Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Big Mama me akuza për spektaklin “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar, unë nuk e shes veten për spektakël

4 July 2025 at 10:40

Pas përfundimit të edicionit të dytë të spektaklit “Ferma VIP”, ku Big Basta u shpall fitues, reagimet nuk kanë munguar – dhe më e drejtpërdrejta ndër to ka qenë Big Mama.

E ftuar në emisionin “Krejt n’Debat”, artistja karizmatike ka hedhur akuza të forta ndaj mënyrës si u menaxhua gara, duke aluduar se fitorja ishte e paracaktuar nga produksioni dhe se transparenca e votave lë shumë për të dëshiruar.

“Për mua fitorja ka qenë Roni edhe jam shumë me fat që e kam fitu. A pse s’kam fituar [spektaklin] ajo është e ditur, është kot me fol, se ju e dini flas pa doreza, por ajo gjë ishte e shitur, normal! Dikush ka nevojë për emër, dikujt i intereson vetëm titulli”, deklaroi ajo pa asnjë filtër.

Në stilin e saj të njohur të sinqertë dhe shpesh provokues, Big Mama shtoi: “S’kam qenë hipokrite si disa, jam shumë e lumtur me karakterin që kam. Unë s’e shes b*then as për spektakël, as për lek, as për asgjë”.

Deklarata e saj ka ndezur rrjetet sociale, ku fansat e ndarë në kampe të ndryshme po komentojnë nëse edicioni i sivjetshëm ishte vërtet i drejtë apo i manipuluar për qëllime imazhi.

Big Mama nuk është e vetmja që ka ngritur dyshime. Edhe Andueli dhe Andrea, dy finalistë të tjerë, kanë lënë të kuptohet se finalja nuk reflektonte realisht dinamikën dhe mbështetjen publike që ishte ndërtuar gjatë spektaklit.

“Ferma VIP” këtë vit solli shumë emocione, por edhe polemika – dhe deklaratat si kjo e Big Mamës pritet të nxehin më tej debatin për besueshmërinë e reality show-ve në hapësirën shqiptare. /Telegrafi/

The post Big Mama me akuza për spektaklin “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar, unë nuk e shes veten për spektakël appeared first on Telegrafi.

“Sna ndahet shpirti kollaj”, Big Basta rikthehet ‘ndryshe’ në Ferma Vip (Video)

26 June 2025 at 11:41

Fituesi i edicionit të dytë të Ferma VIP, Big Basta, është rikthyer në ambientet e fermës, këtë herë i shoqëruar nga djali i tij, Lian. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, artisti përshëndetet me një nga “banorët” më të dashur të fermës, gomarin Ozi.

“S’na ndahet shpirti kollaj, Ozi lezeti i fermës,” ka shkruar Big Basta në mbishkrimin e videos së postuar në Instagram, duke sjellë nostalgji për përjetimet e tij gjatë aventurës në reality show.

Rikthimi i Bastës në fermë është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët kanë ndarë komente pozitive për momentin e tij të veçantë me të birin dhe Ozin.

 

The post “Sna ndahet shpirti kollaj”, Big Basta rikthehet ‘ndryshe’ në Ferma Vip (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Fitoi çmimin e madh në Ferma VIP – Big Basta zbulon çfarë do bëjë me 100 mijë euro

22 June 2025 at 21:40

Big Basta, fituesi i sezonit të dytë të Ferma VIP ka zbuluar planet e tij për të ardhmen dhe mënyrën se si do të shfrytëzojë çmimin prej 100 mijë eurosh.

“Planet kryesore janë publikimi i albumit, ku më ka mbetur vetëm një këngë për ta përfunduar. Do të bëj edhe promovimin e tij”, tha artisti.

Ai shtoi se ka edhe projekte të tjera në pritje, përfshirë punën me radion ku është pjesë dhe ofertat për bashkëpunime muzikore.

Big Basta

“Kam edhe këngën me Erandin që dua shumë ta publikoj këtë verë”, vijoi ai.

Në fund, Big Basta tha se do të shijojë fitoret e tij edhe me familjen, duke iu dedikuar kohë të çmuar pranë tyre.

Në “Ferma Club”, ish-konkurrentët i kanë dhënë fund të gjitha aludimeve dhe mosmarrëveshjeve që kishin brenda.

