Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 August 2025Main stream

Në Strugë ka vetëm një shpëtimtar plazhi në 15 plazhe, ndërsa në Ohër, vetëm 11 në 38 plazhe

9 August 2025 at 16:52

Institucionet kompetente nuk bëjnë asgjë për të sanksionuar koncesionerët e papërgjegjshëm në plazhet e Ohrit dhe Strugës, të cilët anashkalojnë detyrimet ligjore duke mos vendosur shpëtimtarë plazhi dhe disa detyrime të tjera që kanë për qëllim krijimin e kushteve për plazhe të sigurta. Këtë e dëshmon fakti se në kulmin e sezonit turistik ka vetëm një shpëtimtar plazhi në një nga 15 plazhet e Strugës, ndërsa në Ohër ka vetëm 11 nga 38 plazhet.

Kryqi i Kuq deri tani ka pasur 11 intervenime të tërheqjes së të mbyturve në ujë dhe më shumë se 400 ndërhyrje të dhënies së ndihmës së parë. Ka pasur edhe disa raste të nxjerrjes së njerëzve të vdekur nga ujërat e liqenit. Kryqi i Kuq fton turistët të përdorin ato plazhe që janë të sigurta për t’u larë.

“Nuk flas për atë nëse ka koncesionar apo jo, është e rëndësishme që kudo ku ka notues të vendoset një rend sigurie. Duhet të theksohet për ato vende për not dhe plazhe që nuk janë të sigurta, të cilat nuk kanë krijuar kushte për not, sport dhe rekreacion të sigurt, duhet të theksohet në tabelën e duhur, që ju e përdorni vendin për not në përgjegjësinë tuaj, pra kushtet e notit, sport dhe rekreacion të sigurt nuk janë aplikuar”, tha Sasho Toçkov – Kryetar i Kryqit të Kuq.

Rregullorja për llojin dhe shënimin e vendeve për not u miratua nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve më shumë se 15 vjet më parë. Nga kapiteneria e porteve, një autoritet që është në Transportin dhe Lidhjet, distancohen nga ajo se ata janë kompetentë për të ushtruar një kontroll të tillë./Alsat.mk

The post Në Strugë ka vetëm një shpëtimtar plazhi në 15 plazhe, ndërsa në Ohër, vetëm 11 në 38 plazhe appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Policia sekuestron pesë vetura sportive në Strugë, MPB: Bënin zhurmë në një tubim me rreth 120 vetura

5 August 2025 at 15:57

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë sekuestruar 5 automjete në Strugë, pasi gjatë një tubimi të entuziastëve të automjeteve, sipas Policisë, kanë prishur rendin dhe qetësinë duke bërë zhurmë me automjete. Sipas MPB-së, në vendngjarje ishin mbi 500 persona dhe rreth 120 vetura sportive e luksoze.

“Sot (05.08.2025), në periudhën nga ora 00:30 deri në 02:00, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në një parking në Strugë është prishur rendi dhe qetësia publike nga disa persona me zhurmë nga automjetet, punonjës policie ndërmorën disa masa sipas Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor”.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimit, punonjës policie nga Drejtoria për Sigurinë në Trafikun Rrugor në Strugë dolën në vendngjarje dhe gjetën më shumë se 500 persona dhe rreth 120 automjete sportive dhe luksoze, të cilët dyshohet se organizonin një ekspozitë”.

“Personat nuk i përmbaheshin urdhrave të punonjësve policorë, ndaj u angazhuan njësi shtesë dhe situata u vu nën kontroll. Gjatë këtij procesi, u sekuestruan pesë automjete sipas nenit 344 të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, si dhe u evidentuan tetë shkelje të tjera nga i njëjti ligj”, thonë mes tjerash nga MPB.

 

The post Policia sekuestron pesë vetura sportive në Strugë, MPB: Bënin zhurmë në një tubim me rreth 120 vetura appeared first on Telegrafi.

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

3 August 2025 at 21:59

Një tjetër projekt gjigant ndërtimi është miratuar në zemër të Tiranës, këtë herë përgjatë Bulevardit të Ri. Shoqëria “Smart Construction Invest” sh.p.k e Redi Strugës dhe “Progeen” sh.p.k e Genc Kuçukut kanë marrë lejen e zhvillimit për objektin “Tirana New Boulevard”, një kompleks me funksion rezidencial dhe shërbimesh, që do të përfshijë ndërtesa me 41 […]

The post 52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?! appeared first on BoldNews.al.

Strugë, promovohet libri “Populli i pandalur” i Agim Vincës

By: Kult Plus
29 July 2025 at 13:47

Të shtunën në Strugë, para një auditoriumi të zgjedhur, me miqë e dashamirë të librit, të ardhura nga Tirana, Prishtina, Shkupi e Tetova, u bë promovimi i librit “Populli i pandalur” të autorit Prof.dr. Agim Vinca. Ky libër vjen i ribotuar nga Shtëpia botuese AGORAPRINT e Shkupit, pas 33 viteve.

