Pas shpalljes fajtor javën e kaluar, çështja po kalon në fazën e dënimit që do të ndodhë pas disa muajsh.
Një kërkesë për të përshpejtuar seancën u tërhoq pas një konference të mbyllur mes palëve.
Combs, 55 vjeç, u shpall fajtor për dy akuza për transportim me qëllim për prostitucion, pas një gjyqi që zgjati gati shtatë javë në Manhattan. Ai u shfajësua nga akuzat më të rënda, si trafikim njerëzor dhe komplot për zhvatje, të cilat mund t’i kishin sjellë dënim të përjetshëm.
P. Diddy
Ligjërisht, secila nga akuzat për të cilat u dënua mund të sjellë deri në 10 vjet burg, për një total prej 20 vitesh. Megjithatë, prokuroria kërkon një dënim prej 4–5 vitesh (51–63 muaj), ndërsa mbrojtja rekomandon 21–27 muaj. Vendimin përfundimtar do ta japë gjyqtari Subramanian.
Aktualisht, Diddy ndodhet në paraburgim në Brooklyn’s Metropolitan Detention Center, pasi iu refuzua lirimi me kusht për shkak të rrezikut për arratisje dhe ndikimit te dëshmitarët, përfshirë ish-të dashurën e tij, Cassie Ventura.
Artisti ka kaluar gati 10 muaj në paraburgim, që do të llogariten në dënimin përfundimtar.
Përpara se të jepet vendimi, të dyja palët do të dorëzojnë memorandume për dënimin, mbrojtja deri më 19 shtator dhe prokuroria pak ditë më pas.
Gjithashtu, do të përgatitet një raport hetimor paraprak, që do ndihmojë gjyqtarin në vendimin përfundimtar, dhe Combs do të zhvillojë një intervistë me shërbimin e provës. /Telegrafi/
Këtë 4 korrik, reperi Sean “Diddy” Combs do ta kalojë shumë ndryshe nga sa kishte parashikuar.
Edhe pse u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit seksual dhe pjesëmarrjes në rrjet kriminal, ai u shpall fajtor për dy akuza më të lehta: transportimin e personave për qëllime prostitucioni.
Ndërsa shmangu burgimin e përjetshëm, Combs rrezikon tani deri në 20 vite burg dhe do të qëndrojë i paraburgosur në Metropolitan Detention Center në Brooklyn deri në seancën e dënimit që është caktuar për 3 tetor.
Foto: Reuters
Gjatë kësaj kohe, ai do të përballet me kushte shumë të thjeshta: mëngjes me drithëra dhe qumësht ose kek, hamburger ose ‘hot-dog’ me makarona e djathë për drekë dhe fasule ose peshk për darkë.
Sipas raportimeve të CNN, Combs mbeti i shokuar kur gjyqtari refuzoi kërkesën e tij për lirimin me kusht, pavarësisht se avokati kishte ofruar një garanci prej 1 milion dollarësh.
Fëmijët e tij madje kishin planifikuar një festë të Ditës së Pavarësisë në rezidencën e tij në Star Island, Florida, duke besuar se ai do të lirohej.
Por gjyqtari argumentoi se Combs përbën rrezik për komunitetin dhe viktimat, për shkak të një “prirjeje për dhunë”.
Foto: Getty Images
Ndërkohë, Cassie Ventura, ish-e dashura e tij që dëshmoi gjatë procesit për abuzimin që kishte përjetuar, paralajmëroi përmes avokatit se lirimi i Combs do të kërcënonte sigurinë e saj dhe të viktimave të tjera.
Pavarësisht shmangies së disa akuzave të rënda, Combs përballet me pasoja serioze ligjore. /Telegrafi/
Reperi amerikan Sean Combs Diddy, i njohur më mirë si P Diddy, u shpall fajtor për organizimin e transportit me qëllim prostitucioni dhe CNN zbuloi se si reagoi ai pasi dëgjoi vendimin.
Përpara se të nxirrej nga salla e gjyqit në Nju Jork, ai u gjunjëzua dhe uli kokën sikur të ishte në lutje. Kur u ngrit në këmbë, iu drejtua audiencës që ishte ulur në galeri dhe filloi të duartrokiste.
Pas kësaj, ai i shikoi anëtarët e familjes së tij dhe tha: “Faleminderit. Të dua, mami”. Ata filluan të duartrokisnin dhe disa madje qanë.
Foto: Reuters
Kur Diddy doli nga salla e gjyqit, familja e tij u tha avokatëve se ata ishin një “ekip ëndrrash”. Avokati i tij Teny Geragos i përqafoi. Avokati mbrojtës Marc Agnifilo tha se reperi po përgatitej të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg.
“Kjo juri i ka dhënë Combs dhuratën e jetës. Ju siguroj se ai e vlerëson mundësinë që i është dhënë dhe nuk do të shkelë asgjë që kjo gjykatë i imponon”, shtoi ai.
Foto: Reuters
Ju kujtojmë se Diddy përballet me deri në 10 vjet burg. Ai u lirua nga akuzat për trafikim qeniesh njerëzore për qëllime prostitucioni dhe shantazhi. /Telegrafi/
Reperi dhe producenti i njohur amerikan, Sean ‘Diddy’ Combs i njohur si P. Diddy, është shpallur i pafajshëm për akuzat më të rënda që rëndonin ndaj tij: komplot për krim të organizuar dhe trafikim seksual.
Artisti 55-vjeçar rrezikonte burgim të përjetshëm nëse do të dënohej për akuzën kryesore për krim të organizuar (racketeering conspiracy), shkruan DailyMail.
Megjithatë, juria e përbërë nga tetë burra dhe katër gra e ka shpallur atë fajtor vetëm për “transport për prostitucion”, një shkelje e rëndë e Aktit Federal Mann në ShBA, e cila parashikon një dënim deri në 20 vjet burg.
Diddy u dënua për organizimin e udhëtimeve me avion për persona të ndryshëm, përfshirë ish-partneret e tij dhe punëtorë seksualë meshkuj të paguar, për qëllime të takimeve seksuale – një akt që përbën shkelje të ligjit federal.
Sidoqoftë, ai u lirua nga akuzat për trafikim seksual dhe komplot kriminal, të cilat lidheshin me pretendimet se kishte përdorur pasurinë, ndikimin dhe dhunën fizike për të manipuluar gratë në maratona seksuale nën ndikimin e drogës, me persona të tjerë.
