Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lëvizje në Kategorinë Superiore, ish-mbrojtësi i Barcelonës firmos në Shqipëri

9 July 2025 at 20:18

Klubet e Kategorisë Superiore vazhdojnë të jenë aktive në merkaton e verës. Teuta ka prezantuar tri afrime të para: portieri Gentian Selmani dhe mbrojtësi Florian Përgjoni, të dy të ardhur nga Tirana, si dhe rikthimin e Harallamb Qaqit nga Elbasani.

Në anën tjetër, Tirana ka zëvendësuar Selmanin me Angelos Tafas, portier me eksperiencë në kampionatin shqiptar. Kryeqytetasit kanë shtuar edhe mesfushorin Kleandro Lleshi nga Laçi, si dhe më herët Patsatsia dhe sulmuesin Serge Tabekou.

Egnatia ka prezantuar mbrojtësin spanjoll Guillem Jaime, i rritur në akademinë e Barcelonës. 26-vjeçari ka firmosur një kontratë dyvjeçare dhe do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjet europiane. Lëvizjet e shumta tregojnë një fazë intensive përgatitjesh në prag të sezonit të ri.

The post Lëvizje në Kategorinë Superiore, ish-mbrojtësi i Barcelonës firmos në Shqipëri appeared first on Sot News | Lajme.

Oferta e Strugës në tavolinë, Tirana vendos për të ardhmen e Bledi Shkëmbit

By: S SH
14 June 2025 at 10:10

E ardhmja e Bledi Shkëmbit te Tirana është e paqartë. Drejtuesit e bardhebluve ende nuk kanë vendosur nëse do të vazhdojnë me korçarin edhe në sezonin e ri apo do të ndajnë rrugët mes tyre.

Gjithsesi një vendim i tillë do të merret këto ditë, saktësisht ditën e hënë pritet që mes palëve të ketë një tjetër takim, ku do të diskutohet fillimisht e ardhmja e Shkëmbit dhe më pas do të vendosen edhe pikat mbi “i” sa i takon skuadrës.

Siç dihet për Shkëmbin ka oferta edhe nga skuadra të tjera. Struga është ekipi që kërkon timonierin aktual të bardhebluve.

Oferta e skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut qëndron në “tavolinë” dhe mbetet të shihet se çfarë do të vendoset në fillim e javës së ardhshme.

The post Oferta e Strugës në tavolinë, Tirana vendos për të ardhmen e Bledi Shkëmbit appeared first on Albeu.com.

Egnatia “shkatërron” Vllazninë në finale dhe fiton titullin kampion

By: Besnik
12 May 2025 at 22:23

Egnatia ka shkruar historinë në futbollin shqiptar, duke u shpallur për të dytin vit radhazi kampione e Kategorisë Superiore.

Skuadra rrogozhinase dominoi në finalen e “Final Four”, duke mposhtur me rezultatin bindës 4-0 Vllazninë në një sfidë të zhvilluar në “Arenën Kombëtare”.

Heroi i takimit ishte mesfushori Regi Lushkja, autor i dy golave. Ai zhbllokoi shifrat që në minutën e 6-të pas një asisti nga Bakayoko, dhe më pas dyfishoi rezultatin me një goditje me kokë në minutën e 49-të.

Në minutën e 83-të, Leo Melo i sapo futur në lojë realizoi golin e tretë për Egnatian, ndërsa në kohën shtesë, Ujka vulosi fitoren me golin e katërt.

Takimi u gjykua nga arbitri i njohur polak, Szymon Marciniak, dhe u karakterizua nga një dominim i qartë i Egnatias, që konfirmoi forcën e saj pas përfundimit të sezonit të rregullt në krye të tabelës.

Ndërkohë, Vllaznia do të duhet të presë ende për të rikthyer titullin në Shkodër, një trofe që mungon prej 24 vitesh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Egnatia “shkatërron” Vllazninë në finale dhe fiton titullin kampion appeared first on Euronews Albania.

