me këtë tranzicion në jetën tonë,” thuhej në deklaratën e tyre për revistën People. /Telegrafi/

The post Deborra-Lee Furness zyrtarisht kërkon divorc nga Hugh Jackman – pas gati dy vitesh ndarje appeared first on Telegrafi.

Aludohet për një lidhje dashurie mes Patris Berishës dhe Santiana Malokut?

26 May 2025 at 17:59

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku, ka festuar ditëlindjen.

E lindur më 25 maj të vitit 1994 në Gjakovë, ajo ka mbushur plot 31 vite jetë.

Në ditën speciale ajo mblodhi personat më të dashur në një kremtë në Prishtinë.

Foto: Screenshot/Instagram

I pranishëm në këtë mbrëmje ka qenë edhe muzikanti Patris Berisha, i cili u pa shumë i afërt me modelen.

Ai po qëndronte pranë Santianës dhe fotografia që postoi ka lënë shumë dyshime.

Në media e shtypin rozë u aludua për një lidhje të mundshme mes tyre, edhe pse kjo gjë nuk është konfirmuar.

Patrisi nga ana tjetër ka kohë që është ndarë nga Tuna Sejdiu, me të cilën ka dy djem. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Santiana Agnesa Maloku (@saintmaloku)

The post Aludohet për një lidhje dashurie mes Patris Berishës dhe Santiana Malokut? appeared first on Telegrafi.

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Një detaj në varësen e fituesit të BBVA 4 ngrit dyshimet

21 May 2025 at 21:24

Thashethemet për një lidhje të mundshme mes Gjesti dhe Eglit nuk po ndalen, madje po intensifikohen dita-ditës.

Së fundmi, një detaj i vogël, por shumë domethënës, ka ndezur sërish rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta nga fansat e dyshes.

Në një fotografi të fundit të publikuar në rrjet, Gjesti është parë duke mbajtur një varëse me disa rruaza të varura në zinxhir.

Foto: Gjesti/Instagram

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është një rruazë e veçantë, ku duket qartë shkronja “E”. Ky detaj është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë simbolike dhe ndoshta dedikim i drejtpërdrejtë për Eglin, duke shtuar edhe më shumë aludimet për një romancë mes tyre.

Fansat besojnë se kjo është një mënyrë e heshtur e Gjesti për të konfirmuar ndjenjat e tij ndaj ish-banores së Big Brother VIP, me të cilën ka pasur një kimi të dukshme edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar lidhjen, varësja ka “folur” më shumë se fjalët. Për momentin, mbetet të shihet nëse çifti do të reagojë publikisht mbi këtë detaj që po bën bujë në rrjet. /Telegrafi/

The post Gjesti dhe Egli janë bashkë? Një detaj në varësen e fituesit të BBVA 4 ngrit dyshimet appeared first on Telegrafi.

Lumbardh Salihu në lidhje dashurie me Erjola Doçin?

11 May 2025 at 12:34

Një tjetër histori dashurie po përflitet në botën e showbizit shqiptar. Kësaj here, në qendër të vëmendjes janë dy emra të njohur të reality show-ve: fituesi i “Big Brother VIP Kosova 2” dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Erjola Doçi.

Sipas burimeve të emisionit “Prive”, dyshja dyshohet se janë në një lidhje dashurie, të cilën po e mbajnë të fshehtë nga publiku. Burimet pranë tyre kanë zbuluar se mes Erjolës dhe ish-fituesit të BBVK3 ka nisur një raport më shumë sesa shoqëror, ndonëse ata nuk kanë dalë publikisht si çift.

Të dy personazhet ishin kontraktuar për të bashkëpunuar në një projekt filmik, që do t’i shihte në role kryesore. Por, siç bëhet e ditur, Lumbardhi – fituesi i edicionit të tretë të BBVK Kosova – është tërhequr në momentet e fundit, për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth pagesës. Megjithatë, afërsia e tyre gjatë përgatitjeve të projektit thuhet se ka ndikuar në afrimin mes tyre.

Ndërkohë, bukuroshja nga Kukësi, Erjola Doçi, vazhdon të jetë pjesë e ekranit si prezantuese në emisionin e njohur “E Diell” në Top Channel, ku ka fituar simpatinë e publikut me sharmin dhe spontanitetin e saj.

