Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Sna ndahet shpirti kollaj”, Big Basta rikthehet ‘ndryshe’ në Ferma Vip (Video)

26 June 2025 at 11:41

Fituesi i edicionit të dytë të Ferma VIP, Big Basta, është rikthyer në ambientet e fermës, këtë herë i shoqëruar nga djali i tij, Lian. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, artisti përshëndetet me një nga “banorët” më të dashur të fermës, gomarin Ozi.

“S’na ndahet shpirti kollaj, Ozi lezeti i fermës,” ka shkruar Big Basta në mbishkrimin e videos së postuar në Instagram, duke sjellë nostalgji për përjetimet e tij gjatë aventurës në reality show.

Rikthimi i Bastës në fermë është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët kanë ndarë komente pozitive për momentin e tij të veçantë me të birin dhe Ozin.

 

The post “Sna ndahet shpirti kollaj”, Big Basta rikthehet ‘ndryshe’ në Ferma Vip (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Vesa Luma reagon pas fotores së Big Bastës në “Ferma VIP 2”: Fitoi qytetaria, më ka bërë gruan më krenare në botë

By: V K
21 June 2025 at 12:13

Reperi i njohur Big Basta, është shpallur fitues i edicionit të dytë të reality show-t “Ferma VIP”, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Pas javësh të tëra gare, përballjesh dhe sfidash, publiku ka vendosur t’i japë fitoren artistit të njohur, emri i vërtetë i të cilit është Gerald Xhari.

Menjëherë pas shpalljes së fituesit, bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Vesa Luma, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke e vlerësuar jo vetëm suksesin e tij, por edhe karakterin dhe mënyrën se si ai e arriti këtë fitore.

“Fitoi qytetaria. Kjo është më shumë se fitore, më shumë se vlerë monetare. Fitoi qytetaria, durimi, qetësia, argumenti, inteligjenca. Të gjitha në një. Nuk fitoi Big Basta, fitoi Gerald Xhari që më ka bërë gruan më krenare në botë. Të dua shumë”, – shkruan Vesa Luma, duke shprehur publikisht krenarinë dhe dashurinë për partnerin e saj.

The post Vesa Luma reagon pas fotores së Big Bastës në “Ferma VIP 2”: Fitoi qytetaria, më ka bërë gruan më krenare në botë appeared first on Albeu.com.

Big Basta fiton “Ferma VIP 2”

By: V K
21 June 2025 at 07:46

Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP 2”. Pas 24 javësh, Big Basta është kurorëzuar si fituesi i çmimit të madh.

Në një spektakël madhështor mbrëmjen e djeshme, deri në orët e para të mëngjesit të së hënës në Vizion Plus, Ferma VIP ka dhuruar spektakël.

“Fitues i Ferma VIP 2 është Big Basta”, u shpreh Luana mes emocionesh, ndërsa lexonte verdiktin e publikut.

Kujtojmë që në finale ishin 5 fermerë, Andueli, Big Basta, Andrea, dhe Big Mama.

Ishte Erandi ai që u largua i pari, më pas Big Mama dhe i treti Andrea.

Në finalen e madhe mes emocioneve dhe surprizave, u kurorëzua si më i miri dhe më i votuari nga publiku Big Basta.

The post Big Basta fiton “Ferma VIP 2” appeared first on Albeu.com.

Sonte finalja e madhe e “Ferma Vip 2”/ Big Mama, Big Basta, Erandi, Andueli dhe Andrea në garë për çmimin e madh

20 June 2025 at 12:48

Sot në mbrëmje, spektakli i shumëndjekur “Ferma VIP 2” përmbyll edicionin e tij të dytë me një finale të jashtëzakonshme. Pas gati tre muajsh qëndrimi në izolim dhe sfidash të përditshme, reality-show më i ndjekur i sezonit në Shqipëri mbërrin në pikën kulmore, me pesë finalistë në garë për çmimin e madh.

Big Mama, Big Basta, Erandi, Andueli dhe Andrea janë emrat që kanë arritur të sigurojnë një vend në finale, të përzgjedhur përmes një kombinimi votimi nga publiku dhe sfidash gjatë spektaklit. Të pestë finalistët kanë spikatur gjatë qëndrimit në fermë për karakterin, përballjet dhe mënyrën se si i kanë rezistuar sfidave të formatit.

