Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hyn në fuqi rregullorja/ Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension, kush përfiton

By: V K
11 July 2025 at 11:08

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për efekt përfitimi të pensionit.

Sipas rregullores “Për zbatimin e ligjit nr. 7/2025, “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore përkatëse”, përfitojnë nga ky ligj të gjithë ata persona që kanë punuar në: Ish-institucione apo ndërmarrje shtetërore (deri më 1 tetor 1993), Ish-ndërmarrje bujqësore (deri më 17 tetor 1992), Kooperativa bujqësore (deri më 19 korrik 1991).

Ligji u vjen në ndihmë qytetarëve të cilëve u është refuzuar pensioni për mungesë vitesh sigurimi, ose atyre që kanë pasur periudha të punës që nuk janë njohur më parë nga ISSH, apo zvarriten prej vitesh në çështje gjyqësorë.

Rregullorja përcakton se kërkesa për trajtim bëhet vetëm nëpërmjet portalit e-Albania, në shërbimin “Aplikim për pension”, ku kërkuesi duhet të përzgjedhë opsionin për t’u trajtuar sipas ligjit nr. 7/2025.

Kategoritë që përfitojnë nga zbatimi i ligjit janë:

Ata që kanë plotësuar moshën për pension pas hyrjes në fuqi të ligjit;

Persona që ende nuk kanë marrë pension, edhe pse kanë mbushur moshën;

Aplikantë të cilëve u është refuzuar pensioni për mungesë periudhe sigurimi;

Përfitues të pensionit, të cilëve nuk u janë njohur disa vite pune dhe kanë bërë ankim;

Persona që janë në proces gjyqësor për vërtetimin e periudhave të punësimit.

Për të përfituar nga ligji, rregullorja përcakton se aplikantët duhet të dorëzojnë dokumente si:

Certifikata familjare e periudhës përkatëse, që provon vendbanimin; Vërtetim penal, që provon se kërkuesi nuk ka qenë i dënuar për arsye jo-politike gjatë asaj kohe etj.

Çdo kërkesë për njohje të viteve të punës për efekt pensioni do të shqyrtohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore sipas procedurave standarde të përfitimit të pensionit.

PJESË NGA RREGULLORJA

Periudhat e punësimit në ish ndërmarrjet shtetërore

Njihet periudhë e përgjithshme sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore:

a) koha e punësimit në institucionet apo në ish-ndërmarrjet shtetërore; i) nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, deri më datë 1.10.1993, datë në të cilën ka hyrë në fuqi ligji nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”; ii) nga data e përfundimit të shkollës së lartë deri më datë 1.10.1993;

b) koha e punësimit në ish-ndërmarrjet bujqësore, nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, por jo më herët se data e krijimit të ish-ndërmarrjes bujqësore sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në zbatim të pikës 1, të nenit 9, të ligjit nr. 7/2025, deri më datë 17.10.1992, datë në të cilën ka hyrë në fuqi vendimi nr. 452, datë 17.10.1992, të Këshillit të Ministrave, “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”;

c) koha e punësimit në ish-kooperativat bujqësore nga mosha 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri më datë 19.7.1991, datë në të cilën ka hyrë në fuqi ligji nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”.

a) personave që iu ka lindur e drejta për pension nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7/2025 e në vazhdim;

b) deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7/2025, nuk u është caktuar ende një pension pavarësisht datës së plotësimit të moshës për pension pleqërie apo të kritereve ligjore për pensionet e tjera të administruara nga sigurimet shoqërore;

c) iu është refuzuar kërkesa për caktim pensioni për shkak të mos plotësimit të kriterit ligjor të periudhës minimale të sigurimit, pavarësisht nëse vendimi i Degës së Përfitimeve është apo nuk është shqyrtuar në hallkat e ankimit administrativ sipas nenit 86, të ligjit nr. 7703/1993, të ndryshuar;

ç) iu është caktuar pensioni, por përfituesit i është dërguar vendim/shkresë zyrtare për mos konfirmimin e periudhave të punësimit të deklaruara, objekt i ligjit nr. 7/2025, ndaj të cilit ai (përfituesi), ka bërë ankim dhe praktika në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji është në shqyrtim në KRA, KQA ose kur kërkesa për rishqyrtim bëhet brenda vitit nga data e plotësimit të moshës për pension pleqërie apo të kritereve ligjore për pensionet e tjera të administruara nga sigurimet shoqërore;

d) janë në proces gjyqësor për njohjen/vërtetimin e periudhave të punësimit objekt i ligjit nr. 7/2025.

1. Kërkesa për tu trajtuar sipas ligjit nr. 7/2025, realizohet nëpërmjet kërkesës për caktim pensioni në e-Albania, në shërbimet “Aplikim për pension….”, duke zgjedhur në formularin që shfaqet me përdorimin e këtij shërbimi elementin përkatës për t’u trajtuar me ligjin nr. 7/2025.