“Ky libër ribotohet pa ndryshime. Janë ndrequr vetëm gabimet e shtypit dhe asgjë tjetër. Ribotimi i këtij libri mund të shërbejë si një rifreskim i kujtesës për rrugën nëpër të cilën kanë kaluar veçanërisht shqiptarët në Maqedoni, për çka kemi shumë nevojë si shoqëri”, nënvizoi prof. Agim Vinca i cili me këtë rast tërhoqi vëmendje e audtoriumit me disa momente që përbënin segmentet më thelbësore të strukturës së librit.

“Ky libër dëshiron të jetë dëshmi e një kohe të pakohë; zë i ndërgjegjes intelektuale dhe i protestës individuale kundër dhunës, gënjeshtrës dhe errësirës”, nënvizoi Vinca.

Ai vuri në dukje edhe rëndësinë e ribotimit të këtij libri për kohën e tanishme, sepse, sipas autorit janë shumë çështj politike e etnike të shqiptarëv, sidomos në Maqedoni, e që edne nuk janë mbyllur. Prandaj, sipas Vincës, ky libër mund të jetë një vizion dhe rrugëtregues për politkbërjen dhe elitën inelektuale shqiptare. Për poetin dhe studiuesin Agim Vinca, në mënyrë telegrafike foli Prof.dr. Sherif Bundo, sekretar shkencor i Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, kurse Prof. dr. Begzat Baliu gjithashtu në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë që ka ky libër në kontekstin aktual. Me të njejtat vlerësime për librin dhe autorin, u paraqit edhe aktori dhe regjizori Mevlan Shanaj, i cili Agim Vincën e quajti poetin më (gjithë)shqiptar.

Botuesi i këtij libri, Emin Azemi në vështrimin e tij përmbledhës vuri në dukje se “Populli i pandalur” është një libër që tejkalon dimensionin e një kohe të caktuar. Ai është një testament moral, intelektual dhe kombëtar. Është një pasqyrë ku shqiptarët duhet të shohin jo vetëm plagët e së kaluarës, por edhe përgjegjësinë e tyre për të mos lejuar që ato plagë të hapen sërish.

“Në kohën e sotme, kur sfidat kanë marrë forma të tjera – nga globalizimi i pakontrolluar deri te kolonizimi kulturor dhe marginalizimi i heshtur – mesazhi i këtij libri është më i domosdoshëm se kurrë. Ai na kujton se nuk mjafton të mbijetojmë si kolektivitet biologjik, por se duhet të mbijetojmë dhe të zhvillohemi si subjekt politik, kulturor dhe historik. Në këtë kuptim, “Populli i pandalur” është më shumë sesa një libër: është një akt i ndërgjegjes kolektive, një flamur rezistence dhe një thirrje për t’u zgjuar, për të mos harruar dhe për të mos lejuar që historia të përsëritet. Është dëshmi se fjala, kur lind nga ndërgjegjja dhe nga dashuria për të vërtetën, bëhet më e fortë se çdo armë, më e qëndrueshme se çdo pushtet dhe më e pavdekshme se çdo kohë”, nënvizoi Azemi.

Brezi i ri nuk e di sa e rrezikshme ishte që t’i botoje shkrimet si ato që janë përfshirë në këtë libër, tha recensenti i këtij libri, poeti dhe studiuesi Salajdin Saliu, sipas të cilit ky libër që dikur e rrezikonte, sot e nderon profesor Agim Vincën, poetin që jeton për të bukurën dhe intelektualin që jeton për të vërtetën.

“Agim Vinca si poet është lirik, kurse si mendimtar është kritik dhe racional. Ai shkroi për shumë dukuri negative, polemizoi me guxim dhe kulturë me shumë autorë serbë e maqedonas, duke mbrojtur edhe personalitetet më të shquara të historisë dhe kulturës shqiptare nga sulmet e politikës shoviniste. Në librin Populli i pandalur shfaqet një protestë e fuqishme kundër dhunës, gënjeshtrës dhe errësirës nga një zë i ndërgjegjes intelektuale që nuk pranoi të heshtë”, theksoi Salajdi Saliu.

Atmosferën e këtij eventi kulturor e bëri më interesant edhe deklamimi i disa fragmenteve të librit, nga ana e aktorit Arsim Kaleci, kurse një surprizë-dhuratë për autorin, ishte një pikturë me portretin prof. Agim Vincës./GazetaFAKTI

Kryqi i Kuq ka siguruar ekipe shpëtimi në plazhet e Ohrit dhe Strugës

26 July 2025 at 11:30

Shpëtuesit e Kryqit të Kuq të Ohrit, të angazhuar në zonat e plazhit kishin mbi 70 ndërhyrje të ndihmës së shpejtë dhe 9 shpëtime të suksesshme të personave në rrezik nga mbytja në ujrat e Liqenit të Ohrit, thanë nga Kryqi i Kuq i Ohrit.

