Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

EMRI/ Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para, arrestohet 28-vjeçari në Kavajë

By: Rovena
13 July 2025 at 11:01

Lubjan Camema, 28 vjeç, është vënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi mashtroi babain e tij duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para. Në pranga u vu edhe bashkëpunëtori i tij, 45-vjeçarin Bernard Kiptiu, i cili do të merrte shumën e kërkuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit L. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, dhe B. K., 45 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi L. C. kishte mashtruar babain e tij, shtetasin B. C., duke i thënë se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë eurosh. Rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën edhe 28-vjeçarin, i cili u arrestua në flagrancë, pasi rezultoi se kishte inskenuar ngjarjen dhe dy ditë më parë i kishte marrë automjetin babait të tij, dhe dyshohet se e ka shitur”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim./abcnews.al

Ish-notarët kujtojnë lavdinë e humbur të sporteve të ujit në Durrës

13 July 2025 at 10:18

Regjimi komunist në Shqipëri e konsideronte sportin dhe edukimin fizik si një nga shtyllat e veta kryesore, e megjithatë, jo të gjitha sportet ishin njësoj të vlerësuara.  Në mesin e viteve ’60, disiplina të sporteve të ujit si hedhja nga trampolina, kanotazhi apo vaterpoli (waterpolo) pothuajse u ndaluan, duke dekurajuar një grup notarësh nga Durrësi […]

The post Ish-notarët kujtojnë lavdinë e humbur të sporteve të ujit në Durrës appeared first on Reporter.al.

“Babain e sëmurë, vëllain në psikiatri”/ Apeli i GJKKO rikthen arrestin për avokatin Armand Tragaj

11 July 2025 at 12:52

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së dhe ka rikthyer masën e arrestit ndaj avokatit Armand Tragaj, në lidhje me operacionin “Ura”, ku u godit banda e Elvis Doçit i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”. Fillimisht Armand Tragaj u arrestua fillimisht nga SPAK duke përfunduar në qeli, […]

The post “Babain e sëmurë, vëllain në psikiatri”/ Apeli i GJKKO rikthen arrestin për avokatin Armand Tragaj appeared first on BoldNews.al.

Konflikti Izrael-Iran/ Mema: Nuk ka të bëjë me regjimin apo fenë, por se kush do të kontrollojë Lindjen e Mesme

By: Re Nato
24 June 2025 at 20:41

Pedagogu për marrëdhëniet ndërkombëtare, Medlir Mema thotë se konflikti Izrael-Iran, bëhet për faktin se cili shtet do të kontrollojë Lindjen e Mesme.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mema u shpreh se Izraelit i intereson që të zgjasë konflikti me Iranin.

“Kemi tre shtete që janë të kënaqur për qëllimet e tyre. SHBA shkon e qetë në samitin e NATO-s. Izraeli ka mundësinë dhe aftësinë për të mbyllur çështjen e Gazës. Irani deklaroi se ka fituar luftën kundër zionistëve. Kemi shumë zhurmë për diçka. Veprimet e zotit Trump më kanë befasuar në mënyrë pozitive. Konflikti nuk ka të bëjë as me regjimin, as me fenë, ka të bëjë me një fakt, që në Lindjen e Mesme, ka konflikt mes shteteve rajonale, për të pasur se kush do të kontrollojë pushtetin dhe fuqinë aty, kush do të vendosë dhe kush do të thotë fjalën e fundit. Ky konflikt asnjëherë nuk do të zgjidhet. Izraeli është i gatshëm të vazhdojë konfliktin, menaxhimi i kësaj nga zoti Trump, besoj se është pozitiv. Në kushtet aktuale, administrata Trump e ka menaxhuar në mënyrë pozitive”, theksoi ai./abcnews.al

Dorina Mema largohet nga studio, çfarë ndodhi mes saj dhe Bledi Manes?

By: D Marku
22 June 2025 at 23:26

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell” në Top Channel.

Ajo ishte duke folur për biznesin, ku Mane ndërhyri duke i sugjeruar që ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. Më pas debati aprovoi duke bërë që Dorina Mema të largohet nga studio.

Pjesë nga debati:

Mema: Duhet të ndërtosh veten. Duhen dhe ide, siç shoh, dieta ime është përhapur në 5-6 vende, por nuk ka problem. Vetëm të më japin të drejtën e autorësisë.