Ndër personat që përmenden në akuzat fillestare ishin edhe ish-partneret e tij Cassie Ventura dhe një grua tjetër e njohur si Jane, për të cilat Diddy u shpall i pafajshëm.
Vendimi i jurisë u lexua në sallën e gjyqit ndërsa Diddy ndodhej i rrethuar nga avokatët e tij dhe familja e tij ishte e pranishme, duke pritur me ankth rezultatin.
Në sallë ishin edhe nëna e tij dhe motra, ndërkohë që gjashtë fëmijët e tij kishin dalë për pak çaste, por u kthyen sapo u bë e ditur se vendimi ishte marrë.
Diddy hyri në sallë me duart në formë lutjeje, duke shfaqur tensionin për vendimin që do t’i caktonte fatin.
E dashura aktuale e Diddy-t dhe nëna e fëmijës së tij më të vogël, Dana Tran, ishte gjithashtu e pranishme në gjykatë, së bashku me foshnjën e tyre të lindur në vitin 2023, të quajtur Love.
Në gjykatë ndodhej edhe ish-partnerja e parë e tij, Misa Hylton, një stiliste e njohur që ka punuar me emra të mëdhenj si Mary J. Blige dhe Lil’ Kim, e cila mbështeste djalin e tyre, Justin.
Fëmijët e tjerë të Diddy-t përfshijnë: Quincy (33 vjeç), Christian “King” (27), Chance (18), si dhe binjaket D’Lila dhe Jessie (18).
Nëna e Chance, Sarah Chapman, ishte gjithashtu në gjykatë të mërkurën. /Telegrafi/
Detaje shqetësuese kanë dalë nga gjyqi federal kundër Sean “Diddy” Combs, i akuzuar për trafikim seksual dhe shfrytëzim prostitucioni.
Sipas dokumenteve gjyqësore, një seri mesazhesh tekstuale midis një eskorte mashkull dhe një bashkëpunëtori anonim të Diddy-t zbulojnë udhëzime të hollësishme për organizimin e udhëtimeve, hyrjes në dhomat e hotelit dhe pjesëmarrjes në festa seksuale të zgjatura.
Në një shkëmbim mesazhesh nga gushti i vitit 2009, eskortës “Jules” i premtohet një “bakshish” për t’u bashkuar me një takim të minutës së fundit në New York – një takim që përfshihej në atë që ai më pas e përshkruan si seks “si lepujt”, duke lënë të kuptohet për aktivitet intensiv seksual, shkruan DailyMail.
Jules, sipas mesazheve, udhëtoi nga Los Angeles në JFK dhe iu dha hyrja në një dhomë hoteli luksoze. Ai kërkonte pushim për të fjetur pas dy ditësh pa gjumë, duke shpjeguar me humor: “Ju jeni lepuj”. Më vonë, ai kërkonte që t’i organizohej fluturimi për kthim, por iu tha të qëndronte më gjatë.
Në dhjetor të po atij viti, Jules kërkonte ndihmë për të ndërtuar një alibi për të dashurën e tij, duke i kërkuar bashkëpunëtorit të Diddy-t të shtirej sikur po e ftonte diku tjetër.
Në mesazhe, aktivitetet seksuale përshkruheshin si “festa”, duke shmangur fjalë më eksplicite.
Këto mesazhe janë vetëm një pjesë e dosjes së ngarkuar kundër Diddy-t, i cili përballet me akuza të shumta, përfshirë komplot për shantazh dhe trafikim seksual.
Prokurorët pretendojnë se ai organizonte “festa seksuale të çmendura” me dhunë dhe drogë, duke përdorur eskortat për kënaqësinë e vet dhe të të ftuarve.
Gjykata gjithashtu ka parë fotografi të marra gjatë një bastisjeje në mars 2024 në rezidencën e Diddy-t, ku u zbuluan armë të fuqishme, substanca narkotike si ketamina dhe qindra shishe me vaj lubrifikues.
Avokatët mbrojtës të Combs i kanë quajtur aktivitetet si “seks konsensual” dhe theksojnë se ai “ble blerje me shumicë si çdo amerikan tjetër”.
Gjyqi vazhdon mes interesit të madh publik dhe raportimeve intensive të medieve. /Telegrafi/
Një eksperte e modës ka deklaruar se fakti që Sean ‘Diddy’ Combs paraqitet në gjykatë me xhemper, ka një domethënie të rëndësishme për strategjinë e mbrojtjes së tij në gjyq. Ndërkohë që disa të akuzuar shfaqen në sallën e gjyqit me uniformë burgu, Combs ka marrë leje të veshë rroba civile.
Sipas raportimeve të E! News, ai ka të drejtë të ketë me vete pesë këmisha, pesë palë pantallona, pesë palë çorape, pesë xhemperë dhe dy palë këpucë gjatë gjithë procesit gjyqësor. Kjo lejohet për shumë të akuzuar në mënyrë që të mos ndikohen paragjykimet e jurisë, pasi uniforma e burgut mund të krijojë një perceptim negativ ndaj të pandehurit.
Edhe pse kamerat nuk lejohen në sallën e gjyqit, gazetarët vizatimorë të pranishëm realizojnë skica për Reuters që tregojnë atmosferën dhe paraqitjen e Combs gjatë seancave.
Foto: EPA
Në këto skica vihet re se flokët e tij janë thinjur dukshëm, pasi në paraburgim nuk ka qasje në ngjyrues flokësh. Ai zakonisht paraqitet me kombinime të thjeshta këmishë-xhemper – një stil shumë i ndryshëm nga ai luksoz dhe ekstravagant me të cilin publiku e ka parë më parë.
Një gazetar i The Independent e përshkroi madje si “të pamundur për t’u njohur”. Sipas The Washington Post, tri vizatueset që po realizojnë skicat e këtij gjyqi kanë dokumentuar edhe të famshëm të tjerë në procese gjyqësore si Donald Trump, Harvey Weinstein, Woody Allen, R. Kelly dhe Ghislaine Maxwell.
Ato kanë thënë se fytyra e Combs është “e vështirë për t’u vizatuar” pasi nuk ka shumë tipare të theksuara, ndonëse “vetullat janë shumë ekspresive”. Thuhet se vetë Combs nuk është aspak i kënaqur me skicat – sipas Law&Crime Network, ai mendon se duket “si një koalë”.
