Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Trajneri i ri te Vllaznia, zbulohen dy kandidatët për stolin

By: armand
14 May 2025 at 19:19

Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Thomas Brdariç, vetëm një ditë pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Egnatias në finalen e kampionatit. Rezultati negativ i sfidës përmbyllëse të sezonit ka sjellë vendimin për të mos vazhduar bashkëpunimin me teknikun gjerman, i cili largohet për herë të dytë nga stoli shkodran në pesë vitet […]

The post Trajneri i ri te Vllaznia, zbulohen dy kandidatët për stolin appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

By: armand
13 May 2025 at 22:46

Thomas Brdariç nuk është më trajneri i Vllaznisë. Për të dytën herë, trajneri gjerman është larguar para përfundimit të kontratës së tij nga kuqeblutë, këtë radhë një ditë pas një dështimi që do të kujtohet gjatë në finalen e Superiores ndaj Egnatias. Klubi dha njoftimin e ndërprerjes së bashkëpunimit me teknikun gjerman pa u mbushur […]

The post Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Humbja në finale sjell revolucion te Vllaznia, largohet trajneri Brdaric

By: armand
13 May 2025 at 20:51

Vllaznia ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Thomas Brdariç. Trajneri gjerman mbyll kështu bashkëpunimin që zgjati 1 vit me kuqeblutë, pas rikthimit në pankinë. Vllaznia u mposht nga Egnatia në finalen e “Final Four”. Shkodranët pësuan disfatë me rezultatin 0-4 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ky është largimi i dytë me peshë në stafin teknik te kuqeblutë […]

The post Zyrtare/ Humbja në finale sjell revolucion te Vllaznia, largohet trajneri Brdaric appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Ikën edhe Thomas Brdaric, Vllaznia nis revolucionin për të sjellë titullin

By: user 2
13 May 2025 at 21:07

Thomas Brdaric nuk do të jetë më trajneri i Vllaznisë. Humbja 4-0 në finale e titullit me Egnatian, nuk është kapërcyer nga drejtuesit e klubit shkodran, që kanë ndërmarrë menjëherë dy lëvizje thelbësore në stukturat e klubit. E kështu, pas Drejtorit Sportiv Tefik Osmani, tani edhe Brdaric nuk do të jetë më pjesë e kuqebluve.

Në qytetin verior, Brdaric u prit me entuziazëm, në kthimin e tij të dytë në Shkodër, por nuk ka patur asnjëherë aprovimin e të gjithë ambjentit sportiv. Brdaric, që në aventurën e tij të parë me Vllazninë kishte fituar një Kupë të Shqipërisë, u kthye në Shkodër në prill të vitit 2024, në kohë për të diskutuar gjysmëfinalet e Final 4, ku u eliminua nga Egnatia pas barazimit pa gola. Tani, një vit më vonë, humbje erdhi në finale, por me një diferencë të dukshme me skuadrën rrogozhinase që u rikonfirmua kampione.

Njoftimi i klubit

𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐓𝐡𝐨𝐦𝐚𝐬 𝐁𝐫𝐝𝐚𝐫𝐢𝐜̧. 𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐞̈𝐬 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐮𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐭𝐢𝐣.

Lexo më tej: Tefik Osmani u shkarkua pas ndeshjes, edhe Brdaric pa kontratë: ç’ndodhi pas finales

Vllaznia u rendit në vendin e dytë në sezonin e rregullt, me 57 pikë, vetëm dy pas Egnatias kryesuese. Skuadra e Brdaric ishte ofensiva më e mirë e kampionatit me 54 gola të shënuar, ndërsa nën udhëheqjen e tij, Bekim Balaj u shpall Këpuca e Artë e sezonit me 17 gola.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

The post Zyrtare/ Ikën edhe Thomas Brdaric, Vllaznia nis revolucionin për të sjellë titullin appeared first on Lapsi.al.

Tefik Osmani u shkarkua pas ndeshjes, edhe Brdaric pa kontratë: ç’ndodhi pas finales

By: user 2
13 May 2025 at 20:10

Largimi i Drejtorit Sportiv Tefik Osmani u vendos pas humbjes së rëndë që Vllaznia pësoi në ndeshjen finale për titullin nga Egnatia. Zyrtarizimi erdhi vetëm paraditen e sotme, por vendimi ishte marrë. Nëse kuqeblutë kanë përdorur variantin e përfundimit të kontratës së Drejtorit Sportiv të tyre, e vërteta është se është korçari është shkarkuar pas përballjes së menjëhershme në dhomat e zhveshjes me presidentin Alban Xhaferri.

Njoftimi zyrtar i Vllaznisë:

“KF Vllaznia bën të ditur se me mbylljen e sezonit, ka përfunduar edhe kontrata me drejtorin sportiv z.Tefik Osmani. Në këto rrethana, e falenderojmë për punën e bërë këto 18 muaj që ka qenë pjesë e klubit tone dhe njëkohësisht i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme”.

Lexo më tej: Vllaznia dështon në finale për titullin, Brdariç: Na mungoi lufta dhe përqendrimi

Osmani ka qenë i tensionuar gjatë gjithë takimit, ulur në pankinën kuqeblu, pranë teknikut Thomas Brdaric. Ndoshta korçari e kishte ndjerë se në këtë ndeshje luheshin fatet e tij e me shumë mundësi edhe të trajnerit. Në fakt, gjermani e ka kontratën të përfunduar me klubin dhe tani duhet të negociojë me kuqeblutë për një kontratë të re, apo për të marrë edhe njëherë valixhet e për tu larguar nga Shkodra.