Finalistët vijnë nga fusha të ndryshme të artit dhe showbiz-it, duke sjellë diversitet dhe dinamika të veçanta gjatë këtij edicioni. Big Mama ka qenë një nga zërat më të drejtpërdrejtë dhe të angazhuar në fermë; Big Basta u dallua për qetësinë dhe balancën në debatet brenda grupit; Erandi solli shpesh nota humori dhe spontaneiteti; ndërsa Andueli dhe Andrea u karakterizuan nga qasje më reflektuese dhe strategjike, duke fituar mbështetje të gjerë në publik.

Mbrëmja e sotme pritet të jetë e mbushur me performanca dhe surpriza. Për të mos harruar rolin deciziv që do të luajë publiku në fatin e 5 finalistëve në rrugën drejt fitores. Televotiomi i hapur prej së hënës mund të ndryshojë gjithçka.

The post Sonte finalja e madhe e “Ferma Vip 2”/ Big Mama, Big Basta, Erandi, Andueli dhe Andrea në garë për çmimin e madh appeared first on Sot News | Lajme.

Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2

By: V K
14 June 2025 at 09:11

Biog Basta, do të jetë finalisti i tretë i “Ferma Vip”, në finalen e madhe të 20 qershorit. Këtë herë finalisti nuk u zbulua me anë të zarfit siç jemi mësuar herët e kaluara, por ishin vetë konkurentët që e zbuluan në arenën e jashtme.

AGAI kishte vendosur që të ishin vetë fermerët që të zbulonin se kush shkon në finale dhe kush vijon rrugëtimin, përmes pishtarit.

Big Basta: Falenderoj publikun. Falenderoj dhe Anduelin për gjithçka ka dhënë, uroj të jetë ai finalisti i radhës.

Luana: Urime Big Basta. Anduel ti vazhdon rrugëtimin.

Andueli: Unë pak a shumë e prisja që Big Basta do të jetë ai që do të vazhdojë, duke marrë parasysh atë që ai bën. Unë i uroj suksese, unë do të vazhdoj rrugëtimin, do të mbaj kokën lart. Do ju lutesha të vazhdoni të më mbështesni.

The post Big Basta apo Andueli? Ja kush është finalisti i tretë i Ferma VIP 2 appeared first on Albeu.com.

Sot mësohet finalisti i parë në spektaklin ‘Ferma Vip’, çfarë do të ndodhë

6 June 2025 at 13:34

Edhe pse kanë mbetur më pak se 15 ditë nga përfundimi i “Ferma Vip 2” kjo javë ka patur diskutime të forta, dinamika të paparashikuara, si dhe shumë humor e momente emocionuese.

Një televotim i hapur prej mbrëmjes së të hënës do të shpallë sonte finalistin e parë të këtij edicioni të dytë. Publiku sot merr një vendim të rëndësishëm, duke çuar kështu edhe dy fermerët më pak të votuar në një sfidë kokë më kokë. Do të jetë sfida ajo që do të përcaktojë më pas fatin e fermerëve.

Gjatë spektaklit të sotëm gjithashtu njëri prej 9 konkurrentëve të mbetur në lojë do të ndërpresë rrugëtimin e tij, duke humbur mundësinë e çmimit të madh.

Ditët kanë qenë jo shumë të qeta për fermerët, teksa Agai ka sjell të tjera dinamika. Kryefermer Andueli është vënë para në zgjedhje të vështirë. Ai duhet të zgjidhte tre fermerët më pak punëtorë, ose që nuk i janë bindur urdhrave të tij, duke i kaluar në shtëpinë e Fakirit.

Pavarësisht vendimit të vështirë Nenna, Ylli dhe Big Basta ishin zgjedhjet e Anduelit. Por vendimet e papritura të Agait edhe këtë javë jashtë parashikimeve. Fakirëve iu besua një mision sekret, duke sjellë herë pas here tension dhe zëra të ngritur në Fermë.

The post Sot mësohet finalisti i parë në spektaklin ‘Ferma Vip’, çfarë do të ndodhë appeared first on Sot News | Lajme.

