Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lewis Capaldi rikthehet pas dy vitesh: Nuk u largova për t’u rregulluar, por sepse nuk po ia dilja më

By: gaze tare
3 July 2025 at 10:51

Pas një pauze të gjatë nga muzika, Lewis Capaldi ka bërë një rikthim të ndjerë dhe të sinqertë në skenën muzikore, duke emocionuar publikun dhe fansat me rrëfimin e tij personal mbi betejat me shëndetin mendor dhe presionin e famës.

Këngëtari skocez, tashmë 28 vjeç, ka prekur zemrat e ndjekësve me një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku flet për momentet e vështira që e detyruan të tërhiqej nga dritat e skenës dhe për emocionet që shoqëruan rikthimin e tij të shumëpritur, kulmuar me performancën në festivalin Glastonbury gjatë fundjavës së kaluar.

“Po ta përshkruaja me një fjalë si ndihem tani, do të thoja: spektakular”, tha Capaldi, me një ndjeshmëri që rrallë shfaqet publikisht nga artistët e këtij kalibri.

Në videon e ndarë me fansat, ai reflektoi për momentin e tij në Glastonbury në vitin 2023 , një arritje që për shumë do të ishte kulmi i karrierës, por që për të ishte shenjë alarmi.

“Kjo duhet të ishte një nga momentet më të lumtura të jetës sime… por nuk ishte”, rrëfeu ai. “E kisha përmbushur ëndrrën time, por ndihesha sikur nuk isha aty. Kur e pashë videon më vonë, ndjeva vetëm trishtim”.

Capaldi pranoi se ndjeu nevojën për t’u larguar nga skena, jo për të nisur një rrugëtim vetë-zhvillimi, por thjesht sepse kishte arritur kufirin. “Nuk u shkëputa për të punuar me veten. U shkëputa sepse më duhej një pushim. Thjesht nuk po mundesha më”, tha ai hapur.

Në videon emocionale, ai përfshiu edhe pamje nga fëmijëria, një Capaldi i vogël me mikrofon në dorë, plot pasion për muzikën. Përshkrimi i videos ishte po aq prekës:

“Ka qenë çmenduri ta shikoj gjithë këtë rrugëtim mbrapa. Faleminderit që ende jeni këtu.”

The post Lewis Capaldi rikthehet pas dy vitesh: Nuk u largova për t’u rregulluar, por sepse nuk po ia dilja më appeared first on iconstyle.al.

“Sna ndahet shpirti kollaj”, Big Basta rikthehet ‘ndryshe’ në Ferma Vip (Video)

26 June 2025 at 11:41

Fituesi i edicionit të dytë të Ferma VIP, Big Basta, është rikthyer në ambientet e fermës, këtë herë i shoqëruar nga djali i tij, Lian. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, artisti përshëndetet me një nga “banorët” më të dashur të fermës, gomarin Ozi.

“S’na ndahet shpirti kollaj, Ozi lezeti i fermës,” ka shkruar Big Basta në mbishkrimin e videos së postuar në Instagram, duke sjellë nostalgji për përjetimet e tij gjatë aventurës në reality show.

Rikthimi i Bastës në fermë është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët kanë ndarë komente pozitive për momentin e tij të veçantë me të birin dhe Ozin.

 

The post “Sna ndahet shpirti kollaj”, Big Basta rikthehet ‘ndryshe’ në Ferma Vip (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

FIFA ‘fal’ FSHF-n, rikthehet një pjesë e tifozëve

31 May 2025 at 14:42

Pas gjobës dhe masave disiplinore që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve shqiptarë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin ndaj Andorrës, FSHF-ja ka zhvilluar negociata intensive me qeverinë botërore të futbollit për mënyrën e zbatimit të vendimit dhe lehtësimin e masave të stadiumit.

