Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E BUJSHME/ Rey Manaj gjen ekipi të ri, pranë kalimi te rivalët e Superligës

By: S SH
21 June 2025 at 19:25

Destinacioni i ri i Rey Manaj nuk është përcaktuar, edhe pse është mbyllur sezoni 2024-2025. E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares sonë ka marrë trajtën e një operacioni me disa “të panjohura”, por raportimet e fundit nga mediat turke ka hedhur “dritë”.

Ekipi i Samsunspor e mbylli sezonin e shkuar në Superligë në vendin e 3-të, ku do të marrë pjesë në Kupat e Evropës.

Por kjo nuk është e gjitha. Ata kanë hedhur “grepat” drejt Manaj dhe janë të gatshëm të bindin sulmuesin.

Eksperienca e Rey në kampionatit turk është një “armë” shtesë, tregues se bomberi kuqezi i ka dhënë provat në këtë ligë me skuadrën e Sivasspor.

Tashmë pritet se çfarë do ndodh në ditët në vijim, nëse do të ketë lëvzije konkrete. Aktualisht Manaj ndodhet në Jug të Shqipërisë, teksa po shijon pushimet.

The post E BUJSHME/ Rey Manaj gjen ekipi të ri, pranë kalimi te rivalët e Superligës appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Në qendër të merkatos në Turqi, por Rey Manaj rikthehet në Shqipëri

By: S SH
20 June 2025 at 16:17

Rey Manaj është padiksutim futbollisti më i komentuar kohët e fundit. Penalltia e humbur ndaj Serbisë e ka vënë në qendër të vemendjes së tifozëve.

Por gjithashtu jemi në periudhë merkatoje dhe emri i tij po lakohet shumë nga ekipe të tjera. Lushnjari ka kontratë me Sivasspor, por Samsunspor e kërkon për sezonin e ri. Te këto të fundit luan edhe Arbnor Muja.

Pavarësisht se është në qendër të merkatos, futbollisti ka preferuar të rikthehet sërish në Shqipëri. Manaj ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi në Shqipëri.

Sulmuesi nuk ka nguruar, teksa ka ndarë me njekësit një video gjatë pushimit të tij, i cili ka preferuar të rimarrë disa energji para startit të sezonit të ri.

The post VIDEO/ Në qendër të merkatos në Turqi, por Rey Manaj rikthehet në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Barazimi me Letoninë, Manaj: Menduam fitore të lehtë

10 June 2025 at 23:37

Rey Manaj analizoi barazimin 1-1 ndaj Letonisë në transfertë. Në prononcimin e dhënë për Tv Klan pas ndeshjes, sulmuesi u shpreh se ekipi nuk ishte i përqendruar.

Sipas tij, pas avantazhit, ekipi e mendoi fitoren të lehtë. I pyetur për mungesën e golave, Manaj tha se ndeshjet janë të vështira, sepse “po luhet për Botërorin dhe jo në kalçeto me shokët.”

“Isha i kënaqur pasi gjetëm avantazhin, por pasi mori ndeshja, në pjesën e parë nuk ishim të përqendruar, sepse menduam se mund të fitonim lehtë. Tani duhet të ulim kokën dhe të arrijmë objektivat deri në nëntor.

Autogolo? Besoj se në fund e preka unë me gjoks topin, por nuk ka rëndësi edhe për autogolin, rendësi ka avantazhi.

Po luajmë për Botërorin, nuk po luajmë në kalçeto me shokët. Normale që nuk është e lehtë të shënosh gol. Futbolli nuk është matematikë. Mund të jetë një periudhë për shkak të ngarkesës. Kemi ardhur edhe me presion për ndeshjen me Serbinë. Penalltia e humbur po ashtu. Do stërvitemi që të shënojmë në ndeshjet e tjera.

Kemi gjuajtur shumë pak në portën. E dinim që Letonia mbrohet me forca të shumta. Është e vështirë për të gjetur portën. Do përmirësohemi, sepse e di mirë situatën”, u shpreh Manaj.

Për Shqipërinë ky është barazimi i dytë radhazi, pas atij ndaj Serbisë.

