Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zyrtare: Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

14 July 2025 at 21:46

Gjilani përmes një njoftimi në rrjetet sociale kanë bërë me dije transferimin e sulmuesit Redi Kasa. 

Kasa vjen tek Gjilani pas një aventure në Shqipëri me Egnatian, klub me të cilin edhe u shpall kampion. 

Me këtë transferim Gjilani po e dëshmon edhe një herë tjetër se objektivi i tyre kryesor sezonin e ardhshëm do të jetë fitimi i titullit. 

Njoftimi i plotë i Gjilanit: 

Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik Egnatia për transferimin e futbollistit Redi Kasa me karton të plotë. 

Kasa i është bashkuar Gjilanit nga kampionët e Shqipërisë duke mbyllur një tjetër aventurë pas asaj të fitimit të titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë. 

23 vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e klubeve si NK Olimpija në Slloveni, Septemvri Sofia dhe Tsarsko Selo në Bullgari. 

Kasa është produkt i akademisë së gjigantit italian Parma, derisa kishte debutuar me ekipin e parë në vitin 2021./Telegrafi/

The post Zyrtare: Redi Kasa i bashkohet Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Prishtina e Re vazhdon me përforcime, nënshkruan mbrojtësi Abit Salihu

14 July 2025 at 13:26

Abit Salihu është përforcimi i radhës i skuadrës së inkuadruar në Superligë, FC Prishtina e Re.

Mbrojtësi qendror i bashkohet kryeqytetasve të rinj nga radhët e FC KEK-ut.

Njoftimi i plotë nga Prishtina e Re:

Mirë se vjen, Abit Salihu

Reparti i mbrojtjes përforcohet me qendërmbrojtësin Abit Salihu, i cili i bashkohet skuadrës sonë nga FC KEK-u.

Abiti sjell qetësi dhe lexim të mirë të lojës në prapavijë, duke shtuar konkurrencën dhe alternativat në vijën e fundit të mbrojtjes.

Mirë se erdhe në familjen tonë, Abit. /Telegrafi/ 

The post Prishtina e Re vazhdon me përforcime, nënshkruan mbrojtësi Abit Salihu appeared first on Telegrafi.

“Tirana” nis lëvizjet në merkato, prezanton dy mesfushorë dhe një sulmues

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Klubi i Futbollit “Tirana” ka nisur lëvizjet në merkato, duke zyrtarizuar tre përforcime për këtë verë.

Pas afrimit të mesfushorit gjeorgjian Tsotne Patsatsia, bardheblutë kanë nënshkruar me sulmuesin kamerunas Serge Tabekou dhe mesfushorin e akademisë, Serxho Vogli.

28-vjeçari Serge Tabekou vjen nga kampionati qipriot, ku ishte pjesë e skuadrës së “Nea Salamis”, ndërsa më parë ka zhvilluar një karrierë të pasur në Evropë, me eksperienca të rëndësishme në Belgjikë (Gent, Union SG, Mouscron), si dhe në Turqi me “Manisa FK”.

Tabekou ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Tiranën dhe pritet të sjellë dinamizëm në lojën sulmuese, falë profilit të tij.

Ndërsa Tsotne Patsatsia do të jetë përforcimi për repartin e avancuar pasi lojtari nënshkroi një kontratë 2-vjeçare. 25-vjeçari u aktivizua në sezonin e fundit me klubin e “Torpedo Kutaisi”, me të cilët zhvilloi 18 ndeshje duke shënuar 2 gola e dhënë 2 asist.

“KF Tirana” pritet që të zyrtarizojë edhe Tefik Osmanin, si drejtorin e ri sportiv. Pas tij do jetë edhe koha për trajnerin e ri.

1 nga 3

/gj.m//r.e//a.f/

The post “Tirana” nis lëvizjet në merkato, prezanton dy mesfushorë dhe një sulmues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zyrtare: Shpëtim Babaj emërohet drejtor sportiv i Prishtinës së Re

4 July 2025 at 14:53

Klubi i sapopromovuar në elitën e futbollit kosovar, Prishtina e Re, ka njoftuar sot (e premte) se kanë emëruar në rolin e drejtorit sportiv ish-futbollistin e njohur, Shpëtim Babaj. 