Mane: Është faji yt, që nuk e ke regjistruar. Ka zyrë patente.

Mema: Nuk ka autorësi këtu, një presje të ndryshojë nuk mund ta mbash dot autorësinë.

Mane: Legjislacionin e kemi mrekulli.

Mema: E ke legjislacionin, por po të ndryshojë një fjali, nuk është e juaja thuhet. E di apo nuk e di? E drejta e autorit këtu është e vështirë për tu mbajtur, lëre se çfarë thotë Bledi.

Mane: E ke gabim

Mema: Bledi të lutem! Vetëm logot mund të ruash këtu. Të rrish gjyqe? Të ndjekësh punën?

Mane: E ndjek avokati gjyqin.

Mema: Nëse hap një gjyq autorësie e mbyll pas 10 vitesh.

Mane: Ke një lloj pesimizmi politik që e sjell në çdo studio dhe të këshilloj që s’të bën mirë. Të këshilloj. Zhvillimin e këtij vendi nuk ndalon as ti e as unë. Ky vend nuk është meritë e qeverisë që po zhvillohet por e egoizmit të njerëzve.

Mema: Ti po thua që e pengojë ne apo e zhvillojmë. Njerëzit si unë duhet t’i suportosh?

Mane: E dëgjove cfarë thashë? Ke ardhur në studio dhe ke sjellë pesimizmin. Ky pesimizëm. Është shumë pesimiste, e kam parë në publik.

Mema: Unë jam krenare që nuk pëlqehem nga ty. E kam krenari…

Mane: Këto transformojnë dhe fjalët që ti thua. Unë thashë që solle pesimizmin. Ju keni mësuar tekstin përmendësh…

Mema: Bledi të isha pesimiste nuk jam kjo që jam. Jam ndër të paktat femra që ia dalin vetë. Nuk jam pre e pagave qyl.

Mane: Të akuzova gjë?

Mema: Ti je brenda qylit. Të lutem!

Mane: Unë brenda qylit?

Mema: Ti të më gjykosh mua? Unë jam jashtë qylit dhe tije brenda qylit, e ti të më gjykosh mua!?

Mane: Ti nuk e di çfarë pune bëj unë. Unë bëj tre punë dhe asnjë në shtet.

Mema: Ti s’më do mua se unë di shumë. Ti bën pjesë e njerëzve që kopjojnë dhe bëjnë qyla.

Mane: Mbarove?

Mema: Ju kërkoni të vini gishtin mbi njerëzit që punojnë…

Mane: Me mua e ke?

Mema: Po me ty! Me ty e kam.

Mane: E ktheve personale.

Mema: Ti e ktheve personale. Streçet nuk i prek, vazhdo me streçet e tua. Unë kam shumë punë për të qëndruar me njerëz si ty.

The post Dorina Mema largohet nga studio, çfarë ndodhi mes saj dhe Bledi Manes? appeared first on Albeu.com.

Agravon situata – Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen

22 June 2025 at 19:26

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell” në Top Channel.

Trajnerja e fitnesit ishte duke folur për biznesin, konkretisht për autorësinë e ditës së saj, ku Mane ndërhyri duke i sugjeruar që ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore.

Më pas debati agravoi aq shumë saqë Mema u detyrua të largohet nga ky program.

Foto: Screenshot/YouTube

Pjesë nga debati:

Mema: Duhet të ndërtosh veten. Duhen dhe ide, siç shoh, dieta ime është përhapur në 5-6 vende, por nuk ka problem. Vetëm të më japin të drejtën e autorësisë.

Mane: Është faji yt, që nuk e ke regjistruar. Ka zyrë patente.

Mema: Nuk ka autorësi këtu, një presje të ndryshojë nuk mund ta mbash dot autorësinë.

Mane: Legjislacionin e kemi mrekulli.

Mema: E ke legjislacionin, por po të ndryshojë një fjali, nuk është e juaja thuhet. E di apo nuk e di? E drejta e autorit këtu është e vështirë për tu mbajtur, lëre se çfarë thotë Bledi.

Mane: E ke gabim.

Mema: Bledi të lutem! Vetëm logot mund të ruash këtu. Të rrish gjyqe? Të ndjekësh punën?