The post Barazimi me Letoninë, Manaj: Menduam fitore të lehtë appeared first on Telegrafi.

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëria merr avantazhin përballë Letonisë (Video)

By: armand
10 June 2025 at 21:17

Shqipëria ka shënuar golin e avantazhit në transfertë përballë Letonisë. Në minutën e 29-të është zhbllokuar rezultati, teksa Arbër Hoxha kroson në krah dhe pas një dyluftimi mes Manaj dhe portierit dhe mbrojtësit letonez, topi përplaset në këtë të fundit dhë përfundon në rrjetë. Goli i Shqiperise – Video  Minutat e para kanë qenë më […]

The post Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëria merr avantazhin përballë Letonisë (Video) appeared first on BoldNews.al.

💾

Shqipëria dorëzohet në fund të pjesës së parë përballë Letonisë – shumë punë në 45 minutat e dytë

10 June 2025 at 21:38

Shqipëria ka shkuar në pushimin mes pjesëve me epërsi me barazim (1-1) përballë Letonisë në kualifikimet për në Kampionatin Botëror 2026.

Ndeshja nisi me shumë intensitet të lartë, me dy kombëtaret që kërkonin të kalonin sa më parë në epërsi.

Fillimisht, në minutën e 21-të, Thoma Strakosha doli në rolin e heroit, duke pritur penalltinë e Ikanieks.

Tetë minuta më vonë, Rey Manaj ndëshkoi Letoninë, duke kaluar Shqipërinë në epërsi.

Letonezët nuk u ndalën për asnjë minutë, duke kërkuar barazimin, dhe ajo ndodhi në minutën e 45+4-të kur shënoi Antonijs Cernomordijs.

Shpresojmë që në 45 minutat e dytë ta rikthejmë epërsinë dhe t’i marrim pikët e plota. /Telegrafi/

The post Shqipëria dorëzohet në fund të pjesës së parë përballë Letonisë – shumë punë në 45 minutat e dytë appeared first on Telegrafi.

“Sfidë vendimtare”/ Sylvinho para Letonisë: Kemi shumë alternativa, formacionin e vendos nesër

By: armand
9 June 2025 at 16:47

Shqipëria përballet me Rigan në Letoni, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp, para ndeshjes që do luhet të martën. Tekniku kuqezi deklaroi se gjithmonë ndeshja e dytë është më e vështirë, në aspektin e rikuperimit dhe menaxhimit.Sipas tij, formacioni do të vendoset […]

The post “Sfidë vendimtare”/ Sylvinho para Letonisë: Kemi shumë alternativa, formacionin e vendos nesër appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

By: armand
7 June 2025 at 22:42

Është mbyllur në barazim pa gola përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë e vlesfshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim, me Mitaj që tentoi nga distanca, por gjeti përgjigjen e portierit. Edhe serbët “ngacmuan” portën kuqezi, por Vlahovic nuk u tregua i saktë. Në minutën e 18-të, Gjimshiti […]

The post Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur appeared first on BoldNews.al.

💾

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

By: armand
7 June 2025 at 21:36

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho u shfaqën me grintën e duhur teksa 45 minutëshi i parë ishte tepër i luftuar. Në minutën e 9-të u ndërpre ndeshja për pak minuta, pasi Lukic u godit me një gotë plastike gjatë ekzekutimit të një […]

The post Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video) appeared first on BoldNews.al.

💾

Derbi i Ballkanit mbyllet në paqe 0 – 0, Shqipëria dhe Serbia ndajnë pikët

By: Besnik
7 June 2025 at 21:02

Në një stadium me rreth 20,427 tifozë të pranishëm, është mbyllur në barazim pa gola sfida shumëpritur Shqipëri–Serbi, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026.

Kombëtarja jonë zhvilloi një lojë pozitive me disa raste për gol, ku momenti kulminant ishte penalltia e fituar nga Hysaj në minutën e fundit të pjesës së parë, por e cila u shpërdorua nga sulmuesi Rey Manaj, pasi portieri serb priti gjuajtjen e tij.