Burime bëjnë me dije se FIFA i ka dhënë dritën jeshile FSHF-së për të vendosur përsëri tifozë në tribunat pas porte për ndeshjen e madhe Shqipëri-Serbi më 7 qershor. Kjo pas përgatitjes së një plani të përmirësuar kundër diskriminimit dhe angazhimit të FSHF-së për të parandaluar çdo sjellje të papranueshme. Sipas marrëveshjes, tribunat që ishin parashikuar për mbyllje 20% do të mbushen me një përzierje të grupeve të komunitetit dhe organizatave kundër diskriminimit, si dhe tifozëve tradicionalë shqiptarë, duke siguruar një ambient ku mbështetja për Kombëtaren shoqërohet me mesazhe të forta kundër diskriminimit.

The post FIFA ‘fal’ FSHF-n, rikthehet një pjesë e tifozëve appeared first on Sot News | Lajme.

Kur do të vijë në Shqipëri? Parashqevi Simaku jep përgjigjen e shumëpritur

By: D Marku
30 May 2025 at 11:50

Parashqevi Simaku zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” ku rrëfeu për gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu gjithçka që ka ndodhur me të gjithë këto vite.

Por tashmë lind një pyetje e rëndësishme: Kur do të vijë Parashqevi Simaku në Shqipëri? Përgjigjen e dha, siç u shpreh edhe gazetari Fevziu, si kavajse, qyteti ku ka lindur.

Blendi Fevziu: Do vish në Shqipëri?

Parashqevi Simaku: Kismet Zotit, ishalla!

Blendi Fevziu: Fiks si kavajse je përgjigjur.

The post Kur do të vijë në Shqipëri? Parashqevi Simaku jep përgjigjen e shumëpritur appeared first on Albeu.com.

Qeveria rikthen në shërbimin aktiv ushtarakët në rezervë

By: Mirgen
28 May 2025 at 19:18

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që i hap rrugën rikthimit në shërbimin aktiv ushtarakëve në rezervë. Ky vendim, i propozuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe i miratuar nga Këshilli i Ministrave, ka për qëllim të plotësojë nevojat e Forcave të Armatosura me personel të kualifikuar dhe të forcojë kapacitetet mbrojtëse të vendit. Sipas këtij vendimi, […]

The post Qeveria rikthen në shërbimin aktiv ushtarakët në rezervë appeared first on BoldNews.al.

Epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit/ Kërcënim i hapur global për shëndetin

27 May 2025 at 19:49

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), UNICEF dhe Aleanca e Vaksinave (Gavi) paralajmërojnë se dekada të tëra progresi rrezikojnë të humbasin nëse nuk ka forcim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm të programeve të vaksinimit.

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën njerëzore, ndërsa programet e vaksinimit po shemben.

Sipas një artikulli të botuar në revistën mjekësore “JAMA”, një shembull tipik i përkeqësimit të situatës është fruthi, rastet e të cilit u rritën me 20% vetëm në një vit, nga 8.6 milionë në 10.3 milionë nga viti 2022 në vitin 2023.

Kjo rritje përkon me një rënie të shkallës së vaksinimit, pasi mbulimi i dozës së parë të vaksinës kundër fruthit ra nga 86% në vitin 2019 në 81% në vitin 2021, shkalla më e ulët që nga viti 2008.

Në Afrikë, rastet e meningjitit po rriten në mënyrë dramatike, me mbi 5,500 raste të dyshuara dhe gati 300 vdekje të regjistruara vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025. Ethet e verdha, të cilat ishin ulur ndjeshëm nëpërmjet fushatave të vaksinimit, po rikthehen në plan të parë, me dhjetëra raste të konfirmuara në Afrikë dhe Amerikën Latine. Edhe difteria, e cila praktikisht ishte zhdukur nga shumë vende, tani konsiderohet e mundshme të rishfaqet.

Sipas ekspertëve, shifrat janë zemërthyese. Në vitin 2023, afërsisht 14.5 milionë fëmijë në mbarë botën nuk morën asnjë nga dozat bazë të vaksinimit. Ky numër është duke u rritur vazhdimisht, nga 12.9 milionë në vitin 2019 në 13.9 milionë në vitin 2022.

Pse po ndodh kjo?

Më shumë se 50% e këtyre fëmijëve jetojnë në vende të prekura nga konflikti i armatosur, paqëndrueshmëria politike ose krizat humanitare, dhe qasja në shërbimet themelore shëndetësore është e kufizuar ose inekzistente.