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

10 May 2025 at 21:12

Partizani ka arritur të fitojë sot me rezultatin 2-1 kundër Dinamos, në duelin që caktonte vendin e tretë të Kategorisë Superiore, një ndeshje pa shumë interes duke qenë se të dy ekipet e kishin siguruar një vend për në kualifikueset e Conference League. Ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe trajneri Skënder Gega, Partizani kishte bërë […]

The post Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë appeared first on BoldNews.al.

Bylis del me njoftim zyrtar, ndërpret bashkëpunimin me katër lojtarë

By: armand
7 May 2025 at 15:38

Bylis ka njoftuar zyrtarisht largimin e katër lojtarëve. Bëhet fjalë për Klevis Hasanbelli, Kristo Mici, Laert Papa dhe Aleksandros Baci. Ballshiotët patën një sezon të suksesshëm. Siguruan qëndrimin në elitë dhe për sezonin e ardhshëm, po ashtu ekipi B u shpall kampion në Kategorinë e Tretë. “FK BYLIS ka ndërprerë bashkëpunimin dhe ka lënë të […]

The post Bylis del me njoftim zyrtar, ndërpret bashkëpunimin me katër lojtarë appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Laçi ra nga Superiorja, sulmuesi titullar njofton largimin

By: armand
6 May 2025 at 15:43

Pas shumë vitesh qëndrimi në Superiore, Laçi ra nga Kategoria këtë sezon. Ekipi kurbinas u rendit në vendin e dhjetë, dhe së fundmi po vazhdojnë largimet e disa prej lojtarëve të rëndësishëm të ekipit. I fundit që ka njoftuar lamtumirën nga skuadra e Laçit është William Cordeiro. Përmes një mesazhi në rrjetet e tij sociale, […]

The post Zyrtare/ Laçi ra nga Superiorja, sulmuesi titullar njofton largimin appeared first on BoldNews.al.

RENDITJA/ Tirana shmang të keqen, siguron “Play Out”! Skënderbeu dhe Laçi bien nga kategoria

By: armand
27 April 2025 at 17:30

Ka përfunduar java e 36-të që përkon me mbylljen e sezonit të rregullt të Kategorisë Superiore. Tirana ka mposhtur Dinamon në Rrogozhinë duke shmangur rënien direkte nga kategoria. Bardheblutë triumfuan me shifrat 0-2 falë golave të Rafael në minutën e 29-të dhe Jarmounit në të 88-ën. Skuadra e Shkëmbit u vendos që në fillim në […]

The post RENDITJA/ Tirana shmang të keqen, siguron “Play Out”! Skënderbeu dhe Laçi bien nga kategoria appeared first on BoldNews.al.

Superliga/ Bylisi befason Skënderbeun, zhbllokohet edhe sfida Teuta-Egnatia

By: armand
27 April 2025 at 15:46

Po luhen paralelisht 5 sfidat e javës së fundit të sezonit të rregullt të Kategorisë Superiore. Bylisi ka ndëshkuar Skënderbeun që në minutën e 10-të duke shtangur korçarët. Pas një goditje këndi, Mustafa me kokë gjen golin e avantazhit. Ndërkohë në Durrës Teuta po barazon 1-1  ndaj Egnatias. Fillimisht vendasit shënuan me anë të Dejvid […]

The post Superliga/ Bylisi befason Skënderbeun, zhbllokohet edhe sfida Teuta-Egnatia appeared first on BoldNews.al.

Superliga/ Java e fundit me shumë llogari, ja në cilat pozicione mund ta mbyllin ekipet sezonin

By: armand
27 April 2025 at 10:58

Ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt të Kategorisë Superiore do të jenë përcaktuese për tabelën finale për shumë objektiva të ndryshëm. Gjithçka duket e hapur pasi në varësi të kombinimeve të rezultateve, asnjë skuadër nuk e ka të sigurt pozicionin aktual që mban para se të zbresë në fushë për javën e 36-të. Nga […]

The post Superliga/ Java e fundit me shumë llogari, ja në cilat pozicione mund ta mbyllin ekipet sezonin appeared first on BoldNews.al.

