Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U “shpartallua” në turin e parë të Champions, Egnatia sonte mëson rivalin e Ligës së Konferencës

By: armand
16 July 2025 at 16:06

Egnatia është mposhtur mbrëmjen e djeshme në transfertë përballë Breidablik, në sfidën e kthimit të fazës së parë kualifikuese të UEFA Champions League. Ndeshja e zhvilluar në Islandë, përfundoi 5-0 në favor të vendasve. Kjo humbje si “shuplakë” për Egnatian, sjell edhe eliminimin e tyre nga Liga e Kampionëve, por jo nga kompeticionet evropiane. Pavarësisht […]

The post U “shpartallua” në turin e parë të Champions, Egnatia sonte mëson rivalin e Ligës së Konferencës appeared first on BoldNews.al.

Egnatia e “dreqos” në Islandë/ Champions, Breidablik shkatërron 5-0 skuadrën rrogozhinase

By: xhir jeta
16 July 2025 at 12:37

Frika ekzistonte, por nuk donim ta besonim. Gjithsesi, e keqja ndodhi dhe Egnatia u eliminua nga Championsi që në raundin e parë, dhe pasi pësoi një humbje të rëndë 5-0 në Islandë.

Kampionia e Shqipërisë, që pati shpresë për kualifikim pas suksesit 1-0 në ndeshjen e parë, u dorëzua plotësisht që në 45 minutat e para, kur pësoi 4 gola nga skuadra vendase, Breidablik.

Goli I parë u shënua që në minutën e 15-të nga Torsteinson, dhe Egnatia nuk e mori veten deri në pushim, ndërsa pësoi sërish gol në pjesën e dytë.

Rrjetat e tjera ishin nga Torsteinson në 27’, Einarson në 23’ e 38’ dhe Omarson në 69’.

U duk e pashpjegueshme mënyra sesi luajti skuadra nga Rrogozhina, e cila në fushën e saj tregoi një fytyrë krejt tjetër duke e dominuar plotësisht kundërshtarin.

Duhet thënë se ekipi ynë pati dy mungesa të rëndësishme si Ndrecën e dëmtuar dhe Lushkjen e pezulluar, por padyshim kjo nuk mund të vlejë si argument për një humbje të tillë pa bërë as rezistencën më të vogël.

Tashmë, kampionia e Shqipërisë do të vazhdojë në turin e dytë të Ligës së Konferencës në datat 24 e 31 korrik, e do të ndeshet me humbësen e çiftit të Championsit, Dinamo Minsk-Ludogorec.

 

Lamtumirë Champions! Egnatia tregon limitet e futbollit shqiptar, turpërohet 5-0 në Islandë

By: armand
15 July 2025 at 22:57

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Champions League që në turin e parë të turneut pas një humbjeje turpëruese 5-0 në Islandë përballë vendasve të Breidablik të cilët i kishte mundur në sfidën e parë në shtëpi. Kampionët e Shqipërisë dukej sikur kishin harruar brenda javës si luhej futbolli, me gafa të çuditshme, hapësira të jashtëzakonshme […]

The post Lamtumirë Champions! Egnatia tregon limitet e futbollit shqiptar, turpërohet 5-0 në Islandë appeared first on BoldNews.al.

“Egnatia” eliminohet nga Liga e Kampionëve

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ “Egnatia” ka përfunduar udhëtimin në Ligën e kampionëve. Skuadra kampione e Shqipërisë është mundur me rezultatin 5-0 në Islandë kundër
“Breidablik”.

Edhe pse ndeshja e parë u fitua nga “Egnatia” me rezultatin 1-0, në sfidën e kthimit, të besuarit e trajnerit Edlir Tetova pësuan pesë gola dhe shfaqën brishtësi të mëdha përballë një kundërshtari që tronditi katër herë portën e rrogozhinasve në 38 minuta lojë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e katër golave nga vendasit, ndërsa në të dytën ata realizuan dhe të pestin, ndërsa Egnatia nuk ia doli dot të shënonte golin e nderit.
Kështu Kampionët e Shqipërisë e mbyllin që në turin e parë aventurën e tyre në Champions, teksa do të kalojnë në kualifikueset e Conference League, aty ku do të ndeshet me skuadrën humbëse nga dueli Dinamo Minsk – Ludogorets.
/r.e/

The post “Egnatia” eliminohet nga Liga e Kampionëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia shpërfytyrohet në Islandë, ekipi vendas i shënon 4 gola në pjesën e parë

By: armand
15 July 2025 at 21:50

Egnatia i ka mbyllur në mënyrën më katastrofike të mundshme 45 minutat e para në Islandë përballë Breidablik. Vendasi kryesojnë 4-0 në sfidën e kthimit të kualifikueseve të Champions League duke tronditur skuadrën e Tetovës që tashmë janë praktikisht të eliminuar që në raundin e parë. Goli i parë erdhi në minutën e 16-të dhe […]

The post Egnatia shpërfytyrohet në Islandë, ekipi vendas i shënon 4 gola në pjesën e parë appeared first on BoldNews.al.