Foto: EPA
Në shumicën e skicave, ai paraqitet me xhemper, dhe sipas kritikes kryesore të modës në The New York Times, Vanessa Friedman, kjo nuk është rastësi. Ajo thekson se Combs “nuk duket fare si Sean Combs për të cilin flitet në akuza”, dhe e përmend strategjinë e njohur si “mbrojtja e nördit”.
Ky term u krijua nga avokati Harvey Slovis në vitin 1999, kur Combs u përball me një tjetër proces gjyqësor për posedim armësh – atëherë iu vendosën syze për t’u dukur më inteligjent dhe më pak kërcënues përpara jurisë. Friedman sugjeron se këtë herë mbrojtja po përdor “mbrojtjen e xhemperit” – përmes pamjes, po përpiqen të krijojnë një imazh më të butë dhe të distancuar nga akuzat për shfrytëzim seksual, trafikim dhe reket.
Foto: EPA
Combs i mohon të gjitha akuzat, por nëse shpallet fajtor, rrezikon burgim të përjetshëm. Gjatë gjyqit janë prezantuar fotografi të provave të sekuestruara nga policia në pronat e tij, janë përshkruar të ashtuquajturat festa “freak off”, dhe ish-partneret e tij kanë dëshmuar për sjelljen e tij.
Ndërkohë që juria dëgjon këto akuza të rënda, Friedman thekson se “edhe vetë xhemperët janë një dëshmi në favor të tij”.
Gjykatësi federal amerikan, Arun Subramanian, i ka bërë me dije jurisë se gjyqi pritet të zgjasë rreth tetë javë. Procesi ka nisur më 12 maj dhe aktualisht ndodhet në javën e pestë. Deri tani janë marrë në pyetje shumë dëshmitarë, dhe përfundimi i gjyqit do të varet nga koha që juria do të marrë për të arritur në një vendim. /Telegrafi/
Gjyqi i Diddy-t është në kulmin e tij dhe në njërën nga seancat e fundit dëgjimore, reperi 55-vjeçar u qortua nga gjyqtari për sjelljen e tij.
Pasi juria u nxor nga salla e gjyqit, Arun Subramanian kërcënoi se do ta nxirrte Diddy-n jashtë sallës së gjyqit për shkak të shprehjeve të fytyrës.
Ai u qortua për tundjen e kokës ndërsa dëshmitarët jepnin dëshmitë e tyre, gjë që gjykatësi e quajti “krejtësisht të papranueshme”.
P. Diddy
Gjykatësi i shpjegoi avokatit të Diddy-t, Marco Agnifilo, se ishte i qartë se nuk donte shprehje fytyre në sallën e gjyqit.
Ai përpiqet të komunikojë me jurinë gjatë gjithë kohës
Kur u pyet nëse klienti i tij do të vazhdonte me një sjellje të tillë, Agnifilo u përgjigj: “Jo, nuk do të ndodhë më”.
“Nëse ndodh përsëri, do ta udhëzoj jurinë, përndryshe klienti juaj mund të largohet nga salla e gjyqit”, u përgjigj gjykatësi.
Sipas karikaturistes së gjykatës, Jane Rosenberg, Combs i kishte treguar shprehjet e fytyrës jurisë që nga fillimi i gjyqit. Ajo shtoi se ai u përpoq të komunikonte me jurinë nga pjesë të ndryshme të sallës së gjyqit, varësisht nga kush po dëshmonte dhe çfarë po thoshte.
Shumë veta dëshmuan për sjelljen e tij
Siç e dinë shumica, Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, është aktualisht në gjykatë pasi u akuzua për shantazh dhe trafikim qeniesh njerëzore në vitin 2024. Që kur Combs u arrestua shtatorin e kaluar në hotelin Park Hyatt në Manhattan, New York, ai ka mbajtur pafajësinë e tij dhe i ka mohuar të gjitha akuzat.
Që prej fillimit të gjyqit disa javë më parë, dëshmitarë të shumtë kanë dëshmuar, përfshirë ish-të dashurën e tij, Casandra Cassie Ventura, e cila e akuzoi atë për abuzim fizik gjatë marrëdhënies së tyre, gjë që u konfirmua nga Dawn Richard.
A ekziston mundësia e faljes?
Kohët e fundit, Trump foli edhe për rastin e tij, kur u pyet për një falje të mundshme për Diddyn. Ai nuk e përjashtoi këtë mundësi, por tha se duhen marrë më shumë informacione.
“Askush nuk më pyeti. Por e di që disa po mendojnë për këtë. E di që po mendojnë për këtë. Mendoj se disa ishin shumë afër pyetjes. Para së gjithash, do të shikoja se çfarë po ndodh, dhe nuk e kam ndjekur shumë, megjithëse të gjithë shkruajnë shumë për këtë. Nuk e kam parë. Nuk kam folur me të prej vitesh”, tha Trump, pas së cilës foli edhe 50 Cent. /Telegrafi/
Sean ‘Diddy’ Combs dhe Harvey Weinstein janë akuzuar për sulm seksual nga e njëjta grua.
Crystal McKinney, e cila ngriti një padi kundër Diddy-t në maj 2024, duke e akuzuar atë për drogim dhe sulm seksual ndaj saj, tani është përmendur në një padi të ndryshuar të 30 majit, e cila u ngrit fillimisht në shkurt 2025, kundër producentit të filmave Weinstein, 73 vjeç.
Padia, e cila nuk lidhet me padinë e Diddy-t, pretendonte se Weinstein përdhunoi McKinney dhe një mik në një dhomë hoteli në Manhattan në vitin 2003, raportoi People.
Foto: Getty Images
Sipas padisë, McKinney pretendon se mori një telefonatë nga një drejtues i paidentifikuar i një kompanie modelingu, i cili i tha se ai kishte caktuar një takim biznesi midis saj dhe Weinstein në një sallë të njohur në West Village në mbrëmje.
McKinney tha se solli me vete një shoqe modele dhe shok dhome për të parë nëse ai do ta “konsideronte edhe atë për një rol aktrimi”, raportoi botimi.
Crystal Mckinney
Sipas padisë, ata mbërritën në sallon dhe pritën që të mbërrinte manjati i filmit përpara se të shoqëroheshin në tavolinën e tij.