Sot vuloset fati i Tiranës, hijet e së shkuarës së afërt rreth bardhebluve

By: armand
27 April 2025 at 10:39

Tirana do të luajë gjithë sezonin ditën e sotme në sfidën me Dinamon. Përballje kjo që do të zhvillohet në orën 15:30 në “Egnatia Arena” dhe që është sfida e fundit e këtij sezoni në Superiore. Bardheblutë aktualisht janë në vendin e 9-të në klasifikim, teksa kanë 36 pikë, po aq edhe Laçi që ndodhet […]

The post Sot vuloset fati i Tiranës, hijet e së shkuarës së afërt rreth bardhebluve appeared first on BoldNews.al.

Anomalia në Superiore/ Në fazën e fundit bëjnë më shumë pikë ekipet e mbijetesës se pretendentët

By: armand
21 April 2025 at 17:11

Kategoria Superiore po shkon drejt fundit dhe sa më shumë i afrohet formulës së çuditshme të “Final Four”, aq më shumë anormale bëhet situata. Kjo, pasi në ndryshim nga trendi i çdo kampionati ku skuadrat që luftojnë për kreun bëjnë diferencën, në Shqipëri ndodh e kundërta në përmasa të pazakonta. Në fazën e katërt, edhe […]

The post Anomalia në Superiore/ Në fazën e fundit bëjnë më shumë pikë ekipet e mbijetesës se pretendentët appeared first on BoldNews.al.

Superliga/ Gjithçka për t’u vendosur, njihuni me sfidat e javës së fundit

By: armand
19 April 2025 at 19:05

Gjithçka është e hapur në Superiore dhe do të vendoset në javën e fundit. Nga vendi i parë dhe deri te i fundit mund të ketë rotacion. Të pesta ndeshjet e javës së 36-të do të luhen të dielën e ardhshme. Kështu më 27 prill do të ndahen verdiktet. Derbi Dinamo-Tirana dhe sfida mes Partizanit […]

The post Superliga/ Gjithçka për t’u vendosur, njihuni me sfidat e javës së fundit appeared first on BoldNews.al.

Renditja e Kategorisë Superiore, 5 skuadra në garë për mbijetesën

By: armand
26 March 2025 at 22:15

Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Tirana barazoi 2-2 përballë Bylisit në kryeqytet, ndërsa Laçi u mposht nga Elbasani (0-1). Me fitoren e marrë, verdheblutë e Gvozdenoviç janë 4 pikë larg “Final Four”. Në anën tjetër, nga Laçi i vendit të gjashtë deri te Teuta e vendit të […]

The post Renditja e Kategorisë Superiore, 5 skuadra në garë për mbijetesën appeared first on BoldNews.al.

Superliga/ Spikat përballja Dinamo-Partizani, programi i ndeshjeve për javën e 31-të

By: armand
17 March 2025 at 16:59

Java e 31-të e Superiores do të kthehet në mesjavën e ardhshme. Axhenda për secilën ndeshje mbetet për t’u përcaktuar. Përballjet do të jenë mjaft interesante, pasi secila skuadër gjen përballë një tjetër me objektiva të njëjtë. Kështu skuadrat e Final Four do të përblasen bashkë. Supersfida mes Dinamos dhe Partizanit mund të quhet një […]

The post Superliga/ Spikat përballja Dinamo-Partizani, programi i ndeshjeve për javën e 31-të appeared first on BoldNews.al.

