Normal view
-
- VIDEO/ “Humba Europianin për këtë fanellë”, Uzuni i jep lamtumirën Granadas dhe thumbon: Një “shihemi më vonë”, kur këta njerëz të mos jenë më në klub
“Myrto Uzuni më zhgënjeu shumë”! Trajneri i Granada “sulmon” shqiptarin
Trajneri i Granadës, Fran Escriba, ka reaguar ashpër lidhur me largimin e sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni, që po përgatitet të transferohet te FC Austin në MLS.
Gjatë një konference për mediat të premten, Escriba nuk ka kursyer kritikat ndaj lojtarit, duke theksuar se është i zhgënjyer nga sjellja e tij.
“Të vetmen herë që fola me të për këtë çështje, i thashë se isha shumë i zhgënjyer. Kjo nuk është rruga për të shkuar, kjo është e qartë. Secili prej nesh mund të mendojë se është i nënvlerësuar dhe të kërkojë përmirësimin e kontratës, por në këtë rast, e kemi të bëjmë me një lojtar të cilit kontrata i është përmirësuar disa herë për performancën e tij”, tha Escriba.
Trajneri vazhdoi duke shtuar se është plotësisht legjitime që Uzuni të kërkojë një klub më të mirë ose më të paguar, por theksoi se detyrimi ndaj klubit duhet të përmbushet deri në fund.
“Nëse do të kishit lënduar, ose nuk do të kishit shënuar gola që kur nënshkruat, klubi do të vazhdonte t’ju paguante, por vetëm njëra palë e ka respektuar kontratën”, theksoi ai.
Escriba ishte i pakënaqur edhe me faktin që Uzuni ka zgjedhur të largohet pa u angazhuar plotësisht me stërvitjen dhe ndeshjet e klubit.
“Ai mund të kishte bërë të njëjtën gjë dhe të stërvitej me shokët e tij deri në fund, por ai nuk e bëri këtë dhe për mua është një zhgënjim i madh”, përfundoi trajneri.
Largimi i Uzunit është një goditje e rëndë për Granadën, pasi ai është rekordmeni i golave të klubit dhe ka qenë një nga lojtarët kyç. Kjo ka ulur shanset e ekipit për ngjitjen në La Liga, një aspekt që trajneri Escriba e ka theksuar me shqetësim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Konfirmohet për Euronews Albania kalimi i Uzunit tek Austin, dita kur prezantohet
- Myrto Uzuni largohet nga Granada, klubi amerikan shpenzon 12 mln euro për ta marrë
The post “Myrto Uzuni më zhgënjeu shumë”! Trajneri i Granada “sulmon” shqiptarin appeared first on Euronews Albania.
Nga fushat me baltë të Beratit në ëndrrën amerikane: Uzuni, blerja rekord e Austin
Austin FC ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin e kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, nga Granada CF, sipas burimeve të GIVEMESPORT. Klubi amerikan do të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 12 milionë eurosh të Uzunit, dhe marrëveshja është në fazën finale të detajeve, përfshirë dokumentacionin dhe testet mjekësore.
Uzuni, 29 vjeç, ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon me Granadën, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë një asist në 18 paraqitje në Segunda División. Sezonin e kaluar në La Liga, ai regjistroi 11 gola dhe një asist në 2,461 minuta. Sulmuesi ka 38 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë, duke u kthyer në një nga lojtarët kyç të saj.
Ambicia e Austin FC për t’u rikthyer në majat e MLS
Ky transferim do të shënojë herën e tretë brenda gjashtë muajsh që Austin FC thyen rekordin e klubit për shpenzime në transferime. Së fundmi, klubi nënshkroi me sulmuesin amerikan Brandon Vazquez për 10 milionë dollarë dhe më parë me Osman Bukari nga Crvena Zvezda për 7 milionë dollarë.
Nënshkrimi i Uzunit është pjesë e një rindërtimi të madh të ekipit për sezonin 2025, nën drejtimin e trajnerit të ri Nico Estevez, i cili u bashkua këtë dimër pas eksperiencave të tij me ekipin kombëtar amerikan dhe FC Dallas.
Çfarë sjell Uzuni për Austin FC?