Mane: E ndjek avokati gjyqin.

Mema: Nëse hap një gjyq autorësie e mbyll pas 10 vitesh.

Mane: Ke një lloj pesimizmi politik që e sjell në çdo studio dhe të këshilloj që s’të bën mirë. Të këshilloj. Zhvillimin e këtij vendi nuk ndalon as ti e as unë. Ky vend nuk është meritë e qeverisë që po zhvillohet por e egoizmit të njerëzve.

Mema: Ti po thua që e pengojë ne apo e zhvillojmë. Njerëzit si unë duhet t’i suportosh?

Mane: E dëgjove cfarë thashë? Ke ardhur në studio dhe ke sjellë pesimizmin. Ky pesimizëm. Është shumë pesimiste, e kam parë në publik.

Mema: Unë jam krenare që nuk pëlqehem nga ty. E kam krenari…

Mane: Këto transformojnë dhe fjalët që ti thua. Unë thashë që solle pesimizmin. Ju keni mësuar tekstin përmendësh…

Mema: Bledi të isha pesimiste nuk jam kjo që jam. Jam ndër të paktat femra që ia dalin vetë. Nuk jam pre e pagave qyl.

Mane: Të akuzova gjë?

Mema: Ti je brenda qylit. Të lutem!

Mane: Unë brenda qylit?

Mema: Ti të më gjykosh mua? Unë jam jashtë qylit dhe tije brenda qylit, e ti të më gjykosh mua?

Mane: Ti nuk e di çfarë pune bëj unë. Unë bëj tre punë dhe asnjë në shtet.

Mema: Ti s’më do mua se unë di shumë. Ti bën pjesë e njerëzve që kopjojnë dhe bëjnë qyla.

Mane: Mbarove?

Mema: Ju kërkoni të vini gishtin mbi njerëzit që punojnë…

Mane: Me mua e ke?

Mema: Po me ty! Me ty e kam.

Mane: E ktheve personale.

Mema: Ti e ktheve personale. Streçet nuk i prek, vazhdo me streçet e tua. Unë kam shumë punë për të qëndruar me njerëz si ty. /Telegrafi/

The post Agravon situata – Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen appeared first on Telegrafi.

Dorina Mema largohet nga studio, çfarë ndodhi mes saj dhe Bledi Manes?

By: gaze tare
22 June 2025 at 18:59

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell” në Top Channel.

Ajo ishte duke folur për biznesin, ku Mane ndërhyri duke i sugjeruar që ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore. Më pas debati aprovoi duke bërë që Dorina Mema të largohet nga studio.

Pjesë nga debati:

Mema: Duhet të ndërtosh veten. Duhen dhe ide, siç shoh, dieta ime është përhapur në 5-6 vende, por nuk ka problem. Vetëm të më japin të drejtën e autorësisë.

Mane: Është faji yt, që nuk e ke regjistruar. Ka zyrë patente.

Mema: Nuk ka autorësi këtu, një presje të ndryshojë nuk mund ta mbash dot autorësinë.

Mane: Legjislacionin e kemi mrekulli.

Mema: E ke legjislacionin, por po të ndryshojë një fjali, nuk është e juaja thuhet. E di apo nuk e di? E drejta e autorit këtu është e vështirë për tu mbajtur, lëre se çfarë thotë Bledi.

Mane: E ke gabim

Mema: Bledi të lutem! Vetëm logot mund të ruash këtu. Të rrish gjyqe? Të ndjekësh punën?

Mane: E ndjek avokati gjyqin.

Mema: Nëse hap një gjyq autorësie e mbyll pas 10 vitesh.

Mane: Ke një lloj pesimizmi politik që e sjell në çdo studio dhe të këshilloj që s’të bën mirë. Të këshilloj. Zhvillimin e këtij vendi nuk ndalon as ti e as unë. Ky vend nuk është meritë e qeverisë që po zhvillohet por e egoizmit të njerëzve.

Mema: Ti po thua që e pengojë ne apo e zhvillojmë. Njerëzit si unë duhet t’i suportosh?

Mane: E dëgjove cfarë thashë? Ke ardhur në studio dhe ke sjellë pesimizmin. Ky pesimizëm. Është shumë pesimiste, e kam parë në publik.