McKinney më pas pretendoi se Weinstein “u kishte thënë vazhdimisht atyre se donte t’i njihte më mirë të dy, në mënyrë që të shihte ‘veten’ e tyre të vërtetë” dhe sugjeroi që ta zhvendosnin takimin për të “diskutuar rolet e mundshme të aktrimit” në vendin e tij, pasi salla e pritjes ishte “shumë e zhurmshme dhe e mbushur me njerëz”. /Telegrafi/
Reperi amerikan Scott Mescudi, i njohur më mirë si Kid Cudi, dëshmoi kundër P Diddy në një gjykatë në New York. Ai është i bindur se i vuri flakën Porsche 911 Cabriolet të tij prej 140,000 dollarësh (123,400 euro) pasi zbuloi se po dilte me të dashurën e tij të atëhershme, Cassie Ventura.
Cudi deklaroi se një koktej molotov u hodh mbi makinë. Ai gjithashtu pretendon se Diddy hyri me forcë në shtëpinë e tij në Los Angeles pasi zbuloi se ishte në një lidhje me Cassie-n. Ajo ka qenë me Diddy-n që nga viti 2007, por Cudi mendoi se të dy ishin ndarë kur filluan të dilnin bashkë në vitin 2011. Cassie e telefonoi Cudi-n në panik më 22 dhjetor 2011, rreth orës 5:30.
“Ajo më tha se Sean Combs kishte zbuluar për ne të dy. Isha shumë i hutuar. Më kërkoi të shkoja ta merrja. Tingëllonte nervoze dhe e frikësuar, kështu që shkova ta merrja. Ishte gjithashtu e shqetësuar se mos ai do të vinte në shtëpinë time sepse më kërkoi adresën dhe ajo ia dha”, tha ai.
Foto: Reuters
Pasi e la Cassie-n në hotelin Sunset Marquis, Cudi e telefonoi Diddyn ndërsa po kthehej me makinë në shtëpi. Ai u kërkoi falje të pranishmëve në gjykatë për fjalorin dhe zbuloi se çfarë i tha Diddyt.
“‘O idiot, je në shtëpinë time?’ “Ai tha, ‘Çfarë ke?'” tregoi ai. Ai e përsëriti pyetjen dhe Diddy i tha se donte vetëm të fliste, gjë për të cilën Cudi i tha se do të ishte atje së shpejti. Kur ai mbërriti, nuk kishte askënd aty.
Foto: Reuters
Duke folur për marrëdhënien e tij me Cassie-n, Cudi deklaroi se ai u nda prej saj në fund të vitit 2011 për sigurinë e tij dhe të saj, sepse ishte në dijeni se Diddy ishte i dhunshëm. Problemet nuk mbaruan me kaq. Më 9 janar 2012, makinës së tij iu vu flaka. Fotot e makinës që po digjej u shfaqën gjithashtu në gjykatë. /Telegrafi/
Këngëtarja Dawn Richard dëshmoi në gjyqin e Sean Diddy Combs, i cili përballet me akuza të rënda për shantazh, shfrytëzim seksual dhe organizim prostitucioni.
Combs i mohon të gjitha akuzat.
Richard ishte pjesë e kompanisë së tij diskografike ‘Bad Boy Records’ si anëtare e grupit ‘Danity Kane’ nga viti 2009 deri në vitin 2011.
Ishte gjatë kësaj periudhe që ajo dyshohet se ishte dëshmitare e dhunës që Combs i ushtroi këngëtares Cassie.
Cassie, emri i plotë i së cilës është Cassandra Ventura, ishte në një lidhje me Combs nga viti 2007 deri në vitin 2018.
Gjatë dëshmisë së saj javën e kaluar, ajo përshkroi detajet e të ashtuquajturave festa “të çmendura” që dyshohet se ishin organizuar nga Combs ndërsa ishte nën ndikimin e drogës.
Richard tregoi se si në vitin 2009 pa Diddy-n duke e goditur Cassie-n në kokë me një tigan, pas së cilës ajo ra në dysheme. Ajo shtoi se ishte e tronditur dhe e frikësuar dhe se Combs i tha të nesërmen: “Edhe ti mund të zhdukesh”.
Dawn dhe Diddy
Prokurorja Christy Slavik e pyeti Richardin: “Kur Combs ju tha se njerëzit mund të zhdukeshin, si e kuptuat këtë?” Ajo u përgjigj: “Që unë mund të vdisja. Nuk mund ta besoja që ky ishte fillimi i udhëtimit tonë”.
Pas atij incidenti, dyshohet se ka qenë shpesh dëshmitare e dhunës kundër Cassie-t.
“Ai e godiste me grusht, e tërhiqte zvarrë, e godiste. E pashë ta godiste në stomak, ta shqelmonte…”, tha ajo.
Cassie dhe Diddy
Gjithashtu pretendoi se anëtarët e stafit të Combs ishin rregullisht të pranishëm gjatë sulmeve, por nuk reagonin, edhe pse Cassie kishte lëndime të dukshme në fytyrë, sy, këmbë, krahë dhe gjunjë.
Richard tha se e pa Combs duke e goditur Cassie-n me grusht në stomak në restorant. Më vonë, thotë ai, ata u grindën në makinë. Kur Cassie i tha se nuk duhej ta kishte bërë këtë para njerëzve, ai dyshohet se e kapi për qafe, e goditi në fytyrë dhe i tha të heshtte. /Telegrafi/
Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka shkruar në rrjetet sociale pasi ajo dëshmoi në gjykatë në New York kundër ish-partnerit të saj Diddy.
Ai akuzohet për trafikim qeniesh njerëzore, prostitucion të detyruar, përdhunim dhe sulm seksual.
“Gjatë pesë viteve të fundit, bota ka dëshmuar forcën dhe guximin e gruas sime ndërsa ajo çlirohet nga e kaluara e saj”, filloi Fine.
Ai ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në mbështetje të saj. Ai deklaroi më tej se ndjeu shumë ndërsa ishte ulur atje.
“Ndjeva krenari të jashtëzakonshme dhe dashuri të madhe për Cass. Ndjeva zemërim të madh që asaj iu desh të ulej përballë personit që u përpoq ta thyente”, vazhdoi ai.
Pas kësaj, ai thirri Diddy-n dhe të gjithë ata që e ndihmuan në krim.
“Mbaje mend këtë: dështove. Nuk ia theve shpirtin apo buzëqeshjen që ndriçon çdo dhomë. Nuk ia theve gruan që më bëri një burrë më të mirë. Cassie e shpëtoi Cassie-n. Ajo e çliroi veten nga abuzimi, shtrëngimi, dhuna dhe kërcënimet”, tha ai.