Nis me surpriza Ferma VIP/ Mungon Kastro, e zëvendëson DIVA e artit shqiptar

30 May 2025 at 21:30

Ka nisur me surpriza spektakli i sotëm i Ferma Vip. Këtë herë në krah të Luanës, nuk ka qenë dyshja e zakonshme e opinionistëve Zhaku dhe Kastro, pasi ky i fundit mungon.

Por ajo që e zëvendëson është një DIVA e vërtetë e artit dhe ekraneve shqiptare. Adelina Ismajli ndodhet mbrëmjen e sotme në studio krah Luanës dhe Zhakut, e cila do të jetë në rolin e opinionistes.

Adelina vetëm pak muaj më parë ka qenë në rolin e anëtares së jurisë në Albania’s Got Talent, ku do të vijojë të jetë edhe në sezonin e ardhshëm të këtij superspektakli që pritet të nisë pas pak muajsh.

The post Nis me surpriza Ferma VIP/ Mungon Kastro, e zëvendëson DIVA e artit shqiptar appeared first on Sot News | Lajme.

Vesa Luma feston ditëlindjen në Ferma VIP, surpriza emocionuese për Big Bastën mes mesazheve të forta

13 May 2025 at 09:52

Në një nga momentet më të ndjera të këtij sezoni në “Ferma VIP”, këngëtarja Vesa Luma festoi ditëlindjen e saj në ambientet e fermës, duke surprizuar bashkëshortin e saj, reperin Big Basta. Kjo surprizë u prit me entuziazëm jo vetëm nga ai, por edhe nga publiku, sidomos pas thashethemeve të fundit mbi një krisje të mundshme në çift.

Takimi mes tyre ishte i mbushur me emocione dhe ndjenja të sinqerta. Big Basta i dedikoi Vesës një këngë të veçantë si dhuratë për ditëlindje, një moment që preku të gjithë dhe la pas çdo aludim, duke konfirmuar edhe një herë se ata mbeten një nga çiftet më të dashura dhe të qëndrueshme të ekranit shqiptar.

Vesa, nga ana e saj, u përpoq t’i jepte Big Bastës jo vetëm përqafim dhe dashuri, por edhe mesazhe të rëndësishme për rrugëtimin e tij në fermë. Ajo e inkurajoi që të qëndrojë i përqendruar, të shijojë natyrën që e rrethon dhe madje i sugjeroi që aty, mes qetësisë dhe reflektimit, të krijojë një këngë të re. Ajo u shpreh hapur se e sheh Big Bastën si fitues të këtij edicioni, duke e motivuar ta jetojë eksperiencën me shpirt dhe origjinalitet.

The post Vesa Luma feston ditëlindjen në Ferma VIP, surpriza emocionuese për Big Bastën mes mesazheve të forta appeared first on Sot News | Lajme.

Eliminimi i Ronit, “molla e sherrit” mes Big Bastës dhe Anduelit, debat i fortë mes dy fermerëve…

10 May 2025 at 18:38

Vendimi i Big Bastës për të larguar Ronin, ka sjellë jo vetëm një ndryshin në rrjedhën e lojës, por edhe përplasje të forta mes tij dhe disa prej konkurrentëve. Debati Big Basta vazhdoi edhe në spektaklin e kësaj të premte. Andueli është shprehur se ndihet i kërcënuar me fjalët e përdorura nga reperi. Nga ana tjetër, Big Basta deklaroi se Andueli ka fyer dhe bullizuar nëpër fermë.

Pjesë nga biseda:

Big Basta: Dua t’i them Anduelit dhe gjithë fermerëve që luajnë me provokime, e ka nisur Andueli i pari. E ka bërë që në fillim. Sa i përket deklaratave që unë paskam bërë për bindjet seksuale të Anduelit, unë kam qenë korrekt, sepse kam thënë “dyshoj se…”. Është e turpshme që një 24-vjeçar, me profesion profesor, të ketë rolin e bullizuesit, kur e di çfarë kauze është jashtë. Më kanë thënë shprehje fyese dhe duke u shpallur këtu si “artistë me A të madhe”, ndërkohë që këngët e mia, sipas tyre, qenkan të shpifura. Unë ju them këtyre që të shumëzohen me nga 1 milion dhe të hedhin statusin e emrit tim!