Theksuan se në 11 zona larjeje në liqenin e Ohrit dhe një ose dy në liqenin e Strugës kanë vendosur kushte dhe kritere sigurie për larje, sport dhe rekreacion të sigurt duke angazhuar roje plazhi.

“Fakti që kemi mbi 35 zona larjeje në liqenin e Ohrit, dhe mbi 15 në liqenin e Strugës, është më se i qartë se numri i rojeve të plazhit të angazhuar në zonat e larjes nuk është i mjaftueshëm. Me vite, në zonën ku është shënuar zona e larjes në ujë dhe ku ka roje plazhi, nuk ka ndodhur asnjë incident me vdekje”, thanë nga Kryqi i Kuq.

The post Kryqi i Kuq ka siguruar ekipe shpëtimi në plazhet e Ohrit dhe Strugës appeared first on Telegrafi.

Kallëzim penal ndaj dy personave nga Struga, dyshohen për zjarrvënie

23 July 2025 at 13:53

Departamenti për Punë të Brendshme i Strugës ngriti kallëzim penal kundër N.C. (42) nga Struga për shkak të ekzistimit dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Më 20.04.2025, në arën e tij pranë rrugës rajonale Strugë-Kalishtë, ai i vuri flakën mbeturinave, pas së cilës zjarri u përhap në një hambar dhe bimësi të ulët. Zjarri u shua nga një ekip i Departamentit Territorial të Zjarrfikësve të Strugës.

“Gjithashtu, është ngritur kallëzim penal kundër F.S. (59) nga fshati Livadhi i Strugës për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Më 08.07.2025, ndërsa kultivonte një arë në zonën e të njëjtit fshat, ai shkaktoi zjarr që u përhap shpejt në fushat fqinje të mbjella me drithëra, si dhe në një deponi aty pranë”, thonë nga MPB.

The post Kallëzim penal ndaj dy personave nga Struga, dyshohen për zjarrvënie appeared first on Telegrafi.

Struga e Bledi Shkëmbit bën merkato te Tirana, firmos me Gledi Micin

By: armand
3 July 2025 at 16:39

Gledi Mici është përforcimi i dytë zyrtar i Strugës së Bledi Shkëmbit. Mbrojtësi 34-vjeçar bashkohet me skuadrën shqiptare që militon në elitën e futbollit maqedonas, pas aventurës së fundit me Tiranën. Gjatë karrierës së tij, Mici ka fituar plot 5 trofe, Kupën me Kukësin dhe Flamurtarin, kampionatin me Shkëndijën dhe Prishtinën si dhe një Kupë […]

The post Struga e Bledi Shkëmbit bën merkato te Tirana, firmos me Gledi Micin appeared first on BoldNews.al.

Dita e Liqenit të Ohrit

By: Kult Plus
21 June 2025 at 09:46

21 qershori tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të plotë turistik në tri bashkitë që rrethohen nga Liqeni i Ohrit – Struga, Ohri dhe Pogradeci.

Për herë të parë Dita e Liqenit të Ohrit është shënuar në vitin 2002, me qëllim kontribuimin në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit, si dhe përafrimin e mëtejshëm të banorëve në të dyja anët e liqenit.

Vendi mikpritës i manifestimit qarkullon nga njëra bashki te tjetra, por mesazhi është gjithmonë i njëjtë: ngritja e vetëdijes të opinioni për bashkëpunim sa më të madh të qytetarëve dhe të pushtetit për mbrojtjen e basenit të liqenit të Ohrit, si pasuri e pazëvendësueshme natyrore.

Zyrtare: Bledi Shkëmbi trajner i ri i Struga Trim Lum

20 June 2025 at 12:59

Struga Trim Lum ka zyrtarizuar Bledi Shkëmbin si trajner të ri, duke pasuar Ilço Gjorgjioskin në pankinën bardhekuq, njofton Telegrafi.

Shkëmbi, emër i njohur në futbollin shqiptar si lojtar dhe trajner, vjen pas dy periudhave në krye të KF Tiranës. Pas ndarjes me bardheblutë, ai nis një sfidë të re në Strugë me objektiva afatgjatë.
Kontrata me trajnerin korçar është dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ndihmës i tij do të jetë Sabien Lilaj, ish-mesfushor i Skënderbeut.

Pjesa tjetër e stafit teknik mbetet e pandryshuar: Meriton Gega dhe Dejan Leskaroski si ndihmës, Stefan Meçkarovski trajner kondicional, dhe Dardan Miftari trajner i portierëve. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Bledi Shkëmbi trajner i ri i Struga Trim Lum appeared first on Telegrafi.

Sezoni i ri i futbollit në Maqedoni fillon me 8 gusht

19 June 2025 at 15:43

Bordi drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka miratuar zyrtarisht kalendarin e garave për Ligën e Parë dhe të Dytë, si dhe për Kupën e Maqedonisë për sezonin garues 2025/26, njofton Telegrafi.