Edhe në pjesën e dytë, Shqipëria ruajti një lojë të mirë dhe konstante, por nuk arriti të shënojë, duke mbyllur pa gola derbin e Ballkanit, i cili u luajt në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Me këtë rezultat, Shqipëria renditet e dyta në Grupin K me 4 pikë, ndërsa grupi kryesohet nga Anglia me 9 pikë. Në vendin e tretë ndodhet Letonia me 3 pikë, Serbia me 1 pikë, dhe Andorra pa pikë.

Zhvillimet kryesore minutë pas minute

90+6’Ndeshja përfundon me barazim 0-0, gjyqtari Davide Massa përfundon takimin

90′ Jepen 6 minuta shtesë

85′ Ndërrim te Shqipëria, Ylber Ramadani hyn në lojë në vend të Juljan Shehut

77′ Gjyqtari sinjalizon për zëvendësim. Luka Joviç hyn në fushë, duke zëvendësuar Aleksandar Mitroviç, i cili është dëmtuar dhe nuk mund të vazhdojë ndeshjen

76′ Armando Broja i le vendin Myrto Uzunit

69′ Dragan Stojkovic bën dy zëvendësime: Jan-Carlo Simiç zëvendëson Aleksa Terziç, ndërsa Andrija Maksimoviç zëvendëson Lazar Samardziç

63′ Sylvinho futën Nedim Bajramin në vend të Arber Hoxhës

62′ Rey Manaj largohet nga loja dhe zëvendësohet nga Mirlind Daku

54′ – Thomas Strakosha bën një pritje fantastike pas një tentativi me kokë të Aleksandar Mitrovic, duke dërguar topin në këndore.

46′ Fillon pjesa e dytë e ndeshjes

45+2′ Mbyllet pjesa e parë dhe lojtarët i drejtohen dhomave të zhveshjes

45+2′ Rey Manaj vendos topin në pikën e penalltisë dhe gjuan drejt këndit të poshtëm të majtë. Por goditja e tij nuk është e fortë, duke i dhënë mundësi portierit Djordje Petrovic të bëjë një pritje të shkëlqyer.

VIDEO/Penalltia e humbur nga Rey Manaj

45+1′ Rey Manaj merr përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë dhe po përgatit topin.

45+1′ Gjyqtari Davide Massa vëren një faull nga Lazar Samardzic dhe jep penallti për Shqipërinë, duke iu dhënë ekipit një shans të madh për të shënuar.

28′ Përqindja e zotërimit të topit është 49% për Shqipërinë dhe 51% për Serbinë.

19′ Kartoni i verdhë për Berat Gjimshitin pasi ndali kundështarin me një ndërhyrje të ashpër

17′ Armando Broja përplaset nga kundështari në një inkursion të tij, Strahinja Pavloviç ndëshkohet me karton të verdhë

11′ Mitaj lëshon një predhë qëndrore e cila grushtohet nga portieri serb

8′ Andrija Zivkoviç shmang një mbrojtës shqiptar dhe lëshon një goditje nga distanca drejt këndit të poshtëm të djathtë, por Thomas Strakosha është i pozicionuar mirë dhe kontrollon pa vështirësi. Serbia fiton një goditje nga këndi.

1′ Ndeshja ka startuar! Shqipëria e nis e para topin nga mesi i fushës.

0′ Këndohen himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Serbisë, ndërsa tifozët shqiptarë menjëherë pas mbarimit të himnit serb kanë fishkëllyer.

—————————————————————————————————-

Trajneri Sylvinho e nisi këtë përballje me Strakoshën në portë. Në mbrojtje ishin Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.

Në mesfushë e nisi me Shehun, Laçin, Asllanin dhe Hoxhën, ndërsa në sulm ishin Broja dhe Manaj.

Nga ana tjetër, trajneri serb ka filluar me Petrovic në portë. Mbrojtja përbëhej nga Pavloviç, Milenkoviç dhe Erakoviç.

Në mesfushë filluan Lukiç, Maksimoviç, Zivkoviç, Terziç dhe Samardziç, ndërsa në sulm ishin Vlahoviç dhe Mitroviç.