Katastrofë për Egnatian, rrogozhinasit pësojnë edhe golin e tretë në Islandë (Video)

By: armand
15 July 2025 at 21:34

Egnatia e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sfidën në Islandë përballë Breidablik. Vendasi kryesojnë 3-0 në sfidën e kthimit të kualifikueseve të Champions League duke tronditur skuadrën e Tetovës. Goli i parë erdhi në minutën e 16-të dhe mban firmën e Agust Thorsteinsson. Festa nuk do të mbaronte këtu për Breidablik […]

The post Katastrofë për Egnatian, rrogozhinasit pësojnë edhe golin e tretë në Islandë (Video) appeared first on BoldNews.al.

💾

💾

Champions League/ E pëson Egnatia, ekipi islandez në avantazh (Video)

By: armand
15 July 2025 at 21:19

Egnatia po përballet me kampionët e Islandës, Breidablik për një biletë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Vendasit kanë befasuar kampionët e Superligës duke shënuar një gol të shpejtë. Në minutën e 16-të, Agust Thorsteinsson mposhti portierin Dajsinani duke hapur plotësisht çështjen e kualifikimit. Kujtojmë që rrogozhinasit triumfuan në ndeshjen e parë në […]

The post Champions League/ E pëson Egnatia, ekipi islandez në avantazh (Video) appeared first on BoldNews.al.

Formacionet zyrtare/ Ndryshime të detyruara, ja si rreshtohet Egnatia në Champions

By: armand
15 July 2025 at 20:08

Skuadra e Egnatias kërkon që të shkruajë historinë sot në Islandë, ku përballet me kampionët vendas të Breidablik për një biletë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Rrogozhinasit triumfuan në ndeshjen e parë në shtëpi falë golit të Grudës. Sot, në transfertë, ata kanë mundësisë që të përmbushin misionin dhe të vazhdojnë ecurinë […]

The post Formacionet zyrtare/ Ndryshime të detyruara, ja si rreshtohet Egnatia në Champions appeared first on BoldNews.al.

Egnatia “prek” kualifikimin/ Zeka: Rezultati i mirë, por ende asgjë nuk ka mbaruar

By: Re Nato
11 July 2025 at 17:03

Zëdhënësi i klubit Egnatia, Xhevdet Zeka thotë se rezultati i rrogozhinasve, që mundën 1-0 islandezët e Breiðablik për turin e parë në Champions Leguae, ishte mjaft i mirë.

Në një intervistë për “Sport Center” në ABC News, Zeka u shpreh se asgjë nuk ka mbaruar, pasi islandezët janë një ekip i fortë.

“Ishte një sfidë përgatitore shumë e mirë. Prisnim rezultat më të mirë. Ia dolëm të gëzojmë një fitore, por asgjë nuk ka mbaruar. Ata janë një skuadër shumë e fortë që duhet respektuar deri në fund. Kjo është ndeshja e jetës për ne. Ne po krijojmë fiznionomi të një Dinamo Zagrebi të vogël, në mes të Ballkanit. Lojtarët që vijnë te ne, janë shumë më të mirë se niveli në Shqipëri”, theksoi ai./abcnews.al

Zyrtare/ Produkt i akademisë së Barcelonës, Egnatia firmos me futbollistin spanjoll

By: armand
9 July 2025 at 20:03

Klubi i Egnatias ka bërë zyrtare goditjen e radhës në merkaton e verës, duke përforcuar radhët me një element cilësor që pritet të ndihmojë rrogozhinasit në hapin e radhës. Nëpërmjet rrjeteve sociale, klubi ka prezantuar afrimin e mbrojtësit spanjoll Guijem Haime Serrano, i cili luan në krahun e djathtë të prapavijës dhe vjen me një […]

The post Zyrtare/ Produkt i akademisë së Barcelonës, Egnatia firmos me futbollistin spanjoll appeared first on BoldNews.al.