Ndeshjet e Ligës së Parë do të zhvillohen gjatë fundjavës, të shpërndara në tre ditë: e premte, e shtunë dhe e diel. Ndeshjet e Ligës së Dytë do të luhen të shtunave, ndërsa ndeshjet e Kupës do të zhvillohen gjatë ditëve të punës – të martën, të mërkurën ose të enjten.

Pjesa e parë e sezonit në Ligën e Parë do të nisë mes datave 8 dhe 10 gusht, ndërsa sezoni në Ligën e Dytë fillon më 23 gusht.

Edicioni i ri i Kupës së Maqedonisë nis me rrethin e parë më 26/27 gusht. Finalja e madhe e Kupës është caktuar të luhet më 30 maj 2026./Telegrafi/

The post Sezoni i ri i futbollit në Maqedoni fillon me 8 gusht appeared first on Telegrafi.

Oferta e Strugës në tavolinë, Tirana vendos për të ardhmen e Bledi Shkëmbit

By: S SH
14 June 2025 at 10:10

E ardhmja e Bledi Shkëmbit te Tirana është e paqartë. Drejtuesit e bardhebluve ende nuk kanë vendosur nëse do të vazhdojnë me korçarin edhe në sezonin e ri apo do të ndajnë rrugët mes tyre.

Gjithsesi një vendim i tillë do të merret këto ditë, saktësisht ditën e hënë pritet që mes palëve të ketë një tjetër takim, ku do të diskutohet fillimisht e ardhmja e Shkëmbit dhe më pas do të vendosen edhe pikat mbi “i” sa i takon skuadrës.

Siç dihet për Shkëmbin ka oferta edhe nga skuadra të tjera. Struga është ekipi që kërkon timonierin aktual të bardhebluve.

Oferta e skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut qëndron në “tavolinë” dhe mbetet të shihet se çfarë do të vendoset në fillim e javës së ardhshme.

The post Oferta e Strugës në tavolinë, Tirana vendos për të ardhmen e Bledi Shkëmbit appeared first on Albeu.com.

Ramiz Merko dëshmoi për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkolla

10 June 2025 at 17:50

Me dëshminë e të akuzuarit për emërim të paligjshëm të drejtorëve në shkollat fillore “Goce Dellçev” në Podgorcë (dy lëndë), “Murat Llabunishti” në Llabunishtë dhe “Ashim Agushi” në Ladorishtë sot në Gjykatën themelore në Strugë vazhdoi procesi gjyqësor kundër kryetarit të komunës, Ramiz Merko.

Për lëndën e ndarë për shkollën “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë, u dëgjuan dy dëshmitarë, ndërsa në seancëne  ardhshme është paralajmëruar dëgjimi i këshilltarit teknik, pas çka do të pasojnë fjalët përmbyllëse dhe aktvendimi.

Në seancën e ardhshme të caktuar për më 19 qershor, mbrojtja, siç informoi gjykatësi i lëndës, Jordan Jovanov, do të ketë fjalë përmbyllëse për katër lëndë të bashkuara, pas çka do të kumtohet aktvendimi.

“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për katër lëndë të bashkuara në një, mbrojtja kërkoi kohë shtesë për të përgatitur fjalët përmbyllëse”, theksoi Jovanov.

Në dëshminë, Merko tha se nuk ka bërë asgjë gabim në raport me emërimin e drejtorëve në shkollat fillore, përkatësisht se ai vetëm ka nënshkruar atë që e kanë përgatitur shërbimet. Por, theksoi se nëse e ka shkelur ligjin, do t’i merreshin ingerencat nga Ministria e Arsimit dheShkencës, duke nënvizuar se ajo nuk ka ndodhur.

Ai pohoi se ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shakiqi ka qenë i njoftuar me gjendjen dhe i ka dhënë sqarime se ekzistojnë kushte ligjore për t’u emëruar u.d. drejtor një person i cili nuk vjen nga radhët e të punësuarve në institucion nëse në konkurs, asnjëri nga shkolla nuk ka parashtruar kandidaturë për drejtor dhe se për atë ka ekzistuar qëndrim i vendosur nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Theksoi se disa herë Shakiri i ka propozuar njerlzit të cilët ishin emëruar në funksion, duke përkujtuar se edhe drejtorët kanë thënë se nuk kanë pasur takim me kryetarin e komunës, por ishin vendosur nga ministri.

Sipas tij, si ka qenë e mundur të akuzohet për gjoja vepra të kryera penale pa u akuzuar ministri i Arsimit në kushte kur kompetencat u janë caktuar në nen të njejtë të ligjit. Duke shtuar se në fillim të vitit shkollor 2024/25 kur ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska i ka marrë ingerencat për shkollat fillore në Drasllajcë dhe Podgorcë ishin emëruar u.d. drejtorë, të cilët nuk i përmbushin kushtet.