2. Administrimi, shqyrtimi, vlerësimi dhe vendimmarrja, lidhur me kërkesën e paraqitur sipas pikës 1, të këtij neni, realizohet sipas të njëjtave rregulla dhe procedura që parashikohen për caktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve në sistemin e sigurimeve shoqërore.

1. Njohja për efekt pensioni e periudhës së sigurimit sipas ligjit nr. 7/2025, bëhet me kusht që kërkuesi:

a) gjatë periudhës objekt i ligjit nr. 7/2025, të mos ketë qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie për arsye jo politike;

b) të ketë qenë me vendbanim në qytet, sipas deklaratës së kërkuesit për njohjen e periudhave të sigurimit në institucione shtetërore apo në ish-ndërmarrjet shtetërore;

c) të ketë qenë me banim në territorin ku ushtronte aktivitetin ndërmarrja bujqësore, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në zbatim të pikës 1, të nenit 9, ligjit nr. 7/2025, sipas deklaratës së kërkuesit për njohjen e periudhave të sigurimit në ish-ndërmarrje bujqësore;

d) të ketë qenë me vendbanim në fshat, sipas deklaratës së kërkuesit për njohjen e periudhave të sigurimit në kooperativë bujqësore.

2. Vërtetimi i vendbanimit për efekt të njohjes së periudhës së punësimit sipas ligjit nr. 7/2025, bëhet më anë të certifikatës familjare të periudhës së kërkuar dhe objekt i këtij ligji, e cila administrohet nëpërmjet sistemeve elektronike nga punonjësit përgjegjës të strukturave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

3. Për rastet e periudhave të kërkuara në institucione shtetërore, siç parashikohet në shkronjën “b”, të pikës 1, të nenit 3, të ligjit nr. 7/2025, kërkuesi paraqet kopje të njësuar me origjinalin të diplomës së shkollës së lartë.

4. Punonjësit përgjegjës të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për efekt të njohjes së periudhave të sigurimit sipas ligjit nr. 7/2025, në zbatim të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 3; të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 4 dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 5, të këtij ligji, administrojnë edhe vërtetimin e gjendjes gjyqësore që vërteton se kërkuesi nuk ka qenë i dënuar për arsye jo politike në periudhën e kërkuar objekt i këtij ligji./ Monitor

The post Hyn në fuqi rregullorja/ Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension, kush përfiton appeared first on Albeu.com.

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu duan pension! Deri tani kanë përfituar 150 mln lekë

22 June 2025 at 20:00

Një faturë prej gati 150 milionë lekësh llogaritet se është paguar ndaj të gjithë gjyqtarëve që u shkarkuan nga shkalla e parë e vettingut dhe që, sipas ligjit, ata duhet të merrnin 75% të pagës, sepse konsideroheshin të pezulluar nga detyra derisa të shprehej KPA. Por kjo nuk është fatura e vetme që po paguhet […]

The post Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu duan pension! Deri tani kanë përfituar 150 mln lekë appeared first on BoldNews.al.

“Të moshuarit që kërkojnë rritje pensioni, duhet të punojnë sërish”/ Plani për punësimin e të moshuarve

22 June 2025 at 15:51

Të moshuarit që kërkojnë rritje të pensioneve për të mbuluar shpenzimet vetjake, duhet të punojnë sërish.

Si një zgjidhje për një jetë më dinjitoze dhe pasjen e burimeve të mjaftueshme financiare, qeveria planifikon një plan masash për grupmoshën e tretë në 5 vitet e ardhshme. Mbrojtja ekonomike dhe sociale e të moshuarve në nevojë do të mbështet në riintegimin e tyre në sektorë të cilat kanë nevojë për punëtorë por kryesisht në ata të gjelbër.

“Parësore është krijimi i mundësive të punësimit në sektorët e gjelbër. Nxitja e krijimit të ndërmarrjeve sociale si një instrument për punësim dhe vetëpunësim të të moshuarve.”

Planifikohet gjithashtu të krijohet një mjedis mundësues për një jetë dinjitoze për gratë dhe burrat e moshuar të moshës 60 vjeç, E cila do të përfshijë dhe lehtësirat fiskale duke nisur nga heqja e tatimit që vendosen për shtëpitë e banimit, token etj por dhe heqjen e taksës vjetore për automjetet vetiake të të moshuarve 65+ dhe reduktimin e gjobave dhe kamat-vonesave .

“Përmirësimi i aksesit në shërbime bankare dhe financiare. Qasja drejt zhvillimit të llogarive kombëtare të transfertave si dhe lehtësira fiskale për të moshuarit.”

Janë mbi 608 mijë pensionistë në zonat urbane dhe mbi 96 mijë në zonat rurale që presin të përfitojnë nga politikat lehtësuese. Ndonëse kërkesa kryesore të moshuarve është pasja e një pensioni dinjitoz krahasuar me rajonin dhe evropën.

The post “Të moshuarit që kërkojnë rritje pensioni, duhet të punojnë sërish”/ Plani për punësimin e të moshuarve appeared first on Sot News | Lajme.