Kjo sfidë iu besua një grupi gjyqtarësh italianë, me arbitrin Davide Massa në krye.

Shqipëria ka regjistruar deri tani një humbje ndaj Anglisë dhe një fitore përballë Andorrës në dy ndeshjet e para të grupit ndërsa për Serbinë kjo është ndeshja e pare në grup.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Derbi i Ballkanit mbyllet në paqe 0 – 0, Shqipëria dhe Serbia ndajnë pikët appeared first on Euronews Albania.

Qetësi te Kombëtarja Shqiptare, kuqezinjtë marrin LAJMIN E MADH para sfidës me Serbinë

By: S SH
5 June 2025 at 22:29

Kombëtarja shqiptare është qetësuar para sfidës me Serbinë. Rey Manaj është rikthyer në stërvitje me kuqezinjtë dhe siç duket është gati për ndeshjen me Serbinë.

Gjendja gripale e këtyre ditëve e kishte lënë sulmuesin nga Lushnja jashtë grupit. Por sot është rikthyer, duke qetësuar stafin e Kombëtares, duke u stërvitur me pjesën tjetër të lojtarëve.

Në seancën e sotme stërvitore, Manaj i kreu të gjitha ushtrimet, si gjithë lojtarët e tjerë. Tashmë, 28-vjeçari është një kandidat serioz për vendin e titullarit.

Kujtojmë që Shqipëria do të përballet me Serbinë të shtunën e 7 qershorit, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të nisë në orën 20:45.

The post Qetësi te Kombëtarja Shqiptare, kuqezinjtë marrin LAJMIN E MADH para sfidës me Serbinë appeared first on Albeu.com.

Tronditen te Kombëtarja, sulmuesi kuqezi përfundon në spital

By: S SH
5 June 2025 at 14:08

Rey Manaj nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore, me sulmuesin që po kalon një gjendje gripale.

Së fundi është mësuar se lushnjari është dërguar në spital, ku po merr edhe ndihmën e mjekëve.

Kjo pasi mësohet se sulmuesi ka patur temperaturë të lartë, e cila nuk po i kalon.

Siç dihet lojtari prej disa ditësh nuk po stërvitet me grupin Kombëtaren, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, teksa ka zhvilluar disa seanca në palestër veçmas pjesës tjetër të ekipit.

Kjo ka “alarmuar” stafin e kuqezinjve vetëm 2 ditë para duelit delikat me Serbinë. Takim që do të luhet ditën e shtunë në “Arenën Kombëtare” në orën 20:45.

The post Tronditen te Kombëtarja, sulmuesi kuqezi përfundon në spital appeared first on Albeu.com.

Ndeshja me Serbinë/ Kombëtarja vijon përgatitjet, sulmuesi shqetëson sërish Silvinjon

By: armand
4 June 2025 at 20:31

Kombëtarja ka mbyllur sot seancën e tretë stërvitore në prag të ndeshjes me Serbinë. Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit. Rei Manaj është i vetmi që shqetëson Silvinjon. Sulmuesi mungoi dje për shkak të një gjendje gripale, ndërsa sot u stërvit i veçuar nga pjesa tjetër. Ndeshja me Serbinë do të jetë e treta […]

The post Ndeshja me Serbinë/ Kombëtarja vijon përgatitjet, sulmuesi shqetëson sërish Silvinjon appeared first on BoldNews.al.

Përgatitjet anti-Serbi/ Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore, mungon titullari i sulmit

By: armand
3 June 2025 at 18:30

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar pasditen e sotme përgatitjet për ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit 2026 ndaj Serbisë. Stërvitje e cila përsëri kishte mungesa për Silvinjon. Nga një anë ai kishte më në fund në dispozicion edhe katër emrat që munguan në seancën e djeshme: Uzuni, Ernest Muçi, Ajeti dhe Asani, të cilët nuk […]

The post Përgatitjet anti-Serbi/ Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore, mungon titullari i sulmit appeared first on BoldNews.al.

