Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Shkëlqejnë Zabërgja dhe Mandela, Dinamo mposht Pogradecin në miqësore

By: armand
11 July 2025 at 19:45

Dinamo ka mposhtur Pogradecin me rezultatin 1-3, ndërsa takimi miqësor nisi në orën 17:30. Ndeshja mes dy skuadrave u luajt në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit. Goli i parë u shënua nga Zabërgja, ndërsa Rodrigez vendosi baraspeshën në pjesën e parë ku kishte edhe tension e përplasje mes lojtarëve. Për të vulosur fatin e gjithë […]

The post Shkëlqejnë Zabërgja dhe Mandela, Dinamo mposht Pogradecin në miqësore appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Pogradecit

By: D Marku
6 July 2025 at 10:54

Një trup i pajetë është gjetur këtë mëngjes në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Policia kufitare ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit në breg dhe po vijon punën për identifikimin e viktimës.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një shtetas të moshuar, por identiteti i tij nuk është përcaktuar ende.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

The post Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Pogradecit appeared first on Albeu.com.

Dita e Liqenit të Ohrit

By: Kult Plus
21 June 2025 at 09:46

21 qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tri bashkitë që rrethohen nga Liqeni i Ohrit – Struga, Ohri dhe Pogradeci.

Për herë të parë Dita e Liqenit të Ohrit është shënuar në vitin 2002, me qëllim kontribuimin në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit, si dhe përafrimin e mëtejshëm të banorëve në të dyja anët e liqenit.

Vendi mikpritës i manifestimit qarkullon nga njëra bashki te tjetra, por mesazhi është gjithmonë i njëjtë: ngritja e vetëdijes të opinioni për bashkëpunim sa më të madh të qytetarëve dhe të pushtetit për mbrojtjen e basenit të liqenit të Ohrit, si pasuri e pazëvendësueshme natyrore.

Tirana mbijeton falë autogolit në minutën e 90’: Hysenllari shpëton Shkëmbin e Memën

By: user 2
4 May 2025 at 20:36

Tirana mbijeton! Edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Superiore. Bardheblutë kanë mposhtur 1-0 Pogradecin në finalen e playout të luajtur në Elbasan Arena. Në një ndeshje tepër të ekuilibruar, vendosi autogoli i të pafatit Hysenllari, në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Sipas parashikimit, ose më saktë gati sipas parashikimit. Bardheblutë fituan, por vuajtën shumë dhe rrezikuan të shkonin në shtesa përballë skuadrës që ishte renditur në vendin e 5 në Kategorinë e Parë. Tirana, në fakt, ishte dukshëm favorite për suksesin ndaj skuadrës liqenore, port ë besuarit e Ardian Memës në fraksionin e parë të lojës vunë disa herë në vështirësi portën e Selmanit. Kryeqytetasit krijuan më shumë raste e në fund panë edhe t’i anulohej një gol.

Lexo më tej: Tirana e Pogradeci, luftë për Superioren: Mema në pozitën që nuk do të donte

Në pjesën e dytë në fushë ishte praktikisht vetëm Tirana, që u imponua ndaj Pogradecit, që priti shumë prapa kundërshtarin, në tentativë për të nisur ndonjë kundërsulm që mund t’i jepte rezultatin e shpresuar. Jarmouni e të tjerët megjithatë nuk po gjenin hapësira në prapavijën e kujdesshme të liqenorëve, që u dorëzuan vetëm në minutën e 90’, edhe atëherë të tradhëtuar nga fati dhe Hysenllari, që devijoi pa dashje goditjen me kokë të Jarmouni.

Një autogol që cliroi Shkëmbin, që do të kishte marrë faturën e rënies së Tiranës nga kategoria, por edhe vetë Memën, teknikun me ADN bardheblu, që do të kishte vuajtur rrëzimin e skuadrës së zemrës. Gjithësesi, Tirana mori një fitore minimale, por që i lejon qëndrimin në elitë edhe në edicionin e ardhshëm. Pogradeci nga ana tjetër, duhet të provojë edhe njëherë sezonin e ardhshëm, duke nisur po nga Kategoria e Parë.

