Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

By: armand
24 July 2025 at 22:57

Ilir Daja ka folur pas ndeshjes që Dinamo fitoi 2-1 në transfertën e Atletik Eskaldes në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Trajneri i dinamovitëve deklaroi se skuadra ende nuk është në rimin e plotë të saj, ndërsa për ndeshjen e sotme tha se skuadra tregoi nivel të kënaqshëm. Ai gjithashtu tha se në […]

The post “U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur appeared first on BoldNews.al.

Gol dhe asistim – Baton Zabërgja i jep fitoren Dinamos në Ligën e Konferencës

24 July 2025 at 17:56

Dinamo City ka shënuar fitore si mysafir ndaj Atletic Escalades me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Për Dinamon e trajneri Ilir Daja ishte debutim për këtë sezon në Evropë, pasi pushuan në rrethin e parë.

Klubi nga Andorra e mbylli në epërsi pjesën e parë me një gol të shënuar nga Nayry Vieira në minutën e 43-të.

Por me të filluar pjesa e dytë, Dinamo vazhdoi me sulme dhe në minutën e 65-të arriti t’i barazojë shifrat.

Ishte Baton Zabërgjës, që gjeti rrjetën për 1-1, duke u konfirmuar si lojtari më i rëndësishëm i dinamovitëve.

Talenti i madh i Kosovës, asistoi në minutën e 86-të për Eridon Qardakun, që shënoi për 2-1, me klubin tiranas që mori epërsinë në këtë përballje.

Gjyqtari akordoi gjashtë minuta shtesë në këtë ndeshje, ku rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Dinamo City mori një fitore të madhe si mysafir, para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas një jave në Shqipëri. /Telegrafi/

The post Gol dhe asistim – Baton Zabërgja i jep fitoren Dinamos në Ligën e Konferencës appeared first on Telegrafi.

Shkëlqejnë Zabërgja dhe Mandela, Dinamo mposht Pogradecin në miqësore

By: armand
11 July 2025 at 19:45

Dinamo ka mposhtur Pogradecin me rezultatin 1-3, ndërsa takimi miqësor nisi në orën 17:30. Ndeshja mes dy skuadrave u luajt në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit. Goli i parë u shënua nga Zabërgja, ndërsa Rodrigez vendosi baraspeshën në pjesën e parë ku kishte edhe tension e përplasje mes lojtarëve. Për të vulosur fatin e gjithë […]

The post Shkëlqejnë Zabërgja dhe Mandela, Dinamo mposht Pogradecin në miqësore appeared first on BoldNews.al.

“Bënte dy orë analizë” – Si e ndryshoi Ilir Daja, Ballkanin dhe rolin që pati në karrierën e Meriton Korenicës

21 June 2025 at 22:22

Ylli i Clujit, Meriton Korenica ishte i ftuar në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Mesfushori shqiptar ka zbuluar disa prapaskena interesante, ndër to edhe si ndikoi Ilir Daja në karrierën e tij.

“Vjen Ilir Daja. Na tregonte (Nazmi) Gripshi dhe (Bajram) Jashanica për Dajën që kemi me pas shumë sukses”, thotë Korenica në “Arena e Yjeve”.

“Në stërvitjen e parë, na shikon ne. Sikur të shkonim në shkollë e kishim tek ai”.

“Ditën e parë na vjen me letër. Na thotë këto letra i keni edhe në analizë duhet t’i marrim krejt…”, vazhdon rrëfimin e tij ish-ylli i Ballkanit.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

The post “Bënte dy orë analizë” – Si e ndryshoi Ilir Daja, Ballkanin dhe rolin që pati në karrierën e Meriton Korenicës appeared first on Telegrafi.