Në qytetin verior, Brdaric është pritur me entuziazëm, por nuk ka patur asnjëherë aprovimin e të gjithë ambjentit sportiv dhe tani gjasat që ai dhe Vllaznia të vazhdojnë së bashku janë shumë të vogla. Brdaric u kthye në Shkodër në prill të vitit 2024, në kohë për të diskutuar gjysmëfinalet e Final 4, ku u eliminua nga Egnatia pas barazimit pa gola. Osmani ndërkohë kishte mbërritur në nëntorin e vitit 2023, pasi kishte mbyllur bashkëpunimin me Tiranën. Në dy sezone radhazi, Vllaznia siguroi Final Four dhe pjesëmarrjen në Europë, por pa kaluar ture dhe pa fituar trofe.

Reagimi i Osmanit

E në reagimin e tij, Osmani ka zgjedhur të përmendë ndër rreshta atë që i kalon nëpër mend: “Sot kam një falenderim të veëantë për tifozët e mrekullueshëm shkodranë, për lojtarët e ekipit, në veçanti Bekim Balajn, kapitenin që së bashku i shkuam aq pranë titullit. Stafin teknik që kam punuar, në veçanti Vioresin Sinani. Falenderoj presidentin që më besoi këtë detyrë në një kohë të vështirë për Vllazninë që me përkushtim të gjithë së bashku e nxorëm nga lufta për mbijetesë në luftën për titull në Final Four. Kontratës sonë i erdhi fundi dhe falenderoj qytetin e Shkodrës për mikpritjen. Falenderim të veçantë edhe për Ardit Krajën që çdo çast i ka qëndruar pranë ekipit”, shkruan Osmani.

Osmani

The post Tefik Osmani u shkarkua pas ndeshjes, edhe Brdaric pa kontratë: ç’ndodhi pas finales appeared first on Lapsi.al.

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

By: armand
12 May 2025 at 22:47

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric u shfaq tepër i zhgënjyer nga performanca e skuadrës së tij pas disfatës 0-4 ndaj Egnatias, në finalen e “Final 4”, të zhvilluar në “Arenën Kombëtare”. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, trajneri gjerman u shpreh se eksperienca e rrogozhinasve ishte vendimtare sot teksa i uroi këta të […]

The post “Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish! appeared first on BoldNews.al.

Gjysmëfinalja e ‘Final 4’, Brdaric: Mos mendojmë barazimin, duam fitoren ndaj Dinamos

By: armand
3 May 2025 at 14:31

Vllaznia dhe Dinamo përballen të dielën në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare” në Tiranë për gjysmëfinalen e “Final 4”, mini-turneut që do vendos për skuadrën kampione në Superligë për këtë sezon. Përpara ndeshjes për mediet foli Thomas Brdaric. Trajneri i Vllaznisë kërkon me çdo kusht fitoren dhe finalen e 12 majit. Për shkak të renditjes më […]

The post Gjysmëfinalja e ‘Final 4’, Brdaric: Mos mendojmë barazimin, duam fitoren ndaj Dinamos appeared first on BoldNews.al.

Titulli kampion mungon prej 24 vitesh në Shkodër, Brdariç: Mundim Dinamon dhe shkojmë në finale

By: armand
29 April 2025 at 18:39

Vllaznia kërkon titullin kampion pas 24 vitesh dhe tani është një moment i duhur për ta. Pas shortit ku do të përballen me Dinamon, foli trajneri Tomas Brdariç. Ai u shpreh i bindur se kalojnë në finale dhe se duhet të shfaqin aftësitë për të fituar. “Mendoj se është diçka e madhe që të jesh […]

The post Titulli kampion mungon prej 24 vitesh në Shkodër, Brdariç: Mundim Dinamon dhe shkojmë në finale appeared first on BoldNews.al.

Dinamo në finalen e Kupës me “poker”: Vllaznia rikuperon tre gola, por nuk mjafton

By: user 2
23 April 2025 at 21:15

Në një përballje spektakolare të zhvilluar në “Elbasan Arena”, Dinamo siguroi një vend në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë pasi mposhti me rezultatin 4-3 skuadrën e Vllaznisë në takimin e dytë gjysmëfinal. Pas barazimit pa gola në Shkodër, kryeqytetasit shpërthyen me një paraqitje mbresëlënëse, duke kaluar fillimisht në avantazh të thellë prej 4-0.

Dinamo fatale në 45 minuta

Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela ishin protagonistët absolutë për blutë, me nga dy gola secili. Fillimisht ishte Mandela që zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asisti të Zabërgjës. Më pas, vetë Zabërgja përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit Jukaj në minutën e 36-të dhe dyfishoi epërsinë. Vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Nani organizoi një aksion të shpejtë nga e djathta dhe shërbeu saktë për Mandelën, që shënoi golin e tretë. Ndërkohë, në minutën e 59-të, Zabërgja konfirmoi formën e tij të shkëlqyer duke realizuar edhe nga pika e bardhë.

Rikthimi shkodran

Por, kur dukej se gjithçka kishte marrë fund për Vllazninë, skuadra e drejtuar nga Thomas Brdariç reagoi me krenari. Vendimtare lëvizja e teknikut me Kahrimanovic e Grudën në fushë. Pikërisht ky i fundit shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes dinamovite në minutën e 71′ dhe shkurtoi diferencën. Gruda shënoi me vetëm 9 minuta në lojë, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 79′, kur Balaj u koordinua në mënyrë perfekte me një harkim të Kahrimanoviç dhe gjeti rrjetën me kokë. Vetëm gjashtë minuta më pas, vetë Kahrimanoviç realizoi golin e tretë për kuqeblutë pas një veprimi të shpejtë në zonë.

Lexo më tejPa Balajn Vllaznia nuk shënon më: Dinamo i merr barazimin në Shkodër e pret kthimin

Pavarësisht tensionit në minutat e fundit, Dinamo arriti të mbante epërsinë dhe siguroi kualifikimin. Tashmë, skuadra e Ilir Dajës do të ketë mundësinë të luftojë për trofeun në finalen e madhe, ku do të përballet me fituesin e çiftit Partizani–Egnatia.