Egnatia shënon fitore historike në Champions League, Gruda “heroi” i rrogozhinasve

By: Besnik
9 July 2025 at 10:36

Egnatia e ka nisur me fitore aventurën e saj në UEFA Champions League, duke mposhtur 1-0 skuadrën islandeze Breidablik në ndeshjen e parë të raundit kualifikues të parë.

Takimi u zhvillua në stadiumin “Egnatia Arena”, ku kampionët e Shqipërisë dominuan gjatë gjithë lojës dhe krijuan disa raste të rrezikshme për shënim.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutat e fundit nga sulmuesi Ildi Gruda, blerja e fundit e klubit, i cili tregoi qartësi para portierit për të vulosur suksesin e ekipit nga Rrogozhina në debutimin e tyre europian në shtëpi.

Trajneri Edlir Tetova zgjodhi këtë formacion titullar: Dajsinani, Fangaj, Sota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Fernando, Lushkja, Ujka, Selmani dhe Guindo.

Gjatë pjesës së parë, Lushkja dhe Selmani provuan të ndryshojnë rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë rastet më të mira i patën Bakayoko, Poci dhe Melo.

Ky sukses i jep Egnatias shanse të mëdha për të kaluar në raundin e dytë të Champions League, ku ndeshja e kthimit do të luhet më 15 korrik në stadiumin “Kopavogsvollur” në Islandë, në orën 21:00.

Në të njëjtën fazë kualifikuese, skuadra shqiptare Shkëndija barazoi 0-0 me TNS, ndërsa Drita fitoi në ndeshjen e saj në shtëpi.

The post Egnatia shënon fitore historike në Champions League, Gruda “heroi” i rrogozhinasve appeared first on Euronews Albania.

Egnatia merr një fitore dramatike në sekondat e fundit ndaj Breidablik

8 July 2025 at 23:12

Egnatia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur skuadrën islandeze Breidablik me rezultatin 1-0.  

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” u vendos vetëm në minutat shtesë të ndeshjes, kur në minutën e 93-të futbollisti Gruda realizoi golin e vetëm të sfidës. 

 Ai kontrolloi bukur një pasim të gjatë nga mbrojtja, shmangu një kundërshtar dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën në Rrogozhinë. 

Gjatë gjithë ndeshjes, Egnatia tregoi një paraqitje solide, duke dominuar pjesën më të madhe të kohës dhe duke krijuar disa raste të rrezikshme.  

Në minutën e 74-të, Poçi goditi traversën me një gjuajtje nga distanca, ndërsa në disa momente të tjera, Bakayoko ishte i pafat përballë portës. 

 Portieri Dajsinani u tregua vendimtar në prapavijë, duke pritur disa tentativa të rrezikshme nga islandezët dhe duke ruajtur portën të paprekur. 

Breidablik nuk u dorëzua lehtë, por Egnatia tregoi disiplinë taktike dhe qetësi në momente kyçe. 

Falë kësaj fitoreje, skuadra shqiptare udhëton drejt Islandës javën e ardhshme me një epërsi të lehtë, por mjaft të vlefshme, në përpjekje për të kaluar më tej në raundin tjetër të kompeticionit evropian./Telegrafi/

The post Egnatia merr një fitore dramatike në sekondat e fundit ndaj Breidablik appeared first on Telegrafi.

“U prish plani, por kishim atë B”: Tetova euforik por kualifikimi vendoset në Islandë

By: user 2
8 July 2025 at 23:41

“E prisja të vështirë, duke parë edhe dëmtimin e Ndrecës, ishim të detyruar të fusnin Selmanin mbrojtës linje. Na u prishën ekulibrat, nuk e kishim përgatitur ndeshjen kështu. Pjesën e dytë ishim superiorë, ishim përpara portës. Jam i kënaqur nga rezultati”. Kështu është shprehur pas fitores në ndeshjen e parë të raundit të parë në Champions Edlir Tetova. Tekniku i Egnatias i gëzohet suksesit 1-0 të vendosur nga Gruda, i ardhuri i fundit i merkatos. “Jam i kënaqur nga afrimet e verës, janë lojtarë që ishin në listën time. Akoma nuk janë në ritmin e skuadrës, por sot bënë shumë mirë”.

Keqardhja është e gjitha në këtë pikë për dëmtimin e Ndrecës, që sapo ishte rikuperuar dhe kartoni i kuq në pankinë për Regi Lushkjan, që do të mungojë në kthimin kundër Breidablik: “Nuk kam informacion shumë të saktë për Ndrecën – tha Tetova -, por mendoj këmba e vjetër, po ai dëmtim që ka pasur. Nuk mendoi se ndikoi euforia. Na u prish një plan, por kishim planin B. Për momentin nuk kishim zëvendësues për Ndrecën. E kemi marrë mbrojtësin, por nuk është në këtë turn për çështje dokumentash”.