Ata kanë sqaruar çdo gjë dhe të gjitha situatat e deklaratat që u bënë në këtë program. /Telegrafi/

The post Fitoi çmimin e madh në Ferma VIP – Big Basta zbulon çfarë do bëjë me 100 mijë euro appeared first on Telegrafi.

Fitues i çmimit të madh! Big Basta tregon se çfarë do të bëjë me 100 mijë euro

By: M C
21 June 2025 at 21:55

Këngëtari Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të spektaklit “Ferma VIP” duke u bërë kështu fitues i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.

I pyetur për prioritetet e tij në këtë moment të jetës, Basta ka paralajmëruar rikthimin në muzikë pas vitesh mungesë. Ndër prioritetet e tij më të mëdha vijon të jetë familja, ndërsa tregon se është duke punuar për lançimin e një albumi.

“Planet kryesore janë publikimi i albumit, ku më ka mbetur vetëm një këngë për ta përfunduar. Do të bëj edhe promovimin e tij. Dua ta shijoj këtë moment pranë njerëzve të mi më të dashur,” tha Big Basta.

The post Fitues i çmimit të madh! Big Basta tregon se çfarë do të bëjë me 100 mijë euro appeared first on Albeu.com.

Fitoi çmimin e madh! Big Basta zbulon ç’do bëjë me 100 mijë euro

By: gaze tare
21 June 2025 at 17:34

Pas fitores në sezonin e dytë të “Ferma VIP”, Big Basta ka ndarë për publikun planet e tij të para për të ardhmen dhe çmimin prej 100 mijë eurosh. Në fokusin kryesor është albumi i tij i ri muzikor.

“Planet kryesore janë publikimi i albumit, ku më ka mbetur vetëm një këngë për ta përfunduar. Do të bëj edhe promovimin e tij,,” tha ai, duke lënë të kuptohet se rikthimi i tij në skenën muzikore do të jetë i fuqishëm.

Big Basta është aktiv edhe në radio, ndërkohë që po shqyrton oferta të reja për bashkëpunime. Një nga më të rëndësishmet, sipas tij, është kënga me Erandin, e cila pritet të publikohet gjatë verës. Përtej angazhimeve profesionale, artisti tha se një pjesë e mirë e kohës do t’i dedikohet familjes.

“Dua ta shijoj këtë moment pranë njerëzve të mi më të dashur,” u shpreh ai.

The post Fitoi çmimin e madh! Big Basta zbulon ç’do bëjë me 100 mijë euro appeared first on iconstyle.al.

Vesa Luma reagon pas fotores së Big Bastës në “Ferma VIP 2”: Fitoi qytetaria, më ka bërë gruan më krenare në botë

By: V K
21 June 2025 at 12:13

Reperi i njohur Big Basta, është shpallur fitues i edicionit të dytë të reality show-t “Ferma VIP”, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Pas javësh të tëra gare, përballjesh dhe sfidash, publiku ka vendosur t’i japë fitoren artistit të njohur, emri i vërtetë i të cilit është Gerald Xhari.

Menjëherë pas shpalljes së fituesit, bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Vesa Luma, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke e vlerësuar jo vetëm suksesin e tij, por edhe karakterin dhe mënyrën se si ai e arriti këtë fitore.

“Fitoi qytetaria. Kjo është më shumë se fitore, më shumë se vlerë monetare. Fitoi qytetaria, durimi, qetësia, argumenti, inteligjenca. Të gjitha në një. Nuk fitoi Big Basta, fitoi Gerald Xhari që më ka bërë gruan më krenare në botë. Të dua shumë”, – shkruan Vesa Luma, duke shprehur publikisht krenarinë dhe dashurinë për partnerin e saj.

The post Vesa Luma reagon pas fotores së Big Bastës në “Ferma VIP 2”: Fitoi qytetaria, më ka bërë gruan më krenare në botë appeared first on Albeu.com.

Big Basta është fitues i edicionit të dytë të Ferma VIP

21 June 2025 at 08:25

Fituesi i Ferma VIP 2 u shpall reperi i njohur Big Basta, i cili arriti të fitojë zemrat e publikut dhe të kurorëzohet si më i votuari i natës finale.

Pas 24 javësh plot sfida, emocione dhe përballje në fermë, “Ferma VIP” mbylli edicionin e saj të dytë me një spektakël madhështor.

Në përballjen e fundit, Big Basta u përball me Anduelin, ndërsa momenti i shpalljes së fituesit u zhvillua në ambientet e jashtme të fermës, ku emocionet ishin të mëdha dhe tensioni në kulm.