Në fund, tha se ajo po luftonte me një demon që vetëm një demon mund t’i kishte shkaktuar.
Alex dhe Cassie u martuan në vitin 2019. Ajo është aktualisht në muajin e tetë të shtatzënisë. Çifti është në pritje të një vajze të tretë. /Telegrafi/
Cassie Ventura, ish-partnerja e artistit të njohur Sean “Diddy” Combs, është drejt përfundimit të dëshmisë së saj, teksa iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve pas një seance të gjatë ku u mor në pyetje nga avokatët e Diddy-t. Para trupit gjykues, ajo ka deklaruar se Diddy e kishte kërcënuar me publikimin e një videoje intime nëse nuk pranonte të merrte pjesë në të ashtuquajturin “freak-off”, një festë e njohur famëkeqe që ai organizonte.
Prokurorët e pyetën Cassie-n se çfarë kishte ndodhur gjatë fluturimit të kthimit nga Franca. Ajo dëshmoi se Diddy i kishte treguar një video ku ajo kryente marrëdhënie seksuale me një prostitutë. Më pas, hetuesit federalë e pyetën se çfarë i kishte thënë Diddy për këtë video. Cassie u shpreh se ai e kishte kërcënuar se do ta publikonte videon.
Pasi kishin zbritur në New York, sipas Cassie-t, Diddy i kishte kërkuar që të merrte pjesë në një “freak-off”, ndryshe videoja do të dilte në publik. Ajo ka treguar se këtë bisedë e kishte përmendur që në ditën e parë të dëshmisë së saj në gjykatë, kur kishte thënë se ndjehej e burgosur nga ky kërcënim dhe se kishte pranuar të merrte pjesë në atë festë vetëm që ai të ndalonte së kërcënuari.
Në dëshminë e saj fillestare, Cassie kishte treguar se fluturimi për në shtëpi nga Cannesi kishte ndodhur pasi Diddy e kishte akuzuar për përdorim droge në jahtin e tij dhe e kishte përzënë nga aty. Për këtë arsye, kishte pasur paqartësi nëse kërcënimi i Diddy-t kishte të bënte me drogën apo me pjesëmarrjen në “freak-off”. Tani, dëshmia e saj ka hedhur dritë mbi këtë çështje: Diddy përdori videon seksuale si mjet për ta shantazhuar që të merrte pjesë në freak-off.
Prokurorët gjithashtu e pyetën Cassie-n nëse, në fillim të lidhjes, ishte treguar e hapur për pjesëmarrje në këto lloj festash. Ajo u përgjigj se po, kishte qenë. Por kur u pyet nëse më vonë i kishte bërë të ditur Diddy-t se nuk donte më të përfshihej në freak-off-e, ajo tha: “Po, disa herë”.
Kur u pyet se çfarë e shqetësonte në rast se refuzonte pjesëmarrjen, Cassie përmendi sigurinë e saj, karrierën dhe dashurinë. Ajo shtoi para jurisë se, nëse do të mundej, do t’i kthente 20 milionë dollarët nga marrëveshja që kishte bërë me Diddy-n, vetëm që të “fitonte lirinë e saj”.
Atmosfera në sallë u bë emocionale kur prokurorët e pyetën nëse Diddy e kishte dhunuar fizikisht gjatë freak-off-eve. Cassie u përgjigj me “po” dhe filloi të qajë. Ajo tha se në ato momente ndjehej si e pavlerë, e parëndësishme, sikur ishte “asgjë”. Lotët i vazhduan edhe kur u pyet se sa herë Diddy e kishte detyruar të merrte pjesë në freak-off-e ndërsa vuante nga infeksione të traktit urinar. Cassie u përgjigj: “Shpeshherë”. /Telegrafi/
Ishte pritur gjerësisht, dhe tani kemi mësuar se Cassie, emri i plotë Casandra Ventura, do të japë dëshmi sot.
Së pari, gjykata do të dëgjojë përsëri Daniel Phillip-in, shoqëruesin mashkull që dëshmoi dje, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve.
Ish-e dashura e Sean Combs prej shumë kohësh, duhet të japë dëshmi pasi ai të mbarojë.
P Diddy
Këngëtarja dhe modelja e R&B ka qenë në qendër të këtij rasti pasi paditi Combs në vitin 2023, duke pretenduar vite abuzimi.
Pamjet e kamerave të sigurisë të bëra publike në maj 2024 treguan reperin duke e rrahur atë në një hotel në Los Angeles në vitin 2016 – dhe ai kërkoi falje në një video dy ditë më vonë.
Pamjet filmike, të cilat u transmetuan për juristët gjatë ditës së parë të provave dje, tregojnë Combs të veshur vetëm me një peshqir të bardhë, duke grushtuar, shkelmuar dhe zvarritur Ventura në një korridor hoteli.
Këngëtarja dhe modelja, e cila është dëshmitarja kryesore e prokurorisë në këtë çështje, është tetë muajshe shtatzënë. Avokatët mbrojtës të Sean Combs, ish-partnerit të saj prej shumë kohësh, janë kundër faktit që juria ta shohë këtë. /Telegrafi/
Gjyqi i reperit, producentit dhe manjatit amerikan Sean Combs, i njohur si Diddy, ka filluar dhe nëna e fëmijët e tij, ndër të tjerë, u paraqitën në gjykatë.
Combs përballet me akuza për trafikim të qenieve njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual, shantazh, lidhje kriminale dhe transportim të personave për qëllime prostitucioni.
Gjyqi vazhdoi sot në gjykatën e Manhattanit, New York, nën kryesimin e gjyqtarit Arun Subramanian.
Janice Combs, nëna e Sean Combs (Foto: Reuters)
Midis të pranishmëve në seancën dëgjimore ishin nëna e Diddy-t, Janice Combs, vajzat e tij binjake D’Lila Star Combs dhe Jessie James Combs, vajza Chance Combs dhe djali King Combs.
Diddy përshëndeti familjen e tij ndërsa hynte në sallën e gjyqit, u bëri me dorë dhe u dërgoi një puthje, raporton Sky News.
Është e rëndësishme të theksohet se gjyqi nuk do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion. Gjithashtu, nuk lejohen kamerat në sallën e gjyqit dhe fotografimi është i ndaluar, që do të thotë se nuk lejohen pamje të Diddy-t në bankën e të akuzuarve. Një ligj që daton vite më parë ndalon median të ketë akses në pamjet filmike të procedurave gjyqësore në çështjet penale federale.