Tension në fund të ndeshjes

Sidoqoftë, eliminimi i Vllaznisë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë përballë Dinamos, ka sjellë tension në radhët e shkodranëve. Kur Kreshnik Barjamaj sinjalizoi fundin e sfidës, tekniku Thomas Brdariç dhe disa prej lojtarëve të Vllaznisë, me në krye Balajn, protestuar ashpër te arbitri për minutat shtesë që, sipas tyre, nuk kishin qenë mjaftueshëm në këtë ndeshje me shumë vonesa loje.

GOLAT E NDESHJES

 

 

 

 

 

 

The post Dinamo në finalen e Kupës me “poker”: Vllaznia rikuperon tre gola, por nuk mjafton appeared first on Lapsi.al.

Vllaznia e bindur për finale, Brdaric: Të kualifikohemi në kohën e rregullt

23 April 2025 at 17:44

Të mërkurën luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, ku Dinamo përballet me Vllazninë në Elbasan, ndërsa Partizani udhëton drejt Rrogozhinës ku e pret Egnatia.

4 skuadrat të cilat janë thuajse edhe finalist në fazës final 4, përballen me njëra-tjetrën në një tjetër kompeticion siç është kupa.

Shkodranët e udhëhequr nga Thomas Brdari e cilësojnë kupën, si kurorëzimin e punës gjithë sezonale.

“Është koha të marrim atë për të cilën punojmë që nga fillimi i sezonit, të marrim një produkt që vjen pas ecurisë së mirë. Përballemi me Dinamon me motivim të plotë. Ndeshja e parë u mbyll 0-0 në shtëpi, në Elbasan duhet të jemi sa më të fokusuar si në sulm ashtu dhe mbrojtje”, tha Thomas Brdaric, Trajner i Vllaznisë.

Vllaznia i ka marrë të gjithë masat edhe sikur asgjë të mos mbyllet për 90 minuta.

“Ne po punojmë fort, të sigurojmë kualifikimin në kohën e rregullt. Nëse shkojmë më tepër kemi forcë, jemi të përgatitur në aspekt fizik e psikologjik. E dimë se si duhet të luajmë, lojtarët i kujtoj të jenë të disiplinuar, por mbi të gjitha me dëshirë për këtë ndeshje vërtet special”, shtoi Brdari.

Për kapitenin Balaj, kjo ndeshje i ka të treja rezultatet.

“Sigurisht, në këtë pikë ku jemi mbetet një ndeshje në kampionat, por para saj kemi një duel të rëndësishëm me Dinamon, që do na siguronte finalen. Pas 0-0 në Shkodër, kjo do luhet si finale, i ka 3 rezultate. Kemi gjendje të mirë psikologjike, luftojmë për vendin e dytë në final 4, jemi gati të japim më të mirën”, tha Bekim Balaj, Futbollist i Vllaznisë.

Paralelisht do të luhet dhe në Rrogozhinë, aty ku Egnatia do të provojë të përmbysë disavantazhin prej 1 goli të ndeshjes së parë me Partizanin, ndërsa sfida Vllaznia-Dinamo u mbyll në barazim pa gola.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vllaznia e bindur për finale, Brdaric: Të kualifikohemi në kohën e rregullt appeared first on Euronews Albania.

Da Silva ndëshkon Vllazninë ‘e tij’, Mezani feston: Bylis i largohet zonës së rënies

By: user 2
6 April 2025 at 17:19

Bylis ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke mposhtur minimalisht Vllazninë me rezultatin 1-0, në sfidën e javës së 33-të të Superiores. Skuadra ballshiote ka shfrytëzuar në maksimum epërsinë numerike pas përjashtimit me karton të kuq të Bajramit, duke gjetur rrjetën vendimtare në fillimin e pjesës së dytë me brazilianin Da Silva, që ndëshkoi ish-ekipin e tij.

Bajrami tradhëton Brdaric

Vllaznia e nisi ndeshjen në kërkim të kontrollit të lojës, por rastin më të mirë në minutat e para e kishte Bylis. Në të 8′, Berko shpërdoroi një mundësi të artë pas një asisti perfekt nga Abazaj, duke dërguar topin jashtë kuadratit. Moment kyç i sfidës erdhi në minutën e 23′, kur Bajrami la shkodranët me 10 lojtarë. Edhe pse fillimisht faulli ishte në favor të Vllaznisë, një përplasje pas ndërhyrjes çoi në ndëshkimin me karton të kuq për mesfushorin shkodran, ndërsa Berko u ndëshkua me të verdhë. Në fundin e pjesës së parë, Bylis humbi edhe një rast tjetër të artë me Peraltën, por portieri Jukaj reagoi në mënyrë vendimtare duke mbajtur në lojë miqtë.

Lexo më tej: Bismark dënon Laçin me një dygolësh: Skënderbeu e përmbys, Gjoka sheh shpëtimin

Episodi i kartonit të kuq ka qenë vendimtar në rezultatin e ndeshjes, sipas teknikut të kuqebluve Thomas Brdaric, që ka sulmuar arbitrin për vendimin e marrë: “Patëm qarkullim topi derisa morëm kartonin e kuq. Ne luajtëm edhe kundër erës dhe disa ekzekutime nuk ishin të sakta. Një situatë ndryshoi gjithë lojën. Dëgjova se nuk ishte karton i kuq, nuk e di pse erdhi ai vendim. Ndryshoi gjithçka. Por nuk duhet të pësojmë kështu golash.

Vendosi Da Silva

Fillimi i pjesës së dytë ishte perfekt për ballshiotët. Vetëm dy minuta pas rifillimit, Da Silva mori një top në zonë dhe me një goditje të saktë e të bukur kaloi vendasit në avantazh, duke mos e festuar golin për respekt ndaj ish-skuadrës së tij. Me gjithë inferioritetin numerik, Vllaznia kërkoi me insistim golin e barazimit. Në minutën e 74′, Batista u shfaq vendimtar duke pritur goditjen e rrezikshme të Deliut. Edhe në minutën e fundit, Delaj pati një tjetër mundësi për shkodranët, por sërish ishte portieri i Bylis që ruajti rrjetën të paprekur.