Të rinjtë po zgjedhin përvojat ndaj kursimeve për pension: 60% preferojnë të “jetojnë momentin”

By: gaze tare
13 June 2025 at 13:28

Një numër gjithnjë në rritje të të rinjve po vendosin të shpenzojnë për eksperienca si udhëtime apo evente kulturore, në vend që të kursejnë për pensionin. Sipas sondazheve të kryera nga “Experian” dhe “Intuit”, 63% e gjeneratës Z dhe 59% e milenialëve kanë zgjedhur përvojat e tanishme ndaj sigurimit financiar afatgjatë.

Ky stil i jetesës është përkufizuar si një qasje “soft-saving”, që vendos në qendër rritjen personale dhe mirëqenien mendore përpara objektivave të largëta si pensioni.

Megjithatë, raporti nxjerr në pah edhe një tjetër fakt shqetësues: më shumë se gjysma e të anketuarve pranojnë se kanë vështirësi në përmbajtjen nga blerjet impulsive, çka mund të ndikojë negativisht në stabilitetin e tyre financiar në të ardhmen.

The post Të rinjtë po zgjedhin përvojat ndaj kursimeve për pension: 60% preferojnë të “jetojnë momentin” appeared first on iconstyle.al.

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

By: Oldi
7 June 2025 at 11:35

Nga Lutfi Dervishi Sot nuk të pyet kush: “edhe sa vite do që të dalësh ne pension? Pyetja që dëgjon rëndom është: “Sa vite do të punosh pas daljes në pension?” Pasi del, nuk ngurron kush të pyesë: Sa te doli pensioni? Ndërkohë që shumë të rinj janë të zënë me “karriera”, si influencerë në […]

The post O Shqipëri që s’ke pleqëri! appeared first on BoldNews.al.

Koeficientet, si bëhen llogaritë për personat që dalin rishtazi në pension

By: V K
2 June 2025 at 13:43

Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për personat që dalin rishtazi në pension, do të aplikojë pagat e reja për efekt të llogaritjes së pensioneve.

Aktualizimi i pagave para ‘94 do të bëhet me koeficientin 13.5 për qind, ndryshe nga një vit më parë, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione.

Për dy vitet e fundit, pra për 2023 dhe 2024, nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë, pra të paindeksuara.

Vendimi merret nga Këshilli Administrativ pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore çdo vit në muajin korrik.

Çdo vit, afro 20 mijë qytetarë që dalin në pension përfitojnë nga aktualizimi i pagave me qëllim rritjen e masës së përfitimit.

Koeficienti parashikohet të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për mbi 20 mijë persona, duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura.

KUSH PËRFITON?

Ashtu si çdo vit, krahas indeksimit të pensioneve, qeveria harton edhe koeficientët e rinj, mbi bazën e të cilëve llogaritet masa e pensionit për ata që sapo dalin në pension dhe jo për të gjithë pensionistët. Kjo sjell automatikisht ndryshim të formulës për llogaritjen e vlerës që përfitojnë të moshuarit.

Kështu, bazuar në tabelën me koeficientët e rinj (sipas tabelës përbri shkrimit) një person që në vitin 1994 është trajtuar me një pagë prej 7 mijë lekësh, kjo shumë do të shumëzohet me koeficientin 10.799 dhe për llogaritjen e pensionit do të merret parasysh paga prej 75 mijë e 593 lekësh.

Zakonisht, për caktimin e masës së pensionit merret në konsideratë paga me të cilën janë paguar kontributet ndër vite, por për shkak se pagat gjatë kohës së ish-kooperativave bujqësore, por edhe në vitet në vijim kanë qenë të ulëta, qeveria cakton çdo vit koeficiente të rinj për të marrë një pension sa më real për periudhën që pensionistët jetojnë.

FORMULA

Për llogaritjen e pensionit përdoret formula: PP (Pensioni i Pleqërisë) = PS (Pension Social)* (shumëzuar) vjetërsi kontributive të realizuara/ vjetërsi kontributive që kërkohet + 1/100* (shumëzuar) vite sigurimi* BV (baza e vlerësuar).

Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit.

Për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit, si ish-punonjës i institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-anëtar i kooperativave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës 01.01.1994.

 

The post Koeficientet, si bëhen llogaritë për personat që dalin rishtazi në pension appeared first on Albeu.com.

Koeficientet/ Si bëhen llogaritë për personat që dalin rishtazi në pension, rritet masa e përfitimit

2 June 2025 at 09:33

Për personat që dalin rishtazi në pension, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të aplikojë pagat e reja për efekt të llogaritjes së pensioneve. Aktualizimi i pagave para ‘94 do të bëhet me koeficientin 13.5 për qind, ndryshe nga një vit më parë, duke u reflektuar në këtë mënyrë në nivelin e pagave për 83 profesione. Për dy vitet e fundit, pra për 2023 dhe 2024, nuk aplikohet formula e indeksimit, por pagat referohen aq sa janë, pra të paindeksuara. Vendimi merret nga Këshilli Administrativ pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore çdo vit në muajin korrik.

