Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjest i bukur! Joz Marku i plotëson dëshirën një maturanti për ditën e rëndësishme

By: gaze tare
30 June 2025 at 21:47

Joz Marku ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale, ku ka treguar se është kontaktuar nga një maturant me një kërkesë të sinqertë: “Ma gjej një makinë për maturë se s’kammmm”.

Duke mos ia mohuar dëshirën, Joz ka bërë të mundur që djali, Kristian, të shkojë në mbrëmjen e maturës me makinë luksoze, siç kishte ëndërruar. Në një postim në Instagram Story, ai shkruan:

“Suksese për Kristianin dhe të gjithë maturantët. Jam i lumtur që më kontaktoi dhe iku në maturë siç donte.”

Mirënjohja nga maturanti nuk mungoi. Në një mesazh falënderimi ai i shkruan Jozzit:

“Shumë faleminderit Jozzz. Dhe nëse je i lirë të presim sonteee je i ftuar nëse dëshiron 15 min thjesht të ishe prezent do doja, meqenëse ke bërë një gjë kaq me vlerë për mua.”

The post Gjest i bukur! Joz Marku i plotëson dëshirën një maturanti për ditën e rëndësishme appeared first on iconstyle.al.

Jozi me mesazh thumbues për Ledrin: Kingjat në tufe, Luani vetëm në fron

By: gaze tare
28 June 2025 at 09:34

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në rrjete sociale, ku nuk kanë munguar as pyetjet pikante. Një nga temat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo për reperin Ledri Vula, i cili kohë më parë deklaroi publikisht se nuk do të realizonte kurrë një bashkëpunim me Jozin.

Ndërsa reagimi i Jozit nuk vonoi. I pyetur për këtë deklaratë, ai zgjodhi të përgjigjej me një mesazh të fortë e simbolik:

“Kingjat në tufe, Luani vetëm në fron.”

Fjalët e tij janë interpretuar si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe krenare ndaj refuzimit të Ledrit, duke e vendosur veten në një pozicion të veçantë e të vetmuar, si “luani” që nuk ka nevojë për “tufën”.

The post Jozi me mesazh thumbues për Ledrin: Kingjat në tufe, Luani vetëm në fron appeared first on iconstyle.al.

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

By: gaze tare
27 June 2025 at 16:46

Pas një periudhe të shkurtër mungese në komunikimin privat, Joz Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania, ka ndarë një mesazh për ndjekësit e tij në Instagram.

Në një postim të fundit në story, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen që vazhdon të marrë në DM, duke kërkuar njëkohësisht ndjesë për moskthimin e menjëhershëm të mesazheve.
E vlerësoj shumë dashurinë tuaj. Më falni që s’kam mundur t’ju përgjigjem për shkak të angazhimeve,” shkroi ai.

Jozi nuk harroi të shtojë një notë pozitive e miqësore në fund të mesazhit:

Sot do mundohem t’ju kthej sa më shumë përgjigje. Më pyesni çfarë të doni,” tha ai, duke i inkurajuar ndjekësit për të bashkëbiseduar lirshëm me të.

The post Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit appeared first on iconstyle.al.

“Ju kërkoj falje…”/ Çfarë ndodhi kaq papritur? Joz Marku kërkon ndjesë publike për…(Foto)

27 June 2025 at 15:13

Në orët e para të mëngjesit, këngëtari Joz Marku ka ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij në Instagram, duke kërkuar ndjesë për mungesën e komunikimit në mesazhet private.

“Mirëmëngjes. E vlerësoj dhe e çmoj shumë mbështetjen dhe dashurinë tuaj në DM, dhe kërkoj falje që në mungesë të kohës nuk mundem t’ju kthej dhe përgjigjem”, shkruan ai në postimin e tij në Instagram.

Duke e shoqëruar këtë ndjesë me një ton miqësor dhe të hapur, Jozi shton:

“Sot do mundohem t’ju përgjigjem shumicës prej jush, po ju lej t’më pyesni a thoni ç’të doni ju.”

Ky postim i këngëtarit ka ngjallur kuriozitet, pasi pritet të japë përgjigje sqaruese për disa nga ngjarjet e fundit që lidhen me Loredana Bratin apo deklaratën e bujshme të Ledri Vulës, i cili u shpreh se nuk do të bashkëpunonte me Jozin.

The post “Ju kërkoj falje…”/ Çfarë ndodhi kaq papritur? Joz Marku kërkon ndjesë publike për…(Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Jozi Marku arrin një milion klikime në vetëm tre ditë me këngën e re “Dhimbje”

2 June 2025 at 11:58

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi Marku, ka arritur një sukses të madh në muzikë pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.