Anduel: Sa mirë që unë i mësoj nxënësve të mos jenë ashtu si ty, servilë, intrigantë. Ti që mbështet artistët e rinj, dhe ka shumë artistë në këtë logo që thonë “mbështesim artistët e rinj”, dhe në fakt u pa qartë se sa i mbështeti.

Big Basta: Ky djali i ndershëm që po hiqet tani, është po ai që më ka thënë mua “ishalla të pushon zemra”.

Anduel: Unë kështu kam zgjedhur të jem, i vërtetë.

Big Basta: Më vjen keq për ty, Anduel.

Anduel: Nuk kam ardhur këtu të bie pre e lojës dhe kërcënimeve të Big Bastës. “Do ju pres kokën”, ka thënë! Çfarë ishte kjo?

Big Basta: I jam referuar eliminimit të lojës.

The post Eliminimi i Ronit, “molla e sherrit” mes Big Bastës dhe Anduelit, debat i fortë mes dy fermerëve… appeared first on Sot News | Lajme.

Hyrje e re në Ferma VIP, njihuni me fermeren nga Peja

By: gaze tare
5 May 2025 at 23:46

Një hyrje e re i është bashkuar Ferma VIP 2.

Nenna, me origjinë nga Peja është zyrtarisht fermere. Ishte Ylli, ai i cili shkoi të merrte Nenn-ën tek dhoma e “Njëshit”, aty ku ajo e priste. Të dy fermerët njiheshin më herët me njëri-tjetrin, por nuk ndan shumë detaje.

Nenna tërhoqi jo pak vëmendjen e fermerëve me pamjen e saj.

Ngelet për t’u parë a do t’i trazojë ujërat në Ferma VIP hyrja më e re.

The post Hyrje e re në Ferma VIP, njihuni me fermeren nga Peja appeared first on iconstyle.al.

“Do ta shkatërroj jetën, o debile”/ Përplasje e fortë në “Ferma VIP”, Big Mama shpërthen në ofendime ndaj Albës

5 May 2025 at 14:38

Në “Ferma VIP”, tensionet mes Big Mamës dhe Albës janë përshkallëzuar sërish, duke e çuar situatën në një debat të fortë e të mbushur me ofendime. Teksa fermerët ishin ulur në tavolinë, Alba qëndronte e distancuar, por kjo nuk e pengoi Big Mamën të nisë një tjetër përplasje verbale.

“Do ja plotësoj dëshirën publikut që më ka zgjedh të preferuar, të rri këtu dhe të ta shkatërroj jetën ty. O debile,” deklaroi Big Mama me tone të ashpra, duke shtuar se do t’ia “nxijë jetën” Albës dhe nuk do t’i plotësojë asnjë dëshirë.

Përballë këtij sulmi, Alba reagoi duke i thënë: “Nuk je burrneshë”, ndërsa Big Mama vazhdoi me fyerje të rënda duke e quajtur atë “debile” dhe “të pamoralshme”.

The post “Do ta shkatërroj jetën, o debile”/ Përplasje e fortë në “Ferma VIP”, Big Mama shpërthen në ofendime ndaj Albës appeared first on Sot News | Lajme.

Ester Alushi feston ditëlindjen në “Ferma VIP”, cili nga djemtë surpriozoi aktoren (Video)

28 April 2025 at 09:57

Aktorja e njohur dhe tashmë banorja e “Ferma VIP”, Ester Alushi, ka festuar sot ditëlindjen e saj të 24-t në një atmosferë të veçantë brenda reality show-t. Një moment mjaft i ndjerë ndodhi në mesnatë kur ajo u surprizua nga shoku i saj në fermë, Ylli, i cili kishte porositur një tortë të personalizuar për të shënuar ditën e saj të lindjes.

Surpriza u prit me shumë emocione nga Ester, e cila nuk i mbajti dot lotët. Ajo falenderoi banorët për urimet dhe gjestin e veçantë të Yllit. Mes muzikës, duartrokitjeve dhe përqafimeve, atmosfera në fermë u kthye në një festë të ngrohtë, ndryshe nga ditët e zakonshme të sfidave.