Publiku shpërtheu në duartrokitje sapo emri i Big Bastës u dha si fitues.

Finalistët e këtij edicioni ishin pesë: Big Basta, Andueli, Andrea, Big Mama dhe Erandi. I pari që u eliminua ishte Erandi.

Fitorja e Big Bastës vjen si rezultat i një loje të sinqertë, përkushtimi dhe mbështetjes së madhe nga publiku. /Telegrafi/ 

The post Big Basta është fitues i edicionit të dytë të Ferma VIP appeared first on Telegrafi.

Big Basta fiton “Ferma VIP 2”

By: V K
21 June 2025 at 07:46

Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP 2”. Pas 24 javësh, Big Basta është kurorëzuar si fituesi i çmimit të madh.

Në një spektakël madhështor mbrëmjen e djeshme, deri në orët e para të mëngjesit të së hënës në Vizion Plus, Ferma VIP ka dhuruar spektakël.

“Fitues i Ferma VIP 2 është Big Basta”, u shpreh Luana mes emocionesh, ndërsa lexonte verdiktin e publikut.

Kujtojmë që në finale ishin 5 fermerë, Andueli, Big Basta, Andrea, dhe Big Mama.

Ishte Erandi ai që u largua i pari, më pas Big Mama dhe i treti Andrea.

Në finalen e madhe mes emocioneve dhe surprizave, u kurorëzua si më i miri dhe më i votuari nga publiku Big Basta.

The post Big Basta fiton “Ferma VIP 2” appeared first on Albeu.com.

Ish-konkurrenti bën deklaratën e fortë, thotë se Big Bastës i është premtuar çmimi i madh në Ferma VIP 2

By: D Marku
19 June 2025 at 19:33

Pas eliminimit nga Ferma VIP 2, këngëtari i njohur Frederik Ndoci ka ndarë opinionin e tij të sinqertë mbi rrjedhën e lojës dhe pretendentët për fitoren e këtij edicioni.

I ftuar në një intervistë pas daljes, Ndoci u shpreh pa doreza kur iu drejtua pyetja nga moderatorja Aulona Musta: “Kush është për ty fituesi?”.

Artisti e nisi përgjigjen me diplomaci, duke thënë: “Të gjithë janë të mirë, kush dëshiron le ta fitojë. Më dëshiru tjetër e kush e merr tjetër”.

Megjithatë, ai nuk hezitoi të theksonte se sipas tij, Big Basta është më i favorizuari për të dalë fitues, duke lënë të kuptohet se ka pasur përfitime brenda fermës që nuk u janë dhënë të gjithëve.

“Unë kam arsye me thënë që do ta marrë Big Basta. Ka të gjitha premisat. Ka qenë shumë më i privilegjuar se ne të tjerët aty. Ai ka qenë për me dalë qysh në javën e tretë për nga aftësia”.

Megjithatë, preferencat personale të Ndocit për fitues janë të tjera.

Ai përmendi me respekt dhe vlerësim dy emra që, sipas tij, e kanë mbajtur gjallë garën përmes një loje të fortë dhe të vazhdueshme: Andueli dhe Andrea.

“Unë do të doja Andueli ose Andrea, sepse patën lojë gjatë gjithë kohës”, theksoi këngëtari.

Deklaratat e Ndocit vijnë në një fazë kyçe të Ferma VIP 2, kur loja është bërë më e ashpër dhe publiku është më i përfshirë në vendimmarrje. Fjalët e tij pritet të nxisin diskutime mes ndjekësve të emisionit, sidomos për pozicionin e Big Bastës në garë dhe mënyrën si është trajtuar brenda fermës.

The post Ish-konkurrenti bën deklaratën e fortë, thotë se Big Bastës i është premtuar çmimi i madh në Ferma VIP 2 appeared first on Albeu.com.

Ish-konkurrenti bën deklaratën e fortë, thotë se Big Bastës i është premtuar çmimi i madh në Ferma VIP 2

19 June 2025 at 17:59

Pas eliminimit nga Ferma VIP 2, këngëtari i njohur Frederik Ndoci ka ndarë opinionin e tij të sinqertë mbi rrjedhën e lojës dhe pretendentët për fitoren e këtij edicioni.