Në fund, një fitore me shumë peshë për Bylisin që largohet nga zona e ftohtë dhe rifiton moralin, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e tretë, duke humbur terren në luftën për zonën europiane. I lumtur Gentian Mezani, tekniku i ballshiotëve, që qendron në zonëm e shpëtimit 3 javë nga fundi: “Sigurisht që ka pasur efektin e vet kartoni i kuq i Vllaznisë dhe padiskutim që ishim më të favorizuar. Nuk po arrinim dot të organizoheshim mirë dhe të dilnim në sulm ashtu siç duhej, kishim paqartësi. Në pjesën e dytë na ndihmoi goli që erdhi shpejt dhe më pas menduam që t’i kapnim në kundërsulme”.

The post Da Silva ndëshkon Vllazninë ‘e tij’, Mezani feston: Bylis i largohet zonës së rënies appeared first on Lapsi.al.

“Ishim me fat”: Brdaric nuk fshihet pas barazimit me Dinamon, Daja pret kthimin

By: user 2
2 April 2025 at 21:39

“Është shumë e thjeshtë për ta shpjeguar. Mund të bënim më mirë. Ne provuam të shënonim, por nuk arritëm. Duhet të arrijmë të shënojmë, sidomos në ndeshjen e radhës. Ishte një ndeshje shumë e fortë me dy ekipe mjaft të mira në Shqipëri. Ndoshta në pjesën e parë kishim fat që nuk pësuam, por në të dytën u ndodhi atyre”. Tekniku i Vllaznisë Thomas Brdaric ka qenë i drejtpërdrejtë pas ndeshjes së parë gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia e tij barazoi pa gola me Dinamon.

Numri 1 i pankinës shkodrane ka shpjeguar edhe mungesën e një sforco të mundshme për të tentuar fitoren, duke e ditur se kthimi është në transfertë: “Nuk donim që të merrnim risk të madh, do të shohim të provojmë në ndeshjen e dytë – tha Brdaric -. Jam i lumtur që kemi dy lojtarë të mirë në sulm. Bekimi ka luajtur shumë ndeshje dhe është dëmtuar. Është në fazë rikuperimi. Për mendimin tim treshja e sulmit sonte kishte aksione të mira. Do të vazhdojmë kështu. Provojmë që të rregullojmë disa rrugëdalje që na duhen, sidomos për ndeshjen e radhës”.

Një shigjetim edhe për lojtarët, që në momente të caktuara sihin neglizhentë sa për ti lejuar Zabërgjas mundësinë për t’i ndëshkuar: “Në ndeshje të forta si kjo duhet balancë, një mbrojtje sa më e mirë, që kundërshtari të mos ketë shanse shënimi. Për mendimin tim sot e implementuam shumë mirë ndeshjen, edhe pse kishte disa gabime taktike. Dua ta shoh Vllazninë, si ajo e pjesës së dytë. Humbëm mundsinë të fitonim falë gabimeve tona. Ju e dini që ne mund të fitojmë, e kemi kofidencën, kemi ekip të fortë. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, e mbylli Brdaric.

DAJA: “VLLAZNIA E FORTË PËR TU MUNDUR”

“Në Shkodër dhe me Shkodrën luhet gjithmonë futboll, sepse ambienti, tifozët, vetë shkodranët kanë qejf të luhet një lojë e hapur. Edhe ne jemi në të njëjtin nivel. Gjithmonë bëhet një lojë e mirë. Për të shkuarën, me këtë lloji spektakli, arbitri do të jetë më mirë menaxher, sesa i rreptë”. Ilir Daja mund të jetë i kënaqur me 0-0 në Loro Boriçi kundër Vllaznisë, pavarësisht se kishte mundësi edhe për të dalë me fitore: “Sonte ishte një ndeshje ku në pjesën e parë bëmë mirë, mund të kishim shkuar drejt golit”.

Lexo më tejPa Balajn Vllaznia nuk shënon më: Dinamo i merr barazimin në Shkodër e pret kthimin

Daja u mundua të justifikojë edhe ndeshjen e kaluar në Korçë, në kampionat, ku luajti me lojtarët e rinj: “Kishim përsëri probleme pasi Goudiaby ishte me temperaturë. Itodo ka dy muaj që nuk luan. Me gjithë këto probleme që kemi dhe rikuperimet që janë në rikuperim e sipër, mendoj se bëmë një ndeshje të mirë përballë një Vllaznie që është e fortë për t’u mposhtur”.

The post “Ishim me fat”: Brdaric nuk fshihet pas barazimit me Dinamon, Daja pret kthimin appeared first on Lapsi.al.

Nga penallti e karton i kuq në simulim: në Shkodër, Vllaznia dhe Teuta ndajnë pikët

By: user 2
30 March 2025 at 22:18

Vllaznia dhe Teuta u ndanë në barazim pa gola në një ndeshje që nisi e vakët, por mori ritëm vetëm në 25 minutat e fundit. Takimi i javës së 32-të në “Loro Boriçi” u mbyll 0-0, me të dyja skuadrat që zhvilluan një pjesë të parë të kujdesshme dhe një pjesë të dytë më të hapur, ku nuk munguan polemikat.

Vllaznia pati një mundësi të mirë në minutën e 24’, kur Dodaj u gjet në pozicion ideal për të shënuar, por nuk arriti ta çonte topin në rrjetë. Gjithsesi, aksioni u ndal më pas për shkak të një pozicioni jashtë loje të Mensah në ndërtimin e aksionit. Pak minuta më vonë, në të 28’, Teuta u shfaq për herë të parë rrezikshëm në zonën shkodrane, por Toma nuk arriti të kontrollonte topin e harkuar.