Çdo vit, afro 20 mijë qytetarë që dalin në pension përfitojnë nga aktualizimi i pagave me qëllim rritjen e masës së përfitimit. Koeficienti parashikohet të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për mbi 20 mijë persona, duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura.

KUSH PËRFITON

Ashtu si çdo vit, krahas indeksimit të pensioneve, qeveria harton edhe koeficientët e rinj, mbi bazën e të cilëve llogaritet masa e pensionit për ata që sapo dalin në pension dhe jo për të gjithë pensionistët. Kjo sjell automatikisht ndryshim të formulës për llogaritjen e vlerës që përfitojnë të moshuarit. Kështu, bazuar në tabelën me koeficientët e rinj (sipas tabelës përbri shkrimit) një person që në vitin 1994 është trajtuar me një pagë prej 7 mijë lekësh, kjo shumë do të shumëzohet me koeficientin 10.799 dhe për llogaritjen e pensionit do të merret parasysh paga prej 75 mijë e 593 lekësh.

Zakonisht, për caktimin e masës së pensionit merret në konsideratë paga me të cilën janë paguar kontributet ndër vite, por për shkak se pagat gjatë kohës së ish-kooperativave bujqësore, por edhe në vitet në vijim kanë qenë të ulëta, qeveria cakton çdo vit koeficiente të rinj për të marrë një pension sa më real për periudhën që pensionistët jetojnë.

FORMULA

Për llogaritjen e pensionit përdoret formula: PP (Pensioni i Pleqërisë) = PS (Pension Social)* (shumëzuar) vjetërsi kontributive të realizuara/ vjetërsi kontributive që kërkohet + 1/100* (shumëzuar) vite sigurimi* BV (baza e vlerësuar).

Baza e vlerësuar për llogaritjen e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish-kooperativat bujqësore, për llogaritjen e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit, si ish-punonjës i institucioneve apo ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-anëtar i kooperativave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësuar apo ekonomikisht aktiv pas datës 01.01.1994.

The post Koeficientet/ Si bëhen llogaritë për personat që dalin rishtazi në pension, rritet masa e përfitimit appeared first on Sot News | Lajme.

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

By: D Marku
24 May 2025 at 20:54

Danimarka pritet të ketë moshën më të lartë të daljes në pension në Evropë, pasi ligjvënësit votuan për ta rritur atë në 70 vjeç.

Parlamentarët miratuan një projektligj që urdhëronte rritjen e moshës, me 81 vota pro dhe 21 kundër.

Ligji i ri do të zbatohet për personat e lindur pas 31 dhjetorit 1970. Mosha aktuale e daljes në pension është mesatarisht 67 vjeç, por mund të shkojë deri në 69 vjeç për ata që kanë lindur më 1 janar 1967 ose më vonë.

Rritja është e nevojshme në mënyrë që të jetë në gjendje të “përballojë mirëqenien e duhur për brezat e ardhshëm”, tha ministrja e punësimit Ane Halsboe-Jørgensen në një njoftim për shtyp.

Danimarka ka një popullsi prej gati 6 milionë banorësh, me rreth 713,000 të moshës midis 60 dhe 69 vjeç dhe rreth 580,000 të moshës midis 70 dhe 79 vjeç, sipas faqes zyrtare të Statistikave të Danimarkës.

Afërsisht 80,000 persona mbi moshën e pensionit shtetëror janë aktualisht në punë në Danimarkë, të cilët e atribuojnë rritjen kushteve të mira ekonomike, punëdhënësve që janë më fleksibël, stimujve më të mirë financiarë dhe një dëshire më të madhe për të vazhduar punën.

The post Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë appeared first on Albeu.com.

Danezët do plaken në punë/ Ligji i ri, shtyn pensionin në 70 vjeç

By: Re Nato
24 May 2025 at 16:28

Parlamenti Danez ka miratuar një ligj që parashikon rritjen graduale të moshës së daljes në pension nga 67 vjeç që është aktualisht në 70 vjeç deri në vitin 2040. Vendimi I Kopenhagës zyrtar e bën Danimakën vendin Europian me moshën më të lartë të daljes në pension.

Sipas ligjit, mosha do të rritet në 68 vjeç në vitin 2030, 69 në vitin 2035 dhe 70 vjeç për ata që kanë lindur pas 31 dhjetor të vitit 1970.

Kjo reformë ka nxitur protesta në Kopenhagë, veçanërisht nga sindikatat, të cilat e quajnë vendimin “të padrejtë”. Kryeministrja Mette Frederiksen ka deklaruar se mekanizmi që e lidh moshën e pensionit me jetëgjatësinë do të rishqyrtohet.

Mosha e daljes në pension është një temë e ndjeshme në Evropë, me jetëgjatësi më të lartë dhe deficite buxhetore që e shtyjnë çdo brez të punojë më gjatë se paraardhësi i tij.