Zyrtare/ Dinamo i plotëson dëshirën Ilir Dajës, firmos me mbrojtësin 23-vjeçar

By: armand
5 June 2025 at 20:38

Klubi i Dinamos ka zyrtarizuar sot goditjen e radhës për sezonin e ri, duke shtuar alternativat në dispozicion të trajnerit Ilir Daja në përgatitjet për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Mbrojtësi i majtë Faton Neziri, është bërë pjesë e klubit kryeqytetas. Ai ishte piketuar nga trajneri Ilir Daja në vitet e këtij të fundit në […]

The post Zyrtare/ Dinamo i plotëson dëshirën Ilir Dajës, firmos me mbrojtësin 23-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Zabërgja dhe Mandela nuk preken, Ilir Daja u vë “kusht” drejtuesve të Dinamos

By: armand
15 May 2025 at 18:10

Ilir Daja vetëm arriti të fitojë Kupën e Shqipërisë, duke rikthyer Dinamon te trofeu pas disa vitesh. Ky sezon konsiderohet mjaft pozitiv për dinamovitët, të cilët ia dolën të fitonin një trofe dhe pas 15 vitesh sigurojnë edhe kualiifkimin në Europë. Një kompeticion që sigurisht do të sjellë edhe shumë të ardhura në arkat e […]

The post Zabërgja dhe Mandela nuk preken, Ilir Daja u vë “kusht” drejtuesve të Dinamos appeared first on BoldNews.al.

Incidentet pas Vllaznia-Dinamo, FSHF pezullon presidentin Bardhi dhe trajnerin Daja

By: armand
7 May 2025 at 21:05

FSHF ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës që janë marrë sot. Për shkak të ngjarjeve me Vllazninë, Disiplina ka vendosur të pezullojë presidentin e Dinamos, Adrian Bardhi, me 6 ndeshje. I njëjti dënim është vendosur edhe për trajnerin Ilir Daja. Zyrtari i Elbasanit, Armand Mehmeti, është dënuar ndërkohë me 4 ndeshje pezullim. […]

The post Incidentet pas Vllaznia-Dinamo, FSHF pezullon presidentin Bardhi dhe trajnerin Daja appeared first on BoldNews.al.

Gazetari zbulon prapaskenat te Vllaznia–Dinamo: Daja kërkoi emrin e arbitrit të VAR

By: Besnik
5 May 2025 at 12:17

I ftuar në emisionin Max Sport, gazetari Fatjon Baze foli në lidhje me problematikat në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Dinamos.

Sipas tij, ndeshja ishte e tensionuar dhe, për më tepër, dy penalltitë e akorduara u kontestuan nga pjesëtarët e stafit të Dinamos.

Baze tregoi një detaj interesant kur trajneri i Dinamos, Ilir Daja, u interesua se kush ishte arbitri në sistemin VAR.

“Në fund të ndeshjes pati një debat mes Ilir Dajës dhe gjyqtarëve të ndeshjes. Ai u përplas verbalisht me ta, por u ndal nga djali i tij, që është edhe zëvendëstrajner i Dinamos. Kur shkoi në dhomat e zhveshjes, duartrokiti me ironi tifozët e Vllaznisë. Daja u duk i pakënaqur me gjykimin. Gjatë momentit kur gjyqtari kryesor dha penalltinë e dytë, Daja pyeti menjëherë se kush ishte në VAR. Sipas mendimit tim, vendimet e arbitrit ishin të sakta,” tha Baze.

Vllaznia arriti të fitojë ndaj Dinamos me rezultatin 2-1. Shkodranët janë kualifikuar në finalen e Final Four ku presin çiftin Egnatia–Partizani për të mësuar kundërshtarin në finale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetari zbulon prapaskenat te Vllaznia–Dinamo: Daja kërkoi emrin e arbitrit të VAR appeared first on Euronews Albania.

Video/ Episodi që tërboi Dinamon, momenti ku blutë pretenduan për penallti ndaj Vllaznisë

By: armand
4 May 2025 at 22:58

Klubi i Dinamos ka qenë tejet i pakënaqur me drejtimin e ndeshjes nga gjyqtari Eldorjan Hamiti në sfidën ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e “Final Four”. Jo vetëm sepse ai anuloi një penallti ndaj kësaj skuadre në pjesën e parë, por se sipas tyre nuk dha të paktën një tjetër para pushimit të ndeshjes. Si drejtori […]

The post Video/ Episodi që tërboi Dinamon, momenti ku blutë pretenduan për penallti ndaj Vllaznisë appeared first on BoldNews.al.