Nuk dihet nëse dyshja do ta bëjnë publike marrëdhënien në të ardhmen, por për momentin, zërat për një lidhje mes tyre po qarkullojnë me intensitet në mediat rozë. /Telegrafi/

The post Lumbardh Salihu në lidhje dashurie me Erjola Doçin? appeared first on Telegrafi.

Stresi konfirmon ribashkimin me Kejsin: Gjithmonë kam menduar se nuk ka më shpresë kur dy njerëz ndahen dhe kalojnë vite pa u parë

8 May 2025 at 23:09

Pas shumë spekulimeve dhe thashethemeve në rrjetet sociale, reperi i njohur Stresi dhe ish-partnerja e tij Kejsi kanë konfirmuar zyrtarisht ribashkimin e tyre si çift.

Lajmin e bënë publik përmes një fotosesioni ekskluziv dhe interviste për revistën “Who”, ku dyshja shfaqen të afërt, të qeshur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

Në intervistën e ndjerë, çifti rrëfeu se një shans i dytë dhe reflektimi personal i ka bërë të kuptojnë vlerën që kanë për njëri-tjetrin.

Foto: Who

Pas ndarjes që i kishte mbajtur larg për disa vite, ata kanë vendosur të lënë pas të kaluarën dhe t’i japin dashurisë së tyre edhe një mundësi.

Në një prej postimeve të ndara në InstaStory, Stresi shprehu emocionet e tij me një mesazh që prek zemrat: “Gjithmonë kam menduar se nuk ka më shpresë kur dy njerëz që kanë qenë shumë të dashuruar ndahen dhe kalojnë vite pa u parë, por ndonjëherë mjafton një moment dhe gjithçka ndryshon. Respektojeni partnerin tuaj, duajeni me sinqeritet dhe mos e ulni kurrë, as gjatë lidhjes e as pas ndarjes. Lini gjithmonë një derë hapur… sepse kurrë nuk i dihet. Never say never”.

Foto: Stresi/InstaStory

Kjo deklaratë ka prekur shumë ndjekës të çiftit, të cilët prej kohësh shpresonin për një ribashkim. Komentet pozitive dhe urimet për rikthimin e tyre kanë vërshuar në rrjetet sociale, ku fansat kanë mirëpritur këtë lajm me entuziazëm.

Rikthimi i Stresit dhe Kejsit dëshmon se ndonjëherë dashuria e vërtetë mund të gjejë rrugën e saj, edhe pas kohës, distancës dhe sfidave personale. /Telegrafi/

Foto: Who

 

Foto: Who

 

Foto: Who

 

Foto: Who

 

Foto: Who

 

Foto: Who

 

Foto: Who

The post Stresi konfirmon ribashkimin me Kejsin: Gjithmonë kam menduar se nuk ka më shpresë kur dy njerëz ndahen dhe kalojnë vite pa u parë appeared first on Telegrafi.

Disa muaj pas ndarjes, Heidi dhe Romeo shihen në një festë?

30 April 2025 at 14:50

Duket se Heidi Baci dhe Romeo Veshaj nuk po i ndahen njëri-tjetrit shpirtërisht, përkundër se kanë kaluar një vit që nga ndarja e tyre.

Ndonëse nuk janë deklaruar publikusht, në mënyrë indirekte kanë lënë të kuptohet se çdo gjë ka marrë fund.

Sido që të jetë, dyshja së fundmi janë bërë bashkë në një event, në koncert të Dren Abazit.

Foto: Screenshot/X

Fansat kanë vënë re disa detaje, ku thonë se kanë shkëmbyer edhe shikime.

Romeo nga ana tjetër që nga përfundimi i Big Brother VIP Albania 3 nuk ka bërë ndonjë paraqitje.

Foto: Screenshot/X

Ata u njohën në formatin e lartpërmendur, ku edhe qëndruan bashkë edhe për disa muaj të tjerë.

Secili nga ta po vazhdojnë me angazhimet profesionale, ku Heidi ka qenë deri më tani në moderim të ‘Fan Club’. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/X

The post Disa muaj pas ndarjes, Heidi dhe Romeo shihen në një festë? appeared first on Telegrafi.

Familja e Freddie Mercury në mosmarrëveshje me ish-in e tij për shitjen e sendeve të artistit në vlerë 3.5 milionë euro

23 April 2025 at 21:49

Kashmira Bulsara (73 vjeçe), motra e legjendës së muzikës Freddie Mercury (emri i lindjes Farrokh Bulsara), raportohet se është shumë e zemëruar me ish-të dashurën e tij, Mary Austin, për shkak të shitjes së sendeve personale të këngëtarit, shkruan tabloidi britanik The Sun.