Babaj si një ish-lojtar me karrierë të pasur, do t’i ndihmojë Prishtinës së Re në arritjen e objektivave të klubit. 

Njoftimi i plotë i Prishtinës së Re: 

Kemi kënaqësinë të njoftojmë zyrtarisht emërimin e Shpetim Babaj në pozitën e Drejtorit Sportiv. 

z.Babaj kishte karrierë të çmuar si lojtar në skuadra të ndryshme vendore dhe evropiane, përvoja dhe njohuria e tij mbi futbollin do të jenë kyqe në ndërtimin e një skuadre konform objektivave të klubit. 

Pas prezantimit Babaj dha prononcimin e parë për faqen zyrtare të klubit: 

“Jam bashkuar me një klub me ambicie të qarta dhe një strukturë të organizuar si KF Prishtina e Re. Objektivi ynë është të ndërtojmë një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në futbollin vendor. 

E dimë që kjo nuk është e lehtë, jemi në vitin tonë të parë në Superligë dhe na pret shumë punë përpara. Por, duke parë përkushtimin, organizimin dhe ambiciet që ekzistojnë brenda klubit, jam i bindur që do t’i arrijmë qëllimet tona.” 

Ky është vetëm fillimi i një epoke të re për klubin tonë në futbollin elitar të vendit. 

/Telegrafi/

The post Zyrtare: Shpëtim Babaj emërohet drejtor sportiv i Prishtinës së Re appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Mario Ilievski, lojtar i ri i Prishtinës

4 July 2025 at 12:33

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesi nga Maqedonia e Veritur, Mario Ilievski.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime këtë verë dhe i fundit që i është bashkuar atyre është Ilieski, i cili ka bërë karrierë në Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe Hungari.

“Me kënaqësi njoftojmë afrimin më të ri në skuadrën tonë – sulmuesi i talentuar Mario Ilievski, i cili bashkohet me ne për të forcuar repartin ofensiv dhe për të ndihmuar ekipin drejt objektivave të sezonit!”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Në faqen zyrtare të klubit shtohet se Mario ka treguar potencialin e tij si një sulmues i aftë dhe i vendosur, duke lënë gjurmë në ekipet ku ka luajtur më parë në Bullgari, Hungari si dhe në përfaqësueset e moshave të Maqedonisë së Veriut.

Mario ka thënë se vjen te Prishtina me një dëshirë të madhe për të dhënë më të mirën dhe për të kontribuar me gola, energji dhe pasion në çdo ndeshje.

“Jam i lumtur për këtë transferim, është një klub i madh dhe gëzohem që jam pjesë e Prishtinës. Mund të premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja në çdo ndeshje për të luftuar për titullin dhe për të luajtur prapë në Evropë”, ka thënë Ilieski. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Mario Ilievski, lojtar i ri i Prishtinës appeared first on Telegrafi.

Prishtina zyrtarizon Djordje Saletic, zëvendësuesi i Gallapenit vjen nga Mali i Zi

3 July 2025 at 14:57

Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të majtë Djordje Saletic, duke forcuar radhët në prag të sezonit të ri.

Saletic është 23 vjeç dhe luan në krahun e majtë të mbrojtjes, pozitë të cilën do ta mbulojë pas largimit të Dion Gallapenit.

Futbollisti malazez vjen nga kampionati i Malit të Zi, ku ishte pjesë e klubit Sutjeska Niksic për dy vite me radhë.

Karrierën e tij e ka nisur te FK Iskra, ndërsa më pas ka luajtur edhe për Drezga dhe disa skuadra të tjera në vendlindje.

Saletic ka përfaqësuar Malin e Zi në të gjitha grupmoshat nga U17 deri te U21, duke dëshmuar potencialin e tij që në moshë të re.

Te Prishtina, ai shihet si zëvendësuesi i drejtpërdrejtë i Gallapenit dhe pritet të ketë rol të rëndësishëm në skemat e trajnerit Arsim Thaqi.