Video/ Arbitrimi irriton Dajën, trajneri përplaset me Hamitin pas eliminimit të Dinamos

By: armand
4 May 2025 at 22:40

Dinamo nuk ia ka dalë në gjysmëfinalen e “Final Four”, teksa është eliminuar nga Vllaznia, pas humbjes 2-1 në “Arenën Kombëtare”.  Të dy golat skuadra shkodrane i shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që në fundin e sfidës, tekniku i bluve, Ilir Daja, nuk është përmbajtur, teksa ka tentuar të konfrontohet me gjyqtarët. Kanë qenë forcat e sigurisë, ata që kanë shmangur një përplasje të mundshme, teksa nga pamjet shihet se trajneri Daja, ka mbetur totalisht i pakënaqur nga kryesori Eldorjan Hamiti dhe ndihmësave të tij duke i kritikuar. ILIR DAJA – VIDEO  

The post Video/ Arbitrimi irriton Dajën, trajneri përplaset me Hamitin pas eliminimit të Dinamos appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh

By: admin
1 May 2025 at 22:31

Emocione të mëdha ka dhuruar finalja e Kupës së Shqipërisë, e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport. Sfida mes Egnatias dhe Dinamos ka qenë e bukur dhe e luftuar, madje për të shpallur skuadrën fituese nuk kanë mjaftuar 120 minuta lojë. Koha e rregullt përfundon në barazim 2-2, nuk ka gola në 30 minutat shtesë dhe është dashur të goditen penalltitë, që të vendoset se kush do të jetë skuadra fituese. Lojtarët e Dinamos tregohen më të saktë nga pika e bardhë (5-4) dhe fitojnë trofeun e Kupës së Shqipërisë për herë të 14-të në historinë e klubit, një trofe që mungonte prej 22 vitesh në klubin “blu”.

Ndeshja e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe plot me emocione. Dinamo kalon e para në avantazh me Itodo Mandelën, por Egnatia rikthen shifrat në ekuilibër me Guindon në minutat shtesë të pjesës së parë.

Mandela shënon sërish në pjesën e dytë, por rrogozhinasit kundërpërgjigjen sërish në kohën shtesë, kësaj radhe me Bakajokon. Koha e rregullt përfundon 2-2. Nuk ka ndryshim rezultati në 30 minutat e kohës shtesë. Ruleta e penalltive i buzëqesh Dinamos, që shkurorëzon Egnatian (rrogozhinasit kishin fituar 2 edicionet e fundit të Kupës) dhe fiton Kupën e Shqipërisë për herë të 14-të në histori, një sukses që mungonte prej 22 vitesh.

Një meritë të veçantë ka trajneri Ilir Daja, që në sezonin e tij të parë te Dinamo, arriti që të rikthejë “blutë” te trofetë. Ndalet për momentin (kujtojmë që dy skuadrat do të luajnë në Final 4 për titullin kampion) seria e sukseseve të trajnerit Tetova, të cilit këtë sezon i mbetet të fitojë vetëm kampionatin.

SHIKONI PENALLTITË: VIDEO

The post VIDEO/ Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh appeared first on Albeu.com.

Rotacioni ndaj Tiranës, Ilir Daja: E kishim mendjen te finalja e Kupës!

By: armand
27 April 2025 at 17:48

Dinamo u mposht nga Tirana me rezultatin 0-2, rezultat ky që i siguroi bardhebluve “Play-Out-in” duke shpresuar për mbijetesën në Superiore. Pas ndeshjes foli Ilir Daja i cili këtë takim e nisi pa shumë titullarë. Tekniku kryeqytetas u shpreh se ekipi duhej të mendonte për finalen e Kupës së Shqipërisë në mes të një kalendari […]

The post Rotacioni ndaj Tiranës, Ilir Daja: E kishim mendjen te finalja e Kupës! appeared first on BoldNews.al.

Po shkëlqen me Dinamon, Baton Zabërgja e pranon në Max Sport: Kam disa oferta, por…

By: Besnik
23 December 2024 at 10:37

Futbollisti i Dinamos Baton Zabërgja ishte i ftuar në emisionin Max Sport në Euronews Albania. Ai foli mbi rikthmin e Dinamos në rrugën e suksesit ky kryesojnë Superligën duke u shpallur dhe kampionë dimri dhe rolin e trajnerit të ri Ilir Daja.

Futbollisti pranoi se kishte dhe oferta nga klube europiane por për momentin tha se donte të ishte i fokusuar te puna me Dinamon.