Theksoi edhe se të gjithë drejtorët e vendosur në mënyrë të ndershme, të përgjegjshme dhe ndërgjegjshme e kan ë kryer funksionin dhe se nga dëshmia e inspektorëve më së shumti që ka kryer kryetari i komunës – ka qenë kundërvajtje, dhe jo vepër penale.

Kundër Merkos në rrjedhë janë dy procese gjyqësore dhe për akuza të tjera për punë të pandërgjegjshme në shërbim, ndërsa Gjykata e Strugës dje solli aktvendim lirues për furnizimin e automjetit luksoz “Audi” në vlerë prej 67.000 eruove. Ai ndodhet edhe më “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të përzierjes në korrupsion.

The post Ramiz Merko dëshmoi për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkolla appeared first on Telegrafi.

Në Ohër dhe Strugë, gjermanishtja zëvendëson frëngjishten

11 May 2025 at 16:39

 

Gjermanishtja po bëhet gjuha e huaj më e dëshiruar për t’u mësuar nga nxënësit në shkollat e mesme dhe fillore në vend. Dëshira për të shkuar jashtë, sidomos në Gjermani, ku mijëra familje jetojnë dhe punojnë, është arsyeja pse të rinjtë vendosin ta zgjedhin gjermanishten si gjuhën e dytë të huaj. Kjo vlen edhe për shkollat fillore në Ohër dhe Strugë.

“Interesi më i madh i nxënësve dhe prindërve aktualisht është për mësimin e gjermanishtes. Nuk di nëse arsyeja për këtë është ikja jashtë vendit, në shtetet evropiane dhe kërkesa për gjermanishten, por tek unë ka nxënës që studiojnë edhe frëngjisht, por 90% e nxënësve janë në gjermanisht”, tha Marina Gjorgoska, Drejtoresha e Shkollës Fillore “Hristo Uzunov” Ohër.

Sipas ligjit, në klasën e pestë, shkollat janë të detyruara të kryejnë një anketë midis nxënësve në lidhje me gjuhën që dëshirojnë të studiojnë. Ka situata kur mësuesit që japin mësim frëngjisht mbeten pa mësim.

“Kam pesë paralele, nga të cilat 4 paralele u formuan në gjuhë gjermane, dhe vetëm një në gjuhën frënge, me 17 nxënës. Kolegia i humbi ato katër paralele ose 8 orë dhe në vend të saj u punësua një kolege e re në gjuhë gjermane, dhe kolegia në gjuhë frënge plotëson lëndët e tjera zgjedhore”, tha Marina Gjorgoska, Drejtoreshë e shkollës fillore Hristo Uzunov – Ohër.

Gjithashtu shqetësuese është se vazhdon trendi i braktisjes së shkollës nga nxënësit në mes të vitit shkollor për shkak të largimit nga vendi. Shkollat janë zbrazur në mënyrë drastike vitet e fundit, ka gjithnjë e më pak nxënës dhe në disa zona rurale, godinat e shkollave janë mbyllur.

The post Në Ohër dhe Strugë, gjermanishtja zëvendëson frëngjishten appeared first on Telegrafi.

Maqedoni, punonjësit turistikë po përballen me humbje nga anulimet e aranzhimeve

10 May 2025 at 20:49

 

Ohri dhe Struga druajnë se sezoni turistik këtë vit mund të pësojë katastrofë. Disa nga operatorët kryesorë turistikë dy nga Polonia dhe një nga Holanda “dymbëdhjetë pa pesë”, anuluan aranzhimet e tyre. Janë anuluar edhe aeroplanët çarter që i përdornin për të ardhur këtu. Bëhet fjalë për tridhjetë mijë turistë që pritej të mbërrijnë në Ohër.

“Sigurisht, është shqetësuese që tashmë ka pasur njoftime për disa anulime. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me sezonin me ata turistë të huaj që kanë ardhur të organizuar me fluturime çarter për shumë vite. Nëse këto anulime do të kenë ndonjë ndikim ose jo, nëse numrat do të jenë të njëjtë me vitet e kaluara apo të ngjashëm, nuk mund ta themi”, tha Jakim Malenko, Punëtor turistik.

Ndër arsyet, nuk janë vetëm çmimet e larta të aranzhimeve hotelierike, por edhe heqja e ofertës “all-inclusive” nga ana e hoteleve.

“Fatkeqësisht, nuk janë vetëm polakët që kanë anuluar, ka një numër të madh grupesh që janë ose në stand-by ose e ulin numrin e mysafirëve në secilin grup ose duke i anuluar plotësisht. Ka ndryshim të dukshëm krahasuar me vitin e kaluar për sa i përket numrit të bujtjeve dhe cilësisë së turistëve që vijnë. Të gjitha ato çartere duhej të fillonin në maj dhe qershor”, tha Ana Jançeva, Menaxhere hoteli në Strugë.