Pavarësisht seriozitetit të situatës, shumë vende po bëjnë shkurtime të konsiderueshme në financimin e sektorit të shëndetësisë.

Një raport i OBSH-së zbulon se pothuajse gjysma e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme kanë probleme serioze me programet e vaksinimit, furnizimin me vaksina dhe funksionimin e mekanizmave të mbikëqyrjes së sëmundjeve.

Vaksinat mbeten ndërhyrja më efektive nga ana e kostos në sektorin e shëndetësisë, duke shpëtuar afërsisht 4.2 milionë jetë çdo vit dhe ofrojnë një kthim të investimit, të vlerësuar në 54 dollarë për çdo 1 dollar të shpenzuar.

Pavarësisht çdo sfide, ka disa elementë pozitivë: Eliminimi i meningjitit A në Afrikë konsiderohet një nga sukseset e mëdha të viteve të fundit.

Vaksina HPV, e cila mbron nga kanceri i qafës së mitrës, ka parë mbulimin e saj në Afrikë të dyfishohet nga 21% në vitin 2020 në 40% në vitin 2023.

Vaksinat kundër malaries tashmë po shpërndahen në 20 vende afrikane, me potencialin për të shpëtuar deri në 500,000 jetë deri në vitin 2035. Iniciativa Big Catch-Up, e nisur në vitin 2023, synon të kompensojë vaksinat e humbura gjatë pandemisë, por qëndrueshmëria e saj varet nga burimet e reja financiare.

Thirrje për veprim të menjëhershëm

UNICEF, OBSH dhe Gavi u bëjnë thirrje qeverive, donatorëve dhe shoqërisë civile që të rrisin mbështetjen e tyre për programet e vaksinimit. Në të njëjtën kohë, ata u bëjnë thirrje shteteve të përmbushin angazhimet e tyre ndaj Axhendës së Vaksinimit 2030 (IA2030), e cila synon të arrijë akses universal në vaksina.

Më 25 qershor 2025, Gavi do të mbajë një samit të nivelit të lartë, duke kërkuar të mbledhë të paktën 9 miliardë dollarë për periudhën 2026 deri në 2030. Ky plan ambicioz synon të mbrojë 500 milionë fëmijë dhe të shpëtojë 8 milionë jetë nga sëmundje të parandalueshme.

Suksesi i projektit dhe shëndeti i miliona fëmijëve në mbarë botën tani varet nga vullneti politik dhe solidariteti global.

The post Epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit/ Kërcënim i hapur global për shëndetin appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Flor Mumajesi i rikthehet muzikës, zbulon raportin me Brunon

By: Ardit
24 May 2025 at 20:58

Flor Mumajesi është padyshim një prej këngëtarëve dhe kantautorëve më të dashur për publikun shqiptar, por prej kohësh është “zhdukur” nga skena dhe kontakti i tij me publikun qoftë edhe në rrjetet sociale, është thuajse zero. Ndërkohë pasditen e së premtes Klajdi Haruni, përmes një InstaStory ka postuar nëj video të rregjistruar nga Flori, pasi […]

The post VIDEO/ Flor Mumajesi i rikthehet muzikës, zbulon raportin me Brunon appeared first on BoldNews.al.

Ka shanse që të vini më në pushtet? Ja si përgjigjet Berisha

23 May 2025 at 09:12

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa u pyet nës PD ka shans të vijë më në pushtet, ai theksoi se PD dhe asnjë parti në botë, në farsë nuk fiton. Në emisionin “Opinion” Berisha u shpreh se PD-ja nuk i njeh këto zgjedhje. Berisha tha gjithashtu se PD ka vetëm dy plane, ai i mbrojtjes së votës së lirë dhe krijimin e një qeverie teknike.

Fevziu: A ka ndonjë shans PD të vijë më në pushtet?

Berisha: PD dhe asnjë parti në botë, në farsë nuk fiton.

Fevziu: Po si do bëni?

Berisha: Nuk fiton!

Fevziu: Si do fitoni?

Berisha: Ka mënyra të tjera.

Fevziu: Që janë?

Berisha: Nëse Edi Rama është i vendosur të mbajë në çdo çmim karrigen, shqiptarët do luftojnë me çdo çmim për votën e lirë.