Me shpejtësinë e tij shpërthyese dhe aftësinë për të luajtur në disa role sulmuese, Uzuni do të jetë një shtesë e vlefshme për ofensivën e Austin FC. Ai pritet të ndihmojë ekipin jo vetëm në rikthimin e tyre në nivelet më të larta të Konferencës Perëndimore, por edhe për të sfiduar për trofe të rëndësishëm në MLS.
Ky transferim është një deklaratë e fortë e ambicieve të klubit për të garuar me më të mirët dhe për të vendosur një standard të ri për suksesin në futbollin amerikan.
Në historinë e klubit, por dalje me rebelim
Myrto Uzuni kërkon largimin nga Granada në Spanjë pasi oferta e FC Austin nga MLS në SHBA duket e rëndësishme për të, kjo sa i përket termave ekonomik. Për këtë, sulmuesi i Kombëtare i ka kërkuar spanjollëve që të gjejnë një zgjedhje për ta shitur, ose t’i rrisin pagën. “Uzuni dëshiron të largohet, ky është realiteti, ai mori një ofertë shumë interesante nga Austin i MLS dhe na tha disa javë më parë se dëshiron të largohet. Ai thotë se nuk dëshiron të stërvitet me grupin dhe se dëshiron të largohet, është një situatë e vështirë. Kanë bërë disa oferta, por shuma nuk arrin atë që duam, që është klauzola. Oferta e fundit e fortë është 9 milionë dollarë dhe unë u kam dërguar në 12 milionë euro, ne jemi këtu për të mbrojtur interesat e klubit”, tha Alfredo García Amado.
Lexo më tej: Flet Sylvinho: Pse nuk e mora Uzunin dhe ku gabuam në Europian
Prej më shumë se dy javësh beratasi nuk stërvitej me skuadrës dhe drejtori sportiv i Granada, Alfredo García Amado e kishte shprehur hapur befasinë e tij për situatën. Ai e bëri të qartë se FC Austin duhet të paguante klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 12 milionë euro për të marrë Uzunin.
The post Nga fushat me baltë të Beratit në ëndrrën amerikane: Uzuni, blerja rekord e Austin appeared first on Lapsi.al.
Myrto Uzuni drejt klubit amerikan, Granada përfiton 12 milionë euro
Myrto Uzuni do ta vazhdojë karrierën tek Austin në Amerikë. Kjo pasi klubi amerikan ka rënë dakord për të paguar 12 milionë euro, që përkon dhe me klauzolën e prishjes së kontratës te Granada. “Givemesport” raporton se palët po punojnë për plotësimin e dokumenteve. Tashmë mbeten detaje si teste mjekësore, teksa Uzuni do e ketë […]
The post Myrto Uzuni drejt klubit amerikan, Granada përfiton 12 milionë euro appeared first on BoldNews.al.
Drejtori i Granadës thyen heshtjen: Uzuni po më befason, të paguajë 12 milionë euro për t’u larguar
Myrto Uzuni është tashmë çështje te Granada. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk po stërvitet me skuadrën spanjolle, ndërsa pret nga klubi të pranojë ofertën e Austin për transferimin në Amerikë. Drejtori i përgjithshëm i Granadës, Alfredo Garsia Amado, ka thyer heshtjen. Ai ka treguar se nga Austin ka mbërritur oferta e 9 milionë dollarëve, por për […]
The post Drejtori i Granadës thyen heshtjen: Uzuni po më befason, të paguajë 12 milionë euro për t’u larguar appeared first on BoldNews.al.
Drejtori i Granadas: Uzuni dëshiron të largohet, por duhet të paguhet klauzola
Drejtor i përgjithshëm i Granadas, Alfredo Garcia Amado ka folur për çështjen e sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni, i cili ka shkaktuar stuhi te klubi spanjoll.
Sulmuesi shqiptar ka shkaktuar stuhi te Granada, duke mos u shfaqur në stërvitje pasi dëshiron transferimin në Major League Soccer te FC Austin dhe për këtë situatë ka folur tashmë drejtori i përgjithshëm i klubit nga La Liga 2.
“Uzuni dëshiron të largohet, është realitet. Ai mori një ofertë shumë interesante nga Austin në MLS dhe ai na tha disa javë më parë se ai dëshiron të largohet, kjo është ajo që ne kemi gjetur”, ka thënë fillimisht Amado.