Hotelierët megjithatë janë optimist se sezoni i verës do të shkojë mirë dhe se në periudhën e mbetur do të përpiqen ta mbushin këtë boshllëk me turistë nga vende të tjera dhe me oferta më tërheqëse për mysafirët vendas, si dhe për mërgimtarët./Alsat.mk

The post Maqedoni, punonjësit turistikë po përballen me humbje nga anulimet e aranzhimeve appeared first on Telegrafi.

Shkëndija në prag të titullit, java e 31-të hapet sot me duelin Vardari – Struga

6 May 2025 at 09:58

Java e 31-të e kampionatit mund të jetë vendimtare për fatin e titullit kampion, ku Shkëndija ka mundësinë ta sigurojë matematikisht trofeun me një fitore ndaj Rabotniçkit. Në anën tjetër, gara për mbijetesë është përqendruar mes Brerës dhe Besës që ndajnë të njëjtin fat pikësh, njofton Telegrafi

Java e 31-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut starton sot me përballjen ndërmjet Vardarit dhe Strugës, ndërsa tre ndeshjet e tjera luhen të mërkurën me fillim nga ora 17:00, ku në qendër të vëmendjes është dueli në Tetovë mes Shkëndijës dhe Rabotniçkit.

Skuadra kuqezi ka shansin e artë për të siguruar titullin kampion dy javë para fundit, por përballë do të ketë një ekip që tani ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane. Edhe pse ndeshja zhvillohet në Tetovë, Shkëndija do ta luajë atë pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit nga federata, çka e bën sfidën pak sa më të vështirë psikologjikisht.

KF Besa Dobërdoll

Ndërkohë në Strumicë, FC Shkupi do të përballet me AP Breran. Skuadra nga Çairi tashmë e ka siguruar mbijetesën dhe do të luajë pa presion, por për Breran kjo është një ndeshje jetike në luftën për të ruajtur vendin që çon në balotazh. Në një tjetër duel të rëndësishëm për fatin e sezonit, Tikveshi pret Besën nga Dobërdolli. Tikveshi është i sigurt për qëndrimin në elitë, ndërsa Besa kërkon me çdo kusht pikët për të mos rënë nga liga – apo të paktën për të qëndruar në garën për vendin e balotazhit.

Me epilogun e sezonit që po afrohet, java e 31-të pritet të sjellë emocion dhe vendime të mëdha. Sytë janë kah Tetova, ku Shkëndija mund ta mbyllë garën për titullin, ndërsa poshtë në tabelë lufta për mbijetesë vazhdon mes Besës dhe Brerës.

Vlen të rikujtojmë se nga gara tashmë janë larguar dy skuadrat shqiptare, Voska Sport dhe Gostivari, duke ndikuar dukshëm në dinamikën e këtij sezoni. /Telegrafi/

The post Shkëndija në prag të titullit, java e 31-të hapet sot me duelin Vardari – Struga appeared first on Telegrafi.

Të shtunën derbi Shkupi – Vardari, duel për titull të dielën në Strugë

2 May 2025 at 14:55

Kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë hyn në fazën vendimtare, ku çdo pikë ka peshë të madhe dhe çdo duel mund të ndryshojë rrjedhën e renditjes. Java e 30-të sjell katër ndeshje mjaft të rëndësishme që pritet të na japin një pasqyrë më të mirë për tre javët e fundit, njofton Telegrafi.

Derbi i përjetshëm Shkupi – Vardari, dueli mes Strugës dhe Shkëndijës, që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në garën për titullin, sfida me shumë rëndësi Sileksi – Rabotniçki, ku të dyja skuadrat synojnë Evropën, si dhe përballja për mbijetesë mes AP Brerës dhe Besës, që luftojnë për të kapur vendin e balotazhit, janë paralajmërim për futboll atraktiv.

Java e 30-të fillon me superduelin mes dy rivalëve të përjetshëm, Shkupit dhe Vardarit, që do të përballen të shtunën, më 3 maj, në stadiumin e Çairit, me fillim nga ora 16:00. Edhe pse këtë sezon të dy skuadrat nuk kanë pretendime për titull apo dalje në Evropë, lufta për tri pikët do të jetë më shumë për krenari. Shkupi ndodhet në vendin e shtatë me 35 pikë, ndërsa Vardari ka vetëm një pikë më shumë dhe mban pozitën e gjashtë.

Të gjitha ndeshjet e tjera të javës së 30-të do të zhvillohen të dielën, më 4 maj, me fillim nga ora 16:00. Në një tjetër duel të zjarrtë, Struga pret Shkëndijën, ku kuqezinjtë nga Tetova janë të detyruar të fitojë për të ruajtur epërsinë ndaj ndjekësit kryesor, Sileksit. Ky i fundit ka një ndeshje mjaft të vështirë në udhëtim kundër Rabotniçkit, që tashmë është përfshirë fuqishëm në garën për një vend që të çon në arenën ndërkombëtare dhe synon edhe pozitën e dytë në tabelë, meqë deri në fund mbeten edhe 12 pikë në lojë.