Si rezultat, vendimi i Danimarkës për të pasur moshën më të lartë të daljes në pension bie disi në kundërshtim me reputacionin e saj si një shtet nordik jashtëzakonisht i begatë dhe i rehatshëm.

Në Suedinë fqinje, përfitimet e pensioneve mund të kërkohen ende nga qytetarët që në moshën 63 vjeç. Në Francë, pati protesta dhe trazira masive kur qeveria e Emmanuel Macron vendosi një ligj që rriti moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ata që kanë lindur midis viteve 1955 dhe 1960 në përgjithësi fillojnë të marrin pensionin e tyre në moshën 66 vjeç, por pragu rritet gradualisht për ata që kanë lindur pas vitit 1960./abcnews.al

Danimarka do të rrisë moshën e daljes në pension në nivelin më të lartë në Evropë

23 May 2025 at 18:29

Danimarka pritet të ketë moshën më të lartë të daljes në pension në Evropë, pasi parlamenti i saj miratoi një ligj që e rrit atë në 70 vjeç deri në vitin 2040.

Që nga viti 2006, Danimarka e ka lidhur moshën zyrtare të daljes në pension me jetëgjatësinë dhe e ka rishikuar atë çdo pesë vjet. Aktualisht është 67 vjeç, por do të rritet në 68 në vitin 2030 dhe në 69 në vitin 2035.

Mosha e daljes në pension në 70 vjeç do të zbatohet për të gjithë personat e lindur pas 31 dhjetorit 1970.

Ligji i ri u miratua të enjten me 81 vota pro dhe 21 vota kundër.

Megjithatë, vitin e kaluar kryeministrja socialdemokrate Mette Frederiksen tha se parimi i shkallës rrëshqitëse përfundimisht do të rinegociohej.

“Ne nuk besojmë më se mosha e daljes në pension duhet të rritet automatikisht”, tha ajo, duke shtuar se në sytë e partisë së saj “nuk mund të vazhdosh të thuash se njerëzit duhet të punojnë një vit më shumë”.

Tommas Jensen, një murator 47-vjeçar, i tha medias daneze se ndryshimi ishte “i paarsyeshëm”.

“Po punojmë e punojmë e punojmë, por nuk mund të vazhdojmë”, tha ai.

Ai shtoi se situata mund të jetë e ndryshme për ata që kanë punë zyre, por se punëtorët me profesione që kërkojnë shumë punë fizikisht do ta kenë të vështirë t’i përballojnë ndryshimet.

“Kam paguar taksat gjithë jetën time. Duhet të ketë edhe kohë për të qëndruar me fëmijët dhe nipërit e mbesat”, tha z. Jensen për median DK.

 

The post Danimarka do të rrisë moshën e daljes në pension në nivelin më të lartë në Evropë appeared first on Euronews Albania.

Ndryshon mosha e daljes në pension në Danimarkë, ja sa shkon në vitin 2040

By: gaze tare
22 May 2025 at 19:55

Parlamenti danez ka miratuar, pa shumë kundërshtime, një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç nga viti 2040, nga 67 që është sot.

81 deputetë votuan pro ligjit dhe 21 kundër. Në Danimarkë, që nga reforma e vitit 2006, mosha e daljes në pension është lidhur me jetëgjatësinë dhe rishikohet çdo pesë vjet.

Në vitin 2030, mosha e daljes në pension do të jetë 68 vjeç dhe në vitin 2035 në 69 vjeç.

Ligji i ri e përcakton moshën e daljes në pension në 70 vjeç për ata që kanë lindur pas 31 dhjetorit 1970 , pra për të gjithë ata që do të jenë 69 vjeç në vitin 2040 e më tej. Verën e kaluar, kryeministrja 47-vjeçare Mette Frederiksen tha se ishte gati ta rishikonte sistemin kur mosha e daljes në pension të arrinte në 70 vjeç.

“Ne nuk besojmë më në automatizimin e rritjes së moshës së daljes në pension”, i tha ajo gazetës Berlingske në gusht.

The post Ndryshon mosha e daljes në pension në Danimarkë, ja sa shkon në vitin 2040 appeared first on iconstyle.al.

Ngjarja e rrallë në Durrës, i vdekuri “ngrihet” prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

19 May 2025 at 21:42

Emisioni “Stop” i drejtohet Maminasit për rastin e Flora Hidrit e cila tregon se në vitin 2019 bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë. I vëllai i Florës shpjegon se 6 vjet pas kësaj humbjeje të kunatit, Hamdi Hidrit, konstatoi se i ndjeri nuk ishte çregjistruar. Mendohej që kjo procedurë ishte bërë nga nipi i Hamdiut, […]

The post Ngjarja e rrallë në Durrës, i vdekuri “ngrihet” prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin appeared first on BoldNews.al.