“Ai thotë se nuk dëshiron të stërvitet me grupin dhe se dëshiron të largohet, është një situatë e vështirë. Respekt që një profesionist dhe një lojtar dëshiron të përmirësohet, dhe nëse mund të gjendet një zgjidhje pozitive për të dyja palët, atëherë perfekte, por gjithmonë duke përmbushur detyrimin tuaj, kjo është ajo që unë nuk e ndaj fare me Myrton. Më befason”.
“Ka një rregullore dhe një kontratë të nënshkruar, i janë bërë dy përmirësime në kontratë Myrtos dhe ai ka kushte kontraktuale me klauzolë zgjidhjeje dhe kohëzgjatje deri në qershor 2027, me këtë duhet të luftojmë”.
Pavarësisht sirenës nga klubi i MLS-së, pozicioni i Granadës është i qartë për 12 milionë eurot e klauzolës së saj.
“Uzuni se quiere ir. El Austin ha hecho varias ofertas, pero que no llegan a lo que nosotros queremos. La última en firme es de 9 millones de dólares y les he remitido a los 12 millones € de la cláusula; estamos aquí para defender los intereses del club” https://t.co/5DbCeKxzzg
— LaLiga Hypermotion +Fútbol (@MasFutbolMARCA) January 16, 2025
“Jemi në merkato dimërore, është një situatë shumë e komplikuar. Uzuni është një lojtar shumë i rëndësishëm, ajo që bën Granada është mbrojtja e klubit dhe mburojën ia përcjellim se për të shkuar ai duhet të sigurojë klauzolën e përfundimit, nuk ka asnjë negocim tjetër”.
“Kanë bërë disa oferta, por në shuma që nuk arrijnë atë që duam, që është klauzola. Oferta e fundit e fortë është nëntë milionë dollarë dhe unë i kam dërguar vetëm 12 milionë euro, ne jemi këtu për të mbrojtur interesat e klubit”, përfundoi drejtori i klubit spanjoll. /Telegrafi/
The post Drejtori i Granadas: Uzuni dëshiron të largohet, por duhet të paguhet klauzola appeared first on Telegrafi.
Uzuni, premtim 3 milionë euro/ Priten bisedime për transferim ose rritje rroge në Spanjë
Mosha po kalon dhe ky mund të jetë shansi i fundit. Myrto Uzuni mbush 30 vjeç në 31 majin e ardhshëm, ndaj edhe është i kuptueshëm rebelimi i tij te Granada.
Mediat spanjolle shkruajnë se sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shansin që të fitojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dyfishin e asaj që merr në Spanjë, dhe kjo është arsye e fortë për t’u larguar.
Shënuesi më I mirë aktual i Granadës, shënuesi I dytë më I mirë I Ligës së Dytë, dhe realizuesi më i mirë i huaj i klubit në të gjitha kohët, sipas këtyre mediave, fiton sot 1.5 milionë euro në sezon.
Deri këtu u arrit pas rinovimit të kontratës vitin e kaluar, akord që vlen deri në 2026, ndërsa deri në 2023, ylli kuqezi fitonte vetëm 500 000 euro në vit.
Ostin, klub nga Teksasi, i jep të paktën 3 milionë euro në vit, plus shpërblime në bazë të arritjeve. Mediat në Spanjë theksojnë edhe se Uzuni ka arsye të ketë qejfmbetje ndaj drejtuesve të Granadës, pasi lojtarë që kanë dhënë më pak kontribut se ai, si Vajsman apo Rainier, marrin rrogë më të lartë.
Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në fund të janarit, ndërsa Ostin ende nuk e ka kënaqur Granadën. Besohet se oferta amerikane për klubin e ligës së dytë arrin në 10 milionë euro, ndërsa drejtuesit spanjollë pretendojnë 12 milionë. Kaq është klauzola e vendosur në kontratë, që do të ishte 25 milionë euro nëse Granada do të ishte në La Liga./abcnews.al
“Uzuni qëndro”, tifozët e Granadas kërkesë të veçantë për sulmuesin shqiptar
Myrto Uzuni mori vëmendjen të premten në barazimin e Granadas ndaj Burgos, edhe pse nuk ishte në fushën e lojës, por në tribunën e stadiumit. Ultrasit e Granadës nisën koret “Uzuni qëndro” disa herë gjatë sfidës, duke bërë të qartë qëndrimin e tyre, ndërsa po në kor kërkuan largimin e drejtuesve, të cilët i kanë […]
The post “Uzuni qëndro”, tifozët e Granadas kërkesë të veçantë për sulmuesin shqiptar appeared first on BoldNews.al.