Një duel tjetër i rëndësishëm për mbijetesë është ai mes Besës dhe AP Brerës, që luftojnë për pozitën e 10-të, e cila siguron të paktën ndeshjen e balotazhit për qëndrim në elitë. Gostivari, ndërkohë, do të kërkojë tri pikë të arta përballë Pelisterit. Skuadra e Tikveshit është e lirë këtë javë, pasi Voska Sport i ka mbyllur tashmë para kohe garat në kampionat. /Telegrafi/

Dyshet për javën e 30-të: E shtunë – 3 maj, ora 16:00: Shkupi – Vardari

E diel – 4 maj, ora 16:00: Struga – Shkëndija, Besa– AP Brera, Gostivari – Pelisteri dhe Rabotniçki – Sileksi.

The post Të shtunën derbi Shkupi – Vardari, duel për titull të dielën në Strugë appeared first on Telegrafi.

Shkëndija ruan epërsinë, Struga ndali Sileksin

28 April 2025 at 11:50

Java e 29-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut nuk solli ndryshime në krye të tabelës, pasi Shkëndija dhe Sileksi, dy rivalët për titull, barazuan ndeshjet e tyre dhe ruajtën të pandryshuar diferencën prej katër pikësh, njofton Telegrafi.

Në derbin shqiptar të javës, në Tetovë, Shkëndija dhe Shkupi u ndanë në një barazim spektakolar 3-3. Ndeshja u karakterizua nga tre autogola, por edhe gola të bukur, me Shkëndijën që edhe pse u rikthye në ndeshje pas një disavantazhi prej dy golash, nuk arriti të marrë më shumë se një pikë.

Nga ana tjetër, Sileksi nuk përfitoi nga hapi fals i liderit, duke barazuar pa gola (0-0) në duelin ndaj Strugës. Ky rezultat bën që katër javë para fundit të kampionatit, Shkëndija të mbetet me një epërsi jo dhe shumë komode prej katër pikësh.

Në duelin mes Gostivarit dhe Rabotniçkit, që u zhvillua në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari të Shkupit, u regjistrua një tjetër episod negativ. Pas një përmbysjeje në rezultat (nga 1-0 në 1-2 për Rabotniçkin), drejtuesit e Gostivarit urdhëruan futbollistët të largoheshin nga fusha, duke mos përfunduar ndeshjen. Klubi i Gostivarit përmes një reagimi zyrtar në rrjetet sociale theksoi se:

“Incidenti që ndodhi nuk është kundër kundërshtarit tonë Rabotniçkit. Reagimi ynë është ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Igor Stojçevski! Ky gjyqtar njihet për menaxhim skandaloz të ndeshjeve dhe nuk është i dëshiruar nga asnjë ekip. Sa i përket deklaratës së FFM-së, çdo fjali e saj do të marrë përgjigje NJË E NGA NJË. Siç e thamë edhe në konferencën për shtyp dje, ne jemi të pastër, nuk ka asgjë që nuk mund ta sqarojmë!” – thuhet në deklaratën e FC Gostivarit.

Në ndeshjet tjera, Vardari mposhti Besën e Dobërdollit me rezultat 3-1, Pelisteri siguroi fitore të rëndësishme për mbijetesë duke mundur Tikveshin 1-0. Ndërsa ndeshja AP Brera – Voska Sportit është regjistruar me rezultat zyrtar 3-0, pasi dueli nuk u zhvillua për shkak të tërheqjes së kësaj të fundit nga kampionati. /Telegrafi/

Rezultatet e javës së 29-të: Shkëndija – Shkupi 3-3, Gostivari – Rabotniçki 1-2 (e ndërprerë), Sileksi – Struga 0-0, Vardari – Besa 3-1, Pelisteri – Tikveshi 1-0, AP Brera – Voska Sport (3-0 zyrtarisht)

Standings provided by Sofascore

 

The post Shkëndija ruan epërsinë, Struga ndali Sileksin appeared first on Telegrafi.

Struga – Vardari, finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut 

23 April 2025 at 17:56

Struga ka arritur ta mposht pas dy ndeshjesh Shkëndijën, duke kaluar në finalen të Kupës së Maqedonisë, ku i bashkohet Vardarit që në dy ndeshje ishte më i mirë se Berar Strumnica. 

Struga kishte fituar takimin e parë si mysafir me Shkëndijën (2-1), ndërsa takimin e dytë të zhvilluar sot u mbyll baras 1-1.  

Golin e vetëm për vendasit në këtë takim e shënoi mesfushori Hogan Ukpa, në minutën e 20-të të ndeshjes. 

Edhe pse takimi u shënua me raste të tjera, gola më shumë kishte, deri në kohën shtesë, kur vendasit shënuan autogol.