Kënga e tij më e re, e titulluar “Dhimbje”, është publikuar vetëm tri ditë më parë, por tashmë ka kapur shifrën prej mbi 1 milion klikimesh në YouTube.

Ky sukses vjen pas një daljeje të bujshme nga BBVA, ku Jozi u komentua shumë për gjestin e tij— një shuplakë e befasishme ndaj Gjestit teksa po linte shtëpinë, e cila bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky moment krijoi ndasi në opinionin publik: disa e konsideruan një gabim të rëndë që do ta penalizonte atë në karrierën artistike, ndërsa të tjerë e panë si një reagim emocional.

Por, ajo që pasoi ishte e papritur — numri i ndjekësve të Jozit u rrit ndjeshëm menjëherë pas këtij incidenti, duke e kthyer atë në një nga figurat më të përfolura të formatit.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithë komentet dhe dyshimet për të ardhmen e tij muzikore, kënga “Dhimbje” dëshmon të kundërtën.

Projekti ka marrë përkrahje të madhe nga publiku, si në klikime, ashtu edhe në komente, ku fansat vlerësojnë stilin, zërin dhe emocionin që përcjell. /Telegrafi/

The post Jozi Marku arrin një milion klikime në vetëm tre ditë me këngën e re “Dhimbje” appeared first on Telegrafi.

Edhe pse nuk e ndjek më në Instagram, Loredana publikon video duke dëgjuar këngën e re të Jozit

1 June 2025 at 23:55

Duket se marrëdhënia e tyre nuk është në ditët e tyre më të mira, sipas asaj që duket në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për çiftin e krijuar në Big Brother VIP Albania 4, Joz Markun dhe Loredana Bratin.

Siç shihet këngëtari nuk e ndjek më në Instagram, teksa tregon edhe për raportin e tyre aktual.

Foto: Screenshot/Instagram

E në anën tjetër, Lori së fundmi publikoi një video duke shijuar këngën e re të tij “Dhimbje”.

Edhe pse akoma të paqartë, ish-konkurrentja bën me dije se nuk heq dorë lehtë nga ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata patën ulje e ngritje edhe në kohën kur ishin në Big Brother VIP, duke mos u pajtuar në shumë gjëra.

Sido që të jetë, mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të ecë ky raport i dyshes së njohur. /Telegrafi/

 

The post Edhe pse nuk e ndjek më në Instagram, Loredana publikon video duke dëgjuar këngën e re të Jozit appeared first on Telegrafi.

Një muaj pas përfundimit të Big Brother VIP – Jozi dhe Loredana flasin për raportin e tyre

18 May 2025 at 17:00

Në puntatën e parë të sezonit të ri të emisionit “Goca dhe Gra” i ftuar ishte Jozefin Marku.

E në panel tashmë është edhe Loredana Brati, me të cilën nisi një lidhje dashurie në Big Brother VIP Albania 4.

Pas përfundimit të atij reality shou, marrëdhënia e tyre ka qenë në vëmendje të publikut, por asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë një deklaratë të qartë nëse janë ende bashkë apo jo.

Foto: Screenshot/YouTube

I pyetur për këtë çështje gjatë emisionit, Jozi zgjodhi të jetë i rezervuar, duke shmangur një përgjigje të prerë.

Megjithatë, këngëtari la të kuptohej se raporti mes tij dhe Loredanës po vazhdon.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk mund ta themi se jemi bashkë apo jo. Kemi momentet tona të bukura. Do ia lëmë kohës”, tha ai.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të jetë ky raport i tyre. /Telegrafi/

The post Një muaj pas përfundimit të Big Brother VIP – Jozi dhe Loredana flasin për raportin e tyre appeared first on Telegrafi.

Jozi Marku “rikthehet” pas incidentit në BB: Një kalë, një mesazh dhe një reflektim

By: gaze tare
17 May 2025 at 13:40

Pas një periudhe të zhurmshme për shkak të incidentit në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ku u përfshi në një icident me Gjestin, këngëtari Jozi Marku ka zgjedhur një mënyrë mjaft ndryshe për t’u rikthyer në vëmendje.

Në një postim të fundit në Instagram, ai shfaqet i hipur mbi një kalë në mes të natyrës, i veshur thjesht, por me prezencë që flet. Nuk ka shumë fjalë, por mjaftojnë disa për të lënë shije:
“Unë jam i modës së vjetër, ende besoj në Respekt. Ju dua.”