Superliga/ Egnatia mposht Dinamon, Vllaznia “zhyt” Partizanin në krizë totale

By: armand
5 March 2025 at 18:29

Egnatia triumfoi 2-0 ndaj Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Kampionët e Shqipërisë e nisën “zjarr” ndeshjen teksa fituan penallti me Bakajokon. Fillimisht, u cilësua si pozicion i parregullt, por ndërhyrja e sistemit VAR konfirmoi gjithçka. Nga pika e bardhë u nis Lushkja, i cili dërgoi topin në rrjetë. Në fundin e pjesës së […]

The post Superliga/ Egnatia mposht Dinamon, Vllaznia “zhyt” Partizanin në krizë totale appeared first on BoldNews.al.

“Ringjallet” Skënderbeu, mposht thellë Bylisin dhe shpreson te mbijetesa

By: armand
2 March 2025 at 15:58

Skënderbeu ka mposhtur bindshëm 0-3 në transfertë Bylisin duke marrë tre pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Klubi korçar e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë me dopietën e sulmuesit Saleh Nasr. Fillimisht egjiptiani zhbllokoi shifrat në minutën e 23-të. Sulmuesi përfitoi nga një mosmarrveshje mes portierit dhe mbrojtësit të Bylisit, ku […]

The post “Ringjallet” Skënderbeu, mposht thellë Bylisin dhe shpreson te mbijetesa appeared first on BoldNews.al.

Kategoria Superiore/ Dinamo rikthehet te fitorja, shkëlqen Bregu

By: Ardit
21 February 2025 at 17:43

Dinamo ka arritur të rikthehet te fitoret pas një muaji, duke mundur Laçin 2-0 në ndeshjen e hapjes së javës së 26 të Superiores. Pjesa më e bukur e këtij triumfi erdhi nga paraqitja fantastike e mesfushorit Bregu, i cili shënoi të dy golat e takimit. Goli i parë i Bregut erdhi shumë shpejt, sapo […]

The post Kategoria Superiore/ Dinamo rikthehet te fitorja, shkëlqen Bregu appeared first on BoldNews.al.

Kategoria Superiore, përcaktohet kalendari deri në javën e 30-të! (Axhenda)

By: armand
19 February 2025 at 17:38

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për Kategorinë Superiore nga java e 26-të deri në javën e 30-të. Java e 26-të do të luhet të premten dhe të shtunën, më 21 dhe 22 shkurt. Java e 27-të është planifikuar për të shtunën dhe të dielën, më 1 dhe 2 mars. Java […]

The post Kategoria Superiore, përcaktohet kalendari deri në javën e 30-të! (Axhenda) appeared first on BoldNews.al.

Axhenda e Superiores pëson ndryshime, mësoni dy sfidat që preken për javën e 26-të

By: armand
18 February 2025 at 17:07

Kategoria Superiore rikthehet të premten, për javën e 26-të të saj. Dy ndeshje më 21 shkurt ishin programuar për në orën 18:00, por do të nisin në orën 17:30. Bëhet fjalë për Partizani-Bylis dhe Vllaznia-Elbasani. Kështu sfidat janë spostuar 30 minuta përpara. Kujtojmë se java do të nisë me duelin mes Dinamos dhe Laçit në […]

The post Axhenda e Superiores pëson ndryshime, mësoni dy sfidat që preken për javën e 26-të appeared first on BoldNews.al.

Tre kartonë të kuq dhe polemika në “Elbasan Arena”, Dinamo-Vllaznia mbyllet pa fitues

By: armand
15 February 2025 at 18:42

Dinamo dhe Vllaznia e kanë mbyllur me barazim pa gola, sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Polemikat ishin të shumta për gjykimin nga Kreshnik Barjamaj që tregoi 3 herë kartonin e kuq. Në pjesën e parë ishte Karamba që u largua nga Dinamo. Në të dytën gjithçka u përmbys. Nga minuta e 58-të, […]

The post Tre kartonë të kuq dhe polemika në “Elbasan Arena”, Dinamo-Vllaznia mbyllet pa fitues appeared first on BoldNews.al.

❌
❌