 

The post Ester Alushi feston ditëlindjen në “Ferma VIP”, cili nga djemtë surpriozoi aktoren (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Darka romantike që përfundoi në lot, Limi i jep fund lidhjes me Albën në Ferma VIP (Video)

25 April 2025 at 09:37

Ajo që nisi si një mbrëmje romantike në Ferma VIP, përfundoi në një ndarje të papritur mes Albës dhe Limit. Sfida e dhënë nga Agai, që fakirët t’i shërbenin “çiftit” te Njishi, çoi në një darkë intime mes dyshes, në shoqërinë e muzikës nga Andueli me kitarë dhe Keisit si spektatore.

Fillimisht atmosfera ishte e qetë dhe e ngrohtë. Alba shprehu dëshirën që marrëdhënia me Limit të vijojë dhe të marrë zhvillim, por reagimi i tij i ftohtë dhe i drejtpërdrejtë i prishi pritshmëritë. Limi tha se të dy kanë nevojë për hapësirë dhe la të kuptohej se nuk e sheh raportin si diçka serioze. “Ty ta do b*tha, jo zemra,” – u shpreh ai me tone të ashpra, pasi e pyeti Albën se çfarë i pëlqen tek ai. Me fjalët: “Mes nesh nuk ka asgjë. Nisi si lojë dhe do përfundojë aq shpejt sa nisi,” Limi i dha fund lidhjes, duke e lënë Albën të përlotur.

Ndërkohë, sjellja e Keisit gjatë momentit emocional ka ngjallur shumë komente në rrjete sociale. Ajo u pa duke qeshur, ndërsa Alba qante, gjë që është interpretuar nga publiku si mungesë ndjeshmërie.

 

The post Darka romantike që përfundoi në lot, Limi i jep fund lidhjes me Albën në Ferma VIP (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Ganiu iu fut në shtrat Albës, Limi: Askush se prek partneren time!

22 April 2025 at 09:21

Debati i ashpër mes Albës dhe Ganiut ka prekur edhe Limin. Shkak është bërë hyrja e Ganiut në shtratin e Albës gjatë kohës që kjo e fundit po flinte gjumë. Limi u shpreh se Ganiu ka cënuar emrin, krevatin dhe partneren e tij. Ai deklaroi se priste një reagim tjetër nga fermerët dhe jot ë bëheshin bashkë e të sulmonin Albën.

Pjesë nga biseda:

Limi: Ganiu ka kaluar çdo cak. Ka cënuar emrin tim, krevatin tim dhe partneren tim. Unë këtu kam një shoqëri të pastër, dhe nuk e prisja që edhe vajzat të cënonin hapësirën time. Me Big Mamën u ula dhe u sqarova. Për gjithë moshën e tretë, që janë më profesionistë dhe më artistë se ne, prisja një reagim ndryshe. Por po bëhen të gjithë bashkë pa asnjë arsye.

Federik: Nuk pashë një qëllim të keq nga Ganiu, sikur donte të përdhunonte dikë. Ne skema kemi parë edhe nga Limi.

Alba: Ishte pa lejen time.

Federik: Bravo Alba, e shfrytëzove bukur.

The post Ganiu iu fut në shtrat Albës, Limi: Askush se prek partneren time! appeared first on Sot News | Lajme.

Alba kaloi natën me Limin, “shpërthen” Big Mama: Gjithë Shqipëria t’i ka dëgjuar klithmat, të shfrytëzoi për një natë

16 April 2025 at 12:13

Alba dhe Lim Hoti kanë kaluar natën bashkë në të njëjtin krevat, gjë që ka shkaktuar diskutime dhe dyshime mes banorëve të tjerë të “Ferma VIP”. Disa prej tyre kanë aluduar për një marrëdhënie intime mes tyre. Pas kësaj nate, situata ka degraduar në një përplasje të fortë mes Big Mamës dhe Albës. Big Mama ka vendosur të ndajë krevatët që kishin bashkuar Alba dhe Limi, duke pretenduar se vepronte me kërkesë të Limit.

Big Mama:
“Urdhrin e kam prej Limit me i nda krevatët. Të ka bërë budallaqe. Të ka shfrytëzuar për një natë!”

Alba:
“Edhe ju kënaqeni me këto gjëra?”