Rey Manaj përjashtohet nga skuadra e Sivasspor, trajneri: Dyshoj në përkushtimin e tij

By: armand
17 May 2025 at 19:37

Sivasspor po lufton në javët e fundit të Superligës turke të futbollit për të mbetur në elitë, por në klubin bardhekuq kanë ndodhur çudira. Trajneri ka përjashtuar nga ekipi Rey Manajn, sulmuesin më të mirë që ka në ekip, me pretendimin se nuk po performon si dhe sa duhet. Trajneri Rıza Çalımbay kishte kritikuar publikisht Rey […]

The post Rey Manaj përjashtohet nga skuadra e Sivasspor, trajneri: Dyshoj në përkushtimin e tij appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Manaj i papërmbajtshëm në Turqi, sulmuesi shqiptar i jep fitore me peshë Sivassporit

By: S SH
26 April 2025 at 23:08

Rey Manaj po kalon një sezon të shkëlqyer me Sivassporin në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur të shënojë edhe ditën e sotme në sfidën përballë Antalyaspor.

Sivasspori po udhëheq ndaj kundërshtarëve me rezultatin e pastër 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit.

Në minutën e 75-të të takimit, Rey Manaj arriti të shënojë golin e dytë për Sivassporin.

Bashkë me golin e realizuar ditën e sotme, sulmuesi kuqezi arrin në kuotën e 11 golave në Superligën turke në 25 paraqitje të kryera me Sivassporin.

The post VIDEO/ Manaj i papërmbajtshëm në Turqi, sulmuesi shqiptar i jep fitore me peshë Sivassporit appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Goli i 11-të sezonal, Rey Manaj shënon në fitoren jetike të Sivasspor

26 April 2025 at 17:43

Rey Manaj është rikthyer te goli në Turqi. Sulmuesi i Shqipërisë shënoi në një ndeshje shumë të rëndësishme për Sivasspor. Manaj ishte autori i golit të dytë në minutën e 75-të, në fitoren 2-0 ndaj Antalyaspor. Triumf jetik për Sivasspor, në garën për mbijetesë, pasi i ngjit përkohësisht në vendin e 15-të me 34 pikë. […]

The post VIDEO/ Goli i 11-të sezonal, Rey Manaj shënon në fitoren jetike të Sivasspor appeared first on BoldNews.al.

Rey Manaj realizon gol në fitoren e Sivassporit – hap i madh që të sigurojnë mbijetesën

26 April 2025 at 17:49

Sivasspori ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Antalyasporit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit turk.

Njëri ndër golashënuesit e Sivasspor në këtë takim ishte sulmuesi shqiptar Rey Manaj, i cili si shpeshherë këtë sezon, edhe në këtë sfidë arriti të lë shenja.

Manaj ishte autor i golit të dytë të cilin e realizoi në minutën e 75-të për t’i dhënë qetësi skuadrës së tij.

Kjo ishte paraqitja e 25-të e Manajt këtë edicion në Superligën e Turqisë dhe ka 11 gola të realizuar dhe katër asistime.

SIVASSPOR 2-0 ANTALYASPOR | REY MANAJ

pic.twitter.com/r6PJrRVV1e

— Own Goal (@owngooal) April 26, 2025

Për Sivassporin kjo fitore ishte e domosdoshme duke marrë parasysh luftën e madhe që po bëhet në pjesën e poshtme të tabelës për të siguruar mbijetesën.

Ekipi i Manajt u rikthye kështu tek fitoret pas tri ndeshjeve pa rezultat pozitiv dhe tashmë numëron 34 pikë duke mbajtur pozitën e 15-të në renditje.

Javën e ardhshme ata i pret një duel mjaft i vështirë pasi do të luajnë në udhëtim ndaj kampionit në fuqi dhe liderit aktual Galatasarayt./Telegrafi/

The post Rey Manaj realizon gol në fitoren e Sivassporit – hap i madh që të sigurojnë mbijetesën appeared first on Telegrafi.

Ka klauzolë largimi nga Sivasspori, Manaj drejt transferimit në Bundesliga

8 April 2025 at 23:40

E ardhmja e Rey Manajt mund të jetë në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Pas aventurave në Itali, Spanjë, Angli dhe Turqi, Manaj mund të provojë edhe futbollin gjerman.