The post Tirana mbijeton falë autogolit në minutën e 90’: Hysenllari shpëton Shkëmbin e Memën appeared first on Lapsi.al.

Tirana në festë, një autogol i jep avantazhin ndaj Pogradecit

By: armand
4 May 2025 at 19:54

Tirana ka kaluar në avantazh ndaj Pogradecit, në finalen e “play out”. Një autogol i Hysenllarit në minutën e 90-të, i dha avantazhin kryeqytetasve. Mbrojtësi ishte i pafat, pasi devijoi një gjuajtje me kokë nga Jarmouni dhe topi shkoi në rrjetë.

The post Tirana në festë, një autogol i jep avantazhin ndaj Pogradecit appeared first on BoldNews.al.

Tirana-Pogradeci/ Soler tund rrjetën, por VAR anulon golin e bardhebluve për faull në sulm

By: armand
4 May 2025 at 18:48

Po luhen minutat e fundit të pjesës së parë mes Tiranës dhe Pogradecit ku do të përcaktohet skuadra që do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm. Tirana arriti të gjente rrjetën në minutën e 38-të me anë të Soler por festa e bardhebluve ishte e shkurtër. Pas një harkimi nga e djathta i Vera, […]

The post Tirana-Pogradeci/ Soler tund rrjetën, por VAR anulon golin e bardhebluve për faull në sulm appeared first on BoldNews.al.

Tirana dhe Pogradeci përballen për një vend në Superiore, dalin formacionet zyrtare

By: armand
4 May 2025 at 17:14

Tirana dhe Pogradeci do të masin forcat në orën 18:00. Sfida në “Elbasan Arena” do të vendosë se cila prej dy skuadrave do të jetë pjesë e Superiores në edicionin e ardhshëm. Bardheblutë e luajnë këtë takim, pasi e mbyllën si vend i tetë në elitë. Pogradeci ndërkohë fitoi sfidat e “play-off” përballë Burrelit dhe […]

The post Tirana dhe Pogradeci përballen për një vend në Superiore, dalin formacionet zyrtare appeared first on BoldNews.al.

Tirana e Pogradeci, luftë për Superioren: Mema në pozitën që nuk do të donte

By: user 2
4 May 2025 at 11:18

Tirana nuk është ende e shpëtuar. Pogradeci nuk është ende në Superiore. Duhen edhe 90 minuta, ndoshta edhe më shumë, por këtë herë përballë njëra-tjetrës që të përcaktohet se cila nga dy skuadrat do të jetë sezonin e ardhshëm pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Ndeshja finale e play-out, ku bardheblutë e Shkëmbit e Pogradeci i teknikut Ardian Mema do të kërkojnë fitoren do të zhvillohet më 4 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Ky takim do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në kampionatin “Abissnet Superiore” për edicionin e ardhshëm futbollistik. Tirana e mbylli kampionatin në vendin e 8-të pas 36 javësh garë. Një rrugëtim i vështirë, ku iu desh të fitonte dy derbi në katër javët e fundit, vendimtare ai me Dinamon në javën e fundit, për të lënë pas Skënderbeun e Laçin.

Lexo më tej: Verdiktet finale: Tirana në playout e Partizani në Final 4, bien Skënderbeu e Laçi

Pogradeci, nga ana tjetër, arriti në fazën play-out pasi mposhti fillimisht Burrelin me rezultatin 1-0 dhe më pas kaloi Besën, gjithashtu me fitoren 1-0. Dy fitore befasuese për skuadrën e teknikut Mema, që tani e gjen veten përballë së shkuarës. Mema, me ADN bardheblu e ish-teknik i Tiranës, tani duhet të zbresë ekipin e tij të zemrës nga kategoria për të ngjitur atë që drejton. Një pozitë që natyrisht tekniku nuk do të dëshironte të ishte, por që fati e ka vënë përballë…

The post Tirana e Pogradeci, luftë për Superioren: Mema në pozitën që nuk do të donte appeared first on Lapsi.al.