Lexo më tejÇudi në Korçë: Dinamo me rezerva, Skënderbeu e përmbys me poker në 25 minuta

Në minutën e 33’, Vllaznia kërkoi një penallti pas një kontakti në zonë me Mensah, por gjyqtari Ferataj e konsideroi gjithçka të rregullt, duke mos akorduar 11-metërsh për vendasit.

Nga penallti e karton i kuq në simulim

Loja u gjallërua ndjeshëm pas minutës së 70’, kur Toma pati një rast të artë për të kaluar Teutën në avantazh pas një krosi të Peposhit, por goditja e tij nuk gjeti portën. Vllaznia reagoi menjëherë dhe në minutën e 73’, portieri Vata ndërhyri me grusht për të larguar një goditje të rrezikshme nga krahu i djathtë i sulmit shkodran, ndërsa pak sekonda më pas, Jukaj largoi me vështirësi një tentativë nga distanca.

Teuta pati një mundësi të artë në minutën e 78’, kur Kapllani gjeti hapësirën për të goditur, por Jukaj ishte përsëri në vendin e duhur për të mohuar golin e miqve. Vetëm pak çaste më vonë, ndodhi episodi më i diskutuar i ndeshjes: Delaj u gjend i vetëm përballë portierit Vata dhe u rrëzua në zonë, duke bërë që gjyqtari Ferataj të akordonte fillimisht faull dhe karton të kuq për portierin e Teutës, i cili sipas tij kishte ndalur në mënyrë të parregullt sulmuesin shkodran. Megjithatë, pas rishikimit në VAR, vendimi u ndryshua, duke e cilësuar rastin si simulim të Delajt, i cili në vend të një penalltie, u ndëshkua me karton të verdhë.

Në fund, ndeshja përfundoi pa gola, një rezultat që e mban Vllazninë në vendin e tretë, tashmë vetëm dy pikë pas Dinamos, ndërsa Teuta mbetet në vendin e gjashtë, me vetëm një pikë më shumë se zona e ftohtë.

The post Nga penallti e karton i kuq në simulim: në Shkodër, Vllaznia dhe Teuta ndajnë pikët appeared first on Lapsi.al.

Bardheblutë me plan për të ndalur Balajn, Shkëmbi beson te fitorja ndaj Vllaznisë

By: Besnik
10 March 2025 at 18:03

Pas fitores ndaj Laçit, Tirana beson se mund të sigurojë 3 pikët e radhës ndaj Vllaznisë në Elbasan. Të dy trajnerët e kanë cilësuar këtë përballje si një “klasike” që duhet fituar me patjetër.

Tirana dhe Vllaznia përballen në Elbasan, ku të dyja skuadrat synojnë vetëm fitoren. Në prag të këtij dueli, është zhvilluar seanca e fundit stërvitore, e cila ka përfunduar me përgatitjet e nevojshme për këtë ndeshje kaq të rëndësishme.

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, e cilëson këtë ndeshje si një mundësi të madhe për skuadrën e tij. Ai thekson rëndësinë e një paraqitjeje të shkëlqyer, si në aspektin fizik ashtu edhe psikologjik.

“Ndeshja ndaj Tiranës është një derbi, një përballje shumë e rëndësishme. Duhet të jemi në 100% në aspektin fizik dhe psikologjik. Kundër Tiranës kemi pasur paraqitje të mira, por këtë herë është ndryshe, luajmë në Elbasan. Tirana ka stabilitet dhe luan bukur me trajnerin Shkëmbi. Ne duhet t’i analizojmë me kujdes situatat e kundërshtarit,” – shprehet Brdaric.

Nga ana tjetër, pas fitores ndaj Laçit, Bledi Shkëmbi, trajneri i Tiranës, është optimist për suksesin ndaj shkodranëve, duke shpresuar që fati të jetë më me ta këtë herë.

“Shpresoj dhe kam bindjen që do të bëjmë një paraqitje të mirë, do të jemi në nivelin e duhur. Kam besim që këtë herë kundërshtari nuk do të ketë fatin, pasi në 3 përballjet e fundit kemi luajtur mirë. Në disa ndeshje mund të kishim marrë më shumë, por është e rëndësishme për vazhdimësinë,” – thotë Shkëmbi.

Trajneri i Tiranës gjithashtu ka pasur elozhe për bomberin e ekipit të Vllaznisë, Bekim Balaj, për paraqitjet e tij të shkëlqyera dhe ka theksuar nevojën për të qenë të kujdesshëm ndaj tij.

“Nuk flas për lojtarët e tjerë, por Balaj është një shembull që duhet të ndiqet. Ai ka vite që luan dhe ka qenë kyç për Vllazninë, e udhëheq skuadrën në nivele të larta. Ka shënuar shumë gola në përballjet me ne dhe duhet të jemi të kujdesshëm,” – thotë Shkëmbi.

Vllaznia, nga ana e saj, shpreson të ruajë vendin e dytë në tabelë pas duelit me Tiranën. Në tre përballjet e mëparshme, shkodranët kanë fituar dy herë, ndërsa një ndeshje ka përfunduar në barazim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bardheblutë me plan për të ndalur Balajn, Shkëmbi beson te fitorja ndaj Vllaznisë appeared first on Euronews Albania.

Pritet reagim pas humbjes, Brdariç projekton disa ndryshime në formacionin e Vllaznisë

By: armand
30 January 2025 at 20:32

Vllaznia pritet të paraqitet me disa ndryshime në formacion për ndeshjen e së premtes me Teutën, në krahasim më përballjen e fundit në kampionat. Shkodranët duan të lënë pas humbjes me Egnatian dhe stafi teknik duket se do të prekë disa pika në formacionin kuqeblu. Rikthimi në gjendjen optimale fizike i garanton Ardit Krymit një […]

The post Pritet reagim pas humbjes, Brdariç projekton disa ndryshime në formacionin e Vllaznisë appeared first on BoldNews.al.