Lexo më tej: Debutim ëndërrash në Champions,Gruda i jep fitoren Egnatias: Breidablik bie në shtesë

Ndeshja e ardhshme në transfertë natyrisht që nuk parashikohet e lehtë, me islandezët që janë me kampionatin në zhvillim. “I vetmi shqetësimi është ritmi i kundërshtarëve. Në transfertë do të jetë një ndeshje më e kujdesshme. Egnatia e menaxhoi shumë mirë, goditëm traversën. Gjithçka ngelët e hapur në ndeshjen tjetër” e mbylli Tetova.

The post “U prish plani, por kishim atë B”: Tetova euforik por kualifikimi vendoset në Islandë appeared first on Lapsi.al.

Debutim ëndërrash në Champions,Gruda i jep fitoren Egnatias: Breidablik bie në shtesë

By: user 2
8 July 2025 at 23:13

Egnatia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit në turin të dytë të UEFA Champions League, duke marrë një fitore minimale, por shumë të vlefshme, ndaj islandezëve të Breidablik. Në sfidën e parë kualifikuese, të zhvilluar në “Arena Egnatia”, rrogozhinasit u mjaftuan me një gol të vonë për të mposhtur miqtë 1-0. Heroi i mbrëmjes u bë Ildi Gruda, përforcimi i ardhur nga Vllaznia, i cili pasi u hodh në fushë në minutën e 77’, gjeti rrugën e rrjetës pikërisht në kohën shtesë, duke ndezur festën në tribunat e mbushura.

Rrogozhinasit e nisën ndeshjen me vrull, duke rrezikuar seriozisht që në minutën e 18’, kur pas një pasimi të Fangajt, Lushkja nuk ia doli të shënonte përballë portierit, ndërsa Selmani u ndal po ashtu nga pritja vendimtare e gardianit nordik. Vetëm pak para pushimit, Ujka provoi me një harkim të saktë nga e djathta, por goditja me kokë e Lushkjes përfundoi mbi traun e portës. Në minutat shtesë të pjesës së parë, mesfushori goditi sërish, por topi u kontrollua pa vështirësi nga portieri i Breidablik. Egnatia rrezikoi të ndëshkohej me një autogol kur Dajsinani nuk menaxhoi si duhet një top të kthyer nga mbrojtja, por fatmirësisht shpëtoi pa pasoja.

Në shenjën e Grudës

Në pjesën e dytë, Breidablik tentoi të befasojë, por tentativa e Einarson u ndal nga mbrojtja në minutën e 47’. Egnatia reagoi dhe pati dy mundësi të pastra me Bakajokon, fillimisht në të 58’ kur nuk devijoi dot një top në zonë dhe më pas në të 62’, kur dribloi një mbrojtës, por nuk arriti të dërgonte sferën në rrjetë. Më afër golit vendasit ishin në minutën e 74’, kur Poçi goditi fuqishëm nga distanca, por traversa i mohoi golin. Në vazhdim të aksionit, sërish Poçi detyroi portierin të ndërhynte me grushta për të larguar rrezikun. Kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazim, Egnatia gjeti shpërthimin vendimtar në minutën e 93’, kur një top i gjatë nga mbrojtja përfundoi te Gruda, i cili me qetësi kaloi një mbrojtës dhe mposhti portierin, duke vulosur fitoren.

Lexo më tej: Dinamo me fat, jo keq Partizani: shorti i raundit të dytë tremb Egnatian e Vllazninë

Tani rrogozhinasit udhëtojnë më të qetë drejt Islandës për ndeshjen e kthimit më 15 korrik, ku do të synojnë të mbrojnë avantazhin minimal dhe të shkruajnë një tjetër faqe historike në aventurën europiane.

The post Debutim ëndërrash në Champions,Gruda i jep fitoren Egnatias: Breidablik bie në shtesë appeared first on Lapsi.al.

Egnatia fiton me gol në shtesë ndaj Breidablik, debutuesi Gruda heroi i natës europiane!

By: armand
8 July 2025 at 23:06

Egnatia e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen e parë ndaj islandezëve të Breidablik, rrogozhinasit triumfuan me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të shënuar në minutat shtesë nga Ildi Gruda, sulmues që vetëm pak ditë më parë kishte firmosur me klubin. Rrogozhinasit e nisën keq takimin pasi humbën një […]

The post Egnatia fiton me gol në shtesë ndaj Breidablik, debutuesi Gruda heroi i natës europiane! appeared first on BoldNews.al.

