Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Futbollisti shqiptar feston 30-vjetorin e lindjes, nuk mungon urimi i partneres së tij (Foto)

31 May 2025 at 13:27

Në këtë ditë të rëndësishme për beratasin nuk kanë munguar urimet e shumta, ku një nga më të rëndësishmit për të, është ai i partneres, Uarda Hyseni.

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni feston sot 30-vjetorin e lindjes. Në profilin e saj në “Instagram”, Uarda ka zgjedhur ta urojë me dy foto nga momenti i “gender reveal” ku ata zbuluan gjininë e fëmijës që prisnin.

Fotot i ka shoqëruar me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen burri i jetës time”.

The post Futbollisti shqiptar feston 30-vjetorin e lindjes, nuk mungon urimi i partneres së tij (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

6 ditë para duelit me Serbinë, Armand Duka ka një mesazh për Myrto Uzunin

By: S SH
31 May 2025 at 13:42

Dita e sotme është shumë e veçantë për një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për Myrto Uzunin.

Sulmuesi ditën e sotme feston ditëlindjen, teksa ka mbushur 30-vjeç. Në këtë ditë speciale për të urimet janë të shumta.

Një prej tyre vjen edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kreu i FSHF-së nëpërmjet një “Insta-Story” ka uruar beratasin për ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen Myrto Uzuni”, shkruhet në postim. Vlen të theksohet se Myrto Uzuni është një nga futbollistët e grumbulluar nga trajneri Sylvinho për duelin me Serbinë më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, ora 20:45 dhe 3 ditë më pas për sfidën me Letoninë.

The post 6 ditë para duelit me Serbinë, Armand Duka ka një mesazh për Myrto Uzunin appeared first on Albeu.com.

Myrto Uzuni bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të të birit

By: gaze tare
22 April 2025 at 21:19

Futbollisti i njohur Myrto Uzuni është bërë baba për herë të parë. Lojtari i Kombëtares ka postuar një foto të bebit, duke e shoqëruar me fjalë zemre.

“Mirë se erdhe Prince Uzuni”, shkruan Myrto duke zbuluar emrin e të të birit.

Më pas vazhdon me fjalë zemre për partneren, që po ashtu ka postuar në rrjetet sociale. “Të dua Uarda’.

 

The post Myrto Uzuni bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të të birit appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Myrto Uzuni bëhet baba për herë të parë

By: armand
22 April 2025 at 21:06

Në familjen e sulmuesit të Kombëtares, Myrto Uzuni ka festë të madhe. Futbollisti, Myrto dhe partnerja e tij Uarda Hyseni janë bërë prindër për herë të parë, teksa në jetë kanë sjellë një djalë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Myrto Uzuni me anë të një foto të publikuar në rrjetet sociale. “Mirësevjen Princ […]

The post FOTO/ Myrto Uzuni bëhet baba për herë të parë appeared first on BoldNews.al.

E vendosin përkrah Mesit, Uzuni zgjidhet në ekipin e javës në MLS pas golit të parë

By: admin
1 April 2025 at 11:59

Myrto Uzuni ka hapur llogarinë e golave të tij në SHBA duke ndihmuar Austin të fitonte 1-0 ndaj St. Luis në ndeshjen e kësaj jave në kampionatin e MLS.

Sulmuesi shqiptar ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë dhe se mund të jetë vendimtar me fanellën e kësaj skuadre, duke shpresuar që të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë sa më rregullisht në vijim.

Kjo paraqitje e tij i ka siguruar për herë të parë praninë në ekipin e kësaj jave në MLS.

Sulmuesi shqiptar nuk ishte në formacionin titullar të kësaj përzgjedhje, por ishte vendosur në stolin e rezervave në ekipin me 20 lojtarë që zgjidhet çdo javë nga ekspertët e MLS.

Një stol rezervash luksi, pasi përkrah Uzunit ishte edhe vetë Lionel Mesi.