Kryeqytetasit po vazhdojnë të përforcojnë skuadrën dhe transferimi i Saletic shihet si hap i rëndësishëm drejt një ekipi më konkurrues. /Telegrafi/

The post Prishtina zyrtarizon Djordje Saletic, zëvendësuesi i Gallapenit vjen nga Mali i Zi appeared first on Telegrafi.

Drenica privatizohet, bëhet me pronar të ri

30 June 2025 at 19:52

KF Drenica ka nisur një etapë të re, pasi sot (e hënë) klubi është privatizuar dhe tani do të ketë një pronar të ri. 

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka konfirmuar se klubi ka kaluar në duar të investitorëve gjermano-kosovarë. 

Nga tani e tutje pronarë të Drenicës do të jenë Thomas Wustenfeld dhe Faton Seferi 

Njoftimi i plotë nga Fadil Nura: 

Moment historik dhe fillim i një etape të re për Klubin e Futbollit “Drenica”, që po kalon në duar të investitorëve të partneritetit gjermano – kosovar, të miqve Thomas Wustenfeld dhe Faton Seferi, me të cilët nuk po nënshkruajmë vetëm një letër të bardhë, por një projekt afatgjatë për klubin tonë, për të tashmën dhe të ardhmen e ndritur të gjeneratave të reja që do t’i mbrojnë me dashuri dhe pa kushte ngjyrat kuq e zi, dhe për të ngritur në majat e lavdisë klubin e Drenicës. 

Duke ju dëshiruar dy investitorëve vizionarë përmbushje të objektivave, marr shkas nga kjo marrëveshje historike për komunën, t’i falënderoj edhe një herë të gjithë njerëzit vullnetmirë që e ndihmuan në çfardo forme Drenicën tonë të arrijë këtu ku është, me sukseset e saj ndër vite, sakrifcat, sfidat, rënien e ngritjen, secilin anëtar të kryesive, çdo futbollist që i dha lavdinë qytetit tonë, çdo tifoz që i dha zemër lojtarëve, dhe secilit qytetar që e shoqëroi me entuziazëm skuadrën tonë kuq e zi. 

/Telegrafi/

The post Drenica privatizohet, bëhet me pronar të ri appeared first on Telegrafi.

Zyrtare, edhe sezonin e ri Superliga e futbollit do luhet me ‘Final 4’

25 June 2025 at 13:20

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që skema “Final 4” do të vijojë të përdoret edhe për sezonin e ri futbollistik. Lajmi u bë i ditur gjatë punimeve të zhvilluara sot, ku morën pjesë të gjithë anëtarët e FSHF-së përmes delegatëve të tyre.

Drejtori i FSHF-së, Aldi Topçiu, theksoi se kjo formulë ka rezultuar e suksesshme duke sjellë më shumë tifozë në stadiume dhe rritje të të ardhurave për futbollin shqiptar:

“Do të vazhdojmë me ‘Final 4’ për konsolidimin si një produkt premio dhe si një platformë forcimi dhe komerciale”.

Në mbledhje nuk pati asnjë kundërshtim ndaj skemës, e cila përfshin katër skuadrat e para të renditura në sezonin e rregullt, të cilat përballen më pas në një mini-turne final për të shpallur kampionin e Shqipërisë.

The post Zyrtare, edhe sezonin e ri Superliga e futbollit do luhet me ‘Final 4’ appeared first on Sot News | Lajme.

Baton Zabërgja pritet të shitet në Rusi, ylli vushtrrias do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit shqiptar

25 June 2025 at 11:37

Baton Zabërgja pritet të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e Superligës së Shqipërisë, duke lënë pas çdo transferim të regjistruar edhe në Superligën e Kosovës.

Një klub nga Rusia është pranë dërgimit të një oferte zyrtare për Dinamon e Tiranës, për të siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar që po shkëlqen këtë sezon.

Telegrafi mëson se skuadra ruse Rubin Kazan e ka bërë prioritet transferimin e yllin e Dinamo Cityt.

Dinamo ka vendosur një çmim prej 2.5 milionë eurosh dhe është në pritje të konfirmimit të ofertës nga klubi rus. Nëse marrëveshja finalizohet, Zabërgja do të bëhet lojtari më i vlefshëm që ka dalë ndonjëherë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë.

