Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Kjo është Drita që të gjithë e duam” – presidenti i klubit, Flamur Bunjaku krenar për suksesin historik

15 July 2025 at 23:31

Fitorja në Prishtinë dhe fitorja në Luksemburg – një rrugëtim i dyfishtë, por me një qëllim të qartë: të shkruhet historia e futbollit kosovar. Dhe Drita e bëri pikërisht këtë. Kjo e ka gëzuar presidentin e Dritës, Flamur Bunjakun.  

Pas një paraqitjeje të disiplinuar dhe plot karakter në të dyja ndeshjet kundër kampionëve të Luksemburgut, Differdange 03, kampionia e Kosovës ka siguruar kualifikimin historik për në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, duke u bërë klubi i parë nga Kosova që kalon këtë fazë të garës më prestigjioze të klubeve evropiane.

Pas këtij suksesi, presidenti i klubit, Flamur Bunjaku, ka shprehur emocionet dhe krenarinë e tij për këtë arritje që i tejkalon kufijtë sportivë.

“Drita është klubi që të gjithë e duam – një skuadër që dominon kudo që luan, që ka shpirt, krenari dhe guxim. Fitore në Prishtinë dhe fitore në Luksemburg, kjo është Drita që jep gjithçka për ngjyrat e saj. Urime futbollistëve tanë për dy ndeshje të shkëlqyera ndaj Differdange dhe për dy fitore të merituara nga fillimi në fund. Ata ishin të palëkundur, të përqendruar dhe të bindur se ky ekip meriton më shumë se sa thjesht një fazë të parë”.

“Një urim i veçantë për stafin teknik, për punën e mrekullueshme, për përgatitjen taktike dhe për qasjen profesionale që solli rezultat”.

“Dhe nuk mund të mos falënderoj zemrën e Dritës – tifozët tanë të jashtëzakonshëm, Intelektualët – që nuk e lanë skuadrën asnjëherë vetëm, madje udhëtuan deri në Luksemburg për ta përkrahur klubin me një energji të jashtëzakonshme. Ata janë ndriçimi ynë në çdo betejë evropiane”.

“Ky kualifikim nuk është thjesht një fitore e klubit tonë, është një moment historik për futbollin e Kosovës. Asnjë klub nga vendi ynë nuk kishte kaluar më parë në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve – por ne e bëmë!”.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar për futbollistët, për stafin dhe për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj familjeje të madhe që quhet Drita. Por ky është vetëm fillimi. Përpara na presin sfida edhe më të mëdha, edhe më të bukura. Drita është krenaria e Gjilanit, e Kosovës dhe së shpejti – do të jetë edhe krenaria e Evropës”, ka shkruar Bunjaku.

Drita tashmë përgatitet për përballjen ndaj kampionëve të Danimarkës, FC Copenhagen, me ndeshjen e parë që zhvillohet më 22 korrik në Danimarkë dhe atë kthyese më 29 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Telegrafi/ 

The post “Kjo është Drita që të gjithë e duam” – presidenti i klubit, Flamur Bunjaku krenar për suksesin historik appeared first on Telegrafi.

FC Copenhagen, kundërshtari i FC Dritës nga elita e Evropës – detaje për gjigantin danez

15 July 2025 at 22:56

Kampioni i Kosovës, Drita, ka arritur një sukses historik në arenën ndërkombëtare, duke u bërë klubi i parë kosovar që kalon raundin e parë të Ligës së Kampionëve. Skuadra gjilanase triumfoi në ndeshjen kthyese si mysafire e Differdange 03 me rezultat 3-2, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Pas fitores 1-0 në “Fadil Vokrri”, Drita udhëtoi në Luksemburg me qetësi dhe përqendrim maksimal. Me dy gola të Arb Manajt dhe një tjetër nga Veton Tusha në fund të ndeshjes, gjilanasit siguruan kalimin në raundin e dytë kualifikues.

Tani, përballja e radhës për skuadrën e Zekirija Ramadanit është shumë më e madhe: FC Copenhagen, kampionët aktualë të Danimarkës dhe një nga klubet më të fuqishme në Evropën Veriore.

Një sfidë e nivelit të lartë kundër gjigantit danez

FC Copenhagen është klubi më i suksesshëm në Danimarkë, me 16 tituj kampioni dhe 10 Kupa të Danimarkës. Vlera aktuale e skuadrës së tyre arrin në rreth 92.6 milionë euro, çka tregon qartë diferencën në buxhet dhe përvojë.


Në radhët e klubit danez aktivizohen emra të njohur dhe me vlerë të lartë në treg si:

Dominik Kotarski – portier kroat, vlera 9 milionë euro

Gabriel Pereira – mbrojtës brazilian, 6 milionë euro

Rodrigo Huescas – mesfushor me profil sulmues, 6 milionë euro

Victor Froholdt – përfaqësues danez, 12 milionë euro

Youssoufa Moukoko – talenti i ardhur nga Borussia Dortmund, me vlerë 10 milionë euro


Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 22 korrik në Danimarkë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 29 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pavarësisht emrit të madh të kundërshtarit, Drita tashmë ka dëshmuar karakter dhe guxim ndaj ekipeve të mëdha – dhe do të kërkojë të vazhdojë ëndrrën evropiane përballë një prej emrave më të mëdhenj të këtij edicioni kualifikues. /Telegrafi/ 

The post FC Copenhagen, kundërshtari i FC Dritës nga elita e Evropës – detaje për gjigantin danez appeared first on Telegrafi.

Shkëndija në raundin e dytë, aty e pret  Steaua

15 July 2025 at 22:43

Shkëndija e Tetovës ka kaluar me sukses pengesën e parë në Ligën e Kampionëve, pasi mposhti TNS-in pas vazhdimeve me rezultat 2-1 në “Todor Proeski” të Shkupit, njofton Telegrafi.

Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë në Uells, dueli i kthimit solli emocione që nga minuta e parë. Në aksionin e parë serioz, Latifi goditi shtyllën, ndërsa portieri i mysafirëve bëri disa pritje vendimtare në fillim.

Goli i parë erdhi në minutën e 18-të, kur kapiteni Besa Ibraimi asistoi bukur për Tamban, i cili nga kaloi Shkëndijën në epërsi.

Në minutën e 28-të, Ibraimi u afrua shumë pranë një goli spektakolar me një lëvizje të bukur dhe tentim lobimi, por topi kaloi ngjitur me shtyllën.

Kur pritej fundi i pjesës së parë, TNS barazoi në minutën e 44-të pas një gabimi të mbrojtjes dhe një goditjeje të saktë nga Williams.

Pjesa e dytë solli disa raste për Shkëndijën, ndërsa në minutën e 82-të gjyqtari akordoi penallti për “kuqezinjtë”, por pas rishikimit me VAR u konstatua pozicion jashtë loje.

Ndeshja shkoi në vazhdime, ku vendimtari ishte një autogol për TNS. Në minutën e 116-të, pas një krosimi të Ademit, mbrojtësi Bodenham e devijoi topin në rrjetën e vet dhe Shkëndija avancoi në raundin tjetër.

Skuadra tetovare tani do të përballet me gjigantin rumun, Steaua Bukuresht, në raundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

 

The post Shkëndija në raundin e dytë, aty e pret  Steaua appeared first on Telegrafi.

“Egnatia” eliminohet nga Liga e Kampionëve

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ “Egnatia” ka përfunduar udhëtimin në Ligën e kampionëve. Skuadra kampione e Shqipërisë është mundur me rezultatin 5-0 në Islandë kundër
“Breidablik”.

Edhe pse ndeshja e parë u fitua nga “Egnatia” me rezultatin 1-0, në sfidën e kthimit, të besuarit e trajnerit Edlir Tetova pësuan pesë gola dhe shfaqën brishtësi të mëdha përballë një kundërshtari që tronditi katër herë portën e rrogozhinasve në 38 minuta lojë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e katër golave nga vendasit, ndërsa në të dytën ata realizuan dhe të pestin, ndërsa Egnatia nuk ia doli dot të shënonte golin e nderit.
Kështu Kampionët e Shqipërisë e mbyllin që në turin e parë aventurën e tyre në Champions, teksa do të kalojnë në kualifikueset e Conference League, aty ku do të ndeshet me skuadrën humbëse nga dueli Dinamo Minsk – Ludogorets.
/r.e/

The post “Egnatia” eliminohet nga Liga e Kampionëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drita hap të madh drejt kualifikimit, po fiton ndaj Differdange pas 45 minutash

15 July 2025 at 20:54

Drita ka dhënë sinjale të qarta se është e vendosur për kualifikim në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 2-1. 

Skuadra e gjilanasve e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar që në minutën e 4-të. Besnik Krasniqi asistoi për Liridon Balajn, i cili dërgoi një top të rrezikshëm në zonë, ku Arb Manaj reagoi me shpejtësi dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Në minutën e 17-të, Drita dyfishoi epërsinë, sërish me Arb Manajn që përfitoi nga një situatë e ngatërruar në zonë dhe realizoi për 2-0.

Megjithatë, vendasit nga Differdange arritën të ngushtonin shifrat në minutën e 28-të me golin e Theo Brusco, që përfitoi nga një pozicion i favorshëm për të shënuar nga afërsia.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 2-1 për Dritën, ndërsa gjyqtari akordoi pesë minuta shtesë për shkak të ndërhyrjeve të shumta dhe ndërprerjeve nga vendasit. /Telegrafi/ 

The post Drita hap të madh drejt kualifikimit, po fiton ndaj Differdange pas 45 minutash appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare, Differdange 03 – Drita: Ramadani vetëm një ndryshim

15 July 2025 at 18:54

Kampioni i Kosovës, Drita, do të zhvillojë sonte në Luksemburg ndeshjen e kthimit ndaj Differdange 03, në kuadër të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Takimi do të luhet në stadiumin “Stade Municipal de la Ville de Differdange”, me fillim nga ora 20:00.

Pas fitores minimale 1-0 në ndeshjen e parë në Prishtinë – ku goli vendimtar u shënua nga Arb Manaj – skuadra gjilanase udhëton me një epërsi të rëndësishme dhe moral të lartë, por gjithashtu me kujdes maksimal për sfidën që i pret.

Trajneri Zekirija Ramadani ka bërë vetëm një lëvizje taktike për të ruajtur avantazhin dhe për të menaxhuar ndeshjen.

Formacioni nis me Faton Malokun në portë, ndërsa katërshja mbrojtëse do të përbëhet nga Besnik Krasniqi në të djathtë, Juan Camilo Mesa dhe Egzon Bejtullai në qendër, si dhe Raddy Ovouka në krahun e majtë.

Në mesfushë, Rron Broja rikthehet pas pezullimit dhe do të jetë titullar. Pranë tij pritet të luajë Albert Dabiqaj.

Në repartin ofensiv, janë Liridon Balaj, Almir Ajzeraj, Blerim Krasniqi dhe Arb Manaj.


Differdange 03: Felipe, Franzoni, D’Anzico, Brusco, Bedouret, Lampereuer, Reis, Pinto, Borges, Hadji, Abreu.

Drita: Maloku, Be. Krasniqi, Bejtulai, Mesa, Ovouka, Dabiqaj, Broja, Balaj, Bl. Krasniqi, Ajzeraj, Manaj.