Mema: Unë jam krenare që nuk pëlqehem nga ty. E kam krenari…

Mane: Këto transformojnë dhe fjalët që ti thua. Unë thashë që solle pesimizmin. Ju keni mësuar tekstin përmendësh…

Mema: Bledi të isha pesimiste nuk jam kjo që jam. Jam ndër të paktat femra që ia dalin vetë. Nuk jam pre e pagave qyl.

Mane: Të akuzova gjë?

Mema: Ti je brenda qylit. Të lutem!

Mane: Unë brenda qylit?

Mema: Ti të më gjykosh mua? Unë jam jashtë qylit dhe tije brenda qylit, e ti të më gjykosh mua!?

Mane: Ti nuk e di çfarë pune bëj unë. Unë bëj tre punë dhe asnjë në shtet.

Mema: Ti s’më do mua se unë di shumë. Ti bën pjesë e njerëzve që kopjojnë dhe bëjnë qyla.

Mane: Mbarove?

Mema: Ju kërkoni të vini gishtin mbi njerëzit që punojnë…

Mane: Me mua e ke?

Mema: Po me ty! Me ty e kam.

Mane: E ktheve personale.

Mema: Ti e ktheve personale. Streçet nuk i prek, vazhdo me streçet e tua. Unë kam shumë punë për të qëndruar me njerëz si ty.

The post Dorina Mema largohet nga studio, çfarë ndodhi mes saj dhe Bledi Manes? appeared first on iconstyle.al.

Zbulohen sera me kanabis në Kavajë, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

By: Elva
20 June 2025 at 10:18

Policia e Durrësit ka arrestuar persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi kultivuan kanabis. Konkretisht, u vunë në pranga shtetasit Durim Mema, 59 vjeç, banues në fshatin Lekaj dhe Armend Hoxha, 36 vjeç, banues në fshatin Donofrosë, Berat. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K. dhe E. K., […]

The post Zbulohen sera me kanabis në Kavajë, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim appeared first on BoldNews.al.

3 mijë € ryshfet policit, ndërmjetës Ervis Deti/ Si trafikanti i drogës kaloi ilegalisht drejt Italisë

23 May 2025 at 17:58

Në dosjen e SPAK për operacionin “Ura” zbardhet edhe roli i efektivit të kufirit në portin e Durrësit Naim Beluli, i cili akuzohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Italisë një prej trafikantëve të drogës Edison Gjoka alias Cukaj, ndërsa ndërmjetësi është Ervis Deti. Në emër të tij, është personi Bexhet Mema që […]

The post 3 mijë € ryshfet policit, ndërmjetës Ervis Deti/ Si trafikanti i drogës kaloi ilegalisht drejt Italisë appeared first on BoldNews.al.

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

9 May 2025 at 19:50

Përtej flamujve dhe sloganeve kombëtare, qëndron një rrjet interesash ekonomikë të lidhur me Grupin Kastrati, një koncesion pa garë dhe një kompani ajrore që nuk ekziston realisht. Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit do të fillojë operimin një kompani ajrore e re me […]

The post Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura appeared first on BoldNews.al.

Tirana mbijeton falë autogolit në minutën e 90’: Hysenllari shpëton Shkëmbin e Memën

By: user 2
4 May 2025 at 20:36

Tirana mbijeton! Edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Superiore. Bardheblutë kanë mposhtur 1-0 Pogradecin në finalen e playout të luajtur në Elbasan Arena. Në një ndeshje tepër të ekuilibruar, vendosi autogoli i të pafatit Hysenllari, në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Sipas parashikimit, ose më saktë gati sipas parashikimit. Bardheblutë fituan, por vuajtën shumë dhe rrezikuan të shkonin në shtesa përballë skuadrës që ishte renditur në vendin e 5 në Kategorinë e Parë. Tirana, në fakt, ishte dukshëm favorite për suksesin ndaj skuadrës liqenore, port ë besuarit e Ardian Memës në fraksionin e parë të lojës vunë disa herë në vështirësi portën e Selmanit. Kryeqytetasit krijuan më shumë raste e në fund panë edhe t’i anulohej një gol.