Në 42 ndeshje zyrtare këtë edicion në të gjitha garat, Zabërgja ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 10 asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të Dinamos.

24-vjeçari ka nisur karrierën te Vushtrria dhe më pas ka luajtur për Drenicën dhe Gjilanin në futbollin e Kosovës, para se të transferohej në Shqipëri.

Ironikisht, Dinamo e Tiranës e mori atë falas nga Gjilani dhe tani është shumë pranë një shitjeje historike që mund të hyjë në librat e rekordeve të futbollit shqiptar.

Zabërgja është edhe pjesë e Kombëtares A të Kosovës, duke përfaqësuar vendin e tij në arenën ndërkombëtare dhe duke rritur edhe më shumë profilin e tij.

Ky transferim i mundshëm shihet si një sukses i madh financiar për Dinamon, që do të përfitojë ndjeshëm nga shitja e një lojtari të marrë pa kosto dhe që është kthyer në një aset të çmuar brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/

The post Baton Zabërgja pritet të shitet në Rusi, ylli vushtrrias do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit shqiptar appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Klodian Duro merr drejtimin e Lirisë së Prizrenit

23 June 2025 at 15:40

FC Liria ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Një figurë e njohur e futbollit shqiptar, Klodian Duro, do të marrë drejtimin e ekipit nga Prizreni.

Duro, i njohur për karrierën e tij të pasur si futbollist dhe trajner, pritet të sjellë përvojën dhe vizionin e tij për të ndihmuar Lirinë të arrijë objektivat e saj.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë nga klubi prizrenas:

Klodian Duro, mirësevjen te FC Liria

Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë! Klodian Duro – ish-mesfushori legjendar i Kombëtares Shqiptare, me një karrierë të pasur si lojtar në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro, Austri – tani sjell përvojën e tij si trajner në Prizren.

Pas eksperiencave si trajner te Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani, Duro vjen te FC Liria me vizionin për ta ngritur skuadrën aty ku e meriton. /Telegrafi/ 

The post Zyrtare: Klodian Duro merr drejtimin e Lirisë së Prizrenit appeared first on Telegrafi.

“Bënte dy orë analizë” – Si e ndryshoi Ilir Daja, Ballkanin dhe rolin që pati në karrierën e Meriton Korenicës

21 June 2025 at 22:22

Ylli i Clujit, Meriton Korenica ishte i ftuar në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Mesfushori shqiptar ka zbuluar disa prapaskena interesante, ndër to edhe si ndikoi Ilir Daja në karrierën e tij.

“Vjen Ilir Daja. Na tregonte (Nazmi) Gripshi dhe (Bajram) Jashanica për Dajën që kemi me pas shumë sukses”, thotë Korenica në “Arena e Yjeve”.

“Në stërvitjen e parë, na shikon ne. Sikur të shkonim në shkollë e kishim tek ai”.

“Ditën e parë na vjen me letër. Na thotë këto letra i keni edhe në analizë duhet t’i marrim krejt…”, vazhdon rrëfimin e tij ish-ylli i Ballkanit.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

The post “Bënte dy orë analizë” – Si e ndryshoi Ilir Daja, Ballkanin dhe rolin që pati në karrierën e Meriton Korenicës appeared first on Telegrafi.

E BUJSHME/ Rey Manaj gjen ekipi të ri, pranë kalimi te rivalët e Superligës

By: S SH
21 June 2025 at 19:25

Destinacioni i ri i Rey Manaj nuk është përcaktuar, edhe pse është mbyllur sezoni 2024-2025. E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares sonë ka marrë trajtën e një operacioni me disa “të panjohura”, por raportimet e fundit nga mediat turke ka hedhur “dritë”.

Ekipi i Samsunspor e mbylli sezonin e shkuar në Superligë në vendin e 3-të, ku do të marrë pjesë në Kupat e Evropës.

Por kjo nuk është e gjitha. Ata kanë hedhur “grepat” drejt Manaj dhe janë të gatshëm të bindin sulmuesin.

Eksperienca e Rey në kampionatit turk është një “armë” shtesë, tregues se bomberi kuqezi i ka dhënë provat në këtë ligë me skuadrën e Sivasspor.