Fevziu: Po si? Njerëzit ju ngrihën më për protesta?

Berisha: Tani, njerëzit… Çfarë po bëjmë ne? Ne po mbrojmë votën para shqiptarëve dhe botës, çka nuk është bërë më përpara. Po të ishte bërë në 2021, nuk ishte kaq në shkallë, por kishte motive, nuk do ishim sot këtu. Po të ishte bërë në 2021, sot…

Fevziu: Atëherë, cili është plani juaj?

Berisha: Plani im është ky. Do të përfundojmë këtë proces me sukses, të mbrotjes së votës. Plani tjetër, nuk njohim zgjedhjet dhe krijimin e një qeverie teknike për zgjedhje të lira.

Fevziu: Po s’ua jep këtë.

Berisha: Po s’i dha, ne do bëjmë çdo gjë ta detyrojmë.

The post Ka shanse që të vini më në pushtet? Ja si përgjigjet Berisha appeared first on Sot News | Lajme.

Jozi Marku “rikthehet” pas incidentit në BB: Një kalë, një mesazh dhe një reflektim

By: D Marku
17 May 2025 at 13:36

Pas një periudhe të zhurmshme për shkak të incidentit në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ku u përfshi në një icident me Gjestin, këngëtari Jozi Marku ka zgjedhur një mënyrë mjaft ndryshe për t’u rikthyer në vëmendje.

Në një postim të fundit në Instagram, ai shfaqet i hipur mbi një kalë në mes të natyrës, i veshur thjesht, por me prezencë që flet. Nuk ka shumë fjalë, por mjaftojnë disa për të lënë shije:
“Unë jam i modës së vjetër, ende besoj në Respekt. Ju dua.”


Një foto që ngjan me një skenë filmi – e ngarkuar me simbolikë dhe qetësi, duket si një përpjekje për të vendosur një narrativë të re për veten. Pa justifikime. Pa rikthime në atë çfarë ndodhi. Thjesht një figurë mbi kalë dhe një fjalë: “respekt”.

The post Jozi Marku “rikthehet” pas incidentit në BB: Një kalë, një mesazh dhe një reflektim appeared first on Albeu.com.

Rihanna rikthehet pas 8 vitesh, por fansat nuk janë aq entuziastë sa mendoni

By: gaze tare
15 May 2025 at 08:16

Pas thuajse një dekade pritjeje, Rihanna më në fund ka thyer heshtjen muzikore. Por, ajo që nisi si një lajm që “shpërtheu” rrjetin, përfundoi me një valë zhgënjimi.

Këngëtarja 37-vjeçare, e cila nuk ka publikuar një album që prej Anti në vitin 2016, njoftoi se këtë të premte do të publikohet kënga e saj e re “Friend of Mine”. Por, ajo çfarë shumë fansa nuk e prisnin, ishte fakti që kënga nuk është pjesë e albumit të shumëpërfolur “R9”, por thjesht një këngë për kolonën zanore të filmit të animuar Smurfs 2, ku Rihanna i jep zërin personazhit të Smurfette.

Reagimet në rrjet nuk vonuan. “Menduam se po vinte R9, po na erdhi një këngë për Smurfs”, shkroi një përdorues në X (Twitter). Të tjerë e quajtën një “tallje kolektive me ndjenjat tona”, ndërsa dikush u shpreh troç: “Na jep ‘What’s My Name’, jo këngë për kukulla blu!”

Edhe pse me nota dance dhe influenca afrobeats, kënga nuk ka arritur të shuajë etjen për projektin e madh që fansat presin që prej vitesh.

Megjithatë, ka edhe një lajm të mirë: Rihanna është zyrtarisht në rikthim. Dhe ndonëse aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të tretë me A$AP Rocky, ajo ka deklaruar se shtatzënia nuk do të ndikojë në kthimin e saj në muzikë.

Me pak fjalë, kjo s’është R9 – por është një fillim. Dhe me Rihannën, edhe një gjurmë është më mirë se asgjë.

The post Rihanna rikthehet pas 8 vitesh, por fansat nuk janë aq entuziastë sa mendoni appeared first on iconstyle.al.