💾

Champions League/ Egnatia publikon listën e lojtarëve, tre mungesa të rëndësishme

By: armand
7 July 2025 at 17:11

Egnatia do të nisë rrugëtimin europian mbrëmjen e nesërme. Klubi rrogozhinas do të përballet me Breidablik në orën 21:00 të mbrëmjes në “Arena Egnatia”. Në prag të nisjes së “ëndrrës” Champions League, trajneri Edlir Tetova ka publikuar dhe listën e futbollistëve që ka grumbulluar në kualifikuese. Vihet re mungesa e Redi Kasës, François Dulysse dhe […]

The post Champions League/ Egnatia publikon listën e lojtarëve, tre mungesa të rëndësishme appeared first on BoldNews.al.

Ndeshjet e Egnatias në Champions, UEFA zbulon arbitrat që do të vendosin drejtësi

By: armand
25 June 2025 at 20:30

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, e nis aventurën  europiane për sezonin 2025-2026 ndaj islandezëve të Breidablik. Ky ballafaqim me kampionët e Islandës është i vlefshëm për turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. UEFA së fundmi ka vendosur edhe gjyqtarët që do të gjykojnë Egnatian në dy ndeshjet e turit të parë të Championsit. Në […]

The post Ndeshjet e Egnatias në Champions, UEFA zbulon arbitrat që do të vendosin drejtësi appeared first on BoldNews.al.

Champions League zbret në Rrogozhinë, gjyqtarë boshnjakë për sfidën ndaj Breidablik

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Për herë të parë në histori, stadiumi ‘Egnatia’ do të presë një ndeshje të Champions League.

Konfirmimi është dhënë nga UEFA, që miratoi impiantin e ri në Rrogozhinë, për ndeshjen e turit të parë kualifikues, ku kampionët e Shqipërisë do të luajnë me islandezët e Breidablik.

Stadiumi ka kapacitet 5,000 vende dhe i plotëson kushtet për ndeshjen e 8 korrikut në orën 21:00.

Më parë në stadiumin e kategorisë së katërt janë luajtur ndeshjet e Europianit të 17-vjeçarëve, teksa në vitin 2027 aty do të luhen edhe ndeshjet e Europianit të 21-vjeçarëve që do të zhvillohet në Shqipëri.

Për këtë sfidë janë përcaktuar edhe arbitrat e ndeshjes, të cilët do të jenë nga Bosnje-Hercegovina.

Kështu kryesor do të jetë Antoni Bandić, anësorë Amir Kadic dhe Nebojša Žugić BIH

Arbitër i katërt do të jetë Antonio Tomić, ndërsa në VAR do të jetë Nihad Ljajic.

/a.f/

The post Champions League zbret në Rrogozhinë, gjyqtarë boshnjakë për sfidën ndaj Breidablik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Egnatia me ritmin e duhur para Champions-it, rrogozhinasit fitojnë miqësoren në Bullgari

By: armand
24 June 2025 at 19:30

Egnatia ka fituar 2-0 takimin miqësor përballë CSKA-së 1948. Golat për skuadrën e Edlir Tetovës u shënuan nga Regi Lushkja dhe Edison Ndreca. Ky takim u luajt në Bansko të Bullgarisë. Kampionët e Shqipërisë po bëjnë mjaft mirë në fazën përgatitore ku më parë kanë barazuar 2-2 përballë Iberias. Egnatia është para sfidave të rëndësishme […]

The post Egnatia me ritmin e duhur para Champions-it, rrogozhinasit fitojnë miqësoren në Bullgari appeared first on BoldNews.al.

Egnatia do të luajë në shtëpi, UEFA konfirmon stadiumin për sfidën e Champions League

By: armand
23 June 2025 at 17:39

Egnatia do të përballet me Breidablik në turin e parë të Ligës së Kampioneve, ndërsa UEFA ka zyrtarizuar sot axhendën e ndeshjes së parë. Kampionët e Shqipërisë do të presin Breidablik në “Arena Egnatia”. Kështu stadiumi i rrogozhinasve konfirmohet që mund të presë edhe ndeshje europiane dhe kjo ndodh për herë të parë. Sfida me […]

The post Egnatia do të luajë në shtëpi, UEFA konfirmon stadiumin për sfidën e Champions League appeared first on BoldNews.al.

❌
❌