“Kashmira ishte e tronditur dhe e mërzitur kur pa që kaq shumë nga sendet e dashura të vëllait të saj ishin nxjerrë në shitje”, ka treguar një burim i afërt me familjen.

Për këtë arsye, Kashmira, së bashku me djalin e saj Jamal Zook dhe asistentin personal, mori pjesë në mënyrë diskrete në ankandin e organizuar nga shtëpia prestigjioze Sotheby’s, ku thuhet se shpenzoi plot tre milionë funte (3.5 milionë euro) për të blerë disa nga sendet më me vlerë.

“Ata kishin caktuar një buxhet të madh, kështu që në fund ishin të kënaqur me shumën e shpenzuar – edhe pse për çdo send kishin paguar më shumë sesa vlerësimi fillestar. Natyrisht, Kashmira e vlerëson faktin që Freddie adhurohet në gjithë botën, por ajo u pikëllua nga ideja që disa nga gjërat më sentimentale të tij mund të mos mbeten në familje”, shtoi burimi.

Ndër objektet që thuhet se i ka blerë Kashmira janë: një jukebox, një jelek me figurat e maceve të Freddie-t që ai e kishte veshur gjatë xhirimeve të videoklipit për këngën “These Are The Days Of Our Lives”, si dhe tetë faqe me versionet e para të teksteve të këngës “Killer Queen”.

Për kujtesë, Mary dhe Freddie janë njohur në vitin 1970, kur ai ishte zhvendosur nga Zanzibari në Londër. Tre vite më vonë filluan të jetonin bashkë, por në vitin 1976, Freddie i tregoi Mary-t se ishte homoseksual, çka çoi në ndarjen e tyre.

Megjithatë, lidhja e tyre mbeti shumë e fortë – ai shpesh e quante Mary-n “gruaja e tij”, pavarësisht se nuk u martuan kurrë. Ata mbetën miq të ngushtë deri në vdekjen e Freddie Mercuryt në vitin 1991. /Telegrafi/

The post Familja e Freddie Mercury në mosmarrëveshje me ish-in e tij për shitjen e sendeve të artistit në vlerë 3.5 milionë euro appeared first on Telegrafi.

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Egli: Më dhëmb shumë, por jeta vazhdon

20 April 2025 at 00:41

Histori e trazuar, emocione të forta dhe shumë pikëpyetje – kjo është përmbledhja më e mirë për lidhjen mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Një marrëdhënie që u zhvillua përballë syve të publikut, nën vëzhgimin e mbi 100 kamerave, tashmë ndodhet përpara një sfide të re: realitetit jashtë “shtëpisë”.

Gjatë qëndrimit në format, publiku pa afrimitetin, afrimet, largimet, debatet dhe puthjet mes çiftit. Të gjitha këto u shpalosën në një dinamikë që herë u duk e brishtë, e herë e pathyeshme. Por, a do të rezistojë kjo lidhje jashtë mureve të Big Brother?

I pyetur për të ardhmen e kësaj romance, Gjesti nuk dha një përgjigje të prerë. “50/50”, tha ai, duke lënë të kuptohet se ndodhet në një udhëkryq emocional. Një deklaratë që nuk sjell shumë siguri, por tregon ndoshta një luftë të brendshme për të kuptuar se çfarë dëshiron vërtetë.

Në anën tjetër, Egli shfaqet më e vendosur. Finalistja e këtij edicioni e përshkroi lidhjen si të fortë dhe të thellë për të, duke pranuar se ka dhënë shumë – ndoshta edhe më shumë sesa duhej. Ajo shprehu qartë dëshirën për ta vazhduar këtë marrëdhënie edhe jashtë formatit televiziv.

Por çfarë ndodh nëse ndjenjat e Gjestit nuk janë më të njëjtat?

“Nuk kam as minimalisht dëshirë për të bërë asnjë përpjekje, më dhëmb shumë por jeta vazhdon. Nëse ai do të vazhdojë jetën e tij, dhe unë do vijoj timen”, deklaroi Egli – një qëndrim i sinqertë, emocional dhe i ndershëm që e tregon maturinë e saj.

Tashmë që dritat janë fikur dhe publiku ka kaluar te kapitulli tjetër, sfida e vërtetë për çiftin fillon. Romanca pas kamerave nuk është më një spektakël, por një rrugëtim që kërkon përkushtim dhe sinqeritet.