Daljet e reja në pension/ Procedura dhe mënyra e përllogaritjes së vlerës, eksperti zbërthen ligjin e ri për njohjen e viteve të punës: Ja kush përfiton

By: V K
6 May 2025 at 10:28

Duke filluar nga data 13 mars 2025, zyrat e Sigurimeve Shoqërore, kanë filluar të zbatojnë ligjin e ri për njohjen e viteve të punës, duke konsideruar automatikisht të gjitha vitet e punës në ish-kooperativa, ndërmarrje bujqësore apo shtetërore.

Por, nëse një person i siguruar ka periudha vjetërsie në punë më të favorshme, ka të drejtën të zgjedhë midis ligjit aktual 7703 apo atij të miratuar së fundmi.

Të gjitha këto detaje mbi mënyrën se si do implementohet ligji, procedura dhe përllogaritja e masës së pensionit i jep eksperti i pensioneve, Riza Ashimi.

Sipas tij, nëse një person i siguruar në punë ka periudha vjetërsie në punë të vështira, siç janë punëtorët e minierave nëntokë dhe traktoristët që kanë një pagë referuese më të lartë nga sa parashikon ligji, çdo person i siguruar ka të drejtë të zgjedhë pensionin më të favorshëm për të.

Por ajo ç`ka është më e rëndësishme, asnjë vit pune nuk do të humbasë. Veçanërisht, ata që kanë dalë në punë që 14-vjeç.

“Nuk janë periudha të munguara, pasi kjo kohëzgjatje nga 14 deri në 18 vjeç nuk do të refuzohet si periudhë pune dhe nuk do të mungojë në përllogaritjen e vjetërsisë në punë për çdo person të siguruar. Nëse ai ka qenë i siguruar në ish-kooperativa apo ish-ndërmarrje shtetërore dhe bujqësore, kjo periudhë do të përllogaritet sipas dokumentacionit të dorëzuar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, sipas regjistrit dhe me letra, listëpagesave apo dokumentacioneve të tjera në atë periudhë edhe për atë periudhë”, – sqaron Ashimi.

KUSHTET PËR NJOHJEN E VITEVE

Çdo vit përllogariten mbi 20 mijë persona, të cilët mbushin moshën për pension. Me ligjin e ri, si procedura dhe dosja është më pak voluminoze dhe e lehtësuar, ndërkohë që ka edhe facilitete e përfitime të tjera. “Janë lehtësuar si aplikimi dhe dokumentacioni që duhet të dorëzojë. Çdo person i siguruar veç njohjes së periudhave të sigurimit ka dhe një favorizim në lidhje me llogaritjen e masës fillestare të pensionit.

Nëse një person i siguruar ka qenë i punësuar në një ndërmarrje shtetërore në një detyrë si mekanik, elektrik apo pozicione të tjera pune për të cilat deri më sot zbatonim ligjin për pagat referuese, tashmë e gjithë periudhat nga mosha 18-vjeç do të njihet si përvojë pune në të gjitha ndërmarrjet shtetërore të asaj kohe e pagë referuese 3288 lekë. Dhe kjo rrit masën fillestare të pensionit, duke llogaritur një pagë më të lartë të pensionit në krahasim me pagat paga marsit të këtij viti”. Por në këtë pikë duhet pasur kujdes, pasi kjo masë pensioni llogaritet vetëm për ata të siguruar që kanë banuar në qytet.

Ndërsa për të gjithë personat e siguruar që kanë qenë në fshat do të merret si pagë referuese 1619 lekë, si punëtorët e ish-kooperativave bujqësore.

Por me çfarë koeficienti do llogariten këto paga? Eksperti Ashimi vë në dukje se krahas ligjit të ri, ai i vjetri, ligji në fuqi 7703, nuk është shfuqizuar. E rrjedhimisht, mënyra e llogaritjes së pensionit nuk ka ndryshuar.

Mënyra e llogaritjes së masës së pensionit do të jetë e njëjtë dhe gjithë pagat referuese për gjithë personat e siguruar me banim në qytet do të indeksohen me të njëjtin koeficient për llogaritjen e masës fillestare të pensionit. Nuk do të ketë asnjë ndryshim në tabelën e koeficienteve për efekt të llogaritjes së masës së pensionit”, – deklaron eksperti, duke shtuar më tej se vendimi me koeficientet do të jetë i pandryshueshëm deri në miratimin e vendimit të radhës të Këshillit të Ministrave.

DIFERENCIMI NË PENSIONE

Diferencimi midis pagës referuese sipas pozicionit të punës ka një rritje në masën fillestare të pensionit për një person të siguruar që ka 38 vjet e 8 muaj, aq sa kërkon ligji për të përfituar një pension të plotë pleqërie.

Diferencimi në pensione është mbi 2355 lekë vetëm nga ndryshimi i llogaritjes së pagës referuese. Llogaritja e masës fillestare të pensionit do të ndikojë edhe pagat mbi të cilat janë paguar kontributet pas 1 janarit 1994 e në vazhdim.