“Goli i parë faull”: Magani në vështirësi, Brdaric pranon: “Mund të kishim pësuar 3”

By: user 2
10 January 2025 at 19:55

“Renditja është padiskutim pjesë kryesore e këtyre momenteve të këqija që po kalojmë. Jo vetëm ne, të gjithë kanë momente të këqija. Ne sot për hir të të vërtetës kemi bërë ndeshje shumë të mirë në pjesën e parë. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen në 2-3 situata”. Gugash Magani ka humbur një ndeshje, që e ndjen se mund ta kishte fituar. Tekniku i Tiranës pa të përmbysej nga dy gola të Balaj dhe tani është në zonën e rënies nga kategoria: “Siguria vjen me rezultatin, jam i kënaqur me skuadrën, jo rezultatin. Jemi në pozita të vështira, nuk do dorëzohemi kurrë. Nuk i fola fare skuadrës, do analizojmë gjithçka, por me qetësi sepse jemi në një moment të vështirë”.

Magani merr përgjegjësinë e rezultatit, por ndërkohë Tirana është në vendin e 9 dhe me teknikun në detyrë ka vetëm një fitore: “Ilaçi është besimi që do u japim lojtarëve se janë aktorët. Kemi bërë merkato, por nuk i kemi të gatshëm, kishim mungesa”. “Ne kemi përgjegjësi, unë si trajner kam përgjegjësitë e mia, do të mundohem shumë që me eksperiencën që kam, se gjithmonë kam marrë risqe, këtë presion të mos e transmetojmë te lojtarët, por t’u japim besim se kampionati është i gjatë dhe do të dalim nga kjo gjendje e pazakontë për Tiranën”.

Lexo më tejVideo/ Super Balaj përmbys Tiranën në Klasike: Magani e sheh veten në zonën e rënies

Çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes mbetet aty dhe Magani e përqafon këtë filozofi: “Analiza është diçka që është brenda shtëpisë, nuk do nxjerr asnjë sekret. Analizën dhe veshin së pari ia tërheq vetes time, se ka momente që ne besojmë më shumë se sa duhet të një lojtar, e në disa të tjerë më pak. Goli i parë ishte faull ndërsa i dyti në lojë dinamike në një gabim që duhej evituar”, tha Magani pas sfidës.

BRDARIC: “KJO FITORE E DERBIT TË SHIJON”

“Duhet të uroj ekipin për fitore fillimisht. Ishte nga ndeshjet më të bukura të sezonit. Ndërruam diçka në pjesën e dytë dhe treguam fytyrë tjetër. Kjo fitore e derbit të shijon”. Thomas Brdaric është entuziast pas fitores me përmbysje të Vllaznisë në Klasiken me Tiranën. Tekniku gjerman i shkodranëve shijon rezultatin dhe vendin e parë në renditje: “E nisëm shumë keq. Humbëm topa dhe duele, nuk ka lidhje me cilin ekip do luash. Nuk mund të fitosh ndeshje. Patëm pak fat. Në pjesën e dytë mund të pësonim golin e dytë apo tretë. Çfarë treguam në pjesën e parë nuk mund të ndodhë më. E dimë që mund të bëjmë më mirë. Nëse Tirana na lejon, ne shkuam dhe e kemi kualitetin. E përdorëm. Jam i lumtur për Bekimin se nuk kishte shënuar, por besuam tek ai. Po ashtu dhe për portierin, Jukaj bëri pritje të rëndësishme dhe na shpëtoi”.

The post “Goli i parë faull”: Magani në vështirësi, Brdaric pranon: “Mund të kishim pësuar 3” appeared first on Lapsi.al.

“Bëhem më i mirë cdo ditë”: Veselinovic rikthehet i pari, Brdaric pranon humbjen

By: user 2
20 December 2024 at 22:36

“Normalisht jam i kënaqur, shkojmë në pushime dhe jam i kënaqur me disa segmente të lojës. Ndërsa pjesa tjetër është më e rëndësishmja që duhet të pushojmë se kemi një afat shumë të shkurtër dhe pastaj të vazhdojmë punën”. Alexandar Veselinovic mund të shkojë i qetë në pauzën e kampionatit të fundvitit, pas rikthimit në krye të renditjes dhe fitores së parë pas jatër ndeshjesh. Tekniku serb pas 2-0 me Vllazninë pret një janar me merkato, edhe pse e driblon me kujdes: “Merkato? Pyetja nuk është për mua. Sepse kanë ndodhur disa zhvillime në një drejtim gjatë kampionatit, ka persona të tjerë që duhet të përgjigjen në çfarë drejtimi duhet të vazhdojmë. Është jashtë forcës dhe kompetencave të mia”.

Veselinovic pastaj shtoi: “Për këto katër muaj që kam punuar këtu, ndjehem i kënaqur që punoj në një klub si Partizani, është një përvojë shumë e mirë për mua. Kam ardhur në një periudhë të vështirë, pasi ka filluar kampionati e nuk kam mundur të ndikoj te pjesa e seleksionit të ekipit. Por mendoj se më ka ndihmuar eksperienca në vende të ndryshme se Shqipëria është vendi i 6 ku punoj. Ndjehem pjesë e një kampionati goxha te komplikuar. Komplimente për të gjithë kolegët dhe kundërshtarët se çdo ndeshje është shumë e vështirë dhe kërkon përqendrim maksimal. Kjo më shtyn të bëhem më i mirë çdo ditë”, e mbylli Veselinovic.