Një foto që ngjan me një skenë filmi – e ngarkuar me simbolikë dhe qetësi, duket si një përpjekje për të vendosur një narrativë të re për veten. Pa justifikime. Pa rikthime në atë çfarë ndodhi. Thjesht një figurë mbi kalë dhe një fjalë: “respekt”.

The post Jozi Marku “rikthehet” pas incidentit në BB: Një kalë, një mesazh dhe një reflektim appeared first on iconstyle.al.

Jozi Marku “rikthehet” pas incidentit në BB: Një kalë, një mesazh dhe një reflektim

By: D Marku
17 May 2025 at 13:36

Pas një periudhe të zhurmshme për shkak të incidentit në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ku u përfshi në një icident me Gjestin, këngëtari Jozi Marku ka zgjedhur një mënyrë mjaft ndryshe për t’u rikthyer në vëmendje.

Në një postim të fundit në Instagram, ai shfaqet i hipur mbi një kalë në mes të natyrës, i veshur thjesht, por me prezencë që flet. Nuk ka shumë fjalë, por mjaftojnë disa për të lënë shije:
“Unë jam i modës së vjetër, ende besoj në Respekt. Ju dua.”


Një foto që ngjan me një skenë filmi – e ngarkuar me simbolikë dhe qetësi, duket si një përpjekje për të vendosur një narrativë të re për veten. Pa justifikime. Pa rikthime në atë çfarë ndodhi. Thjesht një figurë mbi kalë dhe një fjalë: “respekt”.

The post Jozi Marku “rikthehet” pas incidentit në BB: Një kalë, një mesazh dhe një reflektim appeared first on Albeu.com.

A po e ndjek zemrën apo po largohet nga ajo? Postimi i fundit i Jozit ngre dyshime…

10 May 2025 at 16:29

Një mesazh i shkurtër, por i fortë nga Joz Marku ka ndezur rrjetin:
Dëgjo zemrën tënde, jo fjalët e njerëzve.” Ky caption në Instagram ka mjaftuar që ndjekësit të nisin spekulimet për një krisje mes tij dhe Loredanës.

Ajo që e ndezi më shumë “zjarrin” ishte ,ungesa e unazës që Jozi i kishte dhuruar Loredanës në BBVA,  një detaj që fansat nuk e kanë lënë pa vënë re në postimet e fundit të saj. Çifti që dikur çmendi publikun me romancën në shtëpinë më të famshme në vend, tani duket sikur po kalon një fazë reflektimi… ose ndoshta fundin?

Asnjë koment zyrtar nga palët deri tani – por rrjetet po “flasin” më shumë se kurrë. Thjesht pauzë… apo ndarje?

Écoute ton cœur, jo fjalt e njerezve 

The post A po e ndjek zemrën apo po largohet nga ajo? Postimi i fundit i Jozit ngre dyshime… appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ A ishte ky urimi i Joz Markut për ditëlindjen e Gjestit…?

By: M C
9 May 2025 at 16:53

Këngëtari Gjesti ka festuar dje ditëlindjen, 25- vjetorin e tij.

Duket se marrënia Jozi-Gjesti, nuk ndalet pasi ata nuk ndalen së postuari foto me mbishkrime dhe mesazhe të ndryshme.

Joz Marku ka trazuar rrjetin me një postim në instastory. Ai ka publikuar një gotë me verë dhe poshtë saj ka shkruar:

“Hajt gëzuar”. Kjo lëvizje e Jozit a është një ngacmim mediatik apo…? A do të munden të rregullojnë marrëdhënien dyshja më e përfolur?

The post FOTO/ A ishte ky urimi i Joz Markut për ditëlindjen e Gjestit…? appeared first on Albeu.com.

Joz Marku vazhdon ngacmimet ndaj Gjestit, thotë se ka gati këngën e re duke publikuar fotografi nga studio

29 April 2025 at 09:22

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 4 kanë nisur me projektet e tyre dhe angazhimet, marrë parasysh se kanë qenë të izoluar për disa muaj.

Ka qenë fituesi i këtij edicioni, Gjesti, i cili paralajmëroi një këngë të re përmes rrjeteve sociale.

E më pas ishte edhe Egli Tako që bëri të ditur se po vjen me projekt të ri, e që u tha se mund të jetë një bashkëpunim mes të dyve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GJESTI (@gjestt)

Krahas gjithë kësaj, për këngë të reja duket se po punon edhe ish-konkurrenti Joz Marku.

Në një postim të ndarë me ndjekësit në InstaStory, ai shkroi: “Gati?”.

Mbase kjo mund të jetë edhe një ‘thumb’ për Gjestin, me të cilin pati përplasje të mëdha në formatin e lartpërmendur.