“Sa më të larta të jenë pagat mbi të cilat janë paguar kontributet ose baza e vlerësueshme, aq më e lartë do jetë masa fillestare e pensionit. Kuptohet që edhe diferencimi do jetë edhe më i lartë. Gjithë periudha e vjetërsisë në punë nëse gjatë kësaj periudhe kanë punuar në punë të vështira që kanë një pagë referuese më të lartë se të tjerat, për ato vite pune, ata qytetarë nuk kanë përse të kërkojnë të llogarisin gjithë periudhën me ligjin nr.7, por duhet ta ndajnë duke zgjedhur pagën që kanë më të favorizuar për të rritur pagën e vlerësueshme dhe masën fillestare të pensionit”, – shpjegon eksperti Ashimi.

The post Daljet e reja në pension/ Procedura dhe mënyra e përllogaritjes së vlerës, eksperti zbërthen ligjin e ri për njohjen e viteve të punës: Ja kush përfiton appeared first on Albeu.com.

Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti

28 April 2025 at 15:28

Ndërsa partitë e vjetra përballen me shterpësinë e vet politike, kontrolli ekstrem mbi mediat dhe mungesa e ballafaqimit me faktet duket se ia ka lëshuar frenat premtimeve për të thyer rekorde të reja absurditeti. Autostradat e Shqipërisë u transformuan këto ditë në vendreklamime masive të bixhozit politik, pasi nëpër billboard-et e reklamave u shfaqën premtimet elektorale të […]

The post Premtimet elektorale shënojnë rekorde të reja absurditeti appeared first on BoldNews.al.

Hendeku i thellë mes pagave dhe pensioneve, inflacioni rëndon të moshuarit

By: Oldi
15 April 2025 at 15:59

Hendeku i thellë mes pagave dhe pensioneve ka bërë që inflacioni të rëndojë mbi të moshuarit. Rritja e pensionit mesatar ka ecur me ritme të ngadalta dhe fuqia blerëse e pensionistëve ka rënë ndjeshëm. Të dhënat tregojnë për rritje të pabarazisë mes pensionistëve dhe personave të punësuar e me gjasë hendeku do të zgjerohet gjatë […]

The post Hendeku i thellë mes pagave dhe pensioneve, inflacioni rëndon të moshuarit appeared first on BoldNews.al.

Pas 12 vitesh qeverisje, Rama “kujtohet” para zgjedhjeve: 200 euro pensioni minimal

By: Oldi
29 March 2025 at 12:23

Një ditë më parë, Edi Rama u tha shqiptarëve se nuk ka program sepse ai i fiton zgjedhjet. Para disa ditësh u tha se nuk ka nevojë për program sepse programi i tij është integrimi në BE. Kurse sot Rama u shfaq para shqiptarëve, duke vazhduar të kopjojë programin e opozitës. Pas premtimit për pagën […]

The post Pas 12 vitesh qeverisje, Rama “kujtohet” para zgjedhjeve: 200 euro pensioni minimal appeared first on BoldNews.al.

7 Marsi / Presidenti Begaj pret mësuesit në pension: Mirënjohje për mundin, përkushtimin dhe kontributin në formësimin e brezave

By: V K
7 March 2025 at 13:31

Këtë të premte, Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një pritje të veçantë në nderim të mësuesve në pension, që kanë shërbyer në arsim ndër vite dhe në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Kreu i shtetit, kremtoi me ta Ditën e Mësuesit, që përkon me hapjen e së Mësonjëtores së Parë Shqipe, duke ndarë mbresat personale nga ndikimi i mësuesve ne jetën e tij, ndërsa përcolli edhe mesazhe për arsimtarët e rinj në lidhje me sfidat më të cilat po përballet shoqëria shqiptare sot.

Presidenti i Republikës uroi festën e 7 Marsit, duke shprehur mirënjohje dhe vlerësim për mundin, përkushtimin dhe kontributin që mësuesit shqiptarë kanë dhënë në përgatitjen dhe formësimin e brezave duke përçuar dije, edukim e frymëzim për realizimin e ëndrrave.

Gjithashtu, Begaj kujtoi vështirësitë dhe sakrificat e tyre ndër vite, duke i falenderuar edhe në emër të çdo nxënësi për përmbushjen e detyrës në misionin fisnik të mësuesisë, për durimin, dashamirësinë dhe përkushtimin.

“Kjo festë e bukur në nderim të njerëzve fisnikë që kanë shërbyer gjithmonë si model frymëzimi për urtësinë dhe dedikimin duhet të jetë dhe një ditë reflektimi për angazhimin tonë për të vlerësuar dhe mbështetur mësuesit në shoqëri”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Në fjalën dedikuar mësuesve, duke theksuar, gjithashtu, se “Një shoqëri që vlerëson mësuesit është shoqëri e ndërgjegjshme, pasi vetëm me edukimin cilësor të brezave ndërtohet një e ardhme e begatë dhe e qëndrueshme”. “7 Marsi, – u shpreh Presidenti.