I ftuar në një intervistë pas daljes, Ndoci u shpreh pa doreza kur iu drejtua pyetja nga moderatorja Aulona Musta: “Kush është për ty fituesi?”.

Artisti e nisi përgjigjen me diplomaci, duke thënë: “Të gjithë janë të mirë, kush dëshiron le ta fitojë. Më dëshiru tjetër e kush e merr tjetër”.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, ai nuk hezitoi të theksonte se sipas tij, Big Basta është më i favorizuari për të dalë fitues, duke lënë të kuptohet se ka pasur përfitime brenda fermës që nuk u janë dhënë të gjithëve.

“Unë kam arsye me thënë që do ta marrë Big Basta. Ka të gjitha premisat. Ka qenë shumë më i privilegjuar se ne të tjerët aty. Ai ka qenë për me dalë qysh në javën e tretë për nga aftësia”.

Megjithatë, preferencat personale të Ndocit për fitues janë të tjera.

Ai përmendi me respekt dhe vlerësim dy emra që, sipas tij, e kanë mbajtur gjallë garën përmes një loje të fortë dhe të vazhdueshme: Andueli dhe Andrea.

“Unë do të doja Andueli ose Andrea, sepse patën lojë gjatë gjithë kohës”, theksoi këngëtari.

Deklaratat e Ndocit vijnë në një fazë kyçe të Ferma VIP 2, kur loja është bërë më e ashpër dhe publiku është më i përfshirë në vendimmarrje. Fjalët e tij pritet të nxisin diskutime mes ndjekësve të emisionit, sidomos për pozicionin e Big Bastës në garë dhe mënyrën si është trajtuar brenda fermës. /Telegrafi/

The post Ish-konkurrenti bën deklaratën e fortë, thotë se Big Bastës i është premtuar çmimi i madh në Ferma VIP 2 appeared first on Telegrafi.

Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

By: V K
14 June 2025 at 09:11

Biog Basta, do të jetë finalisti i tretë i “Ferma Vip”, në finalen e madhe të 20 qershorit. Këtë herë finalisti nuk u zbulua me anë të zarfit siç jemi mësuar herët e kaluara, por ishin vetë konkurentët që e zbuluan në arenën e jashtme.

AGAI kishte vendosur që të ishin vetë fermerët që të zbulonin se kush shkon në finale dhe kush vijon rrugëtimin, përmes pishtarit.

Big Basta: Falenderoj publikun. Falenderoj dhe Anduelin për gjithçka ka dhënë, uroj të jetë ai finalisti i radhës.

Luana: Urime Big Basta. Anduel ti vazhdon rrugëtimin.

Andueli: Unë pak a shumë e prisja që Big Basta do të jetë ai që do të vazhdojë, duke marrë parasysh atë që ai bën. Unë i uroj suksese, unë do të vazhdoj rrugëtimin, do të mbaj kokën lart. Do ju lutesha të vazhdoni të më mbështesni.

The post Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2 appeared first on Albeu.com.

Vesa Luma reagon ashpër ndaj Big Mamës pas incidentit në Ferma VIP 2: Presim përjashtimin e saj të menjëhershëm

By: D Marku
26 May 2025 at 17:53

Së fundmi pati një moment të tensionuar gjatë transmetimit live në Ferma VIP 2, ku protagonist ishte Big Basta.

Për këtë pati një reagim edhe nga bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur, Vesa Luma.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka shprehur tronditjen dhe zhgënjimin e saj për mënyrën si është trajtuar Big Basta nga Big Mama.

Ajo e quan këtë ngjarje ‘të dëshpëruar’ dhe ‘jo njerëzore’, derisa kërkon përjashtimin e menjëhershëm të saj për thyerje të rregullave bazë në një televizion kombëtare.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Ju falënderojmë të gjithëve për mesazhet

Edhe unë e ndoqa live gjithë situatën dhe e them me plot gojë që ishte jo vetëm dëshpëruese po jo njerëzore nga ana e Big Mamës

Patjetër që presim përjashtimin e saj të menjëhershëm për rregullin themelor që ka thyer në një televizion kombëtar

Kur prek familjen e fëmijën pa lejen tonë, atëherë nuk është lojë por është personal

Big Basta ka hyrë në një format të tillë pikërisht për të luftuar injorancën, për të luftuar stereotipet ‘gangsterlliqe’ qe ia kanë zënë frymën këtij vendi.