Big Mama:
“Po, kënaqemi kur shohim debile si ti, njerëz të pamoralshëm. Ju jeni gati edhe pornografi me xhiru, vetëm për pak vëmendje!”

Alba:
“E pamoralshme është të ndjesh emocion? Çfarë po flet, Big Mama? Fjala ‘pornografi’ është shumë e rëndë.”

Big Mama:
“E ka parë e gjithë Shqipëria çfarë ke bërë mbrëmë. Edhe klithmat t’i kanë dëgjuar të gjithë!”

The post Alba kaloi natën me Limin, “shpërthen” Big Mama: Gjithë Shqipëria t’i ka dëgjuar klithmat, të shfrytëzoi për një natë appeared first on Sot News | Lajme.

“Nxehet” situata në fermë, Alba dhe Limi kalojnë natën poshtë jorganit (Video)

16 April 2025 at 10:43

Reality show më i ndjekur i momentit, Ferma VIP, po bëhet çdo ditë e më i zjarrtë, dhe jo vetëm për shkak të sfidave me kafshët dhe bujqësinë. Në episodin e fundit, situata brenda fermës ka marrë një tjetër kthesë, pasi dinamika mes banorëve po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.

Këngëtari i njohur Limi, i cili ka tërhequr vëmendjen e vajzave në fermë, është parë shpesh duke flirtuar me Keisin, Esterin dhe Nurin. Por kur u duk se me Albën i ndërprenë raportet, situata mes tyre ka ndryshuar. Mbrëmjen e djeshme Alba dhe Limi kanë kaluar natën bashkë dhe një pjesë të mirë poshtë jorganit.

The post “Nxehet” situata në fermë, Alba dhe Limi kalojnë natën poshtë jorganit (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Fituesi i “Ferma VIP 1”, Dijonis Biba, tregon publikisht mbështetjen për një nga konkurrentet e këtij sezoni

15 April 2025 at 14:52

Dijonis Biba, fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram se këtë sezon mbështet plotësisht konkurrenten Nur. Në një video të postuar në “story”, ai shfaq momentin kur Nur i shpëton televotimit dhe e shoqëron me fjalët:

“Ma suportoni Nurin se është më e mira, më e drejta.”

Nur ishte mes të rrezikuarve për të lënë fermën gjatë mbrëmjes së djeshme, një situatë që u komentua gjerësisht edhe nga opinionistët e spektaklit, Zhaklin Lekatari dhe Kastro Zizo. Në fund të mbrëmjes, publiku vendosi që Albi të ishte i eleminuari i radhës. Ai e priti rezultatin me sportivitet dhe një qëndrim mjaft pozitiv, duke u ndarë me dashamirësi nga banorët e tjerë.

The post Fituesi i “Ferma VIP 1”, Dijonis Biba, tregon publikisht mbështetjen për një nga konkurrentet e këtij sezoni appeared first on Sot News | Lajme.

Nis “Ferma VIP 2”/ Kush janë 16 fermerët që do “luftojnë” për çmimin e madh

By: gaze tare
1 April 2025 at 09:09

Mbrëmjen e së hënës ka nisur “Ferma Vip 2”, teksa ky edicioni, ndryshe nga ai i kaluari, do të jetë nën moderimin e moderatores Luana Vjollca.

Gjatë spektaklit janë prezantuar njëri pas tjetrit 16-të fermerët e parë të këtij edicioni, të cilët për 90 ditë me radhë do të garojnë me njëri-tjetrin në “Ferma Vip 2” për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, pa harruar edhe surprizat që mund të vijnë gjatë rrugës.

Ndërkohë, që ky edicion do të ketë dhe dy opininionistë të rinj, Kastro Zizon (Klevis Bega) dhe Zhakun (Inida Gjata Kreuz), të cilët do të zëvendësojnë Enkel Demin dhe Sonila Meçon.

Po ashtu, edhe Albano Bogdo, nga një fermer në edicionin e kaluar, këtë edicion të “Ferma Vip 2” do të jetë në rolin e kryeplakut, duke zëvendësuar Bes Kallakun.