BRDARIC: “MUNGESË FATI E EKSPERIENCE”

“Urime Partizanit për fitoren e sotme. Nuk ishte një ndeshje e balancuar, kishim mjaft probleme, por provuam të mbanim një rezultat të mirë. Nuk mund të humbasësh të tilla duele. E nisëm lojën me një gol të pësuar. Nuk kishim përqendrimin e duhur. Mungoi edhe fati për të çuar topin në rrjetë. Nuk ishte dita jonë sot”. Thomas Brdaric nuk gjen paqe për humbjen 2-0 me Partizanin, me një skuadër plot mungesa e që e penalizuan në përzgjedhjen e formacionit. Sidoqoftë, të rinjtë nuk është se zhgënjyen: “Do të provojmë t’i japim mundësinë gjithsecilit. Sot kishim mundësinë se kemi mjaft mungesa. Detyrat që bënë ata ishin pozitive. Kur nuk ke mundësi të shënosh, nuk mund të fitosh kundër Partizanit. Nuk ke pse të jesh kaq shumë i mërzitur”.

Lexo më tej: Video/ Gol e asist në të fundit me Partizanin: Rrapaj dënon Vllazninë plot mungesasa

Pastaj një reflektim për gjysmën e dytë të kampionatit: “Stafi mjekësor po punon dita ditës, për riaftësimin e lojtarëve, për të pasur sa më shumë eksperiencë. Ndeshja tjetër është më 11 janar. Do të kemi një skuadër tjetër, do të jemi më fleksibël dhe shpresoj se do të jemi shumë”.

The post “Bëhem më i mirë cdo ditë”: Veselinovic rikthehet i pari, Brdaric pranon humbjen appeared first on Lapsi.al.

Trajneri i Vllaznisë, Brdaric analizon Laçin: Ekip që po bën mirë, duam 3 pikët

13 December 2024 at 16:30

Superliga shqiptare rikthehet të shtunën me 3 përballje në kuadër të javës së 18-të duke nisur me duelin e Loro Boricit, mes Vllaznisë dhe Lacit. Dy ekipe të cilat kanë treguar luhatje në formën e tyre, por që objektiv të vetëm kanë 3 pikët.

Trajneri Thomas Brdaric bëri një analizë të kundërshtarit.

“Po punojmë për këtë ndeshje, pasi dihet se sa e rëndësishme është ajo. Lojtarët duhet të përgatiten sa më mirë, kemi disa probleme që duhen zgjidhur, por nuk ka asnjë justifikim. Duhet një ekip konkurrues në fushë dhe në fund një rezultat pozitiv”, tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Mungesat mbeten një shqetësim për kampin shkodran, i cili duhet të androjë formacionin ndaj kurbinasve.

Brdaric gjithashtu ka dhënë një vlerësim pozitiv për ekipin kundërshtar.

“Me mungesën e 4 lojtarëve me eksperiencë në mbrojtje si Stojanoviç, Juriç, Jago e Gurishta, do të jetë e vështirë, gjatë stërvitjes do gjejmë 11shen e duhur. Gruda po ashtu mungon. Laci është ekip fleksibël, ka një trajner që po bën mirë, por do të synojmë të marrim 3 pikët”, u shpreh trajneri i Vllaznisë.

Kryendeshja e kësaj jave është ajo që luhet në Elbasan Arena, derbi mes Dinamos dhe Tiranës.

The post Trajneri i Vllaznisë, Brdaric analizon Laçin: Ekip që po bën mirë, duam 3 pikët appeared first on Euronews Albania.

“E mora para dy ditësh, me 7 mungesa”: Gvozdenovic justifikohet, Brdaric feston

By: user 2
8 December 2024 at 19:14

“Pjesa e parë ishim mirë, rezultatin 0-1, pastaj shansi i ndeshjes nga Gjoni. Nëse shënonte 0-2 dhe kushedi si mbaronte ndeshja. Erdhi një gol me krosim dhe ishim në panik pas tij”. Ivan Gvozdenovic debutoi me humbjen 2-1 në Shkodër në pankinën e Elbasanit. Tekniku, që një javë më parë drejtonte Skënderbeun është mundur me përmbysje nga Vllaznia dhe është justifikuar me mungesën e kohës. “E njoh Elbasanin në këto dy faza. Jo shumë mirë nga brenda sepse isha vetëm të premte dhe shtunë në stërvitje, akoma nuk e njoh 100% skuadrën”.

Dy ditë stërvitje natyrisht është shumë pak për të ndryshuar gjërat, por Gvozdenovic këtë e dinte kur pranoi të ulej në pankinë në këtë moment: “Isha vetëm dy ditë, për mendimin tim ishte shumë kohë pak për të ndërruar sistemin dhe ndoshta ishte pak me rrezik. Elbasani luajti gati 2 faza me 3-5-2, nëse ndërroj sistemin nuk e dija si do reagonin lojtarin dhe nuk e ndërrova”.

Pastaj Gvozdenovic u ndal te lista e gjatë e mungesave: “6-7 lojtarë janë të dëmtuar. Do shikojmë për javën tjetër, të punojmë, kemi 1 javë kohë dhe ndeshjen jashtë me Partizanin, të shikojmë si mund të rregullojmë gjërat”.

BRDARIC: “JA BËMË VETES”

“Ne e sollëm veten tonë në këtë situatë. Nuk dua të flas vetëm për ndeshjen sot, pasi në dy ndeshjet e fundit, nuk ishte si jemi në gjendje të luajmë, dhe pastaj vjen në këtë situatë si sot ku duhet të fitosh. Të jesh 1-0 e të fitosh tregon karakterin e lojtarëve të mi dhe jam krenar për futbollistët”. Thomas Brdaric, tekniku i Vllaznisë, është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Një fitore me përmbysje që e ka ekzaltuar teknikun gjerman. “Si trajner e di që duhet të jesh me ekuilibër me ekipin, të jesh i sinqertë me ekipin dhe veten. Siç e thashë, e kemi sjellë vetë këtë situatë, por e di që mund të kthehemi në mënyrën e duhur me përpjekjet që mund të implementojmë, pavarësisht mungesave”.