Lexo më tej: Tirana e Pogradeci, luftë për Superioren: Mema në pozitën që nuk do të donte

Në pjesën e dytë në fushë ishte praktikisht vetëm Tirana, që u imponua ndaj Pogradecit, që priti shumë prapa kundërshtarin, në tentativë për të nisur ndonjë kundërsulm që mund t’i jepte rezultatin e shpresuar. Jarmouni e të tjerët megjithatë nuk po gjenin hapësira në prapavijën e kujdesshme të liqenorëve, që u dorëzuan vetëm në minutën e 90’, edhe atëherë të tradhëtuar nga fati dhe Hysenllari, që devijoi pa dashje goditjen me kokë të Jarmouni.

Një autogol që cliroi Shkëmbin, që do të kishte marrë faturën e rënies së Tiranës nga kategoria, por edhe vetë Memën, teknikun me ADN bardheblu, që do të kishte vuajtur rrëzimin e skuadrës së zemrës. Gjithësesi, Tirana mori një fitore minimale, por që i lejon qëndrimin në elitë edhe në edicionin e ardhshëm. Pogradeci nga ana tjetër, duhet të provojë edhe njëherë sezonin e ardhshëm, duke nisur po nga Kategoria e Parë.

The post Tirana mbijeton falë autogolit në minutën e 90’: Hysenllari shpëton Shkëmbin e Memën appeared first on Lapsi.al.

Tirana e Pogradeci, luftë për Superioren: Mema në pozitën që nuk do të donte

By: user 2
4 May 2025 at 11:18

Tirana nuk është ende e shpëtuar. Pogradeci nuk është ende në Superiore. Duhen edhe 90 minuta, ndoshta edhe më shumë, por këtë herë përballë njëra-tjetrës që të përcaktohet se cila nga dy skuadrat do të jetë sezonin e ardhshëm pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Ndeshja finale e play-out, ku bardheblutë e Shkëmbit e Pogradeci i teknikut Ardian Mema do të kërkojnë fitoren do të zhvillohet më 4 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Ky takim do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në kampionatin “Abissnet Superiore” për edicionin e ardhshëm futbollistik. Tirana e mbylli kampionatin në vendin e 8-të pas 36 javësh garë. Një rrugëtim i vështirë, ku iu desh të fitonte dy derbi në katër javët e fundit, vendimtare ai me Dinamon në javën e fundit, për të lënë pas Skënderbeun e Laçin.

Lexo më tej: Verdiktet finale: Tirana në playout e Partizani në Final 4, bien Skënderbeu e Laçi

Pogradeci, nga ana tjetër, arriti në fazën play-out pasi mposhti fillimisht Burrelin me rezultatin 1-0 dhe më pas kaloi Besën, gjithashtu me fitoren 1-0. Dy fitore befasuese për skuadrën e teknikut Mema, që tani e gjen veten përballë së shkuarës. Mema, me ADN bardheblu e ish-teknik i Tiranës, tani duhet të zbresë ekipin e tij të zemrës nga kategoria për të ngjitur atë që drejton. Një pozitë që natyrisht tekniku nuk do të dëshironte të ishte, por që fati e ka vënë përballë…

The post Tirana e Pogradeci, luftë për Superioren: Mema në pozitën që nuk do të donte appeared first on Lapsi.al.

“Përgjaket” fushata në Elbasan, miqtë e kandidates së PS-së dhunojnë brutalisht qytetarin

By: Oldi
23 April 2025 at 14:58

Një denoncim tepër shqetësues ka hedhur dritë mbi një akt dhune të rëndë në qytetin e Elbasanit, ku përfshihen emra të njohur të botës së krimit dhe një kandidate për deputete e Partisë Socialiste. Sipas qytetarit denoncues për “JOQ”, ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, kur Shkëlzen Hasanpapa, një individ me të kaluar kriminale […]

The post “Përgjaket” fushata në Elbasan, miqtë e kandidates së PS-së dhunojnë brutalisht qytetarin appeared first on BoldNews.al.

Emrat/ Katër kryebashkiakë kërkojnë të bëhen deputetë!

By: admin
8 March 2025 at 23:29

Burime brenda Partisë Socialiste, bëjnë me dije për Albeu.com se në listën e Tiranës, do të ketë më shumë gra në listën e sigurtë sesa burra, ndërsa deputetët me më shumë se një mandat nuk do të jenë në listë të sigurt.