Ka hyrë për të jap një shembull për djalin e tij, e për gjithë rininë shqiptare (nëse ka mbetur ndonjë pikë shprese)

Dhe këtë rrugë duhet ta qoj deri në fund bashkë me të gjithë ju që i keni dhënë mbështetje pafund deri tani”.

The post Vesa Luma reagon ashpër ndaj Big Mamës pas incidentit në Ferma VIP 2: Presim përjashtimin e saj të menjëhershëm appeared first on Albeu.com.

“Do vish të bëjmë një treshe?”/ Erand Sojli ngacmon konkurrenten në “Ferma Vip”: Bashkojmë krevatet

24 May 2025 at 12:56

Ngacmimet mes Erand Sojlit dhe Elinarës janë bërë të shpeshta në “Ferma Vip”. Së fundmi teksa kanë qenë duke diskutuar aktori e ka ftuar fermeren për të bashkuar krevatet. Në pamje të parë u duk se konkurrenti ironizoi dy ish-fermerët, Albën dhe Limin të cilët janë larguar me dëshirën e tyre së fundmi. Dyshja e […]

The post “Do vish të bëjmë një treshe?”/ Erand Sojli ngacmon konkurrenten në “Ferma Vip”: Bashkojmë krevatet appeared first on BoldNews.al.

Vesa Luma feston ditëlindjen në Ferma VIP, surpriza emocionuese për Big Bastën mes mesazheve të forta

13 May 2025 at 09:52

Në një nga momentet më të ndjera të këtij sezoni në “Ferma VIP”, këngëtarja Vesa Luma festoi ditëlindjen e saj në ambientet e fermës, duke surprizuar bashkëshortin e saj, reperin Big Basta. Kjo surprizë u prit me entuziazëm jo vetëm nga ai, por edhe nga publiku, sidomos pas thashethemeve të fundit mbi një krisje të mundshme në çift.

Takimi mes tyre ishte i mbushur me emocione dhe ndjenja të sinqerta. Big Basta i dedikoi Vesës një këngë të veçantë si dhuratë për ditëlindje, një moment që preku të gjithë dhe la pas çdo aludim, duke konfirmuar edhe një herë se ata mbeten një nga çiftet më të dashura dhe të qëndrueshme të ekranit shqiptar.

Vesa, nga ana e saj, u përpoq t’i jepte Big Bastës jo vetëm përqafim dhe dashuri, por edhe mesazhe të rëndësishme për rrugëtimin e tij në fermë. Ajo e inkurajoi që të qëndrojë i përqendruar, të shijojë natyrën që e rrethon dhe madje i sugjeroi që aty, mes qetësisë dhe reflektimit, të krijojë një këngë të re. Ajo u shpreh hapur se e sheh Big Bastën si fitues të këtij edicioni, duke e motivuar ta jetojë eksperiencën me shpirt dhe origjinalitet.

The post Vesa Luma feston ditëlindjen në Ferma VIP, surpriza emocionuese për Big Bastën mes mesazheve të forta appeared first on Sot News | Lajme.

Eliminimi i Ronit, “molla e sherrit” mes Big Bastës dhe Anduelit, debat i fortë mes dy fermerëve…

10 May 2025 at 18:38

Vendimi i Big Bastës për të larguar Ronin, ka sjellë jo vetëm një ndryshin në rrjedhën e lojës, por edhe përplasje të forta mes tij dhe disa prej konkurrentëve. Debati Big Basta vazhdoi edhe në spektaklin e kësaj të premte. Andueli është shprehur se ndihet i kërcënuar me fjalët e përdorura nga reperi. Nga ana tjetër, Big Basta deklaroi se Andueli ka fyer dhe bullizuar nëpër fermë.

Pjesë nga biseda:

Big Basta: Dua t’i them Anduelit dhe gjithë fermerëve që luajnë me provokime, e ka nisur Andueli i pari. E ka bërë që në fillim. Sa i përket deklaratave që unë paskam bërë për bindjet seksuale të Anduelit, unë kam qenë korrekt, sepse kam thënë “dyshoj se…”. Është e turpshme që një 24-vjeçar, me profesion profesor, të ketë rolin e bullizuesit, kur e di çfarë kauze është jashtë. Më kanë thënë shprehje fyese dhe duke u shpallur këtu si “artistë me A të madhe”, ndërkohë që këngët e mia, sipas tyre, qenkan të shpifura. Unë ju them këtyre që të shumëzohen me nga 1 milion dhe të hedhin statusin e emrit tim!