Fustani nga viti 1798 dhe diamanti 10 milionë $: Heidi rikthehet në stil

By: gaze tare
6 May 2025 at 09:05

Pas një mungese 12-vjeçare, Heidi Klum u rikthye me stil në tapetin e kuq më të famshëm në botë, duke u ngjitur sërish shkallëve të Metropolitan Museum of Art në Nju Jork, më 5 maj. Supermodelja, aktorja dhe prezantuesja e “Project Runway” shkëlqeu në një pamje të personalizuar nga Vetements, krijuar nga dizajneri Guram Gvasalia.

Fustani i zi pa rripa dukej minimalist në pamje të parë, me vetëm disa qepje të dukshme në skajet e tij. Por Heidi zbuloi se ai mbante një histori të veçantë: “Është një material shumë i vjetër, nga viti 1798,” tregoi ajo për E! News. “Pëlhura përdoret zakonisht për kostume dhe është nga një fabrikë që ka veshur Papën dhe përfaqësues të Vatikanit ndër shekuj.”

Eleganca e saj nuk ndalej vetëm te fustani. Ajo kompletoi pamjen me një varëse diamanti Lorraine Schwartz, me vlerë marramendëse prej 10 milionë dollarësh, që u bë menjëherë një nga momentet më luksoze të mbrëmjes. Kombinimi i një veshjeje me histori dhe një aksesor të tillë ikonik bëri që rikthimi i saj të ishte padyshim një nga më të komentuarit e Met Gala 2025.

Eventi, me bashkë-prezantues si A$AP Rocky, Colman Domingo, Lewis Hamilton dhe Anna Wintour, kishte si temë “Superfine: Tailoring Black Style” dhe kodin e veshjes “Tailored for You”, duke vlerësuar elegancën dhe fuqinë e stilit të frymëzuar nga moda mashkullore.

Pas një dekade heshtjeje në Met Gala, Heidi Klum jo vetëm që u kthye – por e bëri të qartë që di si të dominojë skenën.

The post Fustani nga viti 1798 dhe diamanti 10 milionë $: Heidi rikthehet në stil appeared first on iconstyle.al.

Rikthehet energjia elektrike në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë, çfarë dyshohet se e shkaktoi ndërprerjen masive

29 April 2025 at 11:25

Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi gadishullin Iberik, duke lënë pasagjerët të bllokuar në trena dhe qindra ashensorë, ndërsa miliona njerëz mbetën pa sinjal në telefonat e tyre dhe pa qasje në internet.

Operatori i energjisë REE tha se energjia elektrike ishte rikthyer në më shumë se 90 për qind të territorit të Spanjës kontinentale, në orët e para të së martës. Dritat u ndezën sërish në Madrid dhe në kryeqytetin e Portugalisë. Pothuajse asnjë cep i gadishullit, i cili ka një popullsi të përbashkët prej gati 60 milionë banorësh, nuk i shpëtoi ndërprerjes të rrymës. Megjithatë, ende nuk dihet pse pati ndërprerje të energjisë, ndonëse në rrjetet sociale u përhapën thashetheme se kishte pasur një sulm kibernetik.

Kryeministri portugez, Luis Montenegro, tha se burimi i ndërprerjes “ka gjasa të jetë në Spanjë”. Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se “të gjitha shkaqet e mundshme” janë duke u analizuar dhe paralajmëroi publikun që “të mos spekulojë”, për shkak të rrezikut të “dezinformimit”. Sanchez tha se rreth 15 gigavat energji elektrike, më shumë se gjysma e konsumit në atë moment, “u zhdukën papritur” brenda rreth pesë sekondash.

Kryeministri spanjoll nuk ishte në gjendje të thoshte se kur do të rikthehej plotësisht energjia në Spanjë dhe paralajmëroi se disa punëtorë do të duhej të qëndronin në shtëpi të martën. Kryeministri portugez Montenegro, tha se energjia në Portugali do të rikthehej “brenda disa orëve”. Rreth 6.2 milionë nga 6.5 milionë familje në Portugali u furnizuan sërish me energji gjatë natës, tha operatori kombëtar i rrjetit elektrik. Ndërprerja e rrymës ndikoi për pak kohë edhe në jugperëndim të Francës, ndërsa në Marok pati ndërprerje të shërbimeve të disa operatorëve të internetit dhe sistemeve të regjistrimit në aeroporte.