Foto: Reuters
Sipas Nenit 53 të Procedurës Penale Federale, filmimi, fotografimi dhe transmetimi i gjyqeve nuk lejohen.
Edhe pse disa gjyqe në shtetet amerikane lejojnë kamerat, ky rast nuk do të bëjë përjashtim, kështu që kushdo që dëshiron të ndjekë gjyqin do të kufizohet.
Combs përballet me akuza të rënda që përfshijnë pesë akuza për krime të rënda.
Foto: Reuters
Akuza e parë lidhet me komplot për të kryer shantazh dhe, nëse dënohet, mund të rezultojë në burgim të përjetshëm.
Akuza e dytë dhe e tretë lidhen me trafikimin seksual me forcë, mashtrim ose shtrëngim, të cilat gjithashtu mbartin një dënim maksimal me burgim të përjetshëm, me një dënim minimal të detyrueshëm prej 15 vjetësh burgim.
Pika e katërt dhe e pestë i referohen transportimit të personave për qëllime prostitucioni, të cilat mund të rezultojnë në një dënim deri në 10 vjet burg. /Telegrafi/
Gjyqi i Sean Diddy Combs, njërit prej reperëve më të suksesshëm në ShBA, vazhdoi sot në New York i cili akuzohet për një sërë krimesh, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual.
Përveç kësaj, ai akuzohet për shantazh dhe krime që lidhen me prostitucionin.
Mbrojtja e Diddy-t sot drejtohet nga Marc Agnifilo, një avokat që ka përvojë me raste të ngjashme.
Teny Geraos është gjithashtu në ekipin ligjor. Nga ana tjetër, janë tetë anëtarë të prokurorisë, përfshirë Maureen Ryan Comey, e cila pati një karrierë të shquar në Distriktin Jugor të New Yorkut.
Një nga prokurorët gjatë gjyqit theksoi se sjellja e Combs ishte kriminale. Siç pretendon ai, “i pandehuri kishte fuqinë të shkatërronte jetën e viktimave të tij”.
Combs “sulmoi brutalisht” gratë kur ato refuzuan të merrnin pjesë në festa të njohura si “frikacakë” ose kur ato e zemëruan atë në ndonjë mënyrë tjetër, tha prokurorja Emily Johnson në deklaratën e saj hapëse në gjykatën federale të Manhattanit.
Johnson theksoi se të pranishmit do të kenë mundësinë të dëgjojnë dëshmi nga viktimat të cilat pretendojnë se Combs i rrihte rregullisht dhe se shpërthente në zemërim për gjërat më të vogla.
“Ata do t’ju tregojnë për disa nga përvojat më të dhimbshme të jetës së tyre. Ditë të kaluara në dhoma hoteli, të droguar, të veshur me kostume për të realizuar fantazitë seksuale të të pandehurit”, tha ajo.
Gjyqi aktualisht është ndërprerë për një orë.
Si kujtesë, Combs u arrestua në shtator të vitit të kaluar dhe arrestimi pasoi kontrollin e pronave të tij në Miami dhe Los Angeles në mars të vitit 2024.
Në aktakuzën e fundit, të cilën prokurorët e paraqitën në mars të këtij viti si zëvendësim për atë të mëparshmen nga janari, u shtuan edhe tre gra të tjera që dyshohet se ishin viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Gjithashtu pretendohet se Combs i nënshtroi punonjësit e tij punës së detyruar në kushte çnjerëzore. /Telegrafi/
Gjykata në New York ka konfirmuar se reperi dhe producenti i njohur, Sean “Diddy” Combs, ka refuzuar një marrëveshje që do t’i siguronte një dënim më të lehtë në këmbim të pranimit të fajësisë, raporton ABC News. Kjo ndodhi vetëm tre ditë para se të nisë procesi gjyqësor ndaj tij, i cili përfshin akuza të rënda për zhvatje, trafikim njerëzor dhe organizim prostitucioni.
Gjatë seancës, gjyqtari Arun Subramanian e pyeti personalisht Combsin nëse e refuzon ofertën e prokurorëve. “Po, e refuzoj, i nderuar gjykatës”, u përgjigj ai. Detajet e marrëveshjes së refuzuar nuk janë bërë publike. Gjyqi pritet të fillojë të hënën me përzgjedhjen e jurisë, ndërsa deklaratat hyrëse janë caktuar për 12 maj. Nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat, Combs përballet me burgim të përjetshëm”.
Prokurorët pretendojnë se producenti i njohur ka përdorur për vite me radhë dhunë dhe frikësim për të detyruar gra të marrin pjesë në akte seksuale gjatë të ashtuquajturave “festa freak-off”. Sipas aktakuzës, ai ka udhëhequr një rrjet kriminal që ka abuzuar sistematikisht me viktima në vende të ndryshme të ShBA-së.
Foto: EPA
Një nga dëshmitaret kryesore do të jetë ish-partnerja e tij, këngëtarja Cassie Ventura, e cila në vitin 2023 e akuzoi publikisht Combs për përdhunim dhe abuzim të vazhdueshëm. Edhe pse rasti u zgjidh jashtë gjykatës në mënyrë të shpejtë, detajet e marrëveshjes mbetën të fshehta.
Avokatët e Combsit kanë paralajmëruar një linjë mbrojtjeje që e përshkruan jetesën e tij si “stil svingeri”, duke theksuar se klienti i tyre nuk e ka parë këtë mënyrë jetese si problematike. Sipas avokatit Marc Agnifilo, një stil i tillë është i zakonshëm dhe i pranuar në disa rrethe shoqërore.
Foto: EPA
Gjatë procesit gjyqësor priten dëshmi tepër tronditëse. Prokurorët kanë paralajmëruar se do të paraqesin prova për “vite të tëra dhune fizike, maratona seksuale nën ndikim drogash dhe përdhunime të shumta të kryera me forcë”.
Që nga arrestimi në shtator të vitit 2024, Combs ndodhet në paraburgim në Brooklyn. Ai u arrestua pasi autoritetet bastisën vilat e tij luksoze në Los Angeles dhe Miami, ku sipas raportimeve, janë gjetur armë të tipit AR-15 dhe mijëra shishe lubrifikanti. Procesi gjyqësor pritet të zgjasë nga tetë deri në dhjetë javë. /Telegrafi/
Jennifer Lopez mund të përfshihet indirekt në gjyqin e ardhshëm kundër Sean Diddy Combs, i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar.