A do ta gjejë pesha e ndjenjave balancën e duhur? Apo gjithçka do të mbetet një histori televizive? Kjo mbetet për t’u parë. /Telegrafi/

The post A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Egli: Më dhëmb shumë, por jeta vazhdon appeared first on Telegrafi.

Jennifer Lopez mund të përfshihet indirekt në gjyqin e P. Diddy: Ajo ishte e përfshirë në një nga ngjarjet ku pati të shtëna

19 April 2025 at 11:34

Jennifer Lopez mund të përfshihet indirekt në gjyqin e ardhshëm kundër Sean Diddy Combs, i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar.

Combs aktualisht po përballet me akuza të rënda që përfshijnë shantazh, trafikim njerëzor për shfrytëzim seksual dhe vepra të lidhura me prostitucionin.

Domethënë, prokurorët duan të përfshijnë prova nga të shtënat e vitit 1999 që ndodhën në një klub nate, ku pjesëmarrës ishte edhe Combs. Jennifer Lopez ishte e pranishme në vendin e ngjarjes në atë moment. Pas incidentit në të cilin mbetën të plagosur tre persona, Lopez dhe Diddy u larguan nga klubi, ndërsa policia i ndaloi teksa udhëtonin nëpër Manhatan. Më pas në automjetin e tyre u gjet një armë e vjedhur.

Të dy u arrestuan në atë kohë, por Lopez nuk u akuzua për asnjë krim, ndërsa akuzat ndaj Combs u hoqën më vonë. Mbrojtja e tij argumentoi se dëshmia e dëshmitarit kryesor ishte e pabesueshme sepse ai dyshohet se tha se Diddy u përpoq ta korruptonte.

Avokatët e Diddy-t po kërkojnë që incidenti i vitit 1999 të përjashtohet nga rasti gjyqësor, pretendon DailyMail. Ata po kërkojnë gjithashtu të parandalojnë që një video e vitit 2016 që tregon një sulm fizik ndaj ish-të dashurës së tij Cassie Ventura të mos përdoret si provë. Kjo video u publikua në maj 2024 në CNN dhe Combs tha pas publikimit se ai merr përgjegjësinë e plotë. Menjëherë pas kësaj, ai u arrestua.

Avokatët pretendojnë se askush nuk mund të konfirmojë vërtetësinë e videos, si dhe se pamjet janë krejtësisht të pasakta, të ndryshuara, të manipuluara, të përshpejtuara dhe të montuara. Mbrojtja përfshinte analistin mjeko-ligjor Connor McCourt, i cili deklaroi nën betim se videoja ishte e përshpejtuar ndjeshëm dhe përmbante një sasi të madhe shtrembërimi, me pamundësinë e përjashtimit të zgjidhjes që materiali ishte redaktuar.

Përveç kësaj, ekipi i Combs dëshiron të përjashtojë dëshminë e një akuzuesi të tretë, të njohur si “Viktima 3”. Ata besojnë se këto akuza nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me veprat penale për të cilat ai akuzohet dhe se sjellja e tyre në gjykatë do të ishte “paragjykime e padrejtë”. Prokurorët thonë se informacioni ilustron “ndikimin dhe kontrollin” që Combs kishte mbi viktimën.

Mbrojtja pretendon se prova të tilla mund të kenë një ndikim emocional te anëtarët e jurisë, por nuk dha arsye specifike. Edhe pse më parë ai kërkoi që gjyqi të mbahej sa më shpejt, Diddy tani ka kërkuar një shtyrje prej dy muajsh për t’i dhënë atij kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij.

Ai iu referua një aktakuze të tretë të ndryshuar që prokurorët ngritën në fillim të prillit, duke pretenduar se ajo përfshinte “sjellje të re të rëndësishme”. Prokurorët e kundërshtuan këtë pretendim.

Paraqitja e ngjarjeve të vitit 1999 si pjesë e provave mund të nënkuptojë se Jennifer Lopez do ta gjejë sërish veten në qendër të vëmendjes së mediave, megjithëse nuk përmendet si e dyshuar apo dëshmitare. /Telegrafi/

The post Jennifer Lopez mund të përfshihet indirekt në gjyqin e P. Diddy: Ajo ishte e përfshirë në një nga ngjarjet ku pati të shtëna appeared first on Telegrafi.