The post E vendosin përkrah Mesit, Uzuni zgjidhet në ekipin e javës në MLS pas golit të parë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e parë në Amerikë, arbitri ndërpret ndeshjen

30 March 2025 at 22:41

Myrto Uzuni ka gjetur golin e parë në Amerikë. Ai ka “tundur rrjetën” me ekipin e tij të ri Austin FC në transfertë përballë St.Louis City, sfidë e vlefshme për kampionatin amerikan të futbollit Pas një aksioni model dhe një pasimi të marrë nga shoku i ekipit, Bukari, sulmuesi beratas dërgoi topin në fundin e […]

The post VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e parë në Amerikë, arbitri ndërpret ndeshjen appeared first on BoldNews.al.

“Goli që më ndryshoi jetën”, Myrto Uzuni, intervistë në Shtetet e Bashkuara

8 March 2025 at 12:36

Ka shënuar shumë, por ky qenka më vete. Myrto Uzuni, njeriu që pushtoi me gola Hungarinë e Spanjën, mban si më të shtrenjtin atë që realizoi kur mbante fanellën e Laçit.

Ishte 19 korriku i vitit 2018, kur ai I dha kualifikimin skuadrës nga Kurbini ndaj ekipit nga Qipro, Anorthosis të Famagustës. Vendosi goditja e beratasit në minutën e 88-të, ndërsa në stadiumin e Laçit ishin disa vizitorë të rëndësishëm.

Ylli kuqezi e tregon këtë në një intervistë që jep në Shtetet e Bashkuara.

“Ne shkuam në plej of, nuk arritëm dot deri te grupet, por për herë të parë morëm pjesë në kupat e Europës me Laçin. Në stadium ishin vëzhgues nga Lokomotiva e Zagrebit për të më ndjekur. Isha në një klub të vogël, por që pati sukses. Unë luaja si lojtar I krahut të majtë. Ajo ndeshje pati 90 për qind zotërim topi prej tyre, dhe vetëm 10 për qind nga ana jonë. Ne thuajse nuk e prekëm fare topin. Vëzhguesit nga Zagrebi më thanë pas ndeshjes se nëse do të veçonin një lojtar, ky do të isha unë. Në minutat e fundit erdhi një kros dhe unë shënova me kokë. Ne fituam 1-0. Ai ishte momenti I jetës sime. Ai moment ndryshoi gjithçka”.

Pas pak javësh, ai shkoi në Ligën e Parë të Kroacisë, ku u bë një nga lojtarët më të mirë me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit.

E vazhdoi karrierën shkëlqyeshëm tek Ferencvarosh në Hungari, ku u prezantua në 17 korrik 2020, dhe gjithashtu shënoi gola të shumtë e të rëndësishëm.

Kulmi padyshim është te Granada, ku fitoi Këpucën e Artë në Ligën e Dytë të Spanjës, shënoi 11 gola në La Liga, dhe u bë shënuesi i huaj më i mirë në historinë e klubit.

Të shohim nëse I njëjti sukses do të përsëritet në Amerikë.

Sulmuesi i kombëtares aktivizohet në kampionat/ Ylli kuqezi hyn në 62’ në sfidën Portland-Austin

2 March 2025 at 16:22

Dita e shumëpritur erdhi. Myrto Uzuni më në fund e bëri debutimin në Ligën Profesioniste Amerikane, ndonëse nuk bëri bujë.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare hyri në fushë në minutën e 62-të, në ndeshjen Portlend-Ostin, të cilën miqtë e fituan 1-0 me një gol të shënuar në fund.

Ish-lojtari i Granadës nuk pati ndonjë rast për të treguar veten, pasi ashtu shkoi ndeshja, ndonëse u përpoq shumë në zonën e rreptësisë dhe pranë saj.

Debutimi i Uzunit u përshëndet nga klubi, dhe shpresohet që ai të shënojë aq shumë gola në SHBA, sa edhe arriti në Spanjë.