“Jemi përshtaur shumë mire me filozofinë e lojës së trajnerit Ilir Daja. Profesor Daja ka një bagazh të madh si trajner dhe është kënaqësi të punojmë me atë sepse çdo ditë mësojmë shumë nga ai dhe mundohemi të përmisohemi vazhdimisht. Përparësi për mua është suksesi me Dinamon, kam dhe oferta por do ti diskutoj me klubin dhe menaxherët. Janë dy-tre klube europiane por së pari do kërkoj vazhdimsinë me Dinamon” tha Baton Zabërgja.

Zabërgja foli dhe për grumbullimin për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës.

“Me Kombëtaren e Kosovës kisha grumbullimin e parë por për ne futbollistët e rinj është nder të stërvitesh me yje europain siç ka përfaqësuesja e Kosovës”, tha Zabërgja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Po shkëlqen me Dinamon, Baton Zabërgja e pranon në Max Sport: Kam disa oferta, por… appeared first on Euronews Albania.

Ballkani shpallet klubi më i mirë i vitit 2024 – Ilir Daja merr çmimin si trajneri më i mirë

20 December 2024 at 18:56

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) bëri sot (e premte) në një ceremoni ndarjen e çmimeve “Laureatët e Vitit 2024”.

Pas një viti të jashtëzakonshëm klubi i Ballkanit është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Klubi më i mirë i vitit 2024”, pas triumfeve të mëdha duke fituar si kampionatin ashtu edhe Kupën e Kosovës gjatë këtij viti.

Përveç klubit, u nderua edhe Ilir Daja i cili fitoi çmimin si trajneri më i mirë i vitit, teksa kujtojmë që kohë më parë ai u largua nga therandasit dhe tashmë po drejton Dinamon e Tiranës në Shqipëri.

 

The post Ballkani shpallet klubi më i mirë i vitit 2024 – Ilir Daja merr çmimin si trajneri më i mirë appeared first on Telegrafi.

Ilir Daja, “Trajneri i vitit 2024” 

19 December 2024 at 23:57

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll. 

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2024 në Superligën e Kosovës në futboll. 


Ilir Daja – Trajneri i vitit 

Trajneri nga Shqipëria ka vulosur suksesin e tij me Ballkanin për të tretin vit radhazi. 

Daja në sezonin e tij të tretë si trajner i therandasve solli titullin e tretë kampion në histori të klubit, ndërsa i solli Ballkanit edhe Kupën e Kosovës.  

Edhe pse iu larguan pothuajse gjysma e ekipit në verë, ai luftoi që ta dërgojë sërish në Evropë, por nuk ia arriti.  

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Ai e mposhti konkurrencën e ashpër të Llapit dhe Dritës për titullin e kampionit në Superligë edicionin që lamë pas, ndërsa këtë sezon ai u largua nga klubi pas katër xhirosh. Në finalen e Kupës së Kosovës, Daja me Ballkanin mposhti Prishtinën.  

Daja ka thyej shumë rekorde në futbollin kosovar, që për një kohë vështirë se do të arrihen. 

Ai me shumë suksese aktualisht e drejton ekipin e Dinamos së Tiranës.  


/Telegrafi/ 

The post Ilir Daja, “Trajneri i vitit 2024”  appeared first on Telegrafi.

Vllaznia-Dinamo, Brdariç dhe Daja vendosin për formacionet zyrtare

By: armand
4 December 2024 at 18:50

Vllaznia pret Dinamon në stadiumin “Loro Boriçi”, për një nga sfidat më emocionuese të javës. Gjithçka do të nisë në orën 19:30 dhe vlen për javën e 16-të të Superiores. Si Brdariç dhe Daja vuajnë dëmtimet në skuadrat respektive. Kujtojmë lojtarë si Gurishta, Bregu dhe Mandela. Ndërkohë tashmë janë publikuar dhe formacionet zyrtare. FORMACIONET ZYRTARE: […]

The post Vllaznia-Dinamo, Brdariç dhe Daja vendosin për formacionet zyrtare appeared first on BoldNews.al.

Ballkani mbetet pa trajner, Pollozhani jep dorëheqjen

By: armand
4 December 2024 at 16:13

Artim Pollozhani nuk do të vazhdojë në krye të skuadrës tregon klubi i Ballkanit. Trajneri ka paraqitur dorëheqjen pas eleminimit në Kupën e Kosovës nga skuadra e Rilindjes. Aventura e Pollozhanit te Ballkani ka zgjatur vetëm tre muaj, pasi mori drejtimin pas largimit të trajnerit Ilir Daja, i cili kaloi te Dinamo. Dorëheqja e Pollozhanit […]

The post Ballkani mbetet pa trajner, Pollozhani jep dorëheqjen appeared first on BoldNews.al.