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite – zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

13 April 2025 at 22:52

Pas incidentit të rëndë që ndodhi në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4, ku Jozefin Marku (Jozi) goditi fizikisht artistin Gjesti, në media kanë nisur të qarkullojnë informacione shqetësuese mbi të kaluarën e tij jashtë kamerave.

Një dosje tronditëse është zbuluar për Jozin, duke hedhur dritë mbi historikun e tij penal për dhunë ndaj femrave, shumë përpara se ai të bëhej pjesë e reality-show-t më të ndjekur në Shqipëri.

Sipas burimeve të sigurta për “Prive by Liberta Spahiu”, një ish-partnere e Jozit – një grua shqiptare – e ka denoncuar atë për dhunë fizike, teksa dyshohet se ngjarjet kanë ndodhur gjatë kohës që ata jetonin bashkë në Zvicër. Pas denoncimit të saj, ai është arrestuar dhe, siç mësohet, ka qëndruar në burg për afro tri vite, nga viti 2020 deri në 2023, pikërisht gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Kur e perkrah dhegjesti pse mos eperkrahin te tjeret ? #bbvipal #bbvipal4 https://t.co/EHR2H4qBVw pic.twitter.com/UvLp4Va29w

— Melisaa (@melisaaa1425) April 13, 2025

Juristë zviceranë, të konsultuar nga media, kanë bërë të ditur se dënimet e tilla me kohëzgjatje të gjatë për dhunë ndodhin vetëm në raste të përsëritura dhe me prova të forta, çka ngre edhe më shumë shqetësim për sjelljen e tij si recidivist.

Burimi pranë ish-partneres së tij ka theksuar se pas burgosjes, Jozi dhe ish-partnerja nuk kanë pasur më kontakt, ndërsa vendi ku ai kreu dënimin ka qenë një nga kantonet frankofone të Zvicrës.

Ky zhvillim hedh hije të rënda mbi vendimin për ta përfshirë Jozin si pjesëmarrës në Big Brother VIP, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi filtrat dhe procesin e përzgjedhjes së banorëve, sidomos kur në fjalë është një figurë me precedentë penalë për dhunë ndaj grave.

Publiku dhe aktivistët për të drejtat e njeriut tashmë po kërkojnë transparencë nga produksioni, teksa rrjetet sociale janë mbushur me reagime të ashpra pas zbulimeve dhe incidentit të transmetuar drejtpërdrejt. Dhuna, si brenda dhe jashtë ekranit, nuk duhet të ketë vend në asnjë platformë mediatike – është mesazhi që po përforcohet nga gjithnjë e më shumë zëra. /Telegrafi/

The post Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite – zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër? appeared first on Telegrafi.

Konfirmohet ndarja mes Big Bastës dhe Vesa Lumës, çfarë po ndodh mes çiftit të famshëm?

5 April 2025 at 20:37

Big Basta dhe Vesa Luma, një prej çifteve më të dashura dhe ikonike të muzikës shqiptare, duket se po përballen me një stuhi në jetën e tyre private. Spekulimet për një krizë martesore nisën pas hyrjes së reperit në spektaklin televiziv “Ferma VIP 2”, një vendim që, sipas burimeve të afërta me çiftin, nuk është mirëpritur nga Vesa.

Në një moment që nuk kaloi pa u vënë re, Big Basta u pyet se për kë do ta kishte më shumë mallin gjatë qëndrimit të tij në fermë. “Për djalin”, u përgjigj ai, ndërsa kur moderatorja Luana Vjollca e pyeti më tej “Vetëm për djalin?”, ai shtoi shkurtimisht: “Edhe familjen”, pa përmendur në asnjë moment emrin e bashkëshortes.

Kjo heshtje ndaj Vesës, bashkë me mungesën e çdo postimi mbështetës nga ana e saj në rrjetet sociale, kanë rritur edhe më shumë dyshimet për një ndërprerje të marrëdhënies. Madje edhe kur gjatë një mbrëmjeje në fermë u vendos një nga këngët e Vesës dhe ai nisi të këndojë e kërcejë me banorët, përshëndetja e tij ishte sërish vetëm për djalin e tyre, Lian, duke lënë jashtë bashkëshorten.