Tashmë pritet se çfarë do ndodh në ditët në vijim, nëse do të ketë lëvzije konkrete. Aktualisht Manaj ndodhet në Jug të Shqipërisë, teksa po shijon pushimet.

The post E BUJSHME/ Rey Manaj gjen ekipi të ri, pranë kalimi te rivalët e Superligës appeared first on Albeu.com.

Starton më 23 gusht / Ja datat zyrtare të sezonit të ri në Superligë

20 June 2025 at 12:24

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar datat e fillimit për të gjitha kompeticionet futbollistike për sezonin e ri 2025–2026, ku vëmendja më e madhe shkon natyrisht te Superliga shqiptare, e cila do të nisë më 23 gusht 2025.

Ashtu si në edicionet e kaluara, elita e futbollit shqiptar do të zhvillojë javën e parë në fundjavën e fundit të gushtit dhe do të përfundojë më 24 maj 2026.

Në të njëjtën datë, 23 gusht, do të startojë edhe Kategoria e Parë, ndërsa Kupa e Shqipërisë do të fillojë më 1 tetor 2025, duke ruajtur formatin tradicional të garës.

Ndërkohë, FSHF ka konfirmuar se kampionati i futbollit për vajza do të nisë më 27 shtator 2025, për të përfunduar më 31 maj 2026, duke shënuar kështu edhe një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit të femrave në vend.

Pritet që në javët në vijim të zyrtarizohet edhe kalendari i plotë i ndeshjeve për të gjitha ligat, ndërsa ekipet kanë nisur tashmë përgatitjet për sezonin e ri që parashikohet të jetë shumë konkurrues.

The post Starton më 23 gusht / Ja datat zyrtare të sezonit të ri në Superligë appeared first on Sot News | Lajme.

Superliga shqiptare nis më 23 gusht, zbardhen datat për sezonin e ri

By: fra nc
20 June 2025 at 11:47

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar datat e fillimit për të gjitha kompeticionet futbollistike për sezonin e ri 2025–2026, ku vëmendja më e madhe shkon natyrisht te Superliga shqiptare, e cila do të nisë më 23 gusht 2025.

Ashtu si në edicionet e kaluara, elita e futbollit shqiptar do të zhvillojë javën e parë në fundjavën e fundit të gushtit dhe do të përfundojë më 24 maj 2026.

Në të njëjtën datë, 23 gusht, do të startojë edhe Kategoria e Parë, ndërsa Kupa e Shqipërisë do të fillojë më 1 tetor 2025, duke ruajtur formatin tradicional të garës.

Ndërkohë, FSHF ka konfirmuar se kampionati i futbollit për vajza do të nisë më 27 shtator 2025, për të përfunduar më 31 maj 2026, duke shënuar kështu edhe një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit të femrave në vend.

Pritet që në javët në vijim të zyrtarizohet edhe kalendari i plotë i ndeshjeve për të gjitha ligat, ndërsa ekipet kanë nisur tashmë përgatitjet për sezonin e ri që parashikohet të jetë shumë konkurrues.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Superliga shqiptare nis më 23 gusht, zbardhen datat për sezonin e ri appeared first on Euronews Albania.

Lëvizje në Suharekë, tre lojtarë ndajnë rrugët me Ballkanin

18 June 2025 at 17:25

FC Ballkani ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me tre futbollistë: Bernard Karrica, Arjol Bllaca dhe Uheid Hoxha.

Klubi nga Suhareka ka falënderuar secilin prej tyre për përkushtimin dhe kontributin e dhënë për fanellën portokalli gjatë periudhës që ishin pjesë e skuadrës.

“Ju priftë e mbara djema!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit, që thekson mirënjohjen për angazhimin e tyre si dhe u uron suksese në vazhdim të karrierës profesionale.

Këto largime janë pjesë e ndryshimeve në përbërjen e ekipit në prag të sezonit të ri, në të cilin Ballkani synon rikthimin e trofeve në Suharekë.

Ballkani do të luajë këtë sezon në Ligën e Konferencës, ndërsa u shpall nën kampion sezonin që lam pas. /Telegrafi/ 

The post Lëvizje në Suharekë, tre lojtarë ndajnë rrugët me Ballkanin appeared first on Telegrafi.