Kryeministri spanjoll Sanchez, tha se ndërprerja e energjisë elektrike mesditën e së hënës shkaktoi “ndërprerje serioze” dhe “humbje milionëshe ekonomike në biznese, kompani dhe industri”. Komisioni Evropian tha se ishte në kontakt me Spanjën dhe Portugalinë lidhur me ndërprerjen e rrymës. Ndërkaq, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shkroi në X se “nuk ka tregues për ndonjë sulm kibernetik”. Ndërprerjet e rrymës shkaktuan anulimin e shumë fluturimeve nga Madridi, Barcelona dhe Lisbona, sipas organizatës evropiane të trafikut ajror, Eurocontrol. Edhe shtetet e tjera në mbarë botën viteve të fundit janë përballur me ndërprerje masive të rrymës.

Ndërprerje të rrymës kishte në Tunizi shtatorin e vitit 2023, në Shri Lankë në gusht të vitit 2020, dhe në Argjentinë e Uruguai në qershor të vitit 2019. Edhe India në korrik të vitit 2012 ishte përballur me një ndërprerje masive të furnizimit me rrymë. Në Evropë, nëntorin e vitit 2006, 10 milionë persona kishin mbetur pa rrymë për një orë në Francë, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Itali dhe Spanjë. Ndërprerja kishte ndodhur për shkak të problemeve me rrjetin në Gjermani./rel

The post Rikthehet energjia elektrike në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë, çfarë dyshohet se e shkaktoi ndërprerjen masive appeared first on Sot News | Lajme.

BE, plan për rikthimin e azilkërkuesve në Kosovë

By: Mirgen
23 April 2025 at 09:46

Që prej liberalizimit të vizave më 1 janar të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova në Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm. Tani, një propozim i Komisionit Evropian mund të bëjë që ata të detyrohen të kthehen në Kosovë. Kjo pasi që Komisioni Evropian ka propozuar që për azilkërkuesit nga Kosova dhe gjashtë vende […]

The post BE, plan për rikthimin e azilkërkuesve në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Hapi pastiçeri në Durrës me kursimet e emigracionit, Eriona Sopi: Mundësitë janë të shumta, mjafton dëshira dhe vullneti

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Eriona Sopi pas 15 vitesh emigrim në Itali së bashku me bashkëshortin e saj vendosën të kthehen në Durrës dhe të hapin një pastiçeri me kursimet e mbledhura jashtë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale dëshminë e Erionës, e cila vazhdon të zgjerojë biznesin e saj në Durrës.

Eriona shpreh bindjen se mundësitë për të ecur përpara këtu janë të mëdha.

“Pas 15 vitesh në Itali unë edhe im shoq kemi vendosur të kthehemi në qytetin tonë Durrës. Gjithmonë me idenë se guri i rëndë në vend të vetë, vendosëm që biznesin ta zhvillojmë edhe këtu. Me shumë punë kemi arritur ta çojmë përpara nga një pastiçeri e vogël fare, shkallë-shkallë jemi ngritur dhe kemi arritur në një biznes të madh”, u shpreh Eriona.

Sipas saj, zgjedhja më e vështirë është largimi nga vendi pasi këtu çdo njeri mund t’ia arrijë qëllimit.

“Sot vazhdojmë gjithmonë e më shumë të zgjerohemi e të ecim sa më lart. Mendoj se mundësitë për të ecur përpara janë të shumta edhe këtu mjafton të jetë dëshira dhe vullneti. Unë mendoj se zgjedhja më e vështirë është ajo që të largohemi. Këtu çdo njeri mund të gjejë vetveten, mjafton të kërkojë dhe besoj se çdokush mund t’ja arrijë qëllimit”, tha ajo. /j.p/

The post Hapi pastiçeri në Durrës me kursimet e emigracionit, Eriona Sopi: Mundësitë janë të shumta, mjafton dëshira dhe vullneti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arbana Osmani rikthehet në ekran? Ja postimi që ngriti dyshimet

By: gaze tare
29 March 2025 at 16:34

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka ngjallur dyshime për një rikthim të mundshëm në televizion me një postim të fundit në Instagram. Ajo ka ndarë një listë me fustane nga marka të njohura, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Back to TV means back to cute dresses” (Rikthimi në TV do të thotë rikthim te fustanet e bukura).