Ai tha se kjo ditë “na kujton sakrificën e madhe që na është dashur të bëjmë ndër shekuj për konsolidimin e institucioneve të nxënies dhe shkollimit, si dhe edukimin e brezave me gjuhën e bukur shqipe”.

Kreu i Shtetit, e cilësoi këtë ditë si moment kujtese të vazhdueshme për ndikimin e pamohueshëm që mësuesit kanë në jetën e gjithsecilit, në shoqëri dhe në të ardhmen e brezave.

Duke iu referuar realitetit të sotëm, ndryshimeve në teknologji, Presidenti i Republikës e vlerësoi këtë si një mundësi të re për mësim, por njëherazi theksoi se asgjë nuk e zëvendëson bashkëjetesën njerëzore të nxënësit me mësuesin: “Një kompjuter mund të ofrojë informacion, por nuk mund të mësojë vlerat e jetës, të qytetarisë dhe jetesës në komunitet. Një algoritëm mund të analizojë të dhëna, por nuk mund të frymëzojë një fëmijë të ëndërrojë. Mësuesi është dhe do të mbetet faktori kyç në arsimim. Ai është ura mes dijes dhe formimit të karakterit, është udhërrëfyes i përdorimit të drejtë të teknologjisë bashkëkohore, nxitës i zhvillimit personal dhe frymëzues për të ndryshuar botën”.

Përballë sfidave të reja me të cilat përballet shoqëria, Presidenti i Republikës, theksoi faktin se mësuesi është dhe do të mbetet një figurë model, edhe pse sot është sfidë e madhe të jesh në këtë profesion, kur fëmijët po rriten në një botë me burime të shumta informacioni, përfshi dhe ato të rrejshme, apo në epokën e rrjeteve sociale, ndikimi i të cilave sjell edhe pasoja.

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës këshilloi mësuesit të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre në misionin e vështirë, duke i shërbyer brezave të ardhshëm dhe vendit, ndërsa i inkurajoi ata të forcojnë themelet e arsimit cilësor.

“Shqipëria, – theksoi Presidenti Begaj, ka nevojë për mësues që nuk vendosin vetëm nota, por nxisin dijen, ëndrrat dhe ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie me mendim kritik dhe vlera të forta demokratike e patriotizmi. Ne duhet të jemi një komb që lexon, një komb që studion, një komb që ecën përpara me forcën e mendjes dhe etjen për dijen. Në këtë betejë, mësuesit janë në vijën e parë.

“Nuk mund të kemi një Shqipëri të fortë pa një arsim cilësor dhe nuk mund të kemi një arsim cilësor pa mësues të vlerësuar, të mbështetur, të trajtuar dhe trajnuar mirë. Nëse duam një të ardhme më të mirë, duhet të fillojmë me ata që kontribuojnë për qytetarët e ditur të së ardhmes: mësuesit”, – u shpreh Kreu i Shtetit, duke uruar mësuesit për 7 Marsin.

 

The post 7 Marsi / Presidenti Begaj pret mësuesit në pension: Mirënjohje për mundin, përkushtimin dhe kontributin në formësimin e brezave appeared first on Albeu.com.

S’mjafton as për mbijetesë, të moshuarit nuk duan bonuese “elektorale”, por rritje pensioni

By: Oldi
6 February 2025 at 17:10

“Bonusi elektoral” i pranverës, pensionistët e vendit, do ta merrnin duke nisur nga fillimi i muajit shkurt. Por, në Vlorë, bonusi ende nuk është shpërndarë, teksa pensionistët thonë se nuk kanë asnjë informacion. Megjithatë, pensionistët nuk e shohin zgjidhjen te bonusi, duke kërkuar sërish rritje të pensioneve. Edhe pse shfaqen skeptikë përsa i përket realizimit […]

The post S’mjafton as për mbijetesë, të moshuarit nuk duan bonuese “elektorale”, por rritje pensioni appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Fermeri me pension, çdo i moshuar në fshat me minimum jetik

By: redi
5 February 2025 at 19:17

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes, shprehu shqetësimin për injorimin të sektorit të bujqësisë nga qeveria. Sipas tij prodhimi kryesor ka qenë kanabisi dhe droga, duke lënë pas dore prodhimet bujqësore. Berisha tha se çdo fermer do të ketë pension dhe çdo i moshuar në fshat do të trajtohet me minimum jetik. Buxheti për bujqësinë dhe blegtorinë do të…

Source

A e zgjidhin problemin për pensionistët “bonuset elektorale” që jep Rama?!

By: Oldi
5 February 2025 at 19:07

Qeveria do të vijojë me praktikën e dhënies së bonuseve për pensionistët. Kështu deklaroi të mërkurën kryeministri Edi Rama gjatë një konference ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve, ku ai u shpreh se do të ketë edhe ndërhyrje në skemë, por pa prekur themelet e saj. “Nga një bonus në fundvit, kemi kaluar në […]

The post A e zgjidhin problemin për pensionistët “bonuset elektorale” që jep Rama?! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