Prishtina mëson kundërshtarin në rrethin e dytë të Ligës së Evropës nëse e eliminon Sheriff Tiraspolin

18 June 2025 at 13:44

Fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina, ka mësuar kundërshtarin e saj në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës. Kryeqytetasit do të përballen me kampionin moldav Sheriff Tiraspol, një skuadër me përvojë të madhe në garat evropiane.

Sheriff njihet për pjesëmarrjet e rregullta në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, përfshirë fitoren historike kundër Real Madridit në vitin 2021. Kjo e bën përballjen një sfidë serioze për skuadrën nga Kosova.

Megjithatë, Prishtina po hyn në këtë edicion me ambicie të qarta dhe besim të madh pas suksesit në Kupën e Kosovës. Ekipi po punon për t’u përforcuar dhe për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për këtë duel.

Nëse Prishtina arrin ta kalojë Sheriffin në rrethin e parë, atëherë në rrethin e dytë do të përballet me skuadrën e njohur holandeze Utrecht, një emër i respektuar në Eredivisie dhe në garat evropiane.

Përballja e parë ndaj Sheriffit do të luhet në fillim të korrikut, ndërsa ndeshjet e rrethit të dytë janë planifikuar për fundin e muajit. /Telegrafi/

The post Prishtina mëson kundërshtarin në rrethin e dytë të Ligës së Evropës nëse e eliminon Sheriff Tiraspolin appeared first on Telegrafi.

Caktohen rivalët e “Partizanit” dhe “Vllaznisë” në Conference League

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Federata Europiane e Futbollit (UEFA) ka hedhur sot shortin për raundin e parë kualifikues të Conference League, aty ku marrin pjesë tri skuadra shqiptare: “Partizani”, “Vllaznia” dhe “Dinamo”.

Goglat kanë përcaktuar rivalët e skuadrës nënkampione të Shqipërisë, “Vllaznisë” dhe  “Partizanit”, që u rendit në katërshen e parë të Superligës. Kuqeblutë do të ndeshen me skuadrën letoneze të “BFC Daugavpils”. Takimi i parë është planifikuar me shkodranët si pritës, ndërsa i kthimit në Letoni.

“Partizani” do të luajë ndaj skuadrës nga Estonia, “Nomme Kalju”. Ndeshja e parë do të luhet në transfertë për “demat”, ndërsa kualifikimi do të vendoset në sfidën e kthimit në Shqipëri.

“Dinamo”, që ashtu si “Partizani” u rendit mes katër skuadrave më të mira të kompeticionit, do ta nis rrugëtimin nga turi i dytë. Kjo u vendos nga UEFA, pasi “Drogheda United” u përjashtua nga turneu për shkak të thyerjes së rregullave të pronësisë së dyfishtë.

Sipas kalendarit të paracaktuar, ndeshjet e para do të luhen më 10 korrik, ndërsa ato të kthimit më 17 korrik.

Shorti i plotë:

/a.f/r.e/

The post Caktohen rivalët e “Partizanit” dhe “Vllaznisë” në Conference League appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

12 June 2025 at 19:31

KF Llapi ka bërë një goditje të rëndësishme në afatin kalimtar të verës, duke zyrtarizuar rikthimin e mesfushorit Kushtrim Shabani në radhët e veta.

Futbollisti 28-vjeçar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin bardhekaltër, e cila do ta mbajë të lidhur me skuadrën e Podujevës deri në qershor të vitit 2027.

Pas dy edicioneve të kaluara tek SC Gjilani, Shabani kthehet në shtëpinë e tij, aty ku u rrit si futbollist dhe ku ka qenë një nga figurat kryesore në sukseset e klubit në vitet e fundit.

I njohur për angazhimin, përkushtimin dhe lidershipin në fushën e blertë, Shabani rikthehet me më shumë përvojë dhe me motivim të shtuar për të ndihmuar Llapin në realizimin e objektivave për sezonin e ri.