Ndërkaq, Mirlind Daku e rinisi kampionatin në Rusi si protagonist.

Sulmuesi tjetër i kombëtares shërbeu asist për golin e shënuar nga futbollisti shqiptar nga Kosova, Dardan Shabanhaxhaj, i cili luan për Austrinë.

Kjo ndodhi në minutën e 10-të të ndeshjes Ahmat Grozni-Rubin, dhe për Dakun ishte asisti i gjashtë në Premier Ligën ruse, përveçse ka shënuar 9 gola.

Në fund, ekipi I tyre Rubin, e humbi ndeshjen me shifrat 1-2.

Duke kaluar në Turqi, Ernest Muçi u bë një nga heronjtë e Beshiktashit edhe pse hyri nga stoli.

Lojtari ofensiv kuqezi u aktivizua në 68’, ndërsa në minutat shtesë të ndeshjes ndaj Kaizerisporit fitoi penallti.

Vendim I saktë I arbitrit, ndërsa për Muçin ishte asisti i dytë në 19 javë kampionat, ku ka shënuar edhe 4 gola.

Në total, këtë sezon, 23-vjeçari ka 6 gola e 3 asistë.

Në Serinë A, kapiteni i kombëtares Berat Gjimshiti ishte titullar dhe luajti pa probleme për Atalantën.

Skuadra bergamaske vetëm barazoi 0-0 në fushën e vet ndaj Venecias, duke hedhur një hap fals në luftën për titull.

Mbrojtësi i qendrës nuk pati rast për t’u dalluar, por mori një vlerësim të mirë nga mediat sportive italiane dhe europiane.

Uzuni zbret në Teksas, merr numrin dhjetë dhe u premton gola tifozëve

By: admin
20 February 2025 at 17:01

Prezantimi i Myrto Uzunit në Ostin ishte një spektakël më vete.

Sulmuesi shqiptar doli përkrah trajnerit të ekipit në një konferencë për shtyp ku tha:

“Të jem i sinqertë, përpara se të firmosja folëm me drejtuesit dhe kuptova që kemi tifozë shumë të mirë, është një nga ekipet ku i shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje dhe ashtu siç thash më parë unë do të jap maksimumin, pasi këta njerëz vijnë të mbështesin Ostin, kështu që puna ime është të bëj të lumtur tifozët duke shënuar gola sigurisht”.

The post Uzuni zbret në Teksas, merr numrin dhjetë dhe u premton gola tifozëve appeared first on Albeu.com.

Myrto Uzuni prezantohet te klubi amerikan: Tifozët i bëj të lumtur duke shënuar gola

By: armand
20 February 2025 at 16:14

Myrto Uzuni prezantohet zyrtarisht tek Austin. I larguar prej kohësh nga Granada, më në fund, Uzuni është gati të nis aventurën e re në “tokën e premtuar”. Ekipi amerikan e prezantoi me shumë buje blerjen e tyre më të shtrenjtë në histori, pasi kartoni i sulmuesi kuqezi i kushtoi 12 milionë euro. Me këtë lëvizje, […]

The post Myrto Uzuni prezantohet te klubi amerikan: Tifozët i bëj të lumtur duke shënuar gola appeared first on BoldNews.al.

Myrto Uzuni prezantohet te FC Austin, shumë tifozë u paraqitën në ditën e parë të tij

20 February 2025 at 12:50

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni është prezantuar në klubin e MLS-së, FC Austin. 

Uzuni ka marrë fanellën me numrin 10 dhe është gati për aventurën amerikane. 

Pasi është prezantuar para mediave, ai ka mbajtur edhe një fjalim. 

 

Done deal. ✍ pic.twitter.com/AoSPY4XTF8

— Austin FC (@AustinFC) February 19, 2025

“Të jem i sinqertë, përpara se të firmosja folëm me drejtuesit dhe kuptova që kemi tifozë shumë të mirë, është një nga ekipet ku i shiten të gjitha biletat në çdo ndeshje”.  