Foto: Vesa Luma/Instagram

Sipas Panorama Plus, burime pranë çiftit kanë konfirmuar se marrëdhënia e tyre po kalon një periudhë të ftohtë, e nxitur pikërisht nga pjesëmarrja e Big Bastës në këtë reality show. Të dy artistët njihen për postimet e përbashkëta dhe shprehjet publike të dashurisë, por heshtja e fundit e të dyve flet më shumë se çdo fjalë.

Vetëm pak muaj më parë, në dhjetor të vitit 2024, dyshja u shfaq në Paris për të kujtuar ditën e propozimit. “12.12.12 në orën 12:00” ishte momenti kur Big Basta i propozoi Vesës në Kullën Eiffel – një kujtim i paharrueshëm që ata e rigjetën pas 12 vitesh, tashmë në shoqërinë e të birit. Me një postim emocionues në Instagram, Vesa shkroi: “Para 12-vjetësh… bëri propozimin më të bukur në botë… Sot, më datë 12.12.24, në orën 12:00 u rikthyem me frytin e dashurisë në të njëjtin vend”.

Foto: Vesa Luma/Instagram

Por duket se koha ka sjellë sfida të reja për çiftin. Me Big Bastën tashmë brenda një loje publike si “Ferma VIP 2” dhe Vesën që qëndron në heshtje totale, mbetet për t’u parë nëse kjo është një krizë kalimtare, apo shenja e hapit final të një ndarjeje.

Publiku është në pritje të një reagimi nga të dy, veçanërisht nga Big Basta, që ndodhet nën vëzhgimin e kamerave dhe ndjeshmërisë së opinionit publik. A do të flasë për këtë situatë? Apo do të zgjedhë të mbajë privatësinë e tij, siç ka ndodhur shpesh edhe më parë? /Telegrafi/

The post Konfirmohet ndarja mes Big Bastës dhe Vesa Lumës, çfarë po ndodh mes çiftit të famshëm? appeared first on Telegrafi.

Një grua 63-vjeçare ra në kurthin e mashtruesve online – besonte se ishte në lidhje me Enrique Iglesias dhe i transferoi atij mijëra euro

22 March 2025 at 11:12

Një grua 63-vjeçare nga Los Angeles u mashtrua nga mashtruesit online, duke besuar se ishte në një lidhje romantike me muzikantin spanjoll Enrique Iglesias.

Guadalupe Cepeda ka qenë një fanse e zjarrtë e Iglesias për më shumë se dy dekada. Prandaj, kur një ditë “këngëtari i ‘Bailamos’” e kontaktoi në rrjetet sociale, ajo mezi mund ta besonte. Ai dukej se e kishte gjetur në një grup fansash online dhe as që e vuri në dyshim që një nga meshkujt më të ëndërruar nga gratë në mbarë botën e kishte zgjedhur pikërisht atë për një lidhje virtuale.

Lidhja e tyre e supozuar nisi dy vite më parë dhe, pavarësisht se ishte e martuar, Cepeda besonte se një ditë do të martohej me Iglesias. Ajo madje kishte planifikuar t’i jepte fund martesës dhe të largohej me yllin spanjoll. Por, përpara se të ndodhte kjo, “Enrique” kishte nevojë që ajo t’i dërgonte disa para.

Gjatë dy viteve të bisedave të tyre me mesazhe, Guadalupe i dërgoi mashtruesit disa mijëra dollarë, duke menduar se ai kishte vërtet nevojë për ndihmë. Në një moment, kur insistimi i tij për para u bë i padurueshëm, ajo i tha se nuk kishte më punë, por ai iu përgjigj pa mëshirë duke i kërkuar të vidhte nga burri i saj ose të gjente një burim tjetër, nëse donte vërtet të ishte me të.

Bashkëshorti i saj e kuptoi mashtrimin pasi zbuloi bisedat e tyre në telefonin e saj. Në vend që ta përballej menjëherë apo ta linte, ai u përpoq me çdo mënyrë që t’ia hapte sytë. Ai i shpjegoi se ajo nuk po fliste me Enrique Iglesias, por me një mashtrues që po përpiqej t’i merrte të gjitha kursimet, por ajo nuk pranoi ta besonte. Madje, as fakti që mesazhet e të ashtuquajturit “Enrique” gjurmoheshin nga Nigeria nuk e bëri të ndryshonte mendje.

Duke qenë një burrë i duruar, ai vendosi të kërkonte ndihmë nga emisioni “Primer Impacto” në Univisión, duke treguar historinë e saj në publik, me shpresën se ajo më në fund do ta kuptonte të vërtetën. Pasi segmenti u bë viral, e gjithë bota mësoi për lidhjen e saj me një mashtrues që hiqej si Enrique Iglesias.