Në momentin që doli, Jozi e goditi me shuplakë dhe e gjuajti në tokë këngëtarin pejan.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo situatë bëri bujë të madhe dhe u dënua nga të gjithë ky veprim i jashtëzakonshëm. /Telegrafi/

The post Joz Marku vazhdon ngacmimet ndaj Gjestit, thotë se ka gati këngën e re duke publikuar fotografi nga studio appeared first on Telegrafi.

Çfarë ka në plan Joz Marku pas daljes nga BBVA? Këngëtari fotografohet në zyrat e “Piranjave”

By: M C
24 April 2025 at 20:23

Pas dalje aspak normale dhe me shumë bujë nga Big Brother VIP Albania, Joz Marku është vendosur në qendër të vëmendjes. Kurioziteti i fansave është i madh se ku ndodhet këngëtari.

Së fundmi producenti i Piranjave, Vojo Bregu ka publikuar një foto me Jozin, ku duket se ndodhen në zyrat e Piranjave. Kjo foto ka ngjallur shumë kuriozitet dhe ka ngritur shumë pyetje se përse ndodhet Jozi tek zyra e Piranjave.

Mos Jozi do bëjë një denoncim, apo rrëfejë prapaskena që shumë njerëz nuk i dinë? Kjo mbetet për tu parë në ditët në vazhdim.

The post Çfarë ka në plan Joz Marku pas daljes nga BBVA? Këngëtari fotografohet në zyrat e “Piranjave” appeared first on Albeu.com.

Stresi për Jozin: Ka qenë bari delesh, është marrë me lopë

20 April 2025 at 19:22

Arkimed Lushaj – Stresi ka mbështetur Gjestin që nga fillimi i Big Brother VIP Albania 4.

Ai ka komentuar situatën e Joz Markut me fituesin e këtij edicioni, incident që ndodhi një javë më parë.

I njëjti thotë se Jozi në rend të parë ka qenë bari delesh dhe është marrë më kullotë.

Foto: Screenshot/TikTok

“Në radhë të parë ka qenë bari delesh, është marrë me dele, me kullota me lopë andej ku ka ndenjur. Ia kam thënë edhe kur të jetë prezent. Bari nuk është ofendim”, u shpreh ai.

Moderatori Ronaldo Sharka i kërkoi që të mos e ofendonte në këtë mënyrë.

“S’kam asgjë të komentoj, ia ka lënë publikut e di vetë ta gjykojë, nuk ka qenë gjest i hijshëm dhe kaq”, tha ndër të tjerash.

Gjesti vlen të ceket se u shpall fitues duke marrë kështu plot 100 mijë euro. /Telegrafi/

 

The post Stresi për Jozin: Ka qenë bari delesh, është marrë me lopë appeared first on Telegrafi.

Dita e Pashkëve – Çun Lajçi i kërkon Gjestit të pajtohet me Jozin pasi fitoi Big Brother-in

20 April 2025 at 17:03

Gjesti u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Tashmë Big Brother ka mbaruar dhe reagimet në rrjet kanë qenë të shumta.

E një të tillë së fundmi e ka bërë edhe aktori Çun Lajçi, i cili e ka përkrahur këngëtarin pejan në këtë rrugëtim.

Në një postim të ri, artisti shqiptar ka uruar Pashkët, derisa bën thirrje që në këtë ditë Gjesti të pajtohet me Joz Markun – marrë parasysh konfliktet që patën me njëri-tjetrin.

Për më shumë, ndiqni të plotë postimin e Lajçit (pa ndërhyrje):

“Me shkas

Me shnet Pashket vllazën të krishtenë. U gëzofshit për jetë e mot!

Tani

Gëzuar edhe ty Jozef Marku, dhe në ketë ditë të shejt, kërkoj falje me rastin e ngutisë sime, për zemratën që pate me Besartin!

Dhe

Ti Gjesti, bahu burr (edhe pse je i ri e burrnia asht ende larg teje), por uroja Pashkët vëllaut tand Jozit, dhe shtria dorën dhe falja kabahatin, tani kur e more çmimin që aq shumë e doje!
Urime djalosh, çdo send u kry”. /Telegrafi/

The post Dita e Pashkëve – Çun Lajçi i kërkon Gjestit të pajtohet me Jozin pasi fitoi Big Brother-in appeared first on Telegrafi.

Jozi reagon pas përjashtimit nga BBVA: “U provokova, por nuk do bëhem viktimë”

19 April 2025 at 21:37

Pas largimit të bujshëm nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Jozefin Marku ka thyer heshtjen me një reagim të gjatë në rrjete sociale. Ai ka falënderuar publikun për mbështetjen dhe ka dhënë versionin e tij për incidentin që çoi në përjashtimin nga formati.