Sulmuesi shqiptar është duke shkëlqyer në vitin e tij të dytë me Sivassporin, derisa shënon vazhdimisht.

28-vjeçari ka zhvilluar 22 ndeshje këtë edicion, teksa ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Mediat në Gjermani dhe Turqi kanë raportuar se  agjentët e lojtarit kanë pasur disa bisedime me klubin e njohur gjerman Borussia Moenchegladbach.

Nuk dihet nëse klubi gjerman do të bëjë ofertë, megjithatë ata kanë shprehur interesim për Manajn.

Reprezentuesi shqiptar ka një klauzolë largimi nga Sivasspor prej katër milionë eurove. /Telegrafi/

The post Ka klauzolë largimi nga Sivasspori, Manaj drejt transferimit në Bundesliga appeared first on Telegrafi.

Rey Manaj i papërmbajtshëm, shënon dy gola brenda katër minutave ndaj Adana Demirspor

29 March 2025 at 12:28

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka vazhduar me formë të mirë te skuadra turke, Sivassspor, duke shënuar dy gola brenda pjesës së parë ndaj Adana Demirspor në Superligën e Turqisë.

Sivasspor e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Adana Demirspor me epërsi 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të kampionatit turk.

Lojtari kryesor i vendasve padyshim se ishte sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili shënoi të dy golat e ekipit të tij.

Manaj gjeti golin e parë në minutën e 13-të për epërsinë 1-0, ndërsa në minutën e 17-të u përkujdes për epërsinë 2-0.

 

Sivas’ta ilk 45 dakika 2-1 üstünlüğümüz ile sona eriyor.

📲 #SVSvADS | #GösterGücünü pic.twitter.com/ZviQEZkNCO

— Sivasspor (@Sivasspor) March 29, 2025

Me këto dy gola, reprezentuesi i Shqipërisë arrin në kuotën e 10 golave dhe dy asistimeve deri tani në Superligën e Turqisë.

Vlen të theksohet se Manaj gjeti rrjetën dy herë edhe në ndeshjen e fundit të Shqipërisë ndaj Andorrës në fitoren 3-0 këtë javë. /Telegrafi/

 

Rey Manaj, 4 dakikada 2 gol attı ve bu sezon ligde attığı gol sayısını 10’a çıkardı. pic.twitter.com/G6gZ8EY6yC

— Yeni Açık (@yeniacikcom) March 29, 2025

 

 

 

The post Rey Manaj i papërmbajtshëm, shënon dy gola brenda katër minutave ndaj Adana Demirspor appeared first on Telegrafi.

Rey Manaj shkëlqeu sonte, publikohen notat e lojtarëve të ndeshjes Shqipëri – Andorrë

By: admin
24 March 2025 at 23:19

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Andorrës në kuadër të xhiros së dytë kualifikuese për Botërorin e vitit 2026.

Kuqezinjtë mbyllën dilemën e fituesit që në pjesën e parë të cilën e mbyllën me epërsi të dyfishtë falë dy golave të realizuar nga Rey Manaj.

Në minutat e fundit të takimit, listës së golashënuesve iu bashkua edhe Myrto Uzuni i cili me kokë shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-0.

Lojtari më i mirë në këtë sfidë sipas Sofascore ishte Rey Manaj i cili u vlerësua me notën 8.7 për dy golat e shënuar.

Me notë të lartë për paraqitjen e tij u vlerësua edhe Kristjan Asllani i cili mori notën 8.4 pas asistimit që bëri dhe dominimit të tij në mesfushë.

Lojtarë të tjerë të dalluar në këtë përballje ishin edhe Arbër Hoxha (7.8), Myrto Uzuni (7.7) Naser Aliji dhe Ivan Balliu (7.5).

Dështimi i ndeshjes në këtë sfidë doli të jetë mbrojtësi i majtë i Andorrës, Marc Garcia, i cili mori notën 5.9.

The post Rey Manaj shkëlqeu sonte, publikohen notat e lojtarëve të ndeshjes Shqipëri – Andorrë appeared first on Albeu.com.

❌
❌