Anduel: Sa mirë që unë i mësoj nxënësve të mos jenë ashtu si ty, servilë, intrigantë. Ti që mbështet artistët e rinj, dhe ka shumë artistë në këtë logo që thonë “mbështesim artistët e rinj”, dhe në fakt u pa qartë se sa i mbështeti.

Big Basta: Ky djali i ndershëm që po hiqet tani, është po ai që më ka thënë mua “ishalla të pushon zemra”.

Anduel: Unë kështu kam zgjedhur të jem, i vërtetë.

Big Basta: Më vjen keq për ty, Anduel.

Anduel: Nuk kam ardhur këtu të bie pre e lojës dhe kërcënimeve të Big Bastës. “Do ju pres kokën”, ka thënë! Çfarë ishte kjo?

Big Basta: I jam referuar eliminimit të lojës.

The post Eliminimi i Ronit, “molla e sherrit” mes Big Bastës dhe Anduelit, debat i fortë mes dy fermerëve… appeared first on Sot News | Lajme.

Vesa Luma i jep fund spekulimeve për krizë: Jam jashtë mase e lumtur dhe krenare që po e njihni Big Bastën

10 May 2025 at 12:11

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar thashetheme për një krizë martesore mes çiftit të njohur të estradës shqiptare, Vesa Luma dhe Big Basta. Por këngëtarja ka vendosur t’u japë fund këtyre zërave përmes një reagimi të gjatë dhe emocional në Instagram.

Në një InstaStory të publikuar të shtunën, Vesa ka dalë hapur në mbështetje të partnerit të saj, i cili është pjesë e spektaklit “Ferma VIP”. Duke iu referuar rolit të saj publik si artiste dhe nënë, ajo ka thënë se është përkushtuar që gjithmonë të jetë zë kundër fenomeneve negative në shoqëri.

“Gjatë gjithë jetës time kam shfrytëzuar platformat e mia të ndërtuara prej shumë vitesh, për të luftuar fenomene që kanë shfaqur një anë jo shumë pozitive në shoqërinë tonë”, shkruan ajo.

Vesa shton se një nga gjërat që e lëndon më shumë është të shohë kolegë që shërbejnë si modele negative për rininë, ndërsa e quan pjesëmarrjen e Big Bastës në “Ferma VIP” si një përpjekje për të sjellë shembuj të mirë.

“Të jap një fije shprese që ka dhe artistë të civilizuar me edukatë e me kulturë… Artist që s’ka nevojë t’i kenë frikë pse ngre zërin, por t’i jap shembull djalit të tij që ofendimet luftohen me qetësi dhe intelegjencë”.

Duke folur për bashkëshortin e saj, këngëtarja shprehet hapur për vlerat që ai përfaqëson: “I vetmi repist social dhe njeriu më i drejtë e me këmbë në tokë që kam njohur (këtë e dinë të gjithë ata që e njohin)”.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Në përfundim të shkrimit, ajo falënderon publikun për mbështetjen ndaj Big Bastës dhe zbulon se është duke menduar për një surprizë për ditëlindjen e saj, që bie të hënën: “Jam jashtë mase e lumtur dhe krenare që më në fund po e njihni Gerin, po e mbështetni aq fort… Tani më thoni, t’i bëj një surprizë për ditëlindjen time të hënën?”

Ky reagim vjen si një përgjigje e qartë ndaj thashethemeve dhe një dëshmi se dashuria dhe mbështetja mes çiftit vazhdon të jetë e fortë. /Telegrafi/

The post Vesa Luma i jep fund spekulimeve për krizë: Jam jashtë mase e lumtur dhe krenare që po e njihni Big Bastën appeared first on Telegrafi.

Zgjodhi buxhetin para Ronit, Big Mama nuk përmbahet ndaj Big Bastës: Njeri i keq

By: D Marku
6 May 2025 at 11:53

Një tjetër largim në Ferma VIP. Sot me votat e publikut por dhe me vendimin e Big Bastas ishte Roni ai që u largua nga ferma. Por ky vendim i jepte të drejtën Big Bastës që të kishte mundësinë që të sakrifikonte buxhetin dhe të shpëtonte më pak të voruarin i cili ishte Roni, ose ta largonte atë dhe të merrte buxhet të plotë. Big Basta zgjodhi buxhetin, duke vendosur largimin e Ronit nga ferma.