Drejtuesit politik do të jenë në listën e mbyllur, por edhe disa nga ministrat si në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.

Ndërkohë, katër kryebashkiak kanë shprehur interesin për të qenë në listën e kandidatëve për deputet.

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili është edhe drejtues politik i qarkut ka shprehur interesin për të qenë në listën e kandidatëve për deputet. Po ashtu një vend në listë e kanë kërkuar edhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj, kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, dhe kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.

Kujtojmë se emrat e kandidatëve për deputetë duhet të dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri më 12 mars. /albeu.com/

The post Emrat/ Katër kryebashkiakë kërkojnë të bëhen deputetë! appeared first on Albeu.com.

Trump përzë Zelenskyn/ Nura: Situata është komplekse, ka divergjenca! Mema: Presidenti i Ukrainës mund të dorëhiqet

28 February 2025 at 23:57

TIRANË- Përplasja mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë u bë lajmi kryesor, i cili mbushi faqet e para të mediave botërore.  Kjo temë u diskutua në emisionin “Ora e fundit” në ABC News.

Gazetari dhe analisti Artur Nura, u shpreh se me një politikan si Donald Trump gjithçka mund të pritet, madje dhe përzënie që i bëri presidentit të Ukrainës, të cilin e akuzoi se nuk tregoi respekt për  SHBA  dhe popullin e saj.

Sipas tij, situata është komplekse dhe në skenë po shdaqen divergjenca të forta politike.

“Me një politikan si Trump, e them në thonjëza, padyshim dhe përzënia nga Shtëpia e Bardhë është e pritshme. Situata është komplekses dhe ka një ndarje në perëndim dhe po konvertohet në divergjencë politike”, tha ai.

Medlir Mema, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare u shpreh se situata e krijuar sot në Shtëpinë e Bardhë mund të shërbejë si pikë kthese, që mund të pasojë zhvillime të forta gjeopolitike.

“Këto akte dhe këto gjeste, janë të rëndësishme, dhe nganjëherë bëhen pika kthese në marrëdhëniet mes shteteve. Jemi ende në sekondat e para dhe ka ende për të bërë.  Një riorientim i gjithë rendit botëror po merr hov. Evropa shpreson që ajo që thuhet shpreson të mos bëhet, por ja ku jemi sot. Evropa tani duhet të rimëkëmbet vetë me forcat e veta”, tha ai.

Më tej, ai theksoi se Volodymyr Zelensky me atë paraqitje që bëri në Shtëpinë e Bardhë do ta ketë të vështirë të drejtojë vendin e tij. Sipas Memës nuk përjashtohet as teza që Zelensky mund ta mendojë dorëheqjen nga posti i presidentit të Ukrainës.

“Unë mendoj se Zelenskyn do e ketë të vështirë të jetë në detyrë, pas kësaj performance në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky do detyrohet të japë dorëheqjen”, tha ai./abcnews.al

“Borxhi kombëtar amerikan ka pësuar rritje shumë të madhe”, Mema: Ja pse Trump kërkon rishikimin e shpenzimeve të SHBA

By: lia rda
5 February 2025 at 20:34

Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Medlir Mema deklaroi në emisionin “Real Story” se Donald Trump po kërkon rishikimin e shpenzimeve të SHBA.

Ai tha se kjo ndodh pasi borxhi kombëtar amerikan ka pësuar një rritje shumë të madhe, duke filluar dhe gjatë luftës së Irakut.

Sipas Memës, edhe në aspektin e retorikës dhe atë të politikës së Trump ka një lloj ndjeshmërie ndaj shpenzimeve.

“Borxhi aktual i SHBA është 36 trilionë dollarë, të ardhurat vjetore është 27.3 trilionë dollarë. Një e dhënë tjetër që për mua është shumë interesante, është që ky borxh vjetor i SHBA, po rritet çdo 6 muaj me një trilion dollarë. Arsyeja pse e them këtë është se shpeshherë ne i hyjmë këtyre llogarive të SHBA dhe fillon të na vijë keq për atë që SHBA po bën dhe pse po bën këto gjëra dhe kë të numërojmë.