“Ashtu siç thash më parë unë do të jap maksimumin, pasi këta njerëz vijnë të mbështesin Austin, kështu që puna ime është të bëj të lumtur tifozët duke shënuar gola sigurisht”, ka thënë Uzuni. 

 

Welcome to the VERDE fam, Myrto! 💚🖤 pic.twitter.com/5DduXb9pyP

— Austin FC (@AustinFC) February 20, 2025

Shumë tifozë kishin dal që ta prisnin Uzunin, ku nuk mungoi një foto me ta. /Telegrafi/  

The post Myrto Uzuni prezantohet te FC Austin, shumë tifozë u paraqitën në ditën e parë të tij appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Myrto Uzuni transferohet tek Austin FC në MLS

By: admin
24 January 2025 at 21:12

Tashmë nuk ka më dyshime: Myrto Uzuni është zyrtarisht një lojtar i Austin FC në MLS. Klubi amerikan ka njoftuar blerjen e sulmuesit shqiptar.

“Austin FC njofton sot se ka arritur një marrëveshje rekord transferimi për të nënshkruar me sulmuesin 29-vjeçar Myrto Uzuni nga Granada.

Uzuni, një lojtar i kombëtares shqiptare, i aftë për të luajtur si qendërsulmues ose anësor, i bashkohet Austinit si lojtar i caktuar me një kontratë trevjeçare të garantuar deri në fund të sezonit 2027 me opsion deri në vitin 2028.

Ai do të veshë fanellën me numrin 10 për Austin FC”, shkruhet në njoftimin e klubit.

The post Zyrtare: Myrto Uzuni transferohet tek Austin FC në MLS appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “Humba Europianin për këtë fanellë”, Uzuni i jep lamtumirën Granadas dhe thumbon: Një “shihemi më vonë”, kur këta njerëz të mos jenë më në klub

24 January 2025 at 17:25
Myrto Uzuni po bëhet gati për kalimin te Austin FC në SHBA dhe me një mesazh në rrjetet sociale, ka përshëndetur tifozerinë e klubit të Granadës. Një postim ku ka kujtuar etapat e tij në skuadër, por ku nuk kanë munguar edhe thumbimet për drejtuesit. POSTIMI I UZUNIT “Të dashur tifozë të Granada CF, Sot

Uzuni kërkoi rritje page 1 mln €, të hënën vizitat mjekësore në Madrid dhe më pas firma për Ostin FC

By: admin
18 January 2025 at 16:38

Mëngjesin e sotëm Myrto Uzuni ka marrë sendet personale në qendrën stërvitore duke përfituar se pjesa tjetër e ekipit ishte nisur për në Valencia ku në 21:00 Grandada sfidon Levanten.

Sulmuesi shqiptar të hënën do të jetë në Madrdid pasi aty do ti nënshtrohet edhe vizitave mjekësore dhe më pas do të hidhet firma me skuadrën e re Ostin FC.

Sipas stafit të ngushtë të lojtarit e gjithë kjo sagë nuk do të ndodhte nëse klubi spanjoll do ti rriste pagën bruto me 1 milionë euro.

The post Uzuni kërkoi rritje page 1 mln €, të hënën vizitat mjekësore në Madrid dhe më pas firma për Ostin FC appeared first on Albeu.com.

“Myrto Uzuni më zhgënjeu shumë”! Trajneri i Granada “sulmon” shqiptarin

By: Besnik
18 January 2025 at 08:35

Trajneri i Granadës, Fran Escriba, ka reaguar ashpër lidhur me largimin e sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni, që po përgatitet të transferohet te FC Austin në MLS.

Gjatë një konference për mediat të premten, Escriba nuk ka kursyer kritikat ndaj lojtarit, duke theksuar se është i zhgënjyer nga sjellja e tij.