Ky detaj ka mjaftuar për të nxitur spekulime mes ndjekësve, të cilët po hamendësojnë nëse bëhet fjalë për një projekt të ri apo vazhdimin e një formati të njohur. Deri tani, Arbana nuk ka dhënë më shumë detaje, duke lënë gjithçka të mbuluar me mister.

The post Arbana Osmani rikthehet në ekran? Ja postimi që ngriti dyshimet appeared first on iconstyle.al.

Rama ndan historinë e emigrantit të kthyer në Shkodër: Të rinjtë shqiptarë të besojnë në potencialin që ka Shqipëria

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Met Hasaj është një prej shkodranëve që është rikthyer nga emigracioni në vendlindjen e tij, për të investuar në hapjen e një Akademie Futbolli për moshat e reja.

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale mesazhin e 33-vjeçarit që vendosi të linte Anglinë për t’u kthyer në Shkodër.

“I certifikuar nga UEFA si trajner, ai frymëzon të rinjtë shqiptarë të besojnë në ëndrrat e tyre dhe në potencialin që ka Shqipëria”, shprehet Rama.

Sipas Kryeministrit, i riu “pasionin e tij të fëmijërisë për sportin, e realizoi këtu në vendin e tij dhe jo në shtetet ku provoi të emigronte për një jetë më të mirë”.

“Sot i bindur në vendimin që ka marrë iu bën apel që të gjithë atyre që kanë emigruar të kthehen, duke investuar dijet dhe mundin e tyre në Shqipëri”, pohon Kryeministri.

Ndërkohë që 33-vjeçari ndan detaje nga historia e tij e emigrimit nga Londra në Milano të Italisë, ku ka punuar dhe jetuar për disa vite.

“Ka pesë vite që jam kthyer nga Anglia, më përpara kam jetuar për një kohë të shkurtër në Milano, Itali për pesë vite e gjysmë gati gjashtë. Në Londër, sikurse çdo shqiptar tjetër, tradita jonë na e kërkon që të jetojmë me nënën e babën, njerëzit afër, se ndryshe jeta nuk ka kuptim. Plus, vështirësitë që të jep emigracioni, ndoshta për çdo të ri që kryen studimet është e vështirë që të futet në jetën atje. Kushtet na e kanë bërë të mundur që të largohemi”, thotë ai.

Por, me kalimin e kohës, Hasa thotë se e kuptoi që jo çdo gjë në emigracion është si duket. Pasi vendosi të kthehet në vendlindje, 33-vjeçari kreu shkollën për trajner sporti në universitetin e Tetovës, ku edhe ka marrë licencat nga UEFA si trajner.

“Ndihem shumë mirë, sepse rezultatet që po marrim këtu janë shumë më mirë se sa e kisha menduar vetë. Në momentin kur jam kthyer nga Anglia, ka qenë një situatë e vështirë, Covid 19 dhe dukej e pamundur që do ja dilja të jetoja këtu. Me pak sakrificë, pak mund ja kemi arritur më së miri”, vijon Hasaj.

I riu e mbyll mesazhin e tij me një apel për të rinjtë që për arsye të ndryshme kanë qenë të detyruar që të lënë vendin e tyre që të kthehen dhe të investojnë këtu.

“I bëj apel të të gjithë të rinjve që të kthehen në vendin e tyre, të investojë në vendin e vet në mënyrë që vendi jonë të bëhet më i mirë dhe më i jetueshëm. Vitet e fundit është në rrugën e duhur, nuk do zhgënjehen nëse do kthehen”, përfundon ai.