Ajo që është më e habitshme është se edhe pas daljes në televizion, Guadalupe ende nuk është e bindur se burri me të cilin ka shkëmbyer mesazhe nuk është Enrique Iglesias. Burri i saj madje i ka bërë thirrje këngëtarit spanjoll që të reagojë publikisht dhe të sqarojë se nuk ka qenë ai që komunikonte me të.

@primerimpacto🎥 Pretendía viajar con 400 dosis de cocaína ocultas bajo su peluca y es detenido: todo quedó en video. Un hombre de 40 años fue sorprendido por las autoridades cuando intentaba viajar desde Cartagena, Colombia, con 400 dosis de cocaína ocultas bajo una peluca. El sujeto pretendía llevar el cargamento valorado en $10,000 hasta los Países Bajos. El momento de su detención quedó captado en video. 📺 No te pierdas Primer Impacto de lunes a viernes a las 5pm/4C por @univision. #Colombia #Crimen #Policía #PrimerImpacto♬ sonido original – Primer Impacto

“Ndjenjat e mia janë të sinqerta. Martesa ime po përfundon sepse jam e dashuruar me ty”, i ka thënë Cepeda këngëtarit spanjoll.

Fillimisht, Enrique nuk reagoi ndaj kësaj historie të pazakontë, por së fundmi ai postoi një paralajmërim në Instagram, duke u bërë thirrje fansave të jenë të kujdesshëm dhe të besojnë vetëm kanalet e tij zyrtare për të shmangur mashtrime të tilla.

Mashtrime të tilla online janë bërë gjithnjë e më të zakonshme. Disa muaj më parë, një grua 63-vjeçare nga Franca besoi se ishte në një lidhje virtuale me aktorin e famshëm Brad Pitt dhe i dërgoi atij rreth 800,000 dollarë gjatë disa viteve. /Telegrafi/

The post Një grua 63-vjeçare ra në kurthin e mashtruesve online – besonte se ishte në lidhje me Enrique Iglesias dhe i transferoi atij mijëra euro appeared first on Telegrafi.

“Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time” – operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

12 March 2025 at 22:42

Prej disa ditësh, Anisa Veseli është bërë kryetemë në rrjetet sociale dhe në media, pas një deklarate tronditëse që ngriti pikëpyetje mbi operacionin e saj të premtuar gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 3.

Në një postim të fundit, këngëtarja shqetësoi ndjekësit duke pohuar indirekt përmes një videoje në TikTok, se ndërhyrja kirurgjikale, për të cilën u bë shumë zhurmë gjatë spektaklit, nuk ishte realizuar ende. Megjithatë, ajo nuk dha shumë detaje, duke lënë të kuptohet se e vërteta do të zbulohej shumë shpejt.

@aan1se Soon keni me kuptu shum sene cka kan ndodh kto kohe #foryoupage #anisaveseli #fyp ♬ original sound – 🐊

Të enjten pasdite, Anisa Veseli thuhet se është parë në stacionin policor numër 4 (Jugu), duke ngritur edhe më shumë dyshime mbi situatën. Sipas burimeve të sigurta të Prive, aty ka qenë e pranishme edhe L.K. drejtuesja e kompanisë që kishte marrë përsipër të mbulonte ndërhyrjen kirurgjikale të Anisës.

Ende nuk dihen arsyet e sakta të pranisë së tyre në polici, por fakti që ky takim ndodh pas deklaratave të Anisës, ka shtuar spekulimet se mund të kemi të bëjmë me një denoncim ose një përplasje ligjore mes palëve.

Anisa ka lajmëruar ndjekësit e saj se e gjithë skema e mashtrimit do të dalë në dritë të premten në emisionin investigativ “Piranjat”.

Foto: Anisa Veseli/InstaStory

“Këtij shfrytëzimi që kanë dashur të më bëjnë ‘në kurriz’ të dhimbjes time, do t’i vijë fundi”, ka shkruar ajo në një postim në InstaStory, duke lënë të kuptohet se e vërteta do të trondisë opinionin publik.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me premtimin për operacionin dhe a ka pasur vërtet një mashtrim të qëllimshëm ndaj këngëtares? Përgjigjet pritet të vijnë shumë shpejt. /Telegrafi/

The post “Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time” – operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici? appeared first on Telegrafi.

❌
❌