Myrto Uzuni refuzon të stërvitet me Granada-n, sulmuesi i vendos kushte spanjollëve
Myrto Uzuni refuzon të stërvitet te Granada në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares kërkon rritje page dhe siç bën me dije Marca ai ka refuzuar të dalë në stërvitje, gjë që e konfirmoi edhe trajneri i ekipit. Kjo situatë vjen në një kohë kur beratasi është i shumëkërkuar në merkato dhe një ofertë nga FC Austin në MLS […]
The post Myrto Uzuni refuzon të stërvitet me Granada-n, sulmuesi i vendos kushte spanjollëve appeared first on BoldNews.al.
Uzuni përsërit suksesin e vitit 2022, zgjidhet mes 11 më të mirëve në ligën e dytë spanjolle
Për të dytën herë, Myrto Uzuni u përzgjodh në formacionin më të mirë të ligës së dytë të Spanjës nga e përditshmja “Marca”. Lexuesit e gazetës më të madhe sportive të vendit votuan në anketën e hapur përpara vitit të ri dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk mund të mungonte në njëmbëdhjetë lojtarët më të […]
The post Uzuni përsërit suksesin e vitit 2022, zgjidhet mes 11 më të mirëve në ligën e dytë spanjolle appeared first on BoldNews.al.
Uzuni, “mbreti” i golit/ Ylli “spanjoll”, sulmuesi kuqezi i vitit 2024
Ishte një garë treshe.
Kaq ishin sulmuesit shqiptarë që u dalluan më shumë gjatë këtij viti.
Myrto Uzuni ia doli të kalonte konkurrencën e rivalëve të tillë si Rejm Manaj dhe Mirlind Daku.
Ylli I Granadës, që këtë sezon luan në Ligën e dytë në Spanjë, arriti të shënonte gjithsej 19 gola në 12 muaj, e përveç tyre pati edhe dy asistë.
Nga këto rrjeta, 14 ishin këtë sezon në Ligën e Dytë, ndërsa pesë të tjera u shënuan edicionin e kaluar, kur Uzuni luante në elitën spanjolle, në La Liga.
Në vend të dytë nga sulmuesit e kombëtares është Rej Manaj që aktivizohet në Superligën e Turqisë për Sivasporin.
Futbollisti 27-vjeçar ka gjithsej 16 gola dhe 4 asistë në 2024.
Lojtari me fanelën me numrin 9 ishte I shkëlqyer sezonin e shkuar, kur fitoi Këpuën e Bronzit në elitën turke, dhe 12 nga 18 rrjetat gjithsej I shënoi nga janari deri në maj të këtij viti.
Ky sezon nuk është në ato nivele, pasi ka realizuar vetëm katër herë, ndërsa në ndeshjet e fundit pati probleme me polemikat dhe kartonët.
Podiumin kuqezi e plotëson Mirlind Daku.
Sulmuesi që luan për Rubinin e Kazanit në Premier Ligën e Rusisë, ka në total gjatë këtij vit 15 gola dhe 9 asistë.
Me këto shifra, ai u shpall lojtari më I mirë I elitës ruse për kontributin gola+asiste.
Po ashtu, Daku është më I miri nga kombëtarja shqiptare për këto. /abcnews.al
Sevilja interes për Uzunin, sulmuesi shqiptar kërkohet dhe nga klubi amerikan
Myrto Uzuni është aktualisht futbollisti më në zë shqiptar, që po bën mjaft mirë me ekipin e tij të Granadës. Sulmuesi beratas kryeson listën e golashënuesve në La Liga 2, por përveç kësaj, performanca e tij në fushë ka qenë magjike. Diçka e tillë nuk i ka shpëtuar syrit të skuadrave të tjera spanjolle, por dhe më gjerë, duke bërë që të ketë interes ndaj tij.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Uzuni kërkohet nga MLS, konkretisht Seattle Sounders. Krahas klubit amerikan, bëhet fjalë edhe për një emër të madh të futbollit evropian, Sevillan, e cila beson në aftësitë e bomberit kuqezi. Uzuni duket i lumtur te Granada, por një ofertë e tillë nga rekordmenët e Europa League vështirë se mund të refuzohet dhe do të ishte një rikthim për të në elitën e futbollit iberik.