Rikthimi i tij përbën një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një skuadre të fortë dhe konkurruese, e përbërë nga futbollistë me karakter dhe cilësi, që do të synojë rezultate të mëdha në edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Llapi përforcohet me Hasan Hysenin

12 June 2025 at 13:40

Llapi ka vazhduar me përforcime, teksa Hasan Hyseni është transferimi më i ri i tyre.

Anësori pati një sezon personal shumë të mirë me Feronikelin ’74, teksa ka nënshkruar kontratë me Llapin.

Njoftimi i plotë nga Llapi:

Mirë se vjen, Hasan Hyseni.

Hasan Hyseni pjesë e Llapit për edicionin 2025/26.

Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, Hasan Hyseni, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për edicionin garues 2025/26.

26-vjeçari vjen nga skuadra e Feronikeli ’74, ku gjatë edicionit të fundit regjistroi 30 paraqitje, duke realizuar 6 gola dhe dhuruar 2 asistime.

Gjatë karrierës së tij, Hyseni ka mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura në futbollin vendor, si Prishtina, Trepça ’89, Malisheva dhe Drenica, duke dëshmuar vazhdimisht cilësitë e një sulmuesi të rrezikshëm dhe të shpejtë.

I njohur ndryshe si “Cani”, Hyseni konsiderohet si një nga futbollistët më të shpejtë në Superligë. Shpejtësia e tij e jashtëzakonshme pritet të jetë një armë shtesë në fazën tonë sulmuese për edicionin e ri.

“Cani” – mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re, “Zahir Pajaziti”! Të urojmë shumë suksese dhe sa më shumë gola me fanellën bardhekaltër! /Telegrafi/ 

The post Zyrtare: Llapi përforcohet me Hasan Hysenin appeared first on Telegrafi.

Dion Gallapeni drejt transferimit në Rumani, gjiganti rumun ofron 500 mijë euro për të

12 June 2025 at 11:45

Rapid Bukureshti është shumë pranë transferimit të një tjetër talenti të madh nga futbolli kosovar.

Pas afrimit të Drilon Hazrollajt për shumën prej 900 mijë eurosh, klubi rumun ka hyrë në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e Dion Gallapenit, një nga zbulimet më të rëndësishme të viteve të fundit në futbollin e Kosovës.

Mbrojtësi i majtë 20-vjeçar ka shkëlqyer me fanellën e Prishtinës dhe është vlerësuar për pjekurinë dhe qëndrueshmërinë në repartin defensivë, pavarësisht moshës së re.

Aksionari kryesor i Rapidit, Dan Șucu, ka ofruar 500 mijë euro për kartonin e lojtarit, shumë kjo shumë afër vlerësimit që i bën Transfermarkt, ku Gallapeni vlerësohet me 650 mijë euro.

Sipas raportimeve të Iamsport.ro, negociatat midis dy klubeve janë në fazën përfundimtare dhe pritet që marrëveshja të zyrtarizohet në ditët në vijim. Synimi i Rapidit është të sigurojë një zëvendësues të mundshëm për Andrei Borzën, në rast se ai largohet gjatë kësaj vere.

I rritur dhe formuar te Prishtina, Gallapeni ka tërhequr vëmendjen e skautëve me paraqitje të qëndrueshme dhe potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm.

Ai konsiderohet si një nga mbrojtësit më premtues të gjeneratës së re dhe ka filluar të konsolidohet edhe në arenën ndërkombëtare.

Në nivel kombëtar, ai ka zhvilluar tri paraqitje me Kosovën U21 dhe ka debutuar me ekipin A në muajin mars, në përballjen ndaj Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve. Në qershor, shtoi edhe dy ndeshje të tjera me përfaqësuesen, në miqësoret ndaj Armenisë dhe Komoreve.

Nëse transferimi finalizohet, Gallapeni do të bëhet lojtari i pestë nga Kosova që i bashkohet Rapidit, pas Albion Rrahmanit, Ermal Krasniqit, Florent Hasanit dhe Drilon Hazrollajt, duke dëshmuar edhe një herë besimin që klubi rumun ka në cilësinë e futbollistëve kosovarë. /Telegrafi/

The post Dion Gallapeni drejt transferimit në Rumani, gjiganti rumun ofron 500 mijë euro për të appeared first on Telegrafi.

❌
❌