/Telegrafi/ 

The post Formacionet zyrtare, Differdange 03 – Drita: Ramadani vetëm një ndryshim appeared first on Telegrafi.

UEFA bën një ndryshim kontrovers në Ligën e Kampionëve — ja si do të ndikojë në Liverpoolin

10 July 2025 at 18:49

UEFA ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si përcaktohet avantazhi i ekipit vendas në fazat me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

Deri tani, renditja e ndeshjeve të kthimit përcaktohej me short, por me formatin e ri, kjo do të bazohet në pozitat përfundimtare në fazën e ligës.

Sipas rregullave të reja, ekipet që përfundojnë në katër vendet e para të fazës së ligës do të kenë të drejtën të presin ndeshjet e kthimit në 1/16 e finales dhe çerekfinale — nëse kualifikohen tutje. Për më tepër, nëse një ekip i tillë eliminohet, kundërshtari trashëgon avantazhin e fushës në raundin tjetër.

Megjithatë, për gjysmëfinalet, vetëm dy skuadrat më të mira të fazës së ligës do ta kenë të garantuar të luajnë ndeshjen e dytë në shtëpi, pavarësisht ecurisë së kundërshtarit.

Shembulli më ilustrues është ai i sezonit të kaluar: Liverpooli, i cili përfundoi në dy vendet e para, do të kishte pritur të gjitha ndeshjet e kthimit.

Por pasi u eliminua nga PSG, parisienët — ndonëse kishin përfunduar të 15-tët — do ta kishin përfituar ndeshjen gjysmëfinale si vendas, sipas skemës së re.

Kjo formulë e re e avantazhit vlerëson përfundimin në dy pozitat më të larta, por njëkohësisht ndëshkon ekipet që përfundojnë të tretët apo të katërtët, edhe nëse arrijnë deri në fazat e fundit.

Ndryshimi është pritur me kritika, pasi krijon pabarazi të mundshme në fazat vendimtare të kompeticionit, duke ndikuar potencialisht në skuadra si Liverpooli apo të tjera që synojnë trofeun në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

The post UEFA bën një ndryshim kontrovers në Ligën e Kampionëve — ja si do të ndikojë në Liverpoolin appeared first on Telegrafi.

UEFA ndryshoi një rregull të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve dhe anuloi shortin përpara fazës eliminatore

9 July 2025 at 08:26

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) vazhdon të përmirësojë formatin e ri të garës elitare të futbollit të klubeve në Evropë dhe ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në formatin e saj të garës.

Ndryshimi do të zbatohet nga ky sezon në të gjitha garat e klubeve të UEFA-s – duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës dhe Ligën e Kampionëve të Grave.

Konkretisht, UEFA vendosi të anulojë shortin që përcaktonte se kush do të priste ndeshjet e kthimit në fazën eliminatore. Në vend të kësaj, avantazhi i vendit të origjinës në ndeshjet e kthimit do t’i jepet ekipit që renditet më lart në fazën e ligës së garës.

 

NEW: UEFA are ‘set to confirm’ a long-awaited change to the Champions League knockout phase – while adding a controversial new rule 🤔https://t.co/oQoGxCDK36 pic.twitter.com/HVktpkUapI

— Mirror Football (@MirrorFootball) July 8, 2025

Me fjalë të tjera, skuadra që renditet më mirë në tabelë pas fazës së grupeve do të ketë avantazhin e të luajturit ndeshjen e dytë në shtëpi.

Ky rregull ka një veçori tjetër interesante – privilegji mund të “trashëgohet”. Nëse skuadra me renditje më të ulët eliminon vendin e parë, ajo merr pozicionin e saj për fazën tjetër të garës, duke përfshirë të drejtën për të pritur ndeshjen e dytë.

Për shembull, sezonin e kaluar Real Madrid luajti ndeshjen e dytë të çerekfinales kundër Arsenalit në Santiago Bernabeu, pavarësisht se “Topçinjtë” përfunduan dukshëm më mirë në fazën e ligës (vendi i tretë) sesa klubi mbretëror (vendi i 11-të). Sipas rregullave të reja, ndeshja e kthimit do të ishte luajtur në Londër. Një situatë e ngjashme u regjistrua në ndeshjen midis Barcelonës dhe Borussia Dortmund.

Me këtë vendim, UEFA dëshiron të theksojë më tej rëndësinë e fazës së ligës së garës. Të luash një ndeshje vendimtare para tifozëve vendas sjell një avantazh të konsiderueshëm – qoftë për të ruajtur epërsinë ose për të tentuar ta përmbysë atë. /Telegrafi/

The post UEFA ndryshoi një rregull të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve dhe anuloi shortin përpara fazës eliminatore appeared first on Telegrafi.

Liga e Kampioneve për vajza – “Vllaznia” e nis nga raundi i dytë, sfidon”Dinamo BSUPC”

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ “Vllaznia” e vajzave do ta nisë aventurën e saj në UEFA Women’s Champions League 2025/26 nga raundi i dytë kualifikues, falë koeficientit të mirë.

Në shortin e hedhur dje në selinë e UEFA-s në Nyon, “Vllaznia” është shortuar në grupin 4 të Champions Path, ku në gjysmëfinale do të përballet me ekipin bjellorus”FC Dinamo BSUPC”.

Në gjysmëfinalen tjetër të këtij grupi do të luajnë “Ferencvaros” (Hungari) dhe fituesi i mini-turneut të raundit të parë, Winner CH-P Q1 Gr1.

Dy ekipet fituese në sfidat gjysmëfinale do të luajnë finalen së bashku dhe fituesi i këtij mini-turneu do të kualifikohet në fazën play-off të Champions League.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 27 gusht, ndërsa finalet për vendin e tretë/katërt dhe vendin e parë/dytë më 30 gusht. Të gjitha ndeshjet e grupit 4 do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

/gj.m//a.f/

The post Liga e Kampioneve për vajza – “Vllaznia” e nis nga raundi i dytë, sfidon”Dinamo BSUPC” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Katër klubet që UEFA i ndaloi të merrnin pjesë në Ligën e Kampionëve – mesin e tyre një gjigant evropian dhe ekipi maqedonas

21 June 2025 at 18:43

Katër klube janë ndaluar më parë nga UEFA të garojnë në Ligën e Kampionëve. Me kalimin e viteve, Liga e Kampionëve është parë si gara kryesore e klubeve në futbollin evropian.

Gjigantët spanjollë të La Ligës, Real Madridi, janë mbretërit e kësaj gare, duke fituar 15 tituj të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, ky kompeticion ka parë disa momente të diskutueshme gjatë viteve, me katër klube që thuhet se janë ndaluar të marrin pjesë në turnetë e UEFA-s.

Siç është raportuar nga Four Four Two, ka pasur të paktën katër skuadra që kanë marrë një pezullim nga UEFA.

Besiktas

Besiktas është një nga klubet më të mëdha në Turqi dhe një emër i njohur në futbollin evropian.

Megjithatë, në vitin 2013, ata u ndaluan të luanin në garat e UEFA-s për dyshimin e përfshirjes në trukimin e ndeshjeve vendase.

Atyre iu dha një ndalim njëvjeçar pas një apeli të dështuar.

Fenerbahçe

Ngjashëm me Besiktasin, edhe Fenerbahçe thuhet se ishte përfshirë në një skandal të trukimit të ndeshjeve në vitin 2013.

Ata u dënuan me dy vjet ndalim, ndërsa Fenerbahce humbi ndaj Arsenalit në një ndeshje play-off të Ligës së Kampionëve.

Juventus

Gjigantët italianë të Serie A u pezulluan nga garat e UEFA-s për sezonin 23/24 pasi u akuzuan për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar.

FK Pobeda

Skuadra maqedonase e Veriut, FK Pobeda, u dënua me një pezullim të rëndë tetëvjeçar në vitin 2009 për dyshimin se “manipuloi rezultatin e një ndeshjeje”.

Në raport thuhej: “U vunë re modele të parregullta bastesh në lidhje me një ndeshje kualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër FC Pyunik të Armenisë pesë vjet më parë”.

Në vitin 2020, u raportua se ndalimi dy-vjeçar i UEFA-s i vendosur skuadrës së Ligës Premier, Manchester City, u rrëzua nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

City u pezullua fillimisht për një ‘shkelje serioze të rregullave të fair-play-t financiar të UEFA-s’. /Telegrafi/

The post Katër klubet që UEFA i ndaloi të merrnin pjesë në Ligën e Kampionëve – mesin e tyre një gjigant evropian dhe ekipi maqedonas appeared first on Telegrafi.

Luis Enrique mes lavdërimeve dhe kritikave: “Trajneri më i mirë në botë” apo “pa stil origjinal”

19 June 2025 at 23:59

Paris Saint-Germain po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Luis Enriques. Ekipi francez jo vetëm që ka fituar titullin e parë në histori të Ligës së Kampionëve, por tani konsiderohet favorit kryesor për triumfin edhe në Kupën e Botës për Klube.

Fitorja mbresëlënëse 4-0 ndaj Atlético Madridit është një tjetër dëshmi e fuqisë së PSG-së në edicionin 2024/25.

Ndër ata që kanë lavdëruar suksesin e teknikut spanjoll është edhe Christophe Dugarry, ish-kampion bote dhe evropian me Francën dhe ish-lojtar i Barcelonës. Në një intervistë për RMC Sport, ai u shpreh:”Sot, pa dyshim, ai është trajneri më i mirë në botë. Kur fiton dy Liga të Kampionëve, duhet ta pranosh këtë”.

Dugarry thekson se Luis Enrique ka hyrë në një rreth elitar trajnerësh që kanë fituar trofeun prestigjioz të Ligës së Kampionëve me dy klube të ndryshme, duke iu bashkuar emrave të mëdhenj si Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola.

Përkundër kësaj lavdie, Dugarry nuk kurseu edhe një kritikë të lehtë për stilin e lojës së Enriques: “E vetmja pengesë është se nuk ka një stil origjinal. Fillimisht ai thjesht kopjoi stilin e Barcelonës, edhe pse sot ai e ka përmirësuar shumë atë qasje”.

Pavarësisht kësaj vërejtjeje, Dugarry mbetet i impresionuar nga puna e Enrique, sidomos në muajt e fundit në “Parc des Princes”, ndërsa mbetet i bindur se PSG do të dominojë për shumë vite.

“Jam më i prekur nga ajo që ka bërë te PSG këto gjashtë muajt e fundit sesa nga ajo që ka arritur te Barça. Ajo që po ndodh është vërtet mbresëlënëse.”

“Po dëshmojmë një mbretërim të vërtetë të PSG-së, një klub me burime të pakufizuara. Nuk e shoh se si kjo mund të ndryshojë së shpejti”, deklaroi francezi.

PSG ka fituar shtatë nga tetë edicionet e fundit të Ligue 1 dhe me Luis Enrique në krye, ambiciet e klubit nuk kanë kufij./Telegrafi/ 

The post Luis Enrique mes lavdërimeve dhe kritikave: “Trajneri më i mirë në botë” apo “pa stil origjinal” appeared first on Telegrafi.

UEFA po prezanton një ndryshim të madh në sezonin e ri të garave evropiane

3 June 2025 at 22:31

UEFA ka marrë një vendim të rëndësishëm që do të ndryshojë ndjeshëm mënyrën e përcaktimit të avantazhit të fushës në shtëpi në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, duke filluar nga sezoni 2025/26.

Sipas vendimit të ri, ekipet që renditen në krye të fazës së ligës do të kenë avantazh të garantuar të fushës në shtëpi në çerekfinale dhe gjysmëfinale, dhe jo vetëm në raundin e 16-tave siç ishte më parë.

Çfarë ndryshon konkretisht?

Sistemi aktual, që hyri në fuqi sezonin e kaluar me zgjerimin e Ligës së Kampionëve në 36 ekipe, u garantonte tetë ekipeve më të mira një ndeshje në shtëpi në ndeshjen e dytë të raundit të 16-tave.

Por në çerekfinale dhe gjysmëfinale, fusha përcaktohej me short, duke e zbehur avantazhin e skuadrave që ishin renditur më mirë në fazën e ligës.

Nga sezoni 2025/26, UEFA ka vendosur që ndeshja e kthimit në çerekfinale dhe gjysmëfinale të luhet automatikisht nga skuadra që ka përfunduar më lart në fazën e ligës. Ky ndryshim do të vlejë gjithashtu edhe për Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Pse bëhet ky ndryshim?

UEFA beson se ky vendim do të theksojë rëndësinë e çdo ndeshjeje të fazës së ligës dhe do të shpërblejë klubet që arrijnë rezultate të mira atje.

Sezonin e kaluar, për shembull, Arsenali dhe Barcelona, që përfunduan lart në fazën e ligës, u eliminuan në gjysmëfinale nga PSG dhe Inter, edhe pse këta të fundit ishin renditur më poshtë, por kishin avantazhin e fushës në ndeshjet vendimtare.

“Ky ndryshim do të theksojë rëndësinë e përfundimit të fazës së ligës në pozicionin më të lartë të mundshëm, jo vetëm sigurimin e hyrjes në tetë vendet e para”, thekson UEFA në shpjegimin e saj.

Kur do të zyrtarizohet?

Ky vendim i ri është marrë tashmë, por pritet të zyrtarizohet në një takim virtual të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që do të mbahet jo më vonë se data e shortit të fazës së ligës, më 28 gusht.

Vendimi vjen si rezultat i kritikave për formatin e ri dhe për të përmirësuar transparencën e garës. /Telegrafi/ 

The post UEFA po prezanton një ndryshim të madh në sezonin e ri të garave evropiane appeared first on Telegrafi.

Vitinha zbuloi taktikat e Luis Enriques, me ato edhe shkatërruan Interin në finalen e Ligës së Kampionëve

3 June 2025 at 20:06

Në një intervistë ekskluzive me Rio Ferdinand, Vitinha foli gjatë rreth ndryshimeve taktike të prezantuara nga Luis Enrique këtë sezon.

Mesfushori portugez vlerësoi ndikimin e trajnerit spanjoll dhe këmbënguli në rëndësinë e një kolektivi të bashkuar, ku të gjithë sulmojnë dhe mbrohen së bashku, çelësi i suksesit të Parisit.

“Ekipi e nisi sezonin me parime që ishin vendosur mirë, dhe trajneri u përpoq të përfshinte edhe më shumë lëvizshmëri. Sot, një 6 mund të jetë një 8, një 8 mund të jetë një 10, një 10 mund të jetë një 6 dhe me sulmuesit, nuk e di kurrë nëse janë në të majtë, në të djathtë apo në mes. Është shumë e vështirë për kundërshtarët. Trajneri u përpoq ta vendoste këtë në vend dhe mendoj se ky ishte çelësi. Është shumë e vështirë për ekipet e tjera, pavarësisht nëse ushtrojnë presion një me një apo nëse nuk ushtrojnë presion dhe zgjedhin të qëndrojnë në një bllok të ulët”, ka thënë fillimisht mesfushori.

“Ne lojtarët jemi të vetëdijshëm se lëvizjet tona kanë një qëllim, një qëllim. Lojtarët në fushë gjithmonë ndihen se kanë kontrollin e situatës. Nëse Ousmane e gjen veten në të majtë, ai e di çfarë duhet të bëjë, nëse është në të djathtë, ai gjithashtu e di se si duhet të luajë, dhe e njëjta gjë vlen edhe kur është më i fokusuar. Ai do të dijë çfarë të bëjë. Ne të gjithë e dimë çfarë duhet të bëjmë, cilado qoftë pozicioni ynë në fushë. Dhe kjo është e rëndësishme. Kur ke atë lëvizshmëri, ke kontroll. Kështu ka evoluar futbolli. Ekipet janë të armatosura taktikisht dhe tepër të organizuara mirë”.

“Është edhe më e rëndësishme për ne mesfushorët e PSG-së, të cilët nuk jemi lojtarë mbrojtës; ne nuk e kemi atë profil. Nëse nuk do të kishim këtë mbështetje nga sulmuesit, do të ishte më e vështirë për ne mesfushorët dhe më e vështirë për mbrojtësit. Çelësi i suksesit tonë është ajo që trajneri arriti të bënte duke u shpjeguar sulmuesve se ishte detyra e tyre të mbroheshin. Nëse nuk ktheheni për të mbrojtur, një lojtar tjetër do të zërë vendin tuaj”, ka shtuar më tej Vitinha.

Nën drejtimin e Luis Enriques, Paris Saint-Germain ka pësuar një transformim të madh këtë sezon, i karakterizuar nga fleksibilitet taktik i paparë dhe një kulturë përpjekjesh e përbashkët nga të gjithë lojtarët.

Vitinha thekson se trajneri spanjoll ka arritur të krijojë një dinamikë në të cilën lëvizshmëria dhe përshtatshmëria janë bërë qendrore: çdo lojtar mund të zërë role të ndryshme sipas nevojave të ndeshjes, duke e bërë PSG-në të vështirë për t’u lexuar nga kundërshtarët e tyre.

Ky fleksibilitet, i kombinuar me kërkesën për angazhim të plotë mbrojtës, veçanërisht nga sulmuesit, ka forcuar ekuilibrin e ekipit. Vitinha këmbëngul se pa mbështetjen mbrojtëse të lojtarëve sulmues, detyra do të ishte shumë më e vështirë për mesfushorët dhe mbrojtësit.

Enrique ka arritur kështu të bindë yjet e tij se mbrojtja është punë e të gjithëve, duke ngulitur një mentalitet kolektiv ku të gjithë e dinë se, nëse nuk bëjnë përpjekje, dikush tjetër do të zërë vendin e tyre. Sipas Vitinha, ky ndryshim në mentalitet, i kombinuar me liri më të madhe interpretimi në fushë, është çelësi i ringjalljes së PSG-së dhe çoi në fitimin e tripletës në këtë sezon. /Telegrafi/

The post Vitinha zbuloi taktikat e Luis Enriques, me ato edhe shkatërruan Interin në finalen e Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Vitinha i kundërpërgjigjet ashpër Messit se PSG nuk do ta fitonte kurrë Ligën e Kampionëve: Shpresoj se po më shikon tani

3 June 2025 at 16:51

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, thuhet se ka kritikuar ashpër Lionel Messin pas fitores 5-0 të klubit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit më 31 maj 2025.

Legjenda argjentinase nuk arriti të lë gjurmë në Ligue 1 kur u larguar si lojtar i lirë nga Barcelona, pasi klubi francez ishte në ndjekje të lavdisë evropiane.

Pasi e arritën atë nën urdhrat e Luis Enriques, Vitinha thuhet se ka kritikuar Messin për një deklaratë ku thuhet se PSG mund mos ta fitojë kurrë Ligën e Kampionëve.

“Kur Messi u largua nga PSG, ai tha se ne kurrë nuk do ta fitonim Ligën e Kampionëve”, besohet të ketë thënë Vitinha, ndërsa The Guardian raporton për efektin e mesfushorit te PSG dhe deklarimet e tetë herë fituesit të Topit të Artë.

“Tani jemi këtu, duke mbajtur trofeun. Shpresoj se po më shikon Messi”, besohet të jetë reagimi i mëtejshëm i Vitinhas.

Goditja i referohet një përplasjeje të raportuar në fushën stërvitore të vitit 2023, ku Messi dyshohet se e quajti Vitinhan të dobët dhe e fajësoi atë për prishjen e ekuilibrit sulmues të ekipit, pretendime që Vitinha i mohoi më vonë.

Ylli 26-vjeçar portugez, vendimtar në tripletën historike të PSG-së, e përfundoi sezonin me 8 gola dhe 11 asiste në të gjitha garat, duke e përforcuar rolin e tij në skuadrën e Luis Enriques. /Telegrafi/

 

The post Vitinha i kundërpërgjigjet ashpër Messit se PSG nuk do ta fitonte kurrë Ligën e Kampionëve: Shpresoj se po më shikon tani appeared first on Telegrafi.

Goli i sezonit 2024/25 në Ligën e Kampionëve: Yamal mposht Lautaron dhe Ricen

1 June 2025 at 23:52

Grupi i Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s ka zbuluar dhjetë golat më të mirë të sezonit 2024/25 të Ligës së Kampionëve të UEFA-s.

Në krye të listës është Lamine Yamal i Barcelonës, i cili fitoi çmimin e Golit të Sezonit.

Ai e fitoi këtë çmim pas driblimit të tij sensacional të çmendur dhe përfundimit me hark gjatë barazimit emocionues 3-3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Interit më 30 prill.

 

A special Champions League moment, delivered by Lamine Yamal 📬#UCL pic.twitter.com/fIOjE5gH8L

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 1, 2025

Goditja mahnitëse e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez, me pjesën e jashtme të këpucës së tij kundër Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale renditet e dyta, ndërsa Declan Rice i Arsenalit zuri vendin e tretë për goditjen e tij të dytë të shkëlqyer të dënimit në fitoren 3-0 të Topçinjve ndaj Real Madridit.

Përfshirje të tjera të rëndësishme përfshijnë golin e fuqishëm të Kylian Mbappe për Real Madridin kundër Manchester City në fazën eliminatore, dhe përpjekjen mbresëlënëse të Vinicius Junior në një fitore 5-2 ndaj Borussia Dortmund.


Dhjetë golat më të mirë të sezonit 2024/25 të Ligës së Kampionëve

1. Lamine Yamal (Barcelona 3-3 Inter)

2. Lautaro Martinez (Bayern Munchen 1-2 Inter)

3. Declan Rice (Arsenal 3-0 Real Madrid)

4. Kylian Mbappe (Real Madrid 3-1 Manchester City)

5. Vinicius Junior (Real Madrid 5-2 Borussia Dortmund)

6. Marcus Thuram (Barcelona 3-3 Inter)

7. Zeno Debast (Sporting CP 2-0 Lille)

8. Erling Haaland (Manchester City 5-0 Sparta Praha)

9. Lamine Yamal (Barcelona 3-1 Benfica)

10. Julian Alvarez (Real Madrid 2-1 Atletico de Madrid)


/Telegrafi/

The post Goli i sezonit 2024/25 në Ligën e Kampionëve: Yamal mposht Lautaron dhe Ricen appeared first on Telegrafi.

Një sezon fantastik i Ousmane Dembele: A mjafton kjo për Topin e Artë?

1 June 2025 at 19:20

Mbrëmë, PSG u bë kampione e Evropës për herë të parë pasi shkatërroi Interin me rezultat 5-0, dhe çuditërisht, ndoshta lojtari më i mirë i ekipit, Ousmane Dembele, nuk u përfshi në listën e golashënuesve në finale. 

Megjithatë, francezi dha edhe një herë një kontribut të pamatshëm dhe regjistroi dy asiste.  

Ishte në minutën e 20-të kur ai i dha asist Doue për 2-0 dhe në minutën e 73-të kur i dha asist Kvaratskhelias për 4-0. 

Dembele kurorëzoi kështu një sezon fenomenal, të cilin e përfundoi me 54 ndeshje të luajtura me fanellën e PSG-së. 

 

This is Ousmane Dembélé’s year.

• 54 games
• 35 goals
• 13 assists
• 48 G/A in 54 games
• Ligue 1 Golden Boot 🎖
• Ligue 1 🏆
• Coupe de France 🏆
• French Super Cup 🏆
• Champions League 🏆
• Nations League ⏳
• Club World Cup ⏳ pic.twitter.com/C7XuRctZvc

— The Touchline | Football Coverage (@TouchlineX) May 31, 2025

Ai shënoi një shifër marramendëse prej 35 golash dhe shtoi 13 asiste, që do të thotë se mori pjesë në 48 gola të ekipit të tij në 54 ndeshje të luajtura. 

Dembele ishte golashënuesi më i mirë në Ligue 1 dhe gjithashtu mund të mburret me fitimin e katër trofeve këtë sezon. 

Pasi fitoi Ligue 1, Coupe de France dhe Superkupën Franceze, mbrëmë ishte radha e Ligës së Kampionëve për të përfunduar një sezon fantastik në të cilin ai do të jetë një kandidat legjitim për Topin e Artë. 

 

Ce n’est plus un rêve… Champions d’Europe !!! 💥🙌🏿 On écrit l’histoire ensemble, ALLEZ PARIS !!! 🏆❤💙 pic.twitter.com/vZLytKHf3C

— Ousmane Dembélé (@dembouz) May 31, 2025

Dembele shoqërohej nga gruaja e tij marokene dhe vajza dyvjeçare në festimin e fitimit të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/  

The post Një sezon fantastik i Ousmane Dembele: A mjafton kjo për Topin e Artë? appeared first on Telegrafi.

Khabib shkaktoi huti pas finales së Ligës së kampionëve – ai refuzoi t’i shtrëngonte dorën prezantueses së njohur

1 June 2025 at 19:05

Legjenda e UFC-së, Khabib Nurmagomedov, u gjend në një situatë të sikletshme në studion e CBS gjatë transmetimit të finales së Ligës së Kampionëve, kur refuzoi t’i shtrëngonte dorën prezantueses Kate Scott.  

Gjatë paraqitjes së tij si i ftuar në emision përkrah Jamie Carragher, Micah Richards dhe Thierry Henry, Khabib u i pëshëndeti të gjithëve përveç prezantueses. 

Më pas, Kate e falënderoi që erdhi dhe kërkoi falje: “Kërkoj ndjesë, shumë faleminderit. Khabib, luftëtar i UFC-së, jemi të kënaqur që erdhe”. 

Khabib është mysliman dhe vjen nga Dagestani, ndërsa më vonë e shpjegoi se feja ishte arsyeja pse ai nuk e pranonte shtrëngimin e duarve. 

Në Islam, burrave u ndalohet të kenë kontakt fizik me gra që nuk janë të afërm të tyre.  

Nurmagomedov zbuloi në intervistë se ai mbështet PSG-në, por edhe Real Madridin.  

 

UFC legend Khabib Nurmagomedov joins the #UCLToday crew 💥 pic.twitter.com/ovSWV4t9bN

— CBS Sports Golazo ⚽ (@CBSSportsGolazo) May 31, 2025

Ai me shaka i tha Henryt se ia “thyeu zemrën” në vitin 2006 kur shënoi në “Santiago Bernabeu” në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/  

 

Khabib had the whole CBS crew SHOOK 😭

“Don’t forget, between us is nobody right now. Now you in my world.”

🎥 @CBSSportsGolazo pic.twitter.com/FHWHAHz2QG

— Championship Rounds (@ChampRDS) May 31, 2025

The post Khabib shkaktoi huti pas finales së Ligës së kampionëve – ai refuzoi t’i shtrëngonte dorën prezantueses së njohur appeared first on Telegrafi.

Pse lojtarët e PSG-së e nisën finalen duke ia dhuruar topin Interit: Gjë që nuk ishte parë më herët, por ka një shpjegim

1 June 2025 at 17:57

Lojtarët e Paris Saint Germain hynë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit në një mënyrë të paprecedentë. 

Në fakt, PSG ishte e para që nisi nga qendra në ndeshjen e sonte, dhe më pas lojtarët parisien vendosën t’ia jepnin topin Nerazzurrëve. 

Dembele vetëm e preku topin në lojë dhe më pas Vitinha e nxori jashtë në gjysmëfushën e Interit, ndërsa asnjë nga shokët e tij të skuadrës nuk u ndodhej aty.  

Shumë njerëz pyesnin veten se çfarë qëndronte në të vërtetë pas këtij vendimi, por ekziston një shpjegim logjik. 

Është një vendim strategjik nga stafi i trajnerëve të Luis Enriques. Presioni i lartë është një nga armët kryesore të parisienëve, dhe skuadra vlerësoi se nga kjo situatë ka një shans më të madh për të marrë një mundësi – një top i kapur eventualisht në gjysmën e kundërshtarit mund të jetë më i rrezikshëm sesa një sulm ndaj një mbrojtjeje të vendosur plotësisht. 

Fillimi i çuditshëm i ndeshjes nuk u dha menjëherë një shans parisienëve, por fundi ishte i duhur për ta, pasi PSG e mposhti Interin me rezultatin 5-0 dhe fitoi titullin historik të kampionit të Evropës./Telegrafi/  

The post Pse lojtarët e PSG-së e nisën finalen duke ia dhuruar topin Interit: Gjë që nuk ishte parë më herët, por ka një shpjegim appeared first on Telegrafi.

Humbje e rëndë dhe mësim i hidhur për Interin: Çmimi i presionit dhe boshllëku financiar

1 June 2025 at 17:40

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, e pa skuadrën e tij të ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve të shtunën në Mynih, ndërsa lojtarët e Interit qëndruan të shokuar dhe të dëshpëruar në fushë. Ishte një mësim i ashpër për Nerazzurrët, të cilët shpresonin të rikrijonin magjinë e sezonit legjendar të tripletës 15 vjet më parë.

Shumëkush e përmendi menjëherë hendekun financiar si arsye kryesore për këtë humbje. PSG ka një faturë pagash prej 650 milionë eurosh, ndërsa Interi vetëm 150 milionë euro. Edhe investimet gjatë dy viteve të fundit janë dramatikisht të ndryshme: 700 milionë euro për PSG-në kundër 150 për Interin.

Megjithatë, përtej shifrave, finalja tregoi se paratë nuk janë gjithçka. Interi kishte ndërtuar një ekip që ka arritur të konkurrojë me më të mirët, duke nënshkruar kryesisht lojtarë me përvojë të lirë. Presidenti Beppe Marotta ka paralajmëruar se ky strategji do të ndryshojë këtë verë, por finalja tregoi se hendeku financiar ende ka peshë, shkruan gazetari italian Lorenzo Bettoni.

Kjo humbje e rëndë erdhi pas një sezoni të lodhshëm për Interin, i cili luajti plot 59 ndeshje. Vetëm disa javë më parë, ata ëndërronin një tjetër tripletë historike, por humbjet kundër Bolognas, Milanit dhe Romës i shuan shpresat për Scudetto.

Mungesa e një trofeu kombëtar i bëri të përqendrohen tërësisht te Liga e Kampionëve. Lojtarët dhe stafi i Inzaghit e panë këtë finale si mundësinë e vetme për të shpëtuar sezonin.

Madje, ndihmësi Massimiliano Farris i tha Denzel Dumfries pas ndeshjes së fundit të Serie A: “Nuk ishte sot, do ta marrim në Mynih”. Por kjo qasje e mbushi Interin me presion të madh.

Ndërsa PSG-ja e Luis Enriques pati një përgatitje krejt tjetër. Enrique tha pas finales se fokusin e kishte te lehtësimi i presionit për lojtarët. Rezultati tregoi qartë se spanjolli e kishte kuptuar më mirë psikologjinë e një finaleje.

Për Interin, humbja e finales dhe e Scudettos e lanë ekipin duarbosh. Një sezon pa asnjë trofe, kur vetëm pak muaj më parë dukeshin të paprekshëm, është një goditje e fortë për ambiciet e klubit.

Napoli, ndërkohë, fitoi Scudetton me vetëm 82 pikë, duke treguar se garat në Itali ishin të hapura këtë sezon. Por Interi, i rraskapitur nga numri i madh i ndeshjeve dhe i mbërthyer nga stresi mendor, nuk ia doli të përfitojë.

Tani, me Kupën e Botës për Klube që nis pas pak ditësh, Interi duhet të rifitojë besimin dhe të rikthejë frymën fituese. Finalja e Mynihut i dha një mësim të vlefshëm: paratë janë të rëndësishme, por edhe psikologjia dhe balancimi i sezonit kanë po aq peshë./Telegrafi/ 

The post Humbje e rëndë dhe mësim i hidhur për Interin: Çmimi i presionit dhe boshllëku financiar appeared first on Telegrafi.

Luis Enrique flet për Mbappen pas triumfit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve

1 June 2025 at 17:26

Paris Saint-Germain fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë të shtunën, dhe në pasojat e kësaj fitoreje, shumëkush u fokusua te Kylian Mbappe. 

Sulmuesi francez, tashmë lojtar i Real Madridit, u largua verën e kaluar pas një qëndrimi shtatëvjeçar në ‘Parkun e Princave’, pa arritur ta fitojë këtë trofe, një fakt që është vënë në pah gjerësisht gjatë 16 orëve të fundit. 

Mbappe dërgoi një mesazh urimi për ish-klubin e tij pas fitores 5-0 ndaj Interit, ndërsa në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, foli për lojtarin e përfaqësueses franceze. 

Sipas Diario AS, Enrique pranoi se do të kishte preferuar ta kishte ende Mbappen në skuadër. 

“Do të na kishte pëlqyer ta kishim, por ai mori një vendim tjetër që ne e kemi pranuar. Detyra e trajnerit është t’i bëjë lojtarët të besojnë se është e mundur”. 

“Kemi treguar se kemi yje falë ekipit, jo anasjelltas. Tani duhet të mendojmë për Kupën e Botës për Klube dhe të përforcojmë skuadrën”. 

Luis Enrique gjithashtu foli për ish-lojtarin e Barcelonës, Ousmane Dembélé, të cilin e konsideron si favorit të qartë për të fituar Topin e Artë 2025, pas kontributit të tij në fitoren historike të trefisht të PSG-së. 

“Unë do t’ia jepja Topin e Artë Dembeles për mënyrën se si ka ndihmuar në mbrojtje. Kjo do të thotë të udhëheqësh një skuadër”. 

 “Ai e meriton Topin e Artë pa asnjë dyshim. Jo vetëm për titujt apo golat. Veçanërisht për mënyrën se si u mbrojt sot”, përfundoi tekniku spnjoll.

The post Luis Enrique flet për Mbappen pas triumfit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

❌
❌