29-vjeçari nga Berati ka një kontratë deri në verën e vitit 2026 me Granadën, e cila e bleu kartonin e tij nga hungarezët e Ferencvarosi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Myrto Uzuni vendos rekord, shënuesi më i mirë i huaj në historinë e Granadës
- Rrëfehet Uzuni: Te Granada më adhurojnë, në Kombëtare dua të luaj si sulmues i dytë
The post Sevilja interes për Uzunin, sulmuesi shqiptar kërkohet dhe nga klubi amerikan appeared first on Euronews Albania.
Nga Argjentina në Spanjë, tifozi i ri udhëtoi 11 mijë kilometra për të takuar Uzunin
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, po kalon një formë të shkëlqyer me Granadën në Spanjë. Bomberi kuqezi ka shënuar tre gola në ndeshjen ndaj Kartagjenës, duke e vulosur rezultatin në 4-1 për skuadrën e tij, e cila po lufton për t’u rikthyer në La liga. Me këto tre gola, Uzuni shkon në kuotën e […]
The post Nga Argjentina në Spanjë, tifozi i ri udhëtoi 11 mijë kilometra për të takuar Uzunin appeared first on BoldNews.al.
Myrto Uzuni shkëlqen me het-trik ndaj Cartagenas dhe shpallet më i miri i ndeshjes
Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni ka vazhduar formën fantastike nëpër të cilën po kalon këtë sezon me Granadan edhe këtë javë.
Uzuni ishte autor i tre golave të realizuar në fitoren që Granada e mori me rezultat 4-1 në shtëpi ndaj Cartagenas në kuadër të javës së 20-të në La Liga 2.
Për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme në këtë sfidë, reprezentuesi shqiptar mori notën 8.9 nga Sofascore, duke u shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes.
Dy nga tre golat që realizoi Uzuni erdhën në pjesën e parë, derisa het-trikun e realizoi në pjesën e dytë.
Përveç golave të shënuar, Uzuni pati gjithashtu edhe 10 pasime të kompletuara, dy duele të fituara dhe një gjuajtje të bllokuar.
29-vjeçari tashmë ka kapur shifrën e 14 golave të shënuar këtë edicion në kampionat pas 17 ndeshjeve të luajtura, teksa ka edhe një asistim.
Kujtojmë se para pak kohës Uzuni ishte bërë golashënuesi i huaj më i mirë në histori të Granadas, një arritje që dëshmon se në çfarë niveli kanë qenë paraqitjet e tij për klubin spanjoll./Telegrafi/
Te mete un 𝐡𝐚𝐭-𝐭𝐫𝐢𝐜𝐤 y te inicia el cántico.
Imagina no quererle.
pic.twitter.com/BUGOft1YD3
— Granada CF
(@GranadaCF) December 17, 2024
The post Myrto Uzuni shkëlqen me het-trik ndaj Cartagenas dhe shpallet më i miri i ndeshjes appeared first on Telegrafi.
Myrto Uzuni bën “ligjin” me Granadën/ Sulmuesi shqiptar dopietë ndaj Cartagjenës
Myrto Uzuni po vazhdon të impresionojë në fushën e lojës duke prodhuar gola të rëndësishëm për skuadrën e tij Granada.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar një dopietë përballë Cartagjenës në pjesën e parë, teksa Rodelas realizoi të tretin për shifrat 3-1, në përfundim të pjesës së parë.