Bileta e fundit e Superiores, bastet ndajnë koeficientët për sfidën Tirana-Pogradeci

By: armand
3 May 2025 at 15:09

Tirana dhe Pogradeci do të përballen nesër, prej orës 18:00. Në “Elbasan Arena” do të mësohet skuadra e fundit që siguron një vend në elitën e sezonit të ardhshëm. Kompanitë e basteve kanë ndarë koeficientët për këtë ndeshje. Fitorja e Tiranës kuotohet 1.8. Pogradeci, si jofavorit, kuotohet 4. Barazimi ndërkohë ka koeficientin 3.4. Këto koeficientë, […]

The post Bileta e fundit e Superiores, bastet ndajnë koeficientët për sfidën Tirana-Pogradeci appeared first on BoldNews.al.

Ndeshja me Pogradecin për mbijetesën, Tirana nxjerr në shitje biletat

By: armand
3 May 2025 at 08:21

Tirana do të luajë të dielën, më 4 maj prej orës 18:00, një finale mbijetese. Përballë do të jetë Pogradeci në Elbasan, dhe do të vendoset se cila prej tyre do të luajë në Superiore dhe Kategorinë e Parë përgjatë edicionit të ardhshëm. Klubi bardheblu ka publikuar tashmë çmimet e biletave. Ata variojnë nga 400 deri […]

The post Ndeshja me Pogradecin për mbijetesën, Tirana nxjerr në shitje biletat appeared first on BoldNews.al.

Ndeshja e “play-out” me Pogradecin, Tirana ka 3 opsione për stadiumin

By: armand
29 April 2025 at 15:56

Tirana do të luajë në play-out kundër Pogradecit këtë të diel për të drejtën që të jetë pjesë e Kategorisë Superiore edhe në sezonin e ardhshëm. Një ndeshje ku bardheblutë, ashtu si edhe ekipi kundërshtar, duhet medoemos të fitojnë pasi nuk është në fuqi rregulli i barazimit si favor për skuadrën që vjen nga lart. […]

The post Ndeshja e “play-out” me Pogradecin, Tirana ka 3 opsione për stadiumin appeared first on BoldNews.al.

Tirana lufton për mbijetesën në Superligë, Pogradeci tenton surprizën në play-out

By: Besnik
29 April 2025 at 11:11

Finalja mes Tiranës dhe Pogradecit do të jetë ajo që do të vendosë se cila nga këto dy skuadra do të jetë pjesë e Superligës për sezonin 2025-2026.

Tirana arriti të mbyllë sezonin në vendin e tetë të elitës, duke i shpëtuar rënies dhe duke përfunduar në play-out.

Nga ana tjetër, Pogradeci, që në sezonin e rregullt të Kategorisë së Parë u rendit në vendin e pestë, ka bërë një rrugë të shkëlqyer në play-out, duke mposhtur Burrelin dhe më pas Besën, për të synuar një surprizë të madhe në ndeshje ne fundit me Tiranën.

Ndeshja është parashikuar të luhet më 4 maj, një datë që përkon me zhvillimin e një prej gjysmëfinaleve të Final Four-it të kampionatit.

Kjo ka shkaktuar një pengesë për bardheblutë, pasi fusha e stadiumit të tyre është e zënë dhe për këtë arsye, Tirana do të detyrohet të gjejë një stadium tjetër për të pritur Pogradecin.

Një rënie e mundshme në Kategorinë e Parë për Tiranën, për herë të dytë në histori, do të ishte një dështim tjetër i madh për klubin, i cili ka aspirata të mëdha për të mbetur në elitën e futbollit shqiptar.