Combs aktualisht po përballet me akuza të rënda që përfshijnë shantazh, trafikim njerëzor për shfrytëzim seksual dhe vepra të lidhura me prostitucionin.
Domethënë, prokurorët duan të përfshijnë prova nga të shtënat e vitit 1999 që ndodhën në një klub nate, ku pjesëmarrës ishte edhe Combs. Jennifer Lopez ishte e pranishme në vendin e ngjarjes në atë moment. Pas incidentit në të cilin mbetën të plagosur tre persona, Lopez dhe Diddy u larguan nga klubi, ndërsa policia i ndaloi teksa udhëtonin nëpër Manhatan. Më pas në automjetin e tyre u gjet një armë e vjedhur.
Të dy u arrestuan në atë kohë, por Lopez nuk u akuzua për asnjë krim, ndërsa akuzat ndaj Combs u hoqën më vonë. Mbrojtja e tij argumentoi se dëshmia e dëshmitarit kryesor ishte e pabesueshme sepse ai dyshohet se tha se Diddy u përpoq ta korruptonte.
Avokatët e Diddy-t po kërkojnë që incidenti i vitit 1999 të përjashtohet nga rasti gjyqësor, pretendon DailyMail. Ata po kërkojnë gjithashtu të parandalojnë që një video e vitit 2016 që tregon një sulm fizik ndaj ish-të dashurës së tij Cassie Ventura të mos përdoret si provë. Kjo video u publikua në maj 2024 në CNN dhe Combs tha pas publikimit se ai merr përgjegjësinë e plotë. Menjëherë pas kësaj, ai u arrestua.
Avokatët pretendojnë se askush nuk mund të konfirmojë vërtetësinë e videos, si dhe se pamjet janë krejtësisht të pasakta, të ndryshuara, të manipuluara, të përshpejtuara dhe të montuara. Mbrojtja përfshinte analistin mjeko-ligjor Connor McCourt, i cili deklaroi nën betim se videoja ishte e përshpejtuar ndjeshëm dhe përmbante një sasi të madhe shtrembërimi, me pamundësinë e përjashtimit të zgjidhjes që materiali ishte redaktuar.
Përveç kësaj, ekipi i Combs dëshiron të përjashtojë dëshminë e një akuzuesi të tretë, të njohur si “Viktima 3”. Ata besojnë se këto akuza nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me veprat penale për të cilat ai akuzohet dhe se sjellja e tyre në gjykatë do të ishte “paragjykime e padrejtë”. Prokurorët thonë se informacioni ilustron “ndikimin dhe kontrollin” që Combs kishte mbi viktimën.
Mbrojtja pretendon se prova të tilla mund të kenë një ndikim emocional te anëtarët e jurisë, por nuk dha arsye specifike. Edhe pse më parë ai kërkoi që gjyqi të mbahej sa më shpejt, Diddy tani ka kërkuar një shtyrje prej dy muajsh për t’i dhënë atij kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij.
Ai iu referua një aktakuze të tretë të ndryshuar që prokurorët ngritën në fillim të prillit, duke pretenduar se ajo përfshinte “sjellje të re të rëndësishme”. Prokurorët e kundërshtuan këtë pretendim.
Paraqitja e ngjarjeve të vitit 1999 si pjesë e provave mund të nënkuptojë se Jennifer Lopez do ta gjejë sërish veten në qendër të vëmendjes së mediave, megjithëse nuk përmendet si e dyshuar apo dëshmitare. /Telegrafi/
Manjati i muzikës, P Diddy, është dërguar në spital nga qendra famëkeqe e paraburgimit Metropolitan në Brooklyn për shkak të dhimbjes në gju.
Sipas raportimeve të mediave, ylli 55-vjeçar i muzikës u transportua në një spital aty pranë të enjten në mbrëmje për t’iu nënshtruar një MRI.
“Ekzaminimi mjekësor u miratua sepse gjuri i tij po e shqetësonte”, tha burimi, duke vënë në dukje historinë e gjatë të reperit me probleme me gjurin pasi kishte drejtuar një herë në Maratonën e qytetit të New Yorkut.
P Diddy (Foto: EPA-EFE)
Burimi shtoi se vizita në spital është bërë vonë natën për të shmangur thashethemet dhe spekulimet e mëtejshme nga të burgosurit e tjerë apo stafi i burgut. Sipas informacioneve të fundit, reperi nuk ka qëndruar gjatë natës dhe pas ekzaminimit është kthyer në qeli.
“Për arsye privatësie dhe sigurie, ne nuk zbulojmë arsyet e ndalimit të ndonjë të burgosuri në paraburgimin tonë, duke përfshirë gjendjen shëndetësore ose udhëtimin mjekësor”, vuri në dukje Metropolitan.
Një burim policor tha se ata ishin të informuar për atë që kishte ndodhur “vetëm në rast se lajmi do të dilte dhe do të kishte një kaos”.
Për kujtesë, P Diddy u arrestua më 16 shtator në New York dhe do të qëndrojë në paraburgim deri në fillimin e gjyqit, i cili është caktuar për 5 maj të këtij viti. /Telegrafi/
Në vitin 2024, skandali që tronditi më së shumti tregun ndërkombëtar ishte ai lidhur me producentin dhe reperin e njohur, P Diddy.
Ky rast përfshinte akuza për abuzim dhe sjellje të pahijshme, duke shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale dhe një shqetësim të gjerë në industrinë e muzikës.
Njerëzit filluan të kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë, duke e bërë këtë ngjarje një temë qendrore diskutimi nëpër platforma të ndryshme.
Veç kësaj ngjarjeje, pati edhe shumë histori të tjera që do të lënë gjurmë të madhe në shoubizin botëror.
Më poshtë ua sjellim disa prej tyre:
Arrestimi i Sean ‘Diddy’ Combs’ me akuza për trafikim seksual
P. Diddy
Sean “Diddy” Combs u arrestua me akuza federale për trafikim seksual në shtator, pas muajsh akuzash për sjellje të pahijshme seksuale, padi, hetime dhe publikim të videos së mbikëqyrjes që dukej se tregonte reperin duke rrahur rëndë të dashurën e tij të atëhershme në korridorin e një hoteli në Los Angeles.
55-vjeçari përballet me një minimum prej 15 vitesh burg dhe një maksimum të përjetshëm nëse shpallet fajtor për akuzat, duke përfshirë konspiracionin e shantazhit, trafikun seksual me forcë, detyrimin dhe transportin për t’u përfshirë në prostitucion.