/a.f/

The post Rama ndan historinë e emigrantit të kthyer në Shkodër: Të rinjtë shqiptarë të besojnë në potencialin që ka Shqipëria appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egli Tako kërkon rikthimin në “Big Brother VIP”: “Dua të vë në vend dinjitetin tim”

By: gaze tare
15 March 2025 at 23:24

Egli Tako ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pas largimit të saj për arsye shëndetësore. Gjatë një prononcimi emocionues, ajo tregoi sfidën që ka kaluar dhe arsyet që e shtyjnë të kërkojë rikthimin në lojë.

“Ka qenë një ndër gripërat më të vështirë, që kaloi në mushkëri. U bashkua dhe me rëndesën emocionale, erdhi një pikë që më lanë fuqitë. Mendoj se kisha nevojë të merrja frymë, kisha nevojë të ndieja dashurinë e sinqertë, pavarësisht se i gjeta në një gjendje jo të mirë në shtëpi,” – u shpreh Egli.

Ajo gjithashtu zbuloi një detaj personal që e motivoi edhe më shumë në këtë vendim: “Mami sot ka ditëlindjen dhe dje, para se të isha këtu, i thashë se ky rikthim është për ju dhe për të vënë në vend dinjitetin tim.”

Tani mbetet për t’u parë nëse Egli do të ketë mundësinë të rikthehet në lojën më të ndjekur të momentit dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

The post Egli Tako kërkon rikthimin në “Big Brother VIP”: “Dua të vë në vend dinjitetin tim” appeared first on iconstyle.al.

U konfirmua! Egli Tako do të rikthehet në “BBVA”!

By: gaze tare
14 March 2025 at 15:53

Egli, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, pritet të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në promon e publikuar në faqen zyrtare të BBV, shfaqen momente nga rrugëtimi i saj i mëparshëm, të shoqëruara me mesazhin “Rikthehet Egli”.

Kujtojmë se Egli u detyrua të linte garën për arsye shëndetësore, por tashmë duket se është gati të rifutet në lojë, duke sjellë një dinamikë të re në shtëpi. Të gjithë sytë janë nga prime-i i radhës për të zbuluar më shumë rreth këtij rikthimi surprizë.

The post U konfirmua! Egli Tako do të rikthehet në “BBVA”! appeared first on iconstyle.al.

Epokë e re muzikore! Këngëtarja e njohur rikthehet pas dy vitesh mungesë

By: gaze tare
28 February 2025 at 21:27

Lizzo ka publikuar këngën e saj të parë pas dy vitesh, “Love In Real Life”, duke shënuar nisjen e një epoke të re muzikore.

Kënga është pjesë e albumit të ardhshëm me të njëjtin emër dhe u shoqërua me një videoklip artistik, ku këngëtarja përballet me një atmosferë misterioze dhe kërcimtarë të frikshëm, përpara se të bashkohet me ta në një valle energjike.

Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për Lizzo-n, e cila u përball me akuza për ngacmim seksual nga ish-kërcimtarët e saj. Megjithatë, një gjyqtar e hoqi emrin e saj nga padia, duke i hapur rrugën për t’u përqendruar në muzikën e saj. Për të promovuar projektin, Lizzo do të mbajë tre koncerte në mars, me shitjen e biletave që nis më 5 mars.

The post Epokë e re muzikore! Këngëtarja e njohur rikthehet pas dy vitesh mungesë appeared first on iconstyle.al.

Nuk u rikthye në “BBVA”, reagon për herë të parë Redoni

By: gaze tare
26 February 2025 at 19:10

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Redon Berani, ka reaguar pas përfundimit të nominimit për rikthim në shtëpi, ku nuk arriti të sigurojë mjaftueshëm vota për të vazhduar lojën.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu mirënjohjen për mbështetësit e tij, duke theksuar se kishte dëshirë të rikthehej si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati. “Faleminderit shumë për përkrahjen e secilit prej jush që votuat për rikthimin tim. Ju dua shumë dhe ju uroj gjitha të mirat!” – shkroi ai.

Pavarësisht se nuk u rikthye në garë, Redoni mbetet një prej ish-banorëve që ka fituar simpatinë e publikut gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

The post Nuk u rikthye në “BBVA”, reagon për herë të parë Redoni appeared first on iconstyle.al.

❌
❌