Në anën tjetër, për Pogradecin ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe kalimi në Superligë do të ishte një arritje e madhe për klubin dhe tifozët e tij.

Nga ana tjetër ëndrra e Besës për t’u rikthyer në Superligë u mbyll pavarësisht pritshmërive të mëdha të këtij sezoni në Kategorinë e Parë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tirana lufton për mbijetesën në Superligë, Pogradeci tenton surprizën në play-out appeared first on Euronews Albania.

Final Four i prish punë Tiranës, finalja me Pogradecin nuk luhet në “Arenën Kombëtare”

By: armand
28 April 2025 at 19:32

Tirana do të luajë ndaj Pogradecit një finale, për të qëndruar në Superiore. Bardhebluve u prish punë Final Four, pasi ndeshja është programuar më 4 maj. Të dielën, për llogari të Final Four, do të luhet një nga gjysmëfinalet e Final Four. Në këtë mënyrë, Tirana duhet të gjejë një stadium tjetër për të pritur […]

The post Final Four i prish punë Tiranës, finalja me Pogradecin nuk luhet në “Arenën Kombëtare” appeared first on BoldNews.al.

Pogradeci triumfon ndaj Besës, përballet me Tiranën për një vend në Superiore

By: armand
28 April 2025 at 19:07

Pogradeci ka mposhtur 1-0 Besën në “Elbasan Arena” në finalen e Play Off-it të Kategorisë së Parë. Një gol i bukur i shënuar nga Alidema direkt nga goditja e dënimit në pjesën e parë ka vulosur këtë fitore të çmuar të liqenorëve. Skuadra e drejtuar nga Ardian Mema e mbrojti si duhet rezultatin në pjesën […]

The post Pogradeci triumfon ndaj Besës, përballet me Tiranën për një vend në Superiore appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Gol spektakolar nga goditja e dënimit, Pogradeci ndëshkon Besën

By: armand
28 April 2025 at 17:30

Besa dhe Pogradeci po luajnë duelin delikat në “Elbasan Arena”.  Nga ora 17:00, skuadrat po masin forcat dhe fituesi do të luajë më pas në finale me Tiranën, për një vend në Superiore. Ndërkohë liqenorët kanë shënuar golin e avantazhit në minutën e 14-të. Alidema shënon supergol nga goditja e dënimit duke shtangur kavajasit dhe […]

The post VIDEO/ Gol spektakolar nga goditja e dënimit, Pogradeci ndëshkon Besën appeared first on BoldNews.al.

I pret Tirana në finale, bastet zgjedhin favoritin për ndeshjen Besa-Pogradeci

By: armand
28 April 2025 at 15:56

Besa dhe Pogradeci do të luajnë një sfidë vendimtare në “play-off” të Kategorisë së Parë. Fituesi i këtij takimi përballet me Tiranën më pas, për të luajtur në Superiore gjatë sezonit të ardhshëm. Kompanitë e basteve kanë ndarë koeficientët, ndërsa ndeshja do të nisë sot në orën 17:00. Besa konsiderohet favorite për të fituar në […]

The post I pret Tirana në finale, bastet zgjedhin favoritin për ndeshjen Besa-Pogradeci appeared first on BoldNews.al.

Kategoria e Parë/ Vora humb kundër Pogradecit, Pollozhani debuton me barazim te Flamurtari

30 March 2025 at 16:26

Janë zhvilluar këtë të diel, 6 ndeshjet e javës së 30-të të Kategorisë së Parë, teksa kanë mbetur edhe tre javë nga fundi i kampionatit. Vora e vendit të parë ka humbur me rezultatin 1-0 përballë Pogradecit në transfertë. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Pius, që në fraksionin e parë të lojës. Nga […]