/E.S
Myrto Uzuni merr topin në shtëpi, kompleton tripletën në fitoren e Granadës
Myrto Uzuni ka shënuar tre gola sot në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares tundi rrjetën tre herë në ndeshjen që Granada fitoi 4-1 ndaj Cartagena-s. Ishte Uzuni që përmbysi rezultatin, i cili shkoi 0-1 fillimisht për miqtë. Sulmuesi i Kombëtares shfrytëzoi fillimisht si duhet krosimin e Ruiz për të dërguar topin në rrjetë. Goditja e tij me […]
The post Myrto Uzuni merr topin në shtëpi, kompleton tripletën në fitoren e Granadës appeared first on BoldNews.al.
Myrto Uzuni vendos rekord, shënuesi më i mirë i huaj në historinë e Granadës
Myrto Uzuni vijon të shkëlqejë me Granadën në kampionatin spanjoll, duke regjistruar një tjetër sukses me ekipin, por dhe në aspektin personal. 29-vjecari ishte ndër lojtarët në kyç në përballjen e fundit të skuadrës së tij ndaj Santander, e fituar në shifrat 3-0.
Uzuni arriti të shënojë 2 gola, duke shkruar me gërma të arta emrin e tij, si futbollisti i huaj me më tepër gola të shënuar në historinë e klubit të Granadës.
Konkretisht ai numëron 46 gola të shënuar në La Liga dhe Ligën e dytë ku ekipi qëndron aktualisht. Ky është një rekord absolut për Uzunin, i cili ka lënë pas El Arabin, një tjetër lojtar që ka bërë mirë me këtë skuadër.
Në total, ylli beratas numëron 103 përballje me ekipin e Granadës që prej transferimit të tij në vitin 2022. Më herët ai është aktivizuar me Ferencvarosin, Lokomotivën e Zagrebit, Lacin e Apoloninë, ndërsa karrierën e nisi te Tomori. Që prej 2018-ës është pjesë e kombëtares kuqezi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Uzuni humbet sfidat me Çekinë dhe Gjeorgjinë, ja kush e zëvendëson
- Rrëfehet Uzuni: Te Granada më adhurojnë, në Kombëtare dua të luaj si sulmues i dytë
The post Myrto Uzuni vendos rekord, shënuesi më i mirë i huaj në historinë e Granadës appeared first on Euronews Albania.
Myrto Uzuni, golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e Granadas
TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Myrto Uzuni hyn në histori!
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është tani golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e klubit spanjoll Granada.
Me golin e tij të 45-të, Uzuni theu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga El-Arabi, i cili kishte realizuar 44 gola.
Gjatë ndeshjes kundër kryesuesve të Racing Santander, Uzuni nuk u ndal me kaq dhe arriti kuotën e 46 golave, pasi shënoi dy herë në fitoren e thellë 3-0.
Në këtë kampionat, sulmuesi kuqezi numëron tashmë 11 gola. Një moment i jashtëzakonshëm dhe historik në karrierën futbollistike të Myrto Uzunit. Federata Shqiptare e Futbollit i uron Uzunit suksese të tjera në rrugëtimin e tij të shkëlqyer.
/r.e/
The post Myrto Uzuni, golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e Granadas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
U bë golshënuesi më i mirë në historinë e klubit, Granda i bën postimin e veçantë Uzunit
Myrto Uzuni gdhendi sot emrin e tij në historinë e Granadës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare me 46 golat e tij u bë lojtari i huaj, që ka shënuar më shumë gola me Granadën. Për këtë klubi spanjoll i ka dedikuar një postim pas ndeshjes së fituar me rezultatin 3 me 0 përballë Rejsing Santander. Uzuni […]
The post U bë golshënuesi më i mirë në historinë e klubit, Granda i bën postimin e veçantë Uzunit appeared first on BoldNews.al.
Video/ Nuk përmbahet Myrto Uzuni, shënon golin historik me Granadën
Myrto Uzuni ka shënuar sërish për Granadën në Spanjë. Një gol historik nga sulmuesi i Kombëtares, që shënohet kundër kryesuesve të Rejsing Santander për rezultatin 2 me 0. Me rrjetën e gjetur në minutën e 53-të, Uzuni tashmë është golashënuesi më i mirë në historinë e Granadës. 29-vjeçari theu rekordin e El-Arabit, që qëndronte me […]
The post Video/ Nuk përmbahet Myrto Uzuni, shënon golin historik me Granadën appeared first on BoldNews.al.