“Senatoret” kthehen në stol/ Dy trajnerë me përvojë sërish në Superligë këtë vit, pas Ilir Dajës te Dinamo, Ernest Gjoka te Skënderbeu

4 December 2024 at 16:48

I përkasin thuajse një brezi.

Ilir Daja dhe Ernest Gjoka janë padyshim trajnerë të shkollës tradicionale të futbollit shqiptar, dhe ky sezon I bëri sërish bashkë në Superligë.

Po flasim për të vetmit teknikë që kanë fituar tituj kampion dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Daja është shpallur kampion me Elbasanin, Dinamo dhe Skënderbeun në vend, si dhe tri herë me Ballkanin në Kosovë, ndërsa Gjoka fitoi kampionatin me Kukësin në Superligë, si dhe në Maqedoninë e Veriut me Shkëndinë e Tetovës.

Pesëdhjetetetëvjeçari Daja u kthye në shtëpi, siç mund të thuhet, pasi luajti me Dinamon dhe e drejtoi disa herë atë, si dhe akademinë e bluve.

Ai mori detyrën tek “Nëndetësja” në 11 shtator.

Ernest Gjoka është u dyti ndër “senatorët” e stolit që kthehet në vend, me 54-vjeçarin që u bë pasardhës I Ivan Gvozdenoviçit te Skënderbeu.

Shpresa është që këto dy prurje ta ngrenë sado pak nivelin e Superligës shqiptare, e cila ka humbur shumë vende në renditjen e UEFA-s vitet e fundit. /abcnews.al

Zabërgja zbulon sekretin e formës te Dinamo: Filozofia e Ilir Dajës më ka ndihmuar shumë

By: armand
30 November 2024 at 19:23

Ndeshja mes Dinamos dhe Teutës e vlefshme për javën e 15-të të Superiores ka përfunduar me fitoren e dinamovitëve. Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi 2-0 në favor të “Nëndetëses”. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes” dhe autori i golit të parë për Dinamon, Baton Zabërgja. “Mendoj që nga sezonet e kaluara, […]

The post Zabërgja zbulon sekretin e formës te Dinamo: Filozofia e Ilir Dajës më ka ndihmuar shumë appeared first on BoldNews.al.

Kishin marrëveshje me një trajner kroat, por dështoi afrimi i tij: Si u bind Ilir Daja nga Nderim Nexhipi ta marrë drejtimin e Ballkanit 

10 November 2024 at 11:17

Ish-futbollisti i njohur tashmë drejtori sportiv i Shkupit, Nderim Nexhipi, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Në mesin e shumë temave që u diskutuan me Nexhipin, zbuloi edhe si e bindi Ilir Dajën që ta merrte drejtimin e Ballkanit.

“Në fund të dhjetori ose në fillim të janarit patëm një bisedë me trajnerin Tomislav Stipic”, ka thënë fillimisht ai.

“Ishte në Suharekë, e pa stadiumin dhe ishte gjithçka gati që të nënshkruante (me Ballkanin). Ai u kthye në Shtutgart ku e kishte familjen dhe më pas kishte mbetur në komunikacion dhe i kishte ikur aeroplani (për në Prishtinë)”.

“Dhe në atë ditë, një mik më merr në telefon dhe më thotë se Partizani po i ndante rrugët me Ilir Dajën”.

“Partizani doli me njoftim (për largimin e Ilir Dajës) dhe në darkë pata një bisedë me (Artim) Pollozhanin dhe më pas kontaktova me Ilirin”, ka zbuluar më tej Nexhipi, duke zbuluar prapaskenat se si e bindën tani ish-trajnerin e Balkanit.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Nexhipi i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent Fix , Lasko dhe Pro Transport./Telegrafi/

The post Kishin marrëveshje me një trajner kroat, por dështoi afrimi i tij: Si u bind Ilir Daja nga Nderim Nexhipi ta marrë drejtimin e Ballkanit  appeared first on Telegrafi.

❌
❌