Sipas dosjeve gjyqësore në emër të akuzuesve të Combs, ata rezervojnë të drejtën të shtojnë më shumë emra në paditë e tyre, duke përfshirë “persona të famshëm të panjohur aktualisht dhe/ose persona me interes” që e mundësuan ose komplotuan me të.
Këngëtari i “Last Night” është shprehur i pafajshëm. Gjyqi i tij është planifikuar të fillojë më 5 maj 2025.
Jay-Z akuzohet për përdhunim të një të miture
Jay Z
Jay-Z u akuzua se përdhunoi një të mitur në një festë me Combs pas MTV VMA-ve në vitin 2000, sipas një padie të rikrijuar në dhjetor.
Padia pretendon se Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, e përdhunoi atë ndërsa Combs dhe një tjetër personazh i famshëm e shikonin.
Fillimisht, në padi thuhej se Combs ka përdhunuar të miturën, ndërsa “Celebrity A” dhe “Celebrity B” e shikonin. Carter u emërua si “Celebrity A” në padinë e rikrijuar.
Jay-Z mohoi akuzat dhe akuzoi avokatin e viktimës së dyshuar, Tony Buzzbee, për shantazh në një deklaratë të bërë përmes Roc Nation.
Combs gjithashtu mohoi akuzat.
Arrestimi i Justin Timberlake
Justin Timberlake
Justin Timberlake u arrestua në Hamptons për drejtimin e makinës në gjendje të dehur gjatë verës.
Timberlake përfundoi në stacion policor për një vepër më të vogël të “drejtimit të automjetit në gjendje të dehur”.
Timberlake arriti një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorët përpara seancës. Detajet e sakta të marrëveshjes nuk u zbuluan, por një person i afërt me të tha se Timberlake kishte pranuar fajin për veprën më të vogël të “drejtimit të automjetit në gjendje të dehur”, një shkelje e trafikut që mbart një gjobë prej 300 deri në 500 euro.
“Shumë prej jush ndoshta më kanë mbuluar për një pjesë të madhe të jetës sime. Dhe siç mund ta dini, unë përpiqem ta mbaj veten në një standard shumë të lartë për veten time. Dhe kjo nuk ishte ashtu”, u tha Timberlake gazetarëve pasi u deklarua fajtor.
“E gjeta veten në një pozicion ku mund të kisha marrë një vendim tjetër, por kam pasur pak kohë për të reflektuar për këtë”.
Çështja e Dave Grohl
Dave Grohl
Frontmeni i “Foo Fighters”, Dave Grohl, pranoi se u bë sërish baba pas një lidhjeje jashtëmartesore.
“Së fundmi jam bërë baba i një vajze, të lindur jashtë martesës sime”, ndau ai në rrjetet sociale në shtator. “Unë planifikoj të jem një prind i mirë dhe mbështetës për të”.
“Unë e dua gruan dhe fëmijët e mi dhe po bëj gjithçka që mundem për të rifituar besimin e tyre dhe për të fituar faljen e tyre”, shtoi ai.
Grohl është i martuar me ish-modelen Jordyn Blum që nga viti 2003 dhe kanë tre fëmijë së bashku.
Martesa e parë e rokerit me fotografen Jennifer Leigh Youngblood përfundoi në vitin 1997 mes thashethemeve për tradhti nga ana e tij.
Skandali i Joey Lawrence, akuzat për tradhti
Gruaja e Joey Lawrence, Samantha Cope, bëri kërkesë për divorc mes akuzave për tradhti
Joey Lawrence bëri bujë gjatë verës kur u akuzua për tradhtinë e gruas së tij Samantha Cope me aktoren e “Socked in for Christmas”, Melina Alves.
Në gusht, Cope bëri kërkesë për divorc dhe përmendi ‘diferencat e papajtueshme’ si arsyen e ndarjes së tyre, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga Fox News Digital.
Akuzat për tradhti dolën vetëm një javë pas paraqitjes së divorcit të Cope dhe lidhja e përfolur e Lawrence dyshohet se luajti një rol në ndarjen e tij nga Cope.
Sipas një raportimi të revistës People, ylli i “Blossom” u përfshi në mënyrë romantike me Alves ndërsa ata po xhironin “Socked in for Christmas”.
Divorci u dorëzua më 13 gusht, dy muaj pas datës së ndarjes së tyre, e cila ishte më 7 qershor 2024. Ndarja ndodhi dy vjet pasi Laërence dhe Cope u martuan në maj 2022.
Në atë kohë, Lawrence mohoi thashethemet se ai kishte një lidhje me Alves ndërsa ishte ende i martuar me Cope. Alves gjithashtu i mohoi akuzat në rrjetet sociale.
Dyshja u takuan për herë të parë në xhirimet e filmit të vitit 2021 “My Husband’s Secret Brother”. Të dy gjithashtu punuan së bashku në komedinë romantike të vitit 2021 “Mistletoe Mixup” dhe filmin e vitit 2023 “Frankie Meets Jack”.
Të njëjtit u martuan në maj 2022 dhe mirëpritën vajzën Dylan në janar 2023. /Telegrafi/
Sean “Diddy” Combs thuhet se ka humbur peshë të madhe tre muaj në burg pas akuzave për trafikim seksual dhe për shantazh.
Reperi 55-vjeçar, është duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit metropolitane në New York në pritje të gjykimit, shkruan DailyMail.
Sipas një gazetareje që ndoqi procedurën të mërkurën, Diddy dukej në mënyrë tronditëse i brishtë [në peshë] gjatë seancës së fundit në çështjen e tij gjyqësore.
Elizabeth Millner, gazetare në Law and Crime, u citua nga Page Six duke thënë pas seancës.
“Ai dukej jashtëzakonisht i brishtë, [i hollë] gjë që mund të prisni (nga ai) brenda një qendre paraburgimi federale për disa muaj tani”.
“Shumë ndryshe nga stili i jetesës luksoze që ai jetonte më parë, ai dukej i dobët dhe ndoshta pasi paraburgimi i ka ndikuar në paraqitjen e tij”, shtoi Millner.
Gazetarja theksoi gjithashtu se paraqitja e tij ishte dukshëm ndryshe nga ajo se siç dukej herën e fundit, disa ditë përpara se të arrestohej më 16 shtator të këtij viti. /Telegrafi/