Pjesë nga biseda:

Luana: Tani do të lexoj votën e publikut për të eleminuarën dhe ti vendos. Fermeri që humbet statusin dhe që duhet të largohet sonte është Ron. Vendimi është në dorën tënde, ky është një vendim deçiziv sa i përket vazhdimësisë së Ronit ose buxhetit javor.

Big Basta: Roni është një djalë me shumë vlera dhe e vlerësoj shumë faktit që është aty brend, por ndërkohë nga krahu tjetër edhe buxheti është shumë i rëndësishëm për fermerët këtu, duke parë edhe debatet që bëhen për buxhet. Uroj shumë që edhe Ron të bënte të njëjtën zgjidhje, largoj të eleminuarin dhe marrim 100% buxhet.

Po zgjedhja që bëri Big Basta nuk i ka pëlqyer aspak Big Mamas, e cila shpërhteu në akzua ndaj zgjedhjes së bërë nga fermeri.

Big Mama: Ti je njeri i ligë, njeri i keq.

The post Zgjodhi buxhetin para Ronit, Big Mama nuk përmbahet ndaj Big Bastës: Njeri i keq appeared first on Albeu.com.

Vesa Luma dhe Big Basta drejt divorcit? Miku i këngëtarit vendos pikat mbi “i”

3 May 2025 at 14:44

Gentian Dibra, i njohur si Dj Twin, miku i fermerit Big Basta ishte i ftuar në “Ferma Club”, Ai tha se është herët akoma dhe Big Basta nuk e ka shfaqur veten 100% aty brenda në Fermë. “Është pak i rezervuar, por do shpërthejë”, tha ai. Gjithashtu ai mohoi zerat se Big Basta dhe bashkëshortja e […]

The post Vesa Luma dhe Big Basta drejt divorcit? Miku i këngëtarit vendos pikat mbi “i” appeared first on BoldNews.al.

Pas spekulimeve për ndarje nga Big Basta, reagon për herë të parë Vesa Luma!

By: gaze tare
30 April 2025 at 08:36

Prej kur Big Basta hyri në “Ferma VIP”, shumë nisën të lexonin mes rreshtash – ose më saktë, mes mungesës së postimeve nga Vesa Luma. E heshtur, pa asnjë reagim, pa “forca zemër” në Instastory… dhe thashethemet bënë të tyren.

Deri sot.

Pa ndonjë deklaratë, pa dramë, vetëm një kolazh me foto – mes tyre edhe Big Basta – dhe tri fjalë që flasin shumë Vesa shkruan: “Muzikë, dashuri, shoqëri”.

Screenshot

Dhe kaq mjaftoi që interneti të kuptojë: gjithçka është në vendin e vet.

The post Pas spekulimeve për ndarje nga Big Basta, reagon për herë të parë Vesa Luma! appeared first on iconstyle.al.

Pas spekulimeve për ndarje nga Big Basta, reagon për herë të parë Vesa Luma (FOTO)

By: V K
30 April 2025 at 08:31

Pjesëmarrja e Big Bastës në formatin televiziv “Ferma VIP”, u shoqërua me një valë thashethemesh në mediat online, të cilat aluduan për një krizë në martesën e tij me këngëtaren Vesa Luma.

Spekulimet u përforcuan nga mungesa e një reagimi publik nga ana e Vesës, e cila për një kohë të gjatë nuk publikoi asnjë postim në rrjetet sociale, që do të tregonte mbështetjen për bashkëshortin e saj gjatë qëndrimit në reality show.

Mirëpo, kur askush nuk e priste më, Vesa vendosi të reagojë – dhe në mënyrën më të bukur të mundshme.

Ajo publikoi një kolazh fotosh në Instagram, ku në mesin e imazheve shfaqet edhe një foto e Big Bastës nga “Ferma VIP”.

 

“Muzikë, dashuri, shoqëri”, – shkroi ajo në përshkrimin e postimit, duke dhënë një sinjal të qartë se mes saj dhe Big Bastës, gjithçka po ecën për mrekulli.

Ky reagim i shumëpritur jo vetëm që shuan çdo dyshim për një krizë martesore, por edhe forcon mesazhin se dashuria e tyre mbetet e pathyeshme, pavarësisht zhurmës mediatike.

The post Pas spekulimeve për ndarje nga Big Basta, reagon për herë të parë Vesa Luma (FOTO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