The post Kategoria e Parë/ Vora humb kundër Pogradecit, Pollozhani debuton me barazim te Flamurtari appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Flamurtari fiton me goleadë ndaj Korabit, arbitrat e bëjnë “baltë” ndaj Pogradecit

28 February 2025 at 17:22

Ditën e sotme janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 25-të në Kategorinë e Parë, të cilat prodhuan plotë 9 gola të shënuar. Flamurtari triumfoi 4-1 ndaj Korabit, me përmbysje. Vlonjatët e panë veten në disavantazh pas golit të shënuar nga Patrik Treni, por vendasit rikthyen avantazhin, falë golave të Shkurtajt dhe Markut, si […]

The post VIDEO/ Flamurtari fiton me goleadë ndaj Korabit, arbitrat e bëjnë “baltë” ndaj Pogradecit appeared first on BoldNews.al.

Kategoria e Parë/ Korabi mposht Burrelin, “paqe” mes Pogradecit dhe Apolonisë

By: armand
17 February 2025 at 15:47

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë. Në sfidat e vlefshme për javën e 23-të të këtij kampionati, janë shënuar 5 gola. Burreli u mposht në shtëpi përballë Korabit, me dibranët që triumfuan me rezultatin 1-2. Në krahun tjetër, Pogradeci dhe Apolonia bënë paqe, duke barazuar 1-1. Korabi shkon në kuotën […]

The post Kategoria e Parë/ Korabi mposht Burrelin, “paqe” mes Pogradecit dhe Apolonisë appeared first on BoldNews.al.

Pogradeci do të ketë më shumë plazhe publike, raporti 80% me 20%

22 January 2025 at 20:41

Vendimi i qeverisë shqiptare në lidhje më stacionet e plazheve private përgjatë 2025 pritet të përgjysmojë numri ne bizneseve verore në Pogradec.

Kjo pasi ligji parashikon se hapësirat e plazheve mund të shfrytëzohen vetëm nga njësitë e akomodimit.

Tashmë proporcioni i hapësirave në qytetin liqenor ka ndryshuar nga 70 përq ind privat e 30 publik, në 80 % publik dhe 20 % privat.

“Raporti për vitin 2025 është 80% plazh publik dhe 20% plazh privat, pasi ne bazë të dhomave akomoduese, shtretërve dhe kampingjeve vetëm 20 për qind prej tyre do të kenë mundësinë për plazhe private. Pasi në bazë të ligjit që doli në shtator vetëm strukturat akomoduese do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë hapësirat për plazhet private”, thotë Enjela Karafili, drejtoreshë e Tatim Taksave.

Por përfaqësuesin e shoqatës së biznesit një vendim i tillë godet sipërmarrjen e lirë, pasi krijohen më shumë hapësira publike por goditet biznesi, ndaj ai propozon edhe një alternativë që bizneset që penalizohen për shkak të mungesës së strukturave akomoduese, të pajisën me leje plazhi në rrugën e Drilonit.

“Problemi është se kjo ndikon negativisht tek këto biznese që do të bien nga ana e zhvillimit dhe të ardhurave. A ka mundësi të gjejmë një rrugë tjetër që ta zhvillojmë at, pasi do ketë më shumë hapësira publike por do të goditet biznesi dhe kështu do të kemi mangësi edhe në të ardhurat e qytetarëve. Mendoj se një alternativë që duhet parë për këto biznese është që të shfrytëzohet një tjetër hapësirë, e cila është shumë e mirë, plazhi kur ikën për në Volorekë, mund ti marrin atje hapësirat bizneset dhe kështu zhvillohet edhe ajo zonë”, shprehet Lavdërim Miminllari, Shoqata e Biznesit.

Nga 60 biznese që kanë operuar vitet e kaluara në Pogradec këtë vit pritet që të pajisen me leje shezlongësh rreth 25 të tillë.

 

 

 

The post Pogradeci do të ketë më shumë plazhe publike, raporti 80% me 20% appeared first on Euronews Albania.

❌
❌