Lexo më tejVideo/ Çoba përmbys Elbasanin në fund: Vllaznia i jep debutimin e hidhur Gvozdenovic

Brdaric pastaj shtjelloi konceptin: “Në 3-4 aksionet që kishim, kishim mundësi e shënuam golin e dytë. Por goli që pësuam ishte shumë i thjeshtë. Megjithatë, ta përmbysësh në këtë situatë, ekipi tregoi një fytyrë të mirë dhe tani mund të jemi të lumtur me fitoren, por duhet të jemi të përulur dhe jemi realistë, të vazhdojmë rrugën tonë. Kemi dy ndeshje të tjera dhe duhet të bëjmë sa më mirë ndaj Laçit. Ky nuk është 100% i ynë, për shkak të situatave. Të gjithë në Shqipëri po vuajnë në këtë periudhë, nuk dua të ankohem për lojtarët që mungojnë, por ky është problem që duhet zgjidhur, ndaj jam shumë i lumtur për ata që luajtën sot”.

The post “E mora para dy ditësh, me 7 mungesa”: Gvozdenovic justifikohet, Brdaric feston appeared first on Lapsi.al.

Video/ Dy gola në dy minutat e fundit, por Vllaznia nuk ia del: Dinamo e parakalon

By: user 2
4 December 2024 at 21:52

Në një ndeshje plot emocione dhe gola, Dinamo triumfoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-2 në “Loro Boriçi”, duke shkaktuar një tronditje të madhe për vendasit. Ky rezultat i ngjit kryeqytetasit mbi kuqeblutë në renditjen e kampionatit dhe thellon krizën për skuadrën shkodrane. Vllaznia, pas humbjes së dytë radhazi, gjendet tani nën presion për objektivat e saj sezonalë.

Ecuria e ndeshjes

Dinamo tregoi një organizim të shkëlqyer që nga fillimi i ndeshjes, duke i befasuar vendasit me sulmet e shpejta dhe precize. ‘Blutë’ gjetën avantazhin me një gol fantastik nga Zabërgja, i cili i dha ritëm dhe siguri skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja.

Heroi i ndeshjes ishte padyshim portugezi Nani, i cili realizoi dygolësh me dy gola të nivelit të lartë teknik. Ai kishte mundësinë të shënonte edhe një trigolësh, por nuk arriti ta finalizonte rastin e tretë, duke lënë megjithatë një përshtypje të jashtëzakonshme me performancën e tij.

Nga ana tjetër, Vllaznia tregoi shenja reagimi vetëm në minutat e fundit të takimit. Me dy gola të shpejtë brenda 2 minutave, vendasit u përpoqën të rihapnin sfidën, duke krijuar panik në kampin e Dinamos. Çoba në minutën e 87′ e Spahiu në të 89′ frikësuan Dajën dhe krijuan shpresë për kuqeblutë. Pavarësisht presionit, Dinamo ruajti qetësinë dhe arriti të siguronte tri pikët e rëndësishme.

Analiza e performancës

Ilir Daja, në drejtimin e Dinamos, tregoi edhe një herë aftësitë e tij taktike, duke ndërtuar një ekip që shfrytëzon çdo hapësirë në fushë dhe është i pamëshirshëm në kundërsulme. Kreativiteti në sulm dhe qetësia në fazën mbrojtëse ishin çelësat e suksesit për ‘Nëndetësen’.

Ndërkohë, për Vllazninë, trajneri Brdaric përballet me kritika të ashpra, pasi skuadra e tij shfaqi dobësi serioze në organizimin e mbrojtjes dhe mungesë efikasiteti në sulm. Kjo humbje ndikon negativisht në moralin e ekipit, duke komplikuar garën për titullin kampion, sidomos në një moment kur rivaliteti me Partizanin e Egnatian është në pikën më të lartë.

Situata në renditje

Pas kësaj ndeshjeje, Dinamo kalon Vllazninë në tabelën e klasifikimit dhe tregon se është një ekip që duhet marrë seriozisht në luftën për zonën e kreut. Ndërsa Vllaznia, me një skuadër që synon titullin, duhet të riorganizohet sa më shpejt për të shmangur një sezon zhgënjyes.

Deklaratat pas ndeshjes

Ilir Daja, i kënaqur me fitoren, lavdëroi shpirtin luftarak të skuadrës së tij dhe veçoi performancën e Nani si një faktor vendimtar në këtë triumf: “Ishte një ndeshje perfekte deri në minutën e 85-të, ku kishim edhe raste të tjera. Luajtëm në Shkodër në një fushë dhe ambient mjaft të mirë. Ta dominosh Shkodrën në të gjitha drejtimet për 85 minuta është gjë pozitive. Shpeshherë ka ndodhur që futbolli mbaron me rënien e bilbilit. U ulëm me këmbë në tokë në minutat e fundit, duhet ta vlerësojmë kundërshtarin deri në fund. Futbolli është i bukur, sepse është i paparashikueshëm”.

Lexo më tejElbasani përmbys një Bylis me 10 lojtarë, Dede: “Babagjyshi kishte ardhur që sot”

Nga ana tjetër, Brdaric pranoi se skuadra e tij ka nevojë për ndryshime urgjente dhe theksoi se gabimet në mbrojtje nuk mund të përsëriten nëse Vllaznia dëshiron të mbetet në garën për trofe: “Duhet të bëjmë disa ndryshime, kjo është e qartë. Por do u japim lojtarëve mundësi, nuk jemi perfekt në balancë pa Krymin e Gurishtën, do u japim mundësinë lojtarëve që të tregojnë perfomanca e të na bindin në rrugën tonë. Por duhet të flasim e analizojmë ndeshjen, çfarë të bëjmë në ndeshjen tjetër që vjen shumë shpejt. Jemi shumë të mërzitur sot”.

The post Video/ Dy gola në dy minutat e fundit, por Vllaznia nuk ia del: Dinamo e parakalon appeared first on Lapsi.al.

❌
❌