LISTA ME 16 FERMERËT E PARË

1. Erand Sojli – Aktor

2. Ron Zaiti – Muzikant

3. Albi Lushi – Poet

4. Alba Pollozhani – Ish-konkurrente e “Për’Puthen”

5. Big Basta (Gerald Xhari) – Muzikant

6. Silvana Bushati – Sipërmarrëse

7. Elinara Shehu – Këngëtare

8. Big Mama (Besjana Kasami) – Këngëtare

9. Anduel Kovaçi – Këngëtar

10. Ylli Dreshaj – Model

11. Keisi Meshau – Miss Shqipëria

12. Andrea – TikTok-er

13. Lim Hoti – Reper

14. Nur Al Kahzali – Influencere

15. Ester Alushi – Aktore

16. Frederik Ndoci – Këngëtar

The post Nis “Ferma VIP 2”/ Kush janë 16 fermerët që do “luftojnë” për çmimin e madh appeared first on iconstyle.al.

Nis “Ferma VIP 2”/ Kush janë 16 fermerët e parë, dy opinionistët dhe kryeplaku

By: V K
1 April 2025 at 08:08

Mbrëmjen e djeshme, ka nisur “Ferma Vip 2”, teksa ky edicioni, ndryshe nga ai i kaluari, do të jetë nën moderimin e moderatores Luana Vjollca.

Gjatë spektaklit janë prezantuar njëri pas tjetrit 16-të fermerët e parë të këtij edicioni, të cilët për 90 ditë me radhë do të garojnë me njëri-tjetrin në “Ferma Vip 2”, për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, pa harruar edhe surprizat që mund të vijnë gjatë rrugës.

Ndërkohë, që ky edicion do të ketë dhe dy opininionistë të rinj, Kastro Zizon (Klevis Bega) dhe Zhakun (Inida Gjata Kreuz), të cilët do të zëvendësojnë Enkel Demin dhe Sonila Meçon.

Po ashtu, edhe Albano Bogdo, nga një fermer në edicionin e kaluar, këtë edicion të “Ferma Vip 2” do të jetë në rolin e kryeplakut, duke zëvendësuar Bes Kallakun.

Agai, i cili vijon të jetë surprizë, do të qëndrojë sërish në prapaskenë, për të parë lojën, për të dhënë urdhëra, dhe për të qenë gjithmonë aty i gatshëm për të ndëshkuar.

Risia në këtë edicion, është se televotimi është hapur që në natën e parë, ku mund të zgjidhni fermerin e preferuar.

LISTA ME 16 FERMERËT E PARË

1. Erand Sojli – Aktor

2. Ron Zaiti – Muzikant

3. Albi Lushi – Poet

4. Alba Pollozhani – Ish-konkurrente e “Për’Puthen”

5. Big Basta (Gerald Xhari) – Muzikant

6. Silvana Bushati – Sipërmarrëse

7. Elinara Shehu – Këngëtare

8. Big Mama (Besjana Kasami) – Këngëtare

9. Anduel Kovaçi – Këngëtar

10. Ylli Dreshaj – Model

11. Keisi Meshau – Miss Shqipëria

12. Andrea – TikTok-er

13. Lim Hoti – Reper

14. Nur Al Kahzali – Influencere 

15. Ester Alushi – Aktore

16. Frederik Ndoci – Këngëtar

The post Nis “Ferma VIP 2”/ Kush janë 16 fermerët e parë, dy opinionistët dhe kryeplaku appeared first on Albeu.com.

Surprizë në ‘Ferma VIP’! Zhaku hyn papritur në skenë, çfarë ndodh me Big Mama-n?

By: gaze tare
31 March 2025 at 23:18

Ferma Vip 2 nisi mbrëmjen e sotme me plot surpriza dhe të papritura.

Ndërsa të gjithë menduan se Big Mama ishte opinioniste, gjithçka u kthye përmbys, kur në skenën e Ferma Vip 2 hyri Inida Gjata e njohur si Zhaku e cila më herët ndodhej brenda Fermës.

Të gjithë mësuam se e vëretta ishte ndryshe Big Mama do të jetë fermere dhe Inida Gjata do të jetë opinioniste.

Ndërkohë që u zbulua dhe opinionisti i dytë i cili është Kastro Zizo.

The post Surprizë në ‘Ferma VIP’! Zhaku hyn papritur në skenë, çfarë ndodh me Big Mama-n? appeared first on iconstyle.al.

❌
❌