“Të vetmen herë që fola me të për këtë çështje, i thashë se isha shumë i zhgënjyer. Kjo nuk është rruga për të shkuar, kjo është e qartë. Secili prej nesh mund të mendojë se është i nënvlerësuar dhe të kërkojë përmirësimin e kontratës, por në këtë rast, e kemi të bëjmë me një lojtar të cilit kontrata i është përmirësuar disa herë për performancën e tij”, tha Escriba.

Trajneri vazhdoi duke shtuar se është plotësisht legjitime që Uzuni të kërkojë një klub më të mirë ose më të paguar, por theksoi se detyrimi ndaj klubit duhet të përmbushet deri në fund.

“Nëse do të kishit lënduar, ose nuk do të kishit shënuar gola që kur nënshkruat, klubi do të vazhdonte t’ju paguante, por vetëm njëra palë e ka respektuar kontratën”, theksoi ai.

Escriba ishte i pakënaqur edhe me faktin që Uzuni ka zgjedhur të largohet pa u angazhuar plotësisht me stërvitjen dhe ndeshjet e klubit.

“Ai mund të kishte bërë të njëjtën gjë dhe të stërvitej me shokët e tij deri në fund, por ai nuk e bëri këtë dhe për mua është një zhgënjim i madh”, përfundoi trajneri.

Largimi i Uzunit është një goditje e rëndë për Granadën, pasi ai është rekordmeni i golave të klubit dhe ka qenë një nga lojtarët kyç. Kjo ka ulur shanset e ekipit për ngjitjen në La Liga, një aspekt që trajneri Escriba e ka theksuar me shqetësim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Myrto Uzuni më zhgënjeu shumë”! Trajneri i Granada “sulmon” shqiptarin appeared first on Euronews Albania.

Myrto Uzuni drejt klubit amerikan, Granada përfiton 12 milionë euro

By: armand
16 January 2025 at 17:50

Myrto Uzuni do ta vazhdojë karrierën tek Austin në Amerikë. Kjo pasi klubi amerikan ka rënë dakord për të paguar 12 milionë euro, që përkon dhe me klauzolën e prishjes së kontratës te Granada. “Givemesport” raporton se palët po punojnë për plotësimin e dokumenteve. Tashmë mbeten detaje si teste mjekësore, teksa Uzuni do e ketë […]

The post Myrto Uzuni drejt klubit amerikan, Granada përfiton 12 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Myrto Uzuni, nga Granada te Austin për 12 milionë euro

By: admin
16 January 2025 at 17:23

Granada dhe Austin (SHBA) kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Myrto Uzuni për 12 milionë euro, duke i dhënë fund telenovelës së futbollistit kuqezi në klubin spanjoll dhe situatës së tij kontroverse.

Burime pranë klubit spanjoll kanë bërë të ditur se klubi amerikan më në fund do të paguajë klauzolën e sulmuesit, i cili nuk është stërvitur me skuadrën që kur është kthyer nga festat e fundvitit.

Edhe pse një javë më parë, lojtari tha se duhej të prisnim për të dëgjuar versionin e tij, lëvizja ndodh pa ditur arsyet e vërteta që e shtynë Uzunin të detyronte largimin e tij nga Granada.

Megjithatë, sulmuesi kuqezi largohet si lojtari i huaj që ka shënuar më shumë gola në historinë e klubit

The post Myrto Uzuni, nga Granada te Austin për 12 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Drejtori i Granadës thyen heshtjen: Uzuni po më befason, të paguajë 12 milionë euro për t’u larguar

By: armand
16 January 2025 at 15:39

Myrto Uzuni është tashmë çështje te Granada. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk po stërvitet me skuadrën spanjolle, ndërsa pret nga klubi të pranojë ofertën e Austin për transferimin në Amerikë. Drejtori i përgjithshëm i Granadës, Alfredo Garsia Amado, ka thyer heshtjen. Ai ka treguar se nga Austin ka mbërritur oferta e 9 milionë dollarëve, por për […]

The post Drejtori i Granadës thyen heshtjen: Uzuni po më befason, të paguajë 12 milionë euro për t’u larguar appeared first on BoldNews.al.