“Kam heshtur edhe kur më kanë lënduar rëndë. Por edhe heshtja ka një kufi,” shkruan Jozefi, duke nënkuptuar se situata e krijuar brenda shtëpisë ka qenë përtej durimit të tij. Ai tha se është ndjerë i provokuar në disa raste, por ka zgjedhur të mos luajë rolin e viktimës.

Reagimi i tij vjen pas debateve të ashpra që u transmetuan gjatë javës së fundit në BBVA, të cilat kulmuan me një deklaratë të cilësuar si e papërshtatshme nga produksioni, duke sjellë përjashtimin e menjëhershëm të këngëtarit.

The post Jozi reagon pas përjashtimit nga BBVA: “U provokova, por nuk do bëhem viktimë” appeared first on Sot News | Lajme.

Laert Vasili komenton shuplakën e Jozit ndaj Gjestit: E tmerrshme, këtij të voglit hallall i qoftë

17 April 2025 at 10:33

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 tashmë kanë ngelur vetëm katër finalistët.

Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako janë banorët që garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Laerti dhe Rozana kanë diskutuar sërish për incidentin që ndodhi në spektaklin e së shtunës, ku Jozi në dalje goditi me shuplakë Gjestin.

Foto: Screenshot/TikTok

Aktori shqiptar thotë se ishte një gjë e tmerrshme, por që bravo i qoftë këngëtarit pejan që e kaloi aq shpejtë.

“Çfarë tmerri si se përmbajti veten ai”, tha ai, referuar Jozit.

“Ktij të voglit bravo i qoftë që e kaloi aq shpejt, ajo ishte e tmerrshme. Vandalizëm i gjallë”, theksoi ndër të tjerash Vasili.

Pritet të shihet të shtunën se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni. /Telegrafi/

 

The post Laert Vasili komenton shuplakën e Jozit ndaj Gjestit: E tmerrshme, këtij të voglit hallall i qoftë appeared first on Telegrafi.

Zbulohet dosja e rëndë penale e Joz Markut për dhunë ndaj femrave në Zvicër

By: gaze tare
14 April 2025 at 09:17

Pas incidentit në Big Brother VIP Albania 4, ku Jozef Marku (i njohur si Jozi) goditi fizikisht artistin Gjesti, janë zbuluar informacione shqetësuese për të kaluarën e tij.

Një ish-partnere e tij e ka denoncuar për dhunë gjatë bashkëjetesës në Zvicër, çka ka çuar në burgimin e tij nga viti 2020 deri në 2023.

Burimi pranë ish-partneres së tij ka theksuar se pas burgosjes, Jozi dhe ish-partnerja nuk kanë pasur më kontakt, ndërsa vendi ku ai kreu dënimin ka qenë një nga kantonet frankofone të Zvicrës.

Ekspertët zviceranë theksojnë se dënimet e rënda me afat të gjatë aplikohen në rastet recidiviste me prova të forta të dhunës ndaj femrave.

The post Zbulohet dosja e rëndë penale e Joz Markut për dhunë ndaj femrave në Zvicër appeared first on iconstyle.al.

Ylli Limani i del në mbështetje Gjestit: “Rrugën drejt suksesit s’ta ndal askush!”

By: gaze tare
13 April 2025 at 14:57

Pas incidentit të bujshëm në “Big Brother VIP Albania”, ku Gjesti u godit fizikisht nga Joz Marku, reagimet publike në mbështetje të tij nuk kanë munguar. Së fundmi, edhe këngëtari i njohur Ylli Limani i ka dalë në krah Gjestit me një mesazh të fuqishëm në rrjete sociale.

Në një postim në InstaStory, Ylli ndau një foto të Gjestit nga shtëpia e BBVA dhe shkroi:

“Rrugën drejt sukseseve të mëdha nuk munet me nal kërkush edhe kurgjo. Me ty @gjesst”, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.

Ky gjest vjen si një shenjë solidariteti jo vetëm ndaj një personi që po kalon një moment të vështirë publik, por edhe si një qëndrim kundër çdo forme dhune në formatet televizive.

Mbështetja për Gjestin tashmë ka tejkaluar edhe kufijtë shqiptarë, duke përfshirë figura publike, fansa dhe qytetarë të zakonshëm që po shprehin hapur indinjatën e tyre për incidentin.

The post Ylli Limani i del në mbështetje Gjestit: “Rrugën drejt suksesit s’ta ndal askush!” appeared first on iconstyle.al.

❌
❌