Borxhi kombëtar amerikan ka pësuar një rritje shumë të madhe, duke filluar dhe gjatë luftës së Irakut, ishin dhe dy trilion dollarë që iu shtuan borxhit dhe pastaj vitet e fundit, duke filluar në gjysmën e dytë të zotit Trump, ia shtoi 7 trilion dollarë atij borxhi dhe zoti Biden shtoi rreth 4.5 trilion dollarë të tjerë.

Edhe në aspektin e retorikës dhe atë të politikës së zotit Trump ka një lloj ndjeshmërie ndaj shpenzimeve. Të gjitha këto çojnë në një lloj argumenti, ku ka një lloj rishikimi të shpenzimeve të SHBA, sepse dhe sikur të themi që është një rritje buxheti apo borxhi, duhet kuptuar që duhet të vijë një pikë. Sepse paguhet më shumë interesi dhe pjesa kryesore që ka borxh”, tha ai./abcnews.al

“Nëse është me ju, nuk është im bir…!”, si reagoi në burg Osman Mema kur Sigurimi ia rekrutoi djalin! Komandanti i çetës nacionaliste vdiq në qeli

31 January 2025 at 12:35
 PROF. DR. ELMAS LECI  Në “Historinë e Shqipërisë” vëllimi i dytë, botimi i vitit 1965 në fq.498 të tekstit, përmendet si drejtues çetash antiserbe e në mbrojtje të trojeve shqiptare në verilindje të vendit në vitet 1913- 1920 edhe figura e shquar e çështjes kombëtare Osman Mema. Veçse përmendet pak e si i anatemuar, kur

EMRAT/ 15 aktorë, artistë dhe sportistë marrin pension të posaçëm nga qeveria

By: user 6
26 December 2024 at 23:05

Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për 15 personalitete, mes tyre aktorë, artisë dhe sportistë.

Sipas vendimit te qeverise, ketyre personalieteve u jepet shtesa e pensionit të posaçëm shtetëror, në masën e 10-fishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë 12-tëfishin e pensionit social.

Emrat per te cilat qeveria miraton shtesen e pensionit të posaçem:

  1. Arqile Lipe – aktor humori
  2. Florinda Mazreku – aktore e Teatrit të Kukullave
  3. Marjana Leka – soprano
  4. Zef Çoba – kompozitor
  5. Suzana Turku – dirigjente
  6. Ilir Pojani – piktor
  7. Haxhi Ballgjini – futbollist
  8. Bashkim Hoxha – gazetar, skenarist
  9. Sulejman Mema – futbollist
  10. Andrea Marko – futbollist
  11. Robert Kuqo – basketbollist
  12. Bujar Luca – piktor
  13. Pjerin Bushati – basketbollist
  14. Shpëtim Kushta – kompozitor
  15. Skënder Gjondedaj – 

The post EMRAT/ 15 aktorë, artistë dhe sportistë marrin pension të posaçëm nga qeveria appeared first on Lapsi.al.

Me cilën parti? Dorina Mema e zbulon: Do i futem politikës

By: gaze tare
25 December 2024 at 16:53

Dorina Mema ka zbuluar se ka vendosur të hyjë në politikë dhe të përfaqësojë zërin e shqiptarëve në vitin 2025. E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ajo theksoi se synon të jetë një grua konservatore dhe të sjellë një ndryshim në skenën politike shqiptare.

“Shqiptarët po më kërkojnë të jem një zë konservator dhe besoj se është koha për ta realizuar këtë. Është një detyrë që e ndiej si të tillë. Mendoj se kemi pasur një periudhë të gjatë për t’u maturuar dhe, për shkak të dashurisë për Shqipërinë, po angazhohem që të kontribuoj si një grua konservatore,” – u shpreh Mema.

Ajo shtoi se synon të përfaqësojë konservatorizmin me një qasje moderne, duke i dhënë një hapësirë të rëndësishme zhvillimit teknologjik dhe shkencor.

“Është e domosdoshme që të forcojmë konservatorizmin, por në një mënyrë që të përputhet me kohën tonë. Modernizimi që dua të ofroj është ai që e shërben qenien njerëzore, duke u fokusuar në shkencën dhe bioteknologjinë që ofrojnë përparime të rëndësishme për shëndetin dhe jetën e njeriut,” – përfundoi ajo.

The post Me cilën parti? Dorina Mema e zbulon: Do i futem politikës appeared first on iconstyle.al.

❌
❌