 

Në anën tjetër, Vardari kaloi në finale, pasi kishte fituar takimin e parë me rezultat 3-0, ndërsa i dyti i zhvilluar sot përfundoi 1-1. 

Finalja e madhe do të zhvillohet më 22 maj, ku do të luftojnë për trofeun e dytë me peshë, atë të Kupës së Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/  

The post Struga – Vardari, finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut  appeared first on Telegrafi.

Shkëndija nuk ndalet, pa përfundim në Ohër, arrestime në Strugë

20 April 2025 at 11:34

Java e 28-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut solli emocione të shumta, duele të atraktive, gola spektakolarë dhe tensione brenda e jashtë fushës, ngjarje që tejkalojnë kornizat sportive, njofton Telegrafi.

Në Gostivar, Besa, një ndër skuadrat më të rrezikuara për rënie, priti liderin Shkëndija në një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë gola. Besa kaloi e para në epërsi me golin e Selmanit, por Shkëndija reagoi fuqishëm me golin e Ibraimit nga penalltia dhe më pas me Tamban. Pjesa e dytë solli një tjetër barazim nga Selmani, por Merxhani vulosi fitoren për tetovarët në minutat e fundit. Shkëndija mban kreun, ndërsa Besa vijon të luftojë për mbijetesë.

Çairasit nuk ia dolën të rikthehen te fitorja para tifozëve të vet, duke u mposhtur nga Sileksi në një ndeshje të tensionuar. Ansah realizoi një gol të bukur, por Sileksi barazoi me një gol të diskutueshëm për pozitë jashtë loje. Fitoren e siguroi Aliç, pas një gabimi të rëndë të portierit Denkovski. Pas ndeshjes, FC Shkupi reagoi ashpër ndaj arbitrimit, duke e quajtur vendimin për golin e barazimit “skandaloz” dhe duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse.

Ndeshja ndërmjet Struga Trim Lum dhe Gostivarit ishte dramatike deri në fund, me rezultat përfundimtar 1-1. Mysafirët kaluan në epërsi me Kalanoskin, por në fund, zëvendësuesi Kehinde barazoi për Strugën. Diata i Gostivarit u ndëshkua me të kuq në minutat e fundit, duke shtuar tensionin. Pas ndeshjes, ndodhi një përplasje fizike mes futbollistëve të dy skuadrave. Klubi i Gostivarit njoftoi se tre lojtarë dhe një anëtar i stafit teknik u ndaluan nga policia lokale për disa orë, pa pasur mundësi të komunikojnë me familjarët apo ekipin. Incidenti është dënuar ashpër nga klubi, që kërkon trajtim më korrekt dhe hetim të plotë të rastit.

Një nga episodet më të përfolura të javës ndodhi në Ohër, ku dueli mes Voskës dhe Vardarit u ndërpre në minutën e 76-të, me rezultatin 1-1. Voska kaloi e para në epërsi me Osein, por Vardari barazoi me një gol të kontestuar të Duranskit, që shkaktoi protesta të mëdha. Në shenjë pakënaqësie ndaj arbitrimit, skuadra vendase u tërhoq nga fusha. Klubi i Voska Sport reagoi më pas me një deklaratë të ashpër ndaj Federatës së Futbollit të Maqedonisë, duke e cilësuar gjykimin si tendencioz dhe të dëmshëm për integritetin e garës. Ata kërkojnë masa konkrete për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen.

Në përballjet e tjera të javës, Rabotniçki fitoi me rezultat 2-1 ndaj Pelisterit, ndërsa Tikveshi mposhti AP Brerën po me të njëjtin rezultat./Telegrafi/

Rezultatet e plota të javës së 28-të: Besa– Shkëndija 2-3, Shkupi – Sileksi 1-2, Struga – Gostivari 1-1, Voska Sport – Vardari (ndërprerë në minutën e 76-të, 1-1), Rabotniçki – Pelisteri 2-1, Tikveshi – AP Brera 2-1

Java e 29-të (27 prill, ora 16:00): Shkëndija – Shkupi, Sileksi – Struga, Vardari – Besa, AP Brera – Voska, Gostivari – Rabotniçki dhe Pelisteri – Tikveshi.

The post Shkëndija nuk ndalet, pa përfundim në Ohër, arrestime në Strugë appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Sherr me policinë, lojtarët e klubit shqiptar përfundojnë në rajon

By: armand
20 April 2025 at 09:14

Gostivar barazoi dje 1 me 1 në transfertën e Strugës. Një rezultat që nuk i shkon për shtat Gostivarit, pasi tashmë janë 4 pikë larg zonës së Europës. Pas përfundimit të ndeshjes, një situatë e pazakontë për futbollin pasoi. Pjesëtarë nga Gostivari u përleshën me policinë. Më pas pati të arrestuar, që u shoqëruan në […]

The post VIDEO/ Sherr me policinë, lojtarët e klubit shqiptar përfundojnë në rajon appeared first on BoldNews.al.

❌
❌