Drejtori i Granadas: Uzuni dëshiron të largohet, por duhet të paguhet klauzola

16 January 2025 at 13:45

Drejtor i përgjithshëm i Granadas, Alfredo Garcia Amado ka folur për çështjen e sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni, i cili ka shkaktuar stuhi te klubi spanjoll.

Sulmuesi shqiptar ka shkaktuar stuhi te Granada, duke mos u shfaqur në stërvitje pasi dëshiron transferimin në Major League Soccer te FC Austin dhe për këtë situatë ka folur tashmë drejtori i përgjithshëm i klubit nga La Liga 2.

“Uzuni dëshiron të largohet, është realitet. Ai mori një ofertë shumë interesante nga Austin në MLS dhe ai na tha disa javë më parë se ai dëshiron të largohet, kjo është ajo që ne kemi gjetur”, ka thënë fillimisht Amado.

“Ai thotë se nuk dëshiron të stërvitet me grupin dhe se dëshiron të largohet, është një situatë e vështirë. Respekt që një profesionist dhe një lojtar dëshiron të përmirësohet, dhe nëse mund të gjendet një zgjidhje pozitive për të dyja palët, atëherë perfekte, por gjithmonë duke përmbushur detyrimin tuaj, kjo është ajo që unë nuk e ndaj fare me Myrton. Më befason”.

“Ka një rregullore dhe një kontratë të nënshkruar, i janë bërë dy përmirësime në kontratë Myrtos dhe ai ka kushte kontraktuale me klauzolë zgjidhjeje dhe kohëzgjatje deri në qershor 2027, me këtë duhet të luftojmë”.

Pavarësisht sirenës nga klubi i MLS-së, pozicioni i Granadës është i qartë për 12 milionë eurot e klauzolës së saj.

 

“Uzuni se quiere ir. El Austin ha hecho varias ofertas, pero que no llegan a lo que nosotros queremos. La última en firme es de 9 millones de dólares y les he remitido a los 12 millones € de la cláusula; estamos aquí para defender los intereses del club” https://t.co/5DbCeKxzzg

— LaLiga Hypermotion +Fútbol (@MasFutbolMARCA) January 16, 2025

“Jemi në merkato dimërore, është një situatë shumë e komplikuar. Uzuni është një lojtar shumë i rëndësishëm, ajo që bën Granada është mbrojtja e klubit dhe mburojën ia përcjellim se për të shkuar ai duhet të sigurojë klauzolën e përfundimit, nuk ka asnjë negocim tjetër”.

“Kanë bërë disa oferta, por në shuma që nuk arrijnë atë që duam, që është klauzola. Oferta e fundit e fortë është nëntë milionë dollarë dhe unë i kam dërguar vetëm 12 milionë euro, ne jemi këtu për të mbrojtur interesat e klubit”, përfundoi drejtori i klubit spanjoll. /Telegrafi/

The post Drejtori i Granadas: Uzuni dëshiron të largohet, por duhet të paguhet klauzola appeared first on Telegrafi.

“Uzuni qëndro”, tifozët e Granadas kërkesë të veçantë për sulmuesin shqiptar

By: armand
12 January 2025 at 16:32

Myrto Uzuni mori vëmendjen të premten në barazimin e Granadas ndaj Burgos, edhe pse nuk ishte në fushën e lojës, por në tribunën e stadiumit. Ultrasit e Granadës nisën koret “Uzuni qëndro” disa herë gjatë sfidës, duke bërë të qartë qëndrimin e  tyre, ndërsa po në kor kërkuan largimin e drejtuesve, të cilët i kanë […]

The post “Uzuni qëndro”, tifozët e Granadas kërkesë të veçantë për sulmuesin shqiptar appeared